Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

TEUHIDI ËSHTË AKIDEJA (BESIMI) JONË  Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    TEUHIDI ËSHTË AKIDEJA (BESIMI) JONË

    avatar
    emoh
    member
    member


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 5

    news TEUHIDI ËSHTË AKIDEJA (BESIMI) JONË

    مُساهمة من طرف emoh الثلاثاء 9 نوفمبر - 18:32:23

    Të mësojmë se çdo të thotë fjala teuhid. Rrjedh prej fjalës uahade-juvahidu që d.m.th. e ka bërë një, kjo është në kuptimin gjuhësor ndërsa në atë terminologjik d.m.th. njësimi i Allahut në zotërim, në adhurim dhe në emrat dhe cilësitë e Tij. Prej kësaj kuptojmë se teuhidi ndahet në tri pjesë: teuhid rububijeh (në zotërim), uluhijeh (në adhurim) dhe esmau ue sifat (emrat dhe cilësitë e Tij).

    TEUHID RUBUBIJEH d.m.th. Njohja e Allahut subhanehu ue teala se është Zot, Krijues, Posedues dhe Furnizues i çdo gjëje, Ai është i Cili i ngjall dhe i vdes krijesat e Tij. Ai është Zotëruesi i çdo çështjeje, e mira është në dorën e Tij, Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë dhe nuk ka asnjë shoqërues në këtë zotërim, Allahu subhanehu ue teala thotë: ''Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave'' (FATIHA 1). Po ashtu thotë: ''Vërtetë Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën'' (ARAF 54).

    Nuk mjafton vetëm teuhidi rububijeh për të qenë besimi i plotë dhe i vërtetë, por duhet të jetë njëkohësisht sëbashku edhe me teuhidin uluhijeh dhe esmau ue sifat. Dijeni se edhe idhujtarët e pranojnë teuhidin rububijeh, por ata pos Allahut adhurojnë tjetërkënd, për këtë shkak ata nuk janë musliman. Thotë Allahu subhanehu ue teala: ''E nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe tokën, gjithsesi se do të thonë Allahu''. (ZUMER 38)

    TEUHID ULUHIJEH: Eshtë dituria dhe pranimi se vetëm Allahut i takon madhërimi dhe ibadeti i krijesave të Tij. Kjo dituri vërtetohet me fjalë, besim dhe punë. Me praktikimin e këtij teuhidi adhurohet Allahu Një dhe mohohet çdo i adhuruar tjetër. E kemi obligim të jemi të sinqertë në fe vetëm për Allahun i Cili nuk ka shoqërues. Vetëm Ai meriton të adhurohet. Njerëzit dhe xhinët janë të urdhëruar të adhurojnë Allahun Një dhe të mohojnë adhurimin e çdokujt tjetër. I lartësuari thotë: ''Nuk kam krijuar njerëzit dhe xhinët pos të më adhurojnë''. Këtë lloj të teuhidit idhujtarët e kanë mohuar. Allahu subhanehu ue teala na tregon në Kur'an se ç'kanë thënë idhujtarët kur i dërguari sal-lAllahu alejhi ue selem i ka thirrur në adhurimin e Zotit Një, ku thotë: ''A mendon ai ti bëjë zotat një zot? Vërtetë kjo është shumë e çuditshme''. (SAD 5)

    Njeriu duhet të kujdeset shumë që mos të bjerë në shirk (idhujtari), qoftë ai i madhe apo i vogël.

    TEUHIDUL ESMAI UE SIFAT: Besimi se Allahu subhanehu ue teala i ka emrat dhe cilësitë e Tij në të cilat nuk i barazohet askush Atij, si dhe të besohet në to pa kurrfarë përngjasimi, shtrembërimi, krahasimi apo mohimi.

    Besimi në emrat dhe cilësitë e Tij plotësohet si vijon:

    1). Pohimi i emrave dhe cilësive të cilat vet Allahu i ka pohuar për Vetveten në Kur'an, apo ato i pohoi Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue selem për të.

    2). Mohimi i çfarëdo mangësie apo të mete të cilat i ka mohuar vet Allahu subhanehu ue teala prej Vetvetes në Kur'an, apo i ka mohuar ato Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga Ai.

    Disa, të cilët nuk e kuptuan këtë lloj të teuhidit duke marrë për argument mendjet e tyre devijuan. Këta mund ti ndajmë në disa grupe:

    1). Përngjasuesit - përngjasimi i tyre është dy lloj:

    a. përngjasim i Krijuesit me cilësitë e krijesave siç thonë: Allahu ka dorë si të njerëzve,

    b. përngjasim i krijesave me disa cilësi të Krijuesit p.sh. filani i di të fshehtat apo ai mund të largon ndonjë të keqe që të ka goditur.

    Këto dy grupe besimin në emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala e kanë të shtrembëruar, ngase Allahu azze ue xhel-le thotë:''Atij nuk i përngjet askush, Ai dëgjon dhe sheh çdo gjë'' (ESH-SHURA 11)

    2). Shtrembëruesit (falsifikuesit) - i ndryshojnë emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala prej kuptimit të vërtetë në kuptime të pavërteta. Këta po ashtu i ndajmë në dy lloje:

    a. Ndryshimi i tekstit në mënyrë që të ndryshohet kuptimi p.sh. te fjala e Allahut subhanehu ue teala ''VE KELEMALLAHU MUSA TEKLIMA'' që d.m.th.''Allahu i ka folur Musaut'' (NISA 164). Këta fjalën e Allahut ''Allahu'' e lexojnë ''Allahe'' (në arabisht kur emri vokalin e fundit e ka ''e'' ai është në rasën kallëzore, dhe është kundrinë, në ajetin Kur'anor fjalën ''Allah'' e bëjnë kundrinë ndërsa ''Musa'' e bëjnë kryefjalë) në mënyrë që prej ajetit të kuptohet ''Musau i foli Allahut'', duke dëshiruar që ta mohojnë të folurit e Allahut me Musaun.

    b. Ndryshimi i kuptimit p.sh. te fjala e Allahut ''JEDULLAHI''- ''Dora e Allahut'' thonë: ka për qellim fuqinë e Allahut, duke dëshiruar që të mohojnë se prej cilësive të Allahut është se Ai ka dorë.

    Ne besojmë se Allahu ka dorë ngase Ai vetë këtë e ka vërtetuar në Kur'an, mirëpo ne i largohemi përngjasimit të cilësive të Tij me krijesat.

    Shkaku pse kanë rënë në këtë është se këta, emrat dhe cilësitë e Allahut i krahasuan me krijesat, dhe si pasojë do ta përngjasojnë Allahun me krijesat, e kështu mohuan shumë cilësi të Allahut subhanehu ue teala. Ky veprim i tyre është i gabuar ngase:

    · Krahasimi i Allahut me krijesat është i pavend, e këtë e vërteton edhe mendja edhe tekstet Kur'anore,

    · Frika se do ta përngjasojnë Allahun me krijesat është e gabuar, sepse ne e dimë se shumë krijesa kanë cilësi me emra të njëjtë, por dallojnë tërësisht, p.sh. njeriu ka këmbë, poashtu edhe kafsha, zogu, karrigeja etj. ,mirëpo a i kanë të njejta? Assesi. Pasiqë, mes krijesave ka dallim edhepse emërtohen njëjtë, atëherë dallimi mes krijesave dhe Krijuesit është i papërshkrueshëm.

    3). Mohuesit, refuzuesit e emrave dhe cilësive të Allahut subhanehu ue teala. Këta ndahen në tre grupe:

    a. Mohojnë të gjitha emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala

    b. Pohojnë emrat, mohojnë cilësitë,

    c. Pohojnë emrat, ndërsa cilësitë, disa i pohojnë disa i mohojnë.

    Asnjëri prej këtyre nuk është në të vërtetë. Shkaku i devijimit të këtij grupi është sikurse i grupit të dytë, përveçse këta i mohuan emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala ndërsa ata i ndryshuan.

    Shkaku pse këta të gjithë devijuan është se për ta kuptuar fenë nuk iu kthyen Allahut subhanehu ue teala, Resulullahut sal-lAllahu alejhi ue selem, sahabëve radijAllahu anhum dhe dijetarëve të mirëfilltë, por iu referuan mendjes së tyre dhe filozofisë së huaj, që padyshim është gjë e kotë dhe e pavërtetë. Mësuam teuhidin në mënyrën e vërtetë dhe mësuam grupet që devijuan në teuhid, në mënyrë që të mbrohemi prej tyre apo t’i mësojmë ata se ç'është e vërteta. Me teuhid plotësohet ibadeti ndaj Allahut subhanehu ue teala dhe largohemi prej idhujtarisë. Me teuhid shpëtojmë në këtë botë dhe tjetrën dhe fitojmë kënaqësinë e Allahut subhanehu ue teala e Ai për këtë din të shpërblen më së miri.

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 26 أبريل - 17:40:06