Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Pse Islami? Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Pse Islami?

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    عالمي Pse Islami?

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 28 سبتمبر - 22:43:18

    Pse Islami?

    Islami nuk është një fe e re , nuk është një fe tjetër . Ne esencë është
    e njëjta fe te cilën Allahu ( apo”Zoti”) ja ka dërguar njerëzimit
    përmes te dërguarve te tij ne kohëra të ndryshme gjatë historisë- Fe e
    cila mjerisht është ndryshuar përmes falsifikimeve te njeriut,teologjisë
    dhe filozofisë. Për këtë shkak Muhammedi s.a.w.s ishte i dërguar i
    fundit . Ai u dash te dërgohej për te larguar shoshitjet dhe konfuzionin
    ne jetën njeriut. Ai i korrektoi çështje ne besim te cilat ishin te
    prezantuara nga njerëz konfuz te filozofisë dhe teologjisë. Ai restauroi
    besimin e pastër monoteist ne Krijuesin tonë dhe sjelli kuptimin me
    perfekt dhe fisnik te Allahut ( apo “Zoti”)

    Qëllimi i jetës është te njohësh Allahun, te i besosh dhe te adhurosh
    Atë ne pajtim me atë qe jemi udhëzuar ta adhurojmë, këtu përfshin qe ne
    jetojmë sipas urdhrave te tij. Ne Kur’an , Allahu na tregon se si të
    gjitha porosite e Pejgambereve para Pejgamberit s.a.w.s ishin te
    shtrembuara asnjë nga këto objektiva nuk realizonin ne mënyrë korrekte
    vetëm përmes Pejgamberit s.a.w.s qe ishte i fundit. , dhe për këtë
    Allahu do i gjykoj njerëzit ne Ditën e Gjykimit bazuar se a e besuan dhe
    pasuan Islamin. Allahu thotë:

    Feja e pranueshme tek All-llahu është islami [3:19]

    Ne te njëjtën Sure Allahu thotë:

    E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrësesi nuk do ti
    pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit [3:85]

    Muslimanet besojnë se jeta prezentë është vetëm një provë për
    përgatitjen për sferën e ardhshme te ekzistencës. Muslimani e di se
    njeriu nuk është krijuar vetëm për këtë dunja

    Pra,nëse budallai jeton për te ngrëne dhe i mençuri ha për te jetuar, atëherë besimtari jeton për te adhuruar Allahun.

    Si mund ndonjëri te bëhet Musliman?

    Të bëhet Musliman personi thjeshtë duhet te thotë Shehadetin ( Kushti i
    parë i besimit) me bindje te sinqertë “Esh-hedu en la ilahe il'la-Allah
    ve esh-hedu enne Muhammeden resulu Allah” qe do të thotë , “Nuk ka zot
    tjetër përveç Allahut, dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij.”

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 10 مايو - 15:02:51