Hadithi i radhes:
Ka thënë i
Derguari i Allahut - Muhamedi a.s. -
"Allahu thote:
Unë jam pranë robit tim ashtu sikur që më mendon: nëse
më përmend në vete, do ta permend në veten Time; nëse më
përmend në grup, do ta përmend në një grup më të mirë se
ata; nëse me afrohet një pëllëmbë, do t'i afrohem një
krah; nëse më afrohet një krah, do t'i afrohem një pashë;
e nëse më vjen duke ecur, do t'i shkoj duke vrapuar."
(Buhari & Muslim)