Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Rinia dhe morali Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Rinia dhe morali

    jonuz
    jonuz
    Aiutattivo-a
    Aiutattivo-a


    Località*الدولة* : Albania

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 309

    Rinia dhe morali Empty Rinia dhe morali

    مُساهمة من طرف jonuz السبت 9 مايو - 20:00:45

    Nderi dhe mosprekja e pasurisë së ndaluar:

    Muslimani është i ndershëm dhe nuk prek pasurinë e huaj dhe nuk e mer pa të drejtë.

    Shikoni një shembull shumë interesant nga koha e Omer ibën Andul-Azizit. Një natë kishte mysafir disa ministra dhe bisedonte me ta për disa çështje të shtetit. Pasi përfunduan ato bisedime, ai e fiku llambën e parë dhe nxori llambën tjetër. Ministrat të habitur i thanë pse e ndërrove llambën? Tha: fillimisht biseduam për shtetin dhe përdora llambën e shtetit, kurse tash bisedojmë tema të lira dhe private andaj e ndeza llambën time.

    Shikoni se si ky njeri ka qenë i ndershëm dhe nuk ka abuzuar me pasurinë e shtetit dhe është kujdesur deri në imtësirat më të mëdha.

    Ka edhe shumë shembuj nga historia islame se si shokët e ngushtë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kanë dhënë shembull të shkëlqyeshëm në ndershmëri dhe kujdes për ta fituar pasurinë me hallall dhe të drejtë. I këtillë ka qenë Abdurahman ibën Aufi, radijallahu anhu, i cili nuk pranoi pasurinë e Sadit, radijallahu anhu, të cilën ia ofroi pasi që u shpërngul nga Mekeja në Medinë, por kërkoi nga ai t'ia tregojë tregun, sepse ai kishte aftësi për të fituar pasuri nga tregtia. (Buhariu).


    Nderi në ushqim dhe pije:

    Muslimani e ruan nderin e vet dhe largohet nga kafshata e ndaluar, sepse çdo pjesë e trupit që ushqehet me haram do të digjet nga zjarri i xhehenemit.

    All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

    {يا أيها الذين آمنوا كلوا من طيبات ما رزقناكم واشكروا لله إن كنتم إياه تعبدون} [البقرة: 172].

    "O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni". (El-Bekare: 172).

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka stimuluar që të hamë ushqim hallall dhe na ka treguar se ushqimi më i mirë është ajo që ha njeriu nga puna e dorës së vet.

    (ما أكل أحد طعامًا قط خيرًا من أن يأكل من عمل يده، وإن نبي الله داود كان يأكل من عمل يده) [البخاري].

    "Askush ska ngrënë ushqim më të mirë se sa ajo që e fiton njeriu me dorën e vet. Davudi, Pejgamberi i All-llahut hante nga ajo që fitonte me dorën e vet". (Buhariu).

    Fitimi i hallallit i jep njeriut krenari dhe nder, kurse harami poshtërsim, nënçmim dhe zjarr.

    (إنه لا يربو (يزيد أو ينمو) لحم نبت من سُحْتٍ (مال حرام) إلا كانت النار أولى به) [الترمذي].

    "Çdo copë mishi që rritet nga pasuria haram, do ta meritojl zjarri i xhehenemit". (sahih, Tirmidhiu).


    Nderi i gjuhës:

    Muslimani e ruan nderin dhe nuk e përdor gjuhën për sharje dhe ofendime, por flet fjalë të zgjedhura dhe të mira.

    All-llahu, subhanehu ve teala, i cilëson muslimanët duke thënë:

    {وهدوا إلى الطيب من القول وهدوا إلى صراط الحميد} [الحج: 24].

    "Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme". (El-Haxh: 24).

    All-llahu, azze ve xhel-le, tregon llojin e fjalëve që i pranon duke thënë:

    {إليه يصعد الكلم الطيب والعمل الصالح يرفعه} [فاطر: 10].

    "... te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon..". (Fatir: 10).

    All-llahu, tebareke ve teala, na urdhëron vazhdimisht që të flasim fjalë të mira duke thënë:

    {وقولوا للناس حسنًا حٍسًنْا} [البقرة: 83].

    "...dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; ...". (El-Bekare: 83).

    Normalisht se mbi këtë pjesë të temës ka shumë argumente fetare nga Kurani dhe Sunneti që flasin për vlerën e thënies së fjalëve të mira dhe kujdesit nga fjalët e shëmtuara dhe të këqija, kurse qëllimi ynë në këtë rast nuk është grumbullimi i këtyre teksteve dhe prezantimi i krejt këtyre argumenteve, por vetëm potencomi i vlerës së thënieve të mira dhe se edhe në këtë rrafsh del në shesh nderi i muslimanit.


    Nderi dhe mos lypja prej tjerëve:

    Muslimani e ruan nderin e vet dhe nuk lyp prej tjerëve edhe kur ka nevojë, ai nuk bëhet lyps e as që kërkon pasuri pa punë.

    All-llahu, azze ve xhel-le, i lavdëron njerëzit e varfër, të cilët nuk lypin prej njerëzve edhe pse kanë shumë nevojë për lëmoshë, por këtë nuk e kanë bërë ndershmëria e tyre:

    {يحسبهم الجاهل أغنياء من التعفف تعرفهم بسيماهم لا يسألون الناس إلحافًا} [البقرة: 273].

    "...prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit...". (El-Bekare: 273).

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    (اليد العليا خير من اليد السفلى، وابدأ بمن تعول وخير الصدقة ما كان عن ظهر غِنًى، ومن يستعففْ يُعِفَّهُ الله، ومن يستغنِ يُغْنِه الله) [متفق عليه].

    "Dora e lartë është më e mirë se sa dora e ultë. Fillo me ata që kujdesesh, kurse pasuria më e mirë është ajo që e jep njeriu kur është i pasur. Ai që tregohet i ndershëm, All-llahu e bën të ndershëm dhe ai që nuk lakmon, All-llahu e bën të pasur". (Buhariu dhe Muslimi).


    Vlera e nderit

    Njeriun e ndershëm dhe të dëlirë e presin shpërblime të mëdha dhe të bollshme te All-llahu, subhanehu ve teala.

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke treguar vlerën e nderit mes tjerash ka thënë:

    (سبعة يظلهم الله - تعالى -في ظله يوم لا ظل إلا ظله: إمام عادل، وشاب نشأ في عبادة الله، ورجل قلبه معلق في المساجد، ورجلان تحابا في الله اجتمعا عليه وتفرقا عليه، ورجل دَعَتْهُ امرأةٌ ذات منصب وجمال فقال: إني أخاف الله، ورجل تصدق بصدق فأخفاها حتى لا تعلم شماله ما تنفق يمينه، ورجل ذكر الله خاليًا ففاضت عيناه) [متفق عليه].

    "Shtatë kategori njerëzish do t'i fus All-llahu nën hijen e Tij, atë ditë që ska hije tjetër përpos hijes së Tij: Imami i drejtë, i riu që rritet në adhurim ndaj All-llahut, njeriu që e ka zemrën e lidhur për xhami, dy njerëz që duhen për All-llahun, për hirë të Tij bashkohen dhe për hirë të Tij ndahen, njeriu, të cilin e thërret një grua me pozitë dhe bukuri, e ai thotë: unë kam frikë All-llahun, njeriu që jep sadaka dhe e fsheh saqë nuk e di dora e majt çka jep e djathta dhe njeriu i cili e përmend All-llahun në vetmi dhe i rrjedhin lotët". (Buhariu dhe Muslimi).

    Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i luteshe Zotit të vet duke thënë:

    (اللهم إني أسألك الْهُدَى والتُّقَى والعفاف والغنى) [مسلم].

    "All-llahu im, kërkoj prej Teje udhëzim, devocion, nderë dhe pasuri". (Muslimi).

    All-llahu, azze ve xhel-le, i ka lavdëruar besimtarët që e ruajnë nderin e tyre dhe janë larguar nga harami duke thënë:

    {والذين هم لفروجهم حافظون. إلا على أزواجهم أو ما ملكت أيمانهم فإنهم غير ملومين. فمن ابتغى وراء ذلك فأولئك هم العادون} [المؤمنون: 5-7].

    "... ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,...". (El-Muminun: 5- 7).


    Dy shembuj të nderit nga historia islame


    Jusufi, alejhisselam

    All-llahu, azze ve xhel-le, na ka treguar në Kuran një tregim shumë interesant, të cilin e ka emërtuar si tregimi më i mirë, i cili duhet të na shërbejë si shembull neve muslimanëve të rinj se si ta ruajmë nderin.

    Jusufi, alejhisselam, i cili u edukua në prehër të babait të tij, Jakubit, alejhisselam, ia kishin zili vëllezërit e tij, e morën dhe e hodhën në pus, pastaj erdhi një karvan dhe e shpëtuan nga ky pus dhe e morën me vete për në Egjipt. Atje e bleu Azizi, ministri më i madh i Egjiptit, pasi që pa bujarinë, bukurinë dhe ndershmërinë e tij.

    Kërkoi nga gruaja e tij që të kujdeset për te dhe të sillet mirë me te.

    U rrit Jusufi, alejhisselam, u bë djalosh i fuqishëm dhe i bukur. Filloi t'i pëlqen gruas së Azizit, për shkak se ishte i ri, i bukur dhe i fuqishëm. Filloi shejtani t'i bëjë vesvese që të bëjë mëkat me te. Priti deri sa doli Azizi dhe pastaj e mbylli derën mirë dhe fort, u bë gati dhe u përgatit për mëkat. E thirri jusufin, alejhisselam, në dhomën e saj për të rënë në mëkat, kurse ia ktheu me plot nder dhe dëlirësi, duke thënë:

    {معاذ الله إنه ربي أحسن مثواي إنه لا يفلح الظالمون} [يوسف: 23].

    "...Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses". (Jusuf: 23).

    All-llahu më ruajt që ti përgjigjem asaj në të cilën më thërret, ta zbatoj dëshirën tënde edhe pse i ke mbyllur dyert, pasiqë All-llahu i di edhe lëvizjet e qerpikëve dhe ato që fshihen brenda gjoksit.

    E mbrojti nderin e vet edhe pse ishte i ri, në vend të huaj, se njihte askush, kishte nevojë, gruaja e bukur, me pushtet, i kërcënohej, mirëpo sërish nuk pranoi të bie në këtë gabim.

    Le të mbetet ky Pejgamber i All-llahut shembull për ne, i cili edhe pse u ballafaqua me një rast shume specifik dhe me nje sprovë shume delikate, mirëpo nuk ra në mëkat dhe nuk bëri këtë gabim.


    Shembulli i dytë


    Tregimi i tre personave që kishin mbetur të mbyllur në një shpellë pasi që ishin strehuar nga shiu. Secili prej tyre kishte filluar ti lutet All-llahut me veprat e tija të mira që i ka bërë në të kaluarën me shpresë se këto lutje do tu ndihmojnë që të dalin nga kjo gjendje.

    Njëri prej tyre u lut duke e treguar këtë rast:

    "Kisha një femër të cilën shumë e doja dhe kërkoja prej saj që të bija në mëkat, mirëpo ajo refuzonte derisa një ditë kishte një krizë ekonomike dhe erdhi te ky që të kërkon para, e ky e shfrytëzoi rastin dhe i tha: nuk të jap para derisa të më jepesh. E braktisi kjo femër këtë dhe shkoi në vend tjetër të kërkon para, mirëpo askund nuk gjeti dhe u detyrua që ti kthehet sërish këtij. Kur iu afrua dhe u bë gati për të rënë në mëkat, ajo i tha:

    "Ke frikë All-llahun dhe mos e nëpërkëmb këtë nder përpos se me të drejtë". Pastaj e frikësoi me dënimin e All-llahut. U zgjua ky njeri dhe iu kthy mençurisë dhe pjekurisë, ia dha pasurinë dhe u pendua te All-llahu.

    Ishte në prag të veprës, kishte shansë të volitshme, askush nuk mund ta ndalte nga kjo vepër, mirëpo frika prej All-llahut ishte ajo që e ndaloi dhe e flaku këtë mëkat dhe ia la paratë.

    Pastaj iu lut All-llahut me këtë vepër të mirë që ti liron All-llahu nga ky burgim me këtë shkëmb. All-llahu iu përgjigj kësaj lutjeje, sepse kjo vepër ishte e sinqertë, atëherë lëvizi shkëmbi dhe dolën këta tre persona nga kjo shpellë dhe shpëtuan nga vdekja e sigurtë.

    Pra nderi ishte një virtyt i cili i shpëtoi këta njerëz nga shkatërrimi i sigurtë. (Këtë tregim e transmeton Buhariu dhe Muslimi).

      مواضيع مماثلة

      -

      الوقت/التاريخ الآن هو السبت 27 أبريل - 20:23:49