Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve Empty Udhëzimi i Pejgmaberit (a.s) rreth këndimit të Kuranit gjatë namazeve

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 22:12:51

    Këndimi i Kuranit në namazin e sabahut
    Në përgjithësi, gjatë namazit të sabahut, Profeti (a.s) këndonte nga gjashtëmëdhjetë deri në njëqind ajete. Ndonjëherë ai këndonte suren Kaf, Er-Rum, Et-Tekuir apo Ez-Zelzele në du rekatet e fundit (rekatet e farz). Kur ishte në udhëtim, ka ndodhur të këndojë dy suret e fundit të Kuranit. Në disa raste, Profeti (a.s) këndonte pjesën e pare të sures El-Mu`minun derisa të arrinte tek historia e Musës dhe e Harunit në rekatin e pare dhe pastaj kollitej dhe përkulej në ruku. Ditëve të xhuma ai këndonte Elif, Lam, Mim, Tenzil (suren Sexhde) dhe suren El-Insan në formën e tyre të plotë.Profeti (a.s) nuk vepronte në atë mënyrë që veprojnë shumë njerëz sot, që është këndimi i një pjesë të njërës sureje dhe një pjesë të sures tjetër.Shumë njerëz të paditur mendojnë se është gjëja më e mire që, në namazin e sabahut të ditës së Xhuma, të këndojnë sure në të cilat bëhet sexhde. Por, në fakt, një e tillë është injorancë e plotë nga ana e tyre. Profeti (a.s) e kishte zakon t`i këndonte këto sure sepse ato përmbajnë ajete në të cilat përmendet krijimi i njeriut, kthimi tek Allahu, hyrja në xhenet dhe në xhehenem dhe çështje të tjera që kanë ndodhur apo që ndodhin ditën e Xhuma. Prandaj, ai i lexonte sure të tilla ditën e premte, në mënyrë që t`i kujtonte umetit të tij ngjarjen e asaj dite. Në ditën me rëndësi të madhe si: Xhumaja, ditët e Bajrameve etj.Profeti (a.s) këndonte suret Kaf, El Kamer, El E`ala dhe El Gashije.Këndimi i Kuranit në namazin e drekës
    Gjatë namazit të drekës, ndonjëherë Profeti (a.s) këndonte gjatë Kuran.
    Njëherë, Ebu Sa`idi ka thënë: “Ndërkohë që bëhej ikameti për namazin e drekës, dikush mund të shkonte në El-Bekie dhe të kujdeset për ndonjë punë, pastaj kthehej në familjen e tij, merrte abdes, kthehej përsëri në namaz dhe e gjente Profetin (a.s) në rekatin e pare (për shkak të kohëzgjatjes së madhe të këndimit të Kuranit prej tij)”.[Transmeton Muslimi]Ndonjëherë, Profeti (a.s) këndonte ajete përafërsisht sa surja Sexhde apo El A`la dhe El- Lejl apo suret El Buruxhë dhe Et- Tarik.Këndimi i Kuranit në namazin e iqindisë
    Një këndim i tillë zgjaste sa gjysma e këndimit të Kuranit në namazin e drekës, në rast se ky i fundit ishte i gjatë dhe sa këndimi në namazin e drekës, në rast se ky i fundit ishte i shkurtër.Këndimi i Kuranit në namazin e akshamit
    Në namazin e akshamit Profeti (a.s) këndonte sure të ndryshme.
    Ndonjëherë, ai këndonte suren El A`rafë në dy rekatet e para dhe ndonjëherë suren Et-Tur apo El-Murselatë.Ebu Umer ibn Abdul-Berri thotë: “Transmetohet se Profeti (a.s) këndonte suren El A`raf, Es-Safatë apo suren Ed-Duhanë, El A`la dhe Et-Tin apo dy suret e fundit të Kuranit dhe suren El-Murselatë. E gjitha kjo është transmetuar me anë të zinxhirëve autentikë”.
    Meruan ibn Hakemi vepronte gjithnjë në këtë mënyrë dhe kur Zejd ibn Thabiti e kundërshtoi këtë gjë, ai i tha: “Si është puna me ty që gjithmonë këndon një nga suret e shkurta gjatë namazit të akshamit? E kam pare Profetin (a.s) duke kënduar një sure të gjatë në këtë namaz”.Meruani e pyeti: “Dhe cila është surja e gjatë?” Zejdi iu përgjigj: “El-Arafë”. Ky hadith është sahih.[Hadith Sahih që e ka regjistruar Buhariu shkurtimisht; Sahih Ebu Daud 812]Nesaiu ka regjistruar se Aishja (r.a) ka thënë: “Profeti (a.s) e këndonte suren El A`rafë gjatë namazit të akshamit dhe ai e ndante këtë sure në dy rekate”. Këndimi në mënyrë të vazhdueshme i një sureje të shkurtër është një veprim që ndyshon nga Suneti dhe kjo është mënyra që vepronte Meuan ibn Hakemi. Këndimi i Kuranit në namazin e jacicë
    Gjatë namazit të jacisë, Profeti (a.s) këndonte suren Et-Tin dhe ai e mësoi Muadhin të këndonte suren Esh-Shems, El A`la, El-Lejl e kështu me radhë.
    Ai nuk ishte dakord me Muadhin në lidhje me këndimin e sures El Bekare gjatë këtij namazi. Pas namazit, ai (Muadhi) shkoi tek fisi i Amr ibn Auf dhe kur kishte kaluar një pjesë e natës, ai e përsëriti namazin dhe këndoi në të suren El Bekare. Duke qenë i njofruar në lidhje me këtë gjë, Profeti (a.s) i tha: “Muadh! A mos je ti prej atyre që i vënë njerëzit para sprovave?”Këndimi i Kuranit në namazin e xhumasë
    Në namazin e xhumasë, Profeti (a.s) këndonte suren El-Xhumua, El Munafikun apo El-gashije të plota, ose suren El-A`ala dhe El-Gashije.
    Ai nuk këndonte asnjëherë vetëm fundin e disa sureve të cilat fillojnë me; “O ju që keni besuar….”Personat që këmbëngulin për të vepruar në këtë mënyrë çdo të premte, nuk ndjekin Sunetin.

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 5:37:38