Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:16:24

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    Mjaftueshmëria në akideh

    Me emrin e Allahut, I Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëdhuruesi.

    1) Ibn Kudamah el Makdisi (Allahu e mëshiroftë) tha: I gjithë lartmadhërimi dhe falenderimi i takojnë vetëm Allahut që madhërohet në çdo gjuhë dhe adhurohet në çdo kohë. Nuk ka vend ku Dija e të Cilit nuk gjendet dhe një çështje nuk e pengon Atë nga një çështje tjetër. Ai është i pastër dhe i lartëmadhëruar nga të pasurit të barabartë dhe partner me Të dhe nga të pasurit grua apo fëmi. Të gjithë robët e Tij i nënshtrohen Vullnetit të Tij. Asnjë intelekt nuk mund ta përfytyrojë Atë, sado të mundohet dhe asnjë zemër nuk mund ta përshkruajë Atë.

    "E askush e asgjë nuk është si Ai. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi" (42 :11)

    Atij i takojnë Emrat më të bukur dhe Atributet më të larta.

    "I Gjithëmëshirëshmi u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh. Atij i përkasin ç'është në qiell dhe ç'është në tokë, ç'është ndërmjet tyre dhe ç'është nën dhe. Dhe nëse ti e thua me zë (duanë) nuk ka dyshim se Ai e di të pa shfaqurën dhe atë ç'është akoma më e fshehtë në thellësi. Allah! Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë veç Atij! Atij i takojnë emrat më të Bukur dhe më të Lartë". (20 :5-8)

    Dija e Tij përfshin gjithëçka, Ai nënshtron të gjitha krijesat me Nderin dhe me Sundimin e Tij. Dija dhe mëshira e Tij përfshinë gjithëçka.

    "Ai e di çfarë u ndodh atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do tu ndodhi atyre në (ahiret) dhe ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga Dija e Tij". (20:110)

    Ai përshkruhet sikurse e ka përshkruar Vehten në librin e Tij apo siç e ka përshkruar Atë, profeti i Tij fisnik.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:31:59

    2) Jemi të obliguar të besojmë dhe të afirmojmë me nënshtrim dhe pranim gjithëçka që është transmetuar rreth atributeve të Allahut në Kur'an apo në sunetin autentik të Resulit. Njëkohësisht duhet të braktisim kundërshtimin e tyre qoftë kjo me braktisje (red), deformim (te'wil), krahasim (teshbih), dhe përngjasim (temthil). Përsa i përket asaj që ne na duket e paqartë nga këto ne jemi të obliguar ta afirmojmë tekstin e saj, dhe të mos kundërshtojmë kuptimin literal (dhahir) të tyre. Dijen ekzakte të tyre ia referojmë Atij që i tha ato dhe kemi besim tek ai që i transmetoi ato (Resuli). Veprojmë kështu duke ndjekur shembullin e rrasikuneve (ata të cilit janë të satabilizuar në dije), të cilët Allahu i ka lavdëruar në librin e Tij madhështor duke thënë:
    "Dhe ata që janë të stabilizuar në dije (rrasikunët), thonë: Ne besojmë në të (Kur'anin): I tëri është nga Zoti ynë". (3:7)

    Dhe Ai thotë duke kritikuar atë që kërkon te'wilin (interpretimin) e vargjeve jo dhe aq të qarta në shpalljen e Tij:

    "Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, duke kërkuar fitneh dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut " (3:7)

    Kështu Allahu e ka deklaruar synimin e kërkimeve të kuptimeve të fshehta si një shenjë devijimi dhe e ka vënë atë të barabartë me kërkimin e fitneh-s si kritikë për ta.Gjithëashtu Ai ka vënë një barrikadë mes tyre dhe asaj që ata mundohen të arrijnë, barrikadë kjo, që i pret ambicjet e tyre për të arritur atë që kërkojnë, duke thënë:

    "Po askush nuk e di kuptimin e vërtetë të tyre përveç Allahut" (3:7)
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:32:45

    3) Rreth haditheve: "Vërtetë Allahu zbret në qellin e dunjasë" dhe "Vërtetë Allahu do të shihet në ditën e Gjykimit", si dhe çfarë është e ngjashme me këto hadithe, imam Abu Abdilah Ahmed Ibn Hanbel tha: "Ne besojmë në to dhe dëshmojmë për vërtetësinë e tyre pa përcaktuar mënyrë dhe pa përcaktuar kuptim për to, as nuk mohojmë asgjë prej tyre. E dimë me siguri se gjithëçka me të cilën Resuli erdhi, është e vërteta. Ne nuk mohojmë ato me të cilën Resuli erdhi dhe as nuk e përshkruajmë Allahun me më tepër se sa Ai e ka përshkruar vehten e Tij, pa limite.

    Allahu thotë:"E askush e asgjë nuk është si Ai. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi". (42:11)

    Ne flasim me atë që Ai ka thënë. Ne e përshkruajmë Atë me çfarë Ai e ka përshkruar vehten e Tij dhe nuk tejkalojmë në të. Përshkrimi i atyre që mundohen ta përshkruajnë Atë (Allahun) nuk e përfshin Atë (Allahun). Ne besojmë në Kur'an, të gjithin, ajetet e qarta dhe ajetet jo shumë të qarta. Ne nuk mohojmë asnjë nga atributet e Tij (atributet e Allahut) si pasojë e pa rehatisë (që mund të kemi ndaj tyre si pasojë e mos arritjes së të kuptuarit të tyre). Ne nuk tejkalojmë ndaj Kura'nit dhe haditheve dhe ne nuk kemi dije për ti kuptuar ato përveç nëpërmjet afirmimeve të Resulit dhe konfirmimeve të Kur'anit.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:33:27

    4) Imam Abu Abdilah Muhamed ibn Idris esh-Shafi' Allahu e mëshiroftë tha: "Unë besoj në Allah dhe në gjithëçka që na është transmetuar ndaj Allahut sipas qëllimit që ka pasur Allahu, dhe unë besoj tek i dërguari i Allahut dhe çfarë është transmetuar rreth të dërguarit të Allahut, sipas qëllimit që ka pasur i dërguari i Allahut".

    5) Kjo është rruga që dijetarët e sotëm dhe të herëshëm kanë ndjekur. Ata kanë qënë dakort unanimisht në njohjen, pranimin dhe në afirmimin e gjithëçkaje që është përmendur në librin e Allahut dhe në sunetin e të dërguarit të Tij, rreth atributeve të Allahut pa aplikuar te'wil.


    6) Ne jemi të urdhëruar të ndjekim rrugën e tyre (profetit dhe sahabat e tij) dhe të udhëzohemi prej shembullit të tyre. Dhe neve na është tërhequr vërejtja nga shpikjet në fe dhe na është treguar qartësisht se ato janë nga gjërat që të devijojnë. Profeti tha: "Kapuni pas sunetit tim dhe pas sunetit të khalifave të drejtë dhe të udhëzuar pas meje. Kapuni me dhëmballë tek ato. Kujdes nga çështjet e reja të shpikura në fe. Vërtetë çdo çështje e re e shpikur në fe është bidat dhe çdo bidat është humbje".


    7) Abdullah ibn Masud tha: "Ndiqni sunetin dhe mos shpikni! Suneti është më se i mjaftueshëm për ju".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:34:59

    8) Umar ibn Adulaziz (Allahu e mëshiroftë) tha diçka kuptimi i së cilës është: "Ndaloni aty ku para jush ndalën! Ngase vërtetë ata u ndalën me dije të qartë, evidencat e qarta u mjaftuan atyre dhe ata ishin më të vendosurit për ti treguar dhe ndjekur ato. Nëse do të kishte nevojë për ndonjë shtesë (për sqarim apo praktikim), pa dyshim ata do ta kishin bërë atë. Kështu nëse thua është shpikur pas tyre, atëherë askush nuk shpik përveç atij që kundërshton udhëzimin e tyre dhe dëshiron tjetër nga udhëzimi i tyre. Ata kanë përshkruar nga ajo (feja) ç'farë është e mjaftueshme dhe kanë shpjeguar rreth saj çfarë është më se e mjaftueshme. Çështë mbi atë që ata kanë folur ata është tejkalim. Dhe çështë më pak se sa kanë folur ata është mangësi. Disa njerëz kanë rënë në mangësi dhe disa të tjerë janë shmangur. Të tjerë kanë tejkaluar dhe kanë dalë në ekstrem dhe vërtetë ata (selefët) ishin në mes të këtyre dy ekstremeve (as nuk tejkalonin e as nuk linin mangët) në udhëzimin dhe në rrugën e drejtë.


    9) Abu Amr el-Awzai tha: "Përmbajuni transmetimeve të atyre që erdhën përpara jush edhe nëse refuzohesh nga njerëzit dhe ki kujdes nga opinionet e njerëzve edhe nëse i zbukurojnë ato (me fjalët dhe veprat e tyre)".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:36:29

    10) Muhamed ibn Abdurrahmen el-Adarmi i tha dikujt që po fliste rreth një bidati dhe po i thërriste njerëzit në të:

    "I dërguari i Allahut, Abu Bekri, Umari, Uthmani dhe Aliu, a kishin dije rreth kësaj tek e cila ti po i thërret njerëzit apo jo?

    Ai u përgjigj:-Ata nuk kishin dije rreth kësaj".

    Ai i tha:-Diçka për të cilën ata nuk kishin dije, ti paske arritur ta dish?!

    Ai u përgjigj:- Atëherë po them se ata kishin dije për këtë.

    Ai tha:-A ishte e mjaftueshme për ata që të mos flisnin rreth kësaj dhe mos i thërrisnin njerëzit në të apo nuk ishte e mjaftueshme?

    Ai u përgjigj:- Patjetër që ishte e mjaftueshme.

    Ai tha:-Diçka që ishte e mjaftueshme për Resulin dhe për khalifat e tij nuk është e mjaftueshme për ty?!

    Kështu ai individ hoqi dorë nga kjo thirrje dhe khalifi që ishte aty tha: "Allahu mos e ngoptë atë që nuk mjaftohet me atë që u mjaftuan ata".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:37:28

    11) Po ashtu kushdo që nuk mjaftohet dhe nuk ndihet i kënaqur me çfarë u mjaftua Resuli dhe sahabat e tij dhe ata që i ndoqën ata në Ihsan, Imanët që erdhën pas tyre dhe ata që janë të stabilizuar në dije rreth ajeteve dhe atributeve të Allahut dhe haditheve rreth tyre duke i lënë ato sikurse erdhën, Allahu mos e ngoptë.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:39:21

    12) Nga ajo që është shpallur në ajete rreth atributeve të Allahut është:

    "Dhe do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit gjithë Madhështi e Lavdi" (55:27)

    Dhe thënia e Tij:

    "Përkundrazi, të dy Duart e Tija janë gjërësisht të shtrira" (5:64)

    Thënia e Tij e cila informon se Isa biri i Mejremes tha:

    "Ti e di se ç'ka thellë në brëndësinë time edhe pse unë nuk di asgjë se ç'ke Ti në Vehten tënde" (5:116)

    Dhe thënia e Tij: "Dhe vjen Zoti yt...".(89:22)

    Thënia e Tij:

    "A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse tu vijë Allahu?" (2:210)

    Thënia e Tij:

    "Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Allahun." (5:119)

    Thënia e Tij:

    "Allahu do të sjellë një popull të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë" (5:54)

    Thënia e Tij rreth kufarëve:

    "Dhe zemërimi i Allahut është mbi ta" (48:6)

    Dhe Ai thotë:

    "Kjo ngaqë ata ndoqën atë që zemëroi Allahun." (47:28)

    Dhe thënia e Tij:

    "Por Allahu nuk dëshironte daljen e tyre." (9: 46)

    13) Nga suneti është thënia e Resulit:

    "Zoti ynë i Bekuar dhe i Lartësuar qoftë Ai, zbret në qellin e dunjasë çdo natë".

    Dhe thënia e Zotit tuaj:

    "Zoti juaj çuditet me një të ri që nuk ka sjellje fëminore".

    Dhe thënia e Resulit:

    "Allahu i qesh dy vetëve njëri prej tyre vret tjetrin dhe të dy hyjnë në xhenet".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:40:04

    14) Ne besojmë në tërë këto dhe ç'është e ngjashme me këto, që kanë zinxhirë transmetimi autentik dhe transmetues të besueshëm. As nuk i braktisim as nuk i mohojmë këto e as nuk ua ndryshojmë kuptimin këtyre, me çfarë kontradiktojnë anën literale (dhahir) të tyre. Nuk i krahasojmë atributet e Allahut me krijimin dhe as nuk perdorim metodat e bidatçinjëve dhe ne e dimë se Allahu i Lartmadhëruar nuk ka të barabartë apo të krahasueshëm me Të.

    "Dhe askush dhe asgjë nuk është i krahasueshëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi."(42:11)

    Gjithçka që imagjinohet nga intelekti apo mbetet në mendimet e dikujt, Allahu është ndryshe nga ajo.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:41:08

    15) Një shembull tjetër është thënia e Tij:

    "I Gjithëmëshirëshmi u ngrit dhe qëndroi mbi Arsh". (20:5)

    Thënia e Tij:

    "A po ndiheni të sigurtë se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu)....". (67:16)

    Dhe thënia e Resulit:

    "Zoti ynë Allahu që është mbi qiell i Lartmadhëruar qoftë emri Yt".

    Dhe pyetja që i bëri skllaves: "ku është Allahu? Ajo tha: mbi qiej. Ai tha: lirojeni atë ngase ajo është besimtare".

    Melik ibn Enes, Muslim dhe dijetarë të tjerë e kanë transmetuar këtë hadith.

    16) Resuli i tha Husejn ibn Imanit:

    "Sa Zota adhuron? Ai iu përgjigj: shtatë, gjashtë në tokë dhe Një mbi qiej. Ai tha: tek cili prej tyre shpreson dhe frikësohesh më tepër? Ai tha: Atë që është mbi qiej. Resuli tha: atëherë braktisi ata gjashtë në tokë dhe adhuro Atë që është mbi qiej, dhe unë do të mësoj dy dua. Ai e pranoi islamin dhe Resuli e mësoi të thotë: "O Allah më dhuro udhëzim dhe më shpëto nga e keqa e vetvehtes".

    17) Ajo ç'ka është transmetuar në librat e shpallur më parë, rreth shenjave të Resulit dhe sahabëve të tij është se:

    "Ata bëjnë sexhde në tokë ndërkohë që besojnë dhe deklarojnë se Zoti i tyre është mbi qiej".

    18) Abu Dawud trasmeton në sunen-in e tij se Resuli tha:

    "Vërtetë mes një qielli dhe një qielli tjetër mbi të, është një distancë kaq e kaq..." Ai vazhdoi duke i përmendur të shtatë qiejt deri sa tha "...mbi gjithë këtë është arshi dhe Allahu i Lartëmadhëruar është mbi tërë këtë".

    19) Kjo dhe ç'është e ngjashme me të është ajo për të cilën selefët, Allahu i mëshiroftë, kanë rënë dakort unanimisht në transmetimin dhe pranimin e tyre. Ne as nuk anojmë nga mohimi i kësaj as nga shtrembërimi i kuptimit të tyre (te'wil-i), as nga krahasimi me të (teshbih-u) dhe as nga përngjasimet me Të (Temthil-i).
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:43:54

    20) Imam Melik ibn Enes u pyet një herë: "O Abu Abdullah! Allahu thotë: "Rrahmeni që u ngrit dhe qëndroi mbi Arsh". Si u ngrit dhe qëndron?! Ai (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj:

    "El-istiwa (ngritja dhe qendrimi mbi arsh) nuk është e pa njohur!Si-ja (mënyra si) nuk është e mundur të imagjinohet! Të besosh në të është obligim dhe të pyesësh rreth kësaj është bidat!

    Pastaj urdhëroi dikë që ta nxjerrë jashtë pyetësin.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:46:35

    21) Nga atributet e Allahut është se Ai flet me një të folur të përjetëshme. Ai bën që ta dëgjojë kushdo që Ai dëshiron. Musa e dëgjoi nga Ai pa pasur ndërmjetës mes tij dhe Allahut. Xhibrili e dëgjoi si dhe kushdo që Allahu lejoi nga engjëjt dhe të dërguarit e Tij ta dëgjojë atë.

    22)
    Ai që është i Pastër nga çdo mangësi do tu flasë besimtarëve në ahiret dhe ata do ti flasin Atij. Dhe Ai do tu japë leje atyre dhe ata do të shkojnë ta vizitojnë Atë.

    Allahu thotë:

    "Dhe Musait Allahu i Foli drejtëpërsëdrejti me fjalë". (4:164)

    Dhe Allahu thotë:

    "(Allahu i)tha: O Musa Unë të kam zgjedhur ty mbi të gjithë njerëzit me Mesazhet e Mia dhe me të Folurit Tim". (7:144)

    Dhe Ai thotë:

    "Ata të dërguar! Ne parapëlqyem disa prej tyre mbi disa të tjerë. Disave Allahu i foli (drejtëpërsedrejti)".(2:253)

    Dhe Ai thotë:

    "Nuk i është dhënë ndonjë qënjeje njerëzore që Allahu ti flasë atij përveç se (të jetë) me Frymëzim ose nga pas një perdeje". (42:51)

    Dhe Ai thotë:

    "Dhe kur shkoi tek ai (zjarri), u thirr në emër: O Musa! Vërtetë, Unë jam Zoti yt". (20: 11-12)

    Dhe Ai thotë:

    "Vërtetë, Unë jam Allah! Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, kështu që më adhuro Mua dhe plotëso rregullisht faljen e namazit për përkujtimin Tim". (20:14)

    Dhe nuk është e lejuar pë askënd ta thotë këtë përveç Allahut, ajetin e fundit.


    23) Abdullah ibn Mas'ud tha: "Kur Allahu flet nëpërmjet shpalljes banorët e qellit e dëgjojnë Zërin e Tij". Dhe ai e transmeton këtë hadith nga profeti.

    24) Abdullah ibn Anis transmetoi se Resuli tha: "Allahu do ti mbledhë të gjitha krijesat ditën e gjykimit lakuriq, këmbë zbathur, të pa bërë synet dhe duke mos pasur asgjë me ta. Ai do ti thërrasë ata me një Zë që ata që janë larg sikur se ata që janë afër do ta dëgjojnë njëlloj duke thënë: "Unë jam El – Melik, Unë jam Ed- Dejen (Rikompensuesi)".


    25)
    Në disa transmetime thuhet: "Një natë Musa pa një zjarr i cili e frikësoi atë, Zoti i tij e thirri atë: "O Musa!" Ai u përgjigj njëherësh ngase e njohi Zërin: "Në shërbimin Tënd, në shërbimin Tënd. E dëgjoj zërin Tënd por nuk të shikoj ku Je? Ku je? Ai tha: Jam mbi ty dhe përpara teje, në të djathtën dhe në të majtën". Kështu ai kuptoi se ky atribut nuk i takon askujt përveç Allahut. Ai tha: "Ti je sikurse thua, Zoti im! Pastaj pyeti: "Po dëgjoj Zërin Tënd apo zërin e ndonjë prej të dërguarve të Tu (engjëjt)?" Ai tha: "Jo (nuk është zëri i engjëjve) por Zëri Im o Musa".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:47:44

    25) Në disa transmetime thuhet: "Një natë Musa pa një zjarr i cili e frikësoi atë, Zoti i tij e thirri atë: "O Musa!" Ai u përgjigj njëherësh ngase e njohi Zërin: "Në shërbimin Tënd, në shërbimin Tënd. E dëgjoj zërin Tënd por nuk të shikoj ku Je? Ku je? Ai tha: Jam mbi ty dhe përpara teje, në të djathtën dhe në të majtën". Kështu ai kuptoi se ky atribut nuk i takon askujt përveç Allahut. Ai tha: "Ti je sikurse thua, Zoti im! Pastaj pyeti: "Po dëgjoj Zërin Tënd apo zërin e ndonjë prej të dërguarve të Tu (engjëjt)?" Ai tha: "Jo (nuk është zëri i engjëjve) por Zëri Im o Musa".

    26) Nga e folura e Allahut është Kur'ani madhështor që është libri i qartë i Allahut dhe litari i Tij i pakëputshëm. Është rruga e Tij e drejtë dhe shpallja e Zotit të botëve. Ruh el-Kudus (Xhibriili) e solli në zemrën e të dërguarit më të mirë në arabishte të qartë. U shpall dhe nuk është i krijuar nga Ai filloi dhe Atij do ti kthehet.

    27)
    Konsiston në kapituj preçizë, ajete të qarta, gërma dhe fjalë. Kushdo që e reciton atë dhe e bën si duhet merr shpërblim dhjetë hasanate për çdo gërmë që reciton. Ka një fillim dhe një fund dhe konsiston në kapituj dhe pjesë. Është ajo që recitohet nga gjuhët, memorizohet nga zemrat, dëgjohet nga veshët dhe shkruhet në fletë. Në të ka vargje të qarta dhe jo krejtësisht të qarta dhe atë që abrogon dhe që abrogohet, ato që janë specifike dhe që janë të përgjithëshme dhe ato që përmbajnë urdhëresa dhe ndalesa.

    "Nuk hyn gënjeshtra në të as nga para as nga prapa: ai është i zbritur nga (Allahu) më i Urti, më i Denji dhe Zotërues i të gjitha Lavdërimeve". (41:42).

    "Thuaj: nëse njerëzit dhe xhinët do të mblidheshin të gjithë bashkë të nxirrnin ngjasimin e këtij Kur'ani, ata nuk do të bënin dot përngjasimin e tij, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin". (17:88)

    28) Është libri në arabisht për të cilin qafirat thanë:

    "Ne nuk besojmë në këtë Kur'an" (34:31)

    Disa prej tyre thanë:

    "Kjo s'është gjë tjetër veçse fjalë e një njeriu!" (74:25)

    Dhe Allahu u tha:

    "Unë do ta hedh atë në zjarr të xhehenemit" (74:26)

    Dhe disa prej tyre thanë që është poezi. Dhe Allahu u tha:

    "Dhe ne nuk i kemi mësuar atij (Muhamedit) poezi dhe as që i shkon (kjo gjë atij). Ky është veçse Mesazh Përkujtues dhe Kur'an i qartë". (36:69)

    Dhe kështu kur Allahu mohoi se është poezi Allahu dhe konfirmoi se është Kuran, nuk duhet të mbetet më asnjë dyshim për atë që ka intelekt se Kurani është një libër në arabisht që përbëhet nga fjalë, gërma dhe ajete. Kjo ngase po të mos ishte ashtu ata (qafirat) nuk do të pretendonin se është poezi.

    29) Allahu thotë: "Dhe nëse ju (mosbesimtarë) dyshoni për atë (Kur'anin) që Ne i kemi zbritur robit tonë (Muhamedit), atëherë bëni ju edhe ju një sure të ngjashme si ajo dhe thirrni dëshmitarët tuaj përveç Allahut nëse jeni të drejtë (dhe shihni nëse dyshimet tuaja janë të vërteta)." (2:23)

    Dhe nuk do të ishte e drejtë për Të, ti sfidonte ata me sjelljen e diçkaje të cilën ata as nuk e njohin dhe as nuk e kuptojnë.

    30) Allahu thotë: "Dhe kur atyre u recitohen vargjet Tona të qarta, ata nuk shpresojë aspak në takimin e tyre me Ne, thonë: "Sillna neve një kuran tjetër, ose ndryshoje këtë". Thuaj (o Muhamed): Nuk më takon mua të ndryshoj atë sipas vullnetit tim. Unë vetë ndjek atë që më është shpallur mua". (10:15)

    Kjo konfirmon se Kur'ani përmban ajete që u recitohen atyre.

    31) Allahu thotë:"Përkundrazi ajetet e qarta janë ruajtur në gjokset e atyre të cilëve u është dhënë dija dhe gjykimi"(29:49)

    Dhe Ai thotë pasi betohet në të: "Ky është një Kur'an i nderuar. Në një libër të ruajtur mirë (El-Leuh el-Mahfudh), të cilin nuk mund ta preki veçse të pastrit e të kulluarit (melekët)" (56:77-79)

    32) Dhe Allahu thotë:

    "Kef-He-Je-'Ajn-Sad" (19:1)

    "Ha-Mim. Ajn- Sin-Kaf" (42:1)

    Dhe Ai filloi 29 sure të Kur'anit me gërma teke.

    33) Resuli tha: "Kushdo që reciton Kur'anin dhe e reciton siç duhet, për të ka dhjetë hasanate për çdo gërmë dhe kushdo që reciton Kur'anin por nuk e reciton mirë ka një hasanat për çdo gërmë".

    34) Dhe ai tha: "Recitoni Kur'anin përpara se tu arrinë njerëz që do ti recitojnë fjalët e tij më shpejt se një shigjetë, e megjithatë nuk do të kalojnë (fjalët) fytet e tyre, ata do të përshpejtojnë shpërblimin e tij dhe nuk do ta ndalojnë".

    35)
    Abu Bekri dhe Umari thanë: "Ta recitojmë Kur'anin si duhet është më e dashur për ne se sa të memorizojmë disa gërma prej Tij".

    36) Aliu tha:"Kush nuk beson në një gërmë prej tij atëherë nuk beson në të tërin".

    37) Muslimanët kanë rënë dakort unanimisht për numrin e sureve, fjalëve dhe gërmave të Kur'anit.

    38)
    Nuk ka mosmarrëveshje mes muslimanëve për kufrin e atij që mohon një sure, një ajet, një fjalë, një gërmë të Kur'anit (sikurse është pranuar unanimisht dhe jo me shtesat e shiave). Kjo është unanime dhe ky është fakt deçiziv që (Kur'ani) përbëhet nga gërma.

    39) Besimtarët do ta shikojnë Zotin e tyre në ahiret me sytë e tyre dhe do ta vizitojnë Atë. Ai do tu flasë atyre dhe ata do ti flasin Atij. Allahu thotë:

    "Disa fytyra atë ditë do të jenë që shkëlqejnë. Duke parë Zotin e tyre " (75:22-23)

    Dhe Ai thotë:

    "Dhe për më tepër! Sigurisht që ata (keqbërësit) do të velohen (do tu vihet perde) nga të parët e Zotit të tyre atë ditë"(83:15)

    40) Nëse Allahu është i veluar përpara këtyre njerëzve (qafirave) ndërkohë që ata janë në vuajtje, kjo tregon që besimtarët do ta shikojnë, ndërkohë që janë në një gjendje kënaqësie. Sikur të mos ishte kështu, nuk do të kishte dallim midis dy grupeve.

    41) Resuli tha: "Do ta shikoni Zotin tuaj sikurse shikoni këtë hënë pa vështirësi për ta parë Atë". Ky është një hadith i saktë dhe është transmetim unanim.

    42) Kjo thënie është një krahasim i një mënyre shikimi me një mënyrë tjetër, nuk është krahasim mes dy gjërave që shikohen, ngase vërtetë Allahu nuk ka as të barabartë as të krahasueshëm me Të.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:49:30

    43) Dhe nga atributet e Allahut është se Ai bën çfarë dëshiron. Asgjë nuk ndodh përveçse sipas (iradah-s) dëshirës së Tij dhe asgjë nuk i shmanget dot vullnetit (Meshi'ah-s) të Tij. S'ka asgjë në këtë botë, por nuk i shmanget dot përcaktimit (takdir-it) të Tij dhe asgjë nuk ndodh përveçse me administratimin e Tij (tadbir). Askush nuk mund ti shmanget përcaktimit (kaderit) që është shkruar për të. Asnjë nuk mund të kalojë kufitë që janë përcaktuar për të në "el-leuhul-mehfudh". Ai përcakton gjithçka që krijimi bën. Nëse Ai do ti krijonte ata të pa gabueshëm ata nuk do të ishin të pa bindur ndaj Tij dhe nëse Ai do të donte që të tërë ata ti bindeshin Atij, ata patjetër do ti bindeshin Atij. Ai e krijoi krijimin dhe veprat e tyre dhe përcaktoi rriskun dhe jetëgjatësinë e tyre. Ai udhëzon kë dëshiron sipas vullnetit dhe Urtësisë së Tij. Allahu thotë:

    "Ai as që mund të pyetet se çfarë bën Ai, ndërsa ata (gjithë krijesat) do të merren në pyetje".(21:23)
    Allahu thotë:

    "Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me Kader". (54:49)

    Dhe Ai thotë:

    "Ai i Cili krijoi çdo gjë duke matur saktësisht sipas përmasave të përpikta, të duhura". (25:2)

    Dhe Ai thotë:

    "Asnjë fatkeqësi nuk bie në tokë ose mbi ju që të mos jetë e shkruar në Librin (El-Leuh el-Mahfudh) para se Ne ta sjellim atë në zbatim".(57:22)

    Dhe Ai thotë:

    "Dhe atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, Ai ia hap atij gjoksin për Islamin, kurse atij që Ai dëshiron ta humbasë, ia mbyll dhe ia shtrëngon gjoksin sikur të jetë duke u ngjitur në qiell". (6:125)

    44) Ibn Umar trasmetoi se Xhibriili e pyeti Resulin se çështë Imani dhe ai u pëgjigj: "Të besosh në Allah, në engjëjt e Tij në librat e Tij, në të dërguarit e Tij në ditën e fundit dhe në kader të mirën dhe të keqen e Tij". Xhibrili i tha: "ke thënë të vërtetën". Transmetohet nga Muslim.

    45) Resuli tha: "Unë besoj në kader në të mirën dhe në të keqen e Tij, qoftë i ëmbël apo i hidhur ".

    46)
    Një nga duatë që ai (profeti) i mësoi Hasan ibn Aliut, si dhe çfarë ai vetë thoshte gjatë duas së kunutit ishte:"Dhe më shpëto mua nga çdo e keqe e asaj që ke përcaktuar".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:50:50

    47) Ne nuk e përdorim kada-n në kaderin e Allahut si justifikim për të braktisur urdhëresat dhe për të shmangur ndalesat e Tij. Përkundrazi ne jemi urdhëruar të besojmë në të dhe të dimë se argumentet janë në favorin e Allahut. Ngase Ai shpalli libra dhe dërgoi të dërguarit e Tij.

    Allahu thotë:

    "Në mënyrë që njerëzimi të mos ketë më arsye për tu shfajësuar ndaj Allahut pas të dërguarve"(4:165)

    48) Ne e dimë se Allahu i Lartmadhëruar nuk urdhëron apo ndalon veç asaj që mund të veprohet dhe mund të braktiset. Ai nuk urdhëroi askënd të bëjë vepra mosbindje dhe as nuk detyroi askënd që mos i bindet Atij.

    Allahu thotë:
    "Allahu nuk e rëndon askënd mbi mundësinë që ai ka. Secili merr shpërblimin për atë (të mirë) që ai ka fituar" (2:286)

    Dhe Ai thotë:

    "Ki pra frikë Allahun dhe përmbushni detyrimin e Tij sa të mundeni".(64:16)

    Dhe Ai thotë:

    "Këtë ditë çdokush do të shpërblehet për atë që ka fituar. Asnjë padrejtësi (nuk do ti bëhet askujt)...."(40:17)

    49) Kjo tregon se çdo rob (i Allahut) posedon vepra dhe ç'ka ai fiton dhe ai do të shpërblehet për veprat e tija të mira me shpërblim dhe për veprat e tija të këqija me ndëshkim. Kjo do të ndodhë me komandë Hynore (el Kada) dhe përcaktimin (kaderin) e Allahut.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:52:24

    50) Imani është thënie e gjuhës, vepra e gjymtyrëve dhe besimi i zemrave. Rritet me bindje dhe zvogëlohet me mosbindje.

    51) Allahu thotë:

    "Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër veçse që të adhuronin vetëm Allahun dhe që të mos adhuronin përveç ose përkrah Tij. Ta adhuronin Atë me besim dhe përkushtim të plotë dhe të kryenin faljen e detyruar të namazit e të jepnin zekatin. E kjo është fe e drejtë dhe e vërtetë". (98:5)

    Kështu Ai e ka vendosur adhurimin e Allahut, sinqeritetin e zemrës, kryerjen e namazeve dhe dhënien e zekatës të tëra këto si fe (iman).


    52) Resuli tha: "Imani përbëhet nga më tepër se 70 degë më e larta e të cilës është të dëshmosh "s'ka Zot (që adhurohet me te drejtë) vec Allahut", dhe më e ulëta, të largosh diçka dëmtuese nga rruga".


    53) Kështu Ai e bëri fjalën dhe veprën pjesë të Imanit.

    Allahu thotë:

    "Sa për ata që besojnë, ajo e ka shtuar besimin e tyre". (9:124)

    Dhe Ai thotë:

    "Në mënyrë që atyre tu shtohet besimi, bashkë me besimin që patën" (48:4)

    54) I dërguari i Allahut tha: Kush thotë "s'ka Zot (që adhurohet me te drejtë) vec Allahut" dhe ka në zemrën e tij iman që peshon sa një kokërr gruri apo meli apo atomi, do të dalë nga xhehenemi.

    Kështu ai e ka kategorizuar imanin në shkallë (dhe grada) të ndryshme.

    55) Ne jemi të obliguar të besojmë gjithëçka për të cilën na ka informuar profeti dhe në gjithëçka që i është atribuar autentikisht atij nga transmetimet qofshin ato që i dimë apo ato që nuk i dimë. E dimë se ky është realiteti dhe e vërteta, kjo është e njëjtë nëse i kuptojmë apo nuk i kuptojmë ato (transmetimet). Nuk tejkalojmë anën literale (dhahir) të kuptimit të tyre sikurse hadithi i Israsë dhe Mirazhit. Kjo ndodhi kur Resuli ishte i zgjuar dhe jo në ëndërr, ngase Kurejshët e mohuan atë dhe e konsideruan atë diçka të pa besueshme e ata kurr nuk i mohonin ëndërrat.

    56) Një shembull tjetër është kur engjëlli i vdekjes i afrohet Musës për ti marrë shpirtin. Musa e goditi dhe i nxorri syrin. Ai u kthye tek Zoti i tij që ja shëroi syrin përsëri.

    57)
    Një shembull tjetër janë dhe shenjat e orës së fundit sikurse dalja e Dexhelit, zbritja e Isa ibn Mejremes që do ta vrasë atë (Dexhelin), ardhja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, dalja e kafshës, lindja e diellit nga perëndimi dhe gjithëçka tjetër si këto që janë transmetuar autentikisht
    .
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:55:14

    58) Ndëshkimi dhe shpërblimi në varr janë të vërtetë. Profeti kërkonte strehim nga ndëshkimi i varrit dhe urdhëroi që të kërkohej mbrojtje nga ndëshkimi i varrit në çdo namaz (pas tehijatit dhe para se të japësh selam).

    59) Sprovimi në varr është i vërtetë, marrja në pyetje nga Munker dhe Nekir është e vërtetë. Ringjallja pasi të vdesim është e vërtetë dhe do të ndodhë kur Israfili ti fryjë surit.

    "Dhe i fryhet Surit, kur ja, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre" (36:51)


    60)
    Njerëzit do të mblidhen në ditën e gjykimit këmbë zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet dhe me asgjë me vete (nga pasuritë e dynjasë). Ata do të arrinë tek vendgrumbullimi derisa i Deruari të ndërhyjë për ta tek Allahu. E Allahu fillon ti gjykojë ata. Peshorja do të pregatitet, shënimet e veprave do të shpërndahen dhe fletushkat e secilit do tu jepen, disave në dorën e majtë dhe disave në dorën e djathtë.

    "Pastaj, sa pë ata të cilit do ti jepet libri i tij në dorën e djathtë, ai me të vërtetë do të ketë llogarin të lehtë, dhe do të kthehet tek familja e tij i lumtur. Por cili do që do ti jepet libri pas shpine (ose në të majtë), ai do të lus shkatërrimin e vet. Dhe do të hyjë në zjarrin e ndezur fort dhe do të bëhet të shijojë djegjen e tij". (84:7-12)

    61) Peshorja ka dy anë (peshuese) dhe një gjuhë në të cilën do të peshojë veprat.

    "Pastaj ata, peshorja (e punëve të mira) e të cilëve është e rëndë, tamam këta janë të fituarit. Ndërsa ata peshorja (e punëve të mira) e të ilëve është e lehtë, mu këta janë që humbin vehten e tyre, në xhehenem do të banojnë". (23: 102-103)

    62)
    Profetit do ti jepet Hawdi ditën e gjykimit. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Gotat e tij janë po aq të shumta sikurse yjet në qiell. Kushdo që pi nga ai, nuk do të ketë më etje kurrë.

    63)
    Ura është e vërtetë. Të devotëshmit do ta kalojnë atë ndërsa të këqinjtë do të bien në të.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:56:00

    64) Profeti ynë do të ndërmjetësojë për pjesëtarët e umetit të tij që kanë hyrë në xhehenem si pasojë e mëkateve të mëdha. Prej ndërmjetësimit të tij ata do të nxirren nga xhehenemi por pasi të jenë djegur dhe të jenë bërë shkrumb e hi. Pastaj ata do të hynë në xhenet si pasojë e ndërhyrjes së tij.

    65) Do të ketë gjithëashtu ndërhyrje edhe prej profetëve të tjerë, besimtarëve dhe engjëjve. Allahu thotë:

    "Dhe ata nuk mund të ndërhyjnë përveç për atë me të cilin Ai është i kënaqur. Duke qëndruar me nderim nga frika e Tij".(21:28)

    66) Ndërmjetësimi i atyre që ndërmjetësojnë nuk është për qafirat.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:56:48

    67) Xheneti dhe xhehenemi janë të krijuar dhe nuk do të zhduken. Xheneti është vendi i ewlijave të Allahut. Ndërsa xhehenemi është vendi i ndëshkimit të armiqve të Allahut. Banorët e xhenetit do të qëndrojnë aty përgjithmonë.

    "Vërtetë, mëkatarët kriminelë do të jenë nën dënimin e xhehenemit për të mbetur atje përgjithmonë, (dënimi) nuk do të lehtësohet mbi ta dhe do të hidhen atje në hidhërim të thellë, në mjerim e dëshpërim".(43:74-75)

    68)
    Vdekja do të sillet në formën e një dashi të zi dhe do të theret në mes të xhenetit dhe xhehenemit. Pastaj do të thuhet: "O banorë të xhenetit! Përjetësi për ju!" Dhe : "O banorë të xhehenemit! Përjetësi për ju dhe nuk ka më vdekje".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 2 نوفمبر - 23:59:24

    69) Muhamedi është i dërguari i Allahut, vula e profetëve dhe imami i të gjithë të dërguarve të Allahut. Imani i robëve të Allahut nuk është i vlefshëm deri sa të besojnë në mesazhin e tij dhe të dëshmojnë për pejgamberllëkun e tij. Njerëzit nuk do të gjykohen në ditën e gjykimit, përveç se me ndërmjetësimin e tij. Askush nuk do të hyjë në xhenet deri sa të hyjë ymeti i tij përpara.


    70) Ai është posedues i flamurit të lavdisë el-mekam el-Mahmud dhe el-hawd. Ai është imami i profetëve dhe zëdhënësi i tyre dhe ai që ka ndërmjetësimin e tyre. Umeti ti tij është ymeti më i mirë dhe sahabat e tij janë njerëzit më të mirë që shoqëruan profetët.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 3 نوفمبر - 0:03:26

    71) Më i miri i umetit të Resulit ishte Abu Bekr es-Sidik. Më pas Umar el Faruk. Pastaj Uthman Dhun-nurejn pastaj Ali el-Murtada, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Kjo sipas transmetimit të Abdullah ibn Umar që tha: "Ne thonim ndërsa Resuli ishte gjallë: Më i miri i këtij umeti pas Profetit është Abu Bekr pastaj Umari pastaj Uthmani pastaj Aliu. Profeti e merrte vesh këtë dhe nuk e kundërshtonte".

    72) Transmetohet saktësisht nga Aliu se ai tha: "Më i miri i këtij umeti pas profetit është Abu Bekri, pastaj Umari dhe po të doni, mund të them edhe emrin e të tretit".

    73) Abu Darda transmeton se Resuli tha: "Dielli as nuk ka lindur dhe as nuk ka perënduar mbi dikë më të mirë se Abu Bekr, përveç profetëve".

    74)
    Ai (Abu Bekri) ishte njeriu që e meritonte khalifetin pas profetit më tepër se tërë krijimi, si pasojë e meritave të tij, përparësisë së tij sipas preferencës së Resulit që ai ti udhëhiqte ata në namaz. Allahu qoftë i kënaqur me ata. Po ashtu sipas unanimitetit të sahabëve për përparësinë e tij e sipas bejah-s që i dhanë atij. E Allahu nuk do ti kishte bashkuar ata në një mendje, në gabim.

    75) Dhe pas tij ishte Umari sipas meritave të tij dhe sipas caktimit të Abu Bekrit.

    76) Pastaj Uthmani sipas preferencës së tij nga anëtarët e këshillit konsultues.

    77) Pastaj Aliu sipas meritave dhe unanimitetit të njerëzve të kohës së tij për këtë.

    78) Këta janë khalifat e drejtë dhe të udhëzuar. Këta janë ata për të cilët Resuli tha: "Kapuni pas sunetit tim dhe khalifave të drejtë dhe të udhëzuar pas meje. Kapuni pas kesaj me dhëmballë".

    79) Resuli tha: "Kalifeti pas meje do të zgjasë 30 vjet". Pjesa e fundit të tij ndodhi gjatë kalifetit të Aliut.

    80) Ne dëshmojmë për dhjetë të përgëzuarit me xhenet sikurse profeti dëshmoi për ta kur tha:

    "Abu Bekri është në xhenet, Umari është në xhenet, Uthmani është në xhenet, Aliu është në xhenet, Talha është në xhenet, Zubejri është në xhenet, Sadi është në xhenet, Saidi është në xhenet, Abdurrahmen ibn Awf është në xhenet, Abu Ubejda ibn el Xherrah është në xhenet".

    81) Për gjithëkënd tjetër për të cilin Resuli ka dëshmuar se do të jetë në xhenet edhe ne dëshmojmë. Sikurse për thënien e tij:

    "Hasani dhe Hyseni janë liderët e të rinjve në xhenet".

    Si dhe thënia e tij për Thebit ibn Kajis:

    "...vërtetë ai është nga banorët e xhenetit".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 3 نوفمبر - 0:05:35

    82) Ne nuk vërtetojmë për asnjë nga njerëzit e kiblës, që ata janë në xhenet apo në xhehenem, përveç atyre për të cilët Resuli ka dëshmuar. Megjithëatë ne shpresojmë për vepërmirët dhe frikësohemi për mëkatarët.

    83)
    Ne nuk deklarojmë asnjë nga njerëzit e kiblës tonë si qafir për çdo mëkat dhe as nuk e nxjerrim nga Islami për çdo vepër.

    84) Haxhi dhe xhihadi janë të përherëshme së bashku me bindjen ndaj prijësave (muslimanë) qofshin ata vepërmirë apo jo. Po ashtu të falesh pas tyre lejohet.

    85) Enesi transmeton se Resuli tha:

    "Tre gjëra janë nga esencat e imanit: mosluftimi i askujt që thotë "S'ka Zot (që adhurohet me të drejtë) veç Allahut". Nuk e deklarojmë atë qafir për ndonjë mëkat e as nuk e nxjerrim atë nga islami për ndonjë veprim. Xhihadi është i përherëshëm që kur Allahu më dërgoi mua e derisa pjesa e fundit e umetit tim të luftojë Dexhelin. As shtypja e ndonjë tirani dhe as drejtësia e ndonjë prijësi të drejtë nuk e anullojnë atë. Dhe besimi në kader". Trasmeton Abu Dawud.

    86) Prej sunetit është besnikëria ndaj sahabëve, dashuria për ta, përmendja e të gjitha cilësive të mira të tyre, të bërit dua Allahut që ti japë atyre mëshirë dhe falje dhe po ashtu të ndaluarit nga të përmendurit e ndonjë gabimi dhe ndonjë mosmarrëveshje në mes tyre por duke besuar dhe afirmuar virtytet dhe superioritetin e tyre ndaj gjithë të tjerëve. Sikurse Allahu thotë:

    "Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: "Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që kanë besuar". (59:10)

    Dhe Allahu thotë:

    "Muhammedi është i dërguari i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet tyre...." (48:29)

    87) Resuli tha: "Mos flisni keq për sahabët e mi ngase nëse dikush prej jush do të jepte sadaka, flori sa mali i Uhudit, nuk do ta arrinte shpërblimin as sa një grusht prej (sadakasë) tyre e as sa gjysma e saj".
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi Empty رد: Mjaftueshmeria ne akideh nga sheikh ul-Islam Ibn Kudamah el-Makdisi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 3 نوفمبر - 0:07:12

    88) Prej sunetit është të jesh i kënaqur me gratë e Resulit, nënat e besimtarëve, të shkëlqyerat dhe të pastrat nga çdo e keqe. Më të mirat prej tyre ishin: Khadixhah bint Khuwejlid dhe Aisha bint es-Sidik të cilën Allahu e pastroi nga shpifjet në Librin e Tij. Ajo është gruaja e profetit në këtë botë dhe në tjetrën. Kushdo që lë mënjëanë pastërtinë (nga shpifjet kundër saj) e shpallur nga Allahu në librin e Tij ka bërë kufër ndaj Allahut.

    89)
    Muawijah është daja e besimtarëve dhe njëri prej atyre që kanë shkruar shpalljen e Allahut gjatë shpalljes së saj. Ai ishte një nga khalifat e muslimanëve Allahu e mëshiroftë.

    90)
    Prej sunetit është dëgjimi dhe bindja ndaj emirëve muslimanë dhe khalifave qofshin ata të mirë apo të këqinj. Për aq kohë sa ata nuk na urdhërojnë në mosbindje ndaj Allahut, ngase vërtetë nuk ka bindje ndaj dikujt në mosbindje ndaj Allahut.

    91) Është e detyrueshme ti bindesh kujtdo që i jepet titulli khalif ndërkohë që njerëzit janë të kënaqur me të, sikurse edhe ai që i luftoi njerëzit derisa u bë khalif dhe u shpall Emirul-mu'minin. Ti kundërvihesh atij, të ngrihesh në revoltë kundër tij dhe të mbjellësh farën e përçarjes mes muslimanëve kundër tij është haram.

    92) Dhe prej sunetit është hixhrah prej njerëzve të bidateve dhe që të qëndrosh larg tyre duke braktisur debatet në fe duke mos i kushtuar vëmendje librave të bidatçinjve dhe as asaj që thonë ata. E çdo çështje e re e shpikur në fe është bidat.

    93) Kushdo që e atribon vehten me tjetër veç Islamit dhe sunetit, është bidatçi sikurse Rrafidhat, Xhahmiat, Khauarrixh-ët, Kadariat, Murxhiat, Muatezilat, Karramijet, Kullabijet dhe grupe të tjera të ngjashme me to. Këto janë grupe të humbura dhe bidatesh. Allahu na ruajtë prej tyre.

    94) Përsa i përket një imami në çështjet degëzore të fesë sikurse katër medhhebet nuk kritikohet. Vërtetë që mosmarrëveshjet në çështjet degëzore të fesë janë mëshirë dhe ato që kanë mosmarrëveshje në to lavdërohen në mosmarrëveshjet e tyre dhe do të shpërblehen për ixhtihadin e tyre. Mosmarrëveshjet mes tyre janë mëshirë dhe konsensusi i tyre është provë deçizive.

    95)
    I lutemi Allahut që të na mbrojë nga bidatet dhe fitneja dhe të na bëjë të jetojmë në Islam dhe në sunnet. I lutemi Atij të na bëjë që të ndjekim Resulin sa jemi gjallë dhe të na ringjallë me të me Mëshirën dhe me Begatinë e tij (Allahume amin).
    Kjo është pika e fundit në akideh. El-hamdulilahi el-Wahid. Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij dhe sahabat e tij.

    "FUND"

      الوقت/التاريخ الآن هو السبت 27 أبريل - 8:55:56