Sheriati - Ligj kozmik
Kur Islami e ndërton strukturën e tij të besimit në ndërgjegje dhe praktikë mbi bazën e adhurimit të plotë vetëm ndaj All-llahut të vetëm, po këtë adhurim e përfaqëson në besim, rite dhe sheriat pa dallim, duke e pasur parasysh se ky adhurim i plotë ndaj All-llahut - dhe vetëm në këtë formë - është treguesi praktik i dëshmisë se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se mësimi nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për mënyrën e këtij adhurimi - dhe vetëm prej tij - është po ashtu treguesi praktik i dëshmisë se Muhammedi është I dërguari i All-llahut.
Kur Islami gjithë strukturën e tij e ndërton mbi këtë bazë, kurse dëshmia se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhanimedi është I dërguari i Tij shëmbëllehet si program i jetës në Islam, të shfaqet portreti i tij dhe të firmosen karakteristikat e tij... kur ta ndërtojë Islami strukturën e tij në këtë mënyrë të veçantë e cila e dallon nga të gjitha sistemet tjera të cilat i ka provuar njerëzimi, ai kështu do të kthehet në një bazë më përfshirëse për mirëmbajtjen e tërë ekzistencës e jo vetëm të ekzistencës njerëzore, dhe në një program për mirëvajtjen e tërë ekzistencës e jo program vetëm për jetën njerëzore.
Botëkuptimi islam ngrihet mbi bazën e trajtimit se kjo ekzistencë në tërësi është prej krijimeve të All-llahut. Vullneti i All-llahut u drejtua në këtë hapësirë dhe u bë. All-llahu Lavdiplotë ia caktoi ligjet e Tij me të cilat do të vihet në funksion, ku do të harmonizohen midis veti të gjitha lëvizjet e pjesëve përbërëse të saj, ashtu si do të harmonizohet lëvizja e saj universale.
"Ne kur dëshirojmë një send, vetëm i themi atij: Bëhu!, ai menjëherë bëhet. " (Nahl, 40)
"Ai krijoi çdo gjë, duke e rregulluar në mënyrë të qartë dhe të përsosur." (Furkan, 2)
Pas kësaj ekzistence hapësinore qëndron një vullnet që kujdeset për të, një fuqi që e vë në lëvizje dhe një ligj që e sistemon. Ky ligj i harmonizon të gjitha komponentët e tërë kësaj ekzistence. Ai i sistemon të gjitha lëvizjet e tyre e ato nuk ndeshen, nuk tërhiqen, nuk kundërshtohen dhe nuk ndalen nga lëvizja e përhershme e sistemuar - derisa të dëshirojë All-llahu. Po ashtu kjo ekzistencë i është nënshtruar dhe i është dorëzuar vullnetit i cili kujdeset për të, fuqisë e cila e vë në lëvizje dhe ligjit i cili e sistemon asisoj që ajo asnjëherë nuk i rebelon këtij vullneti, nuk e mohon atë fuqi dhe nuk e kundërshton këtë ligj. Për të gjitha këto arsye ajo është e shëndoshë dhe e përshtatshme, nuk mund ta zë kurrfarë dëmtimi dhe shkatërrimi vetëm atëherë kur të dëshirojë All-llahu:
"Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është ai që krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arsh, Ai e mbuloi ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna, edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve. " (A 'raf, 54)
Edhe njeriu është prej kësaj ekzistence hapësinore, kurse ligjet të cilat e sundojnë natyrshmërinë e tij nuk janë të ndara dhe të pavarura nga ky ligj i cili sundon tërë ekzistencën. Atë e krijoi All-llahu - siç e krijoi edhe ekzistencën - kurse nga përbërja e tij materiale ai është prej dheut të po kësaj toke. Me ato karakteristika të cilat janë shtesë e përbërjes së dheut, të cilat ia dhuroi All-llahu, e bëri atë njeri. All-llahu ia fali ato karakteristika me një fuqi edhe më të mahnitshme. Njeriu nga aspekti i
përbërjes së tij materiale i nënshtrohet ligjit natyror të cilin e vuri rregull All-llahu -me apo pa dëshirë të tij - ashtu që fillimi i krijimit të tij dhe i daljes së tij në këtë botë arrihet me dëshirën e All-llahut, jo me dëshirën e tij e as me dëshirën e të atit apo nënës së tij. Këta të dy me të vërtetë kanë kontakt, megjithatë ata nuk kanë gjë në dorë për t'ia dhënë fetusit (frytit në barkun e nënës) jetën dhe gjallërinë e tij. Ai lind në pajtim me ligjin të cilin e ka caktuar All-llahu për afatin e shtatzënësisë dhe kushteve të lindjes. Ai frymon nga ky ajër të cilin e krijoi All-llahu me caktimet e Tij. Ai merr frymë në atë masë dhe në atë mënyrë të cilën e dëshiroi All-llahu për të. Fëmija ndien dhe sëmuret, ndjen uri dhe etje, han dhe pinë dhe e tretë ushqimin dhe pijen, globalisht të themi, ai jeton në pajtim me Ligjin e All-llahut, pa mos ndërhyrë vullneti dhe zgjedhja e tij. Çështja e tij në këtë rast është e njëjtë me çështjen e ekzistencës kozmike, me atë dhe ata që janë në të, të gjithë nën patronazhin absolut të vullnetit të All-llahut, caktimit dhe Ligjit të Tij...
All-llahu, i cili krijoi këtë ekzistencë kozmike dhe krijoi njeriun, i cili e nënshtroi njeriun ndaj ligjeve të Tij me të cilat e nënshtroi edhe tërë kozmosin, po Ai, lavdi pastë, i dha njeriut sheriatin për ta sistemuar jetën e tij vullnetare (vetëkrijuese) në një sistem që do të ishte në harmoni me jetën e tij natyrore. Sheriati-sipas kësaj që thamë - është vetëm një pjesë e Ligjit të përgjithshëm ,hyjnor i cili sundon natyrshmërinë e njeriut, natyrshmërinë e ekzistencës së përgjithshme dhe që të gjitha përnjëherë i koordinon.
Nuk ka fjalë prej fjalëve të All-llahut, as urdhër e as ndalesë, as premtim e as qortim, asnjë ligj e asnjë udhëzim, e që të mos jetë pjesë e këtij ligji të përgjithshëm dhe të jetë aq stabil dhe real vetvetiu sa edhe janë stabile ligjet të cilat i quajmë ligje natyrore d.m.th. ligjet hyjnore kozmike të cilat i shohim se si realizohen çdo moment me atë potencial që e kanë në natyrën e tyre me anë të së drejtës së amshueshme të cilën e vendosi All-llahu në to, andaj themi se ato realizohen me caktimin e All-llahut.
Sheriati të cilin e caktoi All-llahu për rregullimin e jetës së njerëzve është ligj hapësinor, që do të thotë se ai është i lidhur me ligjin e përgjithshëm të kozmosit dhe i harmonizuar me të. Nga kjo arsye, varshmëria ndaj tij rrjedh nga domosdoshmëria e realizimit të harmonizimit të jetës njerëzore dhe lëvizjes së hapësirës ku jeton, bile nga domosdoshmëria e realizimit të harmonizimit midis ligjeve të cilat sundojnë natyrshmërinë intime të njerëzve dhe ligjeve të cilat sundojnë jetën e tyre publike dhe nga domosdoshmëria e mishërimit ndërmjet personalitetit intim dhe atij publik të njeriut.
Meqë njerëzit nuk kanë mundësi t'i perceptojnë të gjitha ligjet kozmike e as t'i përshkojnë këndet e ligjit të përgjithshëm - e as të atij që e sundon natyrshmërinë e tyre dhe i bën të nënshtrueshëm ndaj tij me apo pa dashje-ata pas kësaj nuk kanë mundësi t'u sjellin njerëzve për jetën e tyre ligj dhe sistem me të cilin do të realizohej harmonizimi absolut midis jetës së njerëzve dhe lëvizjes së kozmosit, bile as harmonizimi midis jetës së tyre intime dhe publike. Këtë e zotëron vetëm Krijuesi i kozmosit dhe i njerëzimit, ai që kujdeset për çështjen e tij dhe çështjen e tyre, në përputhje me një ligj të vetëm të cilin e zgjodhi dhe e pëlqeu.
Që këtu, veprimi sipas sheriatit të All-llahut bëhet i detyrueshëm për ta realizuar këtë harmonizim, në pajtim me detyrimin e tij për realizimin e Islamit si besim, sepse nuk ka ekzistencë për Islamin në jetën e një individi apo të një kolektivi përderisa të bëhet robërimi i pastër vetëm për All-llahun dhe të arrihet mësimi për mënyrën e këtij robërimi vetëm nga I dërguari i All-llahut, duke dëshiruar që ta realizojnë qëllimin e shtyllës së parë të Islamit, dëshminë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është I dërguari i Tij.
Me anë të realizimit të harmonizimit absolut midis jetës së njerëzve dhe ligjit kozmik do të arrihet lumturia e plotë e njerëzve. Po ashtu në të ekziston siguria e jetës nga shkatërrimi. Aty - vetëm në këtë mënyrë - do të jetojnë në paqe me qeniet e tyre, kurse paqja me kozmosin formohet nga koordinimi i lëvizjes së tyre me lëvizjen e kozmosit, e paqja me qenien e tyre arrihet nga koordinimi i lëvizjes së tyre me impulset e natyrës së tyre të shëndoshë. Kështu nuk mund të lind konflikti midis njeriut dhe natyrshmërisë së tij ngase sheriati i All-llahut koordinon lëvizjen e jashtme me atë të brendshmen lehtë dhe qetë. Nga ky koordinim lind edhe një koordinim tjetër përmes lidhshmërisë ndërmjet njerëzve dhe aktivitetit të tyre të përgjithshëm, ngase që të gjithë ata atëherë do të ecin në përputhje me një program i cili është pjesë e ligjit të përgjithshëm kozmik.
Lumturia gjithashtu do të realizohet përmes udhëzimit të njerëzimit dhe njoftimit të tij në mënyrë të lehtë mbi fshehtësitë e kësaj hapësire, potencialeve misterioze që i ka, thesarëve të rezervuar në thellësitë e saj dhe përdorimin e gjithë kësaj në pajtim me sheriatin e All-llahut për realizimin e dobisë së përgjithshme njerëzore pa konflikte dhe aksidente.
Përballë sheriatit të All-llahut qëndrojnë teket e njerëzve:
"E sikur të përputhej e vërteta me ambiciet e tyre, do te' shkatërroheshin qiejt dhe toka dhe çdo gjë që gjendet në to. " (Mu 'minun, 71)
Prej këtu, vështrimi islam i të vërtetës përmes të cilës qëndron kjo fe, e njësoi me të vërtetën përmes së cilës qëndrojnë qiejt dhe toka, përmes saj arrihet stabiliteti i qenieve në këtë botë dhe ahiret dhe përmes saj All-llahu i gjykon dhe i dënon ata që i kundërvihen. Ajo është një e vërtetë, nuk përpjesëtohet. Është Ligji i përgjithshëm kozmik të cilin me vullnetin e Tij e përcaktoi All-llahu për të gjitha situatat dhe të cilit i nënshtrohet dhe ka marrëdhënie me të çdo gjë që i takon kësaj ekzistence, qoftë trup qiellor, gjallesë apo send i ngurtë.
"A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj? Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi. (Atëherë atyre u thuhej) Mos ikni por kthehuni në begatitë dhe vendbanimet tuaja se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre). Ata thonin: O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë! Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur). Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë që ka midis tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar). Sikur te kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të dëshironim ta bënim atë, ne do të zbaviteshim në kompetencën tonë, por Ne nuk e bëmë atë. Përkundrazi! Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të, ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.) Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (engjëjt), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton. Ata e lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk bezdisen. " (Enbija, 10-20)
Natyrshmëria e njeriut në thellësinë e saj e percepton këtë të vërtetë. Natyra e krijimit të tij dhe natyra e gjithë kësaj hapësire që e rrethon në natyrshmërinë e tij, implikon se kjo ekzistencë vigjilon me të vërtetën, se e vërteta është thelb i saj dhe se ajo qëndron stabile përmes ligjit (namus) e nuk tundet, me të nuk përçahen rrugët, nuk devijon në qarkun e saj dhe nuk ndeshet një pjesë e saj me tjetrën. Po as nuk funksionon përmes rastësive të atypëratyshme, befasive të fluturimta, e as në pajtim me ambiciet labile dhe aspiratat ngulmuese! E vërteta trason vetëm sistemin e saj preciz, të stërholluar dhe të përcaktuar mahnitshëm. Vetëm pas gjithë kësaj ndodh çrregullimi - dhe atë për herë të parë - ndërmjet njeriut dhe natyrshmërisë së tij,
atëherë kur ai e neutralizon të vërtetën e strukur në brendinë e tij nën presionin e ambicies së tij. Kjo ndodh pikërisht atëherë kur për jetën e tij merr për normë ligjore (sheriat) atë që është e mbështetur në ambicie e jo në sheriatin e All-llahut dhe atëherë kur nuk i dorëzohet All-llahut po me atë dorëzim që ekzistenca kozmike i është nënshtruar Administruesit të saj!
Një çrregullim dhe përçarje e tillë ndodh midis individëve, bashkësive, popujve dhe brezave të ndryshëm, po ashtu ndodh edhe midis njerëzisë dhe hapësirës që e rrethon. Kësisoj potencialet dhe forcat e akumuluara të tyre shndërrohen në mjete shkatërruese dhe faktorë për shqetësim, në vend se të jenë mjete ndërtuese dhe faktorë të lumturisë për llojin njerëzor.
Kështu pra, del në pah se qëllimi i haptë për ngritjen e sheriatit të All-llahut në tokë nuk është vetëm veprimi për ahiret. Dunjaja dhe ahireti së bashku janë dy periudha jetësore që e plotësojnë njëra-tjetrën, kurse sheriati i All-llahut është ai që bën harmonizimin ndërmjet këtyre dy periudhave të jetës së njeriut. Ai e harmonizon dhe e sintetizon gjithë jetën në pajtim me Ligjin e përgjithshëm hyjnor.
Harmonizimi me këtë ligj nuk e prolongon lumturinë e njerëzve në ahiret, por e bën konkrete dhe të realizueshme që në periudhën e parë, e që pastaj të plotësohet dhe ta arrijë përsosurinë e saj në Shtëpinë e Ahiretit.
Ky është thelbi i botëkuptimit islam për ekzistencën në përgjithësi dhe për ekzistencën njerëzore nën patronazhin e kësaj ekzistence të përgjithshme. Ky është një botëkuptim që ndryshon nga botëkuptimet tjera të cilat i njohu njerëzia. Më tej, botëkuptimi islam përmban në vete përgjegjësi që nuk i përmban asnjë botëkuptim i asnjë teorie dhe sistemi tjetër.
Përgjegjësia ndaj sheriatit të All-llahut - sipas këtij botëkuptimi - është shprehje e lidhjes së plotë midis jetës së njerëzve dhe jetës së kozmosit, midis ligjit i cili sundon natyrshmërinë njerëzore dhe atij që sundon kozmosin. Pastaj është e domosdoshme përputhshmëria ndërmjet këtij ligji të përgjithshëm dhe sheriatit i cili e sistemon jetën e llojit njerëzor duke u realizuar me anë të përgjegjësisë ndaj tij robërimi i njerëzve vetëm ndaj All-llahut, ashtu siç robërimin e kozmosit ndaj All-llahut nuk e pretendon për vete asnjë njeri.
Domosdoshmërinë e kësaj përputhshmërie dhe këtij harmonizimi na e ndriçon dialogu që u zhvillua midis Ibrahimit alejhisselam - babait të këtij Ummeti musliman - dhe Nemrudit diktator, i cili pretendoi të drejtën e sundimit (absolut) ndaj robërve në tokë dhe i cili - përkundër kësaj - nuk mundi të pretendojë të drejtën e sundimit ndaj yjeve dhe trupave qiellorë në kozmos. Nemrudi u shtang dhe mbeti pa fjalë para Ibrahimit alejhisselam kur i tha: "Ai i cili posedon pushtetin në kozmos, vetëm Ai meriton që ta ushtrojë pushtetin e Tij në jetën e njerëzve." Ai nuk mundi të japë përgjigje para këtij fakti madhështor:
"A nuk ke arritur të dish se ai (Nemrudi) - për shkak se All-llahu i kishte dhënë pushtet -polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: Zoti im është ai që jep jetë dhe vdekje! Ai tha: Edhe unë jap jetë dhe vdekje! Ibrahimi tha: Zoti im e sjell diellin nga Lindja, sille pra ti nga Perëndimi? Atëherë ai që nuk besoi (Nemrudi) mbeti i hutuar (i shtangur). All-llahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor. " (Bekare, 258)
Fjala e All-llahut është e vërtetë kur thotë: "A mos kërkojnë ata (ithtarët e Librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar ç'ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen. " (Ali Imran, 83)