Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit  HAXHI Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit HAXHI

    jonuz
    jonuz
    Aiutattivo-a
    Aiutattivo-a


    Località*الدولة* : Albania

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 309

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit  HAXHI Empty Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit HAXHI

    مُساهمة من طرف jonuz الأحد 3 مايو - 9:46:22


    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit  HAXHI Bismicol


    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit



    HAXHI



    "Për hirë të All-llahut,
    vizita e shtëpisë (Qabes)
    është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo.
    "
    (Kur'an, 3:97)



    "Dhe pergatituni me furnizim (per rruge), e
    furnizimi me i mire eshte devotshmeria." (Kur'an, 2:197)



    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit  HAXHI Makahaj


    I urojme
    gjithe motrat dhe vëllezërit qe pregatiten per te shkuar ne Haxh:




    InshaAllah ju pranohet Haxhi dhe merrni sa me shume shperblime!





    Haxhi
    - apo Pelegrinazhi
    - është një nga ngjarjet më të rëndësishme të
    Kalendarit Islam. Haxhi është një obligim fetar për çdo
    Musliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryeje ate, te pakten
    nje here ne jeten e tyre, nese mjetet financiare lejojne. Per
    14 shekuj Muslimanet mblidhen ne Mekë duke ndjekur shembullin e profetit
    tone, Muhamedit alejhi selam (paqja qofte mbi te), dhe duke rikujtuar
    historine e profeteve Ibrahim as. dhe birit te tij Ismailit as.

    Ne diten e Arafatit, dita e 9 e muajit
    te Dhul-Hixhes, gjtihe pelegrinet mblidhen ne rrafshin e Arafatit, 6 milje
    jashte Mekes ne nje dite lutjesh dhe adhurimi per Zotin. Dita e neserme
    eshte dita e Kurbanit, qe festohet nga Muslimanet ne gjithe boten.





    Pelegrinet e ardhur nga çdo pjese e rruzullit tokesor kane ne buzet e tyre
    keto fjale adhurimi:






    Talbija

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit  HAXHI Speaker

    Lebbejka-allahume lebbejk
    Lebbejka la sherika leka lebbejk
    Inna al hamda uan an-ni'mata laka ual-mulk
    La sherika lek.


    Ja ku qëndroj para
    teje Allah,
    ketu qëndroj para teje
    Nuk ka zot tjeter veç Teje,
    Ja ku qëndroj para teje;
    Ty te takojne gjithë falenderimet,
    E jotja eshte gjithe fuqia dhe meshira,
    Nuk ka zot tjeter veç teje.







    Literarisht:
    Fjala 'haxh' do
    te thote te shkosh tek nje person apo nje vend i nderuar. Per Muslimanet
    fjala 'haxh' nenkupton adhurimin e Allahut permes kryerjes se ritualit te
    Haxhit ne nje kohe te caktuar (dita e 9-12 e muajit Dhul-Hixhe) dhe ne nje vend te
    caktuar (Mekë), si dhe ne nje menyre te caktuar.


    Allahu xh.sh. e beri obligim kryerjen e Haxhit per Muslimanet ne vitin e
    nente te Hixhres (shpernguljes ne Medine). Ndaj Muhamedi as. ka bere vetem
    Haxhin e Lamtumires. [Lexo Fjalën e
    Lamtumirës se Profetit]




    Figurat që vijojnë paraqesin vendet që
    vizitohen nga Haxhinjtë gjatë ritualit të shenjtë të Haxhit.



    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit  HAXHI Hajjfull1


    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit  HAXHI Arafat1



    Per Haxhin ne Traditen e Profetit Muhamed (alejhi selam), apo ne Hadithe, gjejme
    se Muhamedi (as) ka thënë:





    • "Islami mbeshtetet ne pese
      shtylla: ..." Dhe nje nga shtyllat eshte Haxhi.




    • "Shperblimi i personit
      te cilit i pranohet Haxhi eshte Xheneti."




    • "Ai qe kryen Haxhin duke mos folur
      gjera te kota dhe
      duke mos kryer vepra te mbrapshta, do te kthehet nga Haxhi i paster nga
      gjynahet sikunder ne diten e pare te lindjes."




    Profeti as. ka thene: "O njerez, Allahu e beri Haxhin
    obligim per ju, ndaj kryejeni ate." Ne lidhje me kete nje person e pyeti, "O
    i Derguari i Allahut, a duhet kryer Haxhi per çdo vjet? Muhamedi as. heshti
    dhe njeriu ia perseriti pyetjen tre here. I tha Muhamedi as. se "Nese une do
    te them 'PO', atehere do te behej obligim per ju qe ta kryeni ate (Haxhin)
    çdo vit, por ju nuk do te jeni ne gjendje ta beni ate."




    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit  HAXHI Kaaba_door1




    Kaba: Disa të dhëna mbi madhesinë dhe historinë e saj



    Kaba (Qabja) është ndërtesa drejt të
    cilës Muslimanët drejtohen pesë herë në ditë gjatë namzait të tyre. Literalisht,
    fjala 'Kabë' në Arabisht i referohet një vendi të nderuar dhe prestigjioz.


    Aktualisht Kaba është e lartë
    afërsisht 12 metra. Dhoma brenda Kabes është 13 me 9 metra. Muret e Kabes janë 1
    metër të gjerë. Muret janë të gjitha prej guri. Muret brenda, në dallim nga ato
    jashtë, nuk janë të lustruara. Dyshemeja e dhomës qëndron 2.2 metra më lartë se
    vendi ku njerëzit kryejnë ritin e rrotullimit rreth Kabës (Ta'uafin).


    Kaba është ndërtuar dhe rindërtuar
    nga këta profetë: Ademi, Ibrahimi, Ismaili dhe Muhamedi (paqja qoftë mbi ta).
    Asnjë godinë tjetër nuk e ka patur këtë nder. Ndërtimi i parë i Kabës është bërë
    nga Profeti Adem (alejhi selam). Në Kur'an Allahu thote se kjo ishte shtëpia e
    parë e ndërtuar nga njerëzimi për të adhuruar Allahun. Pas kësaj, Ibrahimi dhe
    Ismaili (paqja qoftë mbi ta) e rindërtuar Kabën.


    Historianët dhe dijetarët janë të
    mendimit se Kaba është rindërtuar diku nga 5 deri ne 12 herë. Rikonstruksioni më
    i fundit i Kabës u bë në vitin 1996.












    Historia e
    Sakrifices se Ibrahimit -
    ...Si mundet Ibrahimi ta marre birin e tij te dashur,
    frutin e jetes se tij, gezimin e jetes se tij, dhe t'ia vere thiken ne fyt?
    Ismaili i ri duhet te vdiste dhe Ibrahimi plak te jetonte?! Kushedi sesi eshte
    ndjere Ibrahimi as. Brenda tij duhet te kete qene nje xhihad i vertete. Te
    zgjedhe midis Zotit dhe Ismailit. Cilen do te zgjedhe Ibrahimi? Dashurine e
    Zotit apo dashurine per vete? Besimin apo emocionet? Pergjegjesine apo
    kenaqesine? ...

      الوقت/التاريخ الآن هو الأحد 28 أبريل - 16:17:09