Transferim i larget


Ekziston një e vërtetë parësore e cila duhet të jetë plotësisht e qartë në mendjen tonë përderisa ne ua prezantojmë Islamin njerëzve, atyre që i besojnë dhe atyre që nuk i besojnë, në mënyrë të barabartë. Kjo e vërtetë rrjedh nga vetë natyra e Islamit dhe buron nga historia e tij.
Islami është koncept i së ardhmes së ekzistencës dhe jetës. Koncept i plotë me karakteristika të veçanta. Që këtu, nga ai buron një metodologji e mëvetësishme e pavarur për jetën në përgjithësi në të gjitha elementet përforcuese dhe detyrat e saj, dhe në të vendoset një sistem me karakteristika të caktuara.
Ky koncept u kundërvihet që në themel të gjitha koncepteve xhahilite në të kaluarën dhe në të sotmen. Ekziston mundësia që ai të takohet me këto koncepte në disa degëzime, sipërfaqësore e anësore. Megjithatë, bazat nga të cilat burojnë degëzimet e këtij koncepti janë krejtësisht të ndryshme në krahasim me atë që e njohu njerëzia nga simotrat e tij.
Detyra parësore e Islamit është të krijojë një jetë e cila përputhet me këtë koncept, e cila do të përfaqësonte në formë praktike, dhe që të vendosë në tokë sistem i cili do ta pasojë metodologjinë hyjnore të cilën e zgjodhi All-llahu duke e nxjerrë në sipërfaqe Ummetin musliman që ta përfaqësojë e ta vendosë. Ai, lavdi pastë, thotë:
"Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për te mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni All-llahun. " (Ali Imran, 110) Kurse për vetinë e këtij Ummeti thotë: "(Ai ndihmon) ata te cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. " (Haxhxh, 41)
Nuk është detyrë e Islamit pra, që të pajtohet me konceptet xhahilite të cilat dominojnë në tokë, as me institucionet xhahilite të vendosura në çdo vend. Kjo nuk ishte detyrë e tij ditën kur erdhi, nuk është detyrë e tij sot e as që do të jetë në të ardhmen. Xhahilijjeti është xhahilijjet. Xhahilijjeti është devijim nga robërimi vetëm ndaj All-llahut dhe nga Programi hyjnor në jetë, deduktimi i sistemeve, normave, ligjeve, dokeve, traditave, vlerave dhe kritereve nga një burim tjetër veç Burimit hyjnor. Islami është Islam. Detyra e tij është t'i bartë njerëzit nga xhahilijjeti në Islam!
Xhahilijjeti është robërimi i njerëzve ndaj njerëzve përmes. vendosjes së ligjeve nga disa njerëz në ngarkesë të njerëzve tjerë me atë që All-llahu nuk lejoi, pa marrë parasysh formën përmes së cilës vendoset ky legjislacion!
Islami është robërimi i njerëzve vetëm ndaj All-llahut, duke i përvetësuar vetëm nga Ai konceptet, bindjet, normat, ligjet, vlerat, kriteret dhe më në fund çlirimin nga robërimi prej robërve!
Ky realitet i nxjerrë nga natyra e Islamit dhe natyra e rolit të tij në tokë, është ai, përmes të cilit duhet t'ua prezantojmë Islamin njerëzve: atyre që i besojnë atij dhe atyre që nuk i besojnë në mënyrë të barabartë!
Islami nuk pranon alternativën mishëruese me xhahilijjetin, as nga aspekti i konceptit e as nga aspekti i institucioneve të cilat burojnë nga ky koncept. Ose Islam ose xhahilijjet. Nuk mund të ekzistojë ndonjë alternativë gjysma Islam e gjysma xhahilijjet të cilën do ta pranonte Islami dhe do të pajtohej me të. Pikëpamja e Islamit
është e qartë se haku është një që nuk përpjesëtohet, se përveç këtij haku gjithçka është lajthitje. Ata dy (Islami dhe xhahilijjeti) nuk pranojnë inkorporim e mishërim, andaj ose sundim i All-llahut ose sundim i xhahilijjetit, ose sheriat i All-llahut ose pasion. Në këtë kuptim ajetet kur'anore janë të shumta dhe të njëpasnjëshme:
"(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu." (Maide, 49)
"E për këtë shkak (të përçarjes së tyre) ti thirr dhe përqendrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre. " (Shura, 15)
"E nese ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar. " (Kasas, 50)
"Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë tek All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm." (Xhathije, 18-19)
"A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut? " (Maide, 50)
Këtu kemi të bëjmë me dy çështje, alternativë të tretë nuk ka: ose të përgjigjurit All-llahut dhe Pejgamberit, ose të ndjekurit e pasionit; ose sundim i All-llahut ose sundimi i xhahilijjetit; ose të gjykohet sipas asaj që zbriti All-llahu në tërësi ose të futet në dilemë ajo që zbriti All-llahu. Pas këtij argumentimi të qartë e të prerë nuk ka hapësirë për polemikë ose mohim.
Pra, detyrë e Islamit është çrrënjosja e xhahilijjetit nga të udhëhequrit e njerëzisë dhe marrja e kësaj udhëheqjeje sipas metodologjisë së tij të veçantë, me elemente të pavarura dhe karakteristika origjinale. Ai me këtë udhëheqje të drejtë i dëshiron njerëzisë mirësi e lehtësim. Mirësia e cila formohet përmes kthimit të njerëzisë Krijuesit të saj. Ky lehtësim arrihet përmes harmonizimit midis lëvizjes njerëzore dhe marrjes përsipër të kësaj udhëheqjeje me anë të metodologjisë së tij të veçantë e të pavarur e cila do ta ngrejë në një shkallë të respektueshme të cilën e cakton All-llahu për ta. Ajo edhe do t'i shpëtojë nga sundimi i pasionit, ose siç tha Rub'ijj bin Amir kur e pyeti Rustumi, komandanti i persianëve: "Çka ju solli juve këtu?" Përgjigjja e tij ishte: "All-llahu na ka dërguar që ata që Ai dëshiron t'i nxjerrim (shpëtojmë) nga robëria ndaj robërve në robërim të vetëm ndaj All-llahut, nga ngushtica e dynjasë në gjerësinë e dynjasë dhe ahiretit dhe nga lajthitja e feve tjera në drejtësinë e Islamit."
Pra, Islami nuk erdhi që t'i përkëdhelë pasionet e njerëzve të përfaqësuara në konceptet, sistemet, institucionet, doket dhe traditat e tyre, pa i marrë parasysh ato të cilat i hasi Islami me ardhjen e tij ose ato në të cilat sot është zhytur njerëzia, në Lindje e në Perëndim. Ai erdhi që të gjitha këto t'i eliminojë krejtësisht, t'i zëvendësojë plotësisht dhe që ta vendosë jetën njerëzore sipas themeleve të tij të veçanta. Ai erdhi që aty për aty të formojë një jetë islame, të formojë një jetë e cila vetëm nga ai buron dhe vetëm me të ndërlidhet. Ndoshta disa aspekte sekondare të tij përngjasojnë me disa aspekte sekondare të jetës të cilën e jetojnë njerëzit në xhahilijjet, megjithatë ajo nuk është ajo e as nuk është pjesë e tij. Ajo mund të jetë vetëm një rastësi e këtij përngjasimi eksplicit sekondar në çështjet degëzore. Kurse trupi i pemës është krejtësisht ndryshe. Ajo është një pemë të cilën e nxori urtësia e All-llahut kurse kjo është një pemë të cilën e nxorën pasionet e njerëzve:
"Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që është e ligë (nuk është cilësore), ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi." (A'raf 58)
Ky xhahilijjet në të kaluarën ishte i lig por edhe në të sotmen është i lig. Ligësia e tij ndryshon në fizionomi dhe në formë, por ai është i pandryshueshëm në rrënjët dhe trungun e tij. Ai është pasioni i njerëzve injorantë e tendenciozë, të cilët nuk mund të shpëtojnë nga injoranca dhe tendencat e tyre, nga interesi i disa individëve nga mesi i tyre, shtresave, popujve ose racave të cilët (me mjetet e tyre) mposhtën drejtësinë, hakun dhe mirësinë. Kjo do të jetë kështu derisa të vijë sheriati i All-llahut dhe t'i pezullojë të gjitha këto, t'u caktojë njerëzve në përgjithësi ligje të cilat nuk i ndotë injoranca njerëzore, nuk i zhytë pasioni i tyre, as nuk do të mbështeten në interesat e një grupi prej tyre.
Meqë ky është dalluesi më origjinal midis natyrës së metodologjisë së All-llahut dhe metodologjisë së njerëzve, atëherë është e pamundur të gjendet pikëtakimi midis tyre në një sistem, është i pamundur njësimi ndërmjet tyre në një institucion, është e pamundur shpikja e një metodologjie gjysma prej këtu e gjysma prej atje. Ashtu siç All-llahu nuk falë nëse i bëhet shirk, Ai, po ashtu nuk pranon program tjetër përbri programit të Tij. Çështja e dytë me atë të parën janë të barabarta, ngase kjo është ajo në pikëpamje të bindjeve akaidore.
Ky realitet duhet të shprehë forcë dhe të jetë i qartë në ndërgjegjen tonë përderisa ne ua prezantojmë Islamin njerëzve në mënyrë që mos të hezitojmë në komunikim, të mos ngurrojmë e të mos i lëmë njerëzit të dyshojnë në të. Ne nuk bën të tërhiqemi nga ata përderisa të binden se Islami, kur t'i mbështeten atij, do t'ua ndryshojë gjendjen krejtësisht. Do t'ua ndryshojë konceptet ndaj jetës përgjithësisht, ashtu siç do t'ua ndryshojë standardet. Do t'ua ndryshojë aq sa do t'ua zëvendësojë me shumë më të mira sa nuk do të ketë hapësirë për krahasim. Do t'ua ndryshojë për t'i avancuar koncepcionet dhe për t'i avancuar standardet e tyre. Ai do t'i sjellë më afër standardit të ndershëm i cili përputhet me jetën njerëzore. Atyre nuk do t'u mbetet asgjë nga institucionet e ç’thurura të xhahilijjetit në të cilat kanë qenë, përpos disa degëzimeve të cilat rastësisht mund të kenë ngjashmëri me disa degëzime të sistemit islam. Madje edhe këto nuk mund të jenë pikërisht të njëjtat, ngase ato do të jenë të përforcuara në një bazë të madhe e cila ndryshon qartë nga baza në të cilën ishin të përforcuara gjer më tani: baza xhahilite e mjerë dhe e ligë! Në të njëjtën kohë ai nuk do t'u zaptojë asgjë nga njohuritë shkencore ekzakte, por do t'i shtyjë fuqishëm përpara.
Është e domosdoshme që të mos lejojmë që njerëzit ta përcaktojnë Islamin si ndonjë drejtim nga drejtimet pozitive sociale ose ndonjë sistem prej sistemeve të qeverimit pozitiv, me të gjitha vetitë, degëzimet dhe propagandat e tyre. Ai është vetëm Islam! Islami me individualitetin e tij të pavarur, konceptin e tij të pavarur dhe institucionet e tij të pavarura. Islami, i cili njerëzisë i realizon mirësinë të cilën e ëndërrojnë të gjithë përmes institucioneve. Islami i lartë, i pastër, i harmonizuar, i bukur e i plasuar drejtpërsëdrejti nga All-llahu i Lartmadhërishëm.
Kur ne në këtë mënyrë e perceptojmë njëmendësinë e Islamit, natyrisht se ky perceptim do të na bëjë që t'u drejtohemi njerëzve gjatë prezantimit të Islamit bindshëm dhe fuqishëm, po ashtu butë dhe mëshirshëm. Bindja e cila i jep siguri (muslimanit) se ajo që e zotëron ai është e drejtë, kurse ajo që e zotërojnë njerëzit është e kotë. Butësia përmes së cilës njeriu e sheh shqetësimin e njerëzve gjersa ai di se si t'i gëzojë. Dhe, mëshira përmes së cilës ai e sheh lajthitjen e njerëzve, gjersa ai e di se ku është udhëzimi që pas tij nuk ka udhëzim!
Ne nuk do të futemi tinëzisht me Islam tek ata, as nuk do t'i lakmojmë (me dorën tonë, sh.p.) pasionet dhe konceptet e tyre të devijuara. Ne do të jemi me ta të hapur sinqerisht. Do t'u themi se ky xhahilijjet në të cilin jeni ju, është i ndytë, e All-llahu dëshiron t'ju pastrojë. Këto pozita në të cilat jeni ju janë të liga, e All-llahu
dëshiron t'ju përmirësojë. Kjo jetë të cilën e jetoni poshtërisht, All-llahu dëshiron t'ju ngritë në të. Kjo gjendje në të cilën jeni ju është shqetësim, mërzi e brengë, e All-llahu dëshiron t'ua lehtësojë, t'ju mëshirojë dhe t'ju gëzojë. Islami do t'ua ndryshojë konceptet, pozitat, vlerat dhe do t'ju ngrejë në një jetë tjetër me të cilën do të mohoni këtë jetë të cilën jeni duke e jetuar, në standarde tjera me të cilat do t'i urreni standardet e mëparshme në Lindje e Perëndim të tokës, në vlera tjera me të cilat do të shqetësoheni prej vlerave të cilat dominojnë në tokë në përgjithësi. Derisa ju për shkak të mjerimit nuk keni parë figurë reale të jetës islame ngase armiqtë tuaj - armiqtë e kësaj feje - tubohen për ta ç'thurë dhe që të mos vendoset kjo jetë dhe që të mos bëhet e gjallë kjo tablo, ne duke e falënderuar All-llahun e kemi përjetuar në ndërgjegjen tonë përmes Kur'anit, sheriatit, historisë dhe përfytyrimit tonë vetë krijues për ardhmërinë në të cilën nuk dyshojmë në ardhjen e saj.
Kështu duhet t'u drejtohemi njerëzve përderisa jemi duke e prezantuar Islamin, ngase kjo është e vërteta dhe pikërisht pse kjo është pamja përmes së cilës Islami që në fillim kështu iu drejtua njerëzve, pa marrë parasysh në Gadishullin Arabik, në Persi, në Romë apo në cilindo vend tjetër.
Ai shikoi në ta nga lart ngase kjo është e vërteta, i këshilloi me gjuhën e dashurisë dhe dhembshurisë ngase ajo nga natyra është e vërtetë, dhe i ndau me ndarje të plotë pa kurrfarë dilemash e kontestesh ngase kjo është rruga e tij. Ai nuk u tha atyre kurrë: Islami nuk do ta prekë jetën, pozitat, konceptet dhe vlerat tuaja, pos me ndryshime të imëta! Ose t'u thotë se ai u përngjason sistemeve dhe standardeve të cilat i patën përvetësuar, siç thekson dikush prej nesh përderisa është duke ua prezantuar Islamin, ndonjëherë me titull Demokracia e Islamit e ndonjëherë tjetër Socializmi i Islamit!, e ndonjëherë duke thënë se institucionet ekonomike, politike, juridike të vendosura në vendet e tyre nuk kanë nevojë për Islamin pos disa ndryshimeve të vogla!!!, e shumë e shumë futje tinëzare dhe përkëdhelje pasionesh!
Kurrsesi. Çështja është krejtësisht ndryshe. Transferimi nga ky xhahilijjet i cili ka përfshirë faqen e dheut në Islam është me një distancë të gjerë e të largët. Pamja e jetës islame është krejtësisht ndryshe nga pamja e jetës xhahilite në të kaluarën dhe sot. Ky shqetësim prej të cilit lëngon njerëzia, nuk mund të ngrihet me ndryshime të vogla në disa gjëra sekondare të sistemeve dhe institucioneve. Njerëzia nuk do të shpëtojë prej tij përveç përmes këtij transferimi të gjerë c të largët. Transferim nga metodologjitë e krijesave në metodologjinë e Krijuesit, prej sistemeve të njerëzve në sistemin e Zotit të njerëzve, prej gjykimeve të robërve në gjykim të Zotit të robërve.
Kjo është një e vërtetë. E vërteta tjetër është që të jemi të përgatitur për ta komunikuar atë, duke mos lejuar që njerëzit të dyshojnë ose të hasin në shpifje.
Ndoshta njerëzit në fillim të çështjes do ta urrejnë (thirrjen islame). Madje, ndoshta do të tremben e shqetësohen, megjithatë, njerëzit po ashtu e urrejtën atë dhe e ndienin veten të shqetësuar në fillim të thirrjes në Islam. Ata u trembën dhe e ndienin veten të ofenduar që Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i nënçmonte botëkuptimet e tyre, i turpëronte zotat e tyre, i injoronte institucionet e tyre dhe distancohej nga doket dhe traditat e tyre. Ai vetvetes dhe pakicës së tij besimtare ia kishte siguruar standardet, vlerat dhe traditat jashtë standardeve të xhahilijjetit, vlerave dhe traditave të tij.
Më pastaj ç'ndodhi? Pastaj iu ngjitën hakut i cili nuk u pëlqeu në fillim dhe prej të cilit trembeshin:
"Ata ishin si gomarë të trembur (të egër), që ikin prej luanit (ose gjahtarit). " (Muddeththir, 50-51)
Ata ishin të tillë që e luftuan dhe e dëbuan me të gjitha forcat dhe dredhitë që zotëronin, i torturuan familjet e muslimanëve mizorisht përderisa ishin të dobët në Mekke. Mandej ata iu kundërvunë me luftë të rreptë duke qenë të fuqishëm në Medine.
Da'veja në periudhën e parë nuk ishte në një pozitë më të fortë e më të përshtatshme se ajo sot. Ishte e panjohur dhe e injoruar nga xhahilijjeti. Ishte po ashtu e bllokuar në luginën e Mekkes, e depërtuar nga gjuetarët dhe pushtetarët. Ajo ishte e panjohur në kohën e vet në gjithë botën.
Atë e përshkonin perandoritë e mëdha arrogante të cilat i injoronin të gjitha parimet dhe synimet e saj. Por ajo, përkundër gjithë kësaj ishte e fuqishme, ashtu siç është ajo sot e fuqishme dhe nesër do të mbetet e fuqishme. Elementet e forcës janë të struktura në vetë natyrën e akides së saj. Që këtu, ajo zotëron që të veprojë edhe në kushtet më të vështira e më të rënda. Ajo është e strukur në të vërtetën e rëndomtë e të qartë në të cilën ka zënë vend, në përputhjen e saj me natyrshmërinë që ndikimit të saj nuk mund t'i rezistojë gjatë, në fuqinë e saj për ta udhëhequr njerëzinë sigurt në rrugën e përparimit, pavarësisht se në cilën periudhë të zhvillimit të prapambeturisë apo të përparimit ekonomik, social, shkencor e mendor e gjen njerëzinë. Po ashtu, përderisa ajo është e strukur në qartësinë e saj, ajo i kundërvihet xhahilijjetit me të gjitha forcat e saj materiale duke mos u tundur asnjë shkronjë nga bazat e saj, duke mos i përkëdhelur pasionet e xhahilijjetit e as duke mos ndërhyrë në të tinëzisht, përkundrazi, ajo e publikon hakun fuqimisht duke i bërë njerëzit që ta ndiejnë se ajo është mirësi, mëshirë dhe bereqet.
All-llahu, i cili krijoi njerëzit, e di natyrën e përbërjes së tyre, brendinë e zemrave të tyre dhe e di se si duhet reaguar kur publikohet haku fuqimisht, qartë, drejtë pa hezitim dhe përgjim!
Qenia njerëzore duhet të përgatitet për transferim të plotë nga një jetë në jetën tjetër. Për të do të jetë më lehtë në krahasim me çfarëdo ndryshimesh parciale në rastet tjera të shumta. Transferimi i plotë nga një sistem jete në sistem tjetër më të përsosur se ai, më të plotë dhe më të pastër. Një transferim që ka se çka të arsyetojë në logjikën e ndërgjegjes. Por, disa shtrojnë pyetjen çka e arsyeton transferimin nga sistemi xhahilit në sistemin islam, gjersa sistemi islam nuk shton pos një ndryshimi të vogël këtu dhe një korrigjimi të vogël atje? Ata thonë: Pa dyshim të mbeturit në sistemin ekzistues është më afër logjikës, ngase ai së paku është sistem i qëndrueshëm, i pranueshëm për reformë dhe korrigjim, andaj edhe nuk ka nevojë për ta braktisur dhe për t'u transferuar në sistem jo të qëndrueshëm dhe jo të zbatueshëm, meqë ai kinse është i ngjashëm me të në shumicën e karakteristikave të tij!
Po ashtu takojmë disa të cilët flasin për Islamin, ua prezantojnë njerëzve sikur të ishte ai pronë e tyre, orvaten që t'i shmangin akuzat nga ai! Në mesin e atyre mbrojtjeve është edhe ajo se sistemet aktuale veprojnë kështu e kështu, gjë që do ta turpëronte Islamin, dhe se Islami nuk ka bërë gjë - në këto veprime - përveç asaj që e bëjnë qytetërimet e reja dhe atë pas një mijë katërqind vjetësh!
Sa mbrojtje përbuzëse është kjo! Dhe sa mbrojtje e ligë është kjo!
Islami nuk i merr arsyetimet për vete nga sistemet xhahilite dhe sjelljet përbuzëse të cilat burojnë nga ato. Këto qytetërime të cilat e magjepsin shumë kë dhe i mposhtin shpirtrat e tyre, nuk janë asgjë pos sisteme në esencë xhahilite. Krahasuar
me Islamin, ato janë sisteme të cunguara, të tejdukshme dhe të molisura. Nuk është e vërtetë se gjendja e banorëve në ato sisteme është më e mirë se gjendja e banorëve në të ashtuquajturin vatani islam ose Bota islame! Këta të fundit erdhën në këtë mjerim jo pse janë muslimanë, por për shkak të largimit të tyre nga Islami. Argumenti i Islamit i cili u ofrohet njerëzve është: Ky është më i mirë se ai (xhahilijjeti, sh.p.) saqë nuk krahasohet. Ai erdhi që ta ndërrojë atë, e jo ta përforcojë, që njerëzit t'i shpëtojë nga humnera e tij e jo ta bekojë rrëshqitjen e tyre në këtë baltë e cila paraqitet në rrobat e qytetërimit.
Ne nuk do të dështojmë nga arsyeja se do të hasim në Islam disa ngjashmëri me sisteme, drejtime dhe mendimet aktuale. Ne i refuzojmë këto sisteme, qofshin të Lindjes apo të Perëndimit. Ne i refuzojmë në tërësi ngase ato janë të zhytura e të prapambetura në krahasim me atë se çka dëshiron Islami që njerëzia të arrijë përmes tij.
Kur njerëzve u drejtohemi me këtë njëmendësi dhe ua prezantojmë themelin akaidor të konceptit gjithëpërfshirës islam, ata në thellësinë e natyrës (ndërgjegjes) së tyre do të kenë arsyetim për t'u transferuar nga një standard në standardin tjetër, nga një situatë në situatë tjetër. Megjithatë, ne nuk u drejtohemi me argument të kënaqshëm nëse themi: Ejani nga sistemi i vendosur praktikisht në një sistem tjetër të parealizuar. Ai nuk do të ndërrojë nga sistemi juaj i vendosur pos shumë pak. Argument për ju është ajo se ju veproni në këtë apo atë çështje sikur që vepron ai. Andaj, ai nuk do t'ju ngarkojë përpos me ndryshimin e disa traditave, pozicioneve dhe pasioneve tuaja. Ai do t'ua lë të gjitha ato që ju përpiqeni t'i ruani nga ai dhe nuk do të ndërhyjë pos me prekje të lehtë!!
Ky pra që duket i lehtë sipërfaqësisht, nuk është tërheqës sipas natyrës së tij, për më tepër kur kjo nuk është realitet. E vërteta është se Islami i ndërron konceptet dhe emocionet, siç i ndërron sistemet dhe standardet, rregullat normative dhe ligjet. Ai i ndërron rrënjësisht që mos të mbetet asnjë lidhje me themelin e jetës xhahilite të cilën e jeton njerëzimi. Mjafton që ai i transferon tërësisht dhe detajisht nga robëria ndaj robërve në robërinë ndaj All-llahut, Një.
"E kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë." (Kehf, 29)
"E kush nuk e besoi, All-llahu nuk ka nevojë për njerëzit. " (Ali Imran, 97)
Çështja në thelb është çështje e kufrit dhe imanit, e shirkut dhe teu'hidit, e xhahilijjetit dhe Islamit. Kjo duhet të jetë më se e qartë. Njerëzit nuk mund të jenë muslimanë - siç pretendojnë - kur ata e duan jetën xhahilite. Nëse dikush prej tyre dëshiron që ta mashtrojë veten ose t'i mashtrojë të tjerët duke besuar se Islami mund të qëndrojë me këtë xhahilijjet, ai mund ta bëjë këtë. Por mashtrimi i vetes apo i të tjerëve nuk mund të ndryshojë asgjë nga njëmendësia e realitetit. Kjo nuk është Islam dhe këta nuk janë muslimanë. Thirrja sot duhet të përqendrohet që t'i kthejë ata injorantë në Islam dhe që rishtazi të bëjë prej tyre muslimanë.
Ne nuk i thërrasim njerëzit në Islam që të fitojmë shpërblim prej tyre, as nuk dëshirojmë dominim në tokë e as ngatërresa, e as që dëshirojmë diç të veçantë për vetvete. Llogaria dhe shpërblimi ynë nuk pritet prej njerëzve, ne ata i thërrasim në Islam ngase i duam dhe ua duam të mirën, madje, sado që të na ofendojnë, sepse kjo është natyra e thirrësit në Islam dhe këto janë shtytjet e tij. Që këtu, ata doemos duhet ta mësojnë prej nesh të vërtetën e Islamit dhe të vërtetën e detyrave të cilat do t'ua kërkojë si shpërblim për mirësinë e thellë të cilën ua përgatit atyre. Po ashtu, ata doemos duhet ta dinë bindshëm realitetin e xhahilijjetit në të cilin janë. Ai është xhahilijjet dhe në asgjë nuk i përket Islamit. Ai është vetëm pasion përderisa nuk është sheriat Ai është lajthitje përderisa nuk është i vërtetë. Çdo gjë përtej hakut nuk është tjetër pos lajthitje!
Islami nuk posedon diç që ne të turpërohemi prej tij ose të detyrohemi që ta mbrojmë atë. Ai nuk posedon vetinë që të futemi tek njerëzit tinëzisht ose që të ngurrojmë dhe mos ta publikojmë atë sipas realitetit të tij. Dështimi shpirtëror para Lindjes e Perëndimit dhe para pozicioneve të xhahilijjetit këtu - atje, është faktor që bën që disa njerëz muslimanë t'ia mishërojnë Islamit ca pika dakorduese nga sistemet njerëzore ose t'ia mishërojnë disa nga të arriturat e qytetërimit xhahilit dhe ia mbështesin të arriturave të Islamit (në kohën e lulëzimit të tij, sh.p.) dhe vendimeve të tij në disa çështje.
Nëse dikush ka nevojë për mbrojtje, arsyetim dhe ngushëllim, ai pa dyshim nuk është Islami me atë që ua prezanton njerëzve, por është ai i cili jeton në këtë xhahilijjet të boshatisur nga vlerat, i përmbushur me kundërthënie, cungime dhe të meta, dhe i cili tenton të trillojë arsyetime për xhahilijjetin. Të tillët janë ata të cilët e sulmojnë Islamin e në anën tjetër, disa nga simpatizuesit e tij, të cilët nuk e njohin realitetin e Islamit, merren me mbrojtjen e tij, thuajse ai është i akuzuar, i detyruar ta mbrojë qenien e tij në kafazin e akuzave!
Disa nga ata na kundërviheshin - e ne ishim pakicë që i përkitnim besimit islam - gjatë viteve që i kalova në Amerikë, e në anën tjetër një numër yni merrnin pozitën e mbrojtësit dhe arsyetuesit gjersa unë, përkundrazi, merrja pozitën e sulmuesit të xhahilijjetit perëndimor si në pikëpamjen e doktrinave të ç’thurura fetare po ashtu edhe në pikëpamje të standardeve sociale, ekonomike dhe morale shqetësuese. Këto koncepte rreth individit hyjnor (të shenjtë), mëkatit dhe sakrificës nuk përkojnë as me mendjen as me ndërgjegjen. Ja ku e kemi kapitalizmin me monopolin dhe kamatat dhe me gjithë atë shëmtim të ngrysur, pastaj individualizmin aristokrat përmes të cilit zhduket solidariteti (me të varfrit, sh.p.), pos nën çekanin e ligjit. Ja edhe ky koncept material i amësht e i thatë për jetë, pastaj liria e kafshëve të cilën e quajnë liria e larmisë, tregu i robëreshave të cilin e quajnë liria e femrës, mandej absurdet e ndryshme, padrejtësitë dhe imponimi për të marrë detyra të kundërta me realitetin e jetës në normativat e martesës, shkurorëzimit dhe ndjellja për ndarjen racore të idhët e të ndytë. Pastaj se si Islami zotëron arsye logjike, epërsi, humanitet dhe përzemërsi, se si arrin në horizonte të larta kurse njerëzimi gjithmonë mbetet nën të dhe nuk mund ta arrijnë, dhe se si ai ballafaqohet me realitetin dhe njëkohësisht merret me mjekimin e situatës duke u mbështetur në themelet e natyrshmërisë së shëndoshë njerëzore.
Këto ishin disa realitete me të cilat ballafaqoheshim në jetën praktike perëndimore. Ato realitete ishin të atilla sa kur i prezantonim sipas prizmit islam, turpëroheshin ithtarët e saj. Megjithatë, disa njerëz - që pretendonin Islamin - dështonin para atij kundërmimi në të cilin jetonte xhahilijjeti saqë ia mveshnin Islamit disa ngjashmëri me këtë situatë shqetësuese e të mjerë në Perëndim dhe të atij shëmtimi e saktësie materiale në Lindje!
Mendoj se pas gjithë kësaj nuk ka nevojë të them: Pa dyshim se ne jemi ata që e prezantojmë Islamin tek njerëzit (ngase kjo është e ditur, sh.p.). E jona është që mos ta fqinjërojmë xhahilijjetin në asgjë nga konceptet e tij, nga trendet e tij, nga doket e tij sado që të shtohet presioni i tij ndaj nesh.
Detyrë jona e parë është vendosja e koncepteve islame dhe traditave islame në vend të këtij xhahilijjeti. Kjo nuk mund të realizohet duke e fqinjëruar xhahilijjetin dhe t'i bëjmë hapat e parë me të në start të rrugës, siç edhe dikujt prej nesh i përhitet se ashtu duhet. Kjo ka kuptimin e shpalljes së dështimit që në nismë të rrugës.
Presioni i koncepteve dominuese shoqërore dhe traditave të përhapura shoqërore është presion i ashpër dhe dërrmues, veçanërisht për botën e femrës. Në këtë rast, pikërisht femra muslimane i është ekspozuar presionit të fortë dhe fatal. Por patjetër duhet të bëjmë atë që është e domosdoshme. Patjetër në fillim duhet të vendosemi (stabilizohemi), së dyti patjetër duhet të ngrihemi. Doemos duhet ta prezantojmë xhahilijjetin dhe ta perceptojmë realisht ashtu siç është, duke e krahasuar me horizontet e larta dhe fisnike të jetës islame të cilën e duam dhe e synojmë.
Kjo nuk mund të bëhet duke e fqinjëruar xhahilijjetin në disa nga hapat e ndërmarrë, por as që mund të bëhet duke e bojkotuar tani, duke u mënjanuar e vetmuar. Kurrsesi. Ne duhet të përzihemi, por të dallohemi, të marrim e të japim por të ngrihemi, ta publikojmë hakun me dashuri, ta ngremë imanin me devotshmëri dhe të pajisemi pas gjithë kësaj me të vërtetën praktike. Kështu duhet, ngase ne jetojmë në një mjedis xhahilit dhe jemi në rrugë më të udhëzuar nga ajo e xhahilijjetit. Kjo në të vërtetë është transferim i largët e i gjerë. Ky transferim nga xhahilijjeti në Islam është klimë ndarëse dhe nuk ekziston urë takimi në mes të rrugës. Megjithatë, bartësit e xhahilijjetit pa dyshim duhet të transferohen në Islam, qofshin nga ata që jetojnë në të ashtuquajturin vatan islam, (lexo: shtetet islame, sh.p.) të cilët pretendojnë se janë muslimanë, qofshin nga ata që jetojnë në vatan joislam që të dalin nga errësira në dritë, të shpëtojnë nga ky mjerim në të cilin ndodhen, që ta përjetojnë mirësinë të cilën e kemi shijuar ne të cilët e njohëm Islamin dhe u orvatëm që të jetojmë me të. Përndryshe, le ta themi atë që e urdhëroi All-llahu, lavdi pastë, Të Dërguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ta thotë:
"Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time."