Islam for all-الإسلام للجميع

Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


DYZET HADITHE

شاطر
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:02:11

تذكير بمساهمة فاتح الموضوع :

DYZET HADITHE

Në emër të Allahut, të gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!

PARATHËNIA E IMAM EN-NEVEVIUT



Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botërave, Krijuesit të qiejve
dhe të Tokës, Sunduesit të të gjitha krijesave, Dërguesit të
Pejgamberëve (mëshira dhe paqja e All-llahut qoftë mbi ta!) të
obliguarve, për t'i përudhur dhe për t'ua shpjeguar atyre rregullat e
fesë me argumente të prera dhe dëshmi të qarta. E falënderoj Atë për të
gjitha begatitë dhe prore kërkoj nga bujaria dhe fisnikëria e Tij.
Dëshmoj dhe konfirmoj se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut, Një i
Vetmi dhe i pa rival. Një dhe i Gjithmundshëm, Fisnik dhe Falës. Dëshmoj
dhe konfirmoj se zotëriu ynë Muhammedi është i përkushtueshmi dhe i
dërguari i Tij, i dashur dhe mik i ngushtë i Tij, krijesa më e mirë, i
nderuar me Kur'anin famëlartë, që është mu'xhizeja e vazhdueshme sa të
ekzistojë koha, me rregulla të ndritshme për ata që kërkojnë këshilla,
zotëriu ynë Muhammedi, i cilësuar me të folur të thukët dhe tolerancë në
fe, mëshira dhe paqja e Zotit qoftë mbi të dhe mbi të gjithë
pejgamberët dhe të dërguarit e Zotit, mbi familjet e tyre dhe mbi të
gjithë njerëzit e mirë.
Na është transmetuar nga Alij ibni Ebi Talibi,
Abdullah ibni Mes'udi, Mu'adh ibni Xhebeli, Ebu Derda'i, Ibni Umeri,
Ibnu Abbasi, Enes ibni Maliku, Ebu Hurejre dhe Ebu Se'id el Hudarij
(Zoti qoftë i kënaqur me ta!), me shumë rrugë dhe transmetime të
llojllojshme se i Dërguari i All-llahut (mëshira dhe paqja e All-llahut
qoftë mbi të!), ka thënë: "Ai, i cili popullit tim ia mëson dyzetë
hadithe nga çështjet e fesë së tij, All-llahu do ta ringjallë në ditën e
gjykimit në shoqëri të fukahave dhe dijetarëve." Sipas një transmetimi:
"Do ta ringjallë All-llahu si fakih dhe dijetar." Kurse, sipas
transmetimit të Ebu Derda-së: "Në ditën e gjykimit do të jem
ndërmjetësues dhe dëshmitar i tij." Ndërkaq, sipas transmetimit të Ibnu
Mes'udit: "Do t'i thuhet atij: 'Hynë nga cila derë e xhennetit të
duash." Dhe sipas transmetimit të Ibnu Umerit: "Do të shkruhet në
shoqëri të dijetarëve dhe do të ringjallet në shoqëri të shehidëve."
Hafidhi (Imam En-Neveviu - N.I.) pajtohet në vlerësimin se hadithi është
i dobët (hadith daif), edhe pse rrugët e të transmetuarit janë të
shumta.


Dijetarët (kënaqësia e Zotit qoftë mbi ta!),
nga kjo lëmi kanë shkruar vepra të panumërta. I pari, të cilin e di që
ka shkruar në të është Abdullah ibni el-Mubareku, pastaj Ibnu Eslem
et-Tusi (teolog i shquar), e pastaj edhe el-Hasan ibni Sufjan en-Nesaij,
Ebu Bekr el-Axhurij, Ebu Bekr Muhammed ibni Ibrahim el-Esfehanij,
ed-Derekutnij, el-Hakim, Ebu Nuajm, Ebu Abdurrahman es-Sulemij, Ebu Seid
el-Malinij, Ebu Uthman es-Sabunij, Abdullah ibni Muhammed el-Ensarij,
Ebu Bekr el-Bejhekij dhe një sërë dijetarësh të panumërt të dijetarëve
të vjetër dhe atyre të mëvonshëm.

Iu kam lutur All-llahut të Madhërishëm për
mëshirë në zgjidhje të drejtë për tubimin e dyzetë haditheve, duke e
ndjekur shembullin e këtyre kolosëve të diturisë dhe mbrojtësve të
islamizmit. Dijetarët janë të pajtimit se lejohet veprimi në praktikë
sipas hadithit të dobët (daif) në vepra të virtytshme, megjithëkëtë
mbështetja ime nuk është në këtë hadith, por në fjalët e të Dërguarit
(alejhis-selam) në hadithe të vërteta: "I pranishmi le t'ia komunikojë
atij që mungon.", dhe hadithi tjetër: "All-llahu e hijeshoftë atë njeri,
i cili i dëgjon fjalët e mia, i kupton ato dhe ua përcjell të tjerëve
ashtu siç i ka dëgjuar."


Dikush nga dijetarët i tuboi dyzetë hadithe nga
bazat e fesë, dikush nga degët e saj, dikush nga xhihadi, dikush nga
zuhdi (asketizmi), dikush nga mirësjellja, dikush nga të predikuarit dhe
të gjitha këto kishin qëllime të mira (All-llahu qoftë i kënaqur me
ta!).


Mendova për tubimin e dyzetë haditheve më të
rëndësishme nga të gjitha këto. Kurse ato janë dyzetë hadithet ku
përfshihen të gjithë lëmenjtë e numëruar, ku çdonjëri hadith është një
themel i fortë prej themeleve të fesë. Këto hadithe nga ana e dijetarëve
u vlerësuan se baza e islamizmit mbështetet në të, apo se është gjysma e
islamizmit, apo një e treta e të ngjashme. Pastaj, ishte e domosdoshme
që këto dyzetë hadithe të jenë të vërteta (sahih) e që shumica e tyre të
jenë nga Sahihu i Buhariut dhe i Muslimit. Do t'i theksoj pa ua
përmendur senedet (zinxhirin e transmetuesve), me qëllim të lehtësimit
të mbamendjes dhe të shtimit të dobisë prej tyre in sha'All-llahu teala.



Për çdonjërin që dëshiron të fitojë Ahiretin
është e nevojshme që ta njohë rëndësinë dhe porositë që përfshijnë këto
hadithe për të gjitha veprat e mira. Kjo është e qartë për atë, i cili
studion.


Në All-llahun mbështetem, tek Ai bazohem dhe në
Të thirrem. Atij i përket falënderimi dhe begatia. Prej Tij është
suksesi dhe mbrojtja.


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!

الحلاجي محمد
Servo di Allah

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:55:58

HADITH 23

Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh'arij,
radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Pastërtia është gjysma e besimit. Falënderimi
All-llahun (el-hamdu lil-lahi) e përmbushë matësen (mizanin). Lavdimi
dhe falënderimi All-llahun (subhanall-llahi ve-l-hamdu lil-lahi) e
përmbushin hapësirën ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë.
Sadaka është dëshmi. Durimi është shkëlqim. Kurse Kur'ani është dëshmi e
sigurt për ty apo kundër teje. Çdokush e fillon ditën e tij dhe
çdonjëri është tregtar i shpirtit të tij; mund ta çlirojë apo ta sjellë
në shkatërrim'."

(Muslimi)

الحلاجي محمد
Servo di Allah

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:56:53

HADITH 24


Nga Ebu Dherr el-Gafariu, radijall-llahu anhu,
transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është
transmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, i cili ka
thënë:

"O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të lajthuar, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t'ju përudhë.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t'ju ushqej, do t'ju ushqej.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t'ju veshi.
O robët e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të
gjitha mëkatet, prandaj, kërkoni nga Unë falje, do t'ju fali.
O robët e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo, me çka Mua dëm do
të Më shkaktonit që të Më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek
ajo që Mua dobi do të Më sjellë, që të Më kontribuonit.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e
njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e
njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ngriteshi (qëndroni) në një vend dhe dëshirat
dhe lutjet Mua të m'i drejtoni, dhe Unë t'i përgjigjesha lutjes së
çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që kam Unë as aq sa që e mungon
gjilpëra kur ngulitet në det.
O robët e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të
ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë juve do t'ju
shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush
gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetveten."

(Muslimi)
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:57:52

HADITH 25

Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, gjithashtu,
transmetohet: "Disa shokë të Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, i thanë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: 'O
Resulull-llah, pasanikët na tejkaluan dhe mblodhën të gjitha
shpërblimet; falen sikur falemi ne, agjërojnë sikur që agjërojmë ne dhe
ndajnë sadakë nga pasuria më e vlefshme e tyre.' Resulull-llahu tha:

'A nuk ua ka mundësuar All-llahu xhel-le
shanuhu edhe juve që sadakë të ndani? Vërtet në çdo tesbih
(subhanall-llah) ka sadakë; në çdo tekbir (All-llahu ekber) ka sadakë;
në çdo tahmid (el-hamdu lil-lah) ka sadakë; në çdo tahlil (la ilahe
il-lall-llah) ka sadakë; edhe në urdhërimin e të mirës ka sadakë; edhe
në ndalimin e të keqes ka sadakë; dhe në të kënaqurit e epsheve (në
hallall) ka sadakë.' Ata thanë: 'O i Dërguari i Zotit, a thua edhe kur
ndonjëri prej nesh i kënaq epshet e veta edhe për këtë ka shpërblim?'
Resulull-llahu tha: 'Ç'mendoni, sikur epshin e vet ta kënaqë në mënyrë
të ndaluar, a nuk do ta meritonte mëkatin (dënimin)? Gjithashtu, kur ta
kënaqë në mënyrë të lejuar do të ketë shpërblimin'."

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:58:23

HADITH 26

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Në çdo nyje të njeriut ka sadakë çdo ditë në
të cilën lind dielli; të pajtosh dy vetë është sadakë, të ndihmosh
njeriun të hypë në kafshën e tij që ta bartë ose ta ngritë në të
furnizimin (barrën) e tij është sadakë. Fjala e mirë është sadakë. Çdo
hap që shpie kah namazi është sadakë. Ta shtëmëngë nga rruga pengesën
është sadakë'."

(Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 21:59:24

HADITH 27

Nga en-Nevvas ibn Sem'ani, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse
e keqe (mëkat) është çka mbillet (përforcohet) në veten tënde, kurse
nuk dëshiron që këtë ta dijnë njerëzit."
(Muslimi)

Kurse nga Vabisete ibn Ma'bedi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"'Më ke ardhur të pyesish se ç'është mirësia?'
Thashë: 'Po!' (Resulull-llahu) tha: "Pyete zemrën tënde! Mirësia është
ajo me çka të është i kënaqur shpirti dhe me çka të është e kënaqur
zemra. Ndërsa mëkat është ajo që mbillet te njeriu dhe hamendet në
krahëror, qoftë këta njerëz edhe ndryshe të thonë dhe përgjigjen'."

(Hadithi hasen, e kemi transmetuar nga musnedët e
dy imamëve: Ahmed ibn Hanbelit dhe Darimiut, me vargun e transmetuesve
të besuar/bi isnaid hasenin)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:00:06

HADITH 28

Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Na ka këshilluar Resulull-llahu,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me një vaz (këshillë) nga i cili
zemrat na janë ndritur dhe sytë na janë përlotur dhe i thamë: 'O
Resulull-llah, sikur ky është vazi ynë lamtumirës, prandaj na porositë.'
Tha: 'U porosisë juve devotshmërinë ndaj All-llahut të Madhëruar,
dëgjueshmërinë dhe nënshtrueshmërinë ndaj sunduesit edhe sikur ai të
ishte rob. Vërtet, kush jeton nga ju do të sheh shumë kundërthënie. Ju e
keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të përudhur drejtë.
Mirë mbanu për këto dhe ruanu nga risitë (bid'atet) në fe, sepse çdo
bid'at është lajthitje'."

(Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë: ky është hadith hasen sahih)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:01:42

HADITH 29

Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"'O Resulull-llah, më trego një punë që do të
më shpie në xhennet, kurse do të më largoj nga zjarri.' Ai tha: 'Ke
pyetur për një çështje të madhe, kurse ajo është e lehtë për atë kujt
All-llahu ia lehtëson: Adhuroje All-llahun dhe mos i shoqëro asgjë,
kryeje namazin, ndaje zekatin, agjëroje ramazanin, vizitoje Ka'ben.'
Pastaj tha: 'A dëshiron të të udhëzoj në dyert e dobisë: agjërimi është
mburojë, sadaka i anulon mëkatet sikur që uji e fik zjarrin dhe namazi i
njeriut në thellësi të natës.' Pastaj lexoi: 'Ata ngriten nga
shtretërit' dhe lexoi deri sa nuk arriti deri te fjala 'ja'melune'
(es-Sexhde, 16-17), pastaj tha: 'A dëshiron të ta tregoj kreun e
çështjes, shtyllën e saj dhe kulminacionin e saj?' U përgjigja:
'Gjithqysh o Resulull-llah!' Në këtë ai tha: 'Kreu i çështjes është
islami, shtylla e tij është namazi, kurse kulminacioni i tij është
xhihadi.' Pastaj tha: 'A dëshiron të të tregoj mbi thelbin e gjithë
kësaj?' Thashë: 'Gjithqysh o Resulull-llah!', kurse ai e kapi gjuhën e
tij dhe tha: 'Ruaje këtë.' I thashë: 'O Pejgamberi i Zotit, a thua edhe
për këtë përgjegjës do të jemi?' Ai tha: 'Të pastë nëna (Zoti të dhashtë
jetë) o Muadh! A thua diç tjetër i hedh njerëzit në zjarr përveç
gjuhëve (thënieve) të tyre të këqia'."

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:03:06

HADITH 30


Nga Ebu Tha'leb el-Hushejnij Xhurthum ibn
Nashiri, radijall-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Me të vërtetë All-llahu i madhëruar i ka bërë
obligim fardet, dhe mos i lini pas dore. E ka vendosur kufirin dhe mos e
kaloni, i ka ndaluar disa gjëra dhe mos i theni. Kurse i ka heshtur
disa gjëra nga mëshira ndaj jush, e jo nga harresa dhe mos diskutoni për
to."

(Hadith hasen, Darekutni e të tjerë)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:04:07

HADITH 31

Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa'd Es-Sa'idij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Erdhi një njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, dhe tha: 'O Resulull-llah, më përudhë në atë punë, që
nëse e punoj do të më dojë All-llahu dhe do të më duan njerëzit.' Ai
tha: 'Mos e lakmo (bënu zahid në) këtë botë, do të të dojë All-llahu,
kurse mos lakmo në atë që është te njerëzit - do të të duan njerëzit'."

(Ibn Maxheh dhe të tjerët me senede të besueshme)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:05:01

HADITH 32

Nga Ebu Seid Sa'd ibn Malik ibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu,
transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka
thënë:
"Nuk ka dëm as të dëmtuar
(reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i shkaktohet dëm, as dëmi i
shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë").

(Hadithi hasen, transmetojnë Ibn Maxheh dhe
Derekutnij dhe musnedet tjera; këtë hadith e transmeton edhe Maliku në
El-Muwata si hadith mursel nga Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e
ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s., duke e lëshuar Ebu Seidin, kurse
ky ka pasur zinxhir të transmetuesve i cili është më i fuqishëm se të
tjerët).


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:06:00

HADITH 33

Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Sikur
njerëzve t'u jipej ajo që e kërkojnë, do të kishte asosh, të cilët do
të kërkonin pasurinë dhe jetën e të tjerëve. Mirëpo, ai i cili pohon, ai
është i obliguar të shtrojë dëshmi, kurse ai që mohon - betimin."

(Hadith hasen; transmetojnë Bejhekiu dhe disa të tjerë në përmbledhjet e tyre)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:07:09

HADITH 34

Nga Ebu Seid el-Hudriu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka
thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem, duke thënë:
'Kush nga ju sheh një të keqe - le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk
mundet këtë ta bëjë - atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta
bëjë - atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët'."
(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:08:32

HADITH 35

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
'Mos
ia keni xhelozinë njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u
urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin
në shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezër. Muslimani është vëlla
i muslimanit, nuk i bënë dhunë atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gënjen,
nuk e nënçmon'. 'Takvallëku është këtu', dhe tregoi në krahërorin e tij
tri herë. 'Për një njeri është e keqe e mjeftueshme që ta nënçmojë
vëllaun musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram:
gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij'."

(Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:09:40

HADITH 36

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Kush
ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote, All-llahu nga
ai do ta largojë një brengë nga brengat e ditës së Gjykimit. Kush ia
lehtëson atij i cili është në vështirësi, All-llahu atij do t'ia
lehtësojë në këtë dhe në botën tjetër. Kush ia mbulon (një të metë)
muslimanit, All-llahu atij do t'ia mbulojë në këtë dhe në botën tjetër.
All-llahu do t'i ndihmojë robit, deri sa ai t'i ndihmojë vëllaut të vet.
Kush ndjek rrugën që në të të kërkojë dituri, All-llahu do t'ia
lehtësojë atij rrugën deri në xhennet. Asnjëherë nuk do të tubohen në
një shtëpi të Zotit një grup njerëzish që të lexojnë Kur'an dhe që ta
studiojnë atë, e që mbi ta të mos zbretë qetësia dhe t'i mbulojë
mëshira, t'i rrethojnë engjujt, dhe që All-llahu mos t'i përmend ndër të
zgjedhurit e Tij. Kënd e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta gradojë
prejardhja e tij."

(Me këto fjalë e transmetoi Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:10:27

HADITH 37

Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se
Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar
nga Krijuesi i tij i madhëruar, i cili ka thënë:
"Me
të vërtetë All-llahu i ka shkruar veprat e mira dhe veprat e këqia.
Pastaj këtë e ka sqaruar: 'Kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë, por
nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaj si vepër të mirë të plotë.
Por, kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë dhe këtë e bënë, All-llahu
do t'ia shkruaj dhjetë vepra të mira, deri në shtatëqind shpërblime dhe
më shumë. Kush dëshiron të veprojë një vepër të keqe, dhe nuk e vepron,
All-llahu tek ai do ta shkruajë si vepër të mirë të plotë, por nëse
dëshiron dhe e bënë, All-llahu do t'ia shkruaj si një vepër të keqe'."

(Me këto shkronja në Sahihët e tyre e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:11:11

HADITH 38

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Me të vërtetë All-llahu i madhëruar ka thënë:
'Kushdo të tregojë armiqësi ndaj mikut (veliut) Tim, Unë do t'i shpall
luftë. Me asgjë robi Im nuk mund të Më afrohet, pos me atë me çka Unë e
kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im mua më afrohet me vepra fakultative
(nafile) deri sa nuk e simpatizojë (dua). E kur e dua, dashuria e tij
ndaj Meje mbizotëron, dhe të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është
vetëm për Mua; të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua;
dora e tij me të cilën kapë, punon vetëm për Mua; këmba e tij me të
cilën ec, ec vetëm për Mua. I këtilli nëse më kërkon diç, do t'ia jap, e
nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë'."

(Buhariu)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:12:13

HADITH 39

Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Me
të vërtetë All-llahu ummetit tim i falë ato që bëhen duke gabuar pa
qëllim, ato që bëhen nga harresa dhe ato që bëhen nën presion (nga të
detyruarit)."
(Hadithi hasen, e transmetojnë Ibnu Maxheh, Bejhekiu dhe të tjerët)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:13:19

HADITH 40

Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë:
"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më kapi për krahu dhe
tha:
'Jeto në këtë botë si i huaj ose si udhëtar'."
Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte:
"Kur të ngrysesh, mos e pritë mëngjesin, por kur të zgjohesh, mos e
pritë mbrëmjen. Gjatë kohës së shëndetit përgatitu për sëmundje dhe
gjatë jetës (përgatitu) për vdekjen tënde!"

(Buhariu)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:14:03

HADITH 41


Nga Ebu Muhammed Abdullah ibn Amr el-Asi, radijall-llahu anhuma,
transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, ka thënë:
'Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë, deri sa epshet e tij nuk e ndjekin atë çka e kam sjellë unë'."

(Hadithi hasen sahih, e kemi transmetuar nga libri "El-Huxhxheh" me sened korrekt)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!
avatar
الحلاجي محمد
Servo di Allah

Sesso : ذكر

Numero di messaggi : 6836

حديث رد: DYZET HADITHE

مُساهمة من طرف الحلاجي محمد في الثلاثاء 11 أكتوبر - 22:15:30

HADITH 42

Nga Enesi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka
thënë: "E kam dëgjuar Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,
duke thënë:

'All-llahu i madhëruar ka thënë: 'O biri i
Ademit, deri sa të thirresh (mbështetesh) në Mua dhe të kërkosh ndihmë
nga Unë, do të falë çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e
tua deri te vrënësirat në qiell dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal
ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkate të mëdha gati sikur
toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më përshkruar asgjë, do ta falë po
aq të madhe'."

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)


___________مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ___________

Chi crede in Allah e nell'Ultimo Giorno dica bene (del prossimo) o taccia





Benvenuti !a http://cipu.rigala.net!

    الوقت/التاريخ الآن هو الخميس 13 ديسمبر - 10:59:38