Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 21:39:17

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    Sa i përket Njëshmërisë së Allahut, ne themi se Allahu është Një, pa ortak, as në sundim, as në zotërim, e as në emrat dhe cilësitë e Tij.

    Pra, nuk ka asnjë krijues pos Tij dhe asnjë sundues përveç Tij. Nuk ka mbajtës, mjeshtër dhe asnjë që rregullon çështjet e kësaj ekzistence përveç Tij. E veçojmë Allahun e Lavdëruar në veprat e Tij, ashtu siç e veçojmë Atë ne veprat tona.

    Pra e veçojmë Atë në veprat tona të adhurimit (ibadetit) dhe në synimin e vullnetit tonë, sepse nuk ka asnjë që adhurohet me të vërtetë përveç Atij, të Lavdishmit, pra, ne dëshmojmë ashtu siç ka dëshmuar Allahu për Veten e Tij, Melekët dhe ata që u është dhënë dituria, ashtu siç e mirëmban gjithnjë Ai krijesën e Tij me drejtësi. Dëshmojmë që nuk ka asnjë të adhuruar me meritë përveç Atij, EL-Aziz, El-Hakim. E themi këtë duke pohuar çfarë pohojnë këto fjalë të mëdha për veçimin e adhurimit vetëm për Allahun, ashtu edhe ndikimin dhe të drejtat e Tij. Po ashtu, këtë e themi duke mohuar ate që mohon kjo dëshmi për llojet e shirkut dhe partneritetit dhe çdo gjë që qëndron pas kësaj.

    Ne besojmë se arsyeja për të cilën Allahu krijoi krijesat është që të adhurohet vetëm Ai, ashtu si thotë i Madhërishmi:

    Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë(EDH-DHARIJAT, 24:56)

    Dhe ne thërrasim të veçohet Ai, i Lartësuari, në të gjitha llojet e ibadetit, siç janë: përkulja, betimi, tavafi, sakrifica, kurbani, lutja, ligjvënia dhe të tjera.

    “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam I pari që i nënshtrohem Atij”. (El-EN’AM, 6: 162-163)

    Urdhëri i Zotit të Madhërishëm përfshinë urdhërin universal dhe atë ligjvënës. Prandaj ashtu siç është Ai, i Madhërishmi, i vetëm në hyjninë e Tij, ashtu është i Vetëm në rregullimin e çështjeve të universit dhe i Vetmi që gjykon si të dojë Ai sipas Urtësisë së Tij. Pra, e veçojmë Atë, të Madhërishmin, në sundimin e Tij ligjor. Nuk i shoqërojmë asnjë në sundimin Tij dhe në adhurimin drejtuar Atij.

    “…Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti I botëve!(El-A’raf 7: 54)

    Prandaj, hallall është ajo që Allahu e ka bërë hallall, dhe haram është ajo që Ai e ka bërë haram.

    “…Vendimi i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. (JUSUF 12:40)

    Do të thotë, në të vërtetë nuk ka asnjë sundues përveç Tij, të Madhërishmit dhe më të Lartësuarit. Ne shfaqim armiqësi dhe mohim, si dhe heqim dorë e nuk besojmë asnjë ligjvënës krahas Tij, nuk kërkojmë asnjë zot përveç Atij, të Madhërishmit, nuk marrim askënd si mbrojtës përveç të Madhërishmit dhe nuk kërkojmë asnjë fe tjetër përveç Islamit. Kushdo që pranon gjykatës dhe ligjvënës pranë Atij, të Madhërishmit, duke e pasuar ate dhe duke bashkëpunuar me të në ligjvënien në të cilën ai është në kundërshtim me ligjvënien e Allahut, atëherë ai i ka bërë Allahut ortak dhe ka kërkuar fe tjetër pos Islamit.

    I Lartësuari thotë:

    “...Në të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që t’ju kundërshtojnë ju. E nëse ju u bindeni atyre, me siguri që edhe ju do të ishit idhujtarë.(El-EN’AM 6: 121)

    Dhe i Madhërishmi thotë:

    Ata i konsideruan "ahbarët" (rabinët) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre për zota pos Allahut...” (ET-TEUBE 9: 31)

    Shejh Ebu Muhammed el-Makdisi, Allahu e ruajt.

    Përktheu: Teuhid.NET

      الوقت/التاريخ الآن هو الأحد 19 مايو - 14:51:06