Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Historia e Sakrifices se Ibrahimit Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Historia e Sakrifices se Ibrahimit

    jonuz
    jonuz
    Aiutattivo-a
    Aiutattivo-a


    Località*الدولة* : Albania

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 309

    Historia e Sakrifices se Ibrahimit Empty Historia e Sakrifices se Ibrahimit

    مُساهمة من طرف jonuz السبت 4 سبتمبر - 10:26:05

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit



    Historia e Sakrifices se Ibrahimit



    Shume prej nesh e dine historine e Ibrahimit dhe sakrifices se tij, dhe e shohim ate si nje test apo prove per Ibrahimin nga Allahu i Madheruar. Por a mund ta kuptojme ne në të vertete se çfare perjetoi Ibrahimi (as)? A mundet truri jone ta mendoje se cfare ndodhi? Pse konsiderohet Ibrahimi si babai i fese?



    Ibrahimi, alejhi selam (shkurt as. -paqja qofte mbi te), dallohet ne Kur'an me titullin Halil-ul-Allah (shok e afert e Allahut). Ne Sura En-nisa, Allahu thote: "Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë." (Kur'an, 4:125)



    Po ashtu ne Suren e Bletes (An-Nahl) pershkruhet Ibrahimi (as) si shembull/model: "Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtarë i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët." (Kur'an, 16:120).

    Ibrahimi (as) u lind ne mes te njerezve qe adhuronin yjet dhe idhujt - fisi Kaldej. Azari, babai i Ibrahimit ishte mjeshter per pregatitjen e idhujve dhe adhurues i tyre. Ibrahimi ishte ndermjet jobesimtareve por ai nuk ishte si ata. Nga ai vend i politeizmit / shirkut çeli monoteizmi / Teuhidi. Ne Kur'an ne suren El-An'am: "Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha babait të vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuroni për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt." (Kur'an, 6:74)



    Nga kjo revolte ne shtepine e Azarit, babait te tij, Ibrahimi vazhdoi te sfidoje politeizmin e fisit te vet. Ibrahimi njihet si prishesi i idhujve dhe themeluesi i monoteizmit dhe luftues i injorances.



    Ne disa sure ne Kur'an pershkruhet sesi Ibrahimi ka argumentuar logjikisht me adhuruesit e idhujve dhe te trupave qiellore, dhe sesi komunikoi ai me jobesimtaret e sesi i mesoi njerezit. Per shembull, ne suren El-Bakara Allahu thote: "ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?” Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar." (Kur'an, 2:258)



    Ne nje shembull tjeter ne suren El-Enbija thuhet:

    "Ne i dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi). Kur ai babai dhe popullit të vet u tha: “Ç'janë këto statuja që i adhuroni?” Ata thanë: “I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin”. Ai u tha: “Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!” Ata thanë: “Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!” Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve e i tokës, është ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!” Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t’ia bërë atë që duhet statujave tuaja! Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata më shpresë se atij do t’i drejtohen (për të kuptuar se kush i theu).



    (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!” (pastaj) thanë: “Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim”. Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)”.
    I thanë: “A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” Ai tha: “Jo, por atë, e bëri i madhi i tyre, ju pyetni ata nëse janë që flasin?”
    Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: “Vërtet, ju jeni ata të gabuarit (pse adhuroni gjëra të këto)”. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: “Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!” Ai tha: “A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?” Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?” Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u ndihmoni!” (Kur'an, 21: 51-68)



    Por argumentat intelektuale te Ibrahimit ndaj jobesimtareve e bene ate subjekt te opresioneve te popullit te tij. Pergjigja qe i dha populli da'uas qe beri Ibrahimi as. gjendet ne suren e Merimanges (El-Ankebut): "Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: “Mbytni atë (Ibrahimin) ose digjeni!” (Kur'an, 29:24) Ibrahimi mund te kishte hequr dore nga mesazhi dhe besimi i tij per te shpetuar nga zjarri i Nemrudit. Por ai zgjodhi martirizimin. Ai zgjodhi te hyje ne zjarrin e tiranise dhe injorances qe te shpetoje njerezimin nga ky zjarr.



    Por Allahu i Madheruar kishte nje plan tjeter per Ibrahimin as. "Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse. (Kur'an, 29:24) si dhe "Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” (Kur'an, 21:69) Sidoqofte kjo mrekulli nuk i dha fund perpjekjeve te jobesimtareve per ta persekutuar dhe izoluar Ibrahimin, i cili qendroi i patundur ne besimin e tij, i durueshem ne vuajtjet e tij, i dashur ne sjelljet e tij deri ne migrimin e tij per ne tokat e Aramit dhe Kananit.



    Edhe ne kete toke te premtuar jeta e Ibrahimit vazhdoi me perpjekje, da'ua, duke mbajtur i vetem pergjegjesine e madhe te misionit te Teuhidit ne kete kohe te erresires, paragjykimeve dhe injorances. Ibrahimi nuk kishte femije dhe deshira qe te kishte nje femije i shtohej me kalimin e viteve. Ne moshe te thyer Ibrahimi lutet per nje femije: "Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!" (Kur'an, 37:100) Nderkohe gruaja e tij Sarah nuk mund te kishte femije.



    Allahu e plotesoi premtimin e Tij per ta bere Ibrahimin faren e nje linje te gjate te Profeteve, rrenje te feve te medha. "Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm)." (Kur'an, 37:101)



    Allahu solli meshire per te Derguarin e Tij te plakur, vetmuar e plot shqetesime. Per Ibrahimin, Ismaili nuk ishte vetem bir i nje babai qe nuk kishte femije, ai ishte fundi i nje jete duke pritur, shperblimi per nje shekull plot vuajtje, fruti i jetes se tij, shpresa e tij. Pra kishte shume gezim ne shtepine eIbrahimit nderkohe qe Ismaili vazhdonte te rritej. Por provat nuk mbaruan ketu per Ibrahimin as. Ai pati nje vizion ne te cilin ai u komandua nga Allahu te beje kurban djalin e tij.



    Dhe pyetja qe na vjen ne mend eshte: Pse duhej Ibrahimi te kalonte edhe nje tjeter prove pas gjithe atyre provave te tjera te protesise se tij, Xhihadit te tij per te hequr injorancen dhe per te vendosur themelet e besimit ne nje Zot te vetem?



    Eshte e pamundur te thuhet me fjale se cfare do te thoshte kjo per Ibrahimin as - qe u urdherua nga Allahu ta sakrifikoje birin e tij te vetem Ismail. Dhimbja, ndjenjat jane shume te medha te imagjinohen, jo me te perjetohen.



    Si mundet Ibrahimi ta marre birin e tij te dashur, frutin e jetes se tij, gezimin e jetes se tij, dhe t'ia vere thiken ne fyt? Ismaili i ri duhet te vdiste dhe Ibrahimi plak te jetonte?! Kushedi sesi eshte ndjere Ibrahimi as. Brenda tij duhet te kete qene nje xhihad i vertete. Te zgjedhe midis Zotit dhe Ismailit. Cilen do te zgjedhe Ibrahimi? Dashurine e Zotit apo dashurine per vete? Besimin apo emocionet? Pergjegjesine apo kenaqesine?



    Ibrahimi as nuk vendosi menjehere. Ai vuajti nen presionin e dyshimeve, lekundjeve dhe dhimbjes. Vetem pasi e perjetoi vizionin per te treten here ai vendosi ta kryeje urdherin e Allahut. Kjo reflektohet ne nje nga ritet e Haxhit: hedhja e gureve tek tre idhuj qe perfaqesojne Iblisin / Shejtanin i cili tentoi ta shtyje Ibrahimin te mos i bindet Zotit.



    Por Ibrahimi - Halil-ul-Allah (shok i afert i Allahut) - kishte besim tek Allahu dhe ai e dinte se Allahu i Madheruar e ka urdheruar per kete sakrifice. De keshtu ne Mina, nje bisede e mrekullueshme dhe tronditese ndodh midis babait dhe birit te tij te dashur.



    Ibrahimi i tha Ismailit: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të te bej kurban ty. Shiko pra, çka mendon ti?” (Kur'an, 37:102) Çfare fjale te veshtire per babin te thote dhe sa te frikshme per Ismailin te degjoje! Por edhe Ismaili ishte besimtar dhe ai iu dorezua deshires se Allahut. Duke qene i vetedijshem sesa e veshtire ishte kjo per te jatin e tij, Ismaili e qetesoi babain e vet duke i thene: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” (Kur'an, 37:102) Kjo i dha Ibrahimit force, i cili e mori Ismailin ne nje dore dhe thiken ne tjetren dhe ecen ashtu deri ne vendin e sakrifices. Ibrahimi ishte duke vuajtur dhe ne cdo moment ishte e mundur te terhiqej. Por jo. Ai e shtriu Ismailin ne toke, e drejtoi fytyren e tij larg nga ai per te mos e renduar edhe me shpirtin e tij te copetuar dhe duart e tij te paralizuara. E keshtu ai e beri kurban Ismailin. Por nga meshira e Allahut thika nuk e preu. Ibrahimi pa atehere nje dele dhe i tha atehere Allahu atij: “O Ibrahim!” Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!" (Kur'an, 37:104-5)



    Kjo histori nder te tjera na meson permes asaj qe i ndodhi dhe perjetoi Ibrahimi se jeta e secilit prej nesh ashtu si ajo e Ibrahimit, Ismailit, merr kuptim dhe vlere nga Zoti - Krijuesi - dhe jo nga natyra. Gjerat e mira ne kete jete, te perfaqesuara nga Ismaili ne histori, marrin vlere jo nga fakti i thjeshte se ato ekzistojne dhe mund te vleresohen, shijohen dhe mund te kenaqesh me to; por nga Zoti.... Ka sigurisht edhe shume mësime te tjera qe mund te nxirren nga kjo histori me permasa te rralla per nga niveli i sakrifices njerezore.



    Ky bajram nuk eshte Festa e fitores por eshte Festa e Sakrifices.

      مواضيع مماثلة

      -

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 5:16:49