Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Shenjat në rrugë nga prof. Sejjid Kutub Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Shenjat në rrugë nga prof. Sejjid Kutub

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Shenjat në rrugë nga prof. Sejjid Kutub Empty Shenjat në rrugë nga prof. Sejjid Kutub

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 31 أكتوبر - 13:40:17

    Shenjat ne rruge

    Autor: Sejjid Kutub

    HYRJE



    Njerëzimi sot gjendet buzë greminës, jo pse i kanoset rreziku i zhdukjes që i është varur mbi kokë - kjo është pasojë e sëmundjes, e jo edhe vetë sëmundja në fjalë - por, për shkak të dështimit në botën e vlerave në të cilën, dhe vetëm nën hijen e së cilës është i mundur zhvillimi i shëndoshë i jetës njerëzore dhe përparimi i saj i qëndrueshëm.
    Kjo gjendje qartazi vjen në shprehje në botën perëndimore e cila njerëzimit nuk mund t'i ofrojë kurrfarë vlerash. Aq më tepër, ajo nuk zotëron atë që ndërgjegjes së tij t'ia arsyetojë ekzistencën, meqë
    në të demokracia ka shpjer në gjendje e cila i përngjan falimentimit, sepse dalëngadalë ka filluar të huazojë prej sistemit të Bllokut lindor, posaçërisht në lëmin e ekonomisë, nën emrin socializëm!
    Gjendja është e njëjtë edhe në vetë Bllokun e Lindjes. Teoritë shoqërore e në radhë të parë marksizmi, i cili në fillim të agimit të tij në Lindje por edhe në Perëndim tërhoqi një numër të madh të njerëzve, e që konsiderohet drejtim me karakter ideologjik, po ashtu qartë janë larguar prej idesë dhe gati se përkufizohen vetëm në shtetin dhe institucionet e tij të cilat janë shumë larg përcaktimeve themelore të drejtimit të marrë.
    Kjo teori, në përgjithësi i kundërvihet natyrës njerëzore dhe kërkesave të saj dhe nuk mund të lulëzojë
    vetëm në një shoqëri të dromcuar, ose në një shoqëri e cila një kohë të gjatë i është nënshtruar regjimit diktatorial!
    Madje edhe në shoqëritë e këtilla filloi të paraqitet mossuksesi i tyre material - ekonomik, në të cilin i kanë vënë bazat dhe për të cilin kanë rrahur gjoks. Bashkimi Sovjetik i cili përfaqësonte shkallën më të lartë të sistemeve shoqërore, përjeton mungesën e atyre të mirave të cilat i ka pasur me bollëk edhe në periudhën cariste.
    Do ta shohim se si importon grurë dhe artikuj tjerë ushqimorë, duke shitur arin e vet që të vijë deri te ushqimi, për shkak të mossuksesit të arave kolektive dhe mossuksesit të sistemit i cili bie ndesh me natyrshmërinë njerëzore. Njerëzimit patjetër i nevojitet udhëheqje e re!
    Udhëheqja e njeriut të Perëndimit po i afrohet fundit. Kjo është kështu jo pse qytetërimi perëndimor ka dështuar në aspektin material, ose pse është dobësuar potenciali i tij ushtarak dhe ekonomik, por për shkak se roli i tij mbaroi, se më nuk zotëron kurrfarë rezerva të vlerave të cilat do t'ia mundësonin udhëheqjen.
    Domosdo të ekzistojë një udhëheqje e cila do të jetë në gjendje ta ruajë dhe edhe më tej ta zhvillojë shkallën e qytetërimit material deri te e cila ka arritur njerëzimi, dhe atë nëpërmjet gjenialitetit evropian në aspektin e zbulimit material, por e cila njerëzimin do ta furnizojë me vlera të reja, funksionale dhe të përkryera përballë atyre që i pati më parë, dhe në të njëjtën kohë me një metodologji origjinale, të pranueshme dhe reale Islami është i vetmi i cili i zotëron këto vlera dhe këtë metodologji.
    Renesanca shkencore luajti rolin e vet..., rol i cili filloi të rrezatojë me vetë renesancën në shekullin e 16të,
    kurse ndriçimin e vet e përjetoi gjatë shekujve 18-të dhe 19-të dhe tanimë nuk disponon me rezerva të reja.
    Rolin e vet në atë periudhë e kanë luajtur edhe patriotizmi dhe nacionalizmi Pastaj të gjitha grupacionet rajonale të cilat janë paraqitur në këta shekuj... dhe tanimë edhe këto nuk disponojnë me rezerva të reja.
    Më në fund, mossukses kanë përjetuar si sistemi shoqëror ashtu edhe ai individual.
    Tash vjen në shprehje roli i Islamit dhe Ummetit, në çastet më të vështira, përplot bezdisje, dilema dhe shqetësime. Vjen në shprehje roli i Islamit i cili nuk e mohon zbulimin material në Tokë, sepse e konsideron prej detyrave parësore të njeriut që nga momenti kur All-llahu ia besoi hilafetin dhe, nën kushte të caktuara e konsideron ibadet dhe realizim të qëllimit të ekzistencës
    së njeriut.
    "Kur Zoti yt u tha engjëjve "Unë po krijoj në tokë një zëvendës." (Bekare, 30)
    "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë " (Dharijatë, 56)
    Tani erdhi radha e Ummetit musliman ta realizojë atë që e ka dashur All-llahu me ardhjen e tij tek njerëzimi.
    "Ju jeni populli (Ummeti) më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni All-llahun. " (Ali Imran, 110)
    "Dhe ashtu Ne u bëmë juve një popull (Ummet) të drejtë për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve dhe për të qenë I Dërguari dëshmitar ndaj jush... " (Bekare, 143)
    Por, Islami rolin e vet mund ta luajë vetëm nëse prezantohet në shoqëri, gjegjësisht nëse prezantohet në Ummet. Njerëzimi, posaçërisht në këtë kohë, nuk
    dëshiron të dëgjojë për besim të zhveshur e që nuk i shihet zbatimi real në jetën praktike... Andaj ekzistimi i Ummetit konsiderohet i ndërprerë qysh para disa shekujve. Ummeti musliman nuk është territor në të cilin dikur ka jetuar Islami. Nuk është as popull, paraardhësit e të cilit në një periudhë historike kanë jetuar në sistemin islam. Ummeti musliman, në të vërtetë është një bashkësi e njerëzve te të cilët jeta, mendimet, pozitat, institucionet, vlerat, kriteret-të gjitha këto frymojnë nga metodologjia islame. Ky Ummet - me këto karakteristika - ka pushuar të ekzistojë që kur është ndërprerë zbatimi i Ligjit të All-llahut në mbarë sipërfaqen e Tokës.
    Domosdo këtij Ummeti duhet kthyer ekzistencën, ashtu që Islami ta luajë rolin e vet prijatarë në udhëheqjen e njerëzimit për të dytën herë. Domosdo ky Ummet duhet të ringjallet, Ummet të cilin e kanë vërshuar breza të ndryshëm, mendime të ndryshme, pozicionime dhe institucione të ndryshme të cilat nuk kanë lidhje as me Islamin e as me metodologjinë islame, edhe pse ende supozohet se ekziston në të ashtuquajturën
    Botë islame!!! Unë e di mirë se rruga prej përpjekjes për ringjallje deri te marrja e udhëheqjes është shumë e gjatë. Ky Ummet musliman pushon së ekzistuari dhe së dëshmuari një kohë të gjatë. Ka kohë që udhëheqjen e njerëzimit e kanë marrë ideologjitë tjera, popujt tjerë, mendimet dhe pozicionimet tjera. Gjenialiteti evropian në atë periudhë ka zbuluar sasi të mëdha të shkencës, kulturës, institucioneve dhe të prodhimit material Njerëzimi tash është në kulm të gjithë kësaj.
    E gjithë kjo, si edhe ata që e përfaqësojnë këtë, nuk mund të tejkalohen lehtë, posaçërisht për atë se e ashtuquajtura Botë islame nuk zotëron pothuajse asgjë prej këtyre të mirave! Prapëseprapë, duke i pasur parasysh të gjithë këta faktorë, është e domosdoshme ringjallja islame, pa marrë parasysh sa është e gjatë rruga prej fillimit të ringjalljes deri te marrja e udhëheqjes. Përpjekja për ringjallje islame është hapi i parë të cilit assesi nuk guxojmë t'i shmangemi!
    Që këtë çështje ta kemi të qartë, duhet patjetër t'i njohim-në mënyrë të definuar - kualifikimet e këtij Ummeti për udhëheqjen e njerëzimit, me qëllim që të mos i keqtrajtojmë elementet e tij qysh në përpjekjen e pare për ringjallje. Ky Ummet tash nuk është në gjendje - as që kërkohet prej tij - që njerëzimit t'i ofrojë përparim të jashtëzakonshëm në zbulimin material të cilit do t'i nënshtroheshin kokat dhe në këtë
    pikëpamje të dominojë udhëheqja e tyre në botë. Gjenialiteti evropian në këtë aspekt shumë ia ka kaluar Ummetit, dhe nuk duhet pritur - së paku për disa shekuj - që ta tejkalojë materialisht. Pra, patjetër të kërkohen kualifikime tjera! Kualifikime të cilat i mungojnë këtij qytetërimi! Por, kjo assesi nuk do të thotë që ne ta lëmë pas dore zbulimin material. Përkundrazi, është detyrë jona që në këtë lëmë ta japim mundin tonë, por jo duke e konsideruar kualifikim me të cilin do të arrinim udhëheqjen e njerëzimit në periudhën ekzistuese, por duke e konsideruar si domosdoshmëri esenciale për ekzistencën tonë. Atë e konsiderojmë edhe si domosdoshmëri që na e obligon koncepti islam i cili njeriut ia beson hilafetin në tokë, dhe - nën kushte të caktuara - e konsideron ibadet për hir të All-llahut dhe realizim i qëllimit të ekzistencës njerëzore.
    Pra, doemos duhet kërkuar kualifikim tjetër për udhëheqjen e njerëzimit-jashtë zbulimit material.
    Ky kualifikim nuk mund të arrihet përpos nëpërmjet akides (bindjes islame në pikëpamje të besimit) dhe menhexhit (metodologjisë, programit islam), të cilët njerëzimit ia mundësojnë ta ruajë prodhimin e gjenialitetit material, dhe atë nën mbrojtjen e një koncepti tjetër i cili u përgjigjet nevojave natyrore ashtu si u përgjigjet zbulimi material. Gjithashtu kjo akide dhe ky menhexh duhet të manifestohen në një bashkësi njerëzore, ose thënë më mirë, në një shoqëri muslimane.
    Sot e gjithë bota jeton në xhahilijjet (injorancë) nga pikëpamja e bazës prej së cilës frymojnë faktorët e jetës dhe organizmat e saj, xhahilijjet të cilin nuk mund ta zbusin as këto mundësi të çuditshme materiale, as ky zbulim i pakapshëm material! Ky xhahilijjet u ngrit në bazë të sulmit ndaj pushtetit të All-llahut në Tokë dhe atë, edhe në veçorinë më delikate të hyjnimit, e ajo është sundimi.
    Xhahilijjeti sundimin ua beson njerëzve dhe ashtu ai i bën zotëra ndaj njëri-tjetrit, por jo në formën primitive të jashtëzakonshme të cilën e dëshmoi xhahilijjeti i vjetër, por kinse në formën e të drejtës (jurisprudencës) e cila i krijoi konceptet, vlerat, pastaj kushtetutat, ligjet, institucionet dhe pozicionet, e cila është jashtë kornizave të sistemit të All-llahut për jetën e njeriut, si dhe në formë të asaj që All-llahu nuk e ka lejuar. Kështu nga ky sulm ndaj pushtetit të All-llahut krijohet edhe sulmi ndaj robërve të Tij. Shkelja e të drejtave të njeriut në sistemet socialiste, dhe me dominimin e kapitalit dhe kolonializmit në sistemet kapitaliste, janë vetëm gjurmë nga gjurmët e sulmit ndaj pushtetit të All-llahut dhe mohim i nderi mit të cilin All-llahu e përcaktoi për njeriun!
    Programi islam pikërisht nga kjo pikëpamje është specifik. Në çdo sistem jashtë atij islam (në një mënyrë) njerëzit e robërojnë njëri-tjetrin. Vetëm në programin islam njerëzit lirohen nga robërimi i njëri-tjetrit, duke iu robëruar vetëm All-llahut, duke i marrë udhëzimet vetëm prej tij dhe duke iu nënshtruar vetëm Atij. Kjo është pika ku rrugët ndahen. Ky është koncepti i ri të cilin e zotërojmë dhe mund t'ia ofrojmë njerëzimit. Ky koncept - dhe i gjithë ai ndikim i madh i cili do të manifestohet realisht në jetën njerëzore - është rezervë që nuk e zotëron njerëzimi, ngase nuk është produkt i qytetërimit perëndimor, nuk është produkt i gjenialitetit evropian, as atij lindor e as atij perëndimor!
    Ne pa dyshim posedojmë diç të re, funksionale dhe të përsosur, diç që njerëzimi nuk e njeh dhe nuk është në gjendje ta prodhojë! Por kjo e re, siç thamë më parë, domosdo të prezantohet në një realitet praktik. Patjetër duhet të je tojë me të një ummet. Kjo kërkon një proces për ringjallje në territorin islam.
    Një ringjallje të cilës-për një periudhë të gjatë apo të shkurtë - do t'i pasojë marrja e udhëheqjes së njerëzimit.
    Si të fillojë pra, procesi i ringjalljes islame?
    Që të fillojë ky proces, domosdo të ekzistojë një grup njerëzish të cilët ia mësyjnë këtij synimi dhe vazhdojnë rrugën. Ecin drejt zhdukjes së xhahilijjetit të
    përhapur anekënd botës. Ecin duke ushtruar një lloj izolimi nga njëra anë dhe një lloj komunikimi nga ana tjetër me xhahilijjetin që i rrethon.
    Këtij grupi i cili i qaset këtij synimi, domosdo i nevojiten shenja në rrugë. Shenja me të cilat do ta njohin natyrën e rolit të tyre, realitetin e detyrës së tyre, esencën e qëllimit të tyre dhe pikënisjen në këtë udhë tim të gjatë. Me ndihmën e tyre do ta caktojnë pozitën e vet ballë për ballë xhahilijjetit të përhapur anekënd. Ku të takohen me njerëzit e ku të ndahen?! Cilat janë veçoritë e tyre, e cilat janë veçoritë e xhahilijjetit që i rrethon?! Si do t'u drejtohen atyre në xhahilijjet me gjuhën e Islamit dhe në çka do t'i thërrasin?! Pastaj do të dinë prej nga do të frymëzohen - në tërë këtë synim - dhe si do të frymëzohen.
    Këto shenja domosdo të vendosen nga burimi i parë i kësaj akideje, nga Kur'ani dhe instruksionet e tij themelore dhe nga koncepcioni të cilin e mbolli në shpirtrat e elitës së zgjedhur (as'habëve), elitë me të cilën dëshiroi All-llahu dhe bëri në tokë atë që bëri, dhe me të cilën ndryshoi kohën e rrjedhës historike andejpari nga dëshiroi All-llahu të rrjedhë.
    Këtij grupi të shpresuar dhe të pritur ia kam shkruar ca shenja në rrugë. Katër tema nga kjo përmbledhje janë marrë nga libri "Nën hijet e Kur'anit"1 me disa shtesa dhe ndryshime, të përshtatshme me thelbin e librit në fjalë, ndërsa tetë tema - përpos kësaj hyrjeje - janë të shkruara ashtu siç më frymëzuan gdhirjet e pandërprera në metodologjinë hyjnore të shëmbëlluara në Kur'anin fisnik.
    Të gjitha këto tema i bashkon -përkundër derdhjes së tyre - një qëllim, sepse ato janë shenja në rrugë, pikërisht siç është rasti me shenjat e çdo rruge! Këto shenja në tërësinë e tyre përfaqësojnë tërësinë e parë nga këto shenja dhe shpresoj se do të përcillen me ndonjë tërësi tjetër apo edhe me disa tërësi he atë sa herë që All-llahu do të më udhëzojë në shenjat e kësaj rruge. Vetëm me All-llahun vijnë ndihma dhe suksesi.

    1 "Natyra e metodologjisë kur'anore", "Koncepti islam dhe kultura", "Xhihadi për hir të All-llahut" dhe 'Tormimi i shoqërisë muslimane dhe karakteristikat e saj."

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 7:32:37