Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Ç'është Feja Islame? Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Ç'është Feja Islame?

    jonuz
    jonuz
    Aiutattivo-a
    Aiutattivo-a


    Località*الدولة* : Albania

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 309

    Ç'është Feja Islame? Empty Ç'është Feja Islame?

    مُساهمة من طرف jonuz الأحد 14 يونيو - 18:56:34

    O ju që besuat, hyni në Islam tërësisht (dmth përqafoni fenë Islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armiku juaj i hapët. (Kur'an, 2:208)

    Pa dyshim feja te Allahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e Allahut, (le ta dijë se) Allahu (ia) llogaritë shpejtë. (Kur'an, 3:19)

    Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe. (Kur'an, 5:3)

    Ç'është Feja Islame?
    Islam do te thote: besimi ne nje Zot dhe nenshtrim ndaj Tij; te besuarit ne urdherat e Zotit dhe ne porosite e Profetit Muhamed a.s.
    Feja Islame eshte themeluar mbi dy PARIME te medha te besimit (Shehadeti):
    1. Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut
    2. Muhamedi a.s. eshte i derguari i Zotit si profet per tere njerezine.
    SHEHADETI:
    La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah. (Nuk ka zot tjeter perveç Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)
    Keto fjale feja Islame i konsideron si deklarate, ne te cilen perfshihen dy parimet e para themelore te Islamit. Ai qe kete deklarate te madherishme e shpreh me goje dhe e verteton me zemer, konsiderohet se ka hyre ne Fene Islame.

    PARIMET E BESIMIT ISLAM

    1. Besimi vetem ne nje Zot. (Te mos besosh se ka ndonje zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguar i Zotit.)
    2. Besimi ne engjejt e Zotit.
    3. Besimi ne Librat e Shenjte te Zotit.
    4. Besimi ne te gjithe profetet e Zotit.
    5. Besimi qe nje dite do te vdesim dhe do te ringjallemi ne Diten e Gjykimit.
    6. Besimi qe cdo e mire dhe e keqe krijohet sipas caktimit te Zotit.

    ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA

    DEKLARATA: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu "
    "Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte robi dhe i derguari i Tij", e cila duhet te shprehet me goje nga nje person, por edhe te besohet me zemer.

    Shtylla e dyte e Fese Islame eshte NAMAZI, falja e pese koheve te namazit ne dite.

    ZEKATI, qe eshte "detyrim" nga pasuria, te cilin e japin vetem ata qe kane nje shume te konsiderueshme pasurie. Zekati jepet njehere ne vit, ne nje sasi prej nje te dyzeten, ose 2,5 % te pasurise.

    AGJERIMI ne muajin e Ramazanit.

    Kryerja e HAXHIT, per ata qe jane te shendetshem dhe qe u mjaftojne shpenzimet e udhetimit deri ne Kabe dhe per kthim ne atdheun e tyre. Keta persona Haxhin e kane detyre te domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.

    MORALI NE ISLAM

    Njeriu lind me shpirt te paster. Ne qofte se semuremi nga ana fizike, paraqitemi tek mjeku dhe e permiresojme shendetin me ane te ilaceve. Por gjate jetes se njeriut , ashtu sic semuret trupi, ndodh qe te semuret edhe shpirti. Ndersa per permiresimin e trupit ekzistojne shkencat mjekesore, per permiresimin e shpirtit ekziston shkenca shoqerore e moralit. Pra, MORALI sheron semundjet shpirterore. Libri i Shenjte - KUR'ANI - qe eshte burimi i besimit dhe ibadeteve, eshte gjithashtu edhe burimi i shkences se moralit. Lidhur me kete teme, Profeti yne Muhamedi a.s. ka thene: "Une jam derguar vetem per te persosur moralet e mira".

    Per te arritur lumturine ne kete bote dhe tjetren, eshte e nevojshme qe te realizojme disa kushte te miresjelljes si me poshte:

    1. Detyrat tona ndaj Zotit.
    2. Detyrat tona ndaj vetes.
    3. Detyrat tona ndaj familjes dhe farefisit.
    4. Detyrat tona ndaj popullit dhe shtetit tone.
    5. Detyrat tona njerezore ndaj tere njerezise.

    Se fundi, po e mbyllim kete informacion te shkurter me thenien e Allahut te Madheruar marre nga Kur'ani:

    "Dhe ne qofte se te pyesin roberit e Mij per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes se atij qe me lutet;
    Pra le te me pergjigjen Mua dhe le te me besojne, ne menyre qe te gjejne rrugen e vertete."
    Marre nga libri "ILMIHAL" -Njohuri fetare. prej Mehmet Sojmen; Botuar ne Tirane ,me 1999.



    Dhikri dhe Vlera e tij
    Dua (Lutje): “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”
    (Kur'an, 2:201)
    Dua Kuranore
    Dua Personale
    ARTIKUJ
    Të kuptojmë Islamin
    Qellimi i Jetes
    Lista e Virtytit
    Nuk ka dhune ne fe
    Te kuptuarit drejt te Islamit - nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qyteterimit Islam
    Jeta e kesaj bote - nga Harun Jahja
    TREGIME
    "Te Pergjigjem Robi Im..."
    Forca e Besimit: Allahu eshte falesi i madh
    Nura dhe Fustani me Lule

    "Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor.
    Njeriu është vepër madhështore e Allahut..."
    (Profeti Muhamed, as.)
    - Nga Fjala e Lamtumires e Profetit (as)

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 19 أبريل - 18:31:24