Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Mënyra e faljes së namazit Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Mënyra e faljes së namazit

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mënyra e faljes së namazit Empty Mënyra e faljes së namazit

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 22:51:55

    Në lidhje me mënyrën e faljes së namazit janë transmetuar shumë hadithe që e kanë burimin në traditën profetike. Në këtë libër, ne do të përmendim vetëm dy prej tyre; njëri pëshkruan veprimet e Profetit (a.s) dhe tjetri përshkruan thëniet e tij.Abdullah ibn Ganem ka transmetuar se Ebu Musa El Eshariu i mblodhi njerëzit e tij dhe u tha: “O fisi i Esharinjve, mblidhuni të gjithë si dhe thërrisni edhe grate e fëmijët tuaj që të mësojnë mënyrë se si u falte Profeti (a.s) me ne në Medine”.Ata u mblodhën për ta pare Ebu Musën duke marrë abdes. Pas marrjes së abdesit, ai priti derisa dielli e kaloi pikën e tij kulmore dhe pastaj thirri ezanin. Ai i vendosi burrat në një rresht ngjitur me të, fëmijët në rreshtin pas burrave dhe grate në rreshtin pas fëmijëve. Pas ikametit, ai ngriti duart dhe mori tekbir, këndoi në heshtje Fatihanë dhe një sure tjetër, e përsëriti tekbirin dhe u përket në ruku duke thënë: “Lavdia dhe Madhështia i takon vetëm Allahut”, tre here, frazë pas së cilës tha: “Allahu e dëgjon robin që i lutet Atij’ dhe qëndroi drejt në këmbë. Pastaj, ai mori tekbir dh era në sexhde, mori një tekbir tjetër, ngriti kokën e tij (dhe u ul), e përsëriti tekbirin dhe ra përsërëri në sexhde, pas së cilës ai mori një tekbir tjetër dhe u ngrit në këmbë. Në rekatin e pare ai mori gjashtë tekbire dhe mori edhe një tjetër kur u ngrit për rekatin e dytë. Kur ai e mbaroi namazin, u kthye nga njerëzit e tij dhe u tha: “Mbani mend numrin e tekbireve të mia dhe mësojeni numrin e rukuve dhe të sexhdeve, sepse kjo është mënyra se si falej Profeti (a.s) me ne gjatë kësaj pjese të ditës”.Pastaj ai tha: “Kur Profeti (a.s) e mbaroi namazin, ai u kthye me fytyrë nga njerëzit dhe tha: “ O njerëz, dëgjoi dhe mendoni! Allahu ka robber që nuk janë as profetë dhe as martirë, por si profetët ashtu edhe martirët i kanë zili ata për afërsinë që kanë me Allahun”. Një beduin u afrua dhe iu drejtua Profetit (a.s) duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut, na trego diçka në lidhje me këta njerëz!”. Profeti (a.s) i pëlqeu kërkesa e bërë nga ana e beduinit dhe tha: “Ata janë nga popujt dhe fise të ndryshme, të cilët nuk kanë lidhje familjare mes tyre por u duan njëri-tjetri vetëm për hir të Allahut (me sinqeritet).
    Në Ditën e Gjykimit, Allahu do t`u japë atyre vende të ndritshme për t`u ulur.Fytyrat e tyre do të shkëlqejnë dhe rrobat e tyre gjithashtu.
    Njerëzit do të jenë të frikësuar në Ditën e Gjykimit, por ata nuk do të jenë të tillë. Ata janë miqtë e Allahut që nuk do të kenë frikë dhe as nuk do të brengosen”.[Hadith Daif; Temamul Minneh]Ebu Hurejra (r.a) ka transmetuar: “ Njëherë, një burrë hyri në xhami dhe pas namazit ai e përshënderi Profetin (a.s). Ky i fundit ia ktheu selamin dhe i tha: “ Kthehu dhe falu, sepse nuk je falur!”. Kjo gje ndodhi tre here radhazi dhe burri më në fund tha: ‘ Pasha Atë që të dërgoi ty me të vërtetën, unë nuk di të falem më mire se kështu, prandaj më mëso!”Profeti (a.s) tha: “Kur të ngrihesh për të falur namazin, merr tekbir dhe pastaj kendo atë pjesë që mundesh nga Kurani. Më pas. Përkulu në ruku derisa të gjesh qetësi në këtë përkulje dhe pastaj ngrihu përsëri në këmbë. Më pas, bjer në sexhde dhe rri në atë pozicion derisa të qetësohesh, pastaj ngrihu nga sexhdja dhe rri ulur derisa të qetësohesh. Pastaj ulu përsëri në sexhde derisa të gjesh qetësi në të. Vepro në këtë mënyrë gjatë të gjithë namazi tend!”[Transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi]
    Këto janë hadithet kryesore që përshkrujnë mënyrën se si falej Profeti (a.s) apo fjalë që ai ka thënë në lidhje me formën e faljes së namazit. Tani ne do t`i shtjellojmë veprimet e namazit që janë të detyruara dhe ato që janë sunet.
    Veprimet e detyruara (farze) të namazit
    Në mënyrë që namazi të jetë i vlefshëm, forma e faljes duhet të jetë në përputhje me rregullat e caktuara në ligjin islam. Këto regulla janë:1- Qëllimi (nijeti)
    Allahu i Madhëruar thotë:
    “Ne nuk i urdhëruam ata me gjë tjetër, përveç që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë….”(El Bejine, 5)
    Profeti (a.s) ka thënë: “Çdo vepër bazohet në qëllimin e saj. Çdokush merr atë çfarë ka patur për qëllim. Ai që emigron për Allahun dhe për Profetin e Tij, atëherë emigrimi i tij është për Allahun dhe Profetin e Tij. Ai që emigron për diçka të kësaj bote apo për qëllim martese, atëherë emigrimi i tij është për atë (qëllimin) që ai ka emigruar”.[Transmeton Buhariu}
    Në “Igatha El-Lufan”, Ibn El Kajimi thotë se qëllimi është dëshira dhe synimi i diçkaje. Ai është një gjendje e zemrës dhe nuk e ka origjinën nga gjuha. Për këtë arsye, Profeti (a.s) dhe shokët e tij nuk flisnin asnjëherë në lidhje me deklarimin e nijetit. Ajo çfarë është shtuar tek kjo çështje gjatë veprimeve të abdesit dhe të faljes, e ka burimin nga shejtani dhe është një kurth për ata që janë të pasigurt në lidhje me mënyrën se si të veprojnë. Ata e përsërisin nijetin (për namaz) shpesh, por kjo gjë nuk është aspak pjesë e namazit”.2- Marrja e tekbirit fillestar dhe fillimi i namazit
    Aliu (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Çelësi i namazit është pastërtia. Veprimi që e fut njeriun në namaz është marrja e tekbirit dhe ai që e nxjerr prej tij është teslimi”(Teslimi është thënia e frazës: “Es-Selamu alejkum ue rahmetullah” në fund të kryerjes së namazit).
    Transmetohet Shafiu, Ahmedi, Ebu Daudi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili e ka klasifikuar këtë transmetim si më të saktin në lidhje me këtë çështje.
    Hakimi dhe Ibn Sekeni i klasifojnë këtë hadith si sahih. {Hadith Hasen Sahih: Sahih Ebu Daud 61]
    Tekbiri ka të bëjë me shqiptimin e frazës “Allahu Ekber”. Ebu Hamidi ka transmetuar se kur Profeti (a.s) ngrihej për të falur namazin, ai qëndronte në këmbë drejt, ngrinte duart e tij dhe thoshte; “Allahu Ekber”. [Hadith Sahih: Sahih Ibn Maxhe 803]
    Kjo transmetohet nga Ibn Maxhe dhe gjithashtu ndodhet edhe në sahihet e Ibn Huzejmes dhe të Ibn Hibanit, të cilët e vlerësojnë si të vërtetë. El Bazari ka transmetuar një hadith të ngjashëm me të, por me një zinxhir, që sipar kriterit të Mulimit, është sahih. Gjithashtu, edhe Aliu dhe të tjerët e kanë transmetuar një hadith të tillë.3-Qëndrimi në këmbë gjatë faljes së namazeve të detyruara
    Në rast se është e mundur, personi që falet duhet të qëndrojë në këmbë gjatë namazit. Allahu i Madhëruar thotë:
    “Falni namazet si dhe atë të mesmin dhe qëndroni në këmbë për Allahun me devotshmëri!” (El Bekare, 238)
    Imran ibn Husejni tregon se kishte pasur disa probleme shëndetësore, kështu që e kishte pyetur Profeti (a.s) në lidhje me namazin dhe ai i kishte then: “Falu në këmbë! Nëse nuk je në gjendje, atëherë falu ulur e nëse nuk je në gjendje të falesh as në këtë mënyrë, atëherë falu i shtrirë (në njërën anë të trupit)”.
    Të gjithë dijetarët bien dakort me këtë dhe thonë se personi që falet nuk duhet t`i bashkojë këmbët e tij gjatë namazit.
    Përsa i përket namazeve vullnetare, personi mund t`i fale ato edhe duke qenë ulu, madje edhe kur është në gjendje të qëndrojnë në këmbë, por ai që ngrihet në këmbë merr shpërblim më të madh sesa ai i cili rri ulur.
    Abdullah ibn Umeri ka thënë: “Jam njoftuar se Profeti (a.s) ka thënë ‘ Namazi i personit që rri ulur është sa shysma ( e namazit të atij që rri në këmbë)”.
    Nëse personi që fal namazet farze nuk mund të qëndrojë në këmbë, aim und të falet në atë mënyrë që mundet, sepse Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij. Ky njeri do të marrë një shpërblim të plotë për namazin që fal.
    Ebu Musa ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse robi i Allahut është i sëmurë apo është në udhëtim, ai do të marrë shpërblim të njëjtën për veprat e tij sikur të ishte i shëndetshëm dhe në shtëpi”.
    4- Këndimi i Fatihasë në çdo rekat të namazit, farz apo nafile
    Ekzistojnë shumë hadithe autentike që theksojnë se është detyrim këndimi i Fatihasë në çdo rekat të namazit. Disa prej këtyre hadithe janë:
    Ubade ibn Samit ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka namaz për atë që nuk e këndon Fatihanë”.
    Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “ Ai që fal një namaz dhe nuk e këndon Fatihanë, namazi i tij është i mangët, jo i plotë”.
    Ebu Seid tregon: “Ne ishin të urdhëruar të këndonim Fatihanë dhe çfarëdo tjetër që ishte e lehtë për në”.[Hadith Sahih: Sahih Ebu Daud 818]
    Në disa nga transmetimet që kanë të bëjnë me hadithin mbi moskryerjen e plotë të namazit, thuhet: “Dhe pastaj këndojeni “Nënën e Librit” (Fatihanë).” Gjithashtu Profeti (a.s) ka thënë: “ Dhe këndojeni atë në çdo rekat”.
    Është konfirmuar se Profeti (a.s) e këndonte Fatihanë në çdo rekat të çdo namazi, si në farze (të detyruara) ashtu edhe në ato vullnetare. Meqë kjo është një vepër ashurimi, ne duhet të veprojmë në të njëjtën mënyrë sikurse Profeti (a.s), sepse ai ka thënë: “Faluni siç më keni pare të falem!”5- Shqiptimi i frazës “Bismilahi”
    Dijetarët janë të një mendimi se fraza “bismilah” është një pjesë ajeti në suren En-Neml, por ata ndryshojnë në mendime për sa i përket faktit nëse ajo është apo jo ajet i secilës prej sureve të Kuranit. Mbi këtë çështje ekzistojnë tre mendime:
    1- Kjo frazë është një ajet i Fatihasë dhe i çdo sureje të Kuranit: Prandaj, një frazë e tillë duhet të shqiptohet së bashku me Fatihanë, si gjatë namazeve që falen me zë të ulët, ashtu edhe gjatë atyre që falen me zë të lartë. Baza më e forte ku mbështetet ky lloj mendimi, qëndron tek hadithi i Naim El Muxhemirit, i cili ka thënë: “U fala pas Ebu Hurejres dhe ai e shqiptoi frazën “Bismilah” dhe pastaj këndoi Fatihanë”.
    Në fund të hadithit citohet se ai ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, unë jam falur në të njëjtën mënyrë sikurse faleshim me të Dërguarin e Allahut”.[Zinxhiri i transmetimit Faif 905]
    2- Fraza në fjalë është një ajet në vetvete dhe është shpallur për të ndarë suret e ndryshme nga njëra-tjetra. Lejohet që kjo frazë të këndohet me Fatihanë (në fakt një veprim i tillë është shumë i pëlqyer), por nuk është sunet që ajo të këndohet me zë të lartë. Enesi (r.a) ka thënë: “U fala pas të Dërguarit të Allahut, Ebu Bekrit, Umerit dhe Othmanit dhe ata nuk e kënduan këtë frazë me zë të lartë”.[Hadith Sahih; Sahih En-Nesai 907]
    3- Fraza “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”, nuk është ajet i Fatihasë apo i ndonjë sureje tjetër. Është një veprim i papëlqyer që kjo frazë të shqiptohet me zë të lartë apo me zë të ulët në namazet e obliguara, por nuk është një veprim I papëlqyer nëse ajo shqiptohet gjatë namazeve vullnetare. Megjithatë ky mendim nuk ka baza të forta.
    Ibn El Kajimi i ka bashkërenduar të dyja mendimet duke thënë:
    “Ndonjëherë Profeti (a.s) e shqiptojnte këtë frazë më zë të lartë, por në shumicën e rasteve ai e shqiptonte me zë të ulët”.
    Nuk ka dushim se ai nuk e ka lexuar Fatihanë gjithmonë me zë të lartë në pesë namazet e ditës, qoftë në udhëtim apo vendas. Kjo nuk mund mbetej e panjohur për kalifët pas tij dhe sahabët e tjerë.Personi që nuk ka mundësi t`i shqiptojë fjalët në mënyrën e duhur
    El Hatabi thotë: “Parimisht, namazi i një njeriu nuk është i plotë nëse ai nuk e këndon Fatihanë. Nëse muslimani nuk mund të këndojë as Fatihanë dhe as ndonjë pjesë tjetër nga Kurani, ai duhet që të paktën të thotë shtatë ajete nga Kurani. Nëse nuk mund të mësojë ndonjë pjesë nga Kurani (për shkak të ndonjë paaftësie të lindur, për shkak të kujtesës se dobët apo për shkak të ajeteve të tilla janë në gjuhë të panjohur për të), atëherë ai duhet të shqiptojë tesbihet (Subhane Allah- I Madhëruar është Allahu), temhidin (El-Hamdulilah, Falënderimi i takon vetëm Allahut). Transmetohet se ai ka thënë: “Përkujtimi më i mire pas përmendjes së Allahut janë frazat Subhane Allah, El Hamdulilah, La ilahe il Allah dhe Allahu Ekber”.
    Kjo mbështetet nga Rifa`ate ibn Rafia, i cili ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse doni diçka nga Kurani, atëherë këndojeni atë, e nëse jo, atëherë shqiptojeni temhidin, tekbirin dhe tehlilin dhe pastaj përkuluni në tuku”.[Hadith Sahih: Temamul MInneh]6- Rukuja (Përkulja)
    Ekziston një mendim i përbashkët midis dijetarëve në lidhje me karakterin ibligativ të rukusë. Allahu i Madhëruar thotë:
    “ O ju që keni besuar! Përkuluni dhe bini në sexhde…!”(El Haxh, 77)
    Pozicioni i rukusë është përkulja përpara, duke vendosur duart mbi gjunjë dhe qëndrimi në atë pozicion, derisa personi që përkulet të arrijë “qetësinë”. Në hadithin e beduinit Profeti (a.s) ka thënë: “Pastaj, përkulu derisa të qetësohesh, duke qenë në atë pozicion”.
    Ebu Katade ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thënë: “Njerëzit më të këqij janë hajdutët që i vjedhin pjesët e namazit të tyre”. Ai u pyet në lidhje me mënyrën se si mund të ndodhë një gjë të tillë dhe Profeti (a.s) u përgjigj:
    “Ata nuk i plotësojnë rukutë dhe sexhdet e tyre” apo “Ata nuk e drejtojnë kurrizin e tyre gjatë rukuve dhe sexhdeve”.[Hadith Sahih; Sahihul Xhami]
    Ebu Mesud El Bedri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Namazi i personit që nuk e drejton kurrizin gjatë rukuve dhe sexhdeve, nuk është i plotë” [Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 855]
    Sahabët ishin të mendimit se personi që falet duhet ta drejtojë kurrizin e tij gjatë rukuve dhe sexhdeve. Njëherë, Hudhejfe pa një njeri që nuk e drejtoi kurrizin gjatë rukuve dhe sexhdeve dhe i tha: “Nuk je falur! Nëse do të kishte vdekur në këtë moment, nuk do të vdisje në rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij”.7- Qëndrimi në pozicion të drejtë, pas përkuljes në ruku
    Një qëndrim i tillë bazohet në përshkrimin e Ebu Humejdit, në lidhje me namazin e Profetit (a.s): “Ai e ngrinte kokën nga përkulja (rukuja), pastaj qëndronte drejt, derisa të gjitha kockat e shtyllës kurrizore të tij ktheheshin në vendin e tyre”.
    Aishja (r.a) ka transmetuar se kur Profeti (a.s) e ngrinte kokën nga rukuja, ai nuk binte në sexhde, derisa kurrizi i tij të drejtohej.[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
    Ebu Hurejra (r.a) transmton se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e njeriut që nuk e drejton kurrizin e tij gjatë rukuve dhe sexhdeve”.[Transmeton Ahmedi. El Mundhiri e konsideron zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi si të mire.]8- Sexhdeja (Rënia përmbys)
    Më lart është përmendur ajeti kuranor që ka të bëjë me këtë vepër të detyruar të namazit. Profeti (a.s) e ka shpjeguar atë në hadithin e beduinit, i cili nuk dinte ta falte namazin, ku thuhet: “Pastaj, bëj sexhde, derisa të gjesh qetësi në këtë pozicion, pastaj ngrihu dhe qëndro ulur, derisa të gjesh qetësi në uljen tënde dhe pastaj bëje përsëri sexhden, derisa të gjesh qetësi në të”.
    Sexhdeja e parë, qëndrimi ulur pas saj, sexhdeja e dytë si dhe arritja e qetësisë gjatë gjithë këtyre veprimeve, janë veprimet të detyruara në çdo rekat të secilit namaz farz apo nafile.Mënyra e arritjes së qetësisë
    “Qetësija” vjen nga qëndrimi ulur, derisa kockat kthehen në vendin e tyre të mëparshëm. Disa dijetarë thonë se, minimalisht, kjo qtësi arrihet për aq kohë sa personi që falet shqipton frazën “Subhane Allah”.Pjesët e trupit që prekin token gjatë kryerjes së sexhdes
    Pjesë e trupit që prekin token në sexhde janë: fytyra, dy shuplakat e duarve, gjunjët dhe këmbët.
    El Abas ibn Abdul Mutalibi ka transmetuar se ka dëgjuar Profetin (a.s) të ketë thënë: “Kur një rob (i Allahut) bën sexhde, bashkë me të bejnë sexhde edhe shtatë pjesë të trupit; fytyra, duart, gjunjët, dhe këmbët e tij”.
    Ibn Abasi ka thënë: “Profeti (a.s) na urdhëroi që të bëjmë sexhde me shtatë pjesë të trupit dhe të mos i mblidhnim flokët apo rrobat tona. Pjesët e trupit me të cilat bëjmë sexhde janë: balli, duart, gjunjët, dhe këmbët”.Në një transmetim tjetër, Profeti (a.s) ka thënë: “Unë jam urdhëruar që të bëj sexhde me shtatë pjesë të trupit: me ballin, (dhe ai tregon hundën), duart, gjunjët dhe këmbët”[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
    Kurse në një transmetim në një transmetim të tretë, Profeti (a.s) ka thënë: “Jam urdhëruar të bëj sexhde me shtatë pjesë të trupit: me ballin, hundën, gjunjët, dhe këmbet. Gjithashtu, jam urdhëruar të mos i mbledh flokët apo rrobat”[Transmeton Muslimi dhe Nesaiu].
    Ebu Humejdi ka transmetuar se kur Profeti (a.s) bënte sexhde, ai vendoste hundën dhe ballin e tij në tokë. Ky hadith është transmetuar nga Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, i cili e ka vlerësuar si të vërtetë dhe ka thënë se dijetarët janë të mendimit se personi që bën sexhde, vendos hundën dhe ballin e tij në tokë. Sipas disa dijetarëve, nëse një njeri bën sexhde vetëm me ballin e tij dhe duke mos e vendosur hundën në tokë, atëherë edhe një veprim i tillë është i mjaftueshëm për të. Të tjerët thonë se të vepruarit në këtë mënyrë nuk është i plotë, derisa hunda e tij të prekë token.9-Ulja e fundit dhe shqiptimi i Teshehudit
    Praktika e Profetit (a.s) treson se ai ulej në uljen e fundit dhe lexonte teshehudin. Po ashtu ai i ka thënë beduinit që nuk dinte të falte namazin: “Kur ta ngrini kokën nga sexhdeja e fundit dhe të uleni për teshehud, atëherë ju e keni plotësuar namazin tuaj”.[Nuk e kam hasur këtë pjesë nga hadithi i mirënjohur me personin që nuk e falte mire namazin, qoftë edhe në një rrugë tjetër të transmetimit të tij; Temaul Minneh]
    Ibn Kudame thotë: “Është transmtuar se Ibn Abasi [Transmetimi është prej Musnedit të Ibn Mes`udit dhe jo Ibn Abasit] ka thënë: “Përpara se teshehudi të bëhej detyrim, ne e kishim zakon të thonim: “Paqja qoftë mbi Allahun përpara robëve të Tij, paqja qoftë mbi Xhibrilin, paqja qoftë mbi Mikailin!” Profeti (a.s) tha : “Mos thoni: Paqja qoftë mbi Allahun, por: “Përshëndetje Allahut” [Hadith Sahih; Temamul Minneh]. Kjo tregon se teshehudi u bë detyrim, edhe pse përpara nuk ishte i tillë”.
    Transmetimi më autentik në lidhje me teshehudin është ai i Ibn Mesudit, i cili ka thënë: “Kur uleshim për teshehud në namazin që falnim me Profetin (a.s) thonim këto fjalë: Paqja qoftë mbi Allahun përpara robërve të Tij, paqja qoftë mbi këtë e atë”.Profeti (a.s) tha: “Mos thoni paqja qoftë mbi Allahun sepse Allahu është paqe. Kur ndonjëri prej jush ulet pas sexhdes së fundit, ai duhet të thotë: “Përshëndetjet i takojnë Allahut, lutjet dhe shprehjet e mira. Paqja qoftë mbi ty o i Dërguari i Allahut,mëshira dhe mirësitë e tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e sinqërtë të Allahut( nëse e thua këtë, atëherë ajo gjë i referohet të gjithë robërve të sinqertë të Allahut, në qiej dhe në tokë). Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Dëshmoj se Muhamedi (a.s) është rob dhe i Dërguar i Tij”. Më pas, ju mund të zgidhni çfarëdo lutje që dëshironi”.
    Muslimi thotë se dijetarët kanë rënë dakord për hadithin mbi teshehudin, të cilin e transmeton Ibn Mesudi, ngase shokët e Pejgamberit (a.s) nuk kanë kundërshtuar njëri-tjetrin.
    Tirmidhiu, El hatabi, Ibn Abdul Berr dhe Ibn El-Mundhiri janë të mendimit se hadithi i Ibn Mesudit është më autentiku në lidhje me këtë çështje. Pas tij vjen ai i Ibn Abasit.
    Ibn Abasi thotë: “ I Dërguari i Allahut na e mësonte teshehudin ashtu sikurse na mësonte edhe Kuranin. Ai thoshte: “Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty o Profet! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e sinqertë të Allahut. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi (a.s) është rob dhe i Dërguar i Tij”.[Transmetojnë Shafiu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesaiu]
    Shafiu thotë: “Janë transmetuar hadithe të ndryshme në lidhje me teshehudin, por sipas mendimit tim ky (i mësipërmi) është më i miri sepse është më i plotë se hadithet e tjera”.
    Ibn Haxheri thotë: “Shafiu u pyet në lidhje me këtë zgjedhje të tij për tesheudin e Ibn Abasit, e ai u përgjigj: “Ky hadith është me domethënie më të gjerë. E kam dëgjuar atë nga Ibn Abasi me anë të zinxirëve autentikë të transmteimit. Për mua, ky hadith është më i plotë në shprehjet e tij. E kam marrë për bazë këtë hadith duke mos i kundërshurar ata që marrin për bazë hadithet e tjera të vërteta.”
    Ekziston edhe një formë tjetër e teshehudit që zgjodhi Maliku. Në “El Muata”, thuhet se Abdurrahman ibn Abdul-Qari e ka dëgjuar Umer ibn El Hatabin duke ua mësuar njerëzve nga minberi këtë teshehud: “Përshendetjet i takojnë Allahut, dlirësia i takon Allahut. Veprat e mira dhe lutjet të jenë për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty o Profet! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e sinqertë të Allahut. Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij”.
    Duke komentuar në lidhje me gradën e këtij hadithi, Neveviu thotë: “Hadithet që lidhen me teshehudin janë të gjitha të grades sahih. Dijetarët e hadithit janë të mendimit se hadithi më i forte ndër të gjithë atra që lidhen me teshehudin është hadithi i Ibn Mesudit dhe më pas vjen ai i Ibn Abasit”.
    Shafiu ka thënë se, nëse përdorët secili nga këto dy teshehude, është diçka e mjaftueshme, sepse dijetarët janë të mendimit se secili prej tyre është i lejuar”.10-Dhënia e selamit në fund të namazit
    Dhënia e selamit në fund të namazit është një veprim i detyruar, që vërtetohet nga fjalët dhe veprimet e Pejgamberit (a.s). Aliu (r.a) ka transmtuar se Profeti (a.s)ka thënë: “Çelësi i namzit është pastërtia. Njeriu hyn në namaz me tekbir dhe e lë namazin me dhënien e selamit”.[Hadith Hasen Sahih; vijon më pare]
    Amër ibn Sad ka transetuar se babai i tij ka thënë se ka pare të Dërguarin e Allahut duke dhënë selam në anën e tij të djathtë e pastaj nga e majta, derisa kishte dalluar bardhësinë e faqeve të tij. Transmtojnë Ahmedi, Muslimi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe.
    Uail ibn Huxhër ka treguar; “U fala me të Dërguarin e Allahut dhe ai dha selam në anën e djathtë duke thënë: “Paqja dhe mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju, dhe nga majta po ashtu.”[ Në versionin e Ebu Daudit nuk gjendet shtesa “bekimet e Allahut” kur jepte selamin e dytë, atë të anës së majtë]
    Në “Bulug El-Meram”, Ibn Haxher thotë se, Ebu Daudi e ka transmetuar këtë hadith me zinxhir sahih.[Hadith Sahih; Temamul Minneh]
    Shumica e dijetarëve thonë është detyrim të shqiptohet një selam dhe se është diçka e pëlqyer që të shqiptohet dy të tillë.
    Ibn El Mundhiri thotë se të gjithë dijetarët bien dakord me mendimin se dhënia e vetëm një salami është një veprim i lejuar.
    Në “El Mugni”,Ibn Kudame thotë: “Nuk ekzisotn ndonjë tekst i qartë nga Ahmedi, ku të thuhet se detyrohen dy selam. Ai ka thënë: “Shqiptimi i dy selameve është veprimi më autentik në praktikën e Profetit (a.s)” është e lejuar që të thuhet se ku është regulli, edhe pse nuk është një veprim i detyruar. Gjithashtu, një përfundim i tillë nxirret edhe në një thënie tij, ku thuhet: “Shqiptimi i dy selameve është veprimi më i dashur për mua”. Aishja (r.a), Selem ibn El Aku-Ekvea dhe Sehël ibn Sad kanë treguar se Profeti (a.s) shqiptonte vetëm një selam e po ashtu vepronin edhe muhaxhirët.
    Ne mund t`i bashkojmë këto dallime duke thënë se është sunet dhe veprim i ligjshëm shqiptimi i dy selameve, ndërsa është detyrim shqiptimi i një salami të vetëm. Ky është konsensusi që ka përmendur Ibn El-Mundhiri dhe ne nuk kemi asnjë arsye pvr ta hedhur poshtë atë. Neveviu thotë: “Mendimi i Shafiut dhe i shumicës së dijetarëve të hershëm dhe të mëvonshëm është se shqiptimi i dy selameve është një veprim sunet”.
    Maliku dhe një grup dijetarësh thonë se shqiptimi i vetëm një salami është sunet. Ata e nxjerrin këtë përfundim nga disa hadithe të dobët, të cilët nuk mund të qëndronjë si argument para këtyre haditheve të vërteta, Nëse një gjë e kësaj natyre është pohuar nga Profeti (a.s) veprimi i saj, ndoshta është bërë vetëm për të treguar se është diçka e lejuar shqiptimi i vetëm një salami. Dijetarët pajtohen me mendimin se shqiptimi i vetëm një salami është detyrim fetar. Nëse personi që falet i shqipton të dyja selamet, së pari fillon në të djathtë e pastaj në të majtë, gjersa nga anash të shihet fytyra e tij.
    Kjo është më e vërtetë. Nëse e jep selamin e pare në anën e majtë dhe selamin e dytë në të djathtën, atëherë namazi i tij do të jetë përsëri i vlefshëm dhe ai e ka përmbushur dhënien e dy selameve. Por, aim und të mos e ketë marrë mirësinë e mënyrës se si duhet të kyrhen ato. Allahu e din më së miri.

      الوقت/التاريخ الآن هو الأحد 19 مايو - 19:48:10