FAQJA E HADITHIT Hitskin_logo Hitskin.com

هذه مُجرَّد مُعاينة لتصميم تم اختياره من موقع Hitskin.com
تنصيب التصميم في منتداكالرجوع الى صفحة بيانات التصميم

Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.

FAQJA E HADITHIT Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    FAQJA E HADITHIT

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    حديث FAQJA E HADITHIT

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 22 ديسمبر - 21:37:55

    FAQJA E HADITHIT



    Ka thënë i Derguari i Allahut - Muhamedi as.:
    "Allahu thote: Unë jam pranë robit tim ashtu sikur që më mendon: nëse më përmend
    në vete, do ta permend në veten Time; nëse më përmend në grup, do ta përmend në
    një grup më të mirë se ata; nëse më afrohet një pëllëmbë, do t'i afrohem një
    krah; nëse më afrohet një krah, do t'i afrohem një pashë; e nëse më vjen duke
    ecur, do t'i shkoj duke vrapuar."

    (Buhari & Muslim)


    Nga Ebu Abbas Abdullah Ibn Abbasi,
    radiall-llahu anhuma, transmetohet se ka thene: "Nje dite kam qene me te
    Derguarin e Allahut (saus), dhe me tha:
    "O djalosh, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend Allahun, Allahu do te te
    ruaje ty. Kije ndermend Allahun, do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko
    prej Allahut. Nese kerkon ndihme, kerkoje prej Allahut. Dije se sikur tere
    populli te tubohej qe te te ndihmoje ne dicka, nuk do te te ndihmonin, pervec
    ate cka te ka caktuar Allahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne
    dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka Allahu tashme te ka caktuar.
    Jane ngritur lart pendat dhe jane thare faqet (dmth cdo gje eshte caktuar e
    mbaruar)."
    (Tirmidhiu)


    Ka thene i Derguari i Allahut Muhamedi
    savs. se "Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë, derisa të dëshirojë
    per vëllaun e vet atë që e dëshiron per veten".

    (Mutefekun alejhi)


    Ka thënë i
    Derguari i Allahut - Muhamedi as.: "Kushdo prej
    Muslimanëve që mbjell një pemë ose hedh një farë, nga e
    cila më vonë do të hanë zogjtë, njerëzit ose kafshët,
    kjo punë e tij do të konsiderohet si nje dhuratë
    bamirësie për të."

    (Sahih Buhari)


    Muhamedi a.s. ka thene: "Pasha Ate qe ka ne dore shpirtin tim, do te urdheroni per te mire dhe do te
    ndaloni nga e keqja ose perndryshe Allahu do te dergoje mbi juve denim, pastaj
    do t'i luteni Atij dhe nuk do t'ju pergjigjet."
    (Tirmidhiu)


    Uthman ibn Affan r.a. thote se i Derguari i
    Allahut ka thene: "Me i miri prej jush eshte kush meson Kur'an dhe kush ia meson ate dikujt."
    (Transmeton Tirmidhiu)


    Ebu Umamete r.a. thote se e kam degjuar te
    Derguarin e Allahut duke thene: "Lexojeni Kur'anin, vertet ai do te ndermjetesoje diten e gjykimit per te
    zotet e vet."
    (Transmeton Muslimi)


    Ibn Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se
    Pejgamberi s.a.u.s. ka thene: "Nuk ka xhelozi, pervecse ne dy veta: Njeriut te cilit Allahu ia ka dhene
    Kur'anin dhe ai eshte me te dite e nate dhe njeriut te cilit Allahu i ka dhene
    pasuri dhe ai ate e harxhon nate e dite ne bamiresi."
    (Muttefekun alejhi)


    Nga Ebi Dheri El-Gafaranij (Allahu qofte i
    kenaqur me te) thote: "Me ka urdheruar Shoku i zemres (alejhi es-salatu ve
    es-selamu) per shtate gjera:
    1- me urdheroi te dua te varferit dhe te rri afer tyre;
    2- te shikoj tek ai qe eshte poshte meje dhe mos te shikoj tek ai i cili eshte
    siper meje;
    3- te permiresoj lidhjet farefisnore edhe nese ata (njerezit) ftohen;
    4- te mos pyes (kerkoj) askend per asgje;
    5- te them te verteten edhe nese eshte e hidhur;
    6- te mos i kem friken qortimit per hir te Allahut;
    7- te shtoj thenien (La haule ve la kuete ila bilah - Nuk ka as ndryshim dhe
    as force pa Allahun), sepse keto fjale jane nga thesaret poshte Arshit, Froni
    i Allahut. Krijesa me e madhe e Tij poshte Arshit eshte Xheneti el-firdeus.
    (Transmeton Ahmedi dhe Ibn Hibaan. Hadithi eshte i mire)

      مواضيع مماثلة

      -

      الوقت/التاريخ الآن هو الأحد 19 مايو - 15:59:50