Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Imani në të shikuarit e All-llahut Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Imani në të shikuarit e All-llahut

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Imani në të shikuarit e All-llahut Empty Imani në të shikuarit e All-llahut

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 22:01:37

    Imani në të shikuarit e All-llahut

    Ne besojmë se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre Ditën e Gjykimit edhe në Xhennet, ashtu siç thotë i Lartësuari: Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë. dhe Zotin e tyre do të shohin. (EL-KIJAME 75: 22-23)

    ...dhe siç përcillet nga një numër i madh rrugësh të transmetimit nga i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, që na bëjnë të ditur se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në Ditën e Gjykimit, pikërisht ashtu siç e shohim hënën në një natë të kthjellët duke mos u grumbulluar dhe shtyrë njëri-tjetrin për ta parë ate.

    Ne nuk i bëjmë përngjasim Zotin tonë me ndonjë nga krijesat e Tij. Ngjashmëria në këtë Hadith është thjeshtë ngjashmëri e shikimit me të shikuarit në aspekt të qartësisë dhe mos grumbullimit të njerëzve. Nuk është ngjashmëri e asaj që shihet me ate që shihet. Kushdo që privohet nga kuptimi i thellë dhe imani në këtë çështje, atëherë është e mundur që atij t’i ndalohet ky shpërblim në Ditën e Ringjalljes. Dhe lidhur me këtë i Lavdëruari thotë:

    Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve (EL-EN’AM 6: 103)

    Më saktë, ne i bindemi vetëm asaj që Allahu i Lavdëruar dhe i Dërguari i tij, sal'allahu alejhi we selem, kanë pohuar në lidhje me shqimin në Allahun e Lartësuar. Vizioni dhe shikimi janë diç më pak se të kuptuarit dhe perceptimi, andaj ndalu në kufijtë e Allahut dhe mos mbart kuptime të cilat tekstet e shpalljes nuk i bartin, mos refuzo dhe mos moho diç nga to, e kështu të rrëshqasësh në shkatërrim.

    EFEKET E IMANIT NË KËTË:

    • Vepër serioze për fitimin e asaj që Allahu i Madhëruar ka përgatitur për besimtarët dhe shpëtim nga ajo që Ai ua ka përgatitur të pabindurve dhe Kafirave.

    • Mos ndjenja e dëshpërimit për ate që i ndodhë besimtarit nga gjërat e kësaj jete apo mbi ardhjen e dëmeve, sëmundjeve, dhe sprovave për shkak të Imanit, Davetit dhe Xhihadit, gjëra për të cilat ai shpreson se do të kompensohet me gjëra të tjera në Ahiret, me kënaqësi e shpërblime, po ashtu edhe me fryte tjera të shumta. Kjo është ngase Imani në këtë nuk është siç mendojnë shumë njerëz, thjeshtë dituri e bazuar në materiale dhe informacione. Përkundrazi, është Iman, konfirmim dhe theks që të shtyn në veprim.

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi

      الوقت/التاريخ الآن هو الأحد 19 مايو - 18:24:17