Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Kuptimi i KUFRIT te Ehli Sunneti  Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Kuptimi i KUFRIT te Ehli Sunneti

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    Kuptimi i KUFRIT te Ehli Sunneti  Empty Kuptimi i KUFRIT te Ehli Sunneti

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:32:01

    Kuptimi i KUFRIT te Ehli Sunneti

    Dhe ne largojmë veten nga lajthitja e Murxhiave në këtë fushë dhe e Xhehmivë të kësaj kohe të cilët nuk besojnë të jenë në asgjë tjetër përveç se në refuzimin dhe mohimin vetëm me zemër. Me këtë e kanë nënvlerësuar kufrin dhe e kanë bërë të lehtë, ata i mbrojnë felëshuesit jobesimtarë, kanë futur kuptime të gabuara me të cilat e vleftësojnë kufrin dhe legjislacionin e Tagutëve.

    Ne besojmë se thënia e tyre: “Një person nuk ka bërë kufër përderisa refuzimi nuk ka bazë në zemër”, është një thënie e shpikur. Sepse refuzimi - siç na kanë mësuar Dijetarët tanë nga mesi i verifikuesve – shfaqet me anë të veprës dhe fjalës, do të thotë gjymtyrët, pikërisht siç shfaqet në zemër, por edhe pohimi (besimi) është njashtu i ngjashëm nga ky kuptim.

    Kufri është i llojeve të ndryshme: prej tyre janë: kufri i refuzimit (Xhuhud), kufri i injorancës, dhe kufri i shmangies së shtypjes (el ‘irad).
    Asgjësuesit e Islamit janë shumë: Animi i njeriut në kufër është më i shpejtë sesa animi në Islam (d.m.th: rënia në kufër është më lehtë dhe më e zakonshme sesa e kundërta).

    Ashtu siç është Imani sipas nesh besim, deklaratë dhe vepër, njëlloj shfaqet kufri me anë të besimit, deklaratës dhe veprës.

    Dhe prej Kufrit, shtypjes (Dhulmit) dhe prishjes (Fiskut) ka që janë të mëdha dhe prej tyre që janë të vogla. Deklarata se Kufri i veprës pa dallim është kufër i vogël, apo një gabim në besim pa dallim është kufër i madh, është deklaratë e shpikur. Assesi, prej kufrit të veprës ka gjëra të vogla dhe të mëdha. Ngjashëm, në një gabim apo devijim në besim ka gjëra që janë kufër i madh si edhe gjëra që janë më pak se ajo.

    Do të thotë, ekzistojnë vepra të gjymtyrëve për të cilat Allahu i Madhëruar na ka njoftuar se janë kufër i madh, dhe Ai për ate nuk e bëri kusht bashkimin e besimit (të brendshëm), refuzimin, ose Istihlah-në (të deklaruarit dhe të besuarit se ajo vepër është e lejuar)- siç janë; ligjvënia krahas Allahut në çka Allahu nuk ka dhënë leje, dhe përkulja ndaj diellit ose idhullit, ofendimi i Allahut, Dinit, Pejgamberëve, ose manifestimi i nënçmimit apo përbuzjes ndaj çfarëdo qoftë prej Dinit.

    Në këtë bën pjese ajo që është mosbindje që nuk përbën kufër (Mukefireh) dhe kjo nuk e nxjerr njeriun që bën atë vepër jashtë palës së Islamit- derisa nuk e shpallë të lejuara, p.sh. kurvërinë, vjedhjen, pirjen e alkoolit e tjera.

    Ne nuk themi: “Me Iman, mëkati nuk të dëmton”. Përkundrazi, ekzistojnë mëkate që e anulojnë Imanin dhe të tjera që e pakësojnë Imanin. Ne shfaqim largimin tonë nga deklaratat e Murxhiavae që çojnë në refuzim të Ajetit të kërcënimit dhe Haditheve që kanë ardhur për të pabindurit e këtij Ummeti, për Kafirat, Mushrikët, dhe felëshuesit.

    Dhe ne besojmë se premtimi që Allahu i Madhëruar e mori nga Ademi dhe pasardhësit e tij është i vërtetë, dhe se Ai i Lavdëruari i krijoi robërit e tij si Hunefa (në Teuhid të pastër), pastaj shejtanët – njerëz dhe xhinn- i larguan nga Dini i tyre dhe u ligjësuan gjëra për të cilat Allahu nuk u kishte dhënë leje. Dhe besojmë se çdo foshnje lind në fitreh (besimi të pastër të natyrshëm), por janë prindërit ata që e bëjnë Jehud, Krishter, Zjarrputusit, apo Mushrik.

    Për këtë arsye, ne besojmë se secili që pason një Din tjetër pos Dinit Islam është Kafir. Pa marr parasysh a i ka arritur mesazhi islam apo jo. Cilit do që i ka ardhur mesazhi, është Kafir kryeneç (në kufrin e tij), ose Kafir që ka kthyer shpinën. Cilit do që nuk i ka ardhur mesazhi, është Kafir injorant. Kjo është sepse Kufri është i llojeve të ndryshme ashtu siç është imani në nivele të ndryshme.

    Bashkë me gjithë këtë, Allahu i Madhëruar megjithatë nuk është mjaftuar me argumentin e premtimit apo fitres mbi robërit e Tij. Prandaj, Ai u ka dërguar Pejgamberë, në mënyrë që atyre t’ua përkujtojnë premtimin e dhënë Allahut, dhe Ai u shpalli librat e Tij, e bëri librin e fundit të Tij (Kur’anin Fisnik) vulë e të gjitha librave që nuk i afrohet falsifikimi as nga para as nga mbrapa. Ai e ka ruajtur nga ndryshimet dhe e ka bërë dëshmi të qartë dhe të kuptueshme të përforcuar mbi gjithkënd që e arrin. Ai thotë:

    “Ky Kur’an më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet.” (EL-EN’AM 6: 19)

    Pra Dini i Allahut në qiej dhe në të tokë është një, dhe ai është dini Islam.

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi

      الوقت/التاريخ الآن هو الأحد 19 مايو - 8:58:46