Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Namazi i xhumasë Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Namazi i xhumasë

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Namazi i xhumasë Empty Namazi i xhumasë

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 22:43:18

    Xhumaja (e premtja) është dita më e mirë e javës.
    Ebu Hurejra trasnemton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën lind dielli është e premtja.( Të pemten) u krijua Ademi, në atë ditë ai hyri në xhenet dhe po atë ditë ai doli nga xheneti. Edhe Ora (Dita e Kijametit) do të ndodhë të premten”.Ebu Lubaneh El Bedri transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Më krysorja e të gjitha ditëve (prijësa e ditëve) është ditë e xhuma. Ajo është dita më e madhe tek Allahu. Ajo është më e nderuar tek Allahu sesa dita e Fitrit apo dita e Kurbanit. Ajo ka pesë vlera të rëndësishme: Allahu e krijoi Ademin në këtë ditë, në këtë ditë Allahu e zbriti Ademin në tokë: në këtë ditë Allahu ai solli vdekjen Ademin, në këtë ditë është një kohë gjatë së cilës, nëse dikush e lut Allahun për ndonjë gjë në të, Allahu do t`ia jape përveçse nëse ai kërkon diçka që është e ndaluar: dhe në këtë ditë do të ndodhë Kijameti. Nuk ka angjëll që është afër Allahut, qielli, tokës, erës, malit apo detit, të mos jetë i shqetësuar për ditën e xhuma”.
    Lutjet në ditën e xhuma
    Njeriu duhet të përpiqet që të lutet sa më shumë ditën e premte, sidomos në momentet e fundit të saj. Abdullah ibn Selami transmeton : “Ndërkohë që i Dërguari i Allahut ishte ulur, unë thashë: “Në gjejmë në Librin e Allahut se të premten është një orë në të cilën nëse një besimtar i lutet Allahut për diçka, lutja e tij pranohet dhe atij do t`i jepet çdo gjë për të cilën lutet”.I Dërguari i Allahut më vështroi dhe pastaj ndërhuri: “Ose një pjesë e një ore”. Unë e pyeta: “ ç’orë është ajo?” Ai u përgjijg; “Ora e fundit e ditës”.Unë pastaj e pieta: “A nuk është ajo kohë për namaz?” Ai u përgjijg: “ Pa dyshim (që është), nëse një besimtar fal namaz dhe pastaj ulet, ai nuk do të ulet, përveçse për shkak të namazit dhe ai do të jetë në namaz”.[Hadith Sahih; Sahih Ibn Maxhe 1139]Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra transmetojnë se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Të xhumanë është një orë që nëse një besimtar gjatë saj I kërkon Allahu një të mire, Ai do t`ia dhurojë atij. Ajo kohë është pas namazit të iqindisë”.
    Xhabiri transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Dita e xhuma ka dymbëdhjetë orë dhe në njërën prej këtyre orëve nëse një rob i Allahut I lutet për diçka Aij, Ai me siguri do t`i përgjijget lutjes së tij. Kërkojeni atë në orën e fundit pas namazit të iqindisë”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1048]Ahmedi ibn Hambeli thotë: Shumica e haditheve që flasin për orën në të cilën lutjet janë gjithmonë të pranuara, përmendin se ajo kohë është pas namazit të iqindisë ndërsa disa të tjerë thonë se ajo është pasi dillei kalon meridianin”.Muslimi dhe Ebu Daudi kanë transmetuar nga Ebu Musa, i cili ka dëgjuar Profetin (a.s) një ditë të premte të thotë në lidhje me orën në të cilën pranohen lutjet: “Ajo është mes kohës që imami ulet në minber dhe derisa të përfundojë namazi”. Prapëseprapë, ky hadith i veçantë është i mangët pasi zinxhiri i tij është i këputur dhe ai është mudtarib (jo i qartë).Pëlqehet që të dërgohet sa më shumë salivate për Profetin (a.s) gjatë natës dhe ditës së xhuma
    Aus ibn Ausi transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Dita më e virtytshme e ditëve tuaja është dita e Xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi dhe në atë ditë ai vdiq, (në atë ditë) do t`i fryhet surit dhe njerëzit do të ngrihen nga varret!
    Shtojini salavatet për mua, pasi salavatet për mua do të prezantohen para meje”. Njerëzit i thanë: “ O i Dërguari i Allahut! Si do të prezanohen ty salavatet tona kur ti do të jesh tretur?” Ai tha: “Allahu ia ka ndaluar tokës të tresë trupat e profetëve”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1047]Ibn Kajimi thotë se është e pëlqyeshme që ditën dhe natën e xhuma të lutesh për të mirat e Allahut nfa Profetit (a.s), pasi ai ka thënë: “ Lutuni për mua gjatë ditës dhe natës së Xhuma”.[Hadith Hasen, duke marrë parasysh tërë transmetimet që kanë lidhje me këtë temë: Temamul Minneh]I Dërguari i Allahut është prijësi i njerëzimit dhe dita e xhuma është dita më e mirë e javës. Lutja për të gjatë asaj dite është një mirësi që i takon atij dhe askujt tjetër. Kjo vepër gjithashtu përmban një urtësi tjetër bderna saj, që është se çdo e mire që i ka ardhur këtij umetit (musliman) në këtë jetë dhe në jetën tjetër ka ardhur nëpërmjet tij. Allahu i Lartësuar I ka mbledhur të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër për këtë umet dhe nderi dhe suksesi më i madh do t`u jepet atyre në ditën e Xhuma. Në atë ditë atyre do t`u jepen shtëpitë dhe pallatet e tyre në xhenet dhe ajo është dita kur do t`u jepet më shumë kur të hyjnë në xhenet. Ajo është një ditë feste për ta në këtë botë.
    Ajo është gjithashtu dita në të cilën Allahu i Lartësuar I plotëson nevojat e tyre dhe u përgjigjet lytjeve të tyre dhe kërkesave të kësaj bote. Ata janë të vetëdijshëm për të gjitha këto dhe kanë mundësi t`i përfitojnë ato në saje të Profetit (a.s) dhe nëpërmjet tij ata u pajisën me mësime të tilla. Kështu që në shenjë mirënjohjeve dhe vlerësimi për këto të mira që na janë dhënë ne duhet të bëjmë shumë salivate për të gjatë ditës dhe natës së Xhuma.Këndimi i sures Kehf
    Është e pëlqyeshme të lexosh suren Kehf gjatë ditës dhe natës së Xhuma.
    Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush lexon suren Kehf të Xhumanë do t`i jepet ndriçqim prej dite nga e xhumaja në xhumanë tjetër”.[Hadith Sahih; Temamul Minneh]
    Ibn Umeri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kushdo që këndon suren Kehf të Xhumasë, ai do të mbushet me dritë që do të ngrihet nga fundi i këmbës deri tek kupa e qiellit. Ajo do të jetë dritë për të në Ditën e Ringjalljes dhe do t`i falet çdo gjë nga xhumaja e xhumanë tjetër”.[Ky hadith transmetohet nga Ibn Merduija me një zinxhir të vërtetë trasnemtimi]Pastrimi, zbukurimi i vetës në mënyrë të veçantë për namain e xhumasë
    Është e pëlqyeshme që çdokush, burrë apo grua, i ri apo i moshuar, udhëtar apo vendas, që dëshiron të marrë pjesë në namazin e xhumasë apo në ndonjë takim me njerëz, të pastrohet dhe të veshë rrobat më të mira.
    Personi që shkon në xhami ditën e xhuma duhet të marrë gusul, të veshë rrobat më të mira, të lyhet me parfum dhe të lajë dhëmbët. Hadithet e mëposhtme flasin rreth kësaj çështjeje.
    Ebu Seidi transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “çdo musliman duhet të pastrohet ditën e xhuma dhe të veshë rrobat më të mira dhe nëse ka parfum ai duhet të përdorë atë”.Ibn Selami transmeton se ka dëgjuar Profetin (a.s) të thotë, ndërkohë që ishte në minber ditën e xhuma; “Nuk do të ishte e vështirë për një njeri prej jush nëse do të blinte dy veshje për ditën e xhuma në vend që të përdorte rrobat e tij të punës”.(Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1078] Selam El Farisi transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Një njeri që pastrohet në ditën e xhuma, e pastron veten e tij me sa të mundet, parfumoset nga parfumet e shtëpisë së tij, shkon në xhami dhe nuk shkakton ndarje mes njerëzve (që janë ulur), falet ashtu siç e ka urdhëruar Allahu dhe pastaj dëgjon me vëmendje atë që thotë imami, do t`i falen të gjitha mëkatet nga e xhumaja në xhumanë tjetër”. Trabsmetojnë Ahmedi dhe Buhariu, ndërsa Ebu Hurejra thotë në një version tjetër: “Dhe për tri ditë të tjera shtesë, ngase Allahu i dhjetëfishon çdo të mire”.
    Mëkatet e përmendura në këtë hadith janë mëkate të vogla, ashtu siç ka transmetuar Ibn Maxhe nga Ebu Hurejra fjalët e mëposhtme: “Për ata që nuk kanë bërë mëkate të mëdha”.Ahmbedi transmeton me një zinxhir sahih se Profeti (a.s) ka thënë: “Për çdo musliman është e detyrueshme që të pastrohet, të lyhet me parfum dhe të përdorë misvak në ditën e xhuma”.Ebu Hurejra transmeton se një të premte Profeti (a.s) tha: “O bashkësia e muslimanëve! Allahu e ka bëtë këtë ditë një bajram për ju, kështu që pastrohuni dhe përdoreni misvakun”.[Transmeton Tebaraniu në “El Ausat” dhe “ El Kebir” me një zinxhir transmetuesish të besueshëm.Sejid Sabik

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 8:11:52