Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Besimi i Ehli Sunnetit në Melekët Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Besimi i Ehli Sunnetit në Melekët

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Besimi i Ehli Sunnetit në Melekët Empty Besimi i Ehli Sunnetit në Melekët

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 21:44:37

    Besimi i Ehli Sunnetit në Melekët

    Ne besojmë në Melekët e Allahut dhe se ata janë robër të nderuar të Allahut që nuk i paraprijnë Atij në asnjë mënyrë, dhe janë të përulur e të nënshtruar prej frikës ndaj Tij, e lavdërojnë Atë ditën dhe natën dhe nuk lodhen.

    Pra ne miqësohemi me ta dhe i duam ata, sepse janë prej ushtarëve të Allahut dhe ngase kërkojnë falje për ata që besojnë, dhe ne i urrejmë ata që i urrejnë ata (Melekët). Prej Melekëve është Xhibrili, shpirti besnik, Mikaili dhe Israfili të cilit i është besuar fryrja e surit. Ka prej Melekëve që kanë për detyrë mbajtjen e Arshit, janë edhe Meleku i vdekjes, Munkiri dhe Nekiri, Maliki është mbikëqyrësi i Zjarri të Xhehenemit, Riduani është ai që është përgjegjës për Xhennetin, Meleket e bjeshkëve (apo të maleve), shkruesit fisnik që i regjistrojnë veprat dhe shumë të tjerë që nuk janë të numëruar përveç tek Allahu i Lartësuar. Është vërtetuar në dy sahihët Hadithi i Enesit, radijAllahu anhu, për ngjarjen e Miraxhit se Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, ishte ngritur tek Bejul Ma’muri në qiej ky hyjnë shtatëdhjetë mijë Melekë çdo ditë dhe falen në të dhe kur dalin nuk kthehen kurrë.

    Si dhe në Sahiun e Imam Muslimit transmetohet nga Aisha, radijAllahu anha, nëna e besimtarëve, se i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, ka thënë: “Melekët janë krijuar nga drita, xhinnët nga zjarri i flakëruar, kurse Ademi është krijuar nga ajo mbi çka tashmë u është thënë”

    Me urdhrin e Allahut, Melekët mund të marrin formën e njeriut, siç paraqitet në ngjarjen e Merjmes, aljehja selam, dhe në Hadithin e Xhibrilit, kur e pyeti Pejgamberin, sal'allahu alejhi we selem, për Islamin, imanin dhe ihsanin. Sa i përket pamjes së tij origjinale, Allahu i Madhëruar përmend në Kur’an që ka zgjedhur prej Melekëve të dërguar me krahë, dy, tre dhe katër, dhe shton në krijimin e Tij, çfarë të dojë Ai. Vërtetë, Allahu është i aftë për çdo gjë. Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, e ka parë Xhibrilin, alejhi selam, në formën e tij origjinale me 600 krahë që hapen përtej horizontit.

    Frytet e Imanit në Melekë:

    Prej fryteve të këtij imani është pa dyshim Lavdërimi i Allahut të Madhëruar, Madhështia e krijesës tregon për Madhështinë e Krijuesit.

    Prej fryteve të tij është se e zgjon robin se ka prej Melekëve të Allahut të Lartësuar, që qëndrojnë me të dhe për këtë arsye robin besimtar, i cili është i huaj, me imanin që ka e bën akoma më të palëkundur dhe nga ai largon vetminë e shkaktuar nga mungesa e përkrahjes, duke e rikujtuar se me të qëndrojnë rojet që ia ka dërguar Allahu.

    Në Sahihun e Buhariut, Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, përcjell: “ I Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, ka thënë: “Kur Allahu i Lartësuar e do një njeri, e therret Xhibrilin dhe i thotë: Allahu e do filanin, duaje edhe ti! E Xhibrili e do atë. Pastaj ai i lajmëron në qiej se Allahu e do filanin, prandaj edhe ju dojeni atë! Dhe banorët e qiellit e duan atë. Pastaj njeriu bëhet i pranuar te banorët e tokës.”

    Pra, tek robi besimtar mbetet t’i dojë dhe të miqësohet me ata të cilët i do Allahu, Melekët e Tij dhe robërit besimtarë. Dhe mbetet t’i urrejë, armiqësojë dhe t’i mohojë ata të cilët i urren Allahu i Lartësuar, Melekët e Tij dhe robërit besimtarë, sepse kjo është në të vërtetë kapja e fortë e imanit.

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi

    Teuhid.NET

    Vazhdon...

      الوقت/التاريخ الآن هو السبت 11 مايو - 7:39:16