Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

KURANI - Mrekulli i Perjetshme Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    KURANI - Mrekulli i Perjetshme

    jonuz
    jonuz
    Aiutattivo-a
    Aiutattivo-a


    Località*الدولة* : Albania

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 309

    KURANI - Mrekulli i Perjetshme Empty KURANI - Mrekulli i Perjetshme

    مُساهمة من طرف jonuz الخميس 12 نوفمبر - 19:41:50

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit



    KURANI - Mrekulli i Perjetshme


    Kurani eshte me te vertete nje mrekulli hyjnore

    ... dhe eshte ruajtur 100% ne gjuhen origjinale per rreth 1400 vjet!
    Njerezimi e ka marre Udhezimin Hyjnor (prej Zotit) ne dy menyra:

    * permes Fjales se Zotit (Allahut) te Madheruar si psh permes Kur'anit, Inxhilit, etj;
    * dhe permes Profeteve qe jane derguar nga Allahu per te komunikuar mesazhin/ amanetin e tij per njerezimin.

    E keto dy menyra kane qene gjithmone te nderthurura.

    Perpjekjet per te kuptuar Amanetin e Allahut pa u mbeshtetur ne dy burimet e mesiperme kane provuar se sjellin ngaterresa dhe shkaterime per shoqerine e shume civilizimeve te meparshme apo edhe te tanishme.

    Pra nuk mund te harrojme Profetin dhe te mbajme vetem librin, si dhe nuk mund te injorojme Librin e Zotit dhe te ngreme vetem Profetin, sic eshte rasti me Kristianizmin. Ata e lane pas dore Librin e Allahut dhe pastaj i dhane nje rendesi ekstreme "Krishtit" dhe ne kete menyre ata jo vetem qe e ngriten ate ne nivelin e hyjnise, por edhe e humben vete esencen e monotheizmit (Teuhidit) i cili ishte i pranishem ne Bibel.

    E verteta eshte se shkrimet qe jane zbritur para Kuranit, si psh Testamenti i Vjeter (Torah), Bibla (Inxhili), kane marre formen e librit pas kohes se Profeteve. Vetem disa perkthime ne gjuhe te tjera nga origjinali kane mbetur duke bere qe te mos ekzistoje asnje pjese origjinale e Bibles. Kjo per arsye se ndjekesit e Musait, paqja qofte mbi te, dhe Jezusit (Isait), paqja qofte mbi te, nuk u munduan t'i ruajne keto shpallje gjate jetes se Profeteve. Por ato filluan te shkruhen kohe pas vdekjes se tyre. Ndaj ajo cka gjendet tani ne Bibel eshte perkthimi qe i kane bere njerezit shkrimeve origjinale. Ato permbajne shtesa dhe mungesa te bera nga ndjekesit e profeteve.

    E kunderta ndodhi me shpalljen e fundit te Allahut te Madheruar qe vete Allahu e ka garantuar me shkrim se do ta ruaje te pandryshuar ate (Kur'anin) deri ne Diten e Fundit. Kjo eshte arsyeja qe i gjithe Kur'ani u shkrua gjate jetes se Profetit Muhamed, paqja qofte mbi te. Ai u ruajt i shkruar ne gjethet e palmave, ne lekuren e bagetive, madje edhe tek kockat e kafsheve.

    Edhe me e rendesishme eshte se ne ate kohe ishin dhjetera mijera shoke te Profetit (sahabet) qe e memorizuan te gjithe Kuranin nga mesimet/ instruksionet qe iu dha atyre Muhamedi as.

    Edhe vete Profeti e recitonte Kuranin nje here ne vit ne prani te engjullit Xhebrail, ndersa ne vitin e fundit te jetes se tij e recitoi dy here; nje muaj para se te vdiste.
    Ebu Bakri - udheheqesi i Muslimaneve pas Muhamedit as., urdheroi per mbledhjen e Kuranit ne nje volum, qe u shkrua nga Zeid Ibn Thabit, shkruesi i dokumentave ne kohen e Profetit. Teksti i kesaj kohe gjendet me Muzeun Topkope ne Stamboll, Turqi. Nen udheheqjen e Osmanit u pregatiten disa kopje te Kuranit dhe u derguan ne vende te tjera si psh ne Uzbekistan, Turqi dhe Angli.
    Kur'ani u ruajt dhe do te ruhet me kete saktesi sepse eshte Libri i Udhezimit per gjithe njerezimin per gjithe koherat. Kjo eshte arsyeja qe nuk u drejtohet vetem Arabeve, ne gjuhen e te cileve u shpall. Ne fakt Arabet sot perbejne vetem 13% te Muslimaneve ne bote.

    Kur'ani i drejtohet njerezve ne pergjithesi

    ... pa dallim race, fisi, ngjyre, pozite shoqerore, gjendje financiare apo gjenealogjie.

    Allahu i Madheruar thote ne Kur'an:

    "O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?"

    (Suretu El Infitar, 82:6)

    Mesimet praktike te Kuranit jane shembulli i Muhamedit as. dhe Muslimanet e mire neper shekuj jane perpjekur te zbatojne/imitojne mesimet e tij ne mendime dhe sjellje.

    E veçanta e Kuranit qendron ne ate se udhezimet synojne mireqenien e pergjithshme te njerezimit dhe bazohen ne mundesite sesa mund te arrij njerezimi.
    Kur'ani nuk dënon e as nuk torturon trupin apo shpirtin njerezor. Nga ana tjeter Zoti nuk humanizohet, por as njeriu nuk adhurohet si zot. Çdo gje eshte vendosur me kujdes ku e e ka vendin ne skemen e pergjithshme te krijimit.

    Megjithate duket qarte se Kur'ani nuk eshte shkruar sipas stilit te njeriut ne menyre kronologjike. Ata qe pretendojne se Muhamedi, paqja qofte mbi te, ishte autori i Kuranit, pretendojne per diçka qe eshte njerezisht e pamundur.

    Si mund nje njeri i shekullit te shtate te flase ato te verteta shkencore qe gjenden ne Kur'an? A mundej te pershkruhej ne ate kohe evolucioni i embrionit brenda ne uterus ne menyre aq te sakte sikunder e shohim tani ne shkencen moderne? (Lexo me teper per embriologjine ne Kur'an.)
    Po ashtu a eshte logjike te besosh se Muhamedi alejhi selam, qe deri ne moshen 40 vjeçare ishte dalluar per ndershmeri dhe integritet, fillon papritmas me autorësine e nj
    e libri qe nuk ka shok per meritat letrare dhe ekuivalentin e te cilit nuk mundi ta prodhoje gjithe masa e poeteve dhe oratoreve te klasit me te larte arab?
    Dhe se fundi, si mund te argumentohet duke thene per Muhamedin as, qe eshte njohur si 'Alamin' (i besuari) ne shoqerine e tij si dhe ende admirohet nga studiuesit jo-muslimane per ndershmerine e vet, qe ai te genjeje per shpalljen e Kuranit (i cili e ndalon genjeshtren) dhe qe ishte ne gjendje te ndertoje shoqerine njerezore me te mire mbi faqen e Tokes bazuar ne te verteten?
    Sigurisht, çdo kërkues i sinqerte dhe i paanshem i te vertetes do te vije ne konkluzionin se Kur'ani eshte Liber i shpallur nga Zoti.

      الوقت/التاريخ الآن هو الثلاثاء 7 مايو - 20:28:53