Islami - Qyteterim i vertete 2
Islami nuk njeh përveç dy lloje nga shoqëritë, shoqërinë islame dhe shoqërinë xhahilite.
Shoqëri islame është ajo shoqëri ku zbatohet Islami si akide, ibadet, sheriat dhe sistem, moral dhe sjellje.
Shoqëri xhahilite është ajo shoqëri ku nuk zbatohet Islami, ku nuk sundon besimi dhe botëkuptimi i tij, vlerat dhe kriteret e tij, sistemi dhe ligjet e tij, morali dhe sjelljet e tij.
Nuk është shoqëri islame ajo shoqëri që tubon njerëz të cilët e quajnë veten muslimanë e në anën tjetër sheriati islam nuk është ligj i kësaj shoqërie, edhe nëse falen, agjërojnë dhe e bëjnë haxhxhin në Shtëpinë e Ndalesës (Bejtul haram)! Nuk mund të quhet shoqëri islame edhe ajo e cila ia shpik vetes një Islam siç i përshtatet asaj, përveç atij Islami të cilin e vendosi All-llahu, lavdi pastë, dhe e shpjegoi I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ajo shoqëri një Islam të tillë do ta quante Islam i transformuar!
Shoqëria xhahilite prezantohet në forma të ndryshme - që të gjitha janë xhahilite.
Ajo mund të prezantohet në formë të një shoqërie
e cila e mohon ekzistencën e All-llahut të Lartësuar duke e shpjeguar historinë vetëm nga aspekti material -
dialektik dhe duke e zbatuar si sistem atë që e quajnë
socializëm shkencor.
Ajo mund të prezantohet edhe në një shoqëri e cila nuk e mohon ekzistencën e All-llahut të Lartësuar, por Atij ia njeh vetëm sundimin e qiejve e jo edhe të tokës duke mos e zbatuar sheriatin e Tij në sistemin e jetës, e as nuk i merr kriteret e Tij për bazë të cilat janë garanci për jetën njerëzore. Ajo shoqëri u lejon njerëzve që ta adhurojnë All-llahun në shitblerje, në kisha e xhamia, por ajo ua ndalon të kërkojnë që sheriati i All-llahut t'i qeverisë në jetë. Në këtë mënyrë, shoqëria xhahilite mohon ose pengon hyjnimin e All-llahut në tokë për të cilën konfirmon fjala e Tij, lavdi pastë:
"Ai është që në qiell është Zot dhe në tokë Zot. " (Zuhruf, 84)
Nga kjo del se shoqëria islame kësisoj nuk mund t'i përkasë fesë së All-llahut të cilën e definon fjala e
Tij:
"Vendimi (pushteti) nuk i takon kujt pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e qëndrueshme. " (Jusuf 40)
Ajo kështu mbetet shoqëri xhahilite edhe nëse pranon dhe vërteton ekzistencën e All-llahut, lavdi pastë, dhe i lë njerëzit të lirë që t'i kryejnë detyrat fetare ndaj All-llahut qoftë në treg, kishë apo xhami.
Shoqëria islame - me po atë veçori - është e vetmja shoqëri e qytetëruar, ndërsa shoqëritë xhahilite - me të gjitha format e shumë numërta - janë shoqëri të prapambetura! Këtij realiteti të madh duhet patjetër t'i bëhet sqarim:
Në një rast pata shpallur se do të botohet një libër imi që do ta titulloj: "Drejt shoqërisë së qytetëruar islame", e më pastaj ndërrova mendimin duke e hequr termin qytetëruar dhe duke mjaftuar që titulli i punimit të jetë - ashtu siç ishte edhe përmbajtja e tij - "Drejt shoqërisë islame."
Ky ndryshim tërhoqi vëmendjen e një shkrimtari algjerian i cili në shkrimin e vet (që e shkroi frëngjisht) komentoi se është i lindur prej përpjekjes së brendshme personale për ta mbrojtur Islamin dhe shprehu keqardhjen se kjo punë - jo e vetëdijshme - ma pamundëson ballafaqimin e problemit sipas njëmendësisë së tij!
Unë nuk do ta fajësoja këtë shkrimtar. Edhe unë isha si ai më parë. Kisha mendimin e njëjtë me atë që ai e ka tani. Kështu mendoja atëherë kur për herë të parë vendosa të shkruaj për këtë temë. Problemi i cili më përshkonte atëherë - siç e përshkon atë sot - ishte problemi i definimit të qytetërimit!
Ende nuk pata arritur që në strukturën time intelektuale dhe morale të çlirohem nga presioni i mbeturinave kulturore, të cilat rridhnin nga burimet e huaja e që ishin të panjohura për sensin tim islam. Përkundër asaj që orientimi im në atë kohë ishte qartë islam, këto mbeturina botëkuptimin tim e mjegullonin dhe e hutonin. Koncepti i qytetërimit- ashtu siç e definon mendimi evropian - pikërisht ky, më bënte të mendoj kështu, ma verbonte përfytyrimin dhe ma bënte të pamundur shikimin e qartë, origjinal dhe të pa ndikueshëm nga jashtë.
Më pastaj arena u ndriçua... Shoqëria muslimane doli shoqëri e qytetëruar, kurse fraza e qytetëruar doli se është mashtrim dhe që nuk jep diç të re. Përkundrazi, kjo frazë në ndjenjën e lexuesit e interpretonte atë hije të huaj perëndimore e cila verbonte përfytyrimin tim dhe ma pamundësonte shikimin e qartë dhe autokton!
Ndryshimi, pra, është në definimin e qytetërimit, andaj patjetër të bëhet një sqarim rreth këtij realiteti.
Atëherë kur pushteti suprem në një shoqëri t'i takojë vetëm All-llahut - i përfaqësuar përmes dominimit të sheriatit hyjnor - kjo do të ishte forma e vetme përmes së cilës do të çliroheshin njerëzit plotësisht dhe realisht nga robërimi ndaj njerëzve. Ky do të ishte ai qytetërim i vërtetë njerëzor, ngase qytetërimi i njeriut nënkupton bazën kryesore të çlirimit të njeriut në mënyrë të plotë dhe të vërtetë, dhe të respektit absolut për çdo individ në shoqëri. Realisht, nuk mund të ketë liri e as respekt ndaj njeriut - të përfaqësuar në çdo individ si pjesë e shoqërisë - në atë shoqëri ku disa nga ata janë zota që vendosin ligje e disa të tjerë janë robër që u nënshtrohen atyre!
Domosdo t'i përkushtohemi kësaj çështjeje dhe të sqarojmë se legjislacioni (teshri) nuk përkufizohet vetëm në dispozitat ligjore - ashtu siç përciptazi e kanë konceptuar sot disa koka fjalën sheriat - ngase konceptet dhe programet, vlerat dhe kriteret morale, doket dhe traditat... të gjitha sosh janë legjislacion ku individët i nënshtrohen ndikimit të tij. Kur njerëzit njëri ndaj tjetrit krijojnë presione, e pjesa tjetër nga ata i nënshtrohen atyre në atë shoqëri, kjo shoqëri nuk mund të jetë e lirë, ajo është shoqëri ku një pjesë është zot e pjesa tjetër janë robër, ashtu siç shpjeguam më parë. Nga kjo del se kjo shoqëri është e prapambetur, ose thënë sipas terminologjisë islame, shoqëri xhahilite!
Shoqëria islame është e vetmja shoqëri në të cilën dominon një Hyjni dhe në të cilën njerëzit nga robërimi ndaj robërve kalojnë në robërim vetëm ndaj All-llahut. Në këtë mënyrë ata përjetojnë çlirim të vërtetë e të plotë, të cilin e synon qytetërimi njerëzor. Përmes këtij çlirimi do të shfaqej dinjiteti i njeriut ashtu siç ia për-caktoi atij All-llahu kur Ai e shpalli njeriun përfaqësues të Tij në tokë dhe e shpalli gjithashtu nderimin e tij në botën e engjëjve (el-melul a'la).
Atëherë kur nyja themelore e bashkimit në një popull të jetë akideja, botëkuptimi, ideja dhe programi i jetës, ashtu që të gjitha të burojnë nga një Hyjni në të cilën do të përfaqësohej zotërimi më i lartë ndaj njerëzve, e jo të burojnë nga zotër tokësorë te të cilët përfaqësohet robërimi i njerëzve nga njerëzit, ky bashkim do të përfaqësohej në vetitë më të larta të njeriut, vetinë e shpirtit dhe të mendjes. Por, kur nyja e bashkimit në një shoqëri do të ishte prejardhja, raca, kombi dhe toka dhe të gjitha lidhjet e tjera, ështe e dukshme se prejardhja, raca, kombi dhe toka nuk i përfaqësojnë vetitë e larta të njeriut, njeriu mbetet njeri i rëndomtë edhe pas avancimit të racës, prejardhjes, kombit dhe tokës, por ai nuk mbetet njeri i rëndomtë pas avancimit të shpirtit dhe mendjes! Pastaj ai zotëron thjesht me dëshirën e tij të lirë - ta ndryshojë akiden, botëkuptimin, mendimin dhe programin e jetës së tij, asnjëherë nuk ka mundësi ta ndryshojë racën apo prejardhjen e tij, sikur që nuk ka mundësi (pra është jashtë vullnetit të tij, sh.p.) ta për-caktojë lindjen e tij te ndonjë komb apo tokë. Andaj, pra, shoqëria te e cila bashkohen njerëzit në një çështje që lidhet drejtpërsëdrejti me vullnetin e tyre të lirë dhe dëshirën e tyre personale, ajo shoqëri është shoqëri e qytetëruar. Në anën tjetër, shoqëria në të cilën njerëzit bashkohen në një çështje e cila është jashtë vullnetit të tyre njerëzor, është e prapambetur, apo sipas terminologjisë islame, shoqëri xhahilite!
Shoqëria islame është e vetmja shoqëri te e cila akideja përfaqëson lidhjen e bashkimit themelor dhe e cila e konsideron akiden të vetmen mënyrë për ta fituar shtetësinë që i tubon në vete të ziun e të bardhin, të kuqin e të verdhin, arabin, romakun, persianin, abisini-anin dhe të gjitha kombet e tokës në një Ummet. Zoti i saj është All-llahu, ajo do t'i robërohet vetëm Atij, më i ndershmi në mesin e saj është më i devotshmi, të gjithë janë të barabartë ngase ata barazohen para ligjit të cilin ua caktoi All-llahu e nuk ua caktoi askush prej robërve!
Atëherë kur njerëzia e njeriut të jetë vlera më e lartë në shoqëri dhe të kenë vetitë njerëzore në të respekt dhe konsideratë, kjo dhe vetëm kjo shoqëri do të ishte shoqëri e qytetëruar. Përndryshe, nëse materia-në çfarëdo forme - do të ishte vlera më e lartë, pa marrë parasysh a është në formë teorike, siç është rasti me interpretimin marksist sa i përket historisë, apo në formë të prodhimit material, siç është rasti në Amerikë, Evropë dhe te të gjitha shoqëritë të cilat prodhimin material e konsiderojnë si vlerë më të lartë, që për qëllim të saj do të shembeshin vlerat dhe vetitë e njëmendta njerëzore, kjo shoqëri pa fije dyshimi është shoqëri e prapambetur ose sipas terminologjisë islame, shoqëri xhahilite.
Shoqëria e qytetëruar... islame nuk e nënçmon materien, as në aspektin teorik (në trajtesë se prej saj përbëhet ky kozmos në të cilin jetojmë, nga i cili ndikohemi dhe në të cilin gjithashtu ndikojmë), e as në aspektin e prodhimit material Prodhimi material është prej faktorëve të qëndrueshmërisë së përfaqësimit (hilafetit) të All-llahut në tokë, megjithatë ajo nuk e konsideron si vlerë më të lartë për hir të së cilës duhet të flijohen vetitë njerëzore. Në këtë mënyrë do të rrënohet shtylla familjare dhe faktorët e saj, do të rrënohet morali i shoqërisë dhe dinjiteti i saj dhe gjithë ajo që e rrënon shoqëria xhahilite nga vlerat e larta, veprat e ndershme dhe të moralshme vetëm për ta realizuar bollëkun në prodhimin material!
Atëherë kur vlerat njerëzore dhe morali njerëzor të jenë prijatare në një shoqëri përmes të cilave edhe do tc ngrihej ajo, kjo shoqëri do të ishte e qytetëruar. Vlerat njerëzore dhe morali njerëzor nuk mund të jenë çështje të lëna pas dore e të shkapërderdhura e as që mund të pësojnë metamorfozë e të ndryshohen e zëvendësohen, ose të mos jenë stabile në - një gjendje e as të mos i kthehen burimit ashtu siç edhe pretendohet sipas interpretimit material të historisë dhe siç pretendon socializmi shkencor!
Këto, pra, janë ato vlera dhe etika të cilat zhvillojnë në njeriun vetitë njerëzore përmes të cilave dallohet dhe veçohet nga shtazët dhe të cilat kanë peshë në këtë aspekt përmes të cilit ngrihet mbi shtazët. Këto, pra, nuk janë ato vlera dhe etika të cilat zhvillojnë dhe i shprehin pikëpamjet përmes të cilave njeriu bashkërenditet me shtazët.
Kur çështja të marrë këtë pozitë do të vërehet vija ndarëse dhe e qëndrueshme e cila nuk do të pranonte shkrirjen e vazhdueshme të cilën orvaten ta bëjnë evolucionistët dhe socialistët shkencorë! Në këtë gjendje tradita e ambientit dhe doket e saj nuk do të ishin definuese të vlerave morale por, edhe përkundër ndryshimit të ambientit, do të kishte kriter stabil. Vetëm kështu 'më nuk do të kishte vlera dhe moral bujqësor ose industrial, e as vlera dhe moral kapitalist ose socialist, e as vlera dhe moral borgjez ose të proletariatit! Në këtë gjendje nuk do të kishte moral të krijuar nga ambienti, standardi jetësor, natyra e zhvillimit dhe të gjitha format e ndryshimeve sipërfaqësore dhe formale. Pas gjithë kësaj, themi se ekzistojnë vlera dhe moral njerëzor dhe vlera e moral shtazor -nëse mund të shprehemi kështu! - ose sipas terminologjisë islame: vlera dhe moral islam dhe vlera e moral xhahilit.
Islami i konfirmon vlerat dhe moralin përmes njerëzores - d.m.th. ajo e cila në njeriun zhvillon pikëpamjet të cilat e veçojnë dhe e dallojnë nga kafsha -dhe vazhdon në zhvillimin e saj, përforcimin e saj dhe mbrojtjen e saj në të gjitha shoqëritë te të cilat ajo dominon, qofshin ato shoqëri të shkallës bujqësore apo të shkallës industriale, qofshin shoqëri nomade (beduine) të cilat jetojnë përmes blegtorisë ose shoqëri të qytetëruara e stabile dhe pa marrë parasysh se këto shoqëri a janë të varfra apo të pasura. Islami ngrihet lart përmes vlerave njerëzore duke i mbrojtur ato nga degjenerimi në vetitë shtazore, ngase linja ngritëse dhe përçuese në vlerat dhe konsideratat zhvillohet duke filluar nga shkalla e ulët shtazore dhe ngrihet deri në shkallën e lartë njerëzore. Nëse kjo linjë degjenerohet me anë të qytetërimit material, kjo nuk mund të quhet qytetërim! Kjo pa dyshim është dekadencë apo thënë ndryshe xhahilijjet!
Atëherë kur familja të jetë themel i shoqërisë dhe kur kjo familje të ngrihet mbi bazën e klasifikimit midis bashkëshortëve në punë dhe kujdesi si dhe edukimi i brezit në zhvillim të jetë një prej detyrave më të rëndësishme të familjes, shoqëria do të jetë e qytetëruar. Kështu është sepse familja në këtë mënyrë - nën hijen e metodologjisë islame - do të jetë ambienti në të cilin do të formohen dhe zhvillohen vlera dhe morali njerëzor për të cilat sinjalizuam në pjesën e sipër shkruar, të përfaqësuara në brezin e ri i cili nuk mund të formohet drejt në ndonjë bashkësi tjetër përveç bashkësisë familjare. E atëherë kur marrëdhëniet gjinore (siç i quajnë të lira) dhe trashëgimia (pa kurorë) të jenë themel i shoqërisë; atëherë kur marrëdhëniet midis dy gjinive të kultivohen mbi bazën e epshit, tekeve dhe emocioneve e jo në bazë të obligimit dhe klasifikimit profesional në familje; atëherë kur profesioni i femrës të jetë zbukurimi, tërheqshmëria dhe provokacioni; atëherë kur të largohet femra nga detyra e saj kryesore në përkujdesjen për brezin e ri duke insistuar vetë ajo ose duke ushtruar presion shoqëria që të bëhet stjuardesë (mbikëqyrëse) në hotel, anije apo aeroplan!, atëherë kur ajo harxhon fuqinë e saj në prodhimin material dhe përpunimin e mjeteve e nuk e harxhon në prodhimin e njerëzores!, ngase në këtë rast prodhimi material është më me vlerë, më i dashur dhe më me nder se sa kultivimi njerëzor, që
këtu kjo gjendje do të vlerësohej dekadencë qytetërimi sipas kriterit njerëzor dhe xhahilijjet, sipas terminologjisë islame!
Çështja e familjes dhe e marrëdhënieve midis dy gjinive është çështje vendimtare për përcaktimin e llojit të shoqërisë, e prapambetur apo e qytetëruar, xhahilite apo islame! Shoqëritë te të cilat mbretërojnë vlerat, morali dhe karakteristikat shtazore, në këtë relacion nuk mund të jenë shoqëri të qytetëruara sado që të arrijnë përparim industrial, ekonomik dhe shkencor! S'ka dyshim se ky vlerësim është i shëndoshë dhe i saktë kur kemi të bëjmë me vlerësimin se sa është arritur në përparimin njerëzor.
Shoqëritë e reja xhahilite e përkufizojnë konceptin e moralit në atë mënyrë që ato e zhveshin nga çdo gjë e cila ka lidhje me veçantinë njerëzore nga ajo e cila është e natyrës shtazore! Në këto shoqëri marrëdhëniet gjinore jo të ligjshme (pa kurorë) - madje as marrëdhëniet gjinore jo të natyrshme (homoseksualiteti) nuk konsiderohen turp moral. Koncepti moral gati përkufizohet vetëm në veprimtaritë ekonomike - dhe politike ndonjëherë, në suaza të interesave të shtetit - andaj edhe skandali i Kristin Kellër dhe Profjumos, ministrit anglez-për shembull-nuk ishte ndonjë skandal për mentalitetin e shoqërisë angleze për shkak të aspektit të tij seksual, por ishte skandal ngase Kristin Kellër ishte gjithashtu dashnore e atasheut të detarisë ruse. Që këtu, përmes kësaj lidhjeje të ministrit me këtë femër rrezikoheshin sekretet shtetërore, po ashtu për shkak se ai gënjeshtrën e tij ia veshi Parlamentit anglez! Të tilla janë edhe skandalet në Senatin amerikan dhe skandalet c spiunëve dhe funksionarëve anglezë dhe amerikanë të cilët ikën në Rusi. Ato nuk mund të trajtohen skandale për shkak të anomalive seksuale, por për shkak të rrezikut që mund t'u kanoset sekreteve shtetërore!
Shkrimtarët, gazetarët dhe publicistët në shoqëritë xhahilite, tek ne dhe gjetiu, u thonë haptazi vajzave dhe grave: Kontaktet (e lira) nuk janë turp moral. Turp moral është ta tradhtojë mashkulli të dashurën e tij ose femra të dashurin e saj e mos t'i qëndrojë besnik në dashuri. Madje turp është që gruaja ta ruajë nderin e saj nëse epshi i dashurisë ndaj burrit të saj është ngrirë dhe ka pushuar! Në këtë rast është nder të kërkojë ndonjë shok besnik të cilit do t'ia besonte trupin e saj! Me dhjetëra rrëfime këso trajtesash kanë, me mijëra këshillime informative, vizatime karikaturiste, barsoleta e humor këso krijimtarish zhvillojnë.
Të gjitha shoqëritë e tilla janë shoqëri të prapambetura, të paqytetëruara nga prizmi i shikimit të njeriut dhe me vlerësimin e shkallës së përparimit njerëzor.
Vija e përparimit njerëzor duhet të ecë në drejtim të kontrollimit të tekeve shtazore dhe përkufizimit të tyre në suaza të familjes në funksion të obligimit, në mënyrë që ta kryejë detyrën njerëzore qëllimi i së cilës nuk do të ishte përjetimi emocional, por përgatitja e brezit njerëzor i cili do ta trashëgonte brezin aktual në trashëgiminë e qytetërimit njerëzor të cilin e dallon veçantia njerëzore.
Është e pamundur që të përgatitet një brez i cili do të jetë i ngritur me veçoritë e njeriut duke iu shmangur veçorive të kafshës, përpos në prehrin e familjes që është murosur me garancitë e sigurisë dhe stabilitetit emocional, e ngritur mbi bazën e përgjegjësisë e cila nuk lëkundet nga shqetësimet aksidentale. Në shoqërinë te e cila formohen këto orientime dhe teke të ndyta e helmuese, dhe te e cila përkufizohet koncepti moral duke u shmangur nga çdo etikë gjinore, është e pamundur që të ngrihet kjo çerdhe njerëzore. Këtu qëndron arsyeja se vlerat, morali, frymëzimet dhe garancitë islame janë të vetmet që i përgjigjen njeriut, sepse vetëm Islami është qytetërim i vërtetë, kurse shoqëria islame mbetet e vetmja shoqëri e qytetëruar, dhe atë përmes kriterit të saj të shëndoshë e stabil i cili nuk tretet ose thënë më mirë, nuk transformohet.
Së këndejmi, kur njeriu merr përsipër amanetin e All-llahut në tokën e Tij në mënyrë të drejtë e të denjë, ai do t'i robërohet sinqerisht vetëm All-llahut e do të çlirohet nga robërimi ndaj tjetërkujt, do ta realizojë programin e All-llahut si të vetëm dhe do ta refuzojë pranimin e ndonjë programi tjetër si të ligjshëm; në tërësi do ta vendosë ligj - sheriatin e All-llahut si të vetëm në jetën e tij e do ta mohojë pushtetin e çdo ligji jashtë tij; do të jetojë me vlerat dhe moralin të cilat i vendosi All-llahu për të, e do t'i shkëpusë nga vetja vlerat dhe moralin e rrejshëm.
Ai pastaj duhet t'i njohë ligjet kozmike të cilat i vendosi AU-llahu në këtë hapësirë materiale e t'i shfrytëzojë në zhvillimin e jetës, në nxjerrjen e mineraleve tokësore, të mirat e rrizkut dhe ushqimet e saj të cilat All-llahu ia dhuroi tokës dhe bëri që këto ligje kozmike të jenë çelës të saj, kurse njeriut i dha fuqi që t'i shfrytëzojë këta çelësa aq sa atij i nevojiten për hilafet (përfaqësim), nënkuptohet atëherë kur e vendos hilafetin sipas normave të All-llahut dhe kushteve të tij. Ai kështu do t'i nxjerrë burimet e rrizkut dhe do ta fusë në prodhim lëndën e parë - materien duke nxjerrë prodhime të ndryshme dhe duke i shfrytëzuar të gjitha përvojat mjeshtërore të cilat i arriti njeriu gjatë gjithë historisë së tij. Kur ai gjithë këtë veprim e bën dhe e trajton si hyjnor përmes përfaqësimit të All-llahut në këtë mënyrë - adhurim ndaj All-llahut - vetëm atëherë ky njeri do të ketë qytetërim të plotë kurse shoqëria do ta arrijë kulmin e qytetërimit. Ndërsa vetëm arritjet materiale në Islam nuk quhen qytetërim.
Ato si të ndara mund të jenë, ose thënë drejt, janë xhahilijjet. Në Kur'an All-llahu i Madhërishëm përmendi raste të ndryshme nga të arriturat materiale duke i paraqitur me cilësinë e xhahilijjetit. Ndër to:
"A në çdo bregore ngritni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë? Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë? E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht. Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua! Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dini vetë. Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem. Me kopshte e me burime uji. Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe. " (Esh-Shuara, 128-135)
"A jeni të sigurt që do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)? Në kopshte e në burime. Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskëta. Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore. Pra, kini frikë All-Ilahun e më dëgjoni mua. E mos shkoni pas atyre që janë të pa frenuar (që e teprojnë me vepra të këqija). Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë. " (Esh Shuara, 146-152)
"Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer. Ndaj, u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra falënderim i qoftë Zotit të botëve!" (En 'am, 44-45)
"Dhe kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar) e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, asaj i vjen urdhri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. " (Junus, 24)
Megjithatë, Islami - siç thamë edhe më parë - nuk e nënçmon materien e as nuk e urren përparimin material, por ai këtë lloj të përparimit e trajton në suazat e programit të All-llahut - dhunti prej dhuntive të All-llahut ndaj robërve të Tij, me të cilën i përgëzon si shpërblim për respektimin që ia bënë Atij:
"Unë ju thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj." (Nuh, 10-12)
"E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan. " (A'rafë, 96)
Me rëndësi është se në çfarë fundamenti ngrihet përparimi industrial dhe vlerat të cilat dominojnë në shoqëri, e po ashtu edhe ajo që i formon nga kjo tërësi karakteristikat e qytetërimit njerëzor.
Më tej... Pra, baza e formimit të shoqërisë islame dhe natyra e strukturës së saj organike e bëjnë që të jetë shoqëri e veçantë në të cilën nuk mund të zbatohet asnjëra nga teoritë të cilat e predikojnë ngritjen e shoqërive xhahilite dhe natyrën e strukturës së tyre organike. Shoqëria islame është produkt i lëvizjes, ndërsa lëvizja në të është e vazhdueshme. Është ajo e cila i përcakton shkallët e individëve në të dhe vlerat e tyre. Në këtë mënyrë ajo i përcakton gjithashtu detyrat dhe pozitat e tyre.
Lëvizja nga e cila lind kjo shoqëri fillimisht është lëvizje e ardhur jashtë sferave tokësore dhe jashtë qarkut njerëzor. Ajo shfaqet në një akide të ardhur nga All-llahu për njerëzit, e cila ua formon atyre një përfytyrim të veçantë për ekzistencën, jetën, historinë, vlerat dhe qëllimet dhe ua përcakton atyre një metodologji për punë e cila do ta prezantonte këtë përfytyrim. Hapi i parë i cili do ta bënte lëvizjen nuk është i dalë nga njerëzit e as nga lënda e gjithësisë, ai - siç thamë edhe më parë - u ka ardhur atyre jashtë sferës tokësore dhe jashtë rrethit njerëzor. Ky pra edhe është dalluesi i parë i natyrës së shoqërisë islame dhe strukturës së saj. Islami merr hovin nga një element jashtë sferës së njeriut dhe jashtë sferës së hapësirës materiale.
Përmes këtij elementi të determinuar metafizik të cilin askush nga njerëzit nuk e ka pritur e as që e ka paramenduar, dhe duke mos pas dorë njeriu në të në fillim të procesit - startojnë hapat e parë të lëvizjes në ngritjen e shoqërisë islame dhe me të gjithashtu fillon veprimi i njeriut, njeriut i cili beson në këtë akide, e cila buron nga ky burim metafizik, e cila gjallëron vetëm me caktimin e All-llahut. Kur ky njeri si i vetëm beson në këtë akide, atëherë fillon të ekzistojë shoqëria islame (juridikisht). Një njeri nuk do ta pranonte këtë akide dhe t'ia parashtronte vetëm vetes, por ai do të marrë hov me të. Kjo është natyra e saj, natyra e lëvizjes së gjallë. Fuqia e lartë me të cilën është aktivizuar kjo zemër është e sigurt se ajo do të jetë rezistuese. Kjo shtytje e gjallë e cila është arritur përmes kësaj akideje në këtë zemër, do të miarrë hov në rrugën e saj hap pas hapi.
Kur besimtarët përmes kësaj akideje të arrijnë në tre persona, vetë kjo akide do t'u thotë atyre: Ju tani jeni një bashkësi, shoqëri e pavarur islame, e ndarë nga shoqëria xhahilite e cila nuk i beson kësaj akideje e as që dominojnë në të vlerat e saj themelore - vlerat për të cilat sinjalizuam më parë - dhe që këtu shoqëria islame fillon të ekzistojë (faktikisht)!
Këta tre do të bëhen dhjetë, e këta dhjetë do të bëhen njëqind, njëqindëshi do të bëhet një mijë e njëmijëshi dymbëdhjetë mijë. Kështu shfaqet dhe vendoset ekzistenca e shoqërisë islame!
Gjatë rrugës zhvillohet beteja që është ngritur ndërmjet shoqërisë së porsalindur e cila është ndarë me akiden dhe botëkuptimin e saj, vlerat dhe trajtesat e saj, është ndarë edhe me ekzistencën dhe qenësinë e saj nga shoqëria xhahilite - të cilës i janë marrë individët - dhe kështu, lëvizja nga pika e startimit do të kalojë në pikën e ekzistimit të njëmendtë dhe të pavarur, te e cila do të dallohet çdo individ nga individët e kësaj shoqërie. Ajo ia jep peshën dhe vendin e saj në këtë shoqëri - sipas
kriterit dhe trajtesës islame - ashtu që pesha e saj do të akceptohet nga shoqëria më e gjerë pa pas nevojë që ta arsyetojë veten ose ta shpallë. Përkundrazi, atëherë akideja e individit dhe vlerat që dominojnë në të dhe në shoqërinë e tij do t'i bëjnë presion që ta fshehë veten nga shikimet që e vëzhgojnë në atë ambient!
Megjithatë, lëvizja e cila është natyrë e akides islame dhe natyrë e shoqërisë në të cilën është inkuadruar, nuk lejon askënd që të fshihet! Çdo individ nga individët e kësaj shoqërie e ka të domosdoshme të jetë në aksion! Të jetë i lëvizshëm në akiden dhe gjakun e tij, i lëvizshëm edhe në bashkësinë e tij por edhe në strukturën e kësaj shoqërie organike. Xhahilijjeti atë e përshkon, madje edhe në shpirtin e tij dhe në shpirtrat e atyre që e shoqërojnë ekzistojnë mbeturinat e tij, megjithatë beteja vazhdon kurse xhihadi nuk ndalet deri në Ditën e Kijametit.
Sipas takteve të lëvizjes dhe gjatë vetë lëvizjes përcaktohet pozita e çdo individi në këtë shoqëri, përcaktohet detyra e tij dhe plotësohet struktura organike e kësaj shoqërie, duke u arritur harmonizimi midis grupeve të individëve të saj dhe sektorëve të detyrave të saj.
Ky zhvillim dhe kjo strukturë janë dy nga karakteristikat që e dallojnë shoqërinë islame. E veçojnë qenien dhe strukturën e saj, e veçojnë natyrën dhe formën e saj, gjithashtu siç e dallojnë edhe sistemi dhe procedurat zbatuese të po këtij sistemi. Këto dyja bëjnë që këto atribute të jenë të pavarura. Ato nuk reformohen me koncepte të huaja sociale, nuk studiohen përmes ndonjë metodologjie e cila është e huaj për natyrën e saj, e as nuk mund t'i zbatohen procedurat të nxjerra nga ndonjë sistem tjetër!
Shoqëria islame - siç po shihet edhe nga definicioni ynë i pavarur për qytetërimin - nuk është thjesht ndonjë tablo historike e cila do të hulumtohet në përkujtimet e kaluara, por ajo është nevojë e ditës së sotme dhe shpresë e së ardhmes. Ajo është synim që (nëse e njofton, sh.p.) do t'i shprehte mirëseardhje e tërë njerëzia sot dhe nesër, në mënyrë që përmes saj të shpëtojnë nga humnera e xhahilijjetit në të cilën kanë rënë, dhe atë pa marrë parasysh a janë popuj të përparuar industrialisht dhe ekonomikisht apo janë të prapambetur.
Vlerat për të cilat globalisht sinjalizuam më parë janë vlera njerëzore të cilat njerëzia nuk mund t'i arrijë vetëm në periudhën e qytetërimit islam. (Është e domosdoshme të japë vërejtje se çka kemi për qëllim kur cekim termin qytetërimi islam. Fjala është për qytetërimin te i cili kanë qenë të pranishme këto vlera e jo për atë te i cili është i pranishëm përparimi industrial ose ekonomik apo edhe shkencor duke i munguar vlerat atij).
Këto vlera nuk janë idealizëm imagjinativ, por janë vlera reale e praktike. Ato mund të realizohen me përpjekje njerëzore - në suaza të koncepteve të shëndosha islame - dhe atë në çdo ambient pa marrë parasysh shkallën dominuese të jetës dhe përparimin industrial, ekonomik dhe shkencor. Ato nuk kundërshtojnë por stimulojnë përparimin, sipas vetë logjikës akaidore, në të gjitha fushat e veprimit përfaqësues (hilafes), por ato njëkohësisht nuk qëndrojnë duarkryq në vendet ku nuk kanë arritur përparim në këto fusha. Qytetërimi me anë të këtyre vlerave mund të ngrihet në çdo vend dhe në çdo ambient. Kurse kur bëhet fjalë për standardet materiale të cilat i synon, nuk kanë përcaktim, ngase ai në çdo ambient deri në maksimum i shfrytëzon dhe i zhvillon mundësitë e tij ekzistuese.
Pra, shoqëria islame nga aspekti i formës, sasisë dhe llojit dominues të jetesës - nuk është tablo e vdekur historike, por ekzistimi dhe qytetërimi i saj mbështeten në
vlera të njëmendta historike. Kur themi historike kemi parasysh se këto vlera kanë qenë të njohura në një periudhë të caktuar historike. Përndryshe, ato nuk janë produkt i historisë e as që kanë ndonjë lidhje me kohën sipas natyrës së tyre. Ato janë realitet që është paraqitur tek njerëzia nga burimi hyjnor në prani të realitetit njerëzor dhe të ekzistencës materiale gjithashtu.
Qytetërimi islam mund të marrë forma të ndryshme në përbërjen e tij materiale dhe ndërtimore, por thëmelet dhe vlerat mbi të cilat ngrihet janë konstante, ngase ato janë faktorë ndikues të këtij qytetërimi: (Robërimi vetëm një Zoti, bashkimi në nyjën e akides, dominimi i njerëzisë së njeriut mbi materien, dominimi i vlerave njerëzore të cilat e zhvillojnë njerëzinë e njeriut e jo shtazoren, mbrojtja e nderit të familjes, sundimi (hilafeti) në tokë sipas normave të All-llahut dhe kushteve të Tij dhe duke e vënë në qeverisje vetëm programin e All-llahut dhe sheriatin e Tij në çështjet e këtij hilafeti).
Format e qytetërimit islam të cilat ngrihen mbi këto baza konstante ndikohen sipas shkallës së përparimit industrial, ekonomik dhe shkencor, ngase ai shfrytëzon të pranishmen ekzistuese njëmendësisht në çdo ambient, andaj edhe doemos të ndryshojnë format e tij. Medoemos të ndryshojë që të sigurojë elasticitet të mjaftueshëm për t'i futur të gjitha ambientet dhe standardet në qarkun islam dhe t'i ambientojë me vlerat dhe elementet islame. Ky elasticitet - në format e jashtme të qytetërimit - nuk i imponohet akides islame nga e cila edhe buron ky qytetërim, por është prej natyrës së saj. Madje, elasticiteti nuk është lakim apo shtrembërim, midis tyre ka dallim të madh!
Islami e ka formuar qytetërimin edhe në mjediset afrikane, aty ku njerëzit jetonin të zhveshur. Ai në momentin e arritjes së tij atje i veshte trupat e zhveshur dhe njerëzit i fuste në qytetërimin e veshjes të cilin e siguron orientimi i drejtë islam. Ai i shtyu njerëzit gjithashtu të dalin nga papunësia makalushe (primitiviteti i rëndë, sh.p.), në punë aktive e të organizuar për t'i shfrytëzuar arkat e gjithësisë materiale. I shtyu të dalin gjithashtu edhe nga rrethi i fisit ose klanit në rrethin e Ummetit. Ata kalonin nga adhurimi i idhujve të pavlerë në adhurimin e Zotit të gjithësisë. Çka është qytetërimi, nëse nuk është ky? Ky ka qenë qytetërimi i këtij ambienti i cili realisht është mbështetur në mundësitë ekzistuese. Pastaj kur Islami hyn në ndonjë ambient tjetër, ai do ta ngrejë-me vlerat e tij konstante - një formë tjetër prej formave të qytetërimit, përmes së cilës do të shfrytëzohen të mirat e atij ambienti dhe mundësitë e tij reale dhe do t'i zhvillojë.
Po kështu, ngritja e qytetërimit - sipas mënyrës islame dhe programit të tij - nuk përkufizohet në suaza të veçanta të përparimit industrial, ekonomik dhe shkencor, edhe pse qytetërimi (islam) kur ngrihet e shfrytëzon këtë përparim - në rast se ekziston - e bart përpara shpejt, i ngrit synimet e tij, po ashtu ai e ngrit edhe kur nuk ekziston, investon për zhvillimin dhe përparimin e tij, ai prapëseprapë në çdo rast mbetet i paprekur dhe i qëndrueshëm në bazamentet e tij të pavarura, kurse shoqërisë islame nuk i ndryshohet natyra e saj e veçantë dhe struktura organike të formuara me pikë startimin e parë përmes të cilit veçohet nga të gjitha shoqëritë xhahilite...
"Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) me mirë se All-llahu?" (El Bekare, 138)
Robërimi i shprehur vetëm ndaj All-llahut është pjesa e parë e shtyllës së parë të Islamit. Ai është treguesi që përputhet me dëshminë se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe përvetësimin e mënyrës së robërimit nga I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ky i dyti është pjesa e dytë e kësaj shtylle. Ky është treguesi që përputhet me dëshminë se Muhammedi është I dërguari i All-llahut - siç edhe kemi cekur në kapitullin: "La ilahe il-lall-llah -program i jetës. "
Robërimi i shprehur vetëm ndaj All-llahut manifestohet në trajtimin e vetëm të All-llahut si hyjni; në akide, ibadet dhe sheriat. Muslimani asnjëherë nuk beson se hyjnimi i takon dikujt tjetër pos All-llahut, lavdi pastë, as se adhurimi i bëhet dikujt tjetër nga krijesat e Tij, e as se sundimi i takon dikujt nga robërit e Tij, siç është cekur edhe në kapitullin e mëparshëm.
Ne aty e sqaruam domethënien e robërimit, besimit, riteve dhe sundimit, kurse në këtë kapitull do ta sqarojmë domethënien e sundimit dhe raportin e tij me kulturën.
Domethënia e sundimit në konceptin islam nuk përkufizohet në përvetësimin e normave ligjore vetëm nga All-llahu, gjykimi t'i dedikohet vetëm Atij dhe të gjykohet vetëm me të. Edhe domethënia e sheriatit në Islam nuk përkufizohet vetëm në normat ligjore, madje as në bazat e qeverisjes, sistemit dhe kompetencave të tij. Kjo domethënie e ngushtë nuk e përfaqëson domethënien e sheriatit dhe konceptit islam!
Sheriati i All-llahut nënkupton çdo gjë që All-llahu e caktoi me ligj për sistemimin e jetës njerëzore. Kjo manifestohet në bazat e besimit, qeverisjes, moralit dhe etikës, madje edhe në bazat e njohurisë gjithashtu.
Ai përfaqësohet në besim dhe koncept - me të gjitha elementet përforcuese të këtij koncepti - koncepti mbi njëmendësinë e hyjnimit, njëmendësinë e gjithësisë, asaj që shihet dhe që nuk shihet, njëmendësinë e jetës, asaj që shihet dhe që nuk shihet, njëmendësinë e njeriut dhe lidhjet midis të gjitha këtyre njëmendësive dhe raportit të njeriut me to.
Ai përfaqësohet në institucionet politike, sociale dhe ekonomike dhe në parimet përmes të cilave vendosen ato, ashtu që në të të manifestohet robërimi i plotë vetëm ndaj All-llahut.
Ai përfaqësohet në normat ligjore të cilat i sistemojnë këto institucione. Fjala është për atë se çka ne e quajmë. sheriat e që në shumicën e rasteve trajtohet në kuptim të ngushtë, me çka edhe nuk e përfaqëson njëmendësinë e domethënies së tij në konceptin islam.
Ai përfaqësohet në themelet e moralit dhe etikës, të vlerave dhe kritereve të cilat dominojnë në shoqëri, kurse me to ngrihen individët, objektet dhe ngjarjet (historike, sh.p.) në jetën shoqërore.
Pastaj, ai përfaqësohet në njohurinë - shkencën me të gjitha aspektet e saj dhe në fushën e aktivitetit mendor dhe artistik përgjithësisht.
Për të gjitha këto doemos duhet të arrihet përvetësimi nga All-llahu, siç është rasti me përvetësimin në dispozitat ligjore duke e përfshirë edhe domethënien e tij të ngushtë të përhapur në mënyrë të barabartë.
Çështja për sundimin - sipas domethënies së tij të veçantë për qeverisjen dhe ligjin - pas gjithë kësaj që e shtjelluam në lidhje me të përmes këtyre konfirmimeve duket se është bërë e qartë dhe e kuptueshme.
Çështjet për themelet e moralit dhe etikës dhe për vlerat dhe kriteret të cilat dominojnë në shoqëri, mendoj se deri diku janë bërë të qarta! Kështu është sepse vlerat e kriteret, themelet e moralit dhe etikës të cilat dominojnë në shoqëri i bashkëngjiten drejtpërdrejt botëkuptimit akaidor i cili dominon në atë shoqëri dhe frymëzohet nga i njëjti burim prej nga edhe përvetësohen të vërtetat e besimit përmes të cilit edhe modifikohet ky botëkuptim.
Ndërsa çështja e cila mund të jetë e panjohur, madje edhe për lexuesit e punimeve islame si ky, është kthimi i çështjes së aktivitetit mendor e artistik në konceptin islam dhe në burimin e tij hyjnor.
Kur kemi të bëjmë me aktivitetin artistik, tashmë është botuar një libër i tërë i cili e shtjellon këtë çështje duke e trajtuar aktivitetin artistik si tërësi e cila është shprehje njerëzore për pikëpamjet e njeriut, emocionet dhe reagimet e tij, dhe për
pamjen e ekzistencës dhe jetës në shpirtin njerëzor. Të gjitha këto i gjykon, bile i formon në shpirtin musliman koncepti i tij islam me universalitetin e tij për të gjitha pikëpamjet për universin, shpirtin, jetën dhe marrëdhëniet e tij me Krijuesin e universit, shpirtit dhe jetës! Po ashtu, edhe me konceptin e tij veçanërisht të dedikuar njëmendësisë së këtij njeriu, pozitës së tij në univers, qëllimit të ekzistencës së tij, detyrës së tij, vlerave të jetës së tij, që të gjitha këto janë në përbërje të konceptit islam i cili nuk është koncept thjesht mendor, është koncept akaidor, i gjallë, frymëzues, ndikues, efektiv, stimulativ dhe diktues i të gjitha aspiratave në konstruktin njerëzor.13
Ndërsa çështja e aktivitetit mendor dhe domosdoja e kthimit të këtij aktiviteti konceptit islam dhe burimit të tij hyjnor, me qëllim të realizimit të robërimit të plotë ndaj një All-llahu të vetëm, është çështje e cila kërkon nga ne një sqarim të plotë, ngase kjo mund të jetë në relacion me lexuesit e këtij sqarimi - madje edhe për muslimanët, midis të cilëve edhe ata që e shohin të domosdoshëm kthimin e qeverisjes dhe legjislacionit vetëm All-llahut - çështje e panjohur ose aspak e rrahur!
Muslimani nuk zotëron të drejtën që të përvetësojë një çështje e cila ka të bëjë me njëmendësinë e akides ose konceptit të përgjithshëm mbi ekzistencën; apo ka të bëjë me ibadetin, me moralin dhe etikën, vlerat dhe kriteret; apo ka të bëjë me parimet dhe fundamentet në sistemin politik, social ose ekonomik; apo ka të bëjë me interpretimin e aspiratave të aktivitetit njerëzor dhe me rrjedhën e historisë njerëzore; përpos nga ai burim hyjnor, dhe të gjitha këto nuk guxon t'i përvetësojë përpos nga një musliman në fenë dhe devotshmërinë e të cilit është i bindur, siç është i bindur edhe në efektin e besimit të tij në jetën praktike.
Në anën tjetër, muslimani zotëron të drejtën t'i përvetësojë shkencat ekzakte si kiminë, biologjinë, astronominë, mjekësinë, industrinë, bujqësinë, format e administrimit (por vetëm në aspektin teknik administrativ), format e veprimit teknik, strategjitë e luftës dhe dyluftimit në aspektin teknik, dhe gjithë atë që i ngjason këtij aktiviteti; të gjitha këto ka të drejtë t'i përvetësojë nga muslimani dhe jomuslimani, edhe pse në fakt kur ngrihet shoqëria muslimane e ka për detyrë që të angazhohet për t'i plotësuar këto nevoja në të gjitha këto fusha, duke e ditur se ato janë farzi kifaje (detyrë mjaftuese).14 Është detyrë që disa individë nga ajo t'i specializojnë këto fusha, përndryshe do të fajësohet e tërë shoqëria nëse nuk plotësohen këto nevoja, dhe, nëse nuk i përgatitet ambienti te i cili është formuar, jeton, vepron dhe prodhon. Megjithatë, derisa të realizohet kjo, individi - musliman e ka për detyrë që t'i përvetësojë këto shkenca ekzakte dhe zbatimet e tyre praktike nga muslimani dhe jomuslimani, ngase ato janë prej çështjeve brenda fjalës së Të dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Ju jeni më të dijshëm me çështjet e dynjasë". Po ashtu nuk kanë lidhje me formimin e konceptit të muslimanit për jetën, universin, njeriun, qëllimin e ekzistencës së tij, njëmendësinë e detyrës së tij dhe llojin e marrëdhënieve të tij përmes ekzistencës rreth tij me Krijuesin e tërë ekzistencës. Nuk kanë lidhje as me parimet, ligjet, sistemet, institucionet të cilat e organizojnë jetën e tij veçmas dhe në kolektivitet. Që këtu, nuk ka rrezik në të nga devijimi i akides së tij ose kthimit të tij në xhahilijjet! Nuk kanë lidhje as me moralin, etikat, traditat, doket, vlerat dhe kriteret të cilat dominojnë në shoqërinë e tij dhe të cilat i formojnë karakteristikat e kësaj shoqërie.
Ndërsa sa i përket shpjegimit të aktivitetit njerëzor individual ose kolektiv, që ka të bëjë me pikëpamjen e qenies së njeriut dhe historisë së zhvillimit të tij, ajo merret me shpjegimin e krijimit të universit, krijimit të jetës, krijimit të vetë njeriut në aspektin metafizik (me atë nuk kanë të bëjnë shkencat ekzakte si kimia, biologjia, astronomia dhe mjekësia) etj. Çështja këtu trajtohet njëjtë me çështjen e normave juridike, parimeve dhe fundamenteve të cilat e rregullojnë jetën dhe aktivitetin e tij. Ato lidhen me akiden, lidhje të drejtpërdrejtë, andaj edhe nuk i lejohet muslimanit t'i përvetësojë, përpos prej muslimanit që ka bindje në fenë dhe devotshmërinë e tij dhe është i njohur se ai të gjitha këto i ka të përvetësuara nga All-llahu. Me rëndësi është që kjo të ndërlidhet në ndjenjën e muslimanit për akiden e tij dhe të dijë se kjo është rezultat i dëshmisë së tij: se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është I dërguari i All-llahut.
Ai ndoshta do t'i hulumtojë të gjitha gjurmët e zhvillimit xhahilit, por jo që nga ai t'i formojë konceptin dhe njohuritë e tij në të gjitha këto çështje, por që të dijë se si ka devijuar xhahilijjeti; dhe, që të dijë se si t'i reformojë, orientojë drejt këto devijime njerëzore. Ai do t'i kthejë ato në fundamentet e tij të shëndosha përmes elementeve përforcuese të konceptit islam dhe njëmendësive të akides islame.
Në tërësi, drejtimet filozofisë, të interpretimit të historisë njerëzore dhe të psikologjisë, përpos nënvizimeve dhe dëshmive pa interpretime të përgjithshme për to, studimet rreth moralit me të gjitha degët e tij, drejtimet për studimin e feve komparative, drejtimet e hulumtimeve dhe rrymave shoqërore me degët e tyre përpos dëshmive, statistikave dhe informatave të drejtpërdrejta e jo edhe rezultatet e përgjithshme të nxjerra nga ato e as udhëzimet e përgjithshme të krijuara nga ato, të gjitha këto drejtime në mendimin xhahilit e jo islam në të kaluarën apo të tashmen janë të ndikuara drejtpërdrejt nga konceptet ideologjike xhahilite, të ngritura mbi këto koncepte dhe shumica e tyre - në mos të gjitha, përmbajnë në bazat e tyre metodologjike armiqësi të hapët ose të fshehtë për konceptin fetar përgjithësisht e ndaj konceptit islam në veçanti!
Çështja në këto sfera të zhvillimit mendor dhe shkencor nuk është e njëjtë si çështja në shkencën e kimisë, fizikës, astronomisë, biologjisë, mjekësisë etj., përderisa këto të fundit janë brenda provave praktike, regjistrimit të rezultateve praktike, dhe përderisa edhe këto të mos ndërhyjnë me komente filozofike në ndonjë formë prej formave të tij. Rasti është në Darvinizmin i cili e tejkaloi sferën e konfirmimit të fakteve dhe të renditjes së tyre në shkencën e biologjisë, në sferën e dëshmive gojore, pa kurrfarë argumenti dhe pa kurrfarë lënie vend për diskutim përpos shprehjes së aspiratave personale dhe tekeve të tij, kur tha se nuk është e domosdoshme të supozohet ekzistimi i ndonjë fuqie të jashtme nga bota fizike, vetëm për ta komentuar fillimin e jetës dhe zhvillimin e saj.
Muslimanit i mjafton proklamimi i Zotit të tij besnik ndaj këtyre çështjeve. Pozita te e cila lajmërohen këto përpjekje njerëzore në këto sfera është shumë përçmuese dhe qesharake, aq më tepër kur çështja lidhet drejtpërsëdrejti me akiden dhe robërimin e plotë ndaj një All-llahu të vetëm.
Thënia se kultura është trashëgimi njerëzore që nuk ka vatan, as komb e as fe është thënie e vërtetë nëse ndërlidhet me shkencat ekzakte dhe zbatimet e tyre praktike, por, pa mos e kapërcyer këtë fushë e të merret me sqarime filozofike e metafizike si rezultat i këtyre shkencave, e as me sqarime filozofike për qenien e njeriut, zhvillimin dhe historinë e tij, e as me art, etikë dhe shprehje intuitive në
përgjithësi. Kjo, përndryshe është një nga kurthet botërore të çifutëve të cilës i intereson shpërthimi i të gjitha pendave, duke e përfshirë bile në ballë të të gjithave pendën e akides dhe konceptit për të depërtuar çifutët në tërë trupin e botës përderisa ai është i ligështuar e i mpirë, dhe që ta ushtrojnë çifutët aktivitetin e tyre djallëzor në ballë të tij, procesin e tyre kamatar i cili përfundon me kthimin e të gjitha të ardhurave nga fitimi i njerëzisë tek pronarët e organizatave financiare kamatare të çifutëve!
Megjithatë, Islami konsideron se - pos shkencave ekzakte dhe zbatimeve të tyre praktike - ekzistojnë dy lloje të kulturave: Kultura islame e ngritur mbi themelet e konceptit islam dhe kultura xhahilite e ngritur mbi metodologji të shumë numërta ku që të gjitha i kthehen një baze, bazës së shndërrimit të mendimit njerëzor në hyjni për të mos iu kthyer All-llahut në kriteret e Tij. Kultura islame i përfshin të gjitha fushat e zhvillimit mendor dhe praktik njerëzor e cila përmban në vete parime, metodologji dhe karakteristika të cilat mjaftojnë për intensifikimin e këtij zhvillimi dhe gjallërimin e tij të përhershëm.
Mjafton të dimë se drejtimi eksperimental përmes të cilit është ngritur qytetërimi i tashëm industrial evropian nuk është krijuar fillimisht në Evropë por në universitetet islame në Endelus (Spanja dhe Portugalia e sotshme) dhe Lindje duke i nxjerrë bazat e tij nga koncepti islam dhe udhëzimet e tij për universin, natyrën e tij reale, rezervave dhe hesave të tij. Më pastaj rilindja shkencore në Evropë përmes kësaj metodologjie u pavarësua dhe vazhdoi duke zhvilluar dhe përparuar, atëherë kur ra dhe mbeti e lënë pas dore përfundimisht në Botën islame për shkak të largimit gradual të kësaj bote nga Islami, përmes ndikimit të faktorëve, disa të strukur në strukturën e shoqërisë e disa të plasuar në sulmet që i bëheshin nga bota kryqtare dhe cioniste.
Mandej Evropa bëri shkëputjen ndërmjet metodologjisë të cilën e përvetësoi dhe bazave të saj akaidore islame. Ajo bëri ndarjen e saj përfundimisht duke e larguar krejtësisht nga All-llahu, në kohën kur ajo u shkëput nga Kisha e cila pat shtrirë ndikimin e saj mbi njerëzit-pa të drejtë dhe me dhunë-në emër të Zotit!15
Kështu, produkti i mendimit evropian në përgjithësi, fati i tij si fati i çdo produkti të mendimit xhahilit në të gjitha kohët dhe në të gjitha vendet mori krejtësisht formë tjetër, me fizionomi krejtësisht të kundërt me potencialet e konceptit islam, duke ngjallë njëkohësisht armiqësi të thellë ndaj konceptit islam. Andaj muslimani e ka për detyrë t'u kthehet vetëm potencialeve të konceptit të tij dhe, nëse mundet personalisht të mos marrë pos nga burimi hyjnor, përndryshe le të mos marrë pos nga një musliman i për kushtueshëm për fenë dhe përkushtimin e të cilit e di aq sa do t'i bindet marrjes nga ai.
Islami nuk e njeh rrëfimin për shkëputjen e diturisë nga pronari i diturisë përkitazi me dituritë të cilat ndërlidhen me kuptimet e akides që ndikojnë në qëndrimin e njeriut ndaj ekzistencës, jetës, aktivitetit njerëzor, institucioneve, vlerave, moralit, traditave dhe gjithë asaj që ka lidhje me qenien e njeriut dhe aktivitetin e tij në këto aspekte.
Islami lejon që muslimani ta përvetësojë nga jomuslimani ose nga jo i devotshmi nga muslimanët shkencën e kimisë, fizikës, astronomisë, mjekësisë, industrisë, bujqësisë ose punët administrative dhe të arkivave e të tjerat si këto, dhe atë në rast se nuk gjendet musliman i devotshëm nga i cili do t'i merrte të gjitha këto, siç është realiteti sot me ata të cilët vetëm deklarativisht e quajnë veten muslimanë, si rrjedhojë e largimit të tyre nga feja, metodologjia dhe koncepti islam. Pra, Islami këtë e lejon për nevojat e hilafetit në tokë -me lejen e All-llahut - dhe për dobitë që mund t'i ketë hilafeti nga këto shkenca, përvoja dhe shkathtësi të ndryshme. Megjithatë, Islami nuk lejon që t'i përvetësojnë bazat e akides së tij, as elementet përforcuese të konceptit të tij, as komentimin e Kur'anit dhe Hadithit, as interpretimin e sires (biografisë së Pejgamberit), as metodologjinë e historisë dhe interpretimin e zhvillimit të saj, as orientimin e shoqërisë, as sistemin e qeverisjes e as metodën e politikës së tij, as veprimet artistike, etike dhe artikulluese etj. prej burimeve joislame e as mos t'i përvetësojnë nga një jomusliman të gjitha këto që i cekëm më lart edhe nëse i bindet fesë dhe devotshmërisë së tij.
Personi i cili është duke i shkruar këto fjalë është njeri i cili kaloi dyzet vjet të plota në lexim. Puna e tij fillestare ishte leximi dhe studimi në shumicën e fushave të njohurisë njerëzore, të cilat as nuk kanë qenë specializim e as nuk kanë qenë pasion i tij. Kur ja, e gjithë ajo që e lexoi ai doli se është e kotë dhe shumë e pavlerë në krahasim me atë kapital kolosal (të Islamit, sh.p.) - e as që do të mund të ishte ndryshe pos kështu e as që është penduar për ato dyzet vjet që i kaloi ashtu, ngase ai e njohu xhahilijjetin rrënjësisht, ua njohu devijimet, rrëshqitjet dhe horrllëqet e tyre. Pastaj ulërimat, bufatjet, krekosjet dhe pretendimet e tyre gjithashtu!!! Ai mësoi dhe kuptoi bindshëm se muslimani nuk ka mundësi t'i bashkojë këto dy burime (islame dhe xhahilite, sh.p.) në përvetësim!!
Megjithatë, kjo që u vu në spikamë më lart nuk është mendim imi të cilin dua ta publikoj. Çështja është më e madhe sesa të jepet përgjigje (fetva) duke shprehë një mendim. Kjo çështje ka peshë më të madhe te All-llahu sesa mbështetja e muslimanit në mendimin e tij. Çështja ka të bëjë me fjalën e All-llahut, lavdi pastë, dhe të Pejgamberit të Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Vendimin për këtë çështje duhet marrë prej Tij. Duhet t'i kthehemi All-llahut dhe Pejgamberit ashtu siç i kthehen ata që i besuan All-llahut dhe Pejgamberit kur nuk janë në pajtim për një gjë.
All-llahu, lavdi pastë, flet për synimin përfundimtar të çifutëve dhe të krishterëve përkitazi me çështjen e muslimanëve në përgjithësi:
"Shumë ithtarë të Librit (jehudi, krishterë) edhe pasi që u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'ju kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lërini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e Vet. All-llahu ka mundësi për çdo send." (Bekare, 109)
“As jehuditë, e as të krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. " E nëse, pasi që të ka ardhur ty e vërteta, shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të të mbrojë nga All-llahu." (Bekare, 130)
"O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që u është dhënë Libri, ata, pas besimit tuaj, do t'ju kthejnë në mosbesimtarë. " (Ali Imran 100)
Ndërsa Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sipas asaj që e transmeton El-Hafidh Ebu Ja'li, e ky nga Hammade, e ky nga Sha'bi, e ky nga Xhabiri, radijall-llahu anhum, ka thënë:
"Mos i pyetni ithtarët e Librit për asgjë. Ata nuk mund t'ju udhëzojnë kur vetë kanë lajthitur. Ju kështu ose do t'i besoni të kotës ose do ta përgënjeshtroni të vërtetën. Pasha All-llahun sikur Musa të ishte gjallë në mesin tuaj, nuk do t'i lejohej pos që të më ndjekë mua."
Kur synimi përfundimtar i çifutëve dhe i të krishterëve për çështjen e muslimanëve definohet në këtë mënyrë të prerë, të cilën e konfirmon All-llahu, lavdi pastë, për çdo rast do të ishte mendim i marrë të mendojmë se ata i nxjerrin vlerësimet e veta me qëllim të mirë pas cilitdo nga studimet e ndërlidhura me akiden islame apo historinë islame, ose udhëzimet për sistemin e shoqërisë muslimane, politikën apo
ekonominë e tyre ose të mendojmë se ata kanë synime pozitive, udhëzuese apo ndriçuese. Ata të cilët mendojnë kështu për atë se çka thonë ata njerëz, pas konfirmimit të All-llahut, lavdi pastë, ata pa dyshim janë naivë (gafil)!
Kjo gjithashtu dëshmohet edhe nga fjala e All-llahut, lavdi pastë, kur thotë: "Thuaju: Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. " Ky është burimi i vetëm të cilit muslimani e ka për detyrë t'i kthehet lidhur me këto çështje. Pas udhëzimit të All-llahut nuk ka rrugë pos lajthitjes, jashtë Tij nuk mund të gjejmë udhëzim. Ketë e përforcon konteksti i shkurtër i cekur në këtë tekst: "Thuaju: Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. " Nuk ka vend për dyshim në kuptimin e këtij teksti e as në komentimin e tij!
Po ashtu, ai vendimin e prerë duhet ta mbrojë nga kundërshtimet e atyre që ia kanë kthyer shpinën përmendjes së All-llahut dhe e kanë përkufizuar angazhimin e tyre vetëm për çështjet e kësaj jete. Kur'ani vë në theks se një njeri si këta, dijen e tij nuk e mbështet pos në hamendje, kurse besimtari e ka të ndaluar ta ndjekë hamendjen dhe si i tillë nuk ka njohuri pos për të dukshmen (anën e jashtme, sh.p.) e jetës së kësaj bote, andaj edhe ai nuk mund të ketë njohuri të sakta.
"Andaj ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur 'anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e dynjasë! Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është Ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë. " (Nexhm, 29-30)
”Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj ahiretit) ata janë plotësisht të verbuar (të papërkujtueshëm). " (Rum, 7)
Ata të cilët janë të papërkujtueshëm ndaj përmendjes së All-llahut dhe nuk kanë për qëllim pos jetën e kësaj bote - kjo është gjendje e të gjithë të ashtuquajturve "dijetarë" sot - nuk dinë pos kësaj sipërfaqësores, kurse kjo nuk është ajo "dituri" përmes së cilës muslimani i bindet atij që e zotëron dhe që të përvetësojë nga ai në çdo aspekt. Atij i lejohet që të përvetësojë nga ai vetëm në suaza të diturisë së tij materiale. Nga ai nuk do të përvetësojë as interpretim e as vizion të përgjithshëm për jetën, shpirtin apo ndërlidhjet e tij konceptuale. Po ashtu kjo nuk është ajo dituri për të cilën paralajmërojnë ajetet kur'anore dhe e lavdërojnë atë, siç është rasti me fjalën e All-llahut të Lartësuar: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? ", siç e komentojnë ata të cilët i shkëpusin tekstet kur'anore nga konteksti i tij për të dëshmuar asisoj që teksti nuk e ka për qëllim. Kjo pyetje konfirmuese është e cekur në një ajet, e ky është teksti i tij i plotë:
"(A thua jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim. " (Zumer, 9)
Ky që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, i druan botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet, ky është ai që di dhe kjo është ajo dituri e vërtetë për të cilën sinjalizon ajeti, dituri e cila udhëzon dhe përkushton ndaj All-llahut, e jo dituri e cila e prish karakterin ashtu që ta mohojë All-llahun!
Dituria nuk është e përkufizuar vetëm në dituritë mbi akiden, parimet fetare dhe ligjet normative, dituria përfshin çdo gjë. Ajo ndërlidhet me ligjet natyrore dhe shfrytëzimin e tyre për hilafetin e tokës njëjtë edhe siç ndërlidhet me akiden, parimet fetare dhe ligjet normative. Kurse dituria e cila është shkëputur nga themeli i saj i besimit nuk është dituri të cilën e vlerëson Kur'ani dhe i lavdëron bartësit e saj. Ekziston lidhje e fortë ndërmjet bazës së besimit dhe shkencës së astronomisë,
biologjisë, fizikës, kimisë, gjeologjisë dhe me të gjitha shkencat të cilat kanë të bëjnë me normativat hapësinore dhe ligjet fizike. Që të gjitha këto çojnë te All-llahu atëherë kur ato nuk i shfrytëzon pasioni i devijuar për t'u larguar nga All-llahu, ashtu siç edhe u orientua metodologjia evropiane gjatë rilindjes shkencore, për fat të keq - për shkak të atyre rrethanave të pavolitshme të cilat u krijuan në historinë evropiane, në veçanti midis atyre që merreshin me shkencë dhe kishës despotike! Kjo la gjurmët e saj të thella në metodologjinë e gjithë mendimit evropian dhe në vetë natyrën e mendimit evropian. Këto mbeturina helmuese lanë armiqësi për bazën e konceptit fetar globalisht -jo vetëm për bazën e konceptit kishtar e as vetë kishës-në gjithë atë që e prodhoi mendimi evropian në çdo fushë prej fushave të diturisë, qoftë ajo filozofi metafizike apo hulumtime ekzakte shkencore pa pas ndonjë lidhje - në mënyrë eksplicite - me çështjen fetare!16
Nëse veç është konfirmuar se metodologjitë e mendimit perëndimor dhe se vlerësimet e këtij mendimi në të gjitha fushat e diturisë, fillimisht ngrihen mbi bazën e këtyre mbeturinave helmuese duke u sjellë armiqësisht me origjinën e konceptit fetar në përgjithësi, pa dyshim se këto metodologji dhe ky vlerësim sillen edhe më armiqësisht me konceptin islam në veçanti. Ky mendim e mbështet këtë armiqësi me cilësi të veçantë dhe në të shumtën e rasteve tenton - në mënyrë të qëllimtë - shtrembërimin e akides, konceptit dhe konteksteve islame, pastaj rrënimin e themeleve përmes të cilave ngrihet dhe dallohet shoqëria muslimane me të gjithë potencialet e saj.
Që këtu, është naivitet i përbuzur të mbështeturit në metodologjitë e mendimit perëndimor dhe në vlerësimet e tyre po ashtu, rreth çështjes së studimeve islame. Andaj është i domosdoshëm kujdesi gjatë studimit të shkencave ekzakte - të cilat aktualisht jemi të detyruar t'i përvetësojmë nga burimet perëndimore - nga çfarëdo implikacionesh filozofike të cilat ndërlidhen me to, ngase këto implikacione globalisht i kundërvihen në bazë konceptit fetar e veçanërisht konceptit islam, dhe çfarëdo mase e tyre mjafton për helmimin e burimit të pastër islam.
13 Prej librit: "Metodologjia e artit islam " të Muhammed Kutubit.
14 Farzi kifaje ose detyra mjaftuese quhet ai farz që kur një pjese e masës e kryen, të tjerët shkarkohen, në te kundërtën, të gjithë janë mëkatarë nëse nuk kryhet. Përkthyesi.
15 Shih kapitullin: "Shkëputja e pafat" në librin: "lslami - fe e ardhmërisë"
16 Të konsultohet kapitulli: "Shkëputja e pafat në' librin: "Islami-fe e ardhmërisë "