Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjale  nga Nasrudin ALBANI Hitskin_logo Hitskin.com

هذه مُجرَّد مُعاينة لتصميم تم اختياره من موقع Hitskin.com
تنصيب التصميم في منتداكالرجوع الى صفحة بيانات التصميم

Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.

Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjale  nga Nasrudin ALBANI Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjale nga Nasrudin ALBANI

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6995

    islam Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjale nga Nasrudin ALBANI

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 22 ديسمبر - 21:47:15

    Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili
    e bëri namazin farz për robërit e Tij dhe i urdhëroi që ta falin dhe ta kryejnë
    në mënyrë më të mirë.
    Bekimi dhe shpëtimi
    i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, të cilit i është drejtuar duke i
    thënë: ''Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u
    është shpallur atyre.''( Nahl: 44). Dhe Muhammedi saws e realizoi këtë detyrë në
    mënyrë të plotë. Prej gjërave që i
    shpjegoi me gojë dhe me punë ishte edhe namazi. Aq bukur e shpjegoi saqë një
    herë fali namaz në mimber, duke u ngritur e duke bërë ruku, e pasi mbaroi faljen
    u tha: '' E kam bëre këtë gjë që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim''
    (Buhariu dhe Muslimi). Si dhe na e bëri obligim pasimin e tij duke thënë: ''
    Faluni ashtu sikur që më shihni duke u falur.''( Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).
    Muhammedi saws e ka përgëzuar atë që e falë namazin ashtu siç e
    ka falur ai, duke i siguruar hyrje ne Xhennet nga ana e All-llahut duke thënë :
    ''All-llahu azze we xhel-le i ka bërë farz pesë namaze. Ai që merr mirë abdest,
    i falë në kohë të tyre, i plotëson rukutë dhe sexhdet e tyre dhe i falë me
    frikë-respekt, All-llahu i siguron falje mekatesh, kurse ai që nuk vepron
    kështu, nëse don ia falë, perndryshe e dënon. (Hadithi është sahih, shiko Sahih
    Ebu Dawud) Bekimi dhe shpëtimi qofshin mbi familjën e
    tij, shokët e tij të devotshëm e të pastër, të cilët neve na transmetuan
    ibadetin e tij, namazin, fjalët dhe veprat e Muhammedit saws, vetëm keto i bënë
    drejtim dhe shembull për to, dhe mbi ata që ecën rrugës së tyre deri në Ditën e
    Kijametit.





    Pasiqë njohja e kësaj në
    mënyrë të qartë nuk u mundësohet shumicës së njerëzve, bile edhe as dijetarëve,
    nga shkaku i të kapurit të tyre për ndonjë medhheb të caktuar. Kurse çdo dijetar
    që punon në shërbimin e sunnetit të pastër, në aspekt të tubimit dhe marrjës së
    fikhut, din se në çdo medhheb ka gjëra që nuk gjenden në medh'hebin tjeter, dhe
    në të gjitha medhhebet ka gjëra që nuk janë të vërteta, e të ciëat i mveshen
    Pejgamberit saws sidomos këtë mund ta gjejmë në librat e mëvonshëm , të cilët
    pohojnë në mënzrë të prerë se kjo është prej vepres se Muhammedti saws. Për këtë
    shkak dijetaret e hadithit, All-llahu i shpërbleftë me të mira, kanë
    shkruajtur vepra ku tregojnë gradën e haditheve të librave të njohura të
    fikhut, siç është libri El Inaje bima'rifeti ehadihtil-hidaje dhe Et-turuku
    wel-wesail fi tehrixhi hulasetud-delail të dijetarit Abdulkadir bin Muhammed ed
    Kurejsh, El Hanefi dhe Nesbur-raje ila ehadi-thil-hidaje, te dijetarit El-hafidh
    Zejlai, etj.





    Unë them: Pasiqë njohja e
    kësaj gjëje është e vështië për shumicën e njerëzve, e shkruajta këtë libër që
    të mësojnë menzren e namazit te Resulull-llahut saws e të udhëzohen me udhëzimin
    e tij, duke shpresuar nga All-llahu swt atë qe na ka premtuar në gjuhë të
    Pejgamberit të Tij saws: '' Kush thërret në udhëzim ka shpërblim (për këtë) dhe
    shpërblimin e atyre që veprojnë me këtë udhëzim, duke mos u pakësuar ky
    shpërblim'.' (Transmetoi Muslimi dhe të tjerët)






    Pasiqë nuk
    hasa në ndonjë libër
    përmbledhëse
    me këtë tematikë,
    e pashë për detyrë
    që për vëllezërit
    e mi muslimanë, të cilët
    kanë deshirë të
    pasojnë udhëzimin e Muhammedit
    saws, të bëj një
    libër që do të
    përmbledhë, aq
    sa mundet, çdo send që ka të
    bëjë me formën
    e namazit te Muhammedit saws prej tekbirit e deri te selami( fundi
    i namazit), në mënyrë
    që t’ia lehtësojë
    lexuesit, simpatizuesit te vertetë të
    Muhammedit saws, realizimin e urdhërit te tij:
    Faluni ashtu sikur që me
    shihni duke u falur
    ”. Për këtë
    shkak përvesha krahet, tubova hadithet që
    kanë të bëjnë
    me qëllimin tim, rezultat i të
    cilit është ky libër.
    I kam vënë kusht vetës
    që mos të përmendi
    në këtë libër
    asnjë hadith jo të vërtetë
    duke pasë parasysh rregullat e terminologjisë
    se hadithit. Për këtë
    shkak kam lënë anash
    çdo hadith të dobët,
    pa marrë parasyshë se a ka të
    bëjë me formën,
    dhikrin ose veprat e vlefshme, ngase besoj se hadithi
    i vertetë mjafton, kurse hadithi
    i dobët nuk na jep vetëm
    se paragjykime, kurse paragjykimi, siq thotë All-llahu:
    “…nuk eshte asgje ndaj se vertetes”
    (Nexhm:28) dhe si ka thene Pejgamberi saws: “
    Keni droje paragjykimet ngase paragjykimi është
    fjala më e rrejshme.” (Buhariu
    dhe Muslimi).





    All-llahu xh.sh. nuk ka kërkuar
    prej nesh ta adhurojmë me hadithe të
    tilla, bile Muhammedi saws na ka ndaluar nga kjo duke thënë:
    “Keni droje te transmetuarit e shumtë
    nga unë, kurse ai që flet nga unë
    le të thotë vetëm
    të vërtetën
    dhe të drejtën. Kush thotë
    për mua atë që
    nuk kam thënë, le të
    përgatitë karrige prej zjarri.”
    (Iben Ebil Shejbe dhe Ahmedi) Pasiqë ka ndaluar Muhammedi
    saws të transmetuarit e hadithit të
    dobët, më parë
    do të ndalonte te vepruarit më të.
    E kam quajtur Forma e Namazit te Muahmmedit saws, prej tekbirit e deri ne Selam
    sikurse e sheh. Lus All-llahun xh.sh qe ta bëjë
    te sinçertë për
    Fytyrën e Tij të Ndershme dhe t’u
    bëjë dobi me të vëllezërve
    te mi besimtar. Ai është Dëgjues
    dhe Përgjegjës.





    Metoda


    Pasiqë tema e këtij
    libri ishte sqarimi i faljes
    së Muhammedit saws, është
    e natyrshme që mos t'i përmbahem
    asnjë medh’hebi, nga shkaku që
    përmenda më parë.
    Kështu që kam përmendë
    çdo hadith të vërtetë,
    ashtu siq kanë vepruar Muhadithinet në
    të kaluarën dhe ashtu siç veprojnë
    edhe sot. Ebul-Hasan El -Lakneviu thotë:
    '' Kush shikon me shikim të drejtë
    dhe kush fundosët në detin e
    fikhut dhe të usulit pa kufi kupton se shumë
    çështje primare dhe sekondare
    në të cilat janë
    përçarë
    dijetarët, drejtimi i muhaditheve
    është më i
    fortë se te tjerët. Unë
    çdo herë që përcjellja
    përçarjet e dijetarëve,
    fjalën e muhadithëve
    e gjeja më afër të
    vertetës. All-llahu i mbrojtë.
    All-llahu na ringjalltë ne grupin
    e tyre dhe na mundësoftë që
    të vdesim duke i dashur dhe duke
    i pasuar ata.”
    Për këtë shkak ky libër do të jetë përmbledhës i asaj që është shpërndarë në
    brendinë e librave të ndryshëm të hadithit dhe fikhut, pa marrë parasyshë
    ndryshimin e mendimeve te tyre, pasiqë asnjë libër nuk e përmbledh gjithë të
    vërtetën. Shpresojmë se ai që
    do të veprojë me këtë
    do të jete prej atyre që janë
    të udhëzuar “Në
    atë që u kundershtuan ndërmjet
    veti, me lejën e All-llahut, All-llahu e nxjerr në
    rrugë të drejtë
    atë që dëshiron.”
    (Bekare: 213)





    Pasiqë unë
    ia obligova vetës këtë
    metodë, dmth te kapurit për
    sunnetin e vertetë, dhe e përdora
    këtë metodë
    në këtë libër
    (ose liberth), dhe në librat
    tjerë që do të
    përhapën ndërmjet
    njerëzve, jam i bindur se shumica
    nuk do të jenë të
    kënaqur nga kjo. Shumë grupe dhe
    medh’hebe, bile shumica prej tyre do të
    ofendojnë dhe do të qortojne me
    gojën dhe lapsat e tyre, mirëpo
    kjo nuk është gjë
    për mua, ngase unë e di se të
    kënaqurit e njerëzve
    është qëllim
    i paarritshëm dhe se
    “ Ai që i bën
    të kënaqur njerëzit
    duke e hidhëruar All-llahun, All-llahu këtë
    njëri e le ne duart e njerëzve”
    siç thotë Muhammedi saws. (Tirimidhiu, Kadaiu e te
    tjere, hadithi eshte sahih)






    Disa thenie te
    imameve



    E shoh të arsyeshme
    të përmendi disa thënie
    të imamëve, ndoshta në
    to ka përkujtim për ata që
    i pasojnë verbërisht, bile
    edhe ata që i bëjnë
    taklid atyre që janë në
    gradë më të
    vogël se ata, dhe kapën për
    medh’hebet dhe fjalët e tyre,
    sikur te ishin zbritur nga qielli. All-llahu xh.sh. thote: “Pasoni
    atë që u eshte zbritur nga Zoti
    juaj, e mos zini miq pos Tij. Pak po përkujtoheni.”
    (Araf:3).





    • Ebu Hanifeja rahimehull-llah


      I pari prej imamëve
      është Ebu Hanifeja
      rahimehull-llah. Prej tij janë transmetuar fjalë
      dhe thënie të shumta, të
      gjitha të drejtojne tek domosdoshmëria
      e të vepruarit ne hadith dhe në
      lënien e mendimeve te imamëve, të
      cilat i kundërshtohen hadithi.



      A) “Hadithi
      i vertetë është
      medh’hebi im” (Iben Abidin
      dhe Shejh Salah El-Fulani)



      B) “ Nuk
      i lejohët askujt të
      merr fjalën time, përderisa
      nuk e di nga e kam marrë unë”
      ( Ibnu Abdellberri, Ibnuk -kanji, Ibn Abidin etj. Unë
      them (Albani) ''Po që se kjo
      është fjala e tyre për
      ata që nuk dinë argumentin e
      tyre. A thua vallë ç’thonë
      për ata që dinë
      se argumenti është në
      kundërshtim me fjalën e tyre, e
      pastaj jep fetwa në kundërshtim
      me argumentin. Vetëm kjo thënje
      mjafton për të rrëzuar
      taklidin.






    • Malik Ibn Enesi rahimehull-llah:


      A) “Unë
      jam krijesë, e qëlloj dhe gaboj.
      Shikoni në mendimin tim, çdo
      mendim që pëlqen
      me Kur’an dhe sunnet, atë
      merrni. Kurse çdo mendim që
      nuk është në
      pëlqim me Kur’an dhe sunnet
      mos e merrni.( Ibnu Albdellberri, Fulani dhe Ibni Hazmi)



      B) “Prej
      çdo personi pos Muhammedit saws merrën
      (disa fjalë) dhe lihën (disa
      fjalë), përveq Muhammedit saws.
      (Ibnu Abdellberri dhe Ibn Hazmi)






    • Shafiu rahimehull-llah:


      A) Të gjithë
      muslimanët janë të
      një mendimi se atij që mëson
      ndonjë sunnet prej Resulull-llahut saws nuk
      i lejohet të lënë
      këtë për
      shkak të ndonjë fjale të
      dikujtë tjetër”
      (Ibnul-kjjimi dhe Fulani)



      B) Hadithi i vërtetë
      është medh’hebi im.”
      (Neveniu, Sha’rani, Hakimi Bejhakiu dhe Fulani)



      C) Çdo hadith
      i Muhammedit saws
      është fjala ime edhe pse nuk
      e keni dëgjuar prej meje” (Ibn
      Ebi Hatimi).




    • Ahmed Ibn Hanbeli rahimehull-llah:


      A) “ Mos më
      bën taklid, as mos i beni taklid
      Malik-ut, as Shafiut, as Evzaiut, as Theuriut, por mere nga kanë
      marrë ata”( Fulani dhe Ibnul-kanji)



      B) “Kush
      refuzon hadithin e Pejgamberit saws i është
      afruar shkatërrimi” (Ibnul-Xhevziu).





    drejtuarit nga Kibla



    Njeriu që do të
    falë namaz drejtohet kah Kibla (Qabja) pa marrë
    parasysh vendin ku gjendet, duke bërë
    nijet të falurit e namazit që
    vijon (Vendi i nijetit është
    zemra, e nuk duhet shqiptuar me gojë,
    ngase këtë vepër
    nuk e ka bërë Muhammedi saws e as
    sahabët e tij. Për këtë
    shkak një vepër që
    nuk e kanë bërë
    ata as ne nuk duhet ta bëjmë,
    ngase kjo vepër konsiderohet bidatë.
    Muhammedi saws kur ngritej për në
    namaz drejtohej kah Kibleja, qoftë ne namaz te farzit ose
    te nafilës. Ky hadith është
    mutevair, dmth e kanë transmetuar
    nga çdo gjeneratë një
    grup njerëzish, ashtuqë numri
    i madh i tyre mohon mundësinë
    e gënjeshtres. Gjithashtu, ka urdhëruar
    duke thënë: “Kur
    të ngritesh në namaz, merr mirë
    abdest, pastaj drejtohu kah Kibleja dhe merr tekbir ,dmth thuaj Allahu Ekber (Buhariu
    dhe Muslim)






    falurit drejt Sutrës



    Të marrish sutre
    para vetës gjatë namazit
    është vaxhib (obligim
    i domosdoshëm). Sutre
    është një
    send që vendosët para vetës
    në madhësi sa një
    bërryl. Mund te jet dru, gur, njeri, dmth shpina e tij,
    ose diç tjetër në
    këtë madhësi.
    Duhët të jet në
    largësi aq sa të ketë
    mundësi të vej kokën
    në sexhde para sutrës. Kjo ka të
    bëjë me atë
    që falet në vete, mirëpo
    sa i takon njeriut që falët
    pas imamit, ky person nuk duhet të merr sutre, por
    mjafton sutreja e imamit, dmth sutreja e imamit është
    sutre për të. Muhammedi saws thotë:
    “ Falu drejt sutres dhe mos lë
    askend të kalojë para teje. Nëse
    refuzon (dhe don te kalojë), atëherë
    luftoje, ngase me të është
    shejtani.(Transmetoi Ibni Huzejmeja me sened te fortë).
    Gjithashtu thotë: “Kur të
    falet ndokush drejt sutres, le t’i
    afrohet sutres, që mos t’ia ndërpret
    shejtani namazin. (Transmetoi Ebu dvudi, Bezzari, Hakimi,
    dhe thotë: Hadithi është
    i vertetë. Këtë
    e kanë pëlqyer edhe Dhehebiu dhe
    Neveviu). Muhammedi saws qëndronte afër
    sutrës, ashtu që ndërmjet
    tij dhe murit (dmth sutrës) kishte tre bërryla
    .( Tran, Buhariu dhe Ahmedi). “Kurse ndermjet vendit të
    sexhdës dhe murit, sa te kalojë një
    dele.(Trans Buhariu dhe Muslimi)






    Marrja e tekbirit
    fillestar



    Marrja e tekbirit fillestar bëhet
    duke ngritur duart deri ne supe ose deri ne vesh duke thënë:
    “All-llahu Ekber (All-llahu është
    me i madhi) dhe duke shikuar ne vendin ku do te bëjë
    sexhde. (Fig 1) Muhammedi saws ka filluar namazin me thënien
    All-llahu Ekber. (Muslimi dhe Iben Maxheja.) Gjithashtu ka thënë:
    “ Nuk plotësohet namazi
    i ndokujtë përderisa
    të merr abdest ashtu si duhët,
    pastaj të thotë All-llahu Ekber (Taberaniu
    me sened sahih)





    Muhammedi saws ka thënë:
    “Çelësi
    i namazit është
    pastërtia (abdesti), tekbiri ndalon veprat që
    nuk janë të namazit, kurse selami
    i lejon të bërit
    ato vepra” (Ebu Davudi, Tirimidhiu, Hakimi
    i cili thotë: Hadithi
    është sahih. Në
    këtë pëlqen
    edhe Dhehebiu). Muhammedi saws disa herë ka thënë
    tekbirin duke ngritur duart, ndërsa disa herë
    para se t`i ngritëte duart dhe
    disa herë pasi që ka ngritur duart.(
    Buhariu, Ebu Davudi dhe Nesaiu). Muhammedi saws disa herë i
    ngritte duart deri në supe e disa
    herë deri në vesh (Buhariu, Ebu
    Davudi, dhe Nesaiu).






    Vënia
    e duarve në gjoks



    Pas marrjës së
    tekbirit vendos duart në
    gjoks.(Fig 2) Vëndon dorën e
    djathtë mbi dorën e majtë,
    dmth mbi shputën dhe nyjen e dorës
    së majtë.(Fig 3) Muhammedi saws
    thotë: ``Ne pejgamberet jemi urdhëruar
    që ta shpejtojmë iftarin dhe ta
    vonojmë syfyrin, dhe të vëndojmë
    të djathtën mbi të
    majtën në namaz.(Ibnu Hibbani dhe
    Dijau me sened të vërtetë).
    Muhammedi saws kaloi pranë një
    njeriu qe po falej dhe e pa se kishte vendosur dorën e
    majtë mbi te djathtën. Ia zgjidhi
    duart dhe dorën e djathtë ia vuri
    mbi dorën e majtë. (Ahmedi dhe Ebu
    Dawudi me sened sahih). Muhammedi saws vendoste doren e djathtë
    mbi shpinën e së majtës,dhe
    mbi nyjen e dorës së majtë
    (Ebu Dawudi, Nesaiu, Ibnu Huzejmeja, me sened te vertetë,
    gjithashtu Ibnu Hibbani e ka vërtetuar).





    Duatë
    e fillimit të namazit dhe leximi i Fatihasë



    Pasi te marrish tekbirin fillestar fillon
    namazin me dua të cilat i ka thënë
    Pejgamberi saws. Ka mëse 12 dua me të
    cilat ka filluar namazin e tij Muhammedi saws, mirëpo për
    ju po zgjedhim tri:





    1. "All-llah-humme! Baid bejni we bejne
      hatajaje kema baadte bejnelmashriki wel-magribi. All-llah-ume! Nakk-ini min
      hatajaje kema junakkithetheu-belebjedi minedde-nesi.All-llah-umme! Igsilni min
      hatajaje bilmai weththelxhi welbere-di". (Buhariu , Muslimi dhe Ibn Ebu Shejbe)



      "O Zot! Largom prej mëkateve,
      ashtu siç ke larguar lindjën
      prej perëndimit.O Zot! Pastrom
      prej mëkateve ashtu siq pastrohen rrobat e bardha prej
      flliqësirës. O Zot! Laji mëkatet
      e mia me ujë, borë dhe breshër."




    2. "Subhaneke All-llah-umme we bihamdike we
      tebarakesmuke we teala xhedduke we la ilahe gajruke (Hadithi
      është sahih)



      "Qofsh I lavdëruar
      o All-llah dhe i Falendëruar .Emri
      Yt qoftë i bekuar dhe u lartësoftë
      Madhëria (Shkelqësia) Juaj. S`ka
      të adhuruar përvec
      Teje.’




    3. "Elhamdulil-lah hamden kethiren tajiben
      mubareken fihi". (Me këtë dua
      filloi namazin një sahabij. Në
      këtë rast Muhammedi saws tha
      ‘Pashë 12 melek ,
      nxitonin cili prej tyre do ta
      ngritë më parë’
      (tran Muslimi dhe Ebu Dawudi).



      "E falënderojmë
      All-llahun me falenderime të shumëta,
      të mira dhe të bekuara’.




    Pas leximit të njerës
    prej këtyre duave thotë: Eudhu
    bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim min hemzihi we nefhihi we nefthihi. (Hadithi
    është Sahih)



    Disa hadithe që
    flasin për domosdoshmërinë
    e leximit të Fatihasë dhe vlerën
    e saj




    1. Muhammedi saws thotë: “Nuk
    ka namaz për atë që
    nuk lexon në namaz Fatihatul-Kitab
    (Suren Fatiha) (Buhariu, Muslimi, Ebu Awwane dhe Bejhakiu)




    2. “Nuk vlerësohet namazi
    i personit që
    në namaz nuk lexon Fatihatul-Kitab”




    3. “Kush falë namaz e nuk e
    lexon në të Fatihatul-Kitab, ai
    namaz është i mangët,
    ai namaz është i mangët,
    ai namaz është i mangët
    , jo i plotë. (Muslimi dhe Ebu
    Awwane).





    Leximi i
    Fatihasë pas imamit



    Në fillim Muhammedi
    saws u lejoi sahabëve të lexojnë
    pas tij në namazet me zë (siq
    eshte sabah, akshami dhe jacia) ashtu që
    “një ditë
    duke falë namazin e sabahut, lexoi Kur’an,
    mirëpo i erdhi rëndë.
    Pasi që e kreu tha “Si dukët
    ju po lexoni pas imamit tuaj?” Ne thamë:
    “Po duke shpejtuar”
    Muhammedi saws tha: “Mos e beni këtë
    përvec se të lexon
    çdokush prej jush Fatihatul Kitab, ngase nuk ka namaz ai,
    i cili nuk e lexon këtë
    sure” (Hadithi është
    sahih).





    Mirëpo, më
    vonë u ndaloi leximin e Kur’anit
    qoftë Fatihaja ose sure tjetër, në
    namazet ku lexohët me zë.
    “Një ditë
    prej ditësh, pasiqë u kthye prej
    namazit në të cilin lexoi me zë
    (në disa rivajete thuhët se ka qenë
    namazi i sabahut) tha “Lexoi
    dikush prej jush me mua pak më parë?”
    Një njeri i tha :
    “Po unë o Resull-llah !”
    Muhammedi saws tha “Ç’është
    kjo ndërhyrje?” Ebu Hurejra,(
    transmetues i këtij hadithi) thotë
    “Pasiqë dëgjuan
    këtë nga Muhmmedi saws sahabët
    u ndalën nga të lexuarit me
    Muhammedin saws (imamin) në namazet ku ai (imami )
    lexonte me zë, kurse lexonin (
    Fatihanë) në vete në
    namazët që imami nuk lexonte me zë
    (siq jane dreka, ikindija, një rekat i
    akshamit dhe dy rekatet e fundit të jacisë)
    ( Hadithi është hasen).





    Nga ky hadith nënkuptojmë:


    A) Në fillim leximi
    i Fatihasë dhe surës
    ka qënë i lejuar për
    mukte-diun (ai që falët pas imamit)



    B)Pastaj është
    ndaluar leximi i Kur’anit, përveq
    leximit të Fatihasë.



    C)Pastaj ka ndaluar ndërhyrjen
    me imamin gjatë leximit të Fatihasë,
    në namazet ku ka lexuar me zë.



    D) Kurse duhët të
    lexohet Fatihaja në namazet ku imami nuk lexon me zë
    (siq është dreka, ikindia , rekati
    i tretë i akshamit dhe
    dy rekatët e fundit të jacisë).





    “Pasiqë
    Muahmmedi saws përfundonte leximin e sures Fatiha,
    thoshte AMIN! Me zë dhe e zgjatte zërin”
    (sahih). Muhammedi saws ka thene “Kur
    të thotë dikush AMIN po ashtu edhe
    meleket në qiell thonë AMIN, e këto
    të thëna përputhën
    njëra me tjetrën i
    falën mëkatet që i
    ka bërë më
    parë”. (Buhariu, Muslimi Nesaiu
    dhe Daremiu) Në një hadith tjetër
    qendron “ Thuani AMIN ju donë
    All-llahu”. (Muslimi dhe Ebu Awwane)
    “Çifutet nuk ua kanë
    zili në asnjë send siq ua kanë
    zilinë në selamin (përshendetjen
    islame) dhe në thënien AMIN pas
    imamit .(Buhariu ne Edebul-Mufred” Ibn Maxheja, Ibn
    Huzejmeja, Ahmedi dhe Siraxhi me dy senede sahiha.) Muhammedi saws pas Fatihasë
    lexonte ndonjë sure, në
    disa raste te gjate, në disa raste
    të shkrutë siq transmetohet ne
    hadithe te vërteta mbi kete temë.





    Shkuarja ne ruku


    Shkon ne ruku duke thënë
    All-llahu Ekber, njëkohësishtë
    duke i ngritur edhe duart deri në
    supe ose deri në veshë. Pastaj
    drejton shpinën në mënyrë
    horizontale duke vënduar duart në
    gjunjë me gishta të hapur, e duke
    qëndruar në këtë
    pozitë i qetë. (Fig.4)





    • “Muhammedi
      saws pasiqë e mbaronte leximin heshtte pak, pastaj
      ngritte duart duke marre tekbir dhe shkone në ruku”.




    • “Muhammedi
      saws i vëndonte shputat e duarve
      në gjunjë. Aq mirë
      i vëndonte në gjunjë
      sikur t’i kishte kapur ata”
      (Buhariu dhe Ebu Dawudi).




    • Gjithashtu ka thënë:
      “ Kur të shkosh në
      ruku, vëndoi duart në gjunjë
      dhe hapi gishtat, pastaj rri në këtë
      pozitë, derisa të merr
      çdo gjymtyrë pozitën
      e vet” (Ibnu Husejmeja dhe Ibnu Hibbani në
      dy sahihet e tyre)




    • “Muhammedi
      saws kur shkonte në
      ruku e rrafshonte dhe e drejtonte shpinën”
      (Buhariu dh Bejhakiu me sened sahih)




    • Muhammedi saws i
      urdhëronte muslimanet të plotësojnë
      rukutë dhe sexhdën duke u thënë:
      “Plotësoni rukunë
      dhe sexhdën, ngase pasha Atë në
      dorë të të
      cilit është shpirti im unë
      u shoh pas shpinës sime nëse nuk
      shkoni (në mënyrë
      të drejtë )në
      ruku dhe në sexhde. (Buhariu dhe Muslimi)




    • Dhe thoshte : “O
      ju muslimanë! Nuk ka namaz ai që
      nuk drejton kurrizin e tij ne ruku dhe sexhde” (Ibnu
      Ebu Shejbe, Ibnu Maxhe me sened sahih).




    Në këtë
    pozicion thua:




    1. Suhane Rabbijel- Adhim- tre ose me tepër herë.
    (Qoftë i pastër prej të
    gjitha të metave Zoti i Madhëruar
    dhe i lavdëruar).




    2.Ose Subhane Rabbijel-Adhim We Bihamdihi- 3 here ose më
    shumë herë.(Qoftë
    i pastër prej të gjitha të
    metave Zoti i Madhëruar dhe
    i lavdëruar)




    3. Dhe Subbuhun, Kuddusun, Rabbul-Melaiketi Werruh. (Qoftë
    i pastër nga të gjitha të
    metat dhe i bekuar Zoti i melekëve
    dhe xhibrilit).





    Ngritja nga rukuja


    Ngrihesh prej rukusë
    duke i ngritur duart deri ne supe ose deri në
    veshë. Njëkohësishtë
    thua: Semi All-llahu Limen Hamide. “Muhammedi saws
    ngrihej nga rukuja duke thënë:
    “Semi All-llahu Limen Hamide”
    (Buhariu dhe Muslimi). “Kur kethehej prej rukuse
    drejtohej saqe cdo gjymtyre kethehej ne vendin e vet”
    (Buhariu dhe Ebu Dawudi).





    Ndërsa pas ngritjes
    thoshte: “Rabbena we lekel- Hamd”
    (Buhariu dhe Ebu Dawudi). “Rabbena We Lekel-Hamd,
    Hamiden Kethiren Tajjiben Mubareken Fihi Mubareken Alejhi, Kema juhibu Rabbena
    We Jerda”. Këtë
    e tha një njëri që
    falej pas Muhammedit saws pasiqë u ngrit nga rukuja dhe
    pasiqë tha “Semi All-llahu
    Limen Hamde” Pasiqë u kry
    namazi Muhammedi saws tha: “Kush foli pak më
    parë?” Njeriu tha
    “Unë or Resul-lullah!”
    Në këtë
    rast Muhammedi saws tha “Pashë
    tridhjetë e më shumë
    melekë, të cilët
    nxitonin kush më shpejt do ta
    shkruaj (këtë vepër)”
    (Maliki, Buhariu dhe Ebu Dawudi).





    Berja e Sexhdes


    Pastaj shkon në
    sexhde duke lëshuar duart para këmbëve
    dhe duke drejtuar gishtat e duarve dhe këmbëve
    drejt Kibles. (Fig.5 & Fig 6) “Muhammedi
    saws kur donte të shkon në sexhde
    merrte tekbir (dmth thoshte All-llahu Ekber), pastaj
    shkonte në sexhde" (Ebu Ja’la
    ne Musnedin e tij me sened të fortë
    dhe Ibnu Huzejmeja me sened tjetër sahih).
    “Dhe i lëshonte
    duart para këmbëve”
    (Ibnu Huzejmeja, Darekutni, Hakimi, i cili e vërtetoi
    këtë hadith, në
    këtë e ka pëlqyer
    edhe Dhehebiu.) Gjithashtu, i urdhëronte muslimanët
    duke u thënë: “Kur
    dikush bënë sexhde , le të
    mos ulët sikur që ulët
    deveja, por le të lëshojë
    duart para këmbëve”
    (Ebu Dawudi, Tmeami na Fewaid, Nesiu ne “Sugra”
    dhe “Kubra” me sened sahih).





    Muhammedi saws thotë:
    “Jam urdhëruar që
    të bëj sexhde në
    shtatë pjesë (të
    bëj sexhde) në ballë
    dhe tregoi dorën e tij drejt hundës,
    në dy duart, në dy gjunjtë,
    në pjesën e këmbëve
    (dmth gishtat e këmbëve) dhe jam
    urdhëruar që mos t’i
    mbledh (tërheq ) rrobat (pantallonat
    ) dhe flokët” (Buhariu dhe
    Muslimi). Muhammedi saws thotë:
    “Kur të shkosh në sexhde, lëshoi
    shputat e duarve dhe ngriti bërrylat”
    dhe thotë: “Drejtohuni në
    sexhde dhe mos i lëshoni bërrylat
    përtoke, ashtu sikurse i lëshon
    qeni” (Buhariu, Muslim, Ebu Dawudi, Ahmedi dhe Ebu
    Awwane). (Fig. 7
    & Fig. 8).



    Në këtë
    pozitë thua:





    1. "Subhane Rabbi’el-’Ala"
      3 ose me teper here (Ahmedi, Ebu Dawudi , Ibni Maxheja, Darekutni, Ahmedi,
      Taberaniu dhe Bejhakiu). ( Qoftë i pastër
      prej të gjitha të metave dhe
      i lavdëruar Zoti
      i lartësuar).




    2. "Subbuhun Kuddusun Rabbul-Melaiketi
      Werruh" (Muslimi dhe Ebu Awwane).




    Vlera e Sexhdes


    Muhammedi saws thotë: “Kur All-llahu don të
    mëshirojë ndokend prej banoreve të
    xhehenemit urdhëron melekët që
    ta nxjerrin atë person i cili e ka
    adhuruar. Melekët e dallojnë nga
    gjurmët e sexhdës, ngase All-llahu
    ka bërë haram zjarrit t’i
    djegë gjurmët e sexhdës
    dhe kështu dalin nga zjarri. Gjithë
    njeriun e djeg zjarri përveq gjurmëve
    të sexhdës”.
    (Buhariu dhe Muslimi)






    ngriturit nga sexhdeja



    Ngritesh nga sexhdeja duke marrë
    tekbirin (All-llahu Ekber), pastaj shtrinë këmbën
    e majtë në të
    cilën ulësh dhe drejton këmbën
    e djathtë, kurse duart i vëndon
    në kofshë dhe gjunjë.(fig
    9) “Muhammedi saws ngritej nga sexhdeja duke
    marre tekbir (dmth duke thene All-llahu Ekber)” (Buhariu
    dhe Muslimi). “Pastaj shtrinte këmbën
    e majtë, në të
    cilën ulej i qetë,
    kurse këmbën e djathtë
    e mbante drejtë dhe gishtat e këmbës
    i mbante drejt Kibles”
    (fig 10).





    Në këtë
    ulje thuhet:




    1."All-llahumme gfirli Werhamni Wexhburni Werf-a’ni
    Wehdini We Afini Werzukni". (O Zot! Falmë, mëshiromë,
    forcomë, më ngre (në
    pozitë të lartë
    në Xhennet), udhëzomë, më
    jep shëndet dhe furnizim (rizk) ( Ebu Dawudi, Tirimidhiu,
    Ibni Maxheja, Hakimi, i cili thotë
    se Hadithi është sahih)




    2. "Rabbigfirli" (O Zot, falmë.) (Ibni Maxheja me sened
    Hasen)





    Pastaj “merrte
    tekbir dhe shkonte në
    sexhdën e dytë”
    (Buhariu dhe Muslimi) Vepronte në këtë
    sexhde ashtu sic vepronte në sexhdën
    e parë, pastaj “ngrihej duke
    marrë tekbir” (Buhariu dhe
    Muslimi) Muhammedi saws ka thene: “ Pastaj vepro kështu
    në çdo rekat dhe në çdo sexhde. Nëse
    kështu vepron në çdo rekat e plotëson
    namazin, po qe se lë mangu diç, lë
    mangut diç nga namazi.” (Ahmedi
    dhe Tirimidhiu, i cili e vërtetoi
    këtë hadith.)



    Pasiqë të
    bën sexhdën e dytë,
    ulët pak, pastaj ngritet. Kjo ulje quhet
    Xhelsetul-Istiraha (ulja e te pushuarit).





    Ngritja për
    në rekatin e dytë



    Pasiqë të
    bën Xhelsetul-Istiraha (uljën e të
    pushuarit), ngritet në rekatin e dytë i
    mbështetur me duar në tokë.
    “Muhammedi saws ngritej për në
    rekatin e dytë duke u mbështetur
    ne tokë” (Buhariu dhe Shafiu).
    ''Muhammedi saws gjate ngritjes i
    bënte duart grushta dhe mbeshtetej në
    to” (fig 11) Në
    këtë rekat vepron sikur veproi në
    rekatin e parë, pervec se e bente më
    të shkurtë se rekatin e parë.






    Teshehudi
    i parë



    Pasiqë vepronte në
    rekatin e dytë ashtu siq ka vepruar në
    rekatin e parë, ulet në mënyrën
    e përshkruar pak më parë
    dhe në këtë
    ulje lexon Tehijatin dhe dërgon salavate mbi Muhammedin
    saws. “Muhammedi saws në çdo dy
    rekate lexonte Tehijatin! (Muslimi dhe Ebu Awwane) dhe kur e harronte në
    dy rekatet e para, bënte exudes-sehv”.
    (Buhariu dhe Muslimi) Urdhëronte duke thënë:
    “ Kur të uleni në
    çdo dy rekate thoni: “Et-Tehijatu…
    deri në fund, pastaj çdokush prej
    jush le të zgjedh duate qe i pelqejne më
    tepër dhe le t’i
    lutet All-llahut xh.sh me të”
    (Nesaiu, Ahmedi dhe Taberaniu ne “Kebir”
    me sened sahih.)





    Abdull-llah ibn Mes’udi
    ra thotë: “ Muhammedi saws ma mësoi
    teshehudin, duke qenë shputat e duarve të
    mia në shputat e duarve të tij,
    ashtu sikur më mësonte ndonjë
    sure prej Kur’anit: “Et-tehijjatu,
    lil-lahi wes-salawatu wet-tajjibatu,es-selamu alejke ej-juhen-nebijju we
    rahmetull-llahi we berek’atuhu es-selamu alejna we ala
    ibadil -lahis-salihin ( kjo që thotë
    kaplon çdo rob të mirë
    në qiell dhe tokë) esh’hedu
    en la ilahe il-lall-llah we eshhedu enne Muhammeden abduhu we reluluh”
    (Këtë e thonim kur Muhammedi saws
    ishte në perzencën tonë,
    pasi që ndërroi jetë
    thonim : “ Es-selamu alen-nebijj…”
    (Buhariu dhe Muslimi Ibn Ebi Shejbe, Siraxhi dhe Ebu Ja’la
    ne Musnedin e tij)





    Dmth kanë thënë:
    “Et-tehijjatu, lil-lahi wes-slawatu wet-tajjibatu,
    es-selamu alen-nebijji we rahmetull-llahi we berekatuhu,
    es-selamu alejna we ala ibadil-lahis-salihin, eshhedu en la ilahe il-lall-llah
    we eshhedu enne Muhammeden abduhu we resuluhu.” (Përshëndetjet,
    duatë madhëruese dhe fjalët
    e mira qofshin për All-llahun. All-llahu të
    ruajt dhe mëshira e bekimi (i
    pafund) i All-llahut qofshin për
    ty. Na ruajt All-llahu ne dhe të gjithë
    robët e mirë dhe të
    gjithë robët e mirë
    te All-llahut. Dëshmoj se s’ka
    te adhuruar përveq All-llahut dhe dëshmoj
    se Muhammedi është rob dhe
    i dërguar i
    Tij.)





    Pastaj dërgon
    salavate mbi Muhammedin saws “ngase Pejgamberi saws dërgonte
    salavate mbi vet-vetën në
    teshehudin e parë dhe të dytë”
    (Ebu Awwane ne “Sahihun” e
    tij dhe Nesaiu.) Ka disa lloje të salawateve, mirëpo
    ne po zgjedhim për ju një prej
    tyre, që njëkohësishtë
    është edhe e njohur ndër ne.




    "All-llahumme
    sal-li ala Muhammedin, we ala ali Muhammed, Kema sal-lejte ala Ibrahime we ala
    ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik
    ala Muhammedin we ala ali Muhammed Kema barekte ala Ibrahime we ala ali
    Ibrahime inneke hamidun mexhid."



    (O Zot! Lavdëroje
    dhe madhëroje
    Muhammedin dhe Familjën e Muhammedit, ashtu sic ke lavdëruar
    dhe madhëruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je
    i Falënderuar dhe i Lartesuar.
    O Zot! Bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit,
    ashtu sic ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit.
    Ti je i Falendëruar dhe
    i Lartësuar”



    Gjatë gjithë
    kësaj uljeje “Muhammedi saws vëndonte
    dorën e majtë mbi gjunjin e majtë,
    kurse gishtat e dorës së djathtë
    i mblidhte dhe me gishtin tregues tregonte drejtë
    Kibles duke hedhur shikim drejt tij (gishtit tregues)" (fig 12).
    “Ne rastin e tregimit me gishtin tregues drejt Kibles,
    gishtin e madh e vëndonte mbi gishtin e mesëm”
    (Muslim dhe Ebu Awwane). Dhe “ngritte gishtin duke e lëvizur
    dhe duke bërë dua më
    të (dmth bënte dua gjatë
    lëvizjes se gishtit)” ( Ebu
    Dawudi, Nesaiu, Inbu Xharudi, Ibnu Huzejmeja dhe Inbu Hibbani me sened të
    vertetë.) dhe thoshte : “Kjo
    është më e
    rëndë për
    shejtanin se hekuri, dmth, gishti tregues” (Ahmedi,
    Bezzari, Ebu Xhaferi, Behteriu, Taberaniu, Abdulgani El -Makdisi në
    “sunenin” e tij me sened të
    mirë, Rewejani në
    “ Musnedin”e tij dhe
    Bejhakiu).





    Ngritja për
    në rekatin e tretë dhe të
    katërt




    Pas uljës së
    teshehudit ngritet për në rekatin
    e tretë, nëse namazi përbëhet
    prej tre ose katër rekateve, përndryshe
    mbaron namazi me këtë teshehud.
    “Muhammedi saws ngritej në
    rekatin e tretë, duke marrë tekbir”
    (Buhariu dhe Muslimi). Dhe “kur ngritej
    i bënte duart grusht e mbështetej
    në to” (Ebu Is’hak
    Harbiu me sened të shendoshë,
    kurse kuptimi i këtij hadithi
    gjendet në Bejhekiu me sened sahih.) Kur ngritej prej
    teshehudit të parë ngritte duart
    deri në supe ose deri në veshë
    siq permendëm pak më parë.
    (Buahriu , Ebu Dawudi dhe Nesaiu). Pastaj vepron në
    rekatin e tretë sic vepron në
    rekatin e parë dhe të dytë.
    Gjithashtu vepron në rekatin e katërt
    ashtu sic veproi në rekatin e parë,
    të dytë dhe të
    tretë.





    Teshehudi
    i Fundit



    Pasiqë mbaron
    rekatin e katërt, ulesh në
    teshehudin e fundit. Vepron në këtë
    teshehud ashtu siq ke vepruar në teshehudin e parë,
    vetëm se në këtë
    teshehud ulësh ashtu që pjesën
    e prapme të majtë të
    trupit e lëshon në tokë,
    e vëndon nën kofshën
    dhe nën gjunjin e këmbës
    së djathtë.(fig.
    11.13)





    Muhammedi saws ulej në
    teshehudin e fundit ashtu që “Pjesën
    e prapme të majtë të
    trupit e lëshonte në tokë
    dhe këmbët i
    nxjerrte në një anë”
    (Ebu Dawudi, Bejhakiu me sened sahih dhe Muslimi dhe Ebu Awwane.
    “Dhe këmbën
    e majtë e vëndonte nën
    kofshën dhe nën gjunjin e këmbës
    së djathtë”.
    (Ebu Muslimi dhe Ebu Awwane). Pastaj në këtë
    pozitë dërgon salawate mbi
    Muhammedin saws ngase Muhammedi saws dëgjoi një
    njëri duke bërë
    dua në namaz, mirëpo nuk lavdoi në
    të All-llahun, as që dërgoi
    në të salavate mbi Pejgamberin
    saws. Në këtë
    rast Pejgamberi saws tha : “Shpejtoi ky njeri”.
    Pastaj e thirri dhe i tha atij dhe të
    tjerëve: “Nëse
    ndokush prej jush falet, le të
    filloj me të falendëruar All-llahun azze We Xhel-le dhe
    duke e lavdëruar Atë,
    pastaj le të dërgon salawate mbi
    Muhammedin saws, pastaj lë të bëj
    dua atë çka të dojë”
    (Ahmedi, Ebu Dawudi, Ibnu Huzejmeja, Hakimi, i cili e vërtetoi.
    Në këtë e pëlqeu
    edhe Dhehebiu.)





    Pastaj le të kërkon
    mbështetje tek All-llahu xh.sh prej katër
    gjërave. Muhammedi saws thotë:
    “ Kur ndokush prej juve kryen teshehudin e fundit, le
    të kërkon mbështetje
    tek All-llahu prej katër gjerave. Le të
    thotë : All-llahu-mme ! Inni Eudhu bike min adhabi
    xhehennem we min adhabil-kabr we min fitnetil-mahajaje wel-memat, we min sherri
    fitnetil-mesihid-dexhall” Pastaj
    le të bën dua për
    vetën e tij me çka të
    donë” (O Zot! Kërkoj
    mbrojtje te Ti nga dënimi i
    xhenenemit, dhe nga denimi i varrit. Nga sprovimi
    i të gjallit dhe të
    vdekurit dhe nga sprovimi i dexhallit”)
    Para se t’a përfundojë
    namazin me selam bënte dua të
    llojllojshme, ndonjëherë bënte
    një dua, e herën tjetër
    duanë tjetër dhe
    “ka urdhëruar ate qe falet të
    zgjedhë prej këtyre duave”
    (Buhariu dhe Muslimi ). Ja disa dua, të cilat
    i ka bërë
    Muhammedi saws.





    1. "All-llahu-mme! Inni eudhu bike min
      adhabil-kabr, we eudhu bike min fitnetil-mesihid-dexhxhall we eudhu bike
      min fitnetil- mahjaje wel-memat. All-llahu-mme! Inni eudhu bike minel-me’themi
      wel-megremi." (Buhariu dhe Muslimi) (O Zot! Kërkoj
      mbrojtje te Ti nga dënimi i
      varrit dhe nga sprovimi i Dexhallit. Kërkoj
      mbështetje te Ti nga sprovimi i
      të gjallit dhe të vdekuri. O Zot!
      Kërkoj mbrojtje nga mëkati dhe
      nga borxhi!)




    2. "All-llahu-mme! Inni eudhu bike min
      sherri ma amiltu we mi sherri ma lem a’mmelu ba’d"
      (Nesaiu me sened sahih dhe Ebi Asim)



      (O Zot! Kërkoj
      mbrojtje te Ti nga Sherri i asaj që
      kam vepruar dhe nga sherri i asaj që
      nuk kam vepruar!)




    3. "All-llahum-me! Hasibu hisaben jesira" (
      Ahmedi dhe Hakimi, i cili e vërteton.
      Në këtë e
      pelqeu edhe Dhehebiu.




    4. "All-llahum-me! Biilmikelgajb
      we kudretike alel-haliki, ahjini ma alimetalhajate
      hajren li, we tewwefeni idha kane-til -wefatu hajren li. All-llahumme
      ! We eseluke hashjetuke fil-gajbi wesh-shehadeti, we eseluke kelimetul-hakki
      wel-adli fil-gadebi wer-wida, we eseluke kasde fil-fakri wel-gina. We eseluke
      neimen la jebide, we eseluke kurrete ajin, la tenfidu we la tenkatiu, we
      eseluke rida badel-kada, we eseluke berdetui-ishibadel meuti, we eseluke
      ledhdhetun-nedheri ila wexhhike, we eselukesh-sheuke ila likaika fi gajri
      darrai mudirretin we la fitnetin mudilletin. All-llahumme ! Zejjina bi
      zijnetil iman, wexha’lna hudatun muhtedin". (Nesaiu,
      Hakimi, i cili e vërteton këtë
      hadith. Në këtë
      e pëlqeu edhe Dhehebiu.)



      (O Zot! Me diturinë
      Tënde mbi të fshehtën
      dhe me mundësinë Tënde
      mbi krijesat, me jep jetë nëse
      jeta është me mirë
      për mua, më vdis nese vdekja
      është më
      mirë për mua. O Zot! Të
      lus të kem drojën në
      fshehtësi dhe në dukje, të
      lus të më mundësosh
      të them të drejtën
      dhe të vërtetën
      kur jam i hidhëruar dhe kur jam
      i disponuar. Të lus të
      jem i matur kur jam i varfër
      dhe kur jam i pasur. Të lus që
      t’më japish të
      mira që nuk harxhohën dhe kënaqësi
      të pandërprera. Të
      lus që të jam i
      kënaqur pas përcaktimit (Tënd).
      Të lus të kem jetë
      të ftohtë pas vdekjes. Te lus që
      të më mundësosh
      kënaqësinë
      e shikimit në Fytyrën Tënde
      dhe të lus të mallëzohem për
      takimin Tënd, duke mos u dëmtuar
      as duke mos u sprovuar me sprova që dërgojnë
      në humbje. O Zot! Na zbukuro me bukurinë
      e imanit dhe na bën të udhëzuar
      e udhëzues! )




    5. All-llahum-me! Inni dhalemtu nefsi
      dhulmen kethira, qe la jegfirudh-dhunube il-la ente, foggily magfireten min
      indike, we-rhamni, inneke entel-gafurur-rahim (Buhariu dhe Muslimi).



      (O Zot! Unë i
      kam bërë padrejtësi
      të madhe vetvetës, kurse nuk
      i fal mëkatet askush përveq
      Teje. Më fal me një falje prej
      Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je
      Falës, Mëshirues!)




    6. All-llahumme! Inni eseluke minel-hajri
      kul-lihi a’xhilihi we axhilihi, ma alit minhu we ma
      lem a’lmu,we eudhu bike minesh-sherri kul-lihi a’xhilihi
      we axhilihi ma ‘limtu minhu we ma lem a’lamu,we
      eselukel-Xhennete, we ma karrebe ilejna min kaulin we
      amelin, we eseluke minel-hajri ma seeleke abduke we resolute Muhammed, we
      eudhu bike min sherri mesteadheke minhu abduke we resul-uke Muhammed saws, we
      eseluke ma kudije li min emrin en texha’le akibetuhu
      li rushden (Ahmedi, tajalasi, Buhariu ne “Edebul-Mufred”.
      Ibni Maxheja, Hakimi, I cili e vertet-on kete kete hadith. )



      O Zot! Unë të
      kërkojë të
      gjitha të mirat të tashmet dhe të
      vonshmët, atë që
      e di dhe atë që nuk e di dhe kërkoj
      mbështetje te Ti nga i gjith
      sherri i tashmi dhe i mëvonshmi,
      atë që e di dhe atë
      që nuk e di. Të lus të
      më mundësosh Xhennetin dhe atë
      (vepër )që me afron afër
      Xhennetit, qoftë fjalë ose vepër,
      dhe kërkoj mbështetje te Ti nga
      zjarri dhe nga çdo (vepër)që
      më afron afër zjarrit, qoftë
      fjalë ose vepër. Të
      lus ato të mira , të cilat
      i ka kërkuar robi dhe pejgamberi
      Yt, Muhammedi saws dhe kërkoj mbështetje
      nga ajo e keqe nga e cila ka kërkuar mbrojtje te Ti
      robi dhe Pejgamberi Yt, Muhammedi saws. Të lus që
      ajo që me është
      përcaktuar, perfundimi i saj të
      jet për mua udhëzim!)





    Perfundimi i namazit



    Namazi perfundon
    duke dhënë selam në
    të djathtë dhe në
    të majtë.(fig
    14,15) “Muhammedi saws jepte selam në
    të djathtë, duke thënë:
    “Es-selamu Alejkum We Rahmetull-llah (derisa dukej
    faqja e tij e djathtë) dhe në të
    majtë duke thënë:
    “ Es-selamu Alejkum we Rahmetull-llah (derisa dukej
    faqja e tij e majtë). ( Muslim, Ebu Dawudi, Nesaiu dhe
    Tirimidhiu, i cili e vërtetoi këtë
    hadith.) Disa herë duke dhënë
    selamin e parë shtonte edhe fjalën
    “ We Berekatuhu” (Ebu Dawudi,
    Ibnuk Huzejme me sened sahih, pastaj Abdurrezaku ne “
    Musennefin” e tij, Ebu Ja’la
    ne “ Musnedin” e tij,
    Taberaniu ne “Kebir”,
    “Ewsat” dhe Darkutni.) Dmth
    behej "Es-selamu Alejkum We Rahmetull-llahi We Berekatuhu."





    Së fundi,


    Në këtë
    që thamë më
    parë janë të
    njejtë si burrat ashtu edhe gratë,
    ngase nuk transmetohet asnje hadith qe veqon gruan me ndonjë
    vepër, por fjala e Muhammedi saws: “Faluni ashtu sikur me shihni mua duke u falur” përfshin
    edhe gratë. Kjo është
    ajo që më mundësoi
    All-llahu azze we xhel-le që këtë
    vepër ta bën
    të sinqertë
    për Fytyrën e Tij të
    ndershme, dhe ta bën udhëzues
    në sunnetin e Pejgamberit, saws i
    cili është i butë,
    i mëshirshëm.
    SubhanAll-llahi We Bihamdihi, Subhanekall-llahumme we
    bihamdike , eshhedu en la ilahe il-la ente estagfiruke qe etubu ilehke. All-llahum-me
    sal-li a’la Muhammedin, we a’la
    ali Muhammed, we barik a’la Muhammedin we ala ali
    Muhammed, kema barekte a’la Ibrahime we ala ali
    Ibrahime inneke hamidun mexhid.





    SHTOJCË:
    Rradhitja
    e Safave (rreshtave)



    Duke lexuar hadithet e Pejgamberit saws qe
    flasin per rradhitjën e safave dhe
    drejtimin e tyre, njëkohesishtë
    duke parë se populli ynë aspak nuk
    i jep rëndësi
    kësaj vepre ashtu që sheh zbrazëtira
    të mëdha ndërmjet
    falësve në namaz, gjë
    e cila të nxitë të
    mendosh e të thuash, a thua vallë
    këtë njerëz
    janë të hidhëruar,
    ose nuk e dinë rëndësinë
    e radhitjes dhe drejtimit të safave.



    Për këtë
    shkak vendosa teë shkruaj këtë
    shtojcë me qëllim që
    t’ua bëj të
    ditur njerëzve domosdoshmërinë
    e drejtimit dhe radhitjës së
    safave.





    1. Enes Ibn Maliku transmeton prej
      Muhammedit saws i cli thotë:
      “Drejtoni safet së drejtimi
      i safeve është
      prej plotësimit të namazit”
      (Buhariu, Muslimi, Ebu Dawudi dhe Ibni Maxheja).




    2. Ebu Mes’udi
      thote: “Muhammedi saws i
      prekte supet tona dhe thoshte: “Drejtohuni e mos
      rrini larg njëri tjetrit, që mos
      t’u largohen zemrat prej njeri-tjetrit. Pas
      meje le te vijojnë të mençurit
      dhe dijetarët pastaj ata që janë
      me gradë më të
      ulët, pastaj ata që janë
      me gradë më të
      ulët” Ebu Mes’udi
      thotë: “ Ju sot jeni në
      perçarjën më
      të madhe” (Muslimi).




    3. Enes ibn Maliku r.a thotë:
      “U thirr ikameti e Muhammedi saws u drejtua drejt
      nesh dhe tha: “ Drejtoni dhe mbushni mirë
      safet, ngase unë ju shoh pas shpine”
      (Buhariu).




    4. Transmetohet prej Enes Ibn Malikut,
      i cili thotë se Pejgamberi saws
      ka thënë : “Drejtoni
      safet se unë ju shoh pas shpine”
      Enes Ibn Maliku thote: “Çdo
      kush prej nesh i bashkonte supet me supet e shokut pranë
      dhe këmbën më
      këmbën e shokut pranë
      (Buhariu).




    5. Transmetohet nga Ebil-Kasim El Xhedeli,
      i cili thotë: kam dëgjuar
      Nu’man ibn Beshirin duke thënë:
      “ Muhammedi saws u drejtua me fytyrën
      e tij drejt njerezve dhe tha: “ Drejtoni safet!- këtë
      e përseriti tre herë. Pastaj tha:
      “Wall-llahi, ose do t’i
      drejtoni safet ose do t’u perçaje
      All-llahu mes vete” (Transmetuesi I hadithit) thotë:
      “ Pash, çdo njëri
      bashkonte supet me supet e shokut pranë tij, gjunin me
      gjunin e shokut prane tij dhe nyjen e këmbës
      me nyjen e këmbës se shokut pranë
      tij” (Ebu Dawudi me sened sahih).




    6. Aisheja r.a transmeton se Pejgamberi
      saws ka thënë:
      “All-llahu dhe melekët bëjnë
      dua për atë, i
      cili e vazhdon safin” (dmth, nuk e le të
      ndërprerë) (Ibnu Huzejmeja me
      sened sahihe).




    7. Transmetohet prej Ibni Umerit,
      i cili thotë se Pejgamberi saws
      thotë: “Drejtoni safet,
      bashkoni supet, mos lini zbrazëtira per shejtanin. Ai
      qe e vazhdon (nuk e nderpret) safin, All-llahu e vazh’don
      mëshirën e Tij mbi të
      dhe ai, i cili e ndërpret safin,
      All-llahu e nderpret mëshirën
      e Tij mbi të” (Ebu Dawudi,
      Nesaiu dhe Ibnu Huzejmeja me sened sahih).


      الوقت/التاريخ الآن هو الأربعاء 8 مايو - 1:14:03