Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Agjërimi: Kuptimi dhe Vlera e tij Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Agjërimi: Kuptimi dhe Vlera e tij

    jonuz
    jonuz
    Aiutattivo-a
    Aiutattivo-a


    Località*الدولة* : Albania

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 309

    Agjërimi: Kuptimi dhe Vlera e tij Empty Agjërimi: Kuptimi dhe Vlera e tij

    مُساهمة من طرف jonuz الأحد 26 يوليو - 9:35:16

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit



    Agjërimi: Kuptimi dhe Vlera e tij



    Fjala "agjërim" do te thote "te abstenosh / të shmangesh / apo te heqësh dorë nga diçka". Kështu kur muslimanet perdorin fjalen 'agjerim' ne kontekstin e muajit te Ramadanit nenkuptohet abstenimi nga te ngrënët, te pirët, si dhe nga maredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim te Diellit me te vetmin qellim (nijet) - per hir te Allahut.



    Abu Hurairah transmeton se i Derguari i Allahut, paqja qofte mbi te, ka thene:

    "Allahu thotë: "Çdo pune qe ben biri i Ademit (dmth njeriu) eshte per veten e tij, perveç agjerimit, i cili eshte vetem per Mua. Une jap shperblimin per te." Agjerimi eshte si nje mburoje. Nese dikush agjeron, te mos perdore fjale te kota, te mos e ngreje zerin dhe te mos sillet pa mend. Nese dikush e shan ose e sulmon agjeruesin, ai le t'i pergjigjet "Une agjeroj" (2 here). Per Ate ne duart e te cilit eshte shpirti i Muhamedit, fryma/era (e keqe) e gojës e atij qe agjeron eshte me mire para Allahut ne Diten e Ringjalljes sesa era e muskut. Ai qe agjeron eshte i lumtur dy here: njehere kur e çel agjerimin, dhe te dyten here kur Zoti i tij do te jete i kenaqur me agjerimin e tij." (Transmetoi Ahmedi, Muslimi dhe An-Nasai.)



    Transmetohet nga Sahl bin Sa'ad se Profeti (paqja dhe miresia e Zotit qofshin mbi te) tha:

    "Parajsa ka nje hyrje te quajtur AR-RAJAN, e cila eshte rezervuar vecanerisht per agjeruesit. Ne Diten e Gjykimit ata do thirren te kalojne ne kete hyrje e do mbyllet pas tyre e askush tjeter nuk do lejohet te hyje".

      الوقت/التاريخ الآن هو الخميس 2 مايو - 14:31:42