Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Lailahe il-lall-llah - Program i jetes Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web

    Lailahe il-lall-llah - Program i jetes

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Lailahe il-lall-llah - Program i jetes Empty Lailahe il-lall-llah - Program i jetes

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 31 أكتوبر - 14:16:44

    Lailahe il-lall-llah - Program i jetes

    Robërimi vetëm ndaj Al-llahut është shtylla e parë në akiden islame e përfaqësuar në dëshminë: la ilahe il-lall-llah (Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut) dhe në mësimin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për mënyrën se si duhet ta arrijmë këtë robërim, i cili është shtylla e dytë e përfaqësuar në dëshminë: Muhammedur-resulull-llah (Muhammedi është I dërguar i All-llahut).
    Zemra e besimtarit musliman është ajo në të cilën është skalitur kjo bazë me këto dy shtylla, ngase të gjitha shtyllat që vijojnë e që janë prej elementeve të imanit dhe shtyllave të Islamit, në të vërtetë janë rrjedhojë e kësaj baze. Kështu, besimi në engjëjt e All-llahut, librat dhe pejgamberët e tij, në ditën e fundit, në kaderin (caktimin e All-llahut) e së mirës dhe të keqes, gjithashtu kryerja e namazit, zekatit, agjërimit dhe haxhxhit, pastaj zbatimi i kufijve të dënimit, sanksioneve, lejesave dhe ndalesave, marrëdhënieve të ndërsjella, ligjshmërive dhe udhëzimeve islame... të gjitha këto arrihen mbi bazën e robërimit vetëm ndaj All-llahut, kurse burim i gjithë kësaj është ajo që na e komunikoi I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nga Zoti i tij.
    Shoqëria muslimane është ajo shoqëri ku do të manifestohet kjo bazë dhe të gjitha rrjedhojat e saj, sepse pa manifestimin e kësaj baze dhe rrjedhojave të saj në atë shoqëri, ajo nuk mund të quhet muslimane.
    Në këtë mënyrë, dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është I dërguari i Tij, bëhet bazë e një programi të plotë mbi të cilin ngrihet jeta e Ummetit islam me të gjitha karakteristikat e tij. Kjo jetë nuk mund të ngrihet pa u vënë kjo bazë, ashtu siç edhe nuk mund të jetë islame nëse i bashkëngjitet edhe ndonjë bazë tjetër ose disa baza të cilat janë të huaja për të:
    "Vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon askujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e qëndrueshme... " (Jusuf, 40)
    "Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut..." (Nisa, 80)
    Ky konfirmim konciz, absolut dhe vendimtar na shërben për përkufizimin e fjalës së prerë në disa çështje themelore të realitetit të kësaj feje dhe po ashtu të lëvizjes së saj praktike:
    Ky konfirmim na shërben së pari në definimin e natyrës së shoqërisë muslimane.
    Së dyti, na shërben në defmimin e programit të formimit të shoqërisë muslimane.
    Së treti, na shërben në definimin e programit të Islamit në përballje me bashkësinë xhahilite.
    Së katërti, na shërben në definimin e programit të Islamit në përballjen e realitetit jetësor - njerëzor.
    Këto janë çështje themelore, shumë të rëndësishme e të ndjeshme, në programin e lëvizjes islame në të kaluarën dhe në të sotmen.
    Elementi i parë dallues i natyrës së shoqërisë muslimane është ai se kjo shoqëri ngrihet mbi bazën e robërimit të vetëm ndaj All-llahut në të gjitha çështjet e
    saj. Mbi bazën e atij robërimi të cilin e përfaqëson dhe e modifikon dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është I dërguar i Tij.
    Ky robërim përfaqësohet në botëkuptimin akaidor, e po ashtu përfaqësohet në ritet e adhurimit dhe në dispozitat ligjore pa dallim. Nuk është rob vetëm i All-llahut ai i cili nuk beson në njëshmërinë e All-llahut Lavdiplotë:
    "E, All-llahu tha: Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë. Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?. ". . (Nahl, 51-52)
    Nuk është rob vetëm i All-llahut ai i cili ritet adhuruese ia bën dikujt tjetër përveç All-llahut - me apo pa Të (pa dallim se a ia bashkëngjet adhurimit të All-llahut edhe dikë tjetër apo adhuron krejtësisht dikë tjetër sh.p.):
    "Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që e pranoj dhe i bindem)!" (En 'am, 163-164)
    Nuk është rob vetëm i All-llahut ai që i përvetëson dhe i mëson normat ligjore nga dikush tjetër veç All-llahut dhe veç rrugës prej nga i ka komunikuar All-llahu ato, e ajo rrugë është, I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
    "A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilen nuk e urdhëroi All-llahu?... " (Shura, 21)
    "Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrni, e çka t'ju ndalojë, përmbajuni... " (Hashr, 7)
    Kjo është shoqëria muslimane, shoqëri në të cilën robërimi i vetëm ndaj All-llahut përfaqësohet në mendimet e pjesëtarëve të saj dhe në pikëpamjet e tyre. Po ashtu përfaqësohet në ritet dhe adhurimet e tyre në sistemin e tyre kolektiv dhe në ligjet e tyre. Nëse cilado nga këto karakteristika mungon në botën reale, atëherë gjithsesi edhe Islami do të mungojë nga bota reale, ngase do të mungojë shtylla e tij parësore, dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është I dërguari i Tij.
    Ne kemi thënë se robërimi ndaj All-llahut përfaqësohet në botëkuptimin akaidor, andaj është e udhës të tregojmë se çka është botëkuptimi akaidor islam. Ai është botëkuptimi i cili formohet në perceptimin njerëzor nga përvetësimi i të vërtetave të akides nga burimi i saj hyjnor, me anë të të cilit njeriu formëson në perceptimin e tij të vërtetën e Zotit të tij, të vërtetën e hapësirës ku ai jeton - të dukshmen dhe të padukshmen - të vërtetën e jetës të cilës i përket ai - të dukshmes dhe të padukshmes - dhe të vërtetën e vetvetes, gjegjësisht, të vërtetën e vetë njeriut.
    Pastaj ai sipas kësaj baze e ndërton marrëdhënien e tij me të gjitha këto të vërteta, marrëdhënien e tij me Zotin përmes së cilës do të përfaqësohet robërimi i tij vetëm ndaj All-llahut, marrëdhënien e tij me hapësirën dhe me ligjet e saj, me gjallesat dhe botën e tyre, me individët e llojit njerëzor dhe nduarshmëritë e tij, me një marrëdhënie që bazën e vet e mbështet në fenë e All-llahut - ashtu siç e ka komunikuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem - duke e realizuar me anë të kësaj marrëdhënieje robërimin e vetëm ndaj All-llahut. Botëkuptimi akaidor islam përmes këtij pasqyrimi përfshin aktivitetin e tërë jetës.
    Nëse konfirmohet se kjo është shoqëria muslimane, shtrohet pyetja si formohet kjo shoqëri?
    Cila është metodologjia e këtij formimi?
    Kjo shoqëri nuk mund të formohet derisa të formohet një grup njerëzish të cilët do të konfirmojnë se robërimi i tyre i plotë është vetëm ndaj All-llahut dhe se ai grup nuk i nënshtrohet ndonjë robërimi tjetër pos të All-llahut. Ai nuk i nënshtrohet ndonjë robërimi veç All-llahut në besim dhe botëkuptim, nuk i nënshtrohet ndonjë robërimi veç All-llahut në rite dhe adhurime, nuk i nënshtrohet ndonjë robërimi veç All-llahut në sistem dhe norma juridike, pastaj ai do të kalojë në organizimin e jetës së tij në përgjithësi mbi bazën e këtij robërimi të çiltër, ku individët e këtij grupi refuzojnë të besojnë në hyjnimin e dikujt tjetër pos All-llahut - me apo pa Të, ndjenjat e këtij grupi refuzojnë t'i drejtohen dikujt tjetër pos All-llahut - me apo pa Të, normat e tyre jetësore refuzojnë t'i përvetësojnë ligjet e dikujt pos All-llahut - me apo pa Të.11
    Atëherë dhe vetëm atëherë kur ky grup të bëhet musliman, ajo shoqëri të cilën e formon ai po ashtu bëhet shoqëri muslimane. Kurse, derisa disa njerëz nga njerëzit nuk e konfirmojnë çiltërinë e robërimit të tyre vetëm ndaj All-llahut - sipas mënyrës të cilën e treguam - ata nuk mund të jenë muslimanë, dhe derisa nuk e rregullojnë jetën e tyre sipas kësaj baze, shoqëria e tyre nuk mund të jetë shoqëri muslimane. Kështu është, ngase baza e parë mbi të cilën themelohet Islami dhe mbi të cilën themelohet shoqëria muslimane-e ajo është dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është I dërguar i All-llahut - me dy shtyllat e saj nuk është përfillur...
    Nga kjo nënkuptohet se para se të mendojmë për ngritjen e sistemit shoqëror islam dhe ngritjen e shoqërisë muslimane mbi bazën e këtij sistemi, duhet që fillimisht përpjekja ynë të orientohet në pastrimin e ndërgjegjeve të individëve nga robërimi përveç All-llahut - në cilëndo formë që e kemi treguar - dhe të tubohen individët të cilëve ndërgjegjja u është e pastër nga robërimi përveç All-llahut në atë grup musliman. Vetëm ai grup, ku anëtarët e tij e kanë të pastër ndërgjegjen nga robërimi përveç All-llahut si në besim, adhurim dhe normat jetësore, mund të formojë shoqërinë muslimane në të cilën marrin pjesë të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në këtë shoqëri me besimin, adhurimin dhe normat jetësore të saj, te të cilat manifestohet robërimi i vetëm ndaj All-llahut, ose më mirë të themi: ku manifestohet dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është I dërguari i Tij.
    Kështu u arrit formimi i grupit të parë musliman i cili themeloi shoqërinë e parë muslimane, dhe vetëm kështu mund të arrihet formimi i çdo grupi musliman dhe i çdo shoqërie muslimane.
    Në të vërtetë, shoqëria muslimane formohet me anë të transformimit të individëve dhe grupeve njerëzore nga robërimi përveç All-llahut - me apo pa Të, në robërim të vetëm ndaj All-llahut pa i mveshur shirk. Prej miratimeve të këtyre grupeve është edhe themelimi i sistemit të jetës së tyre mbi bazën e këtij robërimi. Vetëm atëherë bëhet rilindja e shoqërisë e cila rrjedh nga shoqëria e vjetër xhahilite që i kundërvihet me akiden e re dhe sistemin e ri të jetës, i cili ngrihet mbi bazën e kësaj akideje. Në të do të shëmbëllehet baza e parë e Islamit me dy shtyllat e tij, dëshminë se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është I dërguar i Tij.
    Ekziston mundësia që shoqëria e vjetër xhahilite t'i bashkëngjitet shoqërisë së re islame siç ekziston edhe mundësia që mos t'i bashkëngjitet. Ashtu siç ka mundësi që të lidhë paqe me shoqërinë muslimane, ka cdhe mundësi që t'i shpallë armiqësi, edhe pse gjithmonë ka qenë e natyrshme që shoqëria xhahilite t'i shpallë luftë të rreptë si për pinjollët e kësaj shoqërie gjatë periudhës së formimit-kur ajo përfaqësohej në individë apo në grupe - ashtu edhe për të njëjtën shoqëri pas themelimit të saj praktikisht - e kjo është ajo që ndodhi në historinë e thirrjes islame pa përjashtime që nga Nuhu alejhisselam e deri te Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
    Është e natyrshme që shoqëria e re muslimane praninë e vet nuk mund ta formojë dhe vendosë pa e arritur shkallën e fuqisë me të cilën do t'i kundërvihet presionit të shoqërisë së vjetër xhahilite. Fjala është për fuqinë e besimit dhe botëkuptimit, moralit dhe ndërtimit shpirtëror, organizimit dhe ndërtimit kolektiv, dhe të gjitha llojet e fuqive me të cilat kundërvihet presioni i shoqërisë xhahilite dhe mposhtet ajo ose më së paku i reziston me to!
    Megjithatë, ne shtrojmë pyetjen, ç'është shoqëria xhahilite dhe cila është metodologjia e Islamit në kundërvënien e saj?Shoqëri xhahilite është çdo shoqëri jashtë shoqërisë muslimane! Nëse dëshirojmë të bëjmë definim teorik do të themi: Ajo është çdo shoqëri e cila nuk e bën robërimin e saj vetëm për All-llahun përmes botëkuptimit akaidor, riteve adhuruese dhe dispozitave ligjore.
    Me anë të këtij përkufizimi objektiv kuptojmë se në hapësirën e shoqërisë xhahilite hyjnë të gjitha shoqëritë aktuale që praktikisht ekzistojnë në tokë!!
    Në të së pari hyjnë shoqëritë komuniste, me refuzimin e All-llahut, lavdi pastë, dhe me mohimin e ekzistimit të Tij në parim, duke ia mveshur ekzistencës për krijues materien ose natyrën dhe duke ia gjetur jetës njerëzore dhe historisë së saj fillin në ekonomi ose në mjetet e prodhimit. Së dyti, me themelimin e robërimit ndaj partisë-me supozim se udhëheqja kolektive në këtë sistem është realitet i njëmendtë! - e jo ndaj All-llahut Lavdiplotë. Pastaj, karakteristikat të cilat janë rezultat i këtij sistemi dhe botëkuptimi, si zhdukja e veçorive të njeriut duke i trajtuar kërkesa të tij themelore vetëm ato kërkesa që u përkasin kafshëve, siç është haja, pija, veshja, banimi dhe seksi!, dhe duke i mohuar nevojat e tij shpirtërore si njeri i dalluar nga kafshët, pikësëpari, besimin në All-llahun, lirinë e të zgjedhurit dhe lirinë e të shprehurit të tij; po ashtu lirinë e të shprehurit për individualitetin e tij, meqë kjo veçori është prej veçorive më subtile të njerëzisë së tij. Individualitet, i cili shprehet qartë në sferën individuale, në zgjedhjen e llojit të punës dhe specializimit dhe në shprehjen artistike mbi unin e tij dhe në të gjitha karakteristikat të cilat e dallojnë njeriun nga kafsha ose nga mjeti, sepse botëkuptimi komunist dhe sistemi i tij shumë herë e zbret njeriun nga shkalla e kafshës në shkallë të mjetit!
    Në të bëjnë pjesë edhe shoqëritë idhujtare, të cilat ende janë të pranishme në lndi, Japoni, Filipine dhe Afrikë. Ato bëjnë pjesë, së pari, përmes botëkuptimit të besimit të themeluar në hyjnimin e dikujt tjetër pos All-llahut - me apo pa Të - së dyti, përmes afrimit të riteve adhuruese disa zotërave dhe send adhurimeve, në hyjnimin e të cilëve besojnë, dhe së treti, me ngritjen e sistemeve dhe ligjeve të cilat për mbështetje nuk kanë All-llahun dhe sheriatin e Tij, pa marrë parasysh se këto regjime dhe ligje mbështeten dhe miratohen nga fallxhorët, priftërinjtë, murgjit, magjistarët, kryepleqtë, ose janë miratuar nga institucione qytetare shekullariste të cilat zotërojnë pushtetin e legjislacionit pa mos e përfillur sheriatin e All-llahut. Kjo nënkupton se ato zotërojnë sundimin absolut në emër të popullit apo në emër të partisë ose në emrin e kujtdo që e thonë. Kurse, sundimi absolut nuk i takon askujt përveç All-llahut e as që mund të manifestohet drejt, vetëm përmes rrugës të cilën e kanë komunikuar të dërguarit e Tij.
    Në të hyjnë edhe shoqëritë çifute dhe të krishtera të cilat veprojnë në tokë. Këto shoqëri së pari bëjnë pjesë me anë të botëkuptimit të tyre të devijuar, të cilat nuk
    e veçojnë All-llahun, lavdi pastë, në hyjnimin e Tij, por, i bashkangjesin Atij partnerë në formë të shirkut (politeizmit), qoftë me birësim apo trini, qoftë me përfytyrimin e All-llahut jo në realitetin e Tij dhe përfytyrimin e raportit të krijesave me Të në formë jo të drejtë:
    "E çifutët thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djali i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!" (Tevbe, 30)
    "Gjithashtu bënë kufer ata që thanë: All-llahu është i treti i treve. S 'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zota), do t'i zë dënim i dhembshëm ata që nuk besuan prej tyre. " (Maide, 73)
    "Çifutët thanë: Dora e All-llahut është e shtrënguar! Qofshin të shtrënguara duart e tyre dhe qofshin të mallkuar pse e thanë atë. Jo, duart e Tij janë të lira. " (Maide, 63)
    "Çifutët dhe të krishterët thanë: Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij. Thuaju: E, pse pra Ai ju dënon me mëkatet tuaja? Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi." (Maide, 18)
    Shoqëritë çifute dhe krishtere bëjnë pjesë në shoqëritë xhahilite edhe përmes riteve të tyre adhuruese, ceremonive dhe liturgjive të shpikura nga botë kuptimet e tyre të devijuara e lajthitëse. Ato hyjnë në të edhe përmes sistemeve dhe ligjeve të tyre të cilat përgjithësisht nuk e bëjnë robërimin e vetëm ndaj All-llahut në mënyrë që t'ia pranojnë vetëm Atij të drejtën e sundimit dhe mbështetjen e pushtetit në ligjet e Tij. E aty formohen institucione nga njerëzit të cilët marrin të drejtën e sundimit absolut që nuk i takon askujt pos All-llahut Lavdiplotë. Dikur moti, All-llahu i kish nënçmuar për shkak të shirkut të tyre ngase ata këtë të drejtë ua besuan priftërinjve dhe murgjve, të cilët nxirrnin ligje nga mendjet e tyre e ata i pranonin dhe i përfillnin:
    "Ata i konsideruan ahbarët (priftërinjtë çifutë) e tyre, ruhbanët (murgjit e krishterë) e tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut Një, e që nuk ka të adhuruar pos Tij, I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë. " (Tevbe, 31)
    Ata në të vërtetë nuk kanë besuar në hyjnimin e ahbarëve dhe ruhbanëve, as nuk ua ofronin atyre ritet adhuruese, por, ata atyre vetëm ua besonin dhe ua jepnin të drejtën e sundimit, ata pranonin prej tyre atë që ahbarët apo ruhbanët ua bënin ligj që All-llahu nuk u dha leje për të. Andaj, ata merituan që të nënçmohen për shkak të shirkut dhe kufrit të tyre ngase ua dhanë kompetencën e legjislacionit atyre që nuk ishin as ahbarë të vërtetë e as ruhbanë të vërtetë, përndryshe, të gjithë ishin të një lloji.
    Dhe, më në fund, në hapësirën e shoqërisë xhahilite hyjnë edhe shoqëritë të cilat supozojnë se janë muslimane.
    Këto shoqëri nuk bëjnë pjesë në këtë hapësirë ngase besojnë në hyjnimin e dikujt tjetër pos All-llahut, e as për shkak se ato i bëjnë ritet adhuruese për dikë tjetër pos All-llahut, por ato hyjnë në këtë hapësirë ngase nuk i nënshtrohen robërimit ndaj All-llahut në sistemin e jetës së tyre. Ato - edhe pse nuk besojnë në hyjnimin e askujt tjetër veç All-llahut - ia mveshin veçorinë më delikate tjetërkujt veç All-llahut. Ato i nënshtrohen sundimit absolut të të tjerëve përveç All-llahut duke i përvetësuar sistemin, dispozitat ligjore, vlerat morale, kriteret, traditat dhe doket dhe të gjitha elementet e jetës së tyre afërsisht po nga kjo qeveri!
    E, All-llahu Lavdiplotë për sunduesit thotë:
    "E kush nuk gjykon (sundon) me atë që e zbriti All-llahu, ai është mohues. " (Maide, 44)
    Kurse për të sunduarit thotë:
    "A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që midis tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë...", derisa kur thotë: "Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa mos të zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt midis tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe t'i dorëzohen sinqerisht (vendimit tënd)." (Nisa, 60, 65)
    Ashtu siç Ai, lavdi pastë, i cilësoi çifutët dhe të krishterët me shirk, kufër dhe refuzim të adhurimit të vetëm të All-llahut, marrjen e ahbarëve dhe ruhbanëve si zota përveç All-llahut, thjesht vetëm pse ata ua besuan ahbarëve dhe ruhbanëve atë që edhe sot ia besojnë disa të cilët i thonë vetes muslimanë disave nga radhët e tyre! All-llahu këtë gjë prej çifutëve dhe krishterëve e trajtoi si shirk, si konsiderim i Isait, birit të Merjemes, zot të cilin e hyjnojnë dhe e adhurojnë në mënyrë të barabartë. Edhe kjo është e njëjtë, dalje nga robërimi i vetëm i All-llahut, gjegjësisht dalje nga feja e All-llahut dhe nga dëshmia se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut.
    Disa nga këto shoqëri e shpallin publikisht shekullarizmin e tyre dhe mohojnë çfarëdo qoftë në lidhje me fenë, e disa të tjera shpallin se e nderojnë fenë kurse në të vërtetë ato e kanë nxjerrë fenë nga sistemi i tyre shoqëror dhe thonë: se e mohojnë metafiziken (të padukshmen) dhe e vendosin sistemin e tyre mbi shkencoren duke e vënë në dije se shkencorja e kundërshton metafiziken! Ky është një supozim injorant e që nuk e thotë kush pos injorantët,12 e disa shoqëri të tjera sundimin e vërtetë ia besojnë tjetërkujt përveç All-llahut, ligjësojnë çka të duan e pastaj për atë që e kanë ligjësuar vetë thonë: Ky është sheriati i All-llahut! Prapëseprapë, që të gjitha janë të njëjta, ngase ato nuk i kanë bazat mbi robërimin e vetëm ndaj All-llahut...
    Meqë kjo u tha, atëherë mund të themi se qëndrimi i Islamit ndaj këtyre shoqërive në përgjithësi mund të përkufizohet në një fjali:
    Islami refuzon ta pranojë cilësinë islame te të gjitha këto shoqëri duke e përfshirë edhe ligjshmërinë e tyre.
    Islami nuk i merr parasysh dhe nuk shikon në parullat, shenjat dhe simbolet të cilat i bartin këto shoqëri. Që të gjitha pikë takohen në një të vërtetë, se jeta në ato shoqëri nuk është ngritur në robërimin e plotë dhe të vetëm ndaj All-llahut. Ajo kështu pikë takohet me të gjitha shoqëritë tjera në një cilësi, cilësinë e xhahilijjetit.
    Kjo na shpie në çështjen përfundimtare, e ajo është metodologjia e Islamit në kundërvënien e realitetit njerëzor përgjithësisht. Sot, nesër dhe deri në momentin e fundit. Në këtë rast mund të na ndihmojë ajo që e konfirmuam në kapitullin e parë kur folëm për natyrën e shoqërisë muslimane dhe ngritjen e saj në bazë të robërimit të vetëm ndaj All-llahut në të gjitha çështjet.
    Për ta përkufizuar këtë natyrë, duhet t'i japim përgjigje të prerë dhe decide kësaj pyetjeje:
    -Cili është filli te i cili kthehet jeta njerëzore dhe ngrihet mbi të? A është feja e All-llahut dhe programi i saj për jetë, apo realiteti njerëzor kudo që të jetë?
    Islami kësaj pyetjeje i jep përgjigje të prerë, nuk hamendet dhe nuk ngurron asnjë moment. Filli te i cili duhet të kthehet e tërë jeta njerëzore është feja e All-llahut dhe programi i saj për jetë. Dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është I dërguari i Tij, e cila është shtylla kryesore e Islamit, nuk mund të ngrihet e as të përfillet përveç atëherë kur ajo është bazë e të gjithave. Gjithashtu edhe robërimi i vetëm ndaj All-llahut bashkë me përvetësimin e mënyrës së këtij robërimi nga I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk mund të realizohet por vetëm atëherë kur pranohet dhe njihet kjo bazë, e që pastaj të ndiqet në mënyrë të plotë pa ngurrim dhe hamendje.
    "Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrni, e çka t'ju ndalojë, përmbajuni! " (Hashr,7)
    Mandej Islami pyet:
    "A dini ju më mirë apo All-llahu? " (Bekare, 140)
    Pastaj përgjigjet:
    ”All-llahu e di e ju nuk e dini. " (Bekare, 216)
    "E juve ju është dhënë fort pak dije. " (Isra, 85)
    Ai i cili di dhe i cili krijon dhe furnizon, ai duhet të sundojë, kurse feja e cila është program i jetës, është filli te i cili kthehet tërë jeta. Ndërsa realiteti njerëzor i sotshëm, teoritë dhe doktrinat e tyre, në të vërtetë bëjnë çrregullime dhe devijime. Ato ngrihen me anë të dijes njerëzore, të cilët nuk dinë dhe të cilëve u është dhënë fort pak dije!
    Feja e All-llahut nuk është e mbyllur, programi i saj për jetën nuk është i paqartë dhe i parrugë. Ajo është dëshmuar me sintagmën e dytë të dëshmisë: Muhammedi është I dërguari i All-llahut. Ajo është përfshirë brenda komunikatës së Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përmes teksteve (burimeve bazë) të të dy bazave. Nëse kemi tekst, teksti është vendim dhe dispozitë juridike. Nuk mund të ketë ixhtihad (hulumtim racional) kur ekziston teksti. Aty ku nuk ka tekst vjen në shprehje roli i ixhtihadit - në pajtim me bazat e konfirmuara në vetë metodologjinë e All-llahut e jo në pajtim me teket dhe aspiratat:
    "Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtroni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te I dërguari (sunneti i tij)... " (Nisa, 59)
    Bazat e konfirmuara për ixhtihadin dhe istinbatin (nxjerrjen e dispozitave ligjore të sheriatit) që janë po ashtu të miratuara dhe të njohura, nuk janë të mbyllura e as të paqarta. Askush nuk guxon t'i thotë një ligji të cilin e miraton: Ky është ligj i All-llahut, vetëm atëherë kur sundimi absolut i All-llahut të jetë i shpallur, burim i të gjitha legjislacioneve të jetës të jetë All-llahu Lavdiplotë e jo populli e as partia, po edhe askush tjetër prej njerëzve, të konsultohet Libri i All-llahut dhe Sunneti I të dërguarit të Tij, për ta njohur dhe kuptuar atë që synon All-llahu. Kjo kompetencë nuk mund t'i takojë askujt që pretendon pushtet në emër të All-llahut, siç është rasti i Evropës gjatë historisë së saj më sistemin e njohur me emrin teokratik ose sundimi i shenjtë. Sistemet e tilla aspak nuk përkojnë me Islamin. Në Islam askush nuk mund të flasë në emër të All-llahut përveç Të dërguarit të Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Aty kemi tekste të caktuara dhe vetëm ato mund ta definojnë atë që e ka vendosur si ligj All-llahu...
    Fjalia "feja duhet të përputhet me realitetin" është fjali, domethënia e së cilës po ashtu keqkuptohet dhe keqpërdoret. Po, kjo fe është për atë që feja të përputhet me realitetin, por ne shtrojmë pyetjen se me cilin realitet.
    Feja mëton realitetin të cilin e formon vetë, në pajtim me programin e saj, realitetin që përgjithësisht përputhet me natyrshmërinë njerëzore dhe që tërësisht i realizon nevojat e njëmendta njerëzore. Fjala është për ato nevoja të cilat i sheh të arsyeshme Ai i Cili është Krijues dhe i Cili di se ç'krijoi:
    "A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë. " (Mulk, 14)
    Dini i All-llahut nuk ballafaqohet me çfarëdo qoftë aktualiteti që ta miratojë dhe pranojë, dhe që të gjurmojë ndonjë mbështetje për të, përmes ndonjë dispozite ligjore të cilën do t'ia mveshë pikërisht si transparent artificial! Islami ballafaqohet me aktualitetin, me qëllim që ta matë me kandarin e tij. Ashtu ai do të miratojë diçka e do të eliminojë diç tjetër dhe do të formojë realitet tjetër nëse ai nuk i përshtatet. Realiteti që ai e formon pranohet si realitet. Vetëm kështu mund të pranohet kuptimi i fjalëve "feja duhet të përputhet me realitetin", ose ajo që ato e mëtojnë në konceptin e tyre të shëndoshë!
    Ndoshta këtu mund të sillet vërdallë një pyetje: "A nuk është interesi i njerëzve ai i cili duhet ta modifikojë aktualitetin e tyre?"!
    Edhe një herë do t'i kthehemi pyetjes të cilën e parashtron Islami dhe i përgjigjet:

    'All-llahu e di eju nuk e dini. " (Bekare, 216)
    Interesi i njerëzve është i garantuar vetëm në Ligjin e All-llahut ashtu siç e zbriti Ai dhe ashtu si e përcolli I dërguari i All-llahut. Në qoftë se njerëzve u shkon mendja ndonjëherë se interesi i tyre vjen në kundërshtim me atë që e bëri ligj All-llahu, atëherë ata janë mashtruar keq kur u shkon mendja ashtu:
    "Po ata nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithëqë prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi. A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai dëshiron (Jo)? E dihet se vetëm All-llahut i takon bota tjetër dhe kjo botë." (Nexhm, 23-25)
    Dhe, ata së dyti janë mosbesimtarë (mohues të së vërtetës). Mos të pretendojë askush se ai që e sheh se interesi i tij është në kundërshtim me atë që e vendosi ligj All-llahu, do të mbetet edhe për ndonjë çast në këtë fe dhe si pjesëtar i kësaj feje!

    11 Shtojcën "Me apo pa Të" e kemi përkthyer më gjerësisht me qëllim të përvetësimit të domethënies së saj në fq. 47, para rreshtit ku figuron ajeti: "Thuaj namazi im..." Përkthyesi
    12 Më gjerësisht, shih tefsirin e fjalës së All-llahut: "Çelësat e fshehtësisë janë vetëm te Ai, atë nuk e di kush pos Tij... " në pjesën e shtatë të librit: "Nën hijet e Kur 'anit.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Lailahe il-lall-llah - Program i jetes Empty رد: Lailahe il-lall-llah - Program i jetes

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 31 أكتوبر - 14:17:30

      الوقت/التاريخ الآن هو الأربعاء 8 مايو - 5:02:06