Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Allahu nuk ka nevojë për njerzit, atëher , pse jemi krijuar ? Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Allahu nuk ka nevojë për njerzit, atëher , pse jemi krijuar ?

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Allahu nuk ka nevojë për njerzit, atëher , pse jemi krijuar ? Empty Allahu nuk ka nevojë për njerzit, atëher , pse jemi krijuar ?

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:13:40

    Me këtë sprovë dalin në shesh ata që thanë të vërtetën dhe gënjeshtarët, besimtari dhe mohuesi, fakte që Allahu i di para se të bëhen realitet.

    I falënderuar qoftë i Vetmi që meriton të adhurohet, salavatet dhe selamet qofshin mbi atë pas të cilit nuk do të vijë i dërguar tjetër prej Allahut.
    Allahu, subhanehu ve teala, na ka njoftuar me urtësinë e krijimit të qiejve dhe tokës, dhe krijimin e asaj që është mbi tokë, si dhe me urtësinë e krijimit të jetës dhe vdekjes. Urtësia është sprovimi i njerëzve dhe xhinëve. I Lartësuari në librin e tij me të cilin i ka sfiduar njerëzimin dhe botën e xhinëve, thotë: “Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë.” (Hud, 7); “Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” (El Kehf, 7); “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.” (El Mulk, 2)
    Nga ajetet e cekura u kuptua se Allahu, subhanehu ve te’ala, parimisht, çdo gjë ka krijuar për të sprovuar njerëzit dhe xhinët dhe për të nxjerr në pah vepërmirët dhe mohuesit. Këtë gjë na e vërteton edhe realiteti i dukshëm, për të cilin Allahu në Kur’an pohon se të gjitha mirësitë dhe fatkeqësitë e kanë urtësinë e njëjtë, janë sprovë për të obliguarit me detyrime fetare (el mukel-lefin). Në disa vende Allahu përdor fjalën fitneh: “Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne” (El Enbija, 35); “Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (El Ankebut, 2).
    Me këtë sprovë dalin në shesh ata që thanë të vërtetën dhe gënjeshtarët, besimtari dhe mohuesi, fakte që Allahu i di para se të zënë vend në realitetin e dukshëm. Në një ajet të tjetër nga Kur’ani, Allahu, subhanehu ve te’ala, na tregon se qëllimi i krijimit të njerëzve është që ata të jenë vazhdimisht në kundërshtime dhe kështu të dallohen besimtarët dhe mosbesimtarët dhe si pasojë e këtyre kundërshtimeve realizohet sprovimi i njërit grup me të tjetrin: “Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete), Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata.” (Hud, 118-119); “Kështu Ne i sprovojmë disa me disa të tjerë ashtu që të thonë: “A këta janë mes nesh që Allahu i dhuroi? A nuk është Allahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!” (El En’am, 53); “Kështu pra, po sikur të dojë Allahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).” (Muhammed, 4).
    I Gjithëfuqishmi, gjithashtu tregon se urtësia e luftërave që ndodhin mes besimtarëve dhe atyre që nuk besojnë është ndërrimi i ditëve (të fitores dhe humbjes, të sundimit dhe të qenit i sunduar): “Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur tek Allahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). Allahu nuk i do zullumqarët.” (Ali Imran, 140). Ajeti: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh Dharijat, 56) kështu është komentuar nga dijetarët: Që t’i urdhëroj, ndaloj dhe të jem i adhuruari i tyre. Urdhrat dhe ndalimet e Allahut kanë qenë obligimet me të cilat janë dërguar pejgamberët e tij dhe ato vetvetiu janë sprovë për robërit, kriteri i dallimit mes të mirëve dhe të ligjve. “Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t’u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E Allahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.” (Ibrahim, 4); “Allahu nuk është që t’i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. Allahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrat e tyre). Por Allahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.” (Ali Imran, 179).
    Urtësi tjetër, nga krijimi i qiejve dhe tokës, të cilën Allahu, subhanehu ve te’ala, na e tregon në Kur’an është që robërit të njohin dijen e plotë të Allahut dhe fuqinë e tij të pakufishme: “Allahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se Allahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë Allahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.” (Et Talak, 12).
    Allahu nuk e ka krijuar Ademin, xhinët dhe njerëzit sepse kishte nevojë për ta, ose sepse kishte nevojë për adhurimin e tyre. Allahu nuk ka nevojë as për adhurimin e melekëve, sepse është më i pasuri dhe nuk i nevojitet asgjë. Allahu do që robërit e Tij ta adhurojnë, të zbatojnë obligimet e Tij, ta shprehin dashurinë që kanë për krijuesin e tyre si dhe nevojën që kanë për Allahun. Dobia në këto raste kthehet vetëm tek njerëzit dhe xhinët, Allahu nuk ka asnjë dobi e as që ka nevojë për adhurimin e tyre.
    Në një hadith kudsij thuhet: O robërit e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo, me çka Mua dëm do të Më shkaktonit që të Më dëmtonit, as që do të arrini ndonjëherë tek ajo që Mua dobi do të Më sjellë, që të Më kontribuonit; O robërit e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë; O robërit e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë; O robërit e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinët nga ju të ngriheshit (qëndronit) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet Mua të m'i drejtoni, dhe Unë t'i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që kam Unë as aq sa që e mungon gjilpëra detin kur të futet në të. (Muslimi, 2577).
    Nëse dikush pyet: Nëse e dimë që melekët e kanë adhuruar Allahun para se të krijohen njerëzit, atëherë pse janë krijuar njerëzit?
    Përgjigjen e kemi në ajetin vijues: “(Përkujto Muhamed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” Ata thanë: “A do të vësh në të atë që bën çrregullime dhe që derdh gjak, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini!”. Fjala e Allahut: “Unë di atë që ju nuk e dini!” nënkupton se krijimi i Ademit dhe përcaktimi i tij si mëkëmbës në tokë e ka urtësinë e vet, edhe pse nga disa pasardhës të tij do të ndodhin çrregullime në tokë dhe gjakderdhje.
    Nga e përmendura më lart del në shesh se si pohimi se adhurimi është i vetmi qëllim për të cilin Allahu i ka krijuar njerëzit është i mangët. Qëllime të tjera krahas adhurimit, janë edhe sprovimi i njerëzve me sprova të ndryshme, njohja e Allahut, e emrave dhe cilësive të Krijuesit të lavdëruar. Allahut i takon dija absolute.


    AbdurRahman ibën Nasir Berrak

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 29 مارس - 3:14:18