Islam for all-الإسلام للجميع

Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


DYZET HADITHE

شاطر
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:02:11

DYZET HADITHE

Në emër të Allahut, të gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

PARATHËNIA E IMAM EN-NEVEVIUT



Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botërave, Krijuesit të qiejve
dhe të Tokës, Sunduesit të të gjitha krijesave, Dërguesit të
Pejgamberëve (mëshira dhe paqja e All-llahut qoftë mbi ta!) të
obliguarve, për t'i përudhur dhe për t'ua shpjeguar atyre rregullat e
fesë me argumente të prera dhe dëshmi të qarta. E falënderoj Atë për të
gjitha begatitë dhe prore kërkoj nga bujaria dhe fisnikëria e Tij.
Dëshmoj dhe konfirmoj se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut, Një i
Vetmi dhe i pa rival. Një dhe i Gjithmundshëm, Fisnik dhe Falës. Dëshmoj
dhe konfirmoj se zotëriu ynë Muhammedi është i përkushtueshmi dhe i
dërguari i Tij, i dashur dhe mik i ngushtë i Tij, krijesa më e mirë, i
nderuar me Kur'anin famëlartë, që është mu'xhizeja e vazhdueshme sa të
ekzistojë koha, me rregulla të ndritshme për ata që kërkojnë këshilla,
zotëriu ynë Muhammedi, i cilësuar me të folur të thukët dhe tolerancë në
fe, mëshira dhe paqja e Zotit qoftë mbi të dhe mbi të gjithë
pejgamberët dhe të dërguarit e Zotit, mbi familjet e tyre dhe mbi të
gjithë njerëzit e mirë.
Na është transmetuar nga Alij ibni Ebi Talibi,
Abdullah ibni Mes'udi, Mu'adh ibni Xhebeli, Ebu Derda'i, Ibni Umeri,
Ibnu Abbasi, Enes ibni Maliku, Ebu Hurejre dhe Ebu Se'id el Hudarij
(Zoti qoftë i kënaqur me ta!), me shumë rrugë dhe transmetime të
llojllojshme se i Dërguari i All-llahut (mëshira dhe paqja e All-llahut
qoftë mbi të!), ka thënë: "Ai, i cili popullit tim ia mëson dyzetë
hadithe nga çështjet e fesë së tij, All-llahu do ta ringjallë në ditën e
gjykimit në shoqëri të fukahave dhe dijetarëve." Sipas një transmetimi:
"Do ta ringjallë All-llahu si fakih dhe dijetar." Kurse, sipas
transmetimit të Ebu Derda-së: "Në ditën e gjykimit do të jem
ndërmjetësues dhe dëshmitar i tij." Ndërkaq, sipas transmetimit të Ibnu
Mes'udit: "Do t'i thuhet atij: 'Hynë nga cila derë e xhennetit të
duash." Dhe sipas transmetimit të Ibnu Umerit: "Do të shkruhet në
shoqëri të dijetarëve dhe do të ringjallet në shoqëri të shehidëve."
Hafidhi (Imam En-Neveviu - N.I.) pajtohet në vlerësimin se hadithi është
i dobët (hadith daif), edhe pse rrugët e të transmetuarit janë të
shumta.


Dijetarët (kënaqësia e Zotit qoftë mbi ta!),
nga kjo lëmi kanë shkruar vepra të panumërta. I pari, të cilin e di që
ka shkruar në të është Abdullah ibni el-Mubareku, pastaj Ibnu Eslem
et-Tusi (teolog i shquar), e pastaj edhe el-Hasan ibni Sufjan en-Nesaij,
Ebu Bekr el-Axhurij, Ebu Bekr Muhammed ibni Ibrahim el-Esfehanij,
ed-Derekutnij, el-Hakim, Ebu Nuajm, Ebu Abdurrahman es-Sulemij, Ebu Seid
el-Malinij, Ebu Uthman es-Sabunij, Abdullah ibni Muhammed el-Ensarij,
Ebu Bekr el-Bejhekij dhe një sërë dijetarësh të panumërt të dijetarëve
të vjetër dhe atyre të mëvonshëm.

Iu kam lutur All-llahut të Madhërishëm për
mëshirë në zgjidhje të drejtë për tubimin e dyzetë haditheve, duke e
ndjekur shembullin e këtyre kolosëve të diturisë dhe mbrojtësve të
islamizmit. Dijetarët janë të pajtimit se lejohet veprimi në praktikë
sipas hadithit të dobët (daif) në vepra të virtytshme, megjithëkëtë
mbështetja ime nuk është në këtë hadith, por në fjalët e të Dërguarit
(alejhis-selam) në hadithe të vërteta: "I pranishmi le t'ia komunikojë
atij që mungon.", dhe hadithi tjetër: "All-llahu e hijeshoftë atë njeri,
i cili i dëgjon fjalët e mia, i kupton ato dhe ua përcjell të tjerëve
ashtu siç i ka dëgjuar."


Dikush nga dijetarët i tuboi dyzetë hadithe nga
bazat e fesë, dikush nga degët e saj, dikush nga xhihadi, dikush nga
zuhdi (asketizmi), dikush nga mirësjellja, dikush nga të predikuarit dhe
të gjitha këto kishin qëllime të mira (All-llahu qoftë i kënaqur me
ta!).


Mendova për tubimin e dyzetë haditheve më të
rëndësishme nga të gjitha këto. Kurse ato janë dyzetë hadithet ku
përfshihen të gjithë lëmenjtë e numëruar, ku çdonjëri hadith është një
themel i fortë prej themeleve të fesë. Këto hadithe nga ana e dijetarëve
u vlerësuan se baza e islamizmit mbështetet në të, apo se është gjysma e
islamizmit, apo një e treta e të ngjashme. Pastaj, ishte e domosdoshme
që këto dyzetë hadithe të jenë të vërteta (sahih) e që shumica e tyre të
jenë nga Sahihu i Buhariut dhe i Muslimit. Do t'i theksoj pa ua
përmendur senedet (zinxhirin e transmetuesve), me qëllim të lehtësimit
të mbamendjes dhe të shtimit të dobisë prej tyre in sha'All-llahu teala.



Për çdonjërin që dëshiron të fitojë Ahiretin
është e nevojshme që ta njohë rëndësinë dhe porositë që përfshijnë këto
hadithe për të gjitha veprat e mira. Kjo është e qartë për atë, i cili
studion.


Në All-llahun mbështetem, tek Ai bazohem dhe në
Të thirrem. Atij i përket falënderimi dhe begatia. Prej Tij është
suksesi dhe mbrojtja.


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:33:55

HADITH 1

Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

"Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon
ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për
shkak të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, shpërngulja (hixhreti) e
tij është për All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Ndërsa, shpërngulja e
kujt është të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me
ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për
qëllim."

(Këtë e transmetojnë dy imamë muhaddithë: Ebu
Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh ibn Berdize el
Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij
el-Nejsaburi në dy Sahihet e tyre, të cilat konsiderohen dy përmbledhjet
më të sakta të shkruara të haditheve.)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:34:35

HADITH 2

Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thënë:
"Një
ditë ishim duke ndejur te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe
flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush
prej nesh nuk e njohëm. U ulë pranë të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem, duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi
duart e veta në kofshën e tij dhe tha:

'O Muhammed, më trego ç'është Islami?' I
Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: 'Islami është të
dëshmosh që nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i
dërguar i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh
ramazanin, ta vizitosh Ka'ben nëse ke mundësi ta bësh këtë!' Ai tha: 'Të
vërtetën e the!' Ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha:
'Më trego, ç'është imani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e
Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në
të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes.' Tha: 'Të vërtetën e the.'
Tha: 'Më trego ç'është ihsani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta adhurosh Zotin
sikur e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh
ty.' Tha: 'Më trego ç'është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?'
(Pejgamberi) tha: 'Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili
pyet.''Më trego mbi shenjat e tij?' Tha: 'Kur robëresha t'i lind vetes
zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se
si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha.' Pastaj shkoi, kurse unë
mbeta i habitur. Pastaj (i Dërguari) tha: 'O Umer, a e njeh atë që më
pyeti?' Thashë: 'All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e di.' Tha:
'Vërtet ky qe Xhibrili, erdhi t'ua mësojë fenë tuaj'."

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:35:12

HADITH 3

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi,
radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të
dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Islami ngritet mbi pesë (shtylla): në të
dëshmuarit se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi
është i dërguar i Zotit, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në
të vizituarit e Ka'bes dhe në agjërimin e Ramazanit'."

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:37:14

HADITH 4

Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi, radijall-llahu
anhuma, transmetohet se ka thënë: "Më ka treguar i Dërguari i
All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai është ai i cili e
fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet:

'Vërtet çdonjëri nga ju formohet në
përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj
bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë
mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon
në të shpirtin (ruh), dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj
nafakën (rizkun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në
pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm. Pasha
All-llahun, përveç të cilit nuk ka zot tjetër, disa nga ju do të punojnë
punë si njerëz të xhennetit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe xhennetit
të jetë një kut hapësirë dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është
shkruar, dhe do të vazhdojë të punojë vepra të njerëzve të zjarrit deri
dhe do të hyjë në të. E disa nga ju do të punojnë punë të njerëzve të
zjarrit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe zjarrit të jetë një kut
hapësirë, dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të
punojë punë të njerëzve të xhennetit dhe do të hyjë në të'."

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:38:09

HADITH 5

Nga nëna e besimdrejtëve Ummi Abdullahu Aisha,
radijall-llahu anha, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Kush vepron për këtë çështjen tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar'."

(Buhariu dhe Muslimi)

Sipas transmetimit të Muslimit:
"Kush vepron diç që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ajo (vepër) është e refuzuar."


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:38:50

HADITH 6

Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri,
radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të
Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Vërtet e lejuara (hallalli) është e qartë, por
edhe e ndaluara (harami) është e qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e
dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e
dyshimta, e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe të nderit, ndërsa
kush bie në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën, ngjashëm sikur
bariu i cili e ruan kopenë rreth vendit (kullotës) të ndaluar, në çast
kopeja mund t'i ikë dhe të kullosë në të. Çdo sundues e ka vendin
(kullotën) për të tjerët të ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut
janë ndalesat (haramet) e Tij. A nuk është në trup një organ, kur ai
është mirë (i shëndoshë) - i shëndoshë është tërë trupi, kur prishet,
prishet tërë trupi. E ajo është zemra!'"

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:40:28

HADITH 7

Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ed-Darijje,
radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem, ka thënë:

"Feja është këshillë.' Thamë: 'Për kë (o i
Dërguari i Zotit)?' Tha: 'Për All-llahun, Librin e Tij, të dërguarin e
Tij, për imamët (krerët) e muslimanëve dhe njerëzit e rëndomtë prej
tyre'."

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:42:19

HADITH 8

Nga Ibn Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Më është urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa
të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi
është i dërguar i All-llahut, të falin namaz dhe të japin zekat. Kur ta
bëjnë këtë, do ta fitojnë nga unë sigurinë për jetën dhe pasurinë e
tyre, nëse janë në pajtim me Islamin, dhe llogarinë e tyre do ta japin
para All-llahut të madhëruar."

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:43:06

HADITH 9

Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu
anhu, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e
All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Ç'u kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse ç'u
kam urdhëruar, punoni nga ato sa të mundeni, sepse asgjë nuk i ka
shkatërruar ata që kanë qenë para jush, përveç shumë pyetje të tepërta
të tyre dhe mosnënshtrimi i tyre pejgamberëve të tyre."

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:43:52

HADITH 10

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se
ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
ka thënë:

'Vërtet All-llahu i madhëruar është i mirë dhe
nuk pranon përveç mirë, dhe vërtet All-llahu u ka urdhëruar besimtarëve
atë që u ka urdhëruar të dërguarve. I Madhëruari ka thënë: 'O ju të
dërguar, hani gjërat e mira dhe punoni mirë.' I Madhëruari ka thënë: 'O
ju besimdrejtë, hani gjërat e mira me të cilat u kemi furnizuar.' Pastaj
e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura
dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: 'O
Krijues, o Krijues!' Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij
haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do
t'i pranohet lutja e tij!'"

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:45:17

HADITH 11

Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Alijj ibn Ebi Talibi,
nipit të të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
dhe rejhanit (lule erëkëndëse) të tij, radijall-llahu anhuma,
transmetohet se ka thënë: "Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i
All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

'Lëre atë që të duket e dyshimtë, kurse pranoje atë që nuk të duket e dyshimtë'."

(Tirmidhiu dhe Nesaiu)
(Tirmidhiu ka thënë: "Ky është hadith hasen sahih)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:45:48

HADITH 12

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se
ka thënë: "I Dërguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka
thënë:

'Nga islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson'."
(Tirmidhiu dhe të tjerët transmetojnë se ky është hadith hasen)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:46:54

HADITH 13


Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku,
radijall-llahu anhu, shërbyesi i të Dërguarit të All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, transmeton se Pejgamberi,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Nuk do të jetë besimtar (mu'min) askush nga ju, deri sa nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka i dëshiron vetes."

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:47:37

HADITH 14

Nga Ibni Mes'udi, radijall-llahu anhu, transmetohet
se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
ka thënë:

'Nuk është e lejuar derdhja e gjakut të një
muslimani, përveç në tri raste: prostitucioni i vonshëm (personi njëherë
i martuar), shpirti për shpirt (koka për kokë) dhe ai i cili e lë fenë
(e tij) dhe e lë bashkësinë e tij'."

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:48:07

HADITH 15

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

"Kush e beson All-llahun dhe ditën e Mbramë, le
të flasë mirë ose le të heshtë, dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e
Mbramë, le ta nderojë fqiun e tij dhe kush beson në All-llahun dhe
ditën e Mbramë, le ta nderojë musafirin e tij."

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:48:37

HADITH 16

Nga Ebu Hurejre redijall-llahu anhu, transmetohet: "Një njeri i tha të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

'Më këshillo.' I Dërguari tha: 'Mos u zemëro!' Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: 'Mos u zemëro!'"

(Buhariu)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:49:09

HADITH 17

Nga Ebu Ja'la Sheddad ibn Eusi, radijall-llahu anhu,
transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, ka thënë:

"Vërtet All-llahu e ka bërë obligim
mirësjelljen ndaj çdo gjëje: Kur të mbytni (p.sh. armikun), mbytni në
mënyrën më të mirë; kur të therrni, therrni në mënyrën më të mirë;
mprehni thikat që t'ia lehtësoni sakrificës suaj."

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:50:05

HADITH 18

Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu
Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, radijallahu anhuma, transmetohet se i
Dërguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Kije ndërmend All-llahun kudo që të jesh. Pas
të keqes pason e mira, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe edukoj njerëzit me
moral të mirë."

(Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë: ky është hadith hasen, kurse në disa përmbledhje të tjera është: hadith sahih)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:51:02

HADITH 19

Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu
anhuma, transmetohet se ka thënë: "Një ditë kam qenë pas të Dërguarit të
All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe më tha:

'O djalosh, do t'i mësoj disa fjalë: Kije
ndërmend All-llahun, All-llahu do të ruajë ty. Kije ndërmend All-llahun,
All-llahun do ta gjejshë para teje. Kur të kërkosh, kërko prej
All-llahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut. Dije, sikur tërë
populli të tubohej që të të ndihmojë në diç, nuk do të të ndihmonin,
përveç atë çka të ka caktuar All-llahu. E nëse do të tuboheshin që në
diç të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka All-llahu
tash më të ka caktuar. Janë ngritur lartë pendat dhe janë tharë faqet
(d.t.th., çdo gjë është caktuar dhe mbaruar)'."

(Tirmidhiu, i cili thotë: hadithi hasen sahih)

Në transmetimet tjera, përveç të Tirmidhiut, qëndron:
"Kije ndërmend All-llahun, do ta gjejsh para vetes. Njihe All-llahun
(kur je) në bollëk, All-llahu do të njeh ty në vështirësi. Dhe dije, ajo
që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka
goditur, nuk ka mundur të mos të godasë. Dije se vërtet ndihma është me
durimin, gëzimi me dëshpërimin, kurse në çdo vështirësi ka lehtësi."


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:51:50

HADITH 20

Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij,
radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Vërtet, nga fjalët (urtitë) që bota i ka
mbajtur mend nga predikimet e pejgamberëve të mëparshëm është: 'Kur nuk
turpërohesh, atëherë vepro ç'të duash'."

(Buhariu)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:54:30

HADITH 21

Nga Ebu Amri - e sipas disave Ebu Amrete, Sufjan ibn Abdullahu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Thashë: 'O Resulull-llah! Më thuaj për Islamin
atë për çka nuk do të kam nevojë të pyes askënd përveç teje." Tha:
'Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulmë (në këtë)!'"

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:55:28

HADITH 22

Nga Ebu Abdullah Xhabir ibn Abdullah el-Ensarij,
radijall-llahu anhuma, transmetohet: "Një njeri e pyeti Resulull-llahun,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: 'Ç'mendon, nëse i fali
namazet e obliguara, e agjëroj Ramazanin, u përmbahem të lejuarave kurse
braktisi të ndaluarat dhe nuk bëj asgjë më shumë nga kjo, a do të hyjë
në xhennet?' I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
'Po!'"

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:55:58

HADITH 23

Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh'arij,
radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Pastërtia është gjysma e besimit. Falënderimi
All-llahun (el-hamdu lil-lahi) e përmbushë matësen (mizanin). Lavdimi
dhe falënderimi All-llahun (subhanall-llahi ve-l-hamdu lil-lahi) e
përmbushin hapësirën ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë.
Sadaka është dëshmi. Durimi është shkëlqim. Kurse Kur'ani është dëshmi e
sigurt për ty apo kundër teje. Çdokush e fillon ditën e tij dhe
çdonjëri është tregtar i shpirtit të tij; mund ta çlirojë apo ta sjellë
në shkatërrim'."

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6823

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:56:53

HADITH 24


Nga Ebu Dherr el-Gafariu, radijall-llahu anhu,
transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është
transmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, i cili ka
thënë:

"O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të lajthuar, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t'ju përudhë.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t'ju ushqej, do t'ju ushqej.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t'ju veshi.
O robët e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të
gjitha mëkatet, prandaj, kërkoni nga Unë falje, do t'ju fali.
O robët e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo, me çka Mua dëm do
të Më shkaktonit që të Më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek
ajo që Mua dobi do të Më sjellë, që të Më kontribuonit.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e
njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e
njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ngriteshi (qëndroni) në një vend dhe dëshirat
dhe lutjet Mua të m'i drejtoni, dhe Unë t'i përgjigjesha lutjes së
çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që kam Unë as aq sa që e mungon
gjilpëra kur ngulitet në det.
O robët e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të
ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë juve do t'ju
shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush
gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetveten."

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!

    الوقت/التاريخ الآن هو الإثنين 24 سبتمبر - 5:42:28