Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Si Të
Agjëroj
Obligimi Fetar
Agjerimi eshte nje nga
pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon
bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe
perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kerkuar meshiren e Allahut e keshtu
t'i falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit.
Agjerimi eshte shprehje e dashurise se thelle per Zotin, e bere me devocion
te paster, dedikim te sinqerte per te qene sa me afer Allahut, sepse Agjerimi
eshte vetem per Allahun dhe asnje tjeter.
Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte obligim per çdo Musliman te rritur qe
eshte i afte dhe pa te meta mendore.
Kur te Agjeroj?
Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimin/shmangien nga tre nevoja fizike baze
te njeriut - abstenim nga te ngrenet, te piret dhe nga marredheniet intime
bashkeshortore - nga agimi (perafersisht nje ore e gjysem para se te linde
Dielli) deri ne perendim te Diellit pergjate gjithe muajit te Ramazanit.
Kush perjashtohet nga Agjerimi?
Femijet nen moshen e pubertetit dhe qe ende nuk jane ne gjendje per te
marre vendime.
Ata qe kane probleme mendore (qe nuk jane pergjegjes per veprimet e tyre).
(Njeriu qe ben pjese ne nje nga dy kategorite e siperpermendura
perjashtohet nga detyrimi i te agjeruarit dhe nuk ka nevoje per asnje kompensim
apo zevendesim.)
Ai/ajo qe eshte shume i moshuar dhe i dobet per te perballuar agjerimin.
POR keta duhet t'i ofrojne ushqimin ditor te pakten nje Muslimani nevojtar (te
varfer) ose t'i jape vleren e ushqimit ne dore.
Njeriu i semure, shendeti i te cilit do ndikohet rende nga agjerimi. Te
tillet mund ta shtyjne agjerimin, gjate kohes qe vazhdojne te jene ne ate
gjendje, dhe i plotesojne pastaj ditet qe nuk kane agjeruar: nje dite per nje
dite.
Udhetari, i cili mund te ndeshet me shume veshtiresira te renda gjate
rruges, mund ta nderprese perkohesisht agjerimin dhe t'i plotesoje ditet me
vone: nje dite per nje dite.
Grate shtatzane dhe ato qe jane duke ushqyer femijen me gji mund te mos
agjerojne, nese agjerimi ka te ngjare te rrezikoje shendetin e tyre apo te
femijes. POR edhe ato duhet t'i plotesojne ditet e humbura: nje dite per nje
dite.
Gruaja me menstruacione (perioda), dhe t'i plotesojne ditet e humbura me
vone: nje dite per nje dite.
Nijeti ose Qellimi i Agjerimit
Nijeti ne mbajtjen e agjerimit eshte shume themelor (waxhib). Nijeti duhet
bere perdite, e preferuar eshte te behet para kohes se agimit çdo dite agjerimi
ne Ramazan. Nese dikush harron ta shprehe nijetin para agimit, lejohet ta beje
ate (dmth ta shprehe nijetin) para mesdites, keshtu qe agjerimi t'i quhet i
vlefshem.
Fjalet me te cilat mund te shpreht nijeti jane: "Une kam bere nijet te mbaj
agjerimin per sot."
Syfyri
Syfyri eshte nje ushqim i lehte para agimit. Rekomandohet te kryhet se ka
begati e bekime prej Allahut, por nuk eshte themelore per agjerimin. Te ngrenet
edhe te piret duhet të ndrepritet te pakten 5 ose 10 minuta para agimit.
Iftari
Iftari, fjale e gjuhes arabe, nenkupton çeljen / nderprerjen e agjerimit
menjehere pa perendimit te Diellit. Zakonisht Muslimanet e bejne Iftarin me
hurma arabije ose embelsira te tjera shoqeruar me uje, leng frutash ose qumesht.
Para se te hame Iftarin thuhet kjo dua/lutje:
"O Allah! Agjerova sot vetem per Ty dhe po e çel agjerimin me ushqimin qe me
ke bekuar Ti. Pranoje agjerimin tim."
Çfare e prish Agjerimin?
Te kryesh me qellim te ngrenet, te piret, marrja e ilaçeve ose te piret e
duhanit gjate agjerimit.
Te marresh injeksione me vlera ushqyese.
Fillimi i menstuacionit tek grate (sikur edhe ne momentin e fundit para
perendimit te Diellit).
Nese ndodh ndonje nga veprimet e mesiperme agjerimi prishet dhe personi duhet
t'i plotesoje ditet. POR nqs personi e prish agjerimin pse kryen marredhenie
intime bashkeshortore gjate kohes qe duhet te agjeroje, ai/ajo jo vetem qe duhet
te plotesojne diten por ka edhe penallti per kete veprim.
Çfare nuk e prish Agjerimin?
Te ngrenet apo te piret pa dashje (gabimisht), duke harruar se po agjeron.
Te vjellurit pa qellim.
Gëlltitja e gjerave qe nuk mund t'i menjanosh si peshtymen, tymin e rruges,
etj.
Larja e dhembeve.
Berja e banjos: nese uji gelltitet pa dashje, agjerimi nuk prishet. Por
berja e gargares gjate agjerimit duhet te menjanohet.
Injeksionet qe jane vetem te karakterit medicinal e jo ushqimor.
Ne raste te veçanta, kur do ta provosh ushqimin (psh. gruaja duke gatuar)
e fut pak ushqim ne goje sa per ta provuar sjihen ose per kripe psh por pa e
lene ushqimin te depertoje ne fyt.
Penalltia per prishjen me dije te agjerimit
Nese dikush e prish me qellim agjerimin, gjate kohes qe duhet te agjeroje,
denimi eshte qe ose te liroje nje skllav, ose te agjeroje 60 dite rresht, ose te
shpenzoje per bamiresi aq sa do duhej per te ushqyer 60 persona. Nese ai qe ka
vendosur te agjeroje 60 ditet e nderpret agjerimin per çfaredo arsyer (perveç
menstruacionit tek grate), duhet te filloje ciklin e 60 diteve te agjerimit nga
fillimi.
Namazi i Tarauisë
Ky eshte namaz i veçante synet qe kryhet gjate muajit te Ramazanit, pas
namazit te Jacise. Mund te zgjase nga 8 deri ne 20 rekate.
Leiletul-Kadr
Nje nga netet me te veçanta gjate muajit te Ramazanit eshte nata e Kadrit te
ciles i kushtohet surja 97 ne Kur'an. Per nga vlera dhe rendesia ajo eshte me e
mire se 1000 muaj (Kur'an, 97:3). Ne kete nate filloi shpallja e Kuranit per
njerezimin. I derguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, na ka keshilluar te
kerkojme kete nate ne netet tek gjate 10 neteve te fundit te Ramazanit. Kjo nate
kalohet me ibadet/adhurim, kerkim faljeje dhe duke lexuar Kur'an nga shume
Muslimane.
Bazuar ne materiale te faqes: SoundVision.com