Mjaftueshmëria në akideh
Me emrin e Allahut, I Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëdhuruesi.
1) Ibn Kudamah el Makdisi (Allahu e mëshiroftë) tha: I gjithë lartmadhërimi dhe falenderimi i takojnë vetëm Allahut që madhërohet në çdo gjuhë dhe adhurohet në çdo kohë. Nuk ka vend ku Dija e të Cilit nuk gjendet dhe një çështje nuk e pengon Atë nga një çështje tjetër. Ai është i pastër dhe i lartëmadhëruar nga të pasurit të barabartë dhe partner me Të dhe nga të pasurit grua apo fëmi. Të gjithë robët e Tij i nënshtrohen Vullnetit të Tij. Asnjë intelekt nuk mund ta përfytyrojë Atë, sado të mundohet dhe asnjë zemër nuk mund ta përshkruajë Atë.
"E askush e asgjë nuk është si Ai. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi" (42 :11)
Atij i takojnë Emrat më të bukur dhe Atributet më të larta.
"I Gjithëmëshirëshmi u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh. Atij i përkasin ç'është në qiell dhe ç'është në tokë, ç'është ndërmjet tyre dhe ç'është nën dhe. Dhe nëse ti e thua me zë (duanë) nuk ka dyshim se Ai e di të pa shfaqurën dhe atë ç'është akoma më e fshehtë në thellësi. Allah! Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë veç Atij! Atij i takojnë emrat më të Bukur dhe më të Lartë". (20 :5-8)
Dija e Tij përfshin gjithëçka, Ai nënshtron të gjitha krijesat me Nderin dhe me Sundimin e Tij. Dija dhe mëshira e Tij përfshinë gjithëçka.
"Ai e di çfarë u ndodh atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do tu ndodhi atyre në (ahiret) dhe ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga Dija e Tij". (20:110)
Ai përshkruhet sikurse e ka përshkruar Vehten në librin e Tij apo siç e ka përshkruar Atë, profeti i Tij fisnik.
هذه مُجرَّد مُعاينة لتصميم تم اختياره من موقع Hitskin.com
تنصيب التصميم في منتداك • الرجوع الى صفحة بيانات التصميم