Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:42:45

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    Sa i përket Njëshmërisë së Allahut, ne themi se Allahu është Një, pa ortak, as në sundim, as në zotërim, e as në emrat dhe cilësitë e Tij.

    Pra, nuk ka asnjë krijues pos Tij dhe asnjë sundues përveç Tij. Nuk ka mbajtës, mjeshtër dhe asnjë që rregullon çështjet e kësaj ekzistence përveç Tij. E veçojmë Allahun e Lavdëruar në veprat e Tij, ashtu siç e veçojmë Atë ne veprat tona.

    Pra e veçojmë Atë në veprat tona të adhurimit (ibadetit) dhe në synimin e vullnetit tonë, sepse nuk ka asnjë që adhurohet me të vërtetë përveç Atij, të Lavdishmit, pra, ne dëshmojmë ashtu siç ka dëshmuar Allahu për Veten e Tij, Melekët dhe ata që u është dhënë dituria, ashtu siç e mirëmban gjithnjë Ai krijesën e Tij me drejtësi. Dëshmojmë që nuk ka asnjë të adhuruar me meritë përveç Atij, EL-Aziz, El-Hakim. E themi këtë duke pohuar çfarë pohojnë këto fjalë të mëdha për veçimin e adhurimit vetëm për Allahun, ashtu edhe ndikimin dhe të drejtat e Tij. Po ashtu, këtë e themi duke mohuar ate që mohon kjo dëshmi për llojet e shirkut dhe partneritetit dhe çdo gjë që qëndron pas kësaj.

    Ne besojmë se arsyeja për të cilën Allahu krijoi krijesat është që të adhurohet vetëm Ai, ashtu si thotë i Madhërishmi:

    “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë” (EDH-DHARIJAT, 24:56)

    Dhe ne thërrasim të veçohet Ai, i Lartësuari, në të gjitha llojet e ibadetit, siç janë: përkulja, betimi, tavafi, sakrifica, kurbani, lutja, ligjvënia dhe të tjera.

    “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam I pari që i nënshtrohem Atij”. (El-EN’AM, 6: 162-163)

    Urdhëri i Zotit të Madhërishëm përfshinë urdhërin universal dhe atë ligjvënës. Prandaj ashtu siç është Ai, i Madhërishmi, i vetëm në hyjninë e Tij, ashtu është i Vetëm në rregullimin e çështjeve të universit dhe i Vetmi që gjykon si të dojë Ai sipas Urtësisë së Tij. Pra, e veçojmë Atë, të Madhërishmin, në sundimin e Tij ligjor. Nuk i shoqërojmë asnjë në sundimin Tij dhe në adhurimin drejtuar Atij.

    “…Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti I botëve!” (El-A’raf 7: 54)

    Prandaj, hallall është ajo që Allahu e ka bërë hallall, dhe haram është ajo që Ai e ka bërë haram.

    “…Vendimi i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë.” (JUSUF 12:40)

    Do të thotë, në të vërtetë nuk ka asnjë sundues përveç Tij, të Madhërishmit dhe më të Lartësuarit. Ne shfaqim armiqësi dhe mohim, si dhe heqim dorë e nuk besojmë asnjë ligjvënës krahas Tij, nuk kërkojmë asnjë zot përveç Atij, të Madhërishmit, nuk marrim askënd si mbrojtës përveç të Madhërishmit dhe nuk kërkojmë asnjë fe tjetër përveç Islamit. Kushdo që pranon gjykatës dhe ligjvënës pranë Atij, të Madhërishmit, duke e pasuar ate dhe duke bashkëpunuar me të në ligjvënien në të cilën ai është në kundërshtim me ligjvënien e Allahut, atëherë ai i ka bërë Allahut ortak dhe ka kërkuar fe tjetër pos Islamit.

    I Lartësuari thotë:

    “...Në të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që t’ju kundërshtojnë ju. E nëse ju u bindeni atyre, me siguri që edhe ju do të ishit idhujtarë.” (El-EN’AM 6: 121)

    Dhe i Madhërishmi thotë:

    “Ata i konsideruan "ahbarët" (rabinët) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre për zota pos Allahut...” (ET-TEUBE 9: 31)

    Shejh Ebu Muhammed el-Makdisi, Allahu e ruajt.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty رد: Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:46:22

    Teuhidi El-Esma ues-Sifaat

    Gjithashtu e veçojmë Atë, të Madhërishmin, në emrat dhe cilësitë e Tij. Pra nuk ka asnjë të barabartë e as të ngjashëm me Atë, të Lavdëruarin:

    “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (EL-IHLAS 112: 1-4)

    I Madhërishmi është i veçuar me atribute të lavdërimit dhe përsosmërisë me të cilat e ka përshkuar Ai Veten e Tij apo siç na ka treguar i Dërguari i Tij, sal'allahu alejhi we selem, në Sunnetin e tij. Pra nuk i atribuojmë krijesave të Tij ndonjë prej atributeve të Tij, as nuk nxjerrim emra nga emrat e Tij për ndonjë person, ne nuk bëjmë ngjashmëri mes të Lavdëruarit dhe ndonjë nga krijesat, as nuk devijojmë në mohimin e emrave të Zotit ton ë të Lavdëruar.

    Besojmë në atë me çfarë e ka përshkruar Ai veten dhe në ate me çfarë e ka përshkruar i Dërguari i Tij, sal'allahu alejhi we selem, në të vërtetë dhe jo simbolikisht, pa shtrembërime, mohime, pa pyetur “si” apo përngjasime.

    Nuk mohojmë asgjë prej asaj, me të cilën Ai i Lavdëruari i e ka përshkruar Veten. Ne nuk ndryshojmë asnjë fjalë nga vendi i duhur, as nuk i qasemi asaj për të interpretuar gjëra me mendimet tona apo duke sjellë absurditete nga imagjinata jonë me tenzih si evidencë për përkrahjen e saj.

    “Atij i përket shembulli më i lartë në qiej dhe në Tokë. Ai është al-Aziz (Mbizotëruesi), al-Hakim (i Urti).” (ER-RUM 30: 27)

    Askush nuk ka gjetur shpëtim në dinin e Tij, përveç atij i cili i është nënshtruar Allahut të Madhëruar e të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij, sal'allahu alejhi we selem, dhe ka refuzuar diturinë që është e paqartë për të dhe atij që ka dituri mbi të. Qëndrueshmëria në Islam nuk është vendosur te asnjë njeri përveç në bazën e nënshtrimit dhe dorëzimit, dhe kushdo që thellohet në dituri për të cilën është paralajmëruar dhe nuk është i kënaqur më nënshtrim ndaj përvetësimit të saj, atëherë veprat e tij do ta mbulojnë atë nga imani i drejtë dhe nga Teuhidi i pastër.

    Besojmë se Allahu e ka zbuluar Librin e Tij ne gjuhen e pastër arabe, pra ne nuk i bëjmë tafavid kuptimeve te atributeve, më mirë i bëjmë tafavid vetëm fjalës „si?“ dhe themi:

    “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” (Al-IMRAN 3”7)

    Deklarojmë refuzimin dhe lirinë tonë nga mohimi i Xhehmive (mohuesit e Emrave dhe Cilësive të Allahut) dhe Mushabihëve (ata që bëjnë përngjasimin e Allahut me krijesat e Tij) para Allahut, pra nuk anojmë as nga këta as nga ata, jo, ne qëndrojmë të palëkundur në mes, m’u ashtu siç ka dashur Zoti ynë; Ne qëndrojmë në mes të mohimit dhe pohimit sepse Ai, i Lavdëruari thotë:

    “Asgjë nuk I shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha” (ESH-SHURA 42:11)

    Prandaj, kushdo që nuk ka mburojë kundër mohimit dhe përngjasimit, do të rrëshqasë dhe nuk do të arrijë tenzih-in aktual. Në këtë fushë të besimit, si edhe në të gjitha fushat tjera, ne qëndrojmë në ate që edhe paraardhësit tanë të virtytshëm, Ehlu Sunneh uel-Xhema’ah, kanë qëndruar. Për këtë besim Allahu na ka njoftuar në Librin e Tij dhe kjo është transmetuar në një sërë transmetimesh nga i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, se Ai është mbi qiejt e Tij, është ngritur mbi Arsh, ashtu siç thotë më i Lartësuari:

    “A jeni të sigurt se kush është në qiell, nuk do ta bëjë Tokën t’ju kapërdijë, kur të fillojë të dridhet papritmas?” (EL-MULK 67:16)

    Ndërsa në Hadithin e robëreshës tregohet se Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, e ka pyetur ate: “Kush është Zoti yt?” Tha: “Allahu” E pyeti ai, slAllahu alejhi ue selm, “Kush jam unë?” Ajo iu përgjigj: “I Dërguari i Allahut”. Atëherë ai tha: “Lirojeni se është besimtare”.

    Kjo është e vërteta në të cilën nuk ka dyshim. Pastaj, megjithatë ne ruhemi ashtu siç janë ruajtur paraardhësit tanë të virtytshëm nga supozimet e gabuara. Për shembull, imagjinohet se qiejt i bëjnë hije Allahut apo e kufizojnë Atë, kjo realisht është gënjeshtër. Ne jemi detyruar ta përmendim këtë, ta mohomë këtë dhe të deklarojmë se Allahu është i pastër nga këto gjëra, dhe, nëse Selefët njëmend asnjëherë nuk janë përballuar me mohime, atëherë njerëzit e risive dhe implikimet e tyre të gabuara do t’i bezdisnin ata dhe do të ishte një bezdi për xhematin e Ehlu Sunnetit .

    Sepse më i Lartësuari thotë:

    “Kursi-u i Tij përfshinë qiejt dhe Tokën” (EL-BEKARE 2:255)

    Dhe i Lavdëruari thotë:

    “Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen” (EL-FATIR 35:41)

    “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë” (EL-HAXH 22: 65)

    “Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij” (ER-RUM 30: 25)

    Dhe ne besojmë se Ai, i Lavdëruari është ngritur mbi Arshin e Tij, siç thotë më i Larti:

    “I Gjithëmëshirshmi mbi Arsh u ngrit” (TA-HA 20: 5)

    Ne nuk e interpretojmë fjalën Istiva (ngritje) me kuptim të pushtimit. Përkundrazi, ky është kuptimi në gjuhën e Arabëve në të cilën Allahu e ka zbritur Kur’anin. Ne nuk e krahasojmë ngritjen me ngritjen e krijesave të Tij, më saktë themi ashtu siç ka thënë edhe Imam Maliku: “Istiva është e njohur (e ditur), imani në të është obligim. Fjala “si” është e panjohur (e paditur) dhe të pyeturit për të është një risi”

    Në këtë mënyrë veprojmë edhe në atributet dhe veprat e Tij të tjera, si për shembull: zbritja, ardhja dhe vepra e atribute të tjera që Ai i Lavdëruari na ka njoftuar në Librin e Tij, apo që është vërtetuar në Sunnetin e saktë. Bashkë me besimin tonë për Istiva –në (ngritjen) mbi Arsh dhe në Lartësinë e Tij mbi qiejt e Tij, të Lavdëruarit dhe të Madhëruarit, ne besojmë se Ai është afër robërve të Tij, ashtu siç thotë i Lavdëruari:

    “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër” (EL-BEKARE 2: 186)

    Dhe në pajtim me Hadithin: “ O ju njerëz! Kini mëshirë ndaj vetes suaj, sepse vërtetë ju nuk e thirrni Një që është memec apo që është i papranishëm. Jo, ju po e thirrni Një që dëgjon dhe sheh gjithçka. Vërtetë, Atë që po e thirrni ju, e keni më afër sesa qafën e kafshës që e kalëroni.”

    Ai është me robërit e Tij kudo që janë dhe Ai e di se ç’veprojnë ata, ashtu siç thotë i Madhërishmi:

    “…Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni” (EL-HADID 57: 4)

    Nuk është për të kuptuar nga fjalët e Tij “Ai është me ju” ajo, që e kanë për qëllim felëshuesit të cilët thonë se Ai është i përzier me krijesat e Tij apo se është shkrirë në disa (nga krijesat), apo se është bashkuar me ato, e çfarëdo besimi tjetër që është kufër dhe devijimi. Jo, ne deklarohemi para Allahut të lirë nga të gjitha këto.

    Dhe Ai, i Lavdëruari ka një Maijjah tjetër me robërit e Tij besimtarë që nuk është maijjah e përgjithësuar dhe ajo është majjah e fitimit duke dhuruar sukses dhe saktësi. Më i Larti thotë:

    “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janëpunëmirë” (EN-NAHL 16: 128)

    Pra, i Lavdëruari me gjithë istiva- në e Tij mbi Arshin e Tij dhe ngritjen e Tij mbi qiejt e Tij, prapë është me robërit e Tij kudo që mund te jenë dhe e di çfarë veprojnë ata. Ai i Lavdëruari është pranë atij që i lutet Atij dhe është me robërit e Tij besimtarë; Ai, i mbron ata dhe i ndihmon ata, kështu që prania e Tij dhe Majjah e të Lavdëruarit nuk e mohon (kundërshton) ngritjen e Tij dhe Lartësinë e Tij, sepse nuk ka asgjë që i ngjanë Atij në cilësitë e Tij. Ai është i Lartë në praninë e Tij dhe është pranë në Lartësinë e Tij.

    Nga frytet e Teuhidit është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij:

    Suksesi i Muvahidit është arritja e Xhennetit të Zotit të tij dhe shpëtimi nga Zjarri, siç transmetohet në Hadithe nga Muadh ibën Xhebeli. Prej fryteve të Teuhidit është po ashtu lavdërimi i Zotit dhe madhërimi i Tij duke ia ditur atributet e përsosmërisë dhe fisnikërisë. Prej fryteve është lavdërimi i Tij dhe deklarimi që Ai është larg ndonjë ngjashmërie duke ditur për mendjelehtësinë e marrëzinë e atyre qe kanë bërë dikë të barabartë me Të duke i bërë Atij shok në ibadet, në gjykim apo në ligjvënie, dhe duke ditur për pozitën ulët dhe pavlefshmërinë e atyre që kanë bërë veten e tyre ortak në çfarëdo qoftë, edhe pse ata nuk e marrin veten si shok në krijim, nuk kanë pjesë në sundim, furnizim apo në vendosje të çështjeve.

    Prej fryteve të Teuhidit është që zemra dhe shpirti lirohet nga robërimi i krijimit. Po ashtu, robi gjen forcë në jetën e kësaj bote dhe në ahiret. Prandaj, ai që ka adhuruar zota të ndryshëm duke i thurur ata (për ndihmë) dhe duke e ndarë frikën dhe shpresën mes tyre, nuk është si ai që ë ka veçuar Zotin e Tij të Lavdëruar dhe ia ka përkushtuar frikën, shpresën, qëllimin, synimin dhe adhurimin Atij.

    O Allah! O Miku Mbrojtës i Islamit dhe njerëzve të tij, na bëj të palëkundur në Teuhidin tënd derisa të takohemi me Ty!

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty رد: Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:47:15

    Besimi i Ehli Sunnetit në Melekët

    Ne besojmë në Melekët e Allahut dhe se ata janë robër të nderuar të Allahut që nuk i paraprijnë Atij në asnjë mënyrë, dhe janë të përulur e të nënshtruar prej frikës ndaj Tij, e lavdërojnë Atë ditën dhe natën dhe nuk lodhen.

    Pra ne miqësohemi me ta dhe i duam ata, sepse janë prej ushtarëve të Allahut dhe ngase kërkojnë falje për ata që besojnë, dhe ne i urrejmë ata që i urrejnë ata (Melekët). Prej Melekëve është Xhibrili, shpirti besnik, Mikaili dhe Israfili të cilit i është besuar fryrja e surit. Ka prej Melekëve që kanë për detyrë mbajtjen e Arshit, janë edhe Meleku i vdekjes, Munkiri dhe Nekiri, Maliki është mbikëqyrësi i Zjarri të Xhehenemit, Riduani është ai që është përgjegjës për Xhennetin, Meleket e bjeshkëve (apo të maleve), shkruesit fisnik që i regjistrojnë veprat dhe shumë të tjerë që nuk janë të numëruar përveç tek Allahu i Lartësuar. Është vërtetuar në dy sahihët Hadithi i Enesit, radijAllahu anhu, për ngjarjen e Miraxhit se Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, ishte ngritur tek Bejul Ma’muri në qiej ky hyjnë shtatëdhjetë mijë Melekë çdo ditë dhe falen në të dhe kur dalin nuk kthehen kurrë.

    Si dhe në Sahiun e Imam Muslimit transmetohet nga Aisha, radijAllahu anha, nëna e besimtarëve, se i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, ka thënë: “Melekët janë krijuar nga drita, xhinnët nga zjarri i flakëruar, kurse Ademi është krijuar nga ajo mbi çka tashmë u është thënë”

    Me urdhrin e Allahut, Melekët mund të marrin formën e njeriut, siç paraqitet në ngjarjen e Merjmes, aljehja selam, dhe në Hadithin e Xhibrilit, kur e pyeti Pejgamberin, sal'allahu alejhi we selem, për Islamin, imanin dhe ihsanin. Sa i përket pamjes së tij origjinale, Allahu i Madhëruar përmend në Kur’an që ka zgjedhur prej Melekëve të dërguar me krahë, dy, tre dhe katër, dhe shton në krijimin e Tij, çfarë të dojë Ai. Vërtetë, Allahu është i aftë për çdo gjë. Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, e ka parë Xhibrilin, alejhi selam, në formën e tij origjinale me 600 krahë që hapen përtej horizontit.

    Frytet e Imanit në Melekë:

    Prej fryteve të këtij imani është pa dyshim Lavdërimi i Allahut të Madhëruar, Madhështia e krijesës tregon për Madhështinë e Krijuesit.

    Prej fryteve të tij është se e zgjon robin se ka prej Melekëve të Allahut të Lartësuar, që qëndrojnë me të dhe për këtë arsye robin besimtar, i cili është i huaj, me imanin që ka e bën akoma më të palëkundur dhe nga ai largon vetminë e shkaktuar nga mungesa e përkrahjes, duke e rikujtuar se me të qëndrojnë rojet që ia ka dërguar Allahu.

    Në Sahihun e Buhariut, Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, përcjell: “ I Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, ka thënë: “Kur Allahu i Lartësuar e do një njeri, e therret Xhibrilin dhe i thotë: Allahu e do filanin, duaje edhe ti! E Xhibrili e do atë. Pastaj ai i lajmëron në qiej se Allahu e do filanin, prandaj edhe ju dojeni atë! Dhe banorët e qiellit e duan atë. Pastaj njeriu bëhet i pranuar te banorët e tokës.”

    Pra, tek robi besimtar mbetet t’i dojë dhe të miqësohet me ata të cilët i do Allahu, Melekët e Tij dhe robërit besimtarë. Dhe mbetet t’i urrejë, armiqësojë dhe t’i mohojë ata të cilët i urren Allahu i Lartësuar, Melekët e Tij dhe robërit besimtarë, sepse kjo është në të vërtetë kapja e fortë e imanit.

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty رد: Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:48:26

    Besimi i Ehli Sunnetit në Librat

    Ne besojmë në Librat e Allahut të Lartësuar të cilat Ai, i Madhëruari ia shpalli të Dërguarve të Tij në përgjithësi, i besojmë në veçanti ato libra që na i ka përmendur Allahu, si Teuratin, Inxhilin dhe Zeburin dhe se i fundit prej tyre është Kur’ani fisnik i cili është në të vërtetë fjala e Zotit të botëve.

    I është sjellë Muhamedit, sal'allahu alejhi we selem, përms shpirtit besnik, Xhibrilit, me qëllim që të jetë prej të Dërguarve që iu shpall ky libër i cili është mbi të gjitha librat tjerë të Allahut. Është shpallur prej Allahut të Lartësuar dhe nuk është i krijuar. Dhe asnjë nga fjalët e njerëzve nuk janë të barabarta më të. Andaj secili që thotë:

    “Këto janë vetëm fjalë të një vdekatari!” (EL-MUDDETHIR 74: 25)

    .... nuk ka besuar, dhe nëse ai nuk kthehet dhe pendohet, fjalët e të Lartësuarit janë:

    “Do ta hedh në Sekar (Xhehenem)! (EL-MUDDETHIR 74: 26)

    Besojmë se Allahu i Lartësuar ka folur drejtpërdrejtë me Musain, alejhi selam.

    Besojmë se Allahu i Lartësuar e ka mbrojtur librin e Tij nga ndryshimet dhe zëvendësimet. Më i larti thotë:

    “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë”
    (EL-HIXHR 15: 9)

    Dhe me këtë Allahu e ndërlidh kërcënimin kur thotë:

    “Ky Kura’n më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet.” (EL-EN’AM 6: 19)

    Dhe ne besojmë se Libri i Tij është kapja e fortë dhe litari i madh që kushdo që e shtrëngon ate do të jetë i shpëtuar dhe kushdo që e lëshon, e braktis dhe ik nga ai, është i shkatërruar dhe ka rrëshqitur, e ka shkuar shumë larg (ka devijuar).

    Prej fryteve të këtij imani është që të merret Kur’ani me fuqi, të kapurit e fortë për të, dhe lartësimi i urdhrave të tij, veprimi në përputhje me të, mos përdorimi i një pjesë të tij kundër pjesëve tjera – ashtu si edhe imani në paqartësinë e tij duke e hedhur të paqartën në të qartën mbi rrugën e atyre që janë thelluar mirë në dituri.

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty رد: Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:49:56

    Besimi i Ehli Sunnetit në të Dërguarit dhe Profetët

    Ne besojmë të gjithë Profetët dhe të Dërguarit e Allahut, për të cilët na ka njoftuar më i Larti në Librin e Tij, apo na ka treguar i Dërguari i tij, sal'allahu alejhi we selem, në Sunnetin e tij. Besojmë në ata për të cilët Allahu na ka njoftuar, dhe në ata për të cilët nuk na ka treguar në hollësi, nuk dallojmë asnjë nga të Dërguarit e Tij. Ai i ka bashkuar të gjithë me një thelb, ashtu siç thotë i Lavdëruari:

    “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” ( EN-NAHL 16: 36)

    Dhe pastaj:

    “Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” (EL-ENBIJA 21: 25)

    “(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve” (EN-NISA’ 4:165)

    Gjithashtu i Lartësuari thotë:

    “Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!” (EL-ISRA’ 17: 15)

    Dhe thotë i Madhëruari:

    “Sa herë që aty të hidhet ndonjë grup, rojtarët e tij do t’i pyesin ata: “A nuk ju erdhi ndonjë paralajmërues?!” Po - do të përgjigjen ata” (EL-MULK 67: 8-9)

    Dhe udhëzimi mbi argumente (dalile) dhe drejtimi i saj është obligim i tyre, dhe nuk është në duart e tyre që t’i udhëzojnë zemrat e robërve, sepse zemrat janë mes dy gishtave të Mëshiruesit dhe Ai i rrotullon ato sipas Vullnetit të Tij.

    Kjo është sepse udhëzimi është dy llojesh:

    1. Udhëzimi mbi argumente (dalile) dhe drejtimi në ate që Profetët, të Dërguarit dhe thirrësit kanë dhënë mundin për të. Allahu i Lartësuar thotë:

    “Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë” (ESH-SHU’RA: 42: 52)

    2. Udhëzimi ne aftësi dhe sukses - dhe askush s’mund ta bëjë këtë përveç Allahut.

    I Lartësuari thotë:

    “Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë.” (EL-KASAS 28: 56)

    I Lartësuari dhe i Madhëruari thotë:

    “Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre” (El-BEKARE 2: 272)

    Ky lloj i udhëzimit është dhuratë e Allahut dhe drejtësi që i Lavdërauri ia dhuron atij, për të cilin Ai e di se e ndjek dhe e kërkon të vërtetën. Për këtë i Lartësuari thotë:

    “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona” (EL-ANKEBUT 29:69)

    Ndërsa i Dërguari, sal'allahu alejhi we selem, tha: “Kushdo që kërkon të mirën pareshtur, ajo do ti jepet atij”.

    Sa i takon llojit të parë të udhëzimit, kjo është nga drejtësia e Allahut të Madhërishëm dhe nga Mëshira e Tij që ia ka dhuruar të gjitha krijesave.

    Ne besojmë në mrekullitë e Profetëve, i mbrojmë të drejtat e tyre dhe sillemi mirë me ta. Nuk parapëlqejmë asnjë prej njerëzve mbi ata, as evliatë, as imamët, apo dikë tjetër. Duke i pasur të gjitha këto parasysh, megjithatë ata janë njerëz të krijuar dhe nuk posedojnë asnjë nga cilësitë e veçanta të rububijes apo uluhijes. Përkundrazi, cilësitë e posaçme të njerëzve u përkasin edhe atyre, si sëmundja, vdekja, nevoja për të ngrënë, për të pirë dhe të tjera.

    Allahu i Madhërishëm duke e urdhëruar Muhamedin, sal'allahu alejhi we selem, thotë:

    “Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë”. (EL-A’RAF 7: 188)

    Dhe ne besojmë, se vula e Profetëve dhe të Dërguarve është Muhamedi, sal'allahu alejhi we selem, teslimen kethiren, pra nuk ka Profet pas tij dhe sheriati i tij është sheriati dominues mbi të gjitha legjislacionet tjera deri në Ditën e Gjykimit. Robi nuk do të jetë besimtar derisa ta pason ate dhe t’i nënshtrohet gjykimit të tij (sheriatit) me gjithë zemër. I Madhëruari thotë:

    “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (EN-NISA’ 4: 65)

    Besojmë se Allahu e ka zgjedhur Muhamedin, sal'allahu alejhi we selem, si Halil (mik të afërt) ashtu siç e ka zgjedhur Ibrahimin, alejhi selam, Halil. E ka dërguar mëshirë për botët, dhe e ka urdhëruar ate dhe Ummetin e tij që të marrin shembull Miletin (popullin) e Ibrahimit, alejhi selem. Ai thotë:

    “Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit,që nuk ka qenë prej idhujtarëve” (EN-NAHL 16: 123)

    Pastaj i Ai i Madhëruari thotë:

    Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmëdhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm” (EL-MUMTEHINEH 60: 4)

    Pra e marrim këtë si shembull derisa ta takojmë Allahun, prandaj ne shfaqim Bera (mohim, shmangie) ndaj Mushrikëve, ndihmësve të tyre dhe aleatëve të tyre. I urrejmë ata dhe manifestojmë Bera- në tonë nga ajo që ata adhurojnë të tjerë krahas Allahut, nuk besojmë në metodologjitë e tyre, fetë e tyre dhe e rrugët e tyre të gabuara që e kundërshtojnë Dinin e Allahut. Ne e shfaqim, deklarojmë dhe e bëjmë të qartë armiqësinë tonë ndaj atyre që ë kundërshtojnë Allahun, atyre që bëjnë luftë kundër të vërtetës dhe atyre që e shpallin publikisht të kotën e tyre – kurse kjo nuk na ndalon që njëkohësisht t’u bëjmë Davet, t’ua qartësojmë të vërtetën atyre nga ata që duan të dëgjojnë, dhe shpresojmë udhëzimin e tyre.

    Frytet e imanit në të Dërguar:

    • Vetëdijesimi për disa mirësi prej bujarisë fisnike nga Allahu mbi krijesën dhe të jemi falënderues për ta. Prej mirësive më të mëdha është mëshira e Tij ndaj krijesave me dërgimin e Pejgamberëve në mënyrë që t’i udhëzojë ata në rrugën e drejtë dhe t’i njoftojë se si mund të fitohet Xhenneti dhe si mund të shpëtohet prej dënimit të Zjarrit.

    • Nga kjo rrjedh: Dashuria për të Dërguarit, lavdërimi i tyre, dërgimi i selameve dhe salavatave mbi ta, të luturit për ta për shkak të asaj që kanë hasur nga dëmet e njerëzve të tyre dhe për atë që kanë përjetuar nga sprovat në Davetin e tyre, pasimi i tyre dhe marrja e tyre si shembull; pasimi i tyre në metodologji, Sunneti, historisë së tyre jetësore dhe thirrje për tek Allahu.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty رد: Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:50:41

    Besimi i Ehli Sunnetit për Sahabet dhe Ehlul-Bejtin

    Dhe ne i duam, për dashurinë që kemi ndaj Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, edhe njerëzit e shtëpisë së tij (Ehlul Bejtin), shoqëruesit e tij, pasuesit dhe ndihmësit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Bashkohemi me ta dhe nuk shfaqim Bera (urrejtje) për asnjërin prej tyre – jo, i urrejmë njerëzit që i urrejnë ata, dhe nëse ata nuk i përmendin për të mirë, ne nuk i përmendim me asgjë tjetër vetëm se për të mirë. Sipas nesh, dashuria ndaj tyre është Din, Iman dhe Ihsan, përmes kësaj kërkojmë afërsinë te Allahu i Lartësuar.

    Dallohemi nga njerëzit e risive duke pasur zemër dhe gjuhë të pastër për shoqëruesit e të Dërguarit, sal’allahu alejhi we selem , dhe nuk mërzitemi duke u lutur me thënien e të Lartësuarit:

    “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (EL-HASHR 59: 10)

    Shfaqim Bera-në tonë ndaj rrugës se rafidivë (shi’ave) të cilët i urrejnë shoqëruesit e Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, dhe i mallkojmë ata. Shprehim Bera-në ndaj rrugës se Navasibëve të cilët kanë shfaqur armiqësi ndaj Ehlul-Bejtit.

    Ndaj Aliut, Fatimes, Hasanit, Husenit dhe të tjerëve nga Ehlul-Bejti e manifestojmë të drejtën e tyre – pra i duam dhe nuk shkojmë në skajshmëri me ta.

    “Ruajani ehlul-Bejtit obligimin e të drejtave të tyre. E njohim Aliun plotësisht, nuk shtojmë e as nuk pakësojmë nga pozita e tij, ngase për shkak të kësaj dy grupe do të arrijnë në Zjarr, të parët prej tyre nuk janë të kënaqur më të si Halife dhe të tjerët e lartësojnë si hyjni të dytë.” (poezi –shqipërim i përafërt)

    Bashkë më këtë, ne themi siç ka thënë Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem: “Kush është ngadalësuar me veprat e tij nuk do të shpejtohet me prejardhjen e tij.”

    Pra shfaqim Bera-në tonë ndaj atij që nuk ka besuar, që ka shpikur ligje, ka braktisur fenë apo ka devijuar nga rruga e drejtë, pa marrë parasysh nga e ka prejardhjen.

    Përmbahemi nga ajo që ka ndodhur mes shoqëruesve të Pejgamberit, sal’allahu alejhi we selem, ngase ata ose kanë zbatuar ixhtihadin e tyre dhe ia kanë qëlluar, ose kanë zbatuar ixhtihadin e tyre dhe nuk e kanë qëlluar, pra për disa prej tyre ka një shpërblim dhe për disa dy shpërblime.

    “Thuaji fjalët më të bukura për shokët e Ahmedit dhe komplimentet për gjithë familjen, edhe gratë. Largohu nga ajo që ndodhi mes shokëve në diskutimin përmes shpatave ditën kur dy grupet u takuan, kur të mbyturit ishin prej tyre dhe mbytësit ishin prej tyre, ngase të dy palët u sollën me mëshirë në atë tubim.” (poezi - shqipërim i përafërt)

    Nuk pranojmë gjithçka prej historisë që treguesit e kanë mbledhur dhe atë që çdo njeri e ka shkruar, sepse ata nuk janë të pagabueshëm, madje, siç na ka njoftuar Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ata janë gjenerata më e mirë dhe një Mudd (grusht- sasi matëse) e tyre në bamirësi është më e mirë sesa një bjeshkë e Uhudit prej ari për ata pas tyre.

    Dhe ne i duam Ensarët (ndihmësit) e Dinin në çdo periudhë kohore deri në paraqitjen e Ditës (së Gjykimit), ata prej tyre që janë afër dhe ata prej tyre që janë larg, ata që i njohim dhe ata që nuk i njohim – dhe tyre nuk u bëhet dëm nëse ne nuk i njohim.

    Ne nuk shfaqim Bera ndaj asnjërit prej tyre dhe nuk i trajtojmë si jomuslimanët. Përkundrazi, ne miqësohemi me ta, lutemi për ta, u ndihmojmë atyre dhe mundohemi të jemi në mesin e tyre.
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty رد: Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:53:21

    Besimi i Ehli Sunnetit në Ditën e Fundit

    Dhe ne besojmë në sprovën e varrit, në kënaqësitë në të për besimtaret dhe dënimin në të për ata që e meritojnë, ashtu siç na ka treguar i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, në një numër transmetimesh. Nuk i shohim interpretimet e gabuara nga njerëzit e risive. Në lidhje me këtë i Lartësuari thotë:

    “Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (EL-GAFIR 40: 46)

    Ndërsa Zaid ibën Thabit transmeton se Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, ka thënë: “Sikur të mos isha frikuar se ju të gjithë do ta varrosni veten tuaj, do ta kisha lutur Allahun që t’u bëjë të dëgjoni atë çfarë dëgjoj unë nga dënimi në varr” Pastaj (Zaid shton), e kthehu fytyrën dhe tha “Kërkoni strehim tek Allahu nga dënimi i varrit” (Sahih, Muslim)

    Dhe në Hadithin e gjatë të Bera’ ibën Azaib që transmetohet nga Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi në të cilin Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, ka thënë se nëse besimtari u përgjigjet dy Melekëve në varrin e tij... “Pastaj një thirrës nga qiejt do të thërrasë: “Vërtet, robi im ka folur të vërtetën, shtrojeni një vend për të në Xhennet dhe hapeni një derë të Xhennetit për të.” dhe vhaxhdoi, “Pastaj, pastaj diç nga aroma dhe misku i saj do të vijë tek ai dhe varri i tij zgjerohet aq sa shohin sytë.”

    Sprova e varrit është: pyetjet e Munkirit dhe Neikirit që ia bëjnë robit në varr, duke e pyetur për Zotin, fenë dhe të Dërguarin e tij. Kurse ata që besojnë fortë Allahu i forcon me fjalë të fortë.

    O Allah! O Miku mbrojtës i Islamit dhe njerëzve të tij (muslimanëve), na forco me fjalën e fortë të kësaj bote dhe të botës tjetër.

    Sa i përket Kafirit, ai do të thotë: “Ah! Ah! Nuk e di” Si edhe munafikët dhe ata të cilët i kanë pasuar masat në dinin e tyre verbërisht do të thonë: “Nuk e di. Kam dëgjuar njerëzit të diçka, kështu që edhe unë thash ashtu.”

    Dhe kushtet në Berzah (barriera midis kësaj jete dhe tjetrës- në varr) janë prej çështjeve të të padukshmes që i vdekuri i kupton dhe askush tjetër përveç tij. Nuk mund të përfshihet përmes shqisave në jetën e kësaj bote. Për këtë arsye, të kesh Iman në këtë është gjëja që dallon besimtarin në të padukshmen nga ai që e mohon ate.

    Ne besojmë në shenjat e Ditës se Gjykimit për të cilat na ka njoftuar Allahu i Lartësuar në Librin e tij dhe Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, në Sunnetin e tij: siç janë për shembull: shfaqja e Dexhallit, dhe këtë duke mos i shikuar interpretimet e gabuara nga njerëzit e risive, edhe pse ne besojmë se llojet e përgjithshme të sprovave janë të pranishme në çdo kohë derisa ai të shfaqet me të vërtetë. Besojmë në zbritjen e Isa ibën Merjem-es, alejhi selam, nga qiejt dhe se ky është ai i cili do ta mbysë Dexhallin. Besojmë në lindjen e diellit nga Perëndimi dhe në paraqitjen e shtazës së tokës dhe ne çdo gjë tjetër që na ka njoftuar Allahu i Lartësuar apo i Dërguari i Tij, sal'allahu alejhi we selem.

    Besojmë në ringjallje pas vdekjes, në shpërblimin e veprave në Ditën e Gjykimit, në qëndrimin (para Allahut), në llogarinë, në leximin e librave dhe në peshoret. I Lartësuari thotë:

    “pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.” (EL-MU’MIMUN 23: 16)

    Pra njerëzit do të dalin para Zotit të botëve këmbëzbathur, lakuriq dhe të pa bërë synet.

    I Lartësuari thotë:

    “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.” (EL-ENBIJA 21: 104)

    Dhe më i Lartësuari thotë:

    “Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (EL-ANBIJA 21: 47)

    Dhe ne besojmë në bunarin e Pejgamberit tonë, Muhamedit, sal'allahu alejhi we selem, Ditën e Gjykimit dhe se uji i tij është më i bardhë se qumështi, më i ëmbël se mjalti dhe se enët e tij janë më shumë se yjet e qiejve. Gjatësia e tij është sa një muaj udhëtim dhe gjerësia e tij është sa një muaj udhëtim. Kushdo do të pijë prej këtij uji nuk do të ndjeje më kurrë etje.

    O Allah! Miku Mbrojtës i Islamit dhe njerëzve të tij, mos na ndalo nga kjo!

    Besojmë se grupet e Ummetit të Muhamedit, sal'allahu alejhi we selem, do të afrohen pranë dhe do të ndalohen nga kjo, ditën kur dielli do të zbresë mbi kokat e robërve, derisa djersa e njerëzve do të jetë sipas veprave të tyre, e prej tyre ka që djersët do t’u arrijnë deri të zogu i këmbës, ka prej atyre që do t’u arrijnë deri në gjunjë, ka prej atyre që do t’u arrijnë deri në qafë dhe ka prej atyre që djersët do t’i mbulojnë plotësisht.

    Prej atyre që do të arrijnë afër por që do të ndalohen, janë ndihmësit e udhëheqësve shtypës dhe tiran, që iu kanë bashkuar atyre, i kanë shpallur të sinqertë në gënjeshtrat e tyre dhe i kanë përkrahur trysnitë e tyre. Po ashtu, ata të cilët do të jenë afër por që do të ndalohen janë ata që kanë zëvendësuar, kanë bërë ndryshime apo që kanë shpikur diçka në Dinin e Allahut. Atë ditë i Dërguari, sal'allahu alejhi we selem, do të thotë: “Largohuni! Largohuni ju që keni ndryshuar gjërat pas meje!”

    Ne besojmë në traversën (kapërcimin) që do të vendohet mbi Zjarrin e Xhehenemit dhe kjo është ura midis Xhennetit dhe Xhehenemit. Njerëzit do ta kalojnë atë në bazë te veprave të tyre. Ka prej tyre që do ta kalojnë sa hap e mbyll sytë. Ka prej tyre që do ta kalojnë si shkreptimë ndriçuese.

    Disa do ta kalojnë sikur një kali i shpejtë. Ka prej tyre që do ta kalojnë si kalorës i devesë. Dikush do ta kalojë duke vrapuar, disa duke ecur, disa duke u zvarritur, kurse disa do të rrëmbehen dhe do të hidhen në Zjarrin e Xhehenemit. Mbi këtë kaluese do të jenë të vendosur qen të cilët do t’i kapin njerëzit sipas veprave të tyre, por secili që e kapërcen këtë urë do të hyjë në Xhennet dhe do të jetë i shpëtuar.

    O Allah! Miku Mbrojtës i Islamit dhe njerëzve të tij, na shpëto nga zjarri!

    Pra nëse e kalojnë, më pas do të qëndrojnë para një kubeje që është midis Xhennetit dhe Xhehenemit, brenda të cilës do të nxjerrin ndëshkimin ndaj njëri-tjetrit, kështu që kur të përfundojë kjo dhe të pastrohen, leja do të jepet për të hyrë në Xhennet. I pari që do ta hapë derën e Xhennetit është Muhamedi, sal'allahu alejhi we selem, dhe populli i parë që do të hyjë në Xhennet është Ummeti i tij, sal'allahu alejhi we selem.

    Dhe ne besojmë Xhennetin dhe Xhehenemin dhe se që të dy janë krijuar (tashmë) dhe nuk do të prishen përveç Zjarrit që është caktuar se do të prishet për Muvehidët (Muslimanët).

    Allahu ka krijuar njerëz për të dy (për Xhennetin dhe Xhehenemin), e për cilin do Ai, ai do të hyjë në Xhennet për shkak të Mëshirës së tij. Për cilin do Ai, ai do të hyjë në Zjarr për shkak të drejtësisë së Tij. Xhenneti është vendqëndrimi i kënaqësisë që Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për besimtarët në një vend të sigurt, afër të Plotfuqishmit, të Bekuarit, të Lartësuarit, Pronarit të Madhërisë dhe Nderit. Në të ka lloje shpërblimesh të përhershme që kurrë nuk e kanë parë sytë, nuk e kanë dëgjuar veshët dhe çfarë kurrë nuk mund ta paramendojë njeriu. I Lartësuari thotë:

    “Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (ES-SEXHDE 32: 17)

    Sa i përket Zjarrit, ai është vendqëndrimi i dënimit që Allahu e ka përgatitur në radhë të parë për Kafirat. i Madhëruari thotë:

    “dhe ruajuni Zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!” (AL-IMRAN 3: 131)

    Të pabindurit nga Muslimanët do të hyjnë në të, megjithatë, ky nuk është vendqëndrimi i përgatitur për ta. Për këtë arsye, nëse hyjnë në të nuk do të qëndrojnë përgjithmonë. Por, do të dënohet sipas nivelit të mëkateve të tyre, pastaj vendqëndrimi i tyre përfundimtar do të jetë vendqëndrimi i besimtarëve (Xhenneti).

    Ne besojmë në ndërmjetësimin për të cilin Allahu i ka dhënë leje të Dërguarit të Tij, Muhamedit, sal'allahu alejhi we selem. Pra, në gjykim ai do të posedojë tre ndërmjetësime:

    Sa i përket ndërmjetësimit të parë: Ky është ndërmjetësimi për njerëzimin në përgjithësi pasi që ata të shkojnë tek Pejgamberët, Adem, Nuh, Ibrahim, Musa dhe Isa alejhimu selam, nga të cilët do të refuzohen, derisa të arrijnë tek Pejgamberi jonë, sal'allahu alejhi we selem.

    Ndërmjetësimi i dytë: është ndërmjetësimi i tij për banorët e Xhennetit për të hyrë në Xhennet. Dhe këto dy ndërmjetësime janë karakteristike për të, sal'allahu alejhi we selem.

    Kurse ndërmjetësimi i tretë: është për atë që meriton Zjarrin nga mesi i Muvahidëve (Muslimanëve) me qëllim që të nxirren prej aty ose që të mos futen në të. Ky lloj është për të, sal'allahu alejhi we selem, për Pejgamberët tjerë, të sinqertit, dëshmorët, dhe të ngjashmit, të cilëve Allahu u ka dhuruar leje. Pra ai do të ndërmjetësojë për ate që e meriton zjarrin që të mos hyjë në të dhe do të ndërmjetësojë për ate i cili pasi të ketë hyrë në zjarr, do të dalë prej tij.

    Allahu i Lartësuar do t’i nxjerr disa njerëz nga zjarri pa ndërmjetësim për shkak të Bujarisë dhe Mëshirës së Tij, të Lavdëruarit. Do të mbetet akoma hapësirë në Xhennet dhe Allahu do të sjellë akoma njerëz dhe do t’i fusë në Xhennet. Imani në ndërmjetësim është një dallim me të cilën ne u kundërvihemi Havarixhëve të cilët deklarojnë se njerëzit me mëkate të mëdha do të hyjnë në zjarr përgjithmonë.

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty رد: Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:54:14

    Imani në të shikuarit e All-llahut

    Ne besojmë se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre Ditën e Gjykimit edhe në Xhennet, ashtu siç thotë i Lartësuari: “Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë. dhe Zotin e tyre do të shohin.” (EL-KIJAME 75: 22-23)

    ...dhe siç përcillet nga një numër i madh rrugësh të transmetimit nga i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, që na bëjnë të ditur se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në Ditën e Gjykimit, pikërisht ashtu siç e shohim hënën në një natë të kthjellët duke mos u grumbulluar dhe shtyrë njëri-tjetrin për ta parë ate.

    Ne nuk i bëjmë përngjasim Zotin tonë me ndonjë nga krijesat e Tij. Ngjashmëria në këtë Hadith është thjeshtë ngjashmëri e shikimit me të shikuarit në aspekt të qartësisë dhe mos grumbullimit të njerëzve. Nuk është ngjashmëri e asaj që shihet me ate që shihet. Kushdo që privohet nga kuptimi i thellë dhe imani në këtë çështje, atëherë është e mundur që atij t’i ndalohet ky shpërblim në Ditën e Ringjalljes. Dhe lidhur me këtë i Lavdëruari thotë:

    “Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve” (EL-EN’AM 6: 103)

    Më saktë, ne i bindemi vetëm asaj që Allahu i Lavdëruar dhe i Dërguari i tij, sal'allahu alejhi we selem, kanë pohuar në lidhje me shqimin në Allahun e Lartësuar. Vizioni dhe shikimi janë diç më pak se të kuptuarit dhe perceptimi, andaj ndalu në kufijtë e Allahut dhe mos mbart kuptime të cilat tekstet e shpalljes nuk i bartin, mos refuzo dhe mos moho diç nga to, e kështu të rrëshqasësh në shkatërrim.

    EFEKET E IMANIT NË KËTË:

    • Vepër serioze për fitimin e asaj që Allahu i Madhëruar ka përgatitur për besimtarët dhe shpëtim nga ajo që Ai ua ka përgatitur të pabindurve dhe Kafirave.

    • Mos ndjenja e dëshpërimit për ate që i ndodhë besimtarit nga gjërat e kësaj jete apo mbi ardhjen e dëmeve, sëmundjeve, dhe sprovave për shkak të Imanit, Davetit dhe Xhihadit, gjëra për të cilat ai shpreson se do të kompensohet me gjëra të tjera në Ahiret, me kënaqësi e shpërblime, po ashtu edhe me fryte tjera të shumta. Kjo është ngase Imani në këtë nuk është siç mendojnë shumë njerëz, thjeshtë dituri e bazuar në materiale dhe informacione. Përkundrazi, është Iman, konfirmim dhe theks që të shtyn në veprim.

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi) Empty رد: Njëshmëria e All-llahut (Teuhidi)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:55:08

    Imani (Besimi) në Kader

    Besojmë në caktimin Hyjnor, në përfundimet e mira dhe të këqija gjithashtu, dhe se Allahu ka krijuar krijesën, ka përcaktuar fatin dhe ka vendosur kushtet e caktuara. Ai e ka ditur se çfarë do bëjnë krijesat para se t’i krijojë, pra Ai e dinte se çfarë ishte, çfarë do të jetë dhe çfarë nuk do të ndodh kurrë, dhe sikur të ndodhte Ai e di se si do të jetë.

    Ai i ka udhëzuar ata në dy rrugë, i ka urdhëruar me nënshtrim ndaj Tij, dhe i ka ndaluar nga mosbindja ndaj Tij, dhe gjithçka ecën sipas caktimit të Tij dhe vullnetit të Tij Hyjnor. Është vullneti i Tij që zbatohet dhe nuk ka vullnet për robërit përveç asaj që Ai ka dashur për ta; pra çfarëdo që Ai ka dashur për ta do të ndodhë, dhe çfarëdo që Ai nuk ka dashur për ta nuk do të ndodhë. Ai udhëzon cilin do Ai, e mbron dhe kujdeset nga Bujaria e Tij. E lë të humbur (jo të udhëzuar) cilin do Ai, dhe e bën të mjerë dhe të përjashtuar nga drejtësia e Tij. Të gjithë robërit lëvizin brenda vullnetit të Tij midis Bujarisë së Tij dhe drejtësisë së Tij. Nuk ka askush që parandalon caktimin e Tij, askush të kundërshtojë urtësinë e Tij, dhe askush që mund të tejkalojë urdhrin e Tij.

    (poezi- shqipërim i përafërt):

    “Nuk ka asgjë me çka robërit e obligojnë Atë, Jo! Dhe përpjekjet drejt tij nuk janë të kota. Nëse ata dënohen është nga drejtësia e Tij, e nëse u dhuron kënaqësi është nga Bujaria e Tij, e Ai është el-Kebir (më i Madhi) dhe el-Uasi (i Zgjeruari).”

    E mira dhe e keqja, që të dyja janë të caktuara për robërit dhe Allahu nuk i ka ngarkuar njerëzit më shumë sesa mund të bartin. Nuk ka lëvizje dhe fuqi përveç me Allahun. Kjo do të thotë: Nuk ka shpëtim për askënd, dhe nuk ka ikje për askënd nga mosbindja ndaj Allahut përveç me dijen e Allahut të Lavdëruar. Askush nuk ka fuqi të shfaq bindje ndaj Allahut dhe qëndrueshmëri në të, përveç me suksesin e dhuruar nga Allahu. Dhe ashtu siç gjërat e bëra si mënyrë dhe mjete janë nga caktimi i Allahu që janë prej Tij, po ashtu edhe shkaqet e tyre janë nga caktimi i Allahut që janë prej Tij.

    DY NIVELET E IMANIT NË KADER

    Imani në caktimin Hyjnor ka dy nivele, dhe secili nivel përfshin dy gjëra:

    Niveli i parë: Imani se Allahu ka ditur çfarë do të veprojnë krijesat. Pra dituria e Tij për çdo gjë që Ai ka krijuar, kështu që këtë Ai e ka krijuar më një caktim të qartë dhe të prerë. Më i Lartësuari thotë:

    “Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë.” (JUNUS 10: 61)

    Dhe thotë i Madhërishmi:

    “…i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!” (EL-FURKAN 25: 2)

    Gjithashtu:

    “...urdhri i Allahut është vendim i detyruar të ndodhë” (EL-AHZAB 33: 38)

    Mandej kjo është shkruar në pllakën (Leuhi Mahfudh) e ruajtur mirë e cila përbehet nga caktimet për krijesat.

    Transmetohet nga Ubadeh ibën Samit, i cili thotë: “O biri im! Nuk do ta gjesh të vërtetën e Imanit derisa të dish se ajo që të ka ndodhur nuk mundur që të mos të ndodhë, dhe çka nuk të ka ndodhur, nuk ka mundur të të ndodhë. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal'allahu alejhi we selem, duke thënë: “Gjëja e parë që Allahu ka krijuar është lapsi. Pastaj i ka thënë: Shkruaj! – Çfarë të shkruaj, o Zot? – ka pyetur lapsi! – Shkruaj përcaktimet e çdo gjëje derisa të bëhet Kijameti”. Ubade vazhdoi: “O biri im! Vërtet e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal'allahu alejhi we selem, që ka thënë: “Kushdo që vdes me diçka tjetër pos kësaj (këtij besimi), nuk është prej meje.”

    Më i Larti thotë:

    “A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun” (EL-HAXH 22: 70)

    Në disa vende, këto caktime janë të përgjithshme, ndërsa në vende tjera janë të veçanta. Ai ka shkruar në pllakën e ruajtur ate që ka dashur Ai, dhe kur Ai e krijon një fetus para se t’i fryhet shpirti, dërgon një Melek i cili është i urdhëruar të shkruajë katër gjëra: furnizimin, jetëgjatësinë, veprat, dhe ate se a do të jetë i mjerë apo i lumtur.

    Pra, nëse të gjitha krijesat bashkohen për të ndalur një gjë që Allahu i Lartësuar e ka shkruar se do të ndodhë, ata nuk mund të bëjnë asgjë. Dhe nëse të gjitha krijesat bashkohen për të bërë diçka të mundur, e që Allahu nuk e ka shkruar, ata nuk do të mund ta bëjnë. Lapsat janë tharë me atë që do të jetë deri në Ditën e Gjykimit. Çfarëdo që nuk i ndodhë ndonjërit prej robërve, ajo nuk është e shkruar për të. Dhe çfarëdo që i ndodh atij, nuk ka mundur qe të mos i ndodhë.

    Niveli i dytë: Imani në vullnetin e Allahut që zbatohet, në fuqinë e Tij gjithëpërfshirëse, dhe imani në ate se çfarëdo që dëshiron Allahu do të ndodhë, dhe çfarëdo që nuk dëshiron Allahu nuk do të ndodhë, dhe, se nuk ka lëvizje apo mos lëvizje në qiej dhe në tokë përveç se me vullnetin e Allahut, të Lavdëruarit dhe të Lartësuarit, dhe se në sundim e Tij nuk asgjë përveç asaj që dëshiron Ai.

    Bashkë më këtë, Ai ka urdhëruar robërit e Tij që t’i binden Atij dhe të Dërguarve të Tij dhe ua ka ndaluar mosbindjen ndaj Tij. Ai i do njerëzit e takva-së (të devotshmit), bamirësit dhe të drejtët. Ai është i kënaqur me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ai nuk i do Kafirat, nuk është i kënaqur me kriminelët dhe nuk urdhëron për punë të turpshme, nuk është i kënaqur më kufër për robërit e Tij dhe nuk e do prishjen (korruptimin).

    Pra, Ai i Lavdëruari ka dy vullnete:

    • Vullnetin e ligjvënies: që është urdhri i Tij ligjvënës në të cilin e ka lejuar edhe mosnënshtrimin.

    • Vullneti i caktimit (vullneti universal) – brenda të cilit nuk mund të gjesh zëvendësim të Sunnetit të Allahut, apo në Sunnetin e Tij të gjesh ndonjë ndryshim. Pra, nuk është e mundur që dikush apo diçka të mos i nënshtrohet/bindet urdhrit të Tij të caktuar universal.

    Pra vullneti i përmendur më parë është Sunneti i Tij në urdhër dhe ligjvënie, ndërsa i dyti në caktim dhe fat.

    Veprat e robërve janë të krijuara nga Allahu dhe të vepruara nga robërit. Pra në realitet robërit janë kryerësit e veprave, ndërsa Allahu është krijuesi i veprave të tyre. Robi që përmendet këtu është besimtari dhe Kafiri, i drejti dhe i korruptuari, ai që bën namaz dhe ai që agjëron.

    Robërit posedojnë aftësi dhe vullnet për t’i kryer veprat e tyre, megjithatë, Allahu është Krijuesi i tyre dhe Krijuesi i aftësisë dhe vullnetit të tyre. Më i Lartësuari thotë:

    “Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni?!” (ES-SAFFAT: 37: 96)

    I Lartësuari gjithashtu thotë:

    “për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë. Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!” (ET-TEKUIR 81: 28-29)

    ... dhe ky nivel mohohet nga pjesa dërmuese e Kderinjëve (sekt i devijuar - mohues të përcaktimit Hyjnor) dhe nga disa prej njerëzve të cilët kinse për të pohuar (përcaktimin Hyjnor të Allahut) kanë lajthitur në skajshmëri - deri në atë nivel saqë krejtësisht kanë larguar çfarëdo lloji të aftësisë dhe zgjedhjes nga ana e robit ndërsa nga veprat e Allahut dhe ligjeve të Tij ia kanë ngjitur vetes urtësitë dhe të mirat e tyre.

    Kështu që, ne jemi në mes (mesatar) në çështjen e Kaderit mes Xhibrijëve dhe Kaderinjëve. Veprat tona dhe vullneti jonë janë të krijuara, ndërsa njeriu është ai që i kryen veprat e tij në realitet nga vet zgjedhja e tij. Pra ai posedon dëshirë dhe vullnet. Në përgjithësi, kjo është ajo që i nevojitet atij nga miqtë e Allahut të Lartësuar të cilit Allahu ia ka ndriçuar zemrën.

    Baza e Kaderit është fshehtësi e Allahut në ate që ka krijuar Ai, diturinë e hollësishme mbi të Allahu e ka të fshehur për robërit e Tij, dhe atyre ua ka ndaluar thellimin në të. I Lartësuari në Librin e Tij thotë:

    “Ai nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.” (EL-ENBIJA 21: 23)

    Pra kushdo që pyet: “Pse Ai e bëri këtë?”- Atëherë, ka refuzuar ligjin e Librit (Kur’anin) dhe kushdo që refuzon gjykimin e Librit nuk ka besuar, ka rënë në humbje dhe shkatërrim. Kjo është sepse dituria është dy llojesh:

    • Dituria që Allahu i Madhërishëm ia ka zbritur krijesave dhe ajo është pranishme.

    • Dituria që Allahu e ka fshehur prej tyre dhe kështu nuk është e pranishme. Andaj, mohimi i diturisë që është e pranishme është kufër, dhe nga ana tjetër pohimi për diturinë që nuk është e pranishme është kufër. Imani nuk zë vend përveç me të pranuarit e diturisë se pranishme dhe largimi dituria që nuk është e pranishme, si dhe referimi i saj tek Ai që e di ate, El-Gafur (Falësi) dhe El-Vedud (i Dhembshuri).

    EFEKTET E IMANIT NË KADËR DHE FRYET E TIJ:

    • Besimtari vendos mbështetje të vërtetë në Allahun, ndërsa mënyrat dhe mjetet ai nuk i merr si zota dhe nuk mbështete në to – jo, por besimin e tij e veçon vetëm se në Allahun, ngase gjithçka është sipas caktimit të Tij, të Lavdëruarit.

    • nga kjo: rehatia e zemrës së besimtarit, mos ndiejna e frikës dhe pikëllimit për atë që e godet nga caktimi i Allahut të Lartësuar. Pra ai nuk pikëllohet për humbjen e diçkaje të dashur apo për goditjen e diçkaje të urryer, meqë që të gjitha janë nga caktimi i Allahut të Lartësuar. Çfarëdo që e ka goditur, nuk ka mundur ta anashkalojë, dhe çfarëdo që nuk e ka goditur, nuk ka mundur që ta godasë.

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 0:22:11