Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Dituria
ne Kur'an & Hadith
"LEXO me emrin e Zotit
tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
LEXO! Se Zoti yt është më bujari!
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte."
(Kur'an: Sure 'Alek 1-5)
Ne Kur'an vazhdimisht përsëritet
thirrja e besimtarëve per të kërkuar dituri, e në të njëjtën kohë aty paraqiten
një mori observimesh per shumë fenomene (si psh proçesi i krijimit, planetet,
etj), gjë që stimulon përdorimin e intelektit nga ana e njeriut. Në ajetet që
vijojnë vërehet qartë rëndësia e kërkimit të diturisë dhe përdorimit të
intelektit për të kuptuar shenjat/argumentat e Allahut.
"A
është njëlloj ai që e kalon natën me adhurim, duke bërë sexhde ose duke
qëndruar në këmbë, i cili i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në
mëshirën e Zotit (me atë që nuk vepron kështu)? Thuaju (atyre): “A janë të
barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?” Po vetëm të zotët e mendjes marrin
mësim." (Kur'an, Sure
Zummer, 39:9)
"Me kohë, Ne do t’ua
bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e
tyre derisa t’u bëhet e qartë se kjo është e vërtetë. A nuk ju mjafton që Zoti
yt është dëshmitar për çdo gjë? (Kur'an,
Sure Fusilet, 41:53)
"Dhe për ju (Allahu) nënshtroi gjithëçka
në qiej dhe në tokë. Me të vërtetë në to qëndrojnë argumete (shenja) për
njerëzit që mendojnë thellë (reflektojnë), " (Kur'an, Sure
Xhathije, 45: 13)
Po ashtu në Kur'an përsëritet disa
herë shpehja: "Pse nuk reflektoni? Pse nuk mendoheni?"
Kur'ani vazhdimisht inkurajon përdorimin e intelektit dhe i nxit njerëzit të
mendojnë, investigojnë dhe analizojnë.
Shumë studiues Muslimanë mendojnë se
krijimi i botes dhe kozmosit është projektuar nga Zoti në mënyrë të tillë që të
fut në mendime: çdo gjë është e përsosur, në rregull, e adaptueshme, me pjesë qe
janë të lidhura më njëra tjetren me shkak dhe teologjikisht. Allahu na
fton te studiojmë dhe hulumtojmë natyrën, të bëjmë arsyetimet e duhura, e kështu
të kuptojmë e të njohim Zotin, ta adhurojmë dhe t'i shërbejmë Atij.
Edhe Profeti Muhamed (as) në disa
hadithe transmetohet se i ka nxitur Muslimanët të kërkojnë dituri. Ja disa prej
tyre:
"Kërkoni
diturinë nga djepi deri në varr..."
"Kërkimi i
diturisë është detyrë për çdo Musliman burrë dhe grua."