Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Fatiha +  Bekare Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


3 مشترك

    Fatiha + Bekare

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Quran Fatiha + Bekare

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 16 نوفمبر - 17:50:09

    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    1Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
    2Falënderimi i takon All-llahut , Zotit të botërave !
    3Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
    4Sunduesit të ditës së Gjykimit!
    5Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!
    6Udhëzona në rrugën e drejtë!
    7Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar , dhe

    që kanë humbur


    عدل سابقا من قبل الحلاجي محمد في الأربعاء 16 نوفمبر - 18:06:53 عدل 1 مرات
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Quran Bekare

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 16 نوفمبر - 17:52:02

    Bekare


    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    1Elif, Lam, Mim.
    2Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu).
    3Të cilët e besojnë të fshehtën , e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin .
    4Dhe ata të cilët e besojnë atë
    që t’u shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për
    ahiretin (botën tjetër) janë të bindur.
    5Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit.
    6E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
    7All-llahu vëndoi vulë në zemrat e tyre dhe vëshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh.
    8Ka prej njerëzve që thonë: “Ne i besojmë All-llahut dhe jetës tjetër (ahiretit)”, por ata nuk janë besimtarë.
    9(Përpiqen ta) mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!
    10Në zemrat e tyre ka sëmundje, pra All-llahu ua shton sëmundjen, dhe pësojnë dënim të dhembshëm për shkak se përgënjenin .
    11E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!”
    12A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë!
    13Dhe kur atyre u thuhet:
    Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë: “A të besojmë ashtu siç
    besuan mendjelehtit?” A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e
    dinë.
    14E kur i takojnë ata që besuan
    thonë: “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajt e vet u thonë: “Ne jemi
    me ju, ne vetëm jemi tallur”.
    15All-llahu tallet me ta, dhe ua shton të këqiat duke i lënë të bredhin.
    16Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin, pra nuk pati fitim tregëtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar.
    17Shembulli i tyre është si
    shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth
    tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk
    shohin.
    18(Janë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kthehen (nga rruga e shtrembër).
    19Ose (Shembulli i tyre është)
    si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me
    vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në
    veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk
    mund t’i shpëtojë askush).
    20Vetëtima gati ua merrë të
    pamurit dhe, saherë që ajo u bënë dritë atyre, ata ecin në te, e kur u
    errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t’ua merrte të
    dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e
    vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo gjë.
    21U ju njerëz, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
    22Ai, i cili për ju bëri tokën
    shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të
    cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i
    përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka
    shokë).
    23E në qoftë se jeni në dyshim
    në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillnie ju një
    kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët
    tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqert (në thëniet tuaja
    se Kur’ani nuk është prej Zotit).
    24E mos e paçit bërë (deri më
    tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmën), atëherë ruajuni
    zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgaditur
    për mosbesimtarët.
    25E, përgëzoi ata që besuan dhe
    bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhennete në të cilët rrjedhin
    lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky
    është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i
    ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata
    bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
    26All-llahu nuk ngurron që të
    marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo.
    Sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se është e vërtetë nga Zoti i
    tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: “Ç’deshi All-llahu me këtë
    shembull?” Ai me të lajthitë shumë, dhe udhëzon me të shumë (në rrugën e
    drejtë), por nuk lajthitë me të (tjetërkë), pos fasikët (mëkatarët e
    mëdhenj).
    27Ata që e thyejnë besën e
    dhënë All-llahut pasiqë është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu
    ka urdhëruar të jetë e kapur (sa i takon fesë së All-llahut,
    monoteizmit Islam, dhe të praktikohen ligjet e saj në tokë dhe
    gjithashtu sa i takon të mbajturit e lidhjeve të mira me farefisin dhe
    miqësinë ) e edhe bëjnë shkatërrimie në tokë, të tillët janë ata të
    dështuarit.
    28Si e mohoni All-llahun, e
    dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e
    pastaj ju ringjall, e mandej te Ai do të ktheheni?
    29Ai (All-llahu) është që për
    juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi
    qiellit dhe i bëri ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo
    gjë.
    30(Përkujto Muhammed) Kur Zoti
    yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”!
    Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh
    gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të
    adhurojmë”! Ai tha: “Unë di atë që ju nuk dini”!
    31E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit
    të gjithë emrat (e sendeve) , pastaj ata ua prezentoi engjëjve dhe u
    tha: “Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të
    drejt (çka mendoni)?”
    32(Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne kemi dije tjetër përveç atë që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!”
    33(Zoti) Tha: “O Adem, njoftoj
    ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për
    emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk u kam thënë juve se Unë, më së miri e
    di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e
    publikoni dhe atë që e mbani fshehtë. ”
    34E kur u thamë engjëjve:
    përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me
    përjashtim të iblisit (djallit). Ai rrefuzoi dhe u mbajtë në të madh dhe
    u bë pabesimtar.
    35Ne i thamë: “O Adem, ti dhe
    bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij
    kah të doni, po mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zulumqarë (të
    vetvetes suaj). ”
    36Po djalli i bëri që ata të dy
    të mashtrohen në atë (pemë ose Xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e
    mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i
    njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”.
    37E Ademi prej Zotit të vet
    pranoi disa fjalë (lutje) , prandaj Ai ia fali (gabimin), s’ka dyshim se
    Ai është Mëshiruesi, Pendimpranuesi.
    38Ne u thamë: “Dilni prej
    atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t’u arrijë udhëzim prej Meje, e
    kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të
    brengosen”.
    39E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
    40O bijtë e israilit, kujtoni
    (jini mirnjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe
    zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua. Unë zbatoj atë që u premtova dhe
    të më keni frikë vetëm Mua.
    41Dhe besonie atë, që e shpalla
    (Kur’anin), e që vërteton atë e keni ju e mos u bëni mohues të parë të
    tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur’anin) me një vlerë të paktë,
    por vetëm Mua të ma keni dronë.
    42E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin .
    43Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku’ ) me ata që përulen.
    44A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
    45Kërkoni ndihmë (në të gjitha
    çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe (e
    vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
    46Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij.
    47O bijtë e israilit,
    përkujtone dhuntinë, Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të
    parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).
    48Dhe ruajuni një ditë kur
    askush askujt nuk do të mund t’i kryej asgjë, kur nuk pranohet për te
    (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e
    as që do të ndihmohen ata (fajtorët).
    49Përkujtoni edhe kur ju
    shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të
    idhët, duke ua therrur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në
    këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.
    50Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj).
    51E kur i premtuam Musait (t’ia
    japim Tevratin) dyzet netë, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e
    adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).
    52Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falenderoni.
    53Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë.
    54Dhe kur Musai popullit të vet
    i tha: “O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i
    bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbytne
    vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi
    pendimin tuaj, Ai është mëshirues, ndaj pranoi shumë pendimin.
    55Dhe kur i thatë: “O Musa, ne
    nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u
    rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
    56Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm.
    57Dhe Ne bëmë që retë t’u bëjnë
    juve hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël -Manna ) dhe me shkurtëza
    (Salwa). (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë
    mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata dëmtuan
    vetveten.
    58E kur ju thamë: “Hyni në këtë
    fshat (vendbanim), dhe hani në te lirisht ku të dëshironi, e hyni në
    derën (e fshatit) përulur dhe thuani: “Hittatun” - ndjesë, Ne ua falim
    mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.
    59E ata që ishin mizorë atë që u
    ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata
    kundërshtuan, lëshuam nga qielli Rizjan (lloj dënimi) kundër atyre që
    ishin mizorë.
    60Dhe (përkujtoni) kur Musai
    kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin
    tënd”, atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte
    vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e
    All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.
    61Madje kur ju thatë: “O Musa,
    ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra
    Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të
    saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerze (groshë) dhe prej qepëve
    të saj”! (Musai) Tha: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është
    me e thjeshtë”? Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që
    kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes
    shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin
    argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe
    për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijt në të keqe.
    62Vërtet, ata që besuan, ata që
    ishin jehudi, krishterët sabejët , kush besoi prej tyre (sinqerisht)
    All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë
    shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të
    pikëllohen.
    63(Përkujtoni) Kur Ne patëm
    marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë):
    veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që
    është në te, ashtuqë të ruheni.
    64E pas asaj (besës) ju më vonë
    ia kthyet shpinën e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut
    ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
    65Ju tanimë e keni të njohur
    çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhërin) në të
    shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
    66Atë (shndërrimin e tyre) e
    bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të
    pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
    67(Përkutjoni) Edhe kur Musai
    popullit të vet i tha: “All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata
    thanë: “A bën tallje me ne?” Ai tha: “All-llahut i mbështetem të më ruaj
    e të mos bëhem nga injorantët!”
    68Ata thanë: “Lute Zotin tënd
    për ne të na sqarojë çfarë është ajo? Ai tha: “Ai thotë se ajo është një
    lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni
    pra atë që urdhëroheni!”
    69Ata thanë: “Lute Zotin tënd
    për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj? A tha: “Ai thotë se
    ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë
    shikuesit”.
    70Ata thanë: “Lute Zotin tëndë
    për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë
    bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë të vërtetën në dashtë All-llahu!
    71Ai tha: “Ai thotë se ajo
    është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është
    pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)!” Ata thanë: “E tash
    na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer
    punën.
    72(Përkujtoni) Kur e patët
    mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është
    zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
    73E ne u thamë: “Mëshoni atij
    (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur)!” Ja, kështu
    All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që
    të kuptoni.
    74Edhe pas (fakteve të qarta)
    zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse
    ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që
    çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj
    Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i
    pakujdeshëm ndaj asaj që veproni ju.
    75A shpresoni se do t’u besojnë
    ata juve (jehudët), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e
    All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm
    (ç’bënin) i ndryshuan ato.
    76E kur takonin ata që kishin
    besuar (muslimanët) thonin: “Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes
    veti thonin: “A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu
    ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit a. s. ) që ata para Zotit
    tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar.
    77A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?
    78E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.
    79Është shkatërrim për ata që
    me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga
    All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është
    shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i
    madh për ta ajo çka fitojnë.
    80Ata edhe thanë: “Neve nuk do
    të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!” Thuaj: “A mos keni
    marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e
    vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?
    81Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
    82E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë.
    83(përkujtoni) Kur Ne morëm
    zotimin e bijve të Israilit; mos adhuroni tjetërkë, përveç All-llahun,
    të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj
    miskinëve (të varfërve) dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; faleni
    namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një
    pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.
    84Dhe kur morëm zotimin tuaj që
    të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni vetën tuaj nga vendi juaj, e
    ju e pranuat, ndaj dëshmonie.
    85Pastaj qe, ju jeni ata që
    mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke
    bashkëpunuar kundër tyre si është mëkatë e padrejtë, e nëse ata bien te
    ju në robëri, ju jepni konpensim për (t’i liruar) ata, e dëbimi i tyre
    nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e
    tjetrën e mohoni? Ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej
    jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në ditën e gjykimit ata
    hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj
    asaj që veproni ju.
    86Të tillë janë ata, që e
    vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do tu
    lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata.
    87Ne i patëm dhënë Musait
    librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të
    Merjemës i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin)
    shpirtin e shenjtë. E saherë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u
    pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat
    e disa i mbytët?
    88E (jehuditë e kohës së
    Muhammedit) thonë: “Zemrat tona janë në këllëf!” Jo, por për shkak të
    mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë
    (ose: pak send besojnë).
    89E kur u erdhi atyre prej
    All-llahut libri (Kur’ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë,
    e që para se t’u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e
    mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i
    Allahut qoftë kundër mosbesimtarëve!
    90E shëmtuar është ajo për çka
    ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga
    zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij t’i shpallë atij që
    dëshiron nga robët e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi
    gazep). Mosbesmtarët kanë dënim që i poshtërson.
    91Dhe kur atyre u thuhet:
    “Besoni atë që e shpalli All-llahu”, ata thonë: “Ne besojmë atë që na u
    shpall neve”, kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i
    atij, që e kanë ata dhe është i vërtet. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, pse
    i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut?”
    92Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju e adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.
    93(Përkujtoni) Kur morëm
    premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u
    dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: “Dëgjuam (me
    vesh) e kundërshtuam”. E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj
    viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: “Nëse jeni
    besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq”.
    94Thuaj: “Nëse bota tjetër
    (Xhenneti) te All-llahu është vetëm për ju, edhe për njerëzit e tjerë,
    nëse jeni të sinqert, kërkone vdekjen (e shkoni më shpejtë).
    95E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurr nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
    96Është e sigurtë se njerëzit
    më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe
    më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë
    vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtoj atë
    prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.
    97Thuaj: Kush është armik i
    Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhërin e All-llahut e
    zbriti Kur’anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më
    parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët.
    98Kush është armik i
    All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i
    Mikailit (ai është mosbesimtarë), All-llahu është pa dyshim armik i
    mosbesimtarëve.
    99Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
    100(nuk besojnë argumentet
    tona se) Saherë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e
    hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Quran رد: Fatiha + Bekare

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 16 نوفمبر - 17:53:22

    101E kur u erdhi atyre ndonjë i
    dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej
    tyre të cilëve iu ishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e
    All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).
    102(E hodhën librin e Zotit) E
    ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por
    Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin
    njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve,
    Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se
    t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!” E, mësonin
    (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas
    së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm
    dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata
    (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë),
    ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta
    dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
    103E sikur të kishin besuar
    ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi
    prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
    104O ju që keni besuar, mos thuani: Raina - po thuani: Undhurna dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhëmbshëm.
    105As ata, ithtarët e librit
    që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë
    nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që
    dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
    106Ne nuk abrogojmë
    (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të
    mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke
    ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
    107A nuk e ke ditur se vetëm
    All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk
    keni as mbrojtës as ndihmëtar.
    108A doni të pyetni të
    dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me
    mosbesimin, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
    109Shumë ithtarë të librit
    (jehudi, krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga
    vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t’iu kthejnë
    në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta
    sjellë urdhërin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
    110Kryeni faljen (namazin) dhe
    jepne Zeqatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e
    gjeni te All-llahu. S’ka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
    111Ata edhe thanë: “Kurrsesi
    nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i
    krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj
    (çka thoni) po qe se jeni të drejtë?
    112Nuk është ashtu (si thonë
    ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka
    shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse
    të mërziten.
    113Jehuditë thanë se të
    krishterët nuk kanë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fe të vërtetë).
    Edhe të krishterët thanë se jehudit nuk janë të mbështetur në asgjë, e
    duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e
    tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në
    ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon
    ndërmjet tyre.
    114E kush mundet të jetë më
    mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij
    (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe
    nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë rrespektues (të tyre e
    jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të
    madh.
    115Të All-llahut janë edhe
    (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është
    anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i
    dijshëm.
    116Ata (ithtarët e librit)
    thanë: “All-llahu ka fëmijë” I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij
    është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
    117Ai është shpikës i qiejve e
    i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai
    vetëm i thotë: “Bëhu!” në atë moment bëhet.
    118E ata që nuk dinë
    (kurejshitët politeistë) thanë: “Përse të mos na flasë neve All-llahu,
    ose të na vijë ndonjë argument!” po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të
    njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë
    zemrat e tyre. Ne tanimë sqaruam argumentet për një popull që dëshiron
    të bindet.
    119Ne të dërguam ty (o
    Muhammed a. s.) me të Vërtetën (Islamin), përgëzues dhe nedhir
    (vërejtës, qortues, paralajmërues), e ti nuk je përgjegjës për banuesit
    e Xhehennemit.
    120As jehuditë, e as
    krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e
    tyre. Thuaju: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse
    pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka
    kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu.
    121Atyre, të cilëve u dhamë
    librin dhe të cilët e lexojnë drejtë ashtu si është, ata e besojnë atë
    (Kur’anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në
    dynja e në ahiret).
    122O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit tjerë (të asaj kohe).
    123Dhe ruajuni një ditë kur
    askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet
    prej askujt kompensim, nuk do t’i bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim
    dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
    124Përkujto (O i dërguar) kur
    Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e
    Ai tha: “Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit!” Ai tha: “(bën o
    Zot) Edhe nga pasardhësit e mi!” (Zoti) Tha: “Mirësinë Time nuk mund ta
    gëzojnë mizorët!”
    125Dhe kur shtëpinë (Qaben) e
    bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi
    Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju
    të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty
    dhe për ata që falen aty.
    126Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti
    im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun
    dhe jetën tjetër, furnizoj me lloje të frutave!” Ai (All-llahu) tha:
    “(e furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t’ia mundësoj shfrytëzimin e
    frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyej në dënimin e
    zjarrit, e sa përundim i shëmtuar është ai.
    127Edhe kur Ibrahimi dhe
    Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes luteshin): “Zoti ynë,
    pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!”
    128Zoti ynë, bëna neve dyve
    besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të
    bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna
    neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!”
    129Zoti ynë, dërgo ndër ta,
    nga gjiu i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë
    atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastroj (prej ndytësisë së idhujtarisë)
    ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
    130E kush largohet prej fesë
    së Ibrahimit përveç atij që poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur
    në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
    131Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorëzohu”! Ai tha: “Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë”!
    132E Ibrahimi i porositi bijtë
    e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u thanë) “O bijtë e mi, All-llahu
    ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke
    qenë muslimanë!”
    133A ishit ju (ithtarë të
    librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha:
    “Çka do të adhuroni pas meje”? Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin (Ilah )
    tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Një të
    Vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar!”
    134Ai ishte një popull që
    kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj
    ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
    135Ata (ithtarët e librit)
    thanë: “Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë”! Thuaj:
    “jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga
    idhujtarët.
    136Ju (besimtarë) thuani: “Ne i
    besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit,
    Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të
    ndarë në dymbedhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë
    që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në
    asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
    137Në qoftë se ata besuan
    ashtu siç besuat ju ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse
    refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed)
    kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
    138(kjo fe jona është) Njgyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu? Ne vetëm atë e adhurojmë.
    139Thuaj: “A doni të grindeni
    me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi
    vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne
    jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij.
    140A pretendoni se Ibrahimi,
    Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të
    krishterë? Thuaj: “A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më
    mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë veti dhe e fshehë.
    All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja”.
    141Ai ishte një popull që
    shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat,
    prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
    142Disa mendjelehtë nga
    njerëzit do të thonë: “Çka i ktheu ata (muslimanët) prej kiblës
    (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: “Të All-llahut janë
    lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do”.
    143Disa ashtu (sikur u
    udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të
    zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve
    , dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila
    ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që
    shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë
    vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi.
    All-llahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu
    është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.
    144Ne shumë herë po shohim
    kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në
    drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së
    xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni
    kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurisht se
    kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t’i
    fshihet ajo që veprojnë ata.
    145Po edhe sikur t’u sillshe
    çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen
    tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta
    pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se
    ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.
    146Atyre që u kemi dhënë
    librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një
    grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
    147E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bë nga ata që dyshojnë.
    148Secili (popull) ka një anë,
    të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni
    All-llahu ka për t’ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo
    send.
    149Kahdo që të shkosh ktheje
    fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti
    yt. All-llahu përcjell gjithçka veproni ju.
    150Dhe kahdo që të dalësh,
    ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të
    gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të
    kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga
    inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre,
    frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që
    të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Quran رد: Fatiha + Bekare

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 16 نوفمبر - 17:59:10

    151(sikurse plotësova mirësinë
    Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë
    ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe
    t’ju mësojë atë që nuk e dinit.
    152Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.
    153O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.
    154E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni.
    155Ne do t’ju sprovojmë me
    ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga
    frytet, por ti përgëzoji durimtarët.
    156Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!”
    157Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit.
    158“Safa” dhe “Merve” janë nga
    shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh
    (Qaben për haxh), ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk
    është mëkat për te t’i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E
    kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se
    All-llahu është shpërblyes i gjithdijshëm.
    159Ata, të cilët fshehin
    argmentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve
    në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që
    mallkojnë.
    160Përveç atyre që pendohen,
    që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve, (të vërtetën), të tillëve
    ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
    161Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
    162Ata përgjithmonë janë aty (në zjarrë), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
    163Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
    164Është fakt se në krijimin e
    qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që
    lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon
    All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe
    përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve
    të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull
    që ka mend ka argumente.
    165E nga njerëzit ka asish që
    në vend të All-llahut besojnë idhujt , që i duan (i madhërojnë) ata,
    sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre
    që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që
    bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden
    se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu
    është ndëshkues i rreptë.
    166Dhe (sikur të shihnin) kur
    do të largohen ata që u prinin atyre që i ndiqnin (paria largohet prej
    atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet
    e tyre.
    167E Ata, të cilët u patën
    shkuar pas do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në dynja) e
    të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh!”
    Kështu All-llahu do t’ju paraqesë veprat që janë dëshprim për ta, e ata
    nuk kanë të dalë prej zjarrit.
    168O ju njerëz, hani nga ajo
    që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të
    djallit se ai është armik i hapët i juaji.
    169Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
    170E kur u thuhet atyre
    (idhujtarëve): “Pranoni atë që All-llahu e shpalli!” Ata thonë: “Jo, ne
    ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!” Edhe sikur
    prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i
    pasonin)?”
    171Shembulli i (i thirrësit
    të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë
    atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk
    kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
    172O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
    173(All-llahu) Ua ndaloi juve
    vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet
    zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga
    këto) duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë,
    është mëshirues.
    174Ata që fshehin nga libri
    atë që shpalli All-llahu dhe për te fitojnë shumë të paktë, ata në
    barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t’u flasë në
    ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajson ata, por për ta pason dënimi i
    rëndë e i padurueshëm.
    175Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
    176Atë (dënim) për shkak se
    All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë
    ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
    177Nuk është tërë e mira (e
    kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e
    vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit,
    engjëjve, librit, lajmëtarëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve,
    bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve,
    dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e
    zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e
    luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të
    devotshmit.
    178O ju që besuat, u është
    bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi
    për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i
    vet atëherë ajo le të përcillët (e atij që e fal) kuptueshëm dhe
    shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mirë. kjo është një
    lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij
    (pajtim), ai ka një dënim të idhët.
    179O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri tjetrit).
    180Kur ndonjërit prej jush i
    është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për
    prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç
    është drejtë. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet
    kryer.
    181Kush bën ndryshimin e tij
    pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që
    ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
    182E kush frikësohet prej
    testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do
    të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtetë
    All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
    183O ju që besuat, agjërimi
    (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që
    ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
    184(jeni të obliguar për) Ditë
    të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e
    nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i
    rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim,
    ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo
    është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i
    mirë për ju.
    185(ato ditë të numëruara
    janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është
    udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të
    vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të
    agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë
    ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e
    nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë)
    Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe
    që të falenderoni.
    186E kur robët e Mi të pyesin
    ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra
    për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të
    më besojnë Mua.
    187Natën e agjërimit u është
    lejuar afrimi të gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje
    për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi
    pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe
    kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pinin derisa qartë të
    dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin
    plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në
    xhamia, mos t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime). Këto janë
    dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë
    mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
    188Dhe mos e hani pasurinë e
    njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me
    ryshfet) te gjyakatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë
    të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
    189Të pyesin ty për hënën e re
    (dhe fazat e saj) Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës prë njerëzi dhe
    për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është
    mirësi kush ruhet (nga të këqiat). Në shtëpia hyni kah dyert e tyre dhe
    kinie frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
    190Dhe luftoni në rrugën e
    All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk
    i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
    191Dhe luftoni ata kudo që t’i
    zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Fitneja
    është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë
    (Mesxhidul-Haram ) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju
    sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj
    pabesimtarëve.
    192Dhe nëse heqin dorë, pra All-llahu është Mëkatfalësi, Mëshiruesi.
    193Vritni ata derisa të
    zhduket fitneja dhe të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë
    se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç
    atyre që janë zullumqarë.
    194Muaji i shenjtë ( i
    sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja
    e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin
    atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se
    All-llahu është me të devotshmit.
    195Dhe jepni për një rrugë të All-llahut e mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
    196E kryenie haxhin dhe umrën
    për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për
    kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat
    tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush
    i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim është:
    agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umrën para
    haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka,
    le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto
    jeni dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë
    familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kinie dro All-llahun dhe dine se
    All-llahu është ndëshkues i rreptë.
    197Haxhi është në muajt e
    caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk
    duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit,
    as nuk duhet shkaktuar grindje. All-llahu di për atë që e punoni nga e
    mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë
    është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.
    198Nuk është mëkat për ju të
    kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur
    të derdheni (hiqeni) prej Arafatit , përmendeni All-llahun në vend të
    shenjtë (Muzdelife) , përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse
    më parë ishit të humbur.
    199Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
    200E kur t’i kryeni detyrat
    tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile
    përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na
    jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Quran رد: Fatiha + Bekare

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 16 نوفمبر - 18:00:40

    201E, ka prej tyre asish që
    thonë: “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën
    tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”
    202Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
    203All-llahun përmendeni në
    ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej
    Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një
    ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i
    përpikët. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dine se ju, te Ai tuboheni.
    204Ka ndonjë nga njerëzit që
    fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (pse në botën tjetër
    gjykon Ai që e di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e
    paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i
    rreptë.
    205E posa të kthehet, ai në
    tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet)
    dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
    206Dhe kur i thuet atij: “Kij
    frikë All-llahun!”, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar
    është ai që i takon atij (Xhehennemi).
    207Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
    208O ju që besuat, hyni në
    islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni
    rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët.
    209E nëse devijoni pasi u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotëfuqishëm, i vetëdijshëm.
    210Ata nuk janë duke pritur
    tjetër, por vetëm t’u vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e
    gjykimit) nën hije të reve, (t’u vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e
    kryer (kush për Xhennet e kush për Xhehennem). Vetëm te All-llahu është
    fundi i të gjitha çështjeve.
    211Pyeti bijtë e Israilit, se
    sa argumente të çarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e
    ndërron të mirën e All-llahut pasi që t’i ka ardhur ajo, s’ka dyshim se
    ndëshkimi i All-llahut është i ashpër. 212. Atyre që nuk besuan, u është
    bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po
    ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep
    (shpërblim) pa masë atij që e do.
    212Atyre që nuk besuan, u
    është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që
    besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu
    i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.
    213Njerëzit ishin një popull
    (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi
    pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me
    fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan vetëm ata që
    kishin libër (ithëtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai
    (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në
    te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet
    tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan te e
    vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vënë në rrugë të
    drejtë atë që dëshiron.
    214Po ju menduat se do të hyni
    në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para
    jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa
    që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të
    jetë ndihma e All-llahut?” Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e
    All-llahut është afër!”
    215Të pyesin se çdo të japin.
    Thuaj: “Atë që jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për
    gurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di.
    216Juve u është bërë obligim
    kitali (xhihadi) , ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një
    send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një
    send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.
    217Të pyesin për luftën në
    muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në te është e madhe (mëkat i madh) , por
    pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e
    shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe
    më të mëdha te All-llahu. E fitneja është edhe më e madhe se mbytja.
    Ata do t’u luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse munden, nga
    feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si
    pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën
    tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë
    përjetshëm.
    218Ata të cilët besuan, ata që
    u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të
    shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
    219Të pyesin ty për verën dhe
    bixhozin . Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to
    (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre.
    Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: “Tepricën!” Kështu ua sqaron
    All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka
    është keq).
    220(të mendoni) Për këtë botë
    dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: “Po t’i
    ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurin e
    tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë
    qëllimkeqin nga qëllimmiri. E sikur të dëshironte All-llahu do t’ju
    rëndojë. All-llahu është më i fuqishëm, më i urti.
    221Mos u martoni me idhujtare
    deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëresh besimtare është më e
    vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u
    martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob
    besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju
    ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në
    Xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu
    që ata të përkujtojnë.
    222Të pyesin ty për
    menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj
    largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për
    marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni
    atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen,
    dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.
    223Gratë tuaja janë
    vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por
    përgatitni për vetën tuaj, dhe kinie frikë All-llahu, e ta dini se fundi
    juaj është te Ai, e besimtarëve jepu myzhde.
    224E mos e bëni All-llahun
    peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të
    mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu
    dëgjon të gjitha dhe i di.
    225All-llahu nuk ju merr në
    përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i
    bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.
    226Ata që betohen se do të
    largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i
    pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga
    betimi), s’ka dyshim All-llahu bën falje dhe mëshiron.
    227E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre).
    228E ato gra që janë
    shkurorëzuar janë të obliguara të presin tri menstruacione. Nëse ato i
    besojnë All-llahut dhe ditës së mbramë, atyre nuk u lejohet të fshehin
    atë që All-llahu krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë
    të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, t’i rikthejnë ato. Edhe
    atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në
    bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu
    është i gjithfuqishëm, i urtië.
    229Lëshimi (pas së cilit mund
    të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme
    (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u
    lejohet t’u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah),
    vetëm nëse që të dy frikësoheni se nuk do të mund t’i ruajnë dispozitat e
    All-llahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do
    të mund t’i ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo
    bën kompensim për shkurorëzim (hule) , për ata të dy nuk ka mëkate. Këto
    janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i
    tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.
    230E në qoftë se ai (burri) e
    lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa
    të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon
    atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t’i zbatojnë
    dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në
    bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një
    populli që kupton.
    231E kur t’i keni lëshuar
    gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet, ose i
    lëni si duhet (të kryejnë fatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e
    të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten.
    Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e
    All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kur’ani dhe dispozitat e
    sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dine se
    All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
    232Dhe kur i lëshoni gratë, e
    ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete
    ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e
    tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën
    tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e
    ju nuk e dini.
    233Nënat, ato që duan ta
    plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet
    dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe
    veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk
    ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij. Asnjë nën nuk bën të
    dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i
    obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe
    pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më heret) e
    gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju baballarët) për fëmijën
    tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë
    të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dine se
    All-llahu sheh çka punoni.
    234E ata që vdesin dhe lënë
    gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta
    kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare)
    për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme më veten e tyre. All-llahu
    hollësisht e di çka veproni.
    235Paraqitja juaj për martesë
    ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose
    mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se
    ju do t’ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kursesi mos u
    premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t’u thoni fjalë të
    lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i
    caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë
    prej Atij, dhe dine se All-llahu shumë falë është i butë.
    236Nuk është mëkat për ju nëse
    i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t’u
    caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë
    pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë
    së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.
    237E nëse i lëshoni ato para
    se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorës),
    atëherë duhet t’u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ju
    falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të
    falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni
    bamirësinë ndërmjet jush. Vërtetë, All-llahu sheh atë që veproni.
    238Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm , dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
    239E nëse këni frikë (nga
    armiku), atëherë fauni duke ecur ose duke kaloruar , por kur të jeni të
    siguruar, përkujtoni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë
    që ju nuk dinit.
    240Ata që vdesin nga mesi i
    juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e
    tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse
    (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të
    lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i
    dituri.
    241Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
    242Kështu, që t’i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
    243A nuk di për ata, të cilët
    nga frika prej vdekjes u larguan prej atëdheut të vet, e të cilët ishin
    me mijëra, e All-llahu atyre u tha: “Vdisni!” (ata vdiqën) Pastaj i
    ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e
    njerëzve nuk janë mirënjohës.
    244Luftoni për hirë të All-llahut, etë dini se All-llahu dëgjon, di.
    245Kush është ai që i huazon
    All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish Atë?
    All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj
    është vetëm te Ai.
    246A nuk ke marrë vesh për
    parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të
    dërguarit të tyre (Shem’unit): “Cakto për neve një sundues e të luftojmë
    në rrugën e All-llahut!” Ai (pejgamberi) tha: “A mund të ndodhë që nëse
    lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni!” ata thanë: “E ç’kemi ne që të
    mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga
    atdheu dhe bijt tanë?” E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej
    tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
    247Pejgamberi i tyre u tha:
    “All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin” Ata thanë: “Si mund të jetë ai
    sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai
    edhe nuk është i pasur? Ai tha: “All-llahu zgjodhi atë sundues tuajin
    dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!” All-llahu ia jep
    sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
    248Lajmëtari i tyre u tha:
    “Shenjë e sundimit të tij është që t’ju sjellë arkën, që e bartin
    engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror - Sekine) nga Zoti juaj
    e, edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe
    Harunit. S’ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për
    ju”.
    249E kur doli (prej qytetit)
    Taluti me ushtrinë, tha: “All-llahu do t’ju sprovojë me një lumë, e ai
    që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk shijon atë, ai është me
    mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht?” Mirëpo, me
    përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi
    ai (taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: “Ne
    sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!” Po ata që ishin
    të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla me
    dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” All-llahu
    është me durimtarët.
    250E kur dualën përballë
    Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: “Zoti ynë! na dhuro durim! na i
    përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
    251Me ndihmën e All-llahut i
    thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit)
    sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin ) dhe e mësoi atë për çdo gjë
    që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej
    disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i
    madh ndaj njerëzimit.
    252Këta janë argumente të All-llahut, po t’i lexojmë ty me saktësi, e s’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
    253Këta (për të cilët të
    rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej
    tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë,
    Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente dhe e përfocuam me shpirtin e
    shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin
    ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën
    zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që
    besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte All-llahu
    ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon çka dëshiron.
    254O ju që keni besuar, para
    se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as
    ndërmjetësi, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë
    mizorë.
    255All-llahu - s’ka zot pos
    Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është
    ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me
    lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë
    nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa
    pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur
    (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe
    “Ajetul-Kursij”)
    256Në fe nuk ka dhunë. Është
    sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët , e i beson
    All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka
    këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
    257All-llahu është mbikëqyrës i
    atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të
    atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin
    në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë
    përgjithmonë.
    258A nuk ke arritur të dijsh
    për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi)
    polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im
    është Ai që jep jetë dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unë jep jetë dhe
    vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti
    atë nga perëndimi?” Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu
    shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
    259Ose (nuk je i njohur) me
    shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e
    tij, e tha: “Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij?” e
    All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj
    e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove (i vdekur)?” Ai tha: “Një ditë, ose
    një pjesë të ditës!” Ai (All-llahu) Tha:”Jo, por ke ndejtur (i vdekur)
    njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e
    shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të
    bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i
    kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij
    tha: “U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send!”
    260“Përkujto kur Ibrahimi tha:
    “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti)
    tha: “A nuk beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të
    ngopet (bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpezë pranë vete (therri e
    copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej
    thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i
    Gjithfuqishmi, i Urti. ”
    261Shembulli i pasurisë së
    atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të
    cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind
    kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron,
    All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.
    262Ata që për hir të
    All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e
    përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet të
    Zoti i tyre, për ta nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
    263Një fjalë e mirë dhe një
    lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e mirë se një lëmoshë që
    përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i Butë.
    264O ju që besuat, mos i
    prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që ia jep
    pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk beson All-llahun dhe
    botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar bmi të
    cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur
    (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan.
    All-llahu nuk udhëzon popullin pabesimtar.
    265E shembulli i atyre që
    pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e
    All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i
    madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i
    bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
    266A dëshiron ndonjëri prej
    jush ndonjë kopsht me hurma e rrush në të cilin rrjedhin lumenj, në të
    cilin ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur
    pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë
    ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu jua sqaron argumentet
    që të mendoni.
    267O ju që besuat, jepni nga
    më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos
    nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta
    pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë
    për ju, ngase është i Madhëruar.
    268Djalli ju frikëson me
    varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje
    (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.
    269Ai ia dhuron hikmetin atij
    që do, e kujt i është dhënë hikmeti, i është dhënë mirësi e shumtë, por
    nuk përkujtohet askush pos të mençurve.
    270All-llahu di për atë që e
    keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për
    mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmës.
    271Nëse lëmoshat i jepni
    haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi,
    ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqiat. All-llahu
    është i njohur hollësisht për veprat e juaja.
    272“Nuk është obligim yti
    (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në
    rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për
    veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e
    çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në
    mënyrë të plotë duke mos ju dëmtuar. ”
    273(Jepni) për të varfërit që
    janë të angazhuat në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të
    gjallërojnë në tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di
    gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e
    tyre (të raskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzisin njerëzit.
    Pra çkado që të jepni nga pasuria, s’ka dyshim se All-llahu e di atë
    mirë.
    274Ata, të cilët pasurinë e
    tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose
    haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka
    as frikë, as pikëllim.
    275Ata që e hanë kamatën nuk
    ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit.
    (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Shitblerja nuk është pos kamatë!” e
    All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa ka ndaluar kamatën. Atij që i ka
    ardhur këshillë (udhëzim ) prej Zotit të tij dhe është ndalur (prej
    kamatës) i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e
    kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të
    mbesin përgjithmonë.
    276All-llahu zhduk kamatën dhe shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
    277S’ka dyshim se ata që
    besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin i pret
    shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as
    brengosje.
    278O ju që besuat, keni frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
    279E në qoftë se nuk e bëni
    këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me
    All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve
    ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk
    dëmtoheni.
    280Po në qoftë se ai
    (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa
    të vijë në një çlirim. E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës është
    shumë më e mirë për ju, nëse dini.
    281Dhe ruajuni ditës kur do të
    ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar,
    dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.
    282O besimtarë, kur merrni hua
    prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga
    gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të
    shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, ndërsa atij
    le t’i diktojë ai që pranon borxhin, le t’i frikësohet All-llahut, Zotit
    të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që
    ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk
    është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i
    tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë
    se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i
    pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre
    gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të
    thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël
    qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu, më e fortë
    për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e
    menjëherëshme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është
    ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E
    ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse
    bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të
    All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të
    jashtzako-nshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.
    283E në qoftë se gjendeni në
    udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose
    kapar) . E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta
    zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le të ketë frikë
    All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë
    është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
    284Të All-llahut janë ç’ka në
    qiell dhe ç’ka në tokë, e për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët
    haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në llogari, e Ai
    ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo
    send.
    285I dërguari i besoi asaj që
    iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi
    All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. “Ne nuk bëjmë
    dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe thanë: “Dëgjuam dhe
    respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria
    (jonë). ”
    286All-llahu nuk ngarkon askë
    përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij
    i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë
    ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove
    ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi
    fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi
    ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
    ANNAMARIA
    ANNAMARIA
    che Allah lo ricompensi
    che Allah lo ricompensi


    Località*الدولة* : United States

    Sesso : انثى

    Numero di messaggi : 89
    Età : 53

    Quran رد: Fatiha + Bekare

    مُساهمة من طرف ANNAMARIA الجمعة 18 نوفمبر - 19:41:37

    Fatiha +  Bekare 49413
    avatar
    Mahmoud alhamammi
    che Allah lo ricompensi
    che Allah lo ricompensi


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 52
    Età : 34

    Quran رد: Fatiha + Bekare

    مُساهمة من طرف Mahmoud alhamammi الجمعة 20 يوليو - 16:42:08

    Fatiha +  Bekare 6910

      الوقت/التاريخ الآن هو الخميس 28 مارس - 12:41:03