Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj Empty Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 31 أكتوبر - 13:46:31

    Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj

    Thirrja islame, në duart e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në të vërtetë përfaqëson hallkën e fundit nga zinxhiri i gjatë i thirrjes në Islam, duke udhëhequr zinxhirin e Pejgamberëve të ndershëm.
    Kjo thirrje në vazhdën e historisë njerëzore synonte të realizojë një çështje: njoftimin e njerëzve me Zotin e tyre Një dhe Të Vërtetë, robërimin e tyre vetëm ndaj Zotit të tyre dhe flakjen e robërimit ndaj krijesave. Njerëzit, përpos individëve të rrallë në periudha të shkurtra kohore, nuk e mohonin parimin e hyjnimit ose kurrë nuk e kanë refuzuar ekzistimin e All-llahut, por ata gabonin në njohjen reale të Zotit të tyre të Vërtetë ose All-llahut ia shoqëronin edhe disa zotëra të tjerë, o në formë të besimit dhe adhurimit, o në formë të sundimit dhe lojalitetit. Që të dyja janë shirk (ortakllëk, rivalitet) që njerëzit i nxjerr nga dini i All-llahut e për çka njoftoheshin përmes çdo pejgamberi, e pastaj kur harrohej koha e pejgamberisë renegonin në xhahilijjet nga i cili i nxori, dhe përsëri ktheheshin në shirk ndaj Zotit, o në besim dhe adhurim, o në lojalitet dhe sundim, o në të dyja së bashku.
    Kjo është natyra e thirrjes islame në vazhdën e historisë njerëzore. Ajo synonte Islamin, Islamin e robërve që i nënshtrohet Zotit të robërve dhe lirimin e tyre prej robërimit ndaj njerëzve në robërim ndaj All-llahut dhe vetëm ndaj Tij, duke i nxjerrë nga pushteti i robërve, qeverisja, ligjet, parimet dhe traditat e tyre, në pushtetin e All-llahut, qeverisjen dhe sheriatin e Tij në të gjitha çështjet e jetës. Pikërisht për këtë arsye, Islami erdhi përmes Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sellem ashtu siç erdhi më parë përmes pejgamberëve të tjerë të ndershëm. Erdhi që t'i kthejë njerëzit në sundimin e All-llahut, siç është rasti me tërë hapësirën e cila i rrethon ata. Andaj, medoemos duhet që pushteti i cili e sistemon ekzistencën e tyre ta sistemojë edhe jetën e tyre, ashtu që të mos veçohen ata me sistem, pushtet dhe mbikëqyrje e pastaj të mos i nënshtrohen sistemit, pushtetit dhe mbikëqyrjes së Atij i cili e mban në jetë tërë Gjithësinë. Madje, Ai është i cili e mbikëqyr jetën e tyre në ato sfera ku nuk mund të ketë gisht vullneti i tyre.
    Njerëzit u janë nënshtruar ligjeve natyrore të prodhimit hyjnor gjatë formimit por edhe gjatë zhvillimit të tyre, sa janë të shëndoshë por edhe kur sëmuren, dhe sa janë të gjallë por edhe kur të vdesin. Po ashtu ata u janë nënshtruar këtyre ligjeve kolektivisht por edhe individualisht si rezultat i veprimtarisë së tyre të lirë. Ata nuk mund ta ndryshojnë rrugën e All-llahut në ligjet hapësinore të cilat e qeverisin dhe e mbikëqyrin këtë hapësirë. Prej këtu, ata duhet t'i nënshtrohen Islamit edhe në ato sfera ku janë të lirë sipas vullnetit dhe ta bëjnë sheriatin e All-llahut qeverisës në çdo çështje të jetës së kësaj bote, duke e harmonizuar aspektin e lirë zgjedhor me aspektin e determinuar natyror dhe duke e harmonizuar tërë ekzistencën e tyre me të dy aspektet me tërë ekzistencën hapësinore.8
    Megjithatë, xhahilijjeti ushtron sundimin e njerëzve me anë të njerëzve dhe vetmohet e del nga rendi kozmik, në të cilin ndeshet metodologjia e aspektit të lirë zgjedhor në jetë me atë të determinuar natyror. Xhahilijjeti me të cilin është ballafaquar çdo pejgamber duke i thirrur njerëzit në Islam dhe në Një, të vetmin Zot, me të cilin është ballafaquar edhe Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me anë të thirrjes së tij, ky xhahilijjet pra nuk ka qene i pranishëm vetëm në teori, bile ndonjëherë edhe ndoshta nuk ka pas absolutisht teori, por ai ka qenë i pranishëm në një grusht aktiv i cili manifestohej në shoqëri, ku ajo shoqëri i nënshtrohej udhëheqjes, botëkuptimeve, parimeve, koncepcioneve, ndjenjave, traditave dhe dokeve të xhahilijjetit. Kjo shoqëri ishte homogjene ndërmjet individëve të saj me anë të bashkëpunimit të ndërsjellë, unitetit, harmonizimit, lojalitetit dhe ndihmës brenda anëtarëve të saj me anë të pjesëmarrjes aktive dhe një sjellje e këtillë mundësonte që kjo shoqëri të aktivizohej, me apo pa vetëdije, për ruajtjen e ekzistencës së saj, mbrojtjen e qenies së saj dhe asgjësimin e faktorëve të rrezikshëm të cilët e rrezikonin atë ekzistencë dhe këtë qenie në cilëndo formë të mundshme.
    Për shkak se xhahilijjeti nuk përfaqësohet në teori të zhveshur por përfaqësohet në trup aktiv përmes asaj që e thamë, atëherë edhe përpjekja për ta çrrënjosur këtë xhahilijjet dhe kthimi i njerëzve drejt All-llahut përsëri, nuk lejohet, por as që do të ketë ndonjë efekt të përfaqësohet me teori të zhveshur, ngase ajo nuk do të ishte as e barabartë me xhahilijjetin e pranishëm dhe të përfaqësuar në trup aktiv dhe organik, e ku më që të jetë dominuese ndaj tij siç edhe kërkohet në rast të përpjekjes për çrrënjosjen e një realiteti me një realitet tjetër i cili do të ishte plotësisht i ndryshëm në natyrë, metodologji, në çështjet e përgjithshme dhe të pjesërishme. Bile, medoemos që kjo përpjekje e re të përfaqësohet në një trup aktiv organik edhe më të fortë në parimet teorike dhe organizative të saj, në lidhshmëritë, marrëdhëniet dhe gërshetimet ndër shpirtërore, nga ajo shoqëri xhahilite ekzistuese.
    Parimi teorik mbi të cilin ngrihet Islami-në mbarë historinë njerëzore - është parimi i dëshmisë la ilahe il-lall-llah që ka për qëllim mëvetësimin e All-llahut, lavdi pastë, me hyjnim, zotërim, mbisundim, pushtet dhe qeverisje. Ta më vetësojmë Atë me këto atribute duke e besuar me vetëdije, duke e adhuruar me ndjenja dhe duke e praktikuar Ligjin e Tij në jetën tonë praktike. Dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut, realisht nuk gjendet e as që do të konsiderohej realisht ekzistuese pos në këtë formë të përkryer e cila i jep ekzistencë reale dhe të vërtetë dhe me të cilën do të vërtetohej deklaruesi i saj a është apo nuk është musliman.
    Domethënia e konfirmimit të këtij parimi nga pikëpamja teorike është që jeta e njerëzve t'i kthehet tërësisht All-llahut, të cilët nuk do të gjykonin në asnjë çështje prej çështjeve të saj e as në ndonjë pore prej poreve të saj nga mendja e tyre, por, duke iu kthyer vendimit të All-llahut dhe duke e vënë në jetë atë. Vendimin e All-llahut ata nuk mund ta njohin pos përmes një burimi i cili ua komunikon, e ai është Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Një fakt i tillë përfaqësohet në pjesën e dytë të dëshmisë nga kondita e parë e Islamit, e ajo është: Dëshmia se Muhammedi është I dërguari i All-llahut.
    Ky pra është parimi teorik në të cilin përfaqësohet Islami dhe ngrihet mbi të. Ky parim formon program të plotë për jetën vetëm atëherë kur të zbatohet në të gjitha çështjet e jetës. Me të besimtari do t'u bëjë ballë të gjitha hollësive të jetës individuale dhe kolektive dhe atë brenda shtetit islam dhe jashtë tij, në marrëdhëniet e tij me shoqërinë muslimane dhe në marrëdhëniet e shoqërisë muslimane me shoqëritë tjera.9
    Mirëpo, Islami, siç thamë, nuk synonte që të prezantohej vetëm në teori të zhveshur, ta pranojë kush të dojë me besim dhe ta manifestojë me ibadet, e pastaj të mbeten përfaqësuesit e tij në këtë mënyrë individë brenda qenies organike të trupit aktiv xhahilit të ushtruar praktikisht. Ekzistenca e tyre në këtë mënyrë, sado që të jetë i madh numri i tyre, nuk do të mund ta sjellë Islamin në ekzistencë reale, ngase individët muslimanë teoretikisht të futur në përbërjen organike të shoqërisë xhahilite, do të detyrohen gjithsesi t'u përgjigjen kërkesave të kësaj shoqërie organike.
    Ata, dashtë e pa dashtë, me apo pa vetëdije, do t'i plotësojnë nevojat elementare për mbi jetimin e kësaj shoqërie e cila doemos duhet të ekzistojë. Kështu ata do të mbrojnë qenien e saj dhe do t'i mënjanojnë faktorët të cilët e rrezikojnë ekzistencën dhe qenien e saj, ngase qenia organike i ushtron këto detyrime ndaj të gjithë pjesëmarrësve në të, pa marrë parasysh a dëshirojnë apo nuk dëshirojnë ata. Kjo do të thotë se individët muslimanë teoretikisht do të mbeten sigurisht në ekzistencë, por me anë të garancive të shoqërisë xhahilite, për të cilën teoretikisht punojnë për ta çrrënjosur. Ata në qenien e saj do të mbeten qeliza të gjalla të cilat do të ndihmojnë me potencialin e tyre për të ekzistuar dhe për t'u zhvilluar (xhahilijjeti sh.p.). Ata do t'ua ofrojnë aftësitë, përvojën dhe angazhimet e tyre dhe në këtë mënyrë edhe më tej do të vitalizohet dhe përforcohet shoqëria xhahilite, në vend që lëvizja e tyre të jetë në drejtim të përmbysjes së kësaj shoqërie dhe vendosjes së shoqërisë islame!
    Që këtu, ishte e domosdoshme që parimi i teorisë islame (kemi për qëllim akiden), të përfaqësohet në trup organik - aktiv që nga momenti i parë. Duhej patjetër të formohet një trup organik - aktiv tjetër jashtë trupit xhahilit, i ndarë dhe i pavarur nga trupi organik -aktiv i xhahilijjetit të cilin Islami synon ta çrrënjosë. Qendra e këtij trupi të ri ishte në udhëheqjen e re të përfaqësuar nga Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pas tij në çdo udhëheqje islame e cila synon kthimin e njerëzve në hyjnimin e vetëm të All-llahut, zotërimin, mbisundimin, qeverimin, pushtetin dhe sheriatin e Tij. Kjo ka për qëllim që çdokush që dëshmon se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është I dërguar i Tij, ta tërheq lojalitetin e tij nga trupi aktiv - xhahilit - në të vërtetë nga trupi prej të cilit doli-dhe nga udhëheqja e atij trupi në cilëndo formë të ishte, qoftë në formë të udhëheqjes fetare të udhëhequr nga priftërinjtë, pastorët, magjistarët, fallxhorët apo kushdo tjetër prej tyre, qoftë në formë të udhëheqjes politike, sociale dhe ekonomike siç edhe ishte te Kurejshët. Ai këtë lojalitet duhet ta përkufizojë vetëm në trupin e ri organik - aktiv të Islamit dhe në udhëheqjen e tij muslimane.
    Kjo ishte e domosdoshme që të realizohet që nga momenti i parë i hyrjes së muslimanit në Islam dhe artikulimit të dëshmisë la ilahe il-lall-llah muhammedur resulull-llah, sepse prania e shoqërisë muslimane nuk mund të realizohet thjesht vetëm me vendosjen e parimit teorik në zemrat e individëve, sado që të rritet numri i tyre, derisa të mos përfaqësohet në trup organik të konsoliduar dhe të ndihmuar mes veti, i cili do të kishte prani të pavarur dhe të mëvetësishme, e që anëtarët e tij do të vepronin në mënyrë pjesëmarrëse (anëtarësuese) siç është rasti me organet e një qenieje të gjallë, për ta përforcuar, për ta thelluar dhe për ta zgjedhur praninë e tij. Po ashtu, edhe për mbrojtjen e qenies së tij nga faktorët të cilët e rrezikojnë praninë dhe qenien e tij. Ata këtë do ta bënin nën një udhëheqje të pavarur nga udhëheqja e shoqërisë xhahilite, e cila do ta organizonte lëvizjen e tyre dhe do ta harmonizonte. Ajo do t'i shpinte drejt përforcimit, thellimit dhe zgjerimit të pranisë së tyre islame dhe për zmbrapsjen, kundërvënien dhe asgjësimin e pranisë tjetër xhahilite.
    Kështu u gjet Islami, i përfaqësuar në parimin teorik global por i përgjithësuar, që në të njëjtën kohë ngrihet edhe trupi organik - aktiv, i pavarur dhe i mëvetësishëm nga shoqëria xhahilite duke u bërë oponent i saj. Ai asnjëherë nuk u gjet në formë të teorisë së zhveshur nga kjo prani faktike. Vetëm kështu mund të gjendet Islami përsëri. Nuk ka rrugë që mund ta kthejë formimin e tij nën hijen e shoqërisë xhahilite në çfarëdo kohe apo në çfarëdo vendi, pa mos i përfillur mësimet e tij të domosdoshme të cilat janë natyrë e formimit të tij organik - aktiv.
    Prej këtu: Islami, duke e ndërtuar Ummetin islam mbi këtë parim dhe në pajtim me këtë metodologji, duke e vendosur praninë e tij mbi bazën e trupit organik-aktiv e që nyje e këtij trupi është akideja, kishte për qëllim afirmimin e njerëzisë së njeriut, përforcimin, stabilizimin dhe ngritjen e saj mbi të gjitha komponentet tjera që gjenden në qenien njerëzore. Ai këtë e avancoi mbi metolodogjinë e tij konsekuente përmes të gjitha parimeve, mësimeve, ligjeve dhe dispozitave të tij.
    Qenia njerëzore merr pjesë me të gjitha qeniet shtazore, bile edhe me qeniet joorganike në disa cilësi prej të cilave supozojnë ithtarët e shkencës laiko-xhahilite, se njeriu është shtazë si të gjitha shtazët, e ndonjëherë se është materie si çdo materie tjetër.
    Megjithatë, njeriu edhe pse merr pjesë me shtazët dhe gjërat inorganike në disa cilësi, ai përsëri ka veçori të cilat e dallojnë dhe e veçojnë duke e shfaqur si qenie të veçantë. Andaj, ithtarët e shkencës laiko-xhahilite u detyruan të dorëzohen atëherë kur faktet objektive ua ngufatnin mendimet. Ata u detyruan të dorëzohen por duke qenë jo të qartë dhe jo të sinqertë.10
    Prej rezultateve të shkëlqyeshme objektive të metodologjisë islame në këtë çështje, për vendosjen e trupit islam mbi të vetmen nyje të akides pa mos u kapur për nyjet e kombit, atdheut, racës, gjuhës dhe interesave rajonale të cilat janë të kufizuara, lokaliste dhe të përçudshme, dhe për spikatjen e veçorive të njeriut në të njëjtin trup përmes zhvillimit dhe përparimit pa mos hyrë në cilësitë e përbashkëta me shtazët, prej rezultateve të shkëlqyeshme dhe objektive të kësaj metodologjie është: arritja e shoqërisë muslimane që të bëhet shoqëri e hapur për të gjitha kombet, popujt, racat dhe gjuhët pa mos trilluar barriera të këtij lloji të çuditshëm shtazarak! Edhe pse në gjirin e shoqërisë muslimane janë shtrirë të gjitha komponentët e veçorive njerëzore dhe dallimet e saj, ato në këtë gji u miqësuan dhe u vëllazëruan. Prej tyre u formua një kompleks i mahnitshëm organik dhe atë për një kohë që relativisht është shumë e shkurtë. Ky grusht i çuditshëm, i homogjenizuar dhe i unjësuar, krijoi një qytetërim të shkëlqyeshëm kolosal, i cili në vete përfshiu gjithë potencialin njerëzor-intelektual të asaj kohe përbri largësive hapësinore dhe mjeteve të dobëta komunikuese.
    Në atë shoqëri të avancuar islame u bashkuan: arabi, persiani, siriani, egjiptasi, marokieni, turku, kinezi, indusi, romaku, greku, indoneziani, afrikani dhe të gjithë popujt dhe kombet tjera. Aty u bashkuan të gjitha veçoritë e tyre që të veprojnë të gërshetuara, të ndihmuara dhe të harmonizuara për ndërtimin e shoqërisë muslimane dhe të qytetërimit islam. Ky qytetërim kolosal asnjëherë nuk ka qenë arab por gjithmonë ka qenë islam dhe asnjëherë nuk ka qenë kombëtar por gjithmonë akaidor.
    Të gjithë u bashkuan në radhë të barabarta, me gërshetën e dashurisë dhe me ndjenjën e angazhimit vetëm për një synim. Që të gjithë ata ofruan shkallën më të lartë të aftësisë së tyre, afirmuan karakteristikat më të frytshme të etniteteve të tyre, dhanë përvojat më produktive individuale, kombëtare dhe historike për ndërtimin e shoqërisë së vetme të cilës i përkasin të gjithë në mënyrë të barabartë. Ata i bashkon një nyje e cila i lidhë për Zotin Një të tyre, në të cilën spikatet njerëzia e tyre si veçori pa ndonjë pengesë. Këto janë disa karakteristika të cilat në mbarë historinë nuk i posedoi asnjë bashkësi tjetër.
    Shoqëria më e njohur njerëzore në historinë e vjetër është shoqëria e Perandorisë Romake. Ajo me të vërtetë tuboi rreth vete popuj të ndryshëm, gjuhë të ndryshme, raca të ndryshme dhe përzierje të ndryshme. Megjithatë, e gjithë kjo nuk u ngrit me anë të një gërshete njerëzore dhe nuk u përfaqësua me ndonjë ideal të madh siç është akideja. Shoqëria e tillë ishte e ndarë në klasa: klasa e skllavopronarëve dhe klasa e skllevërve. Kjo në një aspekt. Aspekti tjetër është se ajo shoqëri ishte raciste, e bazuar në dominimin e racës romake përgjithësisht dhe robërimin e të gjitha racave tjera. Andaj edhe kjo shoqëri nuk e arriti kulmin e shoqërisë islame dhe as që e ka dhënë frytin të cilin e dha shoqëria islame.
    Edhe në historinë bashkëkohore janë ngritur shoqëri të ndryshme. Shembull kemi ngritjen e Perandorisë britanike.
    Por, kjo ishte e njëjtë si shoqëria romake të cilën e trashëgoi! Shoqëri nacionaliste dhe shfrytëzuese, e ngritur mbi bazën e dominimit të popullit anglez dhe shfrytëzimit të kolonive të cilat ia bashkuan perandorisë. Të njëjta janë edhe perandoritë e tjera evropiane: perandoria spanjolle, portugeze dhe ajo franceze, që të gjitha në ate shkallë të ulët, të kobshme dhe përbuzëse. Pastaj erdhi komunizmi i cili dëshiroi të formojë shoqëri të një Uoji tjetër e cila do t'i kapërcejë barrierat e gjinisë, kombësisë, lokalizmit, gjuhës dhe racës.
    Megjithatë, ai nuk e ngriti atë shoqëri mbi parimin e njerëzisë së përgjithshme por mbi parimin e klasës, kështu që kjo shoqëri ishte faqja tjetër e shoqërisë së vjetër romake. Ajo ishte shoqëri e cila u ngrit mbi bazën e klasës skllavopronare kurse kjo tjetra mbi bazën e klasës së të shkretëve dhe të mjerëve (proletariatit). Ajo bartte me vete ndjenjën e urrejtjes së kobshme mbi të gjitha klasat tjera! Andaj edhe nuk mund të paramendohej që ky grusht i vogël me plot urrejtje të japë ndonjë fryt tjetër pos asaj që është më e zezë për qenien njerëzore. Ky grusht ishte fillim i paramenduar vetëm për afirmimin e cilësive shtazore, për zhvillimin dhe vendosjen e tyre duke konsideruar se nevojat kryesore të njeriut janë ushqimi, vendbanimi dhe seksi, e të cilat pa dyshim janë nevoja parësore shtazarake, dhe, duke konsideruar se historia e njeriut është histori e kërkimit të ushqimit!!!
    Islami u veçua me metodologjinë e tij hyjnore në afirmimin e veçorive më subtile të njeriut, për zhvillimin dhe përparimin e tyre në ndërtimin e shoqërisë njerëzore. Ai edhe tani është i veçantë. Ata të cilët çalojnë nga ai dhe kalojnë në ndonjë metodologji tjetër e cila bazohet mbi cilëndo bazë tjetër, qoftë kombëtare, racore, rajonale, klasore dhe të gjitha infektimet tjera përbuzëse, që të gjithë në realitet janë armiq të njeriut!
    Bartës të të gjitha këtyre ideologjive janë ata të cilët nuk dëshirojnë që njeriu të veçohet në këtë ekzistencë me veçoritë e tij më fisnike, ashtu siç e krijoi All-llahu dhe e bëri të natyrshëm. Ata janë të cilët nuk dëshirojnë që shoqëria e tyre të përfitojë nga aftësitë më të larta të llojit të vet, veçorive dhe përvojave të tyre në formë të homogjenizimit dhe harmonizimit. Ata janë për të cilët All-llahu thotë:
    "Thuaj: A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre? Ata janë, veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë duke bërë mirë. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zotit të tyre, as takimin (ringjalljen) me Të, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t'ju japim kurrfarë vlere. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan, kurse argumentet e Mia dhe të të dërguarve të Mi i morën për tallje. " (Kehf, 103-106)
    Të vërtetën e ka thënë All-llahu i Madhëruar...

    8 Për këtë temë shih më gjerësisht librin "Parimet Islame" të Ebu A'la El Mevdudit.
    9 Për këtë lëmë më gjerësisht konsulto temën "La ilahe il-lall-llah-program i jetës."
    10 Në ballë të atyre që e pranuan këtë të vërtetë është Xhulijan Heksli, njëri prej protagonistëve të "darvinizmit bashkëkohor."
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj Empty رد: Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 31 أكتوبر - 13:47:56

    Xhihadi per hir te All-llahut


    Imam Ibni Kajjim El Xhevzijje në librin e tij "Zadul Mead" kontekstin e xhihadit në Islam e përmblodhi në kapitullin të cilin e emërtoi kështu: "Kapitulli për mënyrën e sjelljes së tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) me mosbesimtarët dhe hipokritët prej atëherë kur është dërguar e deri kur e takoi All-llahun e Lartmadhëruar." Në vazhdim thotë: "Gjëja e parë me të cilën i Lartmadhërishmi e shpalli Shpalljen, ishte që ai (Pejgamberi) të lexojë në emër të Zotit të tij i cili krijoi (ikre'bismin). Kjo ishte shenja e parë e Shpalljes. Pastaj e urdhëroi që në vete ta lexojë "Tërhiq vërejtjen " (fe endhir), e informoi më gjerësisht për ikren, e pastaj ia dërgoi "O ti i mbuluar. " Më vonë e urdhëroi që t'ia tërheq vërejtjen familjes së tij të afërt.
    Pas kësaj ia tërhoqi vërejtjen popullit të tij, e më vonë arabëve rreth tij, pastaj arabëve në përgjithësi dhe më në fund ia tërhoqi vërejtjen tërë botës. Pas shpalljes së tij, trembëdhjetë vjet qëndroi duke e tërhequr vërejtjen me da've pa luftë dhe xhizje. Ithtarët e tij i mësonte të përmbahen, të kenë durim dhe të jenë falës. Mandej iu lejua hixhreti dhe iu lejua lufta. Më vonë u urdhërua që t'i luftojë ata që e luftojnë dhe të përmbahet nga ata që tërhiqen dhe nuk e luftojnë.
    Më pas u urdhërua që t'i luftojë mushrikët derisa Ligji (dini) i All-llahut të jetë përgjithësisht i vendosur sipas urdhrave të Tij. Pas urdhrit për xhihad, kuffarët (mosbesimtarët) u ndanë në tre grupe. Ata që i ishin nënshtruar kontratës dhe marrëveshjes (ehlu sulh), ata që ishin të armiqësuar me të (ehlu harb) dhe ata që ishin nën mbrojtjen e muslimanëve (ehlu dhimmeh). Me ata që arrihej kontrata dhe lidhej paqja, ishte i urdhëruar që t'i përmbahet kontratës dhe t'i përmbush pikat për të cilat u pajtuan sipas kontratës. E nëse frikohej nga tradhtia e tyre, ai duhej t'i përmbahej kontratës dhe mos t'i luftonte derisa të bëhej e ditur thyerja e kontratës. Pra, ai ishte i urdhëruar që ta luftojë atë që e prishte marrëveshjen me të. E kur zbriti sureja Berae, ajo e proklamoi vendimin e të gjitha këtyre grupeve.
    U urdhërua që t'i luftojë armiqtë e tij, bartës të Librit qiellor (ehlu kitab), derisa ta japin xhizjen ose të hynë në Islam. Në po atë sure u urdhërua që t'ju shpallë xhihad kuffarëve, munafikëve (hipokritëve), duke qenë i rreptë ndaj tyre. Ai i luftoi kuffarët me shpatë e dhëmbë (fizikisht) kurse munafikët me argumente dhe gjuhë (këshilla). All-llahu e urdhëroi që t'i denoncojë (t'i hedhë poshtë) kontratat e kuffarëve dhe t'i braktisë ato. Ata që ishin në marrëveshje me të i ndau në tre grupe: Ndaj një grupi urdhëroi që të luftohen. Ata ishin të cilët e prishën kontratën e bërë dhe nuk iu përmbajtën. Ata i luftoi dhe u shpalli front. Grupi tjetër ishin ata të cilët kishin me të kontratë të përkohshme, të cilët as nuk e prishën kontratën e as nuk i dolën në luftë. Për ta ishte i urdhëruar që t'i përmbahet kontratës së tyre deri në afatin e caktuar. Grupi i fundit ishin ata me të cilët as nuk kishte kontratë e as nuk i luftoi, ose kishin kontratë të hapur e All-llahu e urdhëroi që t'ua prolongojë katër muaj. Për këta të fundit urdhëroi që t'i përmbahet kontratës me kontraktuesit deri në afatin e caktuar. Të tillët u kthyen në Islam dhe nuk vazhduan me kufrin e tyre deri në afatin e caktuar. Atyre që ishin nën mbrojtjen e shtetit islam ua obligoi një lloj tatimi i quajtur xhizje. Pra, pas zbritjes së sures Berae, çështja e kuffarëve përfundoi në këto tre grupe: ata që ishin në armiqësi; ata që ishin në kontratë (marrëveshje) dhe ata që ishin nën mbrojtjen e muslimanëve.
    Më vonë situata me ata që ishte në kontratë ndryshoi me hyrjen e tyre në Islam dhe ashtu mbetën vetëm dy grupe: ata që ishin në armiqësi dhe ata që ishin nën mbrojtjen e muslimanëve. Ata që ishin në armiqësi i frikoheshin atij (Pejgamberit). Kështu njerëzit në raport me të u ndanë në tre grupe: Muslimanë dhe besimtarë ndaj asaj që iu shpall; dakordues me të, të cilët ishin të siguruar dhe
    shpallës të armiqësisë që i frikoheshin. Sa i përket çështjes së tij me munafikët, ai u urdhërua që prej tyre ta pranojë atë që e publikojnë, sekretin t'ia lë All-llahut, por t'u qëndrojë përballë me dituri dhe argumente. All-llahu e urdhëroi që t'i kundërshtojë, të sillet ashpër me ta dhe t'ua përcjell fjalët e qarta në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pastaj ndaloi që t'u falet xhenazja dhe të bëjë lutje mbi varret e tyre dhe e lajmëroi se edhe nëse ai kërkon falje për ta, All-llahu nuk do t'i falë. Këto pra janë pikat kryesore të jetëshkrimit të tij me armiqtë e tij prej kuffarëve dhe munafikëve."
    Nga ky përkufizim i shkëlqyeshëm i periudhave të xhihadit në Islam ndriçohen disa pika origjinale dhe thellë të vendosura në metodologjinë aktive të kësaj feje, të cilat meritojnë të ndalemi në to më gjatë, mirëpo nuk kemi mundësi pos që të sinjalizojmë për to në formë përmbledhëse.
    Pika e parë: Realiteti konkret në metodologjinë e kësaj feje. Islami është lëvizje e cila ballafaqohet me realitetin njerëzor. Ai ballafaqohet me të me anë të mjeteve përkatëse për ekzistimin e tij faktik. Ballafaqohet me xhahilijjetin ideologjik dhe koncepcional i cili bart me vete sisteme faktike dhe ekzistuese të cilat gjejnë mbështetje në qeveritë që posedojnë forcë materiale.
    Së këndejmi, lëvizja islame ballafaqohet me tërë këtë realitet me atë që ka mundësi t'i përgjigjet.
    Ajo i kundërvihet me da've dhe shpjegim për t'ua përmirësuar bindjet dhe botëkuptimet. Ju kundërvihet me fuqi dhe xhihad për flakjen e sistemeve dhe qeverive të cilat mbretërojnë, pushtete të cilat krijojnë barriera midis njerëzve, të cilat e kanë nënshtruar njerëzinë me diktaturë dhe çorientim dhe i kanë robëruar për vete e jo siç duhet të jetë, që të jenë robër vetëm të All-llahut. Kjo lëvizje nuk mjafton vetëm me komunikim përballë një pushteti material, por edhe nuk e përdor forcën materiale ndaj individëve. Kjo metodologji është e njëjtë me atë të mëparshmen kur bëhet fjalë për metodologjinë islame. Ajo angazhohet për nxjerrjen e njerëzve prej robërimit ndaj robërve në robërimin ndaj All-llahut dhe vetëm ndaj Tij, siç edhe do të shpjegojmë.
    Pika e dytë në metodologjinë e kësaj feje: Realiteti aktiv. Ajo është lëvizje që përfshin periudha të ndryshme. Çdo periudhë posedon mjete ekuivalente për kërkesat dhe nevojat e saj objektive. Çdo periudhë i dorëzohet periudhës tjetër që vijon. Islami nuk ballafaqohet me realitetin me anë të teorive të zhveshura, e po ashtu ai nuk i përcjell periudhat e këtij realiteti me mjete konservative. Ata të cilët i shtrojnë ajetet kur'anore për të dëshmuar me to, përkitazi me metodologjinë e kësaj feje në xhihad, e që nuk e kanë parasysh këtë pikë të tij, nuk e kanë kuptuar natyrën e periudhave në të cilat kaloi kjo metodologji, raportin e teksteve (ajeteve) të ndryshme me çdo periudhë në veçanti. Ata të cilët veprojnë kështu, kanë bërë një përzierje marramendëse dhe ia ngjesin metodologjisë së kësaj feje disa etiketime katastrofale. Ata i interpretojnë tekstet ashtu siç nuk përkon me parimet dhe rregullat përfundimtare të xhihadit, ngase ata çdo tekst rreth tij e trajtojnë sikur të ishte tekst i përfunduar i cili i përfaqëson rregullat e përfunduara në këtë fe. Duke qenë të dështuar shpirtërisht dhe psikikisht, nën presionin e situatës së mjerueshme, këtyre muslimanëve të shkretë nga Islami nuk u ka mbetur gjë tjetër, pos kjo deklaratë: Islami nuk zhvillon xhihad pos për mbrojtje! Me këtë ata llogarisin se kësaj feje i ofrojnë mirësi duke e larguar nga programi i saj i cili ka për qëllim eliminimin e gjithë tagutëve (zullumqarëve) në mbarë sipërfaqen e Tokës, robërimin e njerëzve vetëm ndaj All-llahut dhe nxjerrjen e tyre nga robërimi ndaj robërve në robërim ndaj Zotit të robërve (të gjithë njerëzit sundues apo të sunduar, besimtarë apo jobesimtarë janë robër, ngase çështja e tyre në të gjitha sferat varet prej Krijuesit të tyre, sh.p.). Jo duke përdorur dhunën që ta pranojnë akiden e tij, por duke krijuar liri të plotë midis tyre dhe kësaj akideje, pas zhdukjes së sistemeve politike që mbretëronin, ose duke u bërë presion derisa ta paguajnë xhizjen dhe ta
    shpallin dorëzimin dhe heqjen dorë të tyre midis popullatës dhe kësaj akideje, e pranuan apo nuk e pranuan, me rëndësi është të kenë liri të plotë.
    Pika e tretë: Kjo lëvizje e qëndrueshme me mjetet e saj të përshtatshme dhe përtëritëse nuk e nxjerr këtë fe nga rregullat e caktuara të saj e as nga synimet e parapara. Ky din, që nga dita e parë, pa marrë parasysh a i është drejtuar familjes së afert, a u është drejtuar kurejshëve, a u është drejtuar arabëve apo i është drejtuar tërë botës, ai të gjithëve u është drejtuar me një parim duke kërkuar nga ata që përfundimisht të kthehen në një qëllim, e ai është çiltëria e robërimit vetëm ndaj All-llahut dhe braktisja e robërimit ndaj robërve. Në këtë parim nuk ka pazarllëk e as lëshim. Islami për ta realizuar këtë qëllim zhvillon një strategji të planifikuar me periudha të përcaktuara, ku çdo periudhë përmban mjetet e saj reformuese (transitore) siç edhe shpjeguam në paragrafin e sipër theksuar.
    Pika e katërt: Është përpikëria legjislative e cila manifestohet në marrëdhëniet midis bashkësisë muslimane dhe të gjitha bashkësive tjera sipas formës së vërejtur në atë përkufizim të shkëlqyeshëm të cilin e shkëputëm nga libri Zadul Mead - duke e arritur këtë përpikëri në bazë të asaj se Islami i cili pranohet vetëm për All-llahun, është bazamenti i përgjithshëm njerëzor në të cilin duhet të strehohet e gjithë njerëzia ose së paku ta pranojnë në tërësi, në mënyrë që mos ta pengojnë thirrjen e tij me çfarëdo barriere të sistemit politik apo të ndonjë force materiale, dhe që të heqë dorë nga ai çdo person. E zgjodhi atë apo nuk e zgjodhi, ajo është punë e vullnetit të tij, por duke mos e penguar dhe duke mos e luftuar! Nëse dikush ndaj Islamit vepron të kundërtën, Islami e lufton derisa ta asgjësojë ose ta shpallë dorëzimin vet!
    Të dështuarit shpirtërisht dhe psikikisht, të cilët shkruajnë për xhihadin në Islam, duke dëshiruar që ta mbrojnë Islamin nga kjo akuzë, e kanë përzier metodologjinë e kësaj feje rreth teksteve ku refuzohet dhuna në fe dhe akide dhe metodologjinë e asgjësimit të fuqive politike materialiste të cilat bëhen digë ndërmjet njerëzve dhe kësaj feje, dhe të cilat ushtrojnë robërimin e njerëzve ndaj njerëzve kurse pengojnë robërimin e njerëzve ndaj All-llahut. Këtu kemi të bëjmë me dy sfera të cilat nuk kanë kurrfarë lidhshmërie dhe ku nuk ka kurrfarë hapësire ku mund të bëhet ndonjë mveshje midis tyre. Për shkak të kësaj përzierjeje dhe para së gjithash për shkak të atij dështimi, përpiqen që xhihadin në Islam ta kufizojnë në të ashtuquajturën që përdoret sot: Luftë mbrojtëse. Xhihadi është krejtësisht një segment tjetër, nuk ka kurrfarë lidhshmërie me luftërat që i zhvillojnë njerëzit sot, as me motivet po as me kualifikimet e tyre. Motivet e xhihadit në Islam duhet që t'i perceptojmë në natyrën e vetë qenies së Islamit, rolit të tij në tokë dhe qëllimet e tij të larta që i konfirmoi All-llahu. Ail-llahu i Lartësuar na informoi se këtë pejgamber e dërgoi për këtë arsye me anë të kësaj shpalljeje dhe e bëri që të jetë vula e të gjithë pejgamberëve, kurse shpalljen e tij e bëri vulë të të gjitha shpalljeve.
    Kjo fe është proklamatë e përgjithshme për çlirimin e njeriut në tokë nga robërimi ndaj robërve - bile edhe nga robërimi i tij ndaj pasionit të tij i cili gjithashtu trajtohet prej robërimit ndaj robërve. Këtë ajo e bëri duke e proklamuar hyjnimin e vetëm ndaj All-lla-hut, lavdi pastë, dhe pranimin e zotërimit (er-rububijje) të Tij nga njerëzimi. Shpallja e zotërimit të vetëm të All-llahut në tërë këtë gjithësi ka kuptimin e revolucionit të përgjithshëm mbi qeverisjen e njerëzve përmes të gjitha formave, sistemeve dhe regjimeve, duke ushtruar rebelim të tërësishëm ndaj çdo regjimi në sipërfaqe të tokës ku sundimi është në duar të njerëzve në ndonjë formë prej formave ekzistuese, ose, do të shprehemi me një sinonim tjetër: aty ku hyjnimi bëhet ndaj njerëzve në ndonjë formë prej formave dhe atë, përmes asaj që pushteti ka mbështetje definitive vetëm në njerëzit dhe ku burim i pushtetit janë njerëzit, kjo don të thotë hyjnim i njerëzve i cili zhvillohet përmes zotërimit të njërës palë ndaj tjetrës duke e
    mënjanuar All-llahun. Kjo shpallje do të thotë shpëtim i pushtetit të rrëmbyer të All-llahut dhe kthim i tij i sërishëm All-llahut, shporrje e atyre që e rrëmbyen, të cilët i qeverisin njerëzit me ligje të nxjerrura nga mendja e tyre. Ata kështu, para njerëzve bëhen zotëra kurse njerëzit para tyre robër. Pra, kuptimi i tij është zhdukja e mbretërisë njerëzore për vendosjen e mbretërisë së All-llahut në tokë, ose të shprehemi më mirë me shprehjet e Kur'anit të madhërueshëm:
    "Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë është All-llah " (Zuhruf, 84)
    "Vendimi (në çështjet e jetës) nuk i takon askujt pos All-llahut, e Ai urdhëroi që të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë. " (Jusuf 40)
    "Thuaju (O I dërguar): O ithtarë të Librit (Teuratit dhe Inxhilit), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) midis nesh dhe midis jush: Të mos adhurojmë askënd pos All-llahut, të mos ia bëjmë atij askë shok, të mos konsiderojmë njëri-tjetrin zotër pos All-llahut! E nëse ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (zbatuesit e vendimit të All-llahut). " (Ali Imran, 64)
    Mbretëria e All-llahut nuk mund të vendoset në sipërfaqe të tokës nëse qeverisjen e marrin në dorë njerëz të caktuar sikur që janë klerikët-siç edhe ka ndodhur me pushtetin e kishës - apo njerëzit të cilët artikullojnë fjalë në emër të zotërave - siç edhe ka ndodhur në pushtetin teokratik ose siç e kanë quajtur, pushteti i shenjtë hyjnor!! Kjo mbretëri mund të vendoset vetëm atëherë kur sheriati i All-llahut të jetë sundues, ashtu që të gjitha çështjet e jetës t'i kthehen All-llahut në pajtim me ligjet e qarta të sheriatit të cilat i themeloi Ai.
    Ngritja e mbretërisë së All-llahut dhe eliminimi i mbretërisë së njerëzve, shpëtimi i pushtetit nga duart e rrëmbyesve të tij, kthimi i tij All-llahut, dominimi i vetëm i sheriatit hyjnor dhe suspendimi i ligjeve njerëzore, të gjitha këto nuk mund të arrihen vetëm me komunikim (informim) dhe argumentim, sepse ata të cilët i kanë nënshtruar qafat e njerëzve dhe që e kanë rrëmbyer pushtetin e All-llahut në tokë, nuk e dorëzojnë pushtetin e tyre vetëm me anë të komunikimit dhe argumentimit, përndryshe, puna më e lehtë e pejgamberëve do të ishte vendosja e fesë së All-llahut në tokë.
    Megjithatë, historia e pejgamberëve dëshmon të kundërtën, si edhe historia e kësaj feje në periudhën e çdo gjenerate!
    Ky proklamim i përgjithshëm për çlirimin e njeriut në tokë nga çdo pushtet jashtë pushtetit të All-llahut, duke e proklamuar hyjnimin e vetëm dhe zotërimin e All-llahut në këtë gjithësi, nuk ka qenë proklamatë teorike, filozofike pasive por proklamatë me karakter të lëvizjes objektive aktive. Proklamatë që ka për qëllim realizimin e saj praktik në formë të sistemit i cili do t'i udhëheq njerëzit me sheriatin e All-llahut dhe do t'i nxjerr njëmend nga robërimi ndaj robërve në robërimin ndaj All-llahut, duke e mëvetësuar dhe pa i ngjitur ndonjë shok. Andaj edhe ishte e domosdoshme që ta marrë formën e lëvizjes krahas formës së argumentimit, që t'i kundërvihet situatës njerëzore me anë të mjeteve përkatëse nga të gjitha anët.
    Aktualiteti i gjithëmbarshëm njerëzor si dje, sot por edhe nesër, do t'i kundërvihet kësaj feje - për shkak të cilësisë së saj që ka: proklamimi i përgjithshëm për çlirimin e njeriut në tokë nga çdo pushtet jashtë pushtetit të All-llahut - me anë të barrierave ideologjike dhe koncepcionale, materiale dhe fizike, politike, sociale dhe ekonomike, raciste dhe klasore, krahas tyre edhe me ideologji të devijuara dhe botëkuptime degjeneruese. Të gjitha këto gërshetohen mes vete me një lidhshmëri marramendëse dhe shumë të nyjëzuar që t'i kundërvihen këtij dini.
    Derisa argumentimi dhe shpjegimi u kundërvihen ideologjive dhe koncepcioneve, lëvizja u kundërvihet barrierave të ndryshme materiale-në ballë të tyre, pushtetit aktual politik i cili në vete ngërthen faktorët ideologjikë, koncepcionalë, etnikë,
    klasorë, socialë dhe ekonomikë-e ato të dyja - argumentimi dhe lëvizja-i kundërvihen tërësisht realitetit njerëzor me anë të mjeteve përkatëse për të gjitha komponentët e saj. Këto dy atribute, duhet bashkërisht ta kahëzojnë lëvizjen e çlirimit të njeriut në tokë, njeriut në tërësi, në tokë në përgjithësi. Kjo është pikë shumë e rëndësishme e cila doemos duhej të theksohej përsëri.
    Ky din nuk është proklamim për çlirimin e njeriut arab. Ai as që është mision i posaçëm për arabët!... Tema e tij është njeriu, lloji njerëzor, kurse lëmi i tij është toka, e gjithë toka. All-llahu, lavdi pastë, nuk është Zot vetëm për arabët, po as vetëm për ata që e përqafojnë besimin islam. All-llahu është Zot i gjithësisë, kurse ky din synon që tërë gjithësinë t'ia kthejë Zotit të vet, kurse qeniet në të t'i shkëpusë nga robërimi jashtë Tij. Robërimi më i madh dhe më i arsyeshëm në pikëpamjen islame është nënshtrimi i njerëzve ndaj ligjeve të All-llahut, të cilat i realizon një grup i njerëzve në mesin e njerëzve. Ky pra është ai ibadet (robërim, nënshtrim, adhurim) për të cilin është konfirmuar se nuk mund të bëhet, përpos për All-llahun. Ata të cilët me të i drejtohen dikujt tjetër pos All-llahut, ata kanë dalur nga feja e All-llahut, sado që të pretendojnë se janë në fenë e All-llahut.
    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka theksuar se praktikimi (el it-tiba') i sheriatit dhe sistemit islam është ibadeti, të cilin çifutët dhe të krishterët e refuzuan dhe nuk e pranuan urdhëresën e tij për ta adhuruar vetëm All-llahun, andaj edhe u cilësuan mushrikë (shpikës të ortakllëkut ndaj All-llahut Gjithëkrijues, sh.p.)
    Tirmidhiu transmeton me senedin e tij, nga Adij bin Hatim radijall-llahu anhu, se kur i erdhi thirrja e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për Islam, ai iku për në Sham. Ai derisa ishte në xhahilijjet e kishte pranuar Krishterimin. E motra dhe një grup i fisit të tij ishin robëruar nga muslimanët. Më pastaj Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e mëshiroi motrën e tij dhe e liroi. Ajo iu kthye vëllait të saj dhe e inkurajoi që ta pranojë Islamin. Gjatë ardhjes së tij te Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, njerëzit flitnin për ardhjen e tij. Kur hyri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në qafe (fjala është për Adijun) kishte një kryq të argjendtë. Kur e pa atë Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem filloi t'i lexojë këto ajete: "Ata i morën ahbarët" (priftërinjtë çifutë) dhe "ruhbanët" (murgjit e krishterë) e tyre për zota pos All-Uahut " (Teube, 31). Adiu thotë: "Unë i thashë: Ata nuk iu robëruan (nuk i kanë adhuruar). Ai iu përgjigj: Gjithsesi. Ata njerëzve ua kanë ndaluar të lejuarën (hallallin) dhe ua kanë lejuar të ndaluarën (haramin). Njerëzit i kanë pasuar. E kjo është adhurim (robërim) i tyre ndaj atyre."Pra, komenti i Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për ajetin e All-llahut Lavdiplotë është decid dhe i prerë, se pasimi dhe praktikimi i sheriatit dhe sistemit islam është ibadet i cili nëse nuk realizohet, njerëzit e tillë dalin nga feja. Andaj edhe ajo është konsiderim i disa njerëzve për zotëra nga disa të tjerë, dhe pikërisht kjo është ajo çështje për të cilën kjo fe erdhi për ta zhdukur dhe ta shpallë çlirimin e njeriut në tokë nga robërimi i të tjerëve përpos All-llahut.
    Që këtu, për Islamin ishte e domosdoshme që të marrë hov në tokë në eliminimin e aktualitetit kundërthënës me këtë shpallje të përgjithshme, me anë të proklamimit - argumentimit dhe lëvizjes së bashku, dhe që sulmet e tij t'i orientojë drejt fuqive politike të cilat i kanë robëruar njerëzit për vete e jo për All-llahun. Kjo do të thotë se ata nuk i kanë qeverisur me sheriatin e All-llahut dhe pushtetin e Tij, të cilët krijojnë penda për mosdëgjimin e kësaj proklamate dhe për mospranimin e akides në mënyrë të lirë pa mos iu kundërvër njerëzve me pushtet. Po ashtu, Islami kishte për qëllim vendosjen e një sistemi shoqëror, ekonomik dhe politik i cili do t'i mundësonte lëvizjes çlirimtare që të marrë hov praktik, pas eliminimit të fuqive
    dominuese, pa marrë parasysh se a ishin ato plotësisht politike apo të veshura me nacionalizëm ose klasore brenda një etniteti.
    Islami asnjëherë nuk pati për qëllim t'ua imponojë njerëzve përqafimin e akides së tij. Megjithatë, përsëri, Islami nuk është thjesht vetëm akide. Islami, siç edhe kemi thënë, është një proklamim i përgjithshëm për çlirimin e njeriut nga robërimi ndaj robërve. Islami fillimisht synon eliminimin e sistemeve dhe qeverive të cilat themelohen në bazë të qeverisjes së njerëzve me anë të njerëzve dhe robërimin e njerëzve ndaj njerëzve, e pastaj i lë njerëzit të lirë- njëmendë sisht - për ta zgjedhur akiden të cilën ata e duan me vullnetin e tyre të lirë, dhe atë pas largimit të presionit politik ndaj tyre dhe pas interpretimit të dëlirë (të Islamit) drejtuar shpirtrave dhe mendjeve të tyre. Megjithatë, me këtë përvojë nuk do të thotë se ata mund ta bëjnë zotin e tyre të jetë më i rëndësishëm ose të jenë të lirë që ata vetvetes t'ia zgjedhin robërinë ndaj robërve, ose ta konsiderojnë njëri-tjetrin zot krahas All-llahut! Parimi i sistemit i cili do t'i sundojë njerëzit në tokë, duhet të jetë robërimi i pastër vetëm ndaj All-llahut. Kjo mund të arrihet përmes pranimit të ligjeve dhe legjislacioneve prej Tij, e pastaj nën hijen e këtij sistemi të përgjithshëm çdokush mund të përqafojë akiden të cilën e do. Pra, vetëm në këtë mënyrë feja (ligji i All-llahut) bëhet (realizohet në sipërfaqe të tokës) e tëra për All-llahun, që don të thotë se vendimi më i lartë (Ed-dejnune, rrjedh prej fjalës din - fe), nënshtrimi, pasimi dhe robërimi, të gjitha i takojnë vetëm All-llahut. Kuptimi i fjalës din është më përfshirës se i fjalës akide. Din don të thotë metodologji dhe sistem me të cilin udhëhiqet jeta. E këto në Islam mbështeten në akiden. Megjithatë, në kuptimin e përgjithshëm feja është më e gjerë se akideja. Në Islam mund të jetojnë - brenda sistemit të tij të përgjithshëm i cili themelohet mbi bazën e robërimit vetëm ndaj All-llahut - kolektivitete të ndryshme edhe nëse disa prej tyre nuk e kanë përqafuar dinin islam.
    Ata të cilët e. kanë kuptuar natyrën e kësaj feje -ashtu siç u tha më parë - bashkë me të e kanë kuptuar domosdoshmërinë e zhvillimit të lëvizjes në Islam në formë të xhihadit me shpatë - krahas xhihadit me argumentim - dhe e kanë kuptuar se kjo nuk është lëvizje mbrojtëse, me atë kuptim të ngushtë të cilin e dëgjojmë sot nga termi luftë mbrojtëse, të cilin e trilluan të dështuarit përballë presionit aktual dhe përballë sulmit marramendës orientalist, të cilët dëshirojnë që lëvizja e xhihadit të konceptohet kështu islamikisht. Pra, ata të cilët e kanë kuptuar se xhihadi nuk është lëvizje mbrojtëse, e dinë se ai është lëvizje ofensive dhe shtrirëse për çlirimin e njeriut në tokë, me mjete përkatëse për të gjitha aspektet e realitetit njerëzor në periudha të caktuara, që për çdo periudhë ofrohen mjete efektive.
    Andaj edhe është e domosdoshme që lëvizjen e Islamit xhihadik ta emërtojmë lëvizje mbrojtëse, por duke e ndërruar kuptimin aktual të fjalës mbrojtje, duke e konsideruar mbrojtje për njeriun dhe vetë qenien e tij kundër të gjithë faktorëve të cilët e kanë vënë në pranga lirinë e tij dhe e pengojnë çlirimin e tij. Ndaj këtyre faktorëve të cilët përfaqësohen përmes ideologjive, koncepcioneve dhe sistemeve politike të ngritura mbi pendat ekonomike, klasore dhe nacionaliste të cilat edhe dominonin në tokë përgjithësisht në kohën kur u paraqit Islami dhe shumë forma të të cilave dominojnë edhe në xhahilijjetin aktual të kësaj kohe!
    Me anë të shpjegimit të këtillë të kuptimit të termit mbrojtje mund ta perceptojmë realitetin e motiveve të shtrirjes islame në tokë me xhihad dhe ta perceptojmë natyrën e vetë qenies së Islamit, e ajo është proklamimi i përgjithshëm për çlirimin e njeriut nga robërimi ndaj robërve dhe vendosja e hyjnimit të vetëm të All-llahut dhe zotërimit të Tij ndaj botës, gjithashtu zhdukjen e mbretërisë së pasioneve njerëzore në tokë dhe vendosjen e mbretërisë së sheriatit hyjnor në botën e njeriut.
    Përpjekja për gjetjen e arsyetimeve mbrojtëse ndaj xhihadit islam në kuptim të ngushtë të koncepteve bashkëkohore mbi luftën mbrojtëse, pastaj përpjekja për të gjetur mbështetje burimore për vërtetimin se ngjarjet e xhihadit islam ishin thjesht vetëm për shmangien e armiqësisë (rrezikut) nga fuqitë fqinje ndaj vatanit islam - që sipas kuptimit të disave, ai vatan shtrihet vetëm në Gadishullin Arabik-këto përpjekje në realitet rrjedhin nga perceptimi sipërfaqësor për natyrën e kësaj feje dhe natyrën e rolit të cilin ka ardhur ta realizojë në tokë. Ato përpjekje gjithashtu sinjalizojnë dështimin e tyre përballë presionit të sotshëm aktual dhe përballë sulmeve dinake orientaliste ndaj xhahidit islamik!
    Si ua merr mendja, sikur a thua Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani, radijall-llahu anhum, të ishin siguruar nga rreziku armiqësor i romakëve dhe persianëve në Gadishull, a do të ndaleshin për mos ta vazhduar më shtrirjen islame anekënd botës? Si do ta ndalnin ata këtë shtrirje kur para da'ves qëndronin ato barriera materialiste për shkak të regjimeve politike, nacionaliste, klasore dhe ekonomike të cilat ishin të formuara sipas trajtave nacionaliste dhe klasore, e që gjithashtu i mbronte fuqia materialiste e shtetit.
    Është primitivizëm sikur njeriu ta parafytyrojë thirrjen e cila e shpalli çlirimin e njeriut, llojin e njeriut në tokë dhe atë në tërë tokën, e pastaj të ndalet para këtyre barrierave dhe të përpiqet t'u kundërvihet me gjuhë dhe argument! Ajo vërtet angazhohet me gjuhë dhe argument por, vetëm atëherë kur midis saj dhe individëve nuk ka pengesa. Atëherë ajo mund t'u drejtohet me liri të plotë kur edhe ata janë të liruar nga të gjitha llojet e imponimeve. Këtu vjen në shprehje dispozita "Nuk ka dhunë në fe. " Kurse atëherë kur hasen ato barriera dhe shtypje materialiste, duhet së pari ato të eliminohen me fuqi, që të krijohen kushtet për t'iu drejtuar zemrës dhe shpirtit të njeriut duke qenë ai i liruar nga ato pranga!
    Xhihadi është nevojë e domosdoshme për da'ven, sidomos kur synimet e saj janë proklamimi i çlirimit të njeriut njëmendësisht, duke u ballafaquar me realitetin ekzistues me anë të mjeteve përkatëse për të gjitha aspektet e tij. Ai nuk mund të jetë i mjaftueshëm vetëm me anë të argumentimit teoriko-filozofik, pavarësisht se vatani islam - ose sipas shprehjes së drejtë islame: darul islam - është i sigurt dhe i paprekshëm ose është i rrezikuar nga fqinjët e tij. Kur Islami synon paqen, nuk ka për qëllim paqen e luftë e të kufizuar e cila thjesht synon që të sigurohet ai territor në të cilin populli përqafoi akiden islame, por dëshiron paqen në të cilën e tërë feja do të jetë vetëm për All-llahun, d.m.th. që adhurimi i njerëzve të jetë i tëri vetëm për All-llahun, në të cilin njerëzit nuk e konsiderojnë njëri tjetrin për zot përveç All-llahut. Ajo që duhet marrë është periudha e fundit në të cilën arriti lëvizja xhihadike në Islam - me përcaktim të All-llahut - e jo fillimi i ditëve të da'ves e as mesi i tyre. Të gjitha këto periudha përfunduan, siç thotë Imam Ibnul Kajjimi, në atë mënyrë që: "Pas zbritjes së sures Berae çështja e kuffarëve përfundoi në këto tre grupe: ata që ishin në armiqësi; ata që ishin në kontratë (marrëveshje) dhe ata që ishin në mbrojtjen e muslimanëve. Më vonë situata me ata që ishin në kontratë ndryshoi me hyrjen e tyre në Islam kështu që mbetën vetëm dy grupe: ata që ishin në armiqësi dhe ata që ishin nën mbrojtjen e muslimanëve. Ata që ishin në armiqësi i frikoheshin atij (Pejgamberit). Kështu njerëzit në raport me të u ndanë në tre grupe: Muslimanë dhe besimtarë ndaj asaj që iu shpall, dakordues me të, të cilët ishin të siguruar (fjala është për dhimmijunët, ata që janë nën mbrojtjen e muslimanëve, siç merret vesh edhe nga fjalia e mëparshme sh.p.), dhe shpallës të armiqësisë që i frikoheshin."
    Këto pra janë ato dukuri të logjikshme të cilat përputhen me natyrën e kësaj feje dhe synimet e saj, e jo siç e kanë kuptuar të dështuarit para realitetit ekzistues dhe para sulmeve dinake të orientalistëve!
    All-llahu nuk u dha leje për luftë muslimanëve në Mekke dhe në fillim të hixhretit në Medine. Muslimanëve u është thënë:
    "Ndalni duart tuaja prej luftës, falni namazin dhe jepni zeqatin " (Nisa, 77)
    Më pastaj ajo iu lejua dhe u është thënë:
    “Atyre që po sulmohen me luft'e u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve). (U lejuan të luftojnë) ata të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte vetëm pse thanë: All-llahu është Zot iynë! E sikur All-llahu të mos i zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat dhe xhamitë në të cilat përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai i ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.” (Haxhxh, 39-41)
    Më pastaj ua detyroi luftën ndaj atyre që e luftojnë Pejgamberin e jo edhe ndaj atyre që nuk e luftojnë, dhe u është thënë:
    "Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë" (Bekare, 190)
    Dhe më në fund u është bërë detyrim atyre luftimi i idhujtarëve pa dallim dhe u është thënë:
    “Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim" (Tevbe, 36)
    Po ashtu u është thënë:
    "Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe I Dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre që u është dhënë Libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur." (Tevbe, 29)
    "Lufta - siç thotë Imam Ibnul Kajjimi - në fillim ishte e ndaluar, pastaj e lejuar e pastaj e urdhëruar ndaj atyre që të parët e fillojnë luftën, e pastaj ishte e urdhëruar ndaj të gjithë atyre që ishin idhujtarë."
    Korrektësia e teksteve të theksuara për xhihadin, korrektësia e haditheve pejgamberike të cilat inkurajojnë në të dhe realiteti i ngjarjeve të xhihadit në fillim të Islamit dhe gjatë tërë periudhës së gjatë historike të tij... ky realitet i kulluar nuk lejon që në personalitetin e njeriut të bredhë ai interpretim të cilin e imponojnë të dështuarit para presionit te realitetit ekzistues dhe para sulmit dinak orientalist ndaj xhihadit islamik!
    Kush është ai i cili dëgjon fjalën e All-llahut në këtë çështje dhe fjalën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe po ashtu i përcjell me vëmendje ngjarjet e xhihadit islamik, e pastaj ta parafytyrojë xhihadin si çështje spontane (e atypëratyshme) e determinuar me rrethana kaluese të cilat vijnë dhe shkojnë dhe ta pranojë vetëm brenda kornizave të mbrojtjes për sigurimin e kufijve?!
    Qysh në fillim të ajeteve të cilat ua lejuan besimtarëve luftën, All-llahu ua bëri me dije se qëllimi kryesor dhe i përhershëm i Tij në jetën e kësaj bote është që Ai t'i zbrapsë disa njerëz me disa të tjerë për ta penguar kaosin në tokë:
    "(U lejuan të luftojnë) ata të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte dhe vetëm pse thanë: All-llahu është Zoti ynë! E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat dhe xhamitë në të cilat përmendet shumë emri i All-llahut..." (Haxhxh, 39-40)
    Pra, kjo është një kërkesë e përhershme e jo një gjendje e rastësishme: Kërkesë e përhershme për të mos lejuar ambientimin e hakut (të vërtetës) me batilin (të kotën) në këtë tokë. Andaj, pikërisht atëherë kur Islami jep shpalljen e përgjithshme për
    vendosjen e hyjnimit të All-llahut te të gjitha krijesat, ngrihen dhe e sulmojnë grabitësit e pushtetit të All-llahut në tokë dhe kurrë nuk i dorëzohen me paqe. Prej këtu, Islami merr hov dhe i mposhtë ata për t'i nxjerrë njerëzit nga pushtetet e tyre dhe për ta zmbrapsur nga njeriu në tokë atë pushtet të grabitur. Ky është një tentim i përhershëm ku hovi i xhihadit çlirimtar nuk ndalet derisa ligji (feja) të bëhet i tëri vetëm për All-llahun.
    Tërheqja nga lufta në Mekke nuk ishte asgjë tjetër pos një periudhë e një strategjie të gjatë. Po e njëjta gjë ishte edhe me momentet e para të hixhretit. Ajo se çka e nxiti bashkësinë muslimane pas periudhës së parë të lejimit të luftës nuk kishte për qëllim vetëm sigurimin e Medines. Në të vërtetë, ky ishte qëllimi parësor dhe i domosdoshëm, megjithatë nuk ishte qëllimi final. Ky ishte qëllimi i cili siguron mënyrën e startimit dhe e mbron bazën e startimit. Startimin për çlirimin e njeriut dhe për eliminimin e pengesave të cilat e ndalin vetë njeriun për startim!
    Është krejtësisht i kuptueshëm pengimi i muslimanëve nga xhihadi me shpatë (aludon në luftën, sh.p.) në Mekke. Në Mekke thirrjes islame i ishte siguruar liria e proklamimit. Bartësi i thirrjes sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me mbrojtjen e shpatave të Benu Hashimëve zotëronte lirinë për ta publikuar da'ven dhe që me anë të saj t'u drejtohet veshëve, mendjeve dhe zemrave të kurejshitëve, e po ashtu me anë të saj edhe të ballafaqohet me individë të ndryshëm. Aty nuk kishte pushtet politik të organizuar i cili do ta pengonte nga publikimi i da'ves, ose t'i pengonte njerëzit nga dëgjimi i tij! Pra, nuk ishte e domosdoshme - në këtë periudhë - të përdoret forca, pastaj edhe duke i pas parasysh shkaqet tjera të cilat ishin të pranishme gjatë asaj periudhe. Këtë e përmblodha në librin "Fi dhilalil Kur'an " (Nën hijet e Kur'anit) kur ishte fjala për tefsirin e fjalës së All-llahut:
    "A nuk i vure re ata të cilëve u pate thënë: Ndalni duart tuaja prej luftës, falni namazin dhejepni zeqatin... " (Nisa, 77)
    Mendoj se nuk do të ishte e tepërt që diç nga ai përkufizim të theksohej edhe këtu:
    "Ndoshta ashtu ishte për shkak se periudha mekka se ishte periudhë e edukimit dhe përgatitjes në një ambient specifik, për një popull specifik dhe brenda rrethanave specifike. Prej qëllimeve të edukimit dhe përgatitjes në një ambient si ky, në veçanti është edhe edukimi i shpirtit të njeriut arab për durim ndaj asaj që zakonisht nuk mund ta durojë si dhunë ndaj individualitetit të tij ose ata të cilët mbështeten në të. Kjo është bërë me qëllim që të braktiset nga subjektivizmi i tij, të zhvishet nga uni i tij në mënyrë që as vetja e as ata që mbështeten në dhunë të mos jenë bosht i jetës në shikim të tij dhe nxitës të lëvizjes në jetën e tij. Pastaj edukimin e tij për ta përmbajtur temperamentin e tij në mënyrë që mos të reagojë qysh në provokimet e para -siç është natyra e tij - dhe të mos grafullojë me ngacmuesin e parë. Kështu pra do të arrihej maturia në natyrën dhe lëvizjet e tij. Po ashtu edhe edukimi i tij që t'i bashkëngjitet një bashkësie të organizuar e cila ka udhëheqje, te e cila drejtohet për çdo çështje të jetës së tij dhe nuk bën ndonjë veprim pos në pajtim me atë që urdhërohet - sado që urdhri të jetë në kundërshtim me natyrën e përvetësuar dhe tiparet që i ka-kjo edhe ishte guri themeltar për përgatitjen e personalitetit arab dhe për formimin e bashkësisë muslimane e cila i nënshtrohet një udhëheqjeje të organizuar, të zhvilluar e përparimtare e jo primitive dhe fisnore!
    -Ndoshta ashtu ishte për shkak se da'veja paqësore ka qenë me ndikim dhe pranim më të madh në një ambient siç ishte ai kurejshit, përplot panegjerizëm dhe krenari. Dhe, sikur të ngrihej përleshja me të do të shtohej edhe më tepër kryeneçësia dhe mëria e tyre në këtë periudhë dhe do të zhvilloheshin përleshje të reja të përgjakshme ashtu si trazirat e njohura të arabëve të cilat shpërthyen me luftërat e
    Dahisit dhe Gabrasë, dhe luftën e Besusit e që zgjatën vite të tëra dhe krejtësisht disa fise i shkatërruan. Këto përleshje të reja do të ndërlidheshin në mendjet dhe kujtimet e tyre gjithmonë me Islamin dhe nuk do të qetësoheshin më asnjëherë. Islami do të shndërrohej prej fesë dhe da'ves në përleshje dhe trazira, me ç'rast do të harrohej pasqyra e tij kryesore duke qenë në fillim të shpalljes dhe asnjëherë nuk do të mbahej mend për të mirë!
    -Ndoshta ashtu ishte duke u dëshiruar që t'i iket nxitjes së një beteje dhe përleshjeje brenda çdo shtëpie. Në Mekke nuk kishte pushtet të përgjithshëm e të organizuar i cili do t'i torturonte besimtarët dhe do t'i fuste në sprova të ndryshme, por kjo ishte e lënë tek kujdestarët (tutorët) e çdo personi, të cilët i torturonin, i vinin në sprova të ndryshme dhe i edukonin! Leja për luftë do të thoshte - për këtë ambient - të zhvillohej betejë dhe luftë në çdo shtëpi. E pastaj do të thuhej: Ja, ky është Islami! Ashtu është thënë edhe kur Islami urdhëronte tërheqjen nga lufta! Gjatë sezonës, ndërmjet arabëve të ardhur për haxhxh dhe tregti, propaganda e kurejshitëve zhvillohej duke thënë: Muhammedi sjell përçarje midis prindit dhe fëmijës së tij, e lëre më midis popullit dhe farefisit të tij! Si do të dukej da'veja, sikur të urdhëronte fëmijën ta mbyt prindin, robin ta mbyt pronarin, në çdo shtëpi e në çdo vend?!
    Ndoshta ashtu ishte ngase All-llahu e dinte se një numër i madh i atyre që u kundërviheshin muslimanëve të parë duke i ofenduar, keqtrajtuar dhe torturuar, pikërisht ata do të bëhen prej ushtrisë më besnike të Islamit, bile edhe prej udhëheqësve të tij. A nuk.ishte Umer bin Hattabi nga mesi i tyre?!
    Ndoshta ashtu ishte ngase krenaria arabe në një ambient fisnor e kishte traditë që t'i dalë krah atij që keqtrajtohej dhe i bëhej e padrejtë dhe nuk tërhiqeshin nga ky qëndrim, veçanërisht kur ai ushtrohej mbi njerëzit e ndershëm nga mesi i tyre! Kemi raste të shumta të cilat vërtetojnë realitetin e këtij mendimi, për shembull, Ibnu Dugunne nuk dëshironte që ta lejojë Ebu Bekrin të emigrojë dhe ta braktis Mekken - derisa ai ishte njeri autoritativ - dhe një gjest të tillë ai e vlerësoi si turp të arabëve, andaj edhe ia ofroi fqinjësinë dhe mbrojtjen e tij! Rasti i fundit i cili vërteton këtë realitet ishte kundërshtimi i shkresës për bllokim të Hashimitëve në luginat e Ebu Talibit meqë atyre iu shtuan mundimet dhe iu zgjat uria, derisa një rast i tillë në një ambient tjetër të qytetërimit të vjetër i cili është ngopur me dhunë, tentimi për të ndalur një torturë do të implikonte tallje, nënçmim dhe përbuzje nga rrethi, e në anën tjetër, madhështimin e torturuesit dhe zullumqarit agresor!
    Ndoshta ashtu ishte për shkak të numrit të vogël të muslimanëve të asaj kohe dhe kufizimit të tyre në Mekke, nga arsyeja se thirrja islame nuk kishte depërtuar në pjesën tjetër të Gadishullit ose se lajmi i tij kishte arritur pjesërisht. Kështu ishte sepse fiset rreth Mekkes kishin qëndrim neutral ndaj betejës së brendshme e cila zhvillohej ndërmjet kurejshëve dhe disave nga bijtë e tyre derisa të kuptonin se si do të jetë epilogu i situatës. Në një gjendje të këtillë, kjo betejë e ngushtë do të përfundonte me vrasjen e grupit të vogël të muslimanëve - bile edhe nëse ata do të vritnin edhe një herë më shumë nga ajo që ata do të vriteshin - kështu do të mbetej idhujtaria e do të fshihej nga toka bashkësia muslimane, Islami nuk do të mund të themelonte sistemin e vet, e as që do t'i mbetej ndonjë shenjë ekzistuese. Kurse, Islami është fe e cila ka ardhur të bëhet program i jetës dhe të bëhet sistem real e i zbatueshëm për jetë.
    E kështu me radhë..."
    Kurse në Medine - në agim të hixhretit - kontrata të cilën e bëri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me çifutët e Medines dhe me ata që mbetën në idhujtari prej arabëve aty dhe rreth saj, ishte një mjet për pengimin e luftës të cilën e impononte natyra e asaj periudhe.
    Së pari: Sepse aty terreni ishte i përshtatshëm për komunikim dhe publikim të da'ves. Aty nuk kishte pushtet politik i cili do të pengonte dhe do të vënte barrierë midis njerëzve dhe da'vesë. Të gjithë e patën pranuar shtetin e ri musliman në krye me Resulull-llahun sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në ushtrimin e tij të çështjeve politike. Në atë kontratë theksohej se askush nuk guxon të nënshkruajë paqe, as të shpallë luftë e as të vendosë marrëdhënie me jashtë pos me lejen e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ishte më se e qartë se pushteti i vërtetë në Medine ishte në dorë të udhëheqjes muslimane. Terreni për thirrjen islame ishte i hapur, kurse rruga e lirë ndërmjet njerëzve dhe lirisë së besimit ishte e pranishme.
    Së dyti: Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në këtë periudhë dëshironte që preokupimin e tij ta koncentrojë në kurejshitët, meqë kundërshtimi i tyre ndaj kësaj feje ishte bërë pendë - pengesë kundrejt fiseve tjera të cilat pritnin se si do të përfundojë çështja midis kurejshitëve dhe disave nga bijtë e tyre. Pikërisht për këtë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem avancoi dërgimin e ekspeditave, kurse marshimin e parë nën Flamurin islam ia besoi Hamza bin Abdulmuttalibit, në krye të shtatë muajve pas hixhretit në muajin e Ramazanit.
    Pastaj vijuan ekspeditat tjera, pas nëntë, trembëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë dhe ajo e fundit në krye të shtatëmbëdhjetë muajve, ekspeditë të cilën e udhëhoqi Abdull-llah ibni Xhahshi në muajin Rexheb. Kjo ishte ekspedita e parë e cila u shndërrua në përleshje të hapur dhe shkaktoi vrasje të shumta. Ajo u zhvillua gjatë muajit të ndaluar (për luftë) dhe për këtë luftë zbritën këto ajete në suren Bekare:
    "Të pyesin për luftën në Muajin e shenjtë, thuaj: Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga Xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha te All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se vrasja. Ata do t'ju luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zmbrapsur, nëse munden, nga feja juaj..." (Bekare, 217)
    Pastaj u zhvillua Lufta e madhe e Bedrit në Ramazan të po këtij viti. Kjo luftë është ajo për të cilën zbriti sureja Enfal
    Një vështrim i vëmendshëm ndaj situatës përmes rrethanave të ngjarjes nuk lë hapësirë për një konstatim se mbrojtja në atë kuptim të ngushtë ishte bazë për lëvizjen islame, ashtu siç thonë të dështuarit përballë realitetit ekzistues dhe përballë sulmit dinak orientalist!
    Ata të cilët për lëvizjen e shtrirjes islame mbështeten vetëm në gjetjen e faktorëve mbrojtës, ata janë të ndikuar nga lëvizja e sulmeve orientaliste, në kohën kur muslimanëve nuk u ka mbetur forcë, bile nuk u ka mbetur as Islami i vërtetë, - përpos ata që i ka ruajtur All-llahu, të cilët përpiqen me mish e me shpirt që ta realizojnë Shpalljen e Islamit në përgjithësi me anë të çlirimit të njeriut në tokë nga çdo pushtet përveç pushtetit të All-llahut, që të bëhet feja e tëra për All-llahun - duke bërë përpjekje që të gjejnë arsyetime artistike (frazeologjike) për xhihadin në Islam!
    Shtrirja islame nuk ka nevojë për arsyetime frazeologjike më tepër se arsyetimet të cilat i sollën tekstet kur'anore:
    "Le të luftojnë në rrugën e All-llahut ata që japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e vritet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpërblim të madh. Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t 'i shpëtuar) të paaftit: burrat, gratë dhe fëmijët të cilët luten: Zotiynë, nxirrna nga ky fshat (Mekka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë! Ata që besuan luftojnë në rrugën e All-llahut, e ata që nuk besuan, luftojnë në rrugën e djallit. Luftoni pra miqtë e djallit, s 'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët. " (Nisa, 74-76)
    "Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, Ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t'ju zë). Luftoni ata derisa të mos humbet idhujtaria (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë. Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai. " (Enfal, 38-40)
    "Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe I dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur. E çifutët thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thëniet e tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm, All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)! Ata i konsideruan "ahbarët" (priftërinjtë çifutë) e tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemesë, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë. Atapërpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë." (Tevbe, 29-32)
    Këto janë arsyetimet të cilat synojnë nga vendosja e hyjnimit të All-llahut në tokë dhe realizimi i programit të Tij në jetën njerëzore. Ai synon shporrjen e djajve, programeve të djajve dhe eliminimin e pushtetit të njerëzve i cili i robëron njerëzit, derisa njerëzit janë robër vetëm të All-llahut. Ata nuk guxon t'i qeverisë askush prej robërve të Tij me atë që ata e shpikin dhe me ligje të nxjerrura nga teket dhe mendjet e tyre! Këto arsyetime mjaftojnë, tok me konfirmimin e parimit: “Nuk ka dhunë në fe", që ka për qëllim se nuk ka dhunë në përqafimin e besimit - akides, pasi njerëzit të nxirren nga pushteti i robërve dhe deklarimin e parimit: I tërë pushteti i takon vetëm All-llahut ose e tërë feja është vetëm për All-llahun po me të njëjtin trajtim.
    Këto janë arsyetimet e çlirimit të përgjithshëm të njeriut në tokë përmes nxjerrjes së njerëzve nga robërimi ndaj robërve në robërimin vetëm ndaj All-llahut pa rival.
    Dhe vetëm ky arsyetim prapë mjafton. Këto arsyetime ishin të skalitura në mendjet dhe shpirtrat e luftëtarëve muslimanë. Askush prej tyre nuk u pyet çka e shtyri të dalë në xhihad, e pastaj të thotë: Kemi dalë të mbrojmë vatanin tonë të rrezikuar! Ose, kemi dalë ta pengojmë agresionin persian ose romak ndaj neve muslimanëve! Ose kemi dalë që ta zgjerojmë tokën tonë dhe të pasurohemi prej plaçkës së luftës!
    Ata thonin ashtu siç i thanë Rib'ij ibnu Amir, Hudhejfe ibnu Muhsin dhe Mugire ibnu Shu'be, që të gjithë, Rustumit, komandantit të ushtrisë së persianëve në Kadisijje, i cili i pyeti një nga një, gjatë tri ditëve para përleshjes: "Ç'ju solli juve këtu? Përgjigjja ishte: "All-llahu na ka dërguar që me ndihmën e Tij t'i nxjerrim robërit e Tij nga adhurimi i robërve në adhurim të All-llahut të vetëm, nga ngushtica e dynjasë në gjerësinë e saj, nga zullumi i feve të ndryshme në drejtësinë e Islamit. Ai dërgoi Pejgamberin e Tij me fenë e Tij te krijesat e Tij. Kush e pranon prej nesh (këtë fe) nga të tjerët, e pranojmë prej tij dhe tërhiqemi nga ai, e lëmë atë dhe tokën e tij të lirë. E kush refuzon, do ta luftojmë derisa ta arrijmë xhennetin ose fitoren."
    Ekziston arsyetim vetvetor në vetë natyrën e kësaj feje, në shpalljen e saj të përgjithshme dhe në programin e saj praktik, për t'u ballafaquar me realitetin njerëzor me mjete efikase në të gjitha sferat përmes periudhave të caktuara me mjete përkatëse. Ky arsyetim vetvetor, fillimisht qëndron - edhe po qe se nuk ekziston rreziku i agresionit ndaj tokës islame dhe muslimanëve që jetojnë në të - ngase ai është
    arsyetim në natyrën e programit dhe njëmendësisë së tij dhe natyrën e pengesave të njëmendta në shoqëritë njerëzore, e jo pra thjesht vetëm nga arsyet e kufizuara dhe të përkohshme me karakter mbrojtës.
    Mjafton që besimtari të dalë muxhahid me shpirtin dhe mallin e tij fi sebilil-lah (në rrugë të All-llahut), në rrugë të këtyre vlerave të larta prej të cilave ai nuk arrin ndonjë përfitim personal e as që e shtyn për të ndonjë përfitim personal...
    Muslimani para se të dalë për xhihad në betejë, ai tashmë e ka zhvilluar në shpirtin e tij betejën e xhihadit më të madh me djallin, me teket dhe pasionet e tij, me lakmitë dhe aspiratat e tij, me interesat e tij dhe interesat e familjes dhe popullit të tij, me çdo emblemë përveç emblemës së Islamit, me çdo motiv përveç motivit për robërim të vetëm ndaj All-llahut, realizimit të pushtetit të Tij në tokë dhe shporrjen e pushtetit të zullumqarëve plaçkitës të pushtetit të All-llahut.
    Ata të cilët gjurmojnë arsyetimet për xhihadin islam si mbrojtje të vatanit islam, e minimizojnë çështjen e menhexhit (programit dhe metodologjisë së Islamit) dhe e trajtojnë më pak të rëndësishëm se vatani, por kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin islam ndaj këtyre trajtesave. Ky është një shikim i ri, i shpikur dhe i huaj për sensin islam. Akideja dhe menhexhi përmes të cilave shëmbëllehet Islami dhe shoqëria e cila udhëhiqet me këtë program, janë trajtesat e vetme të cilat i pranon sensi islam. Ndërsa toka - qenësisht - nuk ka ndonjë trajtim e as peshë! Të gjitha vlerat e tokës në botëkuptimin islam burojnë nga vlera e dominimit të rendit të All-llahut dhe pushtetit të Tij në të. Vetëm kështu ajo mund të jetë foleja e akides, kopshti i menhexhit, darul islam (shtëpia e Islamit) dhe pika e startimit për çlirimin e njeriut.
    Është e vërtetë se mbrojtja e darul islamit është mbrojtje e akides, menhexhit dhe shoqërisë e cila udhëheq me këtë menhexh, megjithatë ky nuk mund të jetë qëllimi final, e as që mbrojtja e tij nuk është qëllimi përfundimtar i lëvizjes së xhihadit islam. Mbrojtja e tij është mjet dhe mënyrë për ta ngritur mbretërinë e All-llahut në të, pastaj për ta marrë si bazë për shtrirjen e tij në gjithë botën dhe në llojin njerëzor përgjithësisht. Lloji njerëzor është lëmë e kësaj feje kurse toka është hapësira e saj e madhe.
    Siç kemi thënë edhe më parë, startimi për xhihad me anë të drejtimit hyjnor rezulton me pengesa të shumta materialiste nga pushteti i shtetit, sistemi i shoqërisë dhe rrethanat e ambientit. Por, pikërisht të gjitha këto pengesa janë ato të cilat Islami synon t'i zhduk me forcë dhe për t'ia kthyer vetes lirinë e komunikimit me njerëz, tiu drejtohet ndërgjegjeve dhe mendjeve të tyre pasi që t'i çlirojë nga prangat materialiste, duke ua lënë pastaj lirinë e të zgjedhurit.
    Akuzat e orientalistëve mbi parimin e xhihadit nuk guxojnë të na mashtrojnë po as të na hutojnë. Nuk duhet të lejojmë që të na rëndojnë qafat tona përmes presionit dhe shtypjes ekzistuese në kandarin e fuqive botërore, ashtu që pastaj të shkojmë e të gjurmojmë arsyetime frazeologjike për xhihadin islam jashtë natyrës së kësaj feje me motivime të përkohshme mbrojtëse, nga të cilat nuk varet xhihadi islam, por ai merr hov në rrugën e tij pa marrë parasysh a ekzistojnë apo nuk ekzistojnë ato motivime!
    Derisa jemi duke e shfaqur realitetin historik, ne duhet që mos t'i neglizhojmë trajtesat vetvetore të natyrës së kësaj feje, të proklamimit të saj të përgjithshëm dhe programit të saj praktik dhe që mos të bëjmë përzierje mes tyre dhe nevojave të përkohshme mbrojtëse.
    Është e vërtetë se ky din domosdo duhej ta mbrojë veten nga agresorët, sepse thjesht, vetëm ekzistimi i tij në formë të proklamimit të përgjithshëm për dominimin e Ligjit të All-llahut mbi njerëzimin, çlirimin e njeriut nga robërimi përveç nga robërimi ndaj All-llahut, përfaqësimi i kësaj pranie në një bërthamë të organizuar dhe aktive
    nën një udhëheqje të re larg udhëheqjeve xhahilite dhe lindja e një shoqërie të pavarur, të veçantë e cila nuk njeh dhe nuk pranon sundim prej njerëzve sepse sundimi në të i takon vetëm All-llahut, thjesht pra, prania e këtij dini në këtë formë patjetër duhet t'i shtyjë shoqëritë xhahilite përreth tij - të ngritura mbi bazën e robërimit ndaj robërve - të orvaten ta zhdukin atë për ta mbrojtur vetë ekzistencën e tyre. Andaj edhe u dashtë që shoqëria e re të marrë hov që ta mbrojë qenien e saj.
    Ky raport është i domosdoshëm. Ai lind me vetë lindjen e Islamit. Gjithashtu edhe kjo betejë është e imponueshme për Islamin, meqë ai nuk ka kurrfarë alternative pa kapërcimin e saj. Ky është një konflikt i natyrshëm midis dy qenieve të pranishme të cilat nuk mund të bashkekzistojnë gjatë...
    E tërë kjo është realitet dhe në pajtim me këtë pikëvështrim, Islamit i është e domosdoshme që ta mbrojë dhe ta ruajë praninë e vet dhe të zhvillojë betejë mbrojtëse e cila i imponohet në mënyrë të pashmangshme.
    Megjithatë, para nesh kemi edhe një realitet i cili është edhe më rrënjësor se ai më parë. Nga natyra e vetë ekzistencës islame është që ai fillimisht duhet të marrë hov përpara. Këtë hov duhet marrë për ta shpëtuar njeriun në tokë nga robërimet tjera pos robërimit ndaj All-llahut. Ai nuk mund të ndalet në kufijtë gjeografikë e as të zhytet brenda kufijve racorë apo nacionalë, e t'ia lë njeriun, llojin njeri në tokë, në gjithë tokën, sherrit, rrëmujës dhe robërimit ndaj robërve.
    Blloqeve kundërshtuese ndaj Islamit mund t'u vijë rasti që do të ndikonte që mos ta sulmojnë Islamin atëherë kur Islami do t'i linte ato ta ushtrojnë robërimin e njerëzve ndaj njerëzve brenda kufijve të tyre rajonalë, dhe të pajtohej që mos të përzihet në çështjet e tyre të brendshme e mos ta përhapë thirrjen e tij dhe proklamimin e përgjithshëm për çlirim! Mirëpo, Islami kurrë nuk mund të pajtohet me një gjendje të këtillë, vetëm atëherë kur blloqet në fjalë ta shpallin lojalitetin e tyre ndaj pushtetit të tij në formë të dhënies së xhizjes, e cila do të ishte garanci per hapjen e kufijve të tyre ndaj thirrjes së tij, pa kurrfarë barrierash materialiste nga qeveritë ekzistuese në to.
    Kjo është natyra e kësaj feje dhe ky është funksioni i saj, me gjykim se ajo është proklamim i përgjithshëm për zotërimin që ka All-llahu ndaj tërë njerëzimit dhe çlirimin e njeriut nga çdo robërim përveç All-llahut përgjithësisht.
    Krahaso dhe dallo midis botëkuptimit islam sipas kësaj natyre dhe botëkuptimit i cili mbyllet brenda kufijve rajonalë apo nacionalë, të cilin se vë gjë në aksion pos frika e agresionit. Ai, sipas këtij pasqyrimi të fundit, i humb arsyetimet vetvetore për ofensivë.
    Arsyetimet e hovit islam dallohen qartë dhe thellë kur kemi parasysh se kjo fe është program i All-llahut për jetën njerëzore, e nuk është program njeriu as doktrinë e një grupi njerëzish, e as sistem i ndonjë etnikumi të veçantë...! Ne nuk do të gjurmonim për ndonjë arsyetim të jashtëm vetëm atëherë kur mungon në ndjenjën tonë kjo e vërtetë e pakontestueshme. Atëherë kur harrojmë se në pyetje është çështja e hyjnimit të All-llahut dhe e adhurimit të robërve ndaj Tij. Nuk është e mundur që njeriu ta përfytyrojë dhe ta inskenojë këtë realitet glorioz e pastaj të gjurmojë ndonjë arsyetim tjetër për xhihadin islam!
    Ndoshta distanca tek pikë ndarja e rrugëve nuk duket e madhe, ndërmjet botëkuptimit se Islami ishte i detyruar që të futet në betejë pa zgjedhje nga ai, me pretekstin e ekzistencës së tij vetvetore dhe ekzistencës së shoqërive tjera xhahilite të cilat doemos do ta sulmonin dhe botëkuptimit se ai vetvetiu duhet fillimisht të vihet në aksion dhe të futet në betejë.
    Ndoshta distanca tek pikë ndarja e rrugëve përsëri nuk duket e madhe, e ai në të dy rastet domosdo do të futet në betejë, por ajo në përfundim të rrugës do të duket
    tepër e madhe e që do t'i ndryshojë motivimet dhe konceptet islame në mënyrë marramendëse dhe të rrezikshme.
    Ekziston distancë e madhe ndërmjet trajtesës së Islamit si program hyjnor që erdhi ta vendosë hyjnimin e All-llahut në tokë dhe adhurimin e të gjithë njerëzve të të vetmit Zot, dhe shtrirjes së këtij realiteti në formë praktike. Aio formë do të jetë shoqëria njerëzore në të cilën njerëzit do të çlirohen nga robërimi ndaj robërve me anë të robërimit vetëm ndaj Zotit të robërve, në mënyrë që mos t'i sundojë ndonjë ligj tjetër përveç sheriati i All-llahut, përmes të cilit do të manifestohet pushteti i Tij ose thënë më mirë, përmes të të cilit do të manifestohet hyjnimi i Tij. Andaj, është e drejtë e Islamit që t'i eliminojë të gjitha barrierat nga rruga e tij, që të mund t'i drejtohet intuitës së njerëzve dhe mendjes së tyre pa pengesa dhe tenda të krijuara nga sistemi politik i shtetit ose nga pozita shoqërore e njerëzve. Pra, ekziston dallim i madh ndërmjet trajtimit të Islamit sipas kësaj mënyre dhe trajtimit të tij si sistem rajonal në ndonjë territor të caktuar, ku e drejtë e tij do të ishte vetëm zmbrapsja e sulmeve që bëhen brenda kufijve të tij rajonalë!
    Ky është një botëkuptim, e ai është një botëkuptim tjetër, edhe pse Islami në të dy rastet do të bëjë xhihad, megjithatë botëkuptimi gjithëpërfshirës për motivimet e xhihadit, synimet dhe rezultatet e tij ndryshon me një distancë të largët nga ky tjetri. Ai ndryshim ka të bëjë me thelbin e besimit, po ashtu edhe me thelbin e strategjisë dhe metodologjisë.
    Është e drejtë e Islamit që fillimisht të vihet në aksion. Islami nuk është deklaratë e një populli e as sistem i një vendi, por është program prej Zotit dhe sistem për botën. Andaj edhe është e drejtë e tij që t'i zhduk barrierat e sistemeve dhe regjimeve të cilat e kanë vërë në pranga lirinë e njeriut në zgjedhje. Mjafton që Islami nuk i sulmon individët për t'i detyruar që ta përqafojnë akiden e tij, por ai i sulmon sistemet dhe regjimet që t'i çlirojnë individët nga ndikimet e liga të cilat e prishin natyrshmërinë e njeriut dhe që e vënë në pranga lirinë e të zgjedhurit.
    Është e drejtë e Islamit që njerëzit t'i nxjerr nga robërimi ndaj robërve në robërim vetëm ndaj All-llahut, në mënyrë që ta realizojë proklamimin e tij të përgjithshëm për zotërimin që ka All-llahu ndaj të gjitha gjallesave dhe çlirimin e njerëzve tërësisht. Adhurimi vetëm ndaj All-llahut nuk mund të arrihet - sipas pikëpamjes islame dhe realitetit publik - pos nën ombrellën e sistemit islam. Ai, dhe vetëm ai, është sistemi i vetëm të cilin All-llahu e ka bërë ligj për të gjithë robërit, atij që sundon dhe atij që sundohet, të bardhit dhe të ziut, të lartit dhe të ulëtit, të vobektit dhe të pasurit, ligj të cilit i nënshtrohen të gjithë në mënyrë të barabartë. Kurse në të gjitha sistemet tjera, njerëzit i adhurojnë dhe u behen robër robërve, ngase ata legjislacionin për jetën e tyre e marrin prej robërve, kurse legjislacioni është prej veçorive hyjnore. Andaj themi, se cilido njeri i cili ia vë në kompetencë vetvetes pushtetin e legjislacionit ndaj njerëzve, ai e ka hyjnizuar veten në aspektin prak-tik dhe në aspekt të kompetencave dhe është krejtësisht e njëjtë a e ka deklaruar këtë gojarisht apo jo, a e ka shpallur apo jo. Dhe, cilido njeri i cili ia ka pranuar këtij njeriu këtë të drejtë ia ka pranuar edhe të drejtën e hyjnimit, pa marrë parasysh a e ka emërtuar me atë emër apo nuk e ka emërtuar!
    Islami nuk është thjesht vetëm besim, që të kënaqet me publikimin e besimit të tij te njerëzit me anë të mënyrës së proklamimit, por ai është program i cili përfaqësohet në një trup të organizuar e aktiv, e që synon çlirimin e gjithë njerëzisë. Ndërsa bashkësitë tjera nuk ia mundësojnë që t'ua sistemojë jetën ithtarëve të tij sipas programit të tij. Që këtu i lejohet Islamit që t'i eliminojë këto sisteme, me cilësitë e tyre, si pengesa për çlirimin e përgjithshëm. Kjo pra është domethënia - siç thamë edhe më parë - që feja të jetë e tëra për All-llahun, që mos të ketë lojalitet e as
    dëgjueshmëri ndaj robit si individ, siç është rasti me të gjitha regjimet të cilat janë ngritur nëpërmjet robërimit të robërve ndaj robërve!
    Studiuesve islamistë, të dështuarve bashkëkohorë nën presionin e realitetit ekzistues dhe nën ndikimin e sulmeve mashtruese orientaliste, u vjen rëndë ta konfirmojnë këtë realitet nga arsyeja se orientalistët e kanë konceptuar Islamin si lëvizje nënshtruese me shpatë, me qëllim të pranimit të fesë me dhunë. Edhe pse orientalistët e ndytë e dinë shumë mirë se kjo nuk është e vërtetë, megjithatë ata i njol
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj Empty رد: Formimi i shoqerise muslimane dhe karakteristikat e saj

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 31 أكتوبر - 13:58:17

    Xhihadi per hir te All-llahut


    Imam Ibni Kajjim El Xhevzijje në librin e tij "Zadul Mead" kontekstin e xhihadit në Islam e përmblodhi në kapitullin të cilin e emërtoi kështu: "Kapitulli për mënyrën e sjelljes së tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) me mosbesimtarët dhe hipokritët prej atëherë kur është dërguar e deri kur e takoi All-llahun e Lartmadhëruar." Në vazhdim thotë: "Gjëja e parë me të cilën i Lartmadhërishmi e shpalli Shpalljen, ishte që ai (Pejgamberi) të lexojë në emër të Zotit të tij i cili krijoi (ikre'bismin). Kjo ishte shenja e parë e Shpalljes. Pastaj e urdhëroi që në vete ta lexojë "Tërhiq vërejtjen " (fe endhir), e informoi më gjerësisht për ikren, e pastaj ia dërgoi "O ti i mbuluar. " Më vonë e urdhëroi që t'ia tërheq vërejtjen familjes së tij të afërt.
    Pas kësaj ia tërhoqi vërejtjen popullit të tij, e më vonë arabëve rreth tij, pastaj arabëve në përgjithësi dhe më në fund ia tërhoqi vërejtjen tërë botës. Pas shpalljes së tij, trembëdhjetë vjet qëndroi duke e tërhequr vërejtjen me da've pa luftë dhe xhizje. Ithtarët e tij i mësonte të përmbahen, të kenë durim dhe të jenë falës. Mandej iu lejua hixhreti dhe iu lejua lufta. Më vonë u urdhërua që t'i luftojë ata që e luftojnë dhe të përmbahet nga ata që tërhiqen dhe nuk e luftojnë.
    Më pas u urdhërua që t'i luftojë mushrikët derisa Ligji (dini) i All-llahut të jetë përgjithësisht i vendosur sipas urdhrave të Tij. Pas urdhrit për xhihad, kuffarët (mosbesimtarët) u ndanë në tre grupe. Ata që i ishin nënshtruar kontratës dhe marrëveshjes (ehlu sulh), ata që ishin të armiqësuar me të (ehlu harb) dhe ata që ishin nën mbrojtjen e muslimanëve (ehlu dhimmeh). Me ata që arrihej kontrata dhe lidhej paqja, ishte i urdhëruar që t'i përmbahet kontratës dhe t'i përmbush pikat për të cilat u pajtuan sipas kontratës. E nëse frikohej nga tradhtia e tyre, ai duhej t'i përmbahej kontratës dhe mos t'i luftonte derisa të bëhej e ditur thyerja e kontratës. Pra, ai ishte i urdhëruar që ta luftojë atë që e prishte marrëveshjen me të. E kur zbriti sureja Berae, ajo e proklamoi vendimin e të gjitha këtyre grupeve.
    U urdhërua që t'i luftojë armiqtë e tij, bartës të Librit qiellor (ehlu kitab), derisa ta japin xhizjen ose të hynë në Islam. Në po atë sure u urdhërua që t'ju shpallë xhihad kuffarëve, munafikëve (hipokritëve), duke qenë i rreptë ndaj tyre. Ai i luftoi kuffarët me shpatë e dhëmbë (fizikisht) kurse munafikët me argumente dhe gjuhë (këshilla). All-llahu e urdhëroi që t'i denoncojë (t'i hedhë poshtë) kontratat e kuffarëve dhe t'i braktisë ato. Ata që ishin në marrëveshje me të i ndau në tre grupe: Ndaj një grupi urdhëroi që të luftohen. Ata ishin të cilët e prishën kontratën e bërë dhe nuk iu përmbajtën. Ata i luftoi dhe u shpalli front. Grupi tjetër ishin ata të cilët kishin me të kontratë të përkohshme, të cilët as nuk e prishën kontratën e as nuk i dolën në luftë. Për ta ishte i urdhëruar që t'i përmbahet kontratës së tyre deri në afatin e caktuar. Grupi i fundit ishin ata me të cilët as nuk kishte kontratë e as nuk i luftoi, ose kishin kontratë të hapur e All-llahu e urdhëroi që t'ua prolongojë katër muaj. Për këta të fundit urdhëroi që t'i përmbahet kontratës me kontraktuesit deri në afatin e caktuar. Të tillët u kthyen në Islam dhe nuk vazhduan me kufrin e tyre deri në afatin e caktuar. Atyre që ishin nën mbrojtjen e shtetit islam ua obligoi një lloj tatimi i quajtur xhizje. Pra, pas zbritjes së sures Berae, çështja e kuffarëve përfundoi në këto tre grupe: ata që ishin në armiqësi; ata që ishin në kontratë (marrëveshje) dhe ata që ishin nën mbrojtjen e muslimanëve.
    Më vonë situata me ata që ishte në kontratë ndryshoi me hyrjen e tyre në Islam dhe ashtu mbetën vetëm dy grupe: ata që ishin në armiqësi dhe ata që ishin nën mbrojtjen e muslimanëve. Ata që ishin në armiqësi i frikoheshin atij (Pejgamberit). Kështu njerëzit në raport me të u ndanë në tre grupe: Muslimanë dhe besimtarë ndaj asaj që iu shpall; dakordues me të, të cilët ishin të siguruar dhe
    shpallës të armiqësisë që i frikoheshin. Sa i përket çështjes së tij me munafikët, ai u urdhërua që prej tyre ta pranojë atë që e publikojnë, sekretin t'ia lë All-llahut, por t'u qëndrojë përballë me dituri dhe argumente. All-llahu e urdhëroi që t'i kundërshtojë, të sillet ashpër me ta dhe t'ua përcjell fjalët e qarta në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pastaj ndaloi që t'u falet xhenazja dhe të bëjë lutje mbi varret e tyre dhe e lajmëroi se edhe nëse ai kërkon falje për ta, All-llahu nuk do t'i falë. Këto pra janë pikat kryesore të jetëshkrimit të tij me armiqtë e tij prej kuffarëve dhe munafikëve."
    Nga ky përkufizim i shkëlqyeshëm i periudhave të xhihadit në Islam ndriçohen disa pika origjinale dhe thellë të vendosura në metodologjinë aktive të kësaj feje, të cilat meritojnë të ndalemi në to më gjatë, mirëpo nuk kemi mundësi pos që të sinjalizojmë për to në formë përmbledhëse.
    Pika e parë: Realiteti konkret në metodologjinë e kësaj feje. Islami është lëvizje e cila ballafaqohet me realitetin njerëzor. Ai ballafaqohet me të me anë të mjeteve përkatëse për ekzistimin e tij faktik. Ballafaqohet me xhahilijjetin ideologjik dhe koncepcional i cili bart me vete sisteme faktike dhe ekzistuese të cilat gjejnë mbështetje në qeveritë që posedojnë forcë materiale.
    Së këndejmi, lëvizja islame ballafaqohet me tërë këtë realitet me atë që ka mundësi t'i përgjigjet.
    Ajo i kundërvihet me da've dhe shpjegim për t'ua përmirësuar bindjet dhe botëkuptimet. Ju kundërvihet me fuqi dhe xhihad për flakjen e sistemeve dhe qeverive të cilat mbretërojnë, pushtete të cilat krijojnë barriera midis njerëzve, të cilat e kanë nënshtruar njerëzinë me diktaturë dhe çorientim dhe i kanë robëruar për vete e jo siç duhet të jetë, që të jenë robër vetëm të All-llahut. Kjo lëvizje nuk mjafton vetëm me komunikim përballë një pushteti material, por edhe nuk e përdor forcën materiale ndaj individëve. Kjo metodologji është e njëjtë me atë të mëparshmen kur bëhet fjalë për metodologjinë islame. Ajo angazhohet për nxjerrjen e njerëzve prej robërimit ndaj robërve në robërimin ndaj All-llahut dhe vetëm ndaj Tij, siç edhe do të shpjegojmë.
    Pika e dytë në metodologjinë e kësaj feje: Realiteti aktiv. Ajo është lëvizje që përfshin periudha të ndryshme. Çdo periudhë posedon mjete ekuivalente për kërkesat dhe nevojat e saj objektive. Çdo periudhë i dorëzohet periudhës tjetër që vijon. Islami nuk ballafaqohet me realitetin me anë të teorive të zhveshura, e po ashtu ai nuk i përcjell periudhat e këtij realiteti me mjete konservative. Ata të cilët i shtrojnë ajetet kur'anore për të dëshmuar me to, përkitazi me metodologjinë e kësaj feje në xhihad, e që nuk e kanë parasysh këtë pikë të tij, nuk e kanë kuptuar natyrën e periudhave në të cilat kaloi kjo metodologji, raportin e teksteve (ajeteve) të ndryshme me çdo periudhë në veçanti. Ata të cilët veprojnë kështu, kanë bërë një përzierje marramendëse dhe ia ngjesin metodologjisë së kësaj feje disa etiketime katastrofale. Ata i interpretojnë tekstet ashtu siç nuk përkon me parimet dhe rregullat përfundimtare të xhihadit, ngase ata çdo tekst rreth tij e trajtojnë sikur të ishte tekst i përfunduar i cili i përfaqëson rregullat e përfunduara në këtë fe. Duke qenë të dështuar shpirtërisht dhe psikikisht, nën presionin e situatës së mjerueshme, këtyre muslimanëve të shkretë nga Islami nuk u ka mbetur gjë tjetër, pos kjo deklaratë: Islami nuk zhvillon xhihad pos për mbrojtje! Me këtë ata llogarisin se kësaj feje i ofrojnë mirësi duke e larguar nga programi i saj i cili ka për qëllim eliminimin e gjithë tagutëve (zullumqarëve) në mbarë sipërfaqen e Tokës, robërimin e njerëzve vetëm ndaj All-llahut dhe nxjerrjen e tyre nga robërimi ndaj robërve në robërim ndaj Zotit të robërve (të gjithë njerëzit sundues apo të sunduar, besimtarë apo jobesimtarë janë robër, ngase çështja e tyre në të gjitha sferat varet prej Krijuesit të tyre, sh.p.). Jo duke përdorur dhunën që ta pranojnë akiden e tij, por duke krijuar liri të plotë midis tyre dhe kësaj akideje, pas zhdukjes së sistemeve politike që mbretëronin, ose duke u bërë presion derisa ta paguajnë xhizjen dhe ta
    shpallin dorëzimin dhe heqjen dorë të tyre midis popullatës dhe kësaj akideje, e pranuan apo nuk e pranuan, me rëndësi është të kenë liri të plotë.
    Pika e tretë: Kjo lëvizje e qëndrueshme me mjetet e saj të përshtatshme dhe përtëritëse nuk e nxjerr këtë fe nga rregullat e caktuara të saj e as nga synimet e parapara. Ky din, që nga dita e parë, pa marrë parasysh a i është drejtuar familjes së afert, a u është drejtuar kurejshëve, a u është drejtuar arabëve apo i është drejtuar tërë botës, ai të gjithëve u është drejtuar me një parim duke kërkuar nga ata që përfundimisht të kthehen në një qëllim, e ai është çiltëria e robërimit vetëm ndaj All-llahut dhe braktisja e robërimit ndaj robërve. Në këtë parim nuk ka pazarllëk e as lëshim. Islami për ta realizuar këtë qëllim zhvillon një strategji të planifikuar me periudha të përcaktuara, ku çdo periudhë përmban mjetet e saj reformuese (transitore) siç edhe shpjeguam në paragrafin e sipër theksuar.
    Pika e katërt: Është përpikëria legjislative e cila manifestohet në marrëdhëniet midis bashkësisë muslimane dhe të gjitha bashkësive tjera sipas formës së vërejtur në atë përkufizim të shkëlqyeshëm të cilin e shkëputëm nga libri Zadul Mead - duke e arritur këtë përpikëri në bazë të asaj se Islami i cili pranohet vetëm për All-llahun, është bazamenti i përgjithshëm njerëzor në të cilin duhet të strehohet e gjithë njerëzia ose së paku ta pranojnë në tërësi, në mënyrë që mos ta pengojnë thirrjen e tij me çfarëdo barriere të sistemit politik apo të ndonjë force materiale, dhe që të heqë dorë nga ai çdo person. E zgjodhi atë apo nuk e zgjodhi, ajo është punë e vullnetit të tij, por duke mos e penguar dhe duke mos e luftuar! Nëse dikush ndaj Islamit vepron të kundërtën, Islami e lufton derisa ta asgjësojë ose ta shpallë dorëzimin vet!
    Të dështuarit shpirtërisht dhe psikikisht, të cilët shkruajnë për xhihadin në Islam, duke dëshiruar që ta mbrojnë Islamin nga kjo akuzë, e kanë përzier metodologjinë e kësaj feje rreth teksteve ku refuzohet dhuna në fe dhe akide dhe metodologjinë e asgjësimit të fuqive politike materialiste të cilat bëhen digë ndërmjet njerëzve dhe kësaj feje, dhe të cilat ushtrojnë robërimin e njerëzve ndaj njerëzve kurse pengojnë robërimin e njerëzve ndaj All-llahut. Këtu kemi të bëjmë me dy sfera të cilat nuk kanë kurrfarë lidhshmërie dhe ku nuk ka kurrfarë hapësire ku mund të bëhet ndonjë mveshje midis tyre. Për shkak të kësaj përzierjeje dhe para së gjithash për shkak të atij dështimi, përpiqen që xhihadin në Islam ta kufizojnë në të ashtuquajturën që përdoret sot: Luftë mbrojtëse. Xhihadi është krejtësisht një segment tjetër, nuk ka kurrfarë lidhshmërie me luftërat që i zhvillojnë njerëzit sot, as me motivet po as me kualifikimet e tyre. Motivet e xhihadit në Islam duhet që t'i perceptojmë në natyrën e vetë qenies së Islamit, rolit të tij në tokë dhe qëllimet e tij të larta që i konfirmoi All-llahu. Ail-llahu i Lartësuar na informoi se këtë pejgamber e dërgoi për këtë arsye me anë të kësaj shpalljeje dhe e bëri që të jetë vula e të gjithë pejgamberëve, kurse shpalljen e tij e bëri vulë të të gjitha shpalljeve.
    Kjo fe është proklamatë e përgjithshme për çlirimin e njeriut në tokë nga robërimi ndaj robërve - bile edhe nga robërimi i tij ndaj pasionit të tij i cili gjithashtu trajtohet prej robërimit ndaj robërve. Këtë ajo e bëri duke e proklamuar hyjnimin e vetëm ndaj All-lla-hut, lavdi pastë, dhe pranimin e zotërimit (er-rububijje) të Tij nga njerëzimi. Shpallja e zotërimit të vetëm të All-llahut në tërë këtë gjithësi ka kuptimin e revolucionit të përgjithshëm mbi qeverisjen e njerëzve përmes të gjitha formave, sistemeve dhe regjimeve, duke ushtruar rebelim të tërësishëm ndaj çdo regjimi në sipërfaqe të tokës ku sundimi është në duar të njerëzve në ndonjë formë prej formave ekzistuese, ose, do të shprehemi me një sinonim tjetër: aty ku hyjnimi bëhet ndaj njerëzve në ndonjë formë prej formave dhe atë, përmes asaj që pushteti ka mbështetje definitive vetëm në njerëzit dhe ku burim i pushtetit janë njerëzit, kjo don të thotë hyjnim i njerëzve i cili zhvillohet përmes zotërimit të njërës palë ndaj tjetrës duke e
    mënjanuar All-llahun. Kjo shpallje do të thotë shpëtim i pushtetit të rrëmbyer të All-llahut dhe kthim i tij i sërishëm All-llahut, shporrje e atyre që e rrëmbyen, të cilët i qeverisin njerëzit me ligje të nxjerrura nga mendja e tyre. Ata kështu, para njerëzve bëhen zotëra kurse njerëzit para tyre robër. Pra, kuptimi i tij është zhdukja e mbretërisë njerëzore për vendosjen e mbretërisë së All-llahut në tokë, ose të shprehemi më mirë me shprehjet e Kur'anit të madhërueshëm:
    "Ai është që në qiell është All-llah dhe në tokë është All-llah " (Zuhruf, 84)
    "Vendimi (në çështjet e jetës) nuk i takon askujt pos All-llahut, e Ai urdhëroi që të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë. "
    (Jusuf 40)
    "Thuaju (O I dërguar): O ithtarë të Librit (Teuratit dhe Inxhilit), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) midis nesh dhe midis jush: Të mos adhurojmë askënd pos All-llahut, të mos ia bëjmë atij askë shok, të mos konsiderojmë njëri-tjetrin zotër pos All-llahut! E nëse ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (zbatuesit e vendimit të All-llahut). "
    (Ali Imran, 64)
    Mbretëria e All-llahut nuk mund të vendoset në sipërfaqe të tokës nëse qeverisjen e marrin në dorë njerëz të caktuar sikur që janë klerikët-siç edhe ka ndodhur me pushtetin e kishës - apo njerëzit të cilët artikullojnë fjalë në emër të zotërave - siç edhe ka ndodhur në pushtetin teokratik ose siç e kanë quajtur, pushteti i shenjtë hyjnor!! Kjo mbretëri mund të vendoset vetëm atëherë kur sheriati i All-llahut të jetë sundues, ashtu që të gjitha çështjet e jetës t'i kthehen All-llahut në pajtim me ligjet e qarta të sheriatit të cilat i themeloi Ai.
    Ngritja e mbretërisë së All-llahut dhe eliminimi i mbretërisë së njerëzve, shpëtimi i pushtetit nga duart e rrëmbyesve të tij, kthimi i tij All-llahut, dominimi i vetëm i sheriatit hyjnor dhe suspendimi i ligjeve njerëzore, të gjitha këto nuk mund të arrihen vetëm me komunikim (informim) dhe argumentim, sepse ata të cilët i kanë nënshtruar qafat e njerëzve dhe që e kanë rrëmbyer pushtetin e All-llahut në tokë, nuk e dorëzojnë pushtetin e tyre vetëm me anë të komunikimit dhe argumentimit, përndryshe, puna më e lehtë e pejgamberëve do të ishte vendosja e fesë së All-llahut në tokë.
    Megjithatë, historia e pejgamberëve dëshmon të kundërtën, si edhe historia e kësaj feje në periudhën e çdo gjenerate!
    Ky proklamim i përgjithshëm për çlirimin e njeriut në tokë nga çdo pushtet jashtë pushtetit të All-llahut, duke e proklamuar hyjnimin e vetëm dhe zotërimin e All-llahut në këtë gjithësi, nuk ka qenë proklamatë teorike, filozofike pasive por proklamatë me karakter të lëvizjes objektive aktive. Proklamatë që ka për qëllim realizimin e saj praktik në formë të sistemit i cili do t'i udhëheq njerëzit me sheriatin e All-llahut dhe do t'i nxjerr njëmend nga robërimi ndaj robërve në robërimin ndaj All-llahut, duke e mëvetësuar dhe pa i ngjitur ndonjë shok. Andaj edhe ishte e domosdoshme që ta marrë formën e lëvizjes krahas formës së argumentimit, që t'i kundërvihet situatës njerëzore me anë të mjeteve përkatëse nga të gjitha anët.
    Aktualiteti i gjithëmbarshëm njerëzor si dje, sot por edhe nesër, do t'i kundërvihet kësaj feje - për shkak të cilësisë së saj që ka: proklamimi i përgjithshëm për çlirimin e njeriut në tokë nga çdo pushtet jashtë pushtetit të All-llahut - me anë të barrierave ideologjike dhe koncepcionale, materiale dhe fizike, politike, sociale dhe ekonomike, raciste dhe klasore, krahas tyre edhe me ideologji të devijuara dhe botëkuptime degjeneruese. Të gjitha këto gërshetohen mes vete me një lidhshmëri marramendëse dhe shumë të nyjëzuar që t'i kundërvihen këtij dini.
    Derisa argumentimi dhe shpjegimi u kundërvihen ideologjive dhe koncepcioneve, lëvizja u kundërvihet barrierave të ndryshme materiale-në ballë të tyre, pushtetit aktual politik i cili në vete ngërthen faktorët ideologjikë, koncepcionalë, etnikë,
    klasorë, socialë dhe ekonomikë-e ato të dyja - argumentimi dhe lëvizja-i kundërvihen tërësisht realitetit njerëzor me anë të mjeteve përkatëse për të gjitha komponentët e saj. Këto dy atribute, duhet bashkërisht ta kahëzojnë lëvizjen e çlirimit të njeriut në tokë, njeriut në tërësi, në tokë në përgjithësi. Kjo është pikë shumë e rëndësishme e cila doemos duhej të theksohej përsëri.
    Ky din nuk është proklamim për çlirimin e njeriut arab. Ai as që është mision i posaçëm për arabët!... Tema e tij është njeriu, lloji njerëzor, kurse lëmi i tij është toka, e gjithë toka. All-llahu, lavdi pastë, nuk është Zot vetëm për arabët, po as vetëm për ata që e përqafojnë besimin islam. All-llahu është Zot i gjithësisë, kurse ky din synon që tërë gjithësinë t'ia kthejë Zotit të vet, kurse qeniet në të t'i shkëpusë nga robërimi jashtë Tij. Robërimi më i madh dhe më i arsyeshëm në pikëpamjen islame është nënshtrimi i njerëzve ndaj ligjeve të All-llahut, të cilat i realizon një grup i njerëzve në mesin e njerëzve. Ky pra është ai ibadet (robërim, nënshtrim, adhurim) për të cilin është konfirmuar se nuk mund të bëhet, përpos për All-llahun. Ata të cilët me të i drejtohen dikujt tjetër pos All-llahut, ata kanë dalur nga feja e All-llahut, sado që të pretendojnë se janë në fenë e All-llahut.
    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka theksuar se praktikimi (el it-tiba') i sheriatit dhe sistemit islam është ibadeti, të cilin çifutët dhe të krishterët e refuzuan dhe nuk e pranuan urdhëresën e tij për ta adhuruar vetëm All-llahun, andaj edhe u cilësuan mushrikë (shpikës të ortakllëkut ndaj All-llahut Gjithëkrijues, sh.p.)
    Tirmidhiu transmeton me senedin e tij, nga Adij bin Hatim radijall-llahu anhu, se kur i erdhi thirrja e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për Islam, ai iku për në Sham. Ai derisa ishte në xhahilijjet e kishte pranuar Krishterimin. E motra dhe një grup i fisit të tij ishin robëruar nga muslimanët. Më pastaj Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e mëshiroi motrën e tij dhe e liroi. Ajo iu kthye vëllait të saj dhe e inkurajoi që ta pranojë Islamin. Gjatë ardhjes së tij te Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, njerëzit flitnin për ardhjen e tij. Kur hyri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në qafe (fjala është për Adijun) kishte një kryq të argjendtë. Kur e pa atë Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem filloi t'i lexojë këto ajete:
    "Ata i morën ahbarët" (priftërinjtë çifutë) dhe "ruhbanët" (murgjit e krishterë) e tyre për zota pos All-Uahut "
    (Teube, 31). Adiu thotë: "Unë i thashë: Ata nuk iu robëruan (nuk i kanë adhuruar). Ai iu përgjigj: Gjithsesi. Ata njerëzve ua kanë ndaluar të lejuarën (hallallin) dhe ua kanë lejuar të ndaluarën (haramin). Njerëzit i kanë pasuar. E kjo është adhurim (robërim) i tyre ndaj atyre."Pra, komenti i Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për ajetin e All-llahut Lavdiplotë është decid dhe i prerë, se pasimi dhe praktikimi i sheriatit dhe sistemit islam është ibadet i cili nëse nuk realizohet, njerëzit e tillë dalin nga feja. Andaj edhe ajo është konsiderim i disa njerëzve për zotëra nga disa të tjerë, dhe pikërisht kjo është ajo çështje për të cilën kjo fe erdhi për ta zhdukur dhe ta shpallë çlirimin e njeriut në tokë nga robërimi i të tjerëve përpos All-llahut.
    Që këtu, për Islamin ishte e domosdoshme që të marrë hov në tokë në eliminimin e aktualitetit kundërthënës me këtë shpallje të përgjithshme, me anë të proklamimit - argumentimit dhe lëvizjes së bashku, dhe që sulmet e tij t'i orientojë drejt fuqive politike të cilat i kanë robëruar njerëzit për vete e jo për All-llahun. Kjo do të thotë se ata nuk i kanë qeverisur me sheriatin e All-llahut dhe pushtetin e Tij, të cilët krijojnë penda për mosdëgjimin e kësaj proklamate dhe për mospranimin e akides në mënyrë të lirë pa mos iu kundërvër njerëzve me pushtet. Po ashtu, Islami kishte për qëllim vendosjen e një sistemi shoqëror, ekonomik dhe politik i cili do t'i mundësonte lëvizjes çlirimtare që të marrë hov praktik, pas eliminimit të fuqive
    dominuese, pa marrë parasysh se a ishin ato plotësisht politike apo të veshura me nacionalizëm ose klasore brenda një etniteti.
    Islami asnjëherë nuk pati për qëllim t'ua imponojë njerëzve përqafimin e akides së tij. Megjithatë, përsëri, Islami nuk është thjesht vetëm akide. Islami, siç edhe kemi thënë, është një proklamim i përgjithshëm për çlirimin e njeriut nga robërimi ndaj robërve. Islami fillimisht synon eliminimin e sistemeve dhe qeverive të cilat themelohen në bazë të qeverisjes së njerëzve me anë të njerëzve dhe robërimin e njerëzve ndaj njerëzve, e pastaj i lë njerëzit të lirë- njëmendë sisht - për ta zgjedhur akiden të cilën ata e duan me vullnetin e tyre të lirë, dhe atë pas largimit të presionit politik ndaj tyre dhe pas interpretimit të dëlirë (të Islamit) drejtuar shpirtrave dhe mendjeve të tyre. Megjithatë, me këtë përvojë nuk do të thotë se ata mund ta bëjnë zotin e tyre të jetë më i rëndësishëm ose të jenë të lirë që ata vetvetes t'ia zgjedhin robërinë ndaj robërve, ose ta konsiderojnë njëri-tjetrin zot krahas All-llahut! Parimi i sistemit i cili do t'i sundojë njerëzit në tokë, duhet të jetë robërimi i pastër vetëm ndaj All-llahut. Kjo mund të arrihet përmes pranimit të ligjeve dhe legjislacioneve prej Tij, e pastaj nën hijen e këtij sistemi të përgjithshëm çdokush mund të përqafojë akiden të cilën e do. Pra, vetëm në këtë mënyrë feja (ligji i All-llahut) bëhet (realizohet në sipërfaqe të tokës) e tëra për All-llahun, që don të thotë se vendimi më i lartë (Ed-dejnune, rrjedh prej fjalës din - fe), nënshtrimi, pasimi dhe robërimi, të gjitha i takojnë vetëm All-llahut. Kuptimi i fjalës din është më përfshirës se i fjalës akide. Din don të thotë metodologji dhe sistem me të cilin udhëhiqet jeta. E këto në Islam mbështeten në akiden. Megjithatë, në kuptimin e përgjithshëm feja është më e gjerë se akideja. Në Islam mund të jetojnë - brenda sistemit të tij të përgjithshëm i cili themelohet mbi bazën e robërimit vetëm ndaj All-llahut - kolektivitete të ndryshme edhe nëse disa prej tyre nuk e kanë përqafuar dinin islam.
    Ata të cilët e. kanë kuptuar natyrën e kësaj feje -ashtu siç u tha më parë - bashkë me të e kanë kuptuar domosdoshmërinë e zhvillimit të lëvizjes në Islam në formë të xhihadit me shpatë - krahas xhihadit me argumentim - dhe e kanë kuptuar se kjo nuk është lëvizje mbrojtëse, me atë kuptim të ngushtë të cilin e dëgjojmë sot nga termi luftë mbrojtëse, të cilin e trilluan të dështuarit përballë presionit aktual dhe përballë sulmit marramendës orientalist, të cilët dëshirojnë që lëvizja e xhihadit të konceptohet kështu islamikisht. Pra, ata të cilët e kanë kuptuar se xhihadi nuk është lëvizje mbrojtëse, e dinë se ai është lëvizje ofensive dhe shtrirëse për çlirimin e njeriut në tokë, me mjete përkatëse për të gjitha aspektet e realitetit njerëzor në periudha të caktuara, që për çdo periudhë ofrohen mjete efektive.
    Andaj edhe është e domosdoshme që lëvizjen e Islamit xhihadik ta emërtojmë lëvizje mbrojtëse, por duke e ndërruar kuptimin aktual të fjalës mbrojtje, duke e konsideruar mbrojtje për njeriun dhe vetë qenien e tij kundër të gjithë faktorëve të cilët e kanë vënë në pranga lirinë e tij dhe e pengojnë çlirimin e tij. Ndaj këtyre faktorëve të cilët përfaqësohen përmes ideologjive, koncepcioneve dhe sistemeve politike të ngritura mbi pendat ekonomike, klasore dhe nacionaliste të cilat edhe dominonin në tokë përgjithësisht në kohën kur u paraqit Islami dhe shumë forma të të cilave dominojnë edhe në xhahilijjetin aktual të kësaj kohe!
    Me anë të shpjegimit të këtillë të kuptimit të termit mbrojtje mund ta perceptojmë realitetin e motiveve të shtrirjes islame në tokë me xhihad dhe ta perceptojmë natyrën e vetë qenies së Islamit, e ajo është proklamimi i përgjithshëm për çlirimin e njeriut nga robërimi ndaj robërve dhe vendosja e hyjnimit të vetëm të All-llahut dhe zotërimit të Tij ndaj botës, gjithashtu zhdukjen e mbretërisë së pasioneve njerëzore në tokë dhe vendosjen e mbretërisë së sheriatit hyjnor në botën e njeriut.
    Përpjekja për gjetjen e arsyetimeve mbrojtëse ndaj xhihadit islam në kuptim të ngushtë të koncepteve bashkëkohore mbi luftën mbrojtëse, pastaj përpjekja për të gjetur mbështetje burimore për vërtetimin se ngjarjet e xhihadit islam ishin thjesht vetëm për shmangien e armiqësisë (rrezikut) nga fuqitë fqinje ndaj vatanit islam - që sipas kuptimit të disave, ai vatan shtrihet vetëm në Gadishullin Arabik-këto përpjekje në realitet rrjedhin nga perceptimi sipërfaqësor për natyrën e kësaj feje dhe natyrën e rolit të cilin ka ardhur ta realizojë në tokë. Ato përpjekje gjithashtu sinjalizojnë dështimin e tyre përballë presionit të sotshëm aktual dhe përballë sulmeve dinake orientaliste ndaj xhahidit islamik!
    Si ua merr mendja, sikur a thua Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani, radijall-llahu anhum, të ishin siguruar nga rreziku armiqësor i romakëve dhe persianëve në Gadishull, a do të ndaleshin për mos ta vazhduar më shtrirjen islame anekënd botës? Si do ta ndalnin ata këtë shtrirje kur para da'ves qëndronin ato barriera materialiste për shkak të regjimeve politike, nacionaliste, klasore dhe ekonomike të cilat ishin të formuara sipas trajtave nacionaliste dhe klasore, e që gjithashtu i mbronte fuqia materialiste e shtetit.
    Është primitivizëm sikur njeriu ta parafytyrojë thirrjen e cila e shpalli çlirimin e njeriut, llojin e njeriut në tokë dhe atë në tërë tokën, e pastaj të ndalet para këtyre barrierave dhe të përpiqet t'u kundërvihet me gjuhë dhe argument! Ajo vërtet angazhohet me gjuhë dhe argument por, vetëm atëherë kur midis saj dhe individëve nuk ka pengesa. Atëherë ajo mund t'u drejtohet me liri të plotë kur edhe ata janë të liruar nga të gjitha llojet e imponimeve. Këtu vjen në shprehje dispozita "Nuk ka dhunë në fe. " Kurse atëherë kur hasen ato barriera dhe shtypje materialiste, duhet së pari ato të eliminohen me fuqi, që të krijohen kushtet për t'iu drejtuar zemrës dhe shpirtit të njeriut duke qenë ai i liruar nga ato pranga!
    Xhihadi është nevojë e domosdoshme për da'ven, sidomos kur synimet e saj janë proklamimi i çlirimit të njeriut njëmendësisht, duke u ballafaquar me realitetin ekzistues me anë të mjeteve përkatëse për të gjitha aspektet e tij. Ai nuk mund të jetë i mjaftueshëm vetëm me anë të argumentimit teoriko-filozofik, pavarësisht se vatani islam - ose sipas shprehjes së drejtë islame: darul islam - është i sigurt dhe i paprekshëm ose është i rrezikuar nga fqinjët e tij. Kur Islami synon paqen, nuk ka për qëllim paqen e luftë e të kufizuar e cila thjesht synon që të sigurohet ai territor në të cilin populli përqafoi akiden islame, por dëshiron paqen në të cilën e tërë feja do të jetë vetëm për All-llahun, d.m.th. që adhurimi i njerëzve të jetë i tëri vetëm për All-llahun, në të cilin njerëzit nuk e konsiderojnë njëri tjetrin për zot përveç All-llahut. Ajo që duhet marrë është periudha e fundit në të cilën arriti lëvizja xhihadike në Islam - me përcaktim të All-llahut - e jo fillimi i ditëve të da'ves e as mesi i tyre. Të gjitha këto periudha përfunduan, siç thotë Imam Ibnul Kajjimi, në atë mënyrë që: "Pas zbritjes së sures Berae çështja e kuffarëve përfundoi në këto tre grupe: ata që ishin në armiqësi; ata që ishin në kontratë (marrëveshje) dhe ata që ishin në mbrojtjen e muslimanëve. Më vonë situata me ata që ishin në kontratë ndryshoi me hyrjen e tyre në Islam kështu që mbetën vetëm dy grupe: ata që ishin në armiqësi dhe ata që ishin nën mbrojtjen e muslimanëve. Ata që ishin në armiqësi i frikoheshin atij (Pejgamberit). Kështu njerëzit në raport me të u ndanë në tre grupe: Muslimanë dhe besimtarë ndaj asaj që iu shpall, dakordues me të, të cilët ishin të siguruar (fjala është për dhimmijunët, ata që janë nën mbrojtjen e muslimanëve, siç merret vesh edhe nga fjalia e mëparshme sh.p.), dhe shpallës të armiqësisë që i frikoheshin."
    Këto pra janë ato dukuri të logjikshme të cilat përputhen me natyrën e kësaj feje dhe synimet e saj, e jo siç e kanë kuptuar të dështuarit para realitetit ekzistues dhe para sulmeve dinake të orientalistëve!
    All-llahu nuk u dha leje për luftë muslimanëve në Mekke dhe në fillim të hixhretit në Medine. Muslimanëve u është thënë:
    "Ndalni duart tuaja prej luftës, falni namazin dhe jepni zeqatin "
    (Nisa, 77)
    Më pastaj ajo iu lejua dhe u është thënë:
    “Atyre që po sulmohen me luft'e u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve). (U lejuan të luftojnë) ata të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte vetëm pse thanë: All-llahu është Zot iynë! E sikur All-llahu të mos i zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat dhe xhamitë në të cilat përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai i ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.”
    (Haxhxh, 39-41)
    Më pastaj ua detyroi luftën ndaj atyre që e luftojnë Pejgamberin e jo edhe ndaj atyre që nuk e luftojnë, dhe u është thënë:
    "Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë"
    (Bekare, 190)
    Dhe më në fund u është bërë detyrim atyre luftimi i idhujtarëve pa dallim dhe u është thënë:
    “Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim"
    (Tevbe, 36)
    Po ashtu u është thënë:
    "Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe I Dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre që u është dhënë Libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur."
    (Tevbe, 29)
    "Lufta - siç thotë Imam Ibnul Kajjimi - në fillim ishte e ndaluar, pastaj e lejuar e pastaj e urdhëruar ndaj atyre që të parët e fillojnë luftën, e pastaj ishte e urdhëruar ndaj të gjithë atyre që ishin idhujtarë."
    Korrektësia e teksteve të theksuara për xhihadin, korrektësia e haditheve pejgamberike të cilat inkurajojnë në të dhe realiteti i ngjarjeve të xhihadit në fillim të Islamit dhe gjatë tërë periudhës së gjatë historike të tij... ky realitet i kulluar nuk lejon që në personalitetin e njeriut të bredhë ai interpretim të cilin e imponojnë të dështuarit para presionit te realitetit ekzistues dhe para sulmit dinak orientalist ndaj xhihadit islamik!
    Kush është ai i cili dëgjon fjalën e All-llahut në këtë çështje dhe fjalën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe po ashtu i përcjell me vëmendje ngjarjet e xhihadit islamik, e pastaj ta parafytyrojë xhihadin si çështje spontane (e atypëratyshme) e determinuar me rrethana kaluese të cilat vijnë dhe shkojnë dhe ta pranojë vetëm brenda kornizave të mbrojtjes për sigurimin e kufijve?!
    Qysh në fillim të ajeteve të cilat ua lejuan besimtarëve luftën, All-llahu ua bëri me dije se qëllimi kryesor dhe i përhershëm i Tij në jetën e kësaj bote është që Ai t'i zbrapsë disa njerëz me disa të tjerë për ta penguar kaosin në tokë:
    "(U lejuan të luftojnë) ata të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte dhe vetëm pse thanë: All-llahu është Zoti ynë! E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat dhe xhamitë në të cilat përmendet shumë emri i All-llahut..."
    (Haxhxh, 39-40)
    Pra, kjo është një kërkesë e përhershme e jo një gjendje e rastësishme: Kërkesë e përhershme për të mos lejuar ambientimin e hakut (të vërtetës) me batilin (të kotën) në këtë tokë. Andaj, pikërisht atëherë kur Islami jep shpalljen e përgjithshme për
    vendosjen e hyjnimit të All-llahut te të gjitha krijesat, ngrihen dhe e sulmojnë grabitësit e pushtetit të All-llahut në tokë dhe kurrë nuk i dorëzohen me paqe. Prej këtu, Islami merr hov dhe i mposhtë ata për t'i nxjerrë njerëzit nga pushtetet e tyre dhe për ta zmbrapsur nga njeriu në tokë atë pushtet të grabitur. Ky është një tentim i përhershëm ku hovi i xhihadit çlirimtar nuk ndalet derisa ligji (feja) të bëhet i tëri vetëm për All-llahun.
    Tërheqja nga lufta në Mekke nuk ishte asgjë tjetër pos një periudhë e një strategjie të gjatë. Po e njëjta gjë ishte edhe me momentet e para të hixhretit. Ajo se çka e nxiti bashkësinë muslimane pas periudhës së parë të lejimit të luftës nuk kishte për qëllim vetëm sigurimin e Medines. Në të vërtetë, ky ishte qëllimi parësor dhe i domosdoshëm, megjithatë nuk ishte qëllimi final. Ky ishte qëllimi i cili siguron mënyrën e startimit dhe e mbron bazën e startimit. Startimin për çlirimin e njeriut dhe për eliminimin e pengesave të cilat e ndalin vetë njeriun për startim!
    Është krejtësisht i kuptueshëm pengimi i muslimanëve nga xhihadi me shpatë (aludon në luftën, sh.p.) në Mekke. Në Mekke thirrjes islame i ishte siguruar liria e proklamimit. Bartësi i thirrjes sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me mbrojtjen e shpatave të Benu Hashimëve zotëronte lirinë për ta publikuar da'ven dhe që me anë të saj t'u drejtohet veshëve, mendjeve dhe zemrave të kurejshitëve, e po ashtu me anë të saj edhe të ballafaqohet me individë të ndryshëm. Aty nuk kishte pushtet politik të organizuar i cili do ta pengonte nga publikimi i da'ves, ose t'i pengonte njerëzit nga dëgjimi i tij! Pra, nuk ishte e domosdoshme - në këtë periudhë - të përdoret forca, pastaj edhe duke i pas parasysh shkaqet tjera të cilat ishin të pranishme gjatë asaj periudhe. Këtë e përmblodha në librin "Fi dhilalil Kur'an " (Nën hijet e Kur'anit) kur ishte fjala për tefsirin e fjalës së All-llahut:
    "A nuk i vure re ata të cilëve u pate thënë: Ndalni duart tuaja prej luftës, falni namazin dhejepni zeqatin... "
    (Nisa, 77)
    Mendoj se nuk do të ishte e tepërt që diç nga ai përkufizim të theksohej edhe këtu:
    "Ndoshta ashtu ishte për shkak se periudha mekka se ishte periudhë e edukimit dhe përgatitjes në një ambient specifik, për një popull specifik dhe brenda rrethanave specifike. Prej qëllimeve të edukimit dhe përgatitjes në një ambient si ky, në veçanti është edhe edukimi i shpirtit të njeriut arab për durim ndaj asaj që zakonisht nuk mund ta durojë si dhunë ndaj individualitetit të tij ose ata të cilët mbështeten në të. Kjo është bërë me qëllim që të braktiset nga subjektivizmi i tij, të zhvishet nga uni i tij në mënyrë që as vetja e as ata që mbështeten në dhunë të mos jenë bosht i jetës në shikim të tij dhe nxitës të lëvizjes në jetën e tij. Pastaj edukimin e tij për ta përmbajtur temperamentin e tij në mënyrë që mos të reagojë qysh në provokimet e para -siç është natyra e tij - dhe të mos grafullojë me ngacmuesin e parë. Kështu pra do të arrihej maturia në natyrën dhe lëvizjet e tij. Po ashtu edhe edukimi i tij që t'i bashkëngjitet një bashkësie të organizuar e cila ka udhëheqje, te e cila drejtohet për çdo çështje të jetës së tij dhe nuk bën ndonjë veprim pos në pajtim me atë që urdhërohet - sado që urdhri të jetë në kundërshtim me natyrën e përvetësuar dhe tiparet që i ka-kjo edhe ishte guri themeltar për përgatitjen e personalitetit arab dhe për formimin e bashkësisë muslimane e cila i nënshtrohet një udhëheqjeje të organizuar, të zhvilluar e përparimtare e jo primitive dhe fisnore!
    -Ndoshta ashtu ishte për shkak se da'veja paqësore ka qenë me ndikim dhe pranim më të madh në një ambient siç ishte ai kurejshit, përplot panegjerizëm dhe krenari. Dhe, sikur të ngrihej përleshja me të do të shtohej edhe më tepër kryeneçësia dhe mëria e tyre në këtë periudhë dhe do të zhvilloheshin përleshje të reja të përgjakshme ashtu si trazirat e njohura të arabëve të cilat shpërthyen me luftërat e
    Dahisit dhe Gabrasë, dhe luftën e Besusit e që zgjatën vite të tëra dhe krejtësisht disa fise i shkatërruan. Këto përleshje të reja do të ndërlidheshin në mendjet dhe kujtimet e tyre gjithmonë me Islamin dhe nuk do të qetësoheshin më asnjëherë. Islami do të shndërrohej prej fesë dhe da'ves në përleshje dhe trazira, me ç'rast do të harrohej pasqyra e tij kryesore duke qenë në fillim të shpalljes dhe asnjëherë nuk do të mbahej mend për të mirë!
    -Ndoshta ashtu ishte duke u dëshiruar që t'i iket nxitjes së një beteje dhe përleshjeje brenda çdo shtëpie. Në Mekke nuk kishte pushtet të përgjithshëm e të organizuar i cili do t'i torturonte besimtarët dhe do t'i fuste në sprova të ndryshme, por kjo ishte e lënë tek kujdestarët (tutorët) e çdo personi, të cilët i torturonin, i vinin në sprova të ndryshme dhe i edukonin! Leja për luftë do të thoshte - për këtë ambient - të zhvillohej betejë dhe luftë në çdo shtëpi. E pastaj do të thuhej: Ja, ky është Islami! Ashtu është thënë edhe kur Islami urdhëronte tërheqjen nga lufta! Gjatë sezonës, ndërmjet arabëve të ardhur për haxhxh dhe tregti, propaganda e kurejshitëve zhvillohej duke thënë: Muhammedi sjell përçarje midis prindit dhe fëmijës së tij, e lëre më midis popullit dhe farefisit të tij! Si do të dukej da'veja, sikur të urdhëronte fëmijën ta mbyt prindin, robin ta mbyt pronarin, në çdo shtëpi e në çdo vend?!
    Ndoshta ashtu ishte ngase All-llahu e dinte se një numër i madh i atyre që u kundërviheshin muslimanëve të parë duke i ofenduar, keqtrajtuar dhe torturuar, pikërisht ata do të bëhen prej ushtrisë më besnike të Islamit, bile edhe prej udhëheqësve të tij. A nuk.ishte Umer bin Hattabi nga mesi i tyre?!
    Ndoshta ashtu ishte ngase krenaria arabe në një ambient fisnor e kishte traditë që t'i dalë krah atij që keqtrajtohej dhe i bëhej e padrejtë dhe nuk tërhiqeshin nga ky qëndrim, veçanërisht kur ai ushtrohej mbi njerëzit e ndershëm nga mesi i tyre! Kemi raste të shumta të cilat vërtetojnë realitetin e këtij mendimi, për shembull, Ibnu Dugunne nuk dëshironte që ta lejojë Ebu Bekrin të emigrojë dhe ta braktis Mekken - derisa ai ishte njeri autoritativ - dhe një gjest të tillë ai e vlerësoi si turp të arabëve, andaj edhe ia ofroi fqinjësinë dhe mbrojtjen e tij! Rasti i fundit i cili vërteton këtë realitet ishte kundërshtimi i shkresës për bllokim të Hashimitëve në luginat e Ebu Talibit meqë atyre iu shtuan mundimet dhe iu zgjat uria, derisa një rast i tillë në një ambient tjetër të qytetërimit të vjetër i cili është ngopur me dhunë, tentimi për të ndalur një torturë do të implikonte tallje, nënçmim dhe përbuzje nga rrethi, e në anën tjetër, madhështimin e torturuesit dhe zullumqarit agresor!
    Ndoshta ashtu ishte për shkak të numrit të vogël të muslimanëve të asaj kohe dhe kufizimit të tyre në Mekke, nga arsyeja se thirrja islame nuk kishte depërtuar në pjesën tjetër të Gadishullit ose se lajmi i tij kishte arritur pjesërisht. Kështu ishte sepse fiset rreth Mekkes kishin qëndrim neutral ndaj betejës së brendshme e cila zhvillohej ndërmjet kurejshëve dhe disave nga bijtë e tyre derisa të kuptonin se si do të jetë epilogu i situatës. Në një gjendje të këtillë, kjo betejë e ngushtë do të përfundonte me vrasjen e grupit të vogël të muslimanëve - bile edhe nëse ata do të vritnin edhe një herë më shumë nga ajo që ata do të vriteshin - kështu do të mbetej idhujtaria e do të fshihej nga toka bashkësia muslimane, Islami nuk do të mund të themelonte sistemin e vet, e as që do t'i mbetej ndonjë shenjë ekzistuese. Kurse, Islami është fe e cila ka ardhur të bëhet program i jetës dhe të bëhet sistem real e i zbatueshëm për jetë.
    E kështu me radhë..."
    Kurse në Medine - në agim të hixhretit - kontrata të cilën e bëri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me çifutët e Medines dhe me ata që mbetën në idhujtari prej arabëve aty dhe rreth saj, ishte një mjet për pengimin e luftës të cilën e impononte natyra e asaj periudhe.
    Së pari: Sepse aty terreni ishte i përshtatshëm për komunikim dhe publikim të da'ves. Aty nuk kishte pushtet politik i cili do të pengonte dhe do të vënte barrierë midis njerëzve dhe da'vesë. Të gjithë e patën pranuar shtetin e ri musliman në krye me Resulull-llahun sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në ushtrimin e tij të çështjeve politike. Në atë kontratë theksohej se askush nuk guxon të nënshkruajë paqe, as të shpallë luftë e as të vendosë marrëdhënie me jashtë pos me lejen e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ishte më se e qartë se pushteti i vërtetë në Medine ishte në dorë të udhëheqjes muslimane. Terreni për thirrjen islame ishte i hapur, kurse rruga e lirë ndërmjet njerëzve dhe lirisë së besimit ishte e pranishme.
    Së dyti: Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në këtë periudhë dëshironte që preokupimin e tij ta koncentrojë në kurejshitët, meqë kundërshtimi i tyre ndaj kësaj feje ishte bërë pendë - pengesë kundrejt fiseve tjera të cilat pritnin se si do të përfundojë çështja midis kurejshitëve dhe disave nga bijtë e tyre. Pikërisht për këtë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem avancoi dërgimin e ekspeditave, kurse marshimin e parë nën Flamurin islam ia besoi Hamza bin Abdulmuttalibit, në krye të shtatë muajve pas hixhretit në muajin e Ramazanit.
    Pastaj vijuan ekspeditat tjera, pas nëntë, trembëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë dhe ajo e fundit në krye të shtatëmbëdhjetë muajve, ekspeditë të cilën e udhëhoqi Abdull-llah ibni Xhahshi në muajin Rexheb. Kjo ishte ekspedita e parë e cila u shndërrua në përleshje të hapur dhe shkaktoi vrasje të shumta. Ajo u zhvillua gjatë muajit të ndaluar (për luftë) dhe për këtë luftë zbritën këto ajete në suren Bekare:
    "Të pyesin për luftën në Muajin e shenjtë, thuaj: Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga Xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha te All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se vrasja. Ata do t'ju luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zmbrapsur, nëse munden, nga feja juaj..."
    (Bekare, 217)
    Pastaj u zhvillua Lufta e madhe e Bedrit në Ramazan të po këtij viti. Kjo luftë është ajo për të cilën zbriti sureja Enfal
    Një vështrim i vëmendshëm ndaj situatës përmes rrethanave të ngjarjes nuk lë hapësirë për një konstatim se mbrojtja në atë kuptim të ngushtë ishte bazë për lëvizjen islame, ashtu siç thonë të dështuarit përballë realitetit ekzistues dhe përballë sulmit dinak orientalist!
    Ata të cilët për lëvizjen e shtrirjes islame mbështeten vetëm në gjetjen e faktorëve mbrojtës, ata janë të ndikuar nga lëvizja e sulmeve orientaliste, në kohën kur muslimanëve nuk u ka mbetur forcë, bile nuk u ka mbetur as Islami i vërtetë, - përpos ata që i ka ruajtur All-llahu, të cilët përpiqen me mish e me shpirt që ta realizojnë Shpalljen e Islamit në përgjithësi me anë të çlirimit të njeriut në tokë nga çdo pushtet përveç pushtetit të All-llahut, që të bëhet feja e tëra për All-llahun - duke bërë përpjekje që të gjejnë arsyetime artistike (frazeologjike) për xhihadin në Islam!
    Shtrirja islame nuk ka nevojë për arsyetime frazeologjike më tepër se arsyetimet të cilat i sollën tekstet kur'anore:
    "Le të luftojnë në rrugën e All-llahut ata që japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e vritet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpërblim të madh. Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t 'i shpëtuar) të paaftit: burrat, gratë dhe fëmijët të cilët luten: Zotiynë, nxirrna nga ky fshat (Mekka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë! Ata që besuan luftojnë në rrugën e All-llahut, e ata që nuk besuan, luftojnë në rrugën e djallit. Luftoni pra miqtë e djallit, s 'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët. " (Nisa, 74-76)
    "Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, Ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t'ju zë). Luftoni ata derisa të mos humbet idhujtaria (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë. Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai. "
    (Enfal, 38-40)
    "Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe I dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur. E çifutët thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thëniet e tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm, All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)! Ata i konsideruan "ahbarët" (priftërinjtë çifutë) e tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemesë, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë. Atapërpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë."
    (Tevbe, 29-32)
    Këto janë arsyetimet të cilat synojnë nga vendosja e hyjnimit të All-llahut në tokë dhe realizimi i programit të Tij në jetën njerëzore. Ai synon shporrjen e djajve, programeve të djajve dhe eliminimin e pushtetit të njerëzve i cili i robëron njerëzit, derisa njerëzit janë robër vetëm të All-llahut. Ata nuk guxon t'i qeverisë askush prej robërve të Tij me atë që ata e shpikin dhe me ligje të nxjerrura nga teket dhe mendjet e tyre! Këto arsyetime mjaftojnë, tok me konfirmimin e parimit: “Nuk ka dhunë në fe", që ka për qëllim se nuk ka dhunë në përqafimin e besimit - akides, pasi njerëzit të nxirren nga pushteti i robërve dhe deklarimin e parimit: I tërë pushteti i takon vetëm All-llahut ose e tërë feja është vetëm për All-llahun po me të njëjtin trajtim.
    Këto janë arsyetimet e çlirimit të përgjithshëm të njeriut në tokë përmes nxjerrjes së njerëzve nga robërimi ndaj robërve në robërimin vetëm ndaj All-llahut pa rival.
    Dhe vetëm ky arsyetim prapë mjafton. Këto arsyetime ishin të skalitura në mendjet dhe shpirtrat e luftëtarëve muslimanë. Askush prej tyre nuk u pyet çka e shtyri të dalë në xhihad, e pastaj të thotë: Kemi dalë të mbrojmë vatanin tonë të rrezikuar! Ose, kemi dalë ta pengojmë agresionin persian ose romak ndaj neve muslimanëve! Ose kemi dalë që ta zgjerojmë tokën tonë dhe të pasurohemi prej plaçkës së luftës!
    Ata thonin ashtu siç i thanë Rib'ij ibnu Amir, Hudhejfe ibnu Muhsin dhe Mugire ibnu Shu'be, që të gjithë, Rustumit, komandantit të ushtrisë së persianëve në Kadisijje, i cili i pyeti një nga një, gjatë tri ditëve para përleshjes: "Ç'ju solli juve këtu? Përgjigjja ishte: "All-llahu na ka dërguar që me ndihmën e Tij t'i nxjerrim robërit e Tij nga adhurimi i robërve në adhurim të All-llahut të vetëm, nga ngushtica e dynjasë në gjerësinë e saj, nga zullumi i feve të ndryshme në drejtësinë e Islamit. Ai dërgoi Pejgamberin e Tij me fenë e Tij te krijesat e Tij. Kush e pranon prej nesh (këtë fe) nga të tjerët, e pranojmë prej tij dhe tërhiqemi nga ai, e lëmë atë dhe tokën e tij të lirë. E kush refuzon, do ta luftojmë derisa ta arrijmë xhennetin ose fitoren."
    Ekziston arsyetim vetvetor në vetë natyrën e kësaj feje, në shpalljen e saj të përgjithshme dhe në programin e saj praktik, për t'u ballafaquar me realitetin njerëzor me mjete efikase në të gjitha sferat përmes periudhave të caktuara me mjete përkatëse. Ky arsyetim vetvetor, fillimisht qëndron - edhe po qe se nuk ekziston rreziku i agresionit ndaj tokës islame dhe muslimanëve që jetojnë në të - ngase ai është
    arsyetim në natyrën e programit dhe njëmendësisë së tij dhe natyrën e pengesave të njëmendta në shoqëritë njerëzore, e jo pra thjesht vetëm nga arsyet e kufizuara dhe të përkohshme me karakter mbrojtës.
    Mjafton që besimtari të dalë muxhahid me shpirtin dhe mallin e tij fi sebilil-lah (në rrugë të All-llahut), në rrugë të këtyre vlerave të larta prej të cilave ai nuk arrin ndonjë përfitim personal e as që e shtyn për të ndonjë përfitim personal...
    Muslimani para se të dalë për xhihad në betejë, ai tashmë e ka zhvilluar në shpirtin e tij betejën e xhihadit më të madh me djallin, me teket dhe pasionet e tij, me lakmitë dhe aspiratat e tij, me interesat e tij dhe interesat e familjes dhe popullit të tij, me çdo emblemë përveç emblemës së Islamit, me çdo motiv përveç motivit për robërim të vetëm ndaj All-llahut, realizimit të pushtetit të Tij në tokë dhe shporrjen e pushtetit të zullumqarëve plaçkitës të pushtetit të All-llahut.
    Ata të cilët gjurmojnë arsyetimet për xhihadin islam si mbrojtje të vatanit islam, e minimizojnë çështjen e menhexhit (programit dhe metodologjisë së Islamit) dhe e trajtojnë më pak të rëndësishëm se vatani, por kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin islam ndaj këtyre trajtesave. Ky është një shikim i ri, i shpikur dhe i huaj për sensin islam. Akideja dhe menhexhi përmes të cilave shëmbëllehet Islami dhe shoqëria e cila udhëhiqet me këtë program, janë trajtesat e vetme të cilat i pranon sensi islam. Ndërsa toka - qenësisht - nuk ka ndonjë trajtim e as peshë! Të gjitha vlerat e tokës në botëkuptimin islam burojnë nga vlera e dominimit të rendit të All-llahut dhe pushtetit të Tij në të. Vetëm kështu ajo mund të jetë foleja e akides, kopshti i menhexhit, darul islam (shtëpia e Islamit) dhe pika e startimit për çlirimin e njeriut.
    Është e vërtetë se mbrojtja e darul islamit është mbrojtje e akides, menhexhit dhe shoqërisë e cila udhëheq me këtë menhexh, megjithatë ky nuk mund të jetë qëllimi final, e as që mbrojtja e tij nuk është qëllimi përfundimtar i lëvizjes së xhihadit islam. Mbrojtja e tij është mjet dhe mënyrë për ta ngritur mbretërinë e All-llahut në të, pastaj për ta marrë si bazë për shtrirjen e tij në gjithë botën dhe në llojin njerëzor përgjithësisht. Lloji njerëzor është lëmë e kësaj feje kurse toka është hapësira e saj e madhe.
    Siç kemi thënë edhe më parë, startimi për xhihad me anë të drejtimit hyjnor rezulton me pengesa të shumta materialiste nga pushteti i shtetit, sistemi i shoqërisë dhe rrethanat e ambientit. Por, pikërisht të gjitha këto pengesa janë ato të cilat Islami synon t'i zhduk me forcë dhe për t'ia kthyer vetes lirinë e komunikimit me njerëz, tiu drejtohet ndërgjegjeve dhe mendjeve të tyre pasi që t'i çlirojë nga prangat materialiste, duke ua lënë pastaj lirinë e të zgjedhurit.
    Akuzat e orientalistëve mbi parimin e xhihadit nuk guxojnë të na mashtrojnë po as të na hutojnë. Nuk duhet të lejojmë që të na rëndojnë qafat tona përmes presionit dhe shtypjes ekzistuese në kandarin e fuqive botërore, ashtu që pastaj të shkojmë e të gjurmojmë arsyetime frazeologjike për xhihadin islam jashtë natyrës së kësaj feje me motivime të përkohshme mbrojtëse, nga të cilat nuk varet xhihadi islam, por ai merr hov në rrugën e tij pa marrë parasysh a ekzistojnë apo nuk ekzistojnë ato motivime!
    Derisa jemi duke e shfaqur realitetin historik, ne duhet që mos t'i neglizhojmë trajtesat vetvetore të natyrës së kësaj feje, të proklamimit të saj të përgjithshëm dhe programit të saj praktik dhe që mos të bëjmë përzierje mes tyre dhe nevojave të përkohshme mbrojtëse.
    Është e vërtetë se ky din domosdo duhej ta mbrojë veten nga agresorët, sepse thjesht, vetëm ekzistimi i tij në formë të proklamimit të përgjithshëm për dominimin e Ligjit të All-llahut mbi njerëzimin, çlirimin e njeriut nga robërimi përveç nga robërimi ndaj All-llahut, përfaqësimi i kësaj pranie në një bërthamë të organizuar dhe aktive
    nën një udhëheqje të re larg udhëheqjeve xhahilite dhe lindja e një shoqërie të pavarur, të veçantë e cila nuk njeh dhe nuk pranon sundim prej njerëzve sepse sundimi në të i takon vetëm All-llahut, thjesht pra, prania e këtij dini në këtë formë patjetër duhet t'i shtyjë shoqëritë xhahilite përreth tij - të ngritura mbi bazën e robërimit ndaj robërve - të orvaten ta zhdukin atë për ta mbrojtur vetë ekzistencën e tyre. Andaj edhe u dashtë që shoqëria e re të marrë hov që ta mbrojë qenien e saj.
    Ky raport është i domosdoshëm. Ai lind me vetë lindjen e Islamit. Gjithashtu edhe kjo betejë është e imponueshme për Islamin, meqë ai nuk ka kurrfarë alternative pa kapërcimin e saj. Ky është një konflikt i natyrshëm midis dy qenieve të pranishme të cilat nuk mund të bashkekzistojnë gjatë...
    E tërë kjo është realitet dhe në pajtim me këtë pikëvështrim, Islamit i është e domosdoshme që ta mbrojë dhe ta ruajë praninë e vet dhe të zhvillojë betejë mbrojtëse e cila i imponohet në mënyrë të pashmangshme.
    Megjithatë, para nesh kemi edhe një realitet i cili është edhe më rrënjësor se ai më parë. Nga natyra e vetë ekzistencës islame është që ai fillimisht duhet të marrë hov përpara. Këtë hov duhet marrë për ta shpëtuar njeriun në tokë nga robërimet tjera pos robërimit ndaj All-llahut. Ai nuk mund të ndalet në kufijtë gjeografikë e as të zhytet brenda kufijve racorë apo nacionalë, e t'ia lë njeriun, llojin njeri në tokë, në gjithë tokën, sherrit, rrëmujës dhe robërimit ndaj robërve.
    Blloqeve kundërshtuese ndaj Islamit mund t'u vijë rasti që do të ndikonte që mos ta sulmojnë Islamin atëherë kur Islami do t'i linte ato ta ushtrojnë robërimin e njerëzve ndaj njerëzve brenda kufijve të tyre rajonalë, dhe të pajtohej që mos të përzihet në çështjet e tyre të brendshme e mos ta përhapë thirrjen e tij dhe proklamimin e përgjithshëm për çlirim! Mirëpo, Islami kurrë nuk mund të pajtohet me një gjendje të këtillë, vetëm atëherë kur blloqet në fjalë ta shpallin lojalitetin e tyre ndaj pushtetit të tij në formë të dhënies së xhizjes, e cila do të ishte garanci per hapjen e kufijve të tyre ndaj thirrjes së tij, pa kurrfarë barrierash materialiste nga qeveritë ekzistuese në to.
    Kjo është natyra e kësaj feje dhe ky është funksioni i saj, me gjykim se ajo është proklamim i përgjithshëm për zotërimin që ka All-llahu ndaj tërë njerëzimit dhe çlirimin e njeriut nga çdo robërim përveç All-llahut përgjithësisht.
    Krahaso dhe dallo midis botëkuptimit islam sipas kësaj natyre dhe botëkuptimit i cili mbyllet brenda kufijve rajonalë apo nacionalë, të cilin se vë gjë në aksion pos frika e agresionit. Ai, sipas këtij pasqyrimi të fundit, i humb arsyetimet vetvetore për ofensivë.
    Arsyetimet e hovit islam dallohen qartë dhe thellë kur kemi parasysh se kjo fe është program i All-llahut për jetën njerëzore, e nuk është program njeriu as doktrinë e një grupi njerëzish, e as sistem i ndonjë etnikumi të veçantë...! Ne nuk do të gjurmonim për ndonjë arsyetim të jashtëm vetëm atëherë kur mungon në ndjenjën tonë kjo e vërtetë e pakontestueshme. Atëherë kur harrojmë se në pyetje është çështja e hyjnimit të All-llahut dhe e adhurimit të robërve ndaj Tij. Nuk është e mundur që njeriu ta përfytyrojë dhe ta inskenojë këtë realitet glorioz e pastaj të gjurmojë ndonjë arsyetim tjetër për xhihadin islam!
    Ndoshta distanca tek pikë ndarja e rrugëve nuk duket e madhe, ndërmjet botëkuptimit se Islami ishte i detyruar që të futet në betejë pa zgjedhje nga ai, me pretekstin e ekzistencës së tij vetvetore dhe ekzistencës së shoqërive tjera xhahilite të cilat doemos do ta sulmonin dhe botëkuptimit se ai vetvetiu duhet fillimisht të vihet në aksion dhe të futet në betejë.
    Ndoshta distanca tek pikë ndarja e rrugëve përsëri nuk duket e madhe, e ai në të dy rastet domosdo do të futet në betejë, por ajo në përfundim të rrugës do të duket
    tepër e madhe e që do t'i ndryshojë motivimet dhe konceptet islame në mënyrë marramendëse dhe të rrezikshme.
    Ekziston distancë e madhe ndërmjet trajtesës së Islamit si program hyjnor që erdhi ta vendosë hyjnimin e All-llahut në tokë dhe adhurimin e të gjithë njerëzve të të vetmit Zot, dhe shtrirjes së këtij realiteti në formë praktike. Aio formë do të jetë shoqëria njerëzore në të cilën njerëzit do të çlirohen nga robërimi ndaj robërve me anë të robërimit vetëm ndaj Zotit të robërve, në mënyrë që mos t'i sundojë ndonjë ligj tjetër përveç sheriati i All-llahut, përmes të cilit do të manifestohet pushteti i Tij ose thënë më mirë, përmes të të cilit do të manifestohet hyjnimi i Tij. Andaj, është e drejtë e Islamit që t'i eliminojë të gjitha barrierat nga rruga e tij, që të mund t'i drejtohet intuitës së njerëzve dhe mendjes së tyre pa pengesa dhe tenda të krijuara nga sistemi politik i shtetit ose nga pozita shoqërore e njerëzve. Pra, ekziston dallim i madh ndërmjet trajtimit të Islamit sipas kësaj mënyre dhe trajtimit të tij si sistem rajonal në ndonjë territor të caktuar, ku e drejtë e tij do të ishte vetëm zmbrapsja e sulmeve që bëhen brenda kufijve të tij rajonalë!
    Ky është një botëkuptim, e ai është një botëkuptim tjetër, edhe pse Islami në të dy rastet do të bëjë xhihad, megjithatë botëkuptimi gjithëpërfshirës për motivimet e xhihadit, synimet dhe rezultatet e tij ndryshon me një distancë të largët nga ky tjetri. Ai ndryshim ka të bëjë me thelbin e besimit, po ashtu edhe me thelbin e strategjisë dhe metodologjisë.
    Është e drejtë e Islamit që fillimisht të vihet në aksion. Islami nuk është deklaratë e një populli e as sistem i një vendi, por është program prej Zotit dhe sistem për botën. Andaj edhe është e drejtë e tij që t'i zhduk barrierat e sistemeve dhe regjimeve të cilat e kanë vërë në pranga lirinë e njeriut në zgjedhje. Mjafton që Islami nuk i sulmon individët për t'i detyruar që ta përqafojnë akiden e tij, por ai i sulmon sistemet dhe regjimet që t'i çlirojnë individët nga ndikimet e liga të cilat e prishin natyrshmërinë e njeriut dhe që e vënë në pranga lirinë e të zgjedhurit.
    Është e drejtë e Islamit që njerëzit t'i nxjerr nga robërimi ndaj robërve në robërim vetëm ndaj All-llahut, në mënyrë që ta realizojë proklamimin e tij të përgjithshëm për zotërimin që ka All-llahu ndaj të gjitha gjallesave dhe çlirimin e njerëzve tërësisht. Adhurimi vetëm ndaj All-llahut nuk mund të arrihet - sipas pikëpamjes islame dhe realitetit publik - pos nën ombrellën e sistemit islam. Ai, dhe vetëm ai, është sistemi i vetëm të cilin All-llahu e ka bërë ligj për të gjithë robërit, atij që sundon dhe atij që sundohet, të bardhit dhe të ziut, të lartit dhe të ulëtit, të vobektit dhe të pasurit, ligj të cilit i nënshtrohen të gjithë në mënyrë të barabartë. Kurse në të gjitha sistemet tjera, njerëzit i adhurojnë dhe u behen robër robërve, ngase ata legjislacionin për jetën e tyre e marrin prej robërve, kurse legjislacioni është prej veçorive hyjnore. Andaj themi, se cilido njeri i cili ia vë në kompetencë vetvetes pushtetin e legjislacionit ndaj njerëzve, ai e ka hyjnizuar veten në aspektin prak-tik dhe në aspekt të kompetencave dhe është krejtësisht e njëjtë a e ka deklaruar këtë gojarisht apo jo, a e ka shpallur apo jo. Dhe, cilido njeri i cili ia ka pranuar këtij njeriu këtë të drejtë ia ka pranuar edhe të drejtën e hyjnimit, pa marrë parasysh a e ka emërtuar me atë emër apo nuk e ka emërtuar!
    Islami nuk është thjesht vetëm besim, që të kënaqet me publikimin e besimit të tij te njerëzit me anë të mënyrës së proklamimit, por ai është program i cili përfaqësohet në një trup të organizuar e aktiv, e që synon çlirimin e gjithë njerëzisë. Ndërsa bashkësitë tjera nuk ia mundësojnë që t'ua sistemojë jetën ithtarëve të tij sipas programit të tij. Që këtu i lejohet Islamit që t'i eliminojë këto sisteme, me cilësitë e tyre, si pengesa për çlirimin e përgjithshëm. Kjo pra është domethënia - siç thamë edhe më parë - që feja të jetë e tëra për All-llahun, që mos të ketë lojalitet e as
    dëgjueshmëri ndaj robit si individ, siç është rasti me të gjitha regjimet të cilat janë ngritur nëpërmjet robërimit të robërve ndaj robërve!
    Studiuesve islamistë, të dështuarve bashkëkohorë nën presionin e realitetit ekzistues dhe n

      مواضيع مماثلة

      -

      الوقت/التاريخ الآن هو الأربعاء 8 مايو - 20:42:31