Oj zonja e shtëpisë, hapi veshët e tu dhe më dëgjo:
E di fort mirë se do të mundohesh shumë gjatë përgatitjes së ushqimit, që të shihet zotësia jote në shumëllojshmërinë e ushqimeve, mos u fajëso për këtë, sepse kjo është nga natyra e pastër, e cila është pjesë e natyrës femërore.
Mirëpo mjerë për ty, nëse e bën këtë gjë të jetë qëllimi yt kryesor, por ngrije qëllimin, le të jetë qëllimi yt më i lartë dhe më i ngritur, a e di ti se ai që i jep ushqim një agjëruesi, atij i takon shpërblimi duke mos iu pakësuar nga shpërblimi i agjëruesit aspak, atëherë le të jetë ky qëllimi yt dhe llogarite kohën që e kalon gjatë përgatitjes së ushqimit, për Allahun, se do të shpërblehesh.
Për ty kam një program të mrekullueshëm:
1- Fillon para fjetjes: të thuash Subhannallah 33 herë, elhamdulilah 33 herë, Allahu Ekber 34 herë, sikurse ka ardhur në Sahihët e Buhari dhe të Muslimit, se Fatimeja –Allahu qoftë i kënaqur me te- ka shkuar tek i Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- për të kërkuar një shërbëtor. Ai i tha: A të tregoj për një gjë që është më e mirë se kjo, ta lartësosh Allahun (Subhanallah) para fjetjes tridhjetë e tre herë, ta falënderosh (Elhamdulilah) tridhjetë e tre herë dhe ta madhërosh (Allahu Ekber) tridhjetë e katër herë.” Nga ky hadith përfitojmë se ai që e thotë këtë para fjetjes do të ketë forcë për punë gjatë ditës.
2- Syfyri: është i bereqetshëm, ki kujdes të mos tregohesh e pakujdesshme për te, sepse na përcillet nga i Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- të ketë thënë: “Bëni syfyr, sepse në të ka bereqet” gjithashtu edhe në Musnedin e Imam Ahmedit nga i Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar dhe melekët e Tij i bekojnë ata që ngrihen në syfyr.”
3- Falja e namazit të sabahut në kohën e tij.
4- Ndenja në xhami deri në kohën pasi është ngritur dielli mirë– duke lexuar Kuran, duke e lartësuar dhe përmendur Allahun... pastaj fal më së paku dy rekate namaz... ka thënë i Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të-: “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet dhe e përmend Allahun deri sa të lindi dielli, pastaj i fal dy rekate, e ka shpërblimin e haxhit dhe umres të plotë, të plotë, të plotë.” E përcjell Taberaniu.
5- Përgatitja e ushqimit në çastet e hershme të mëngjesit është më mirë, sesa përgatitja e ushqimit në mesditë. Një numër i madh grash e përgatisin ushqimin në kohën e mesditës, apo në kohën e namazit të drekës, apo të ikindisë. Kjo gjë sjell, ose nuk e fal namazin në kohë, ose i bashkon të dy namazet, dhe kur i fal ato e ke mendjen të preokupuar me përgatitjen e ushqimit, e fal namazin pa frikërespektin e duhur, sunetet i le pas dore për kohën e shkurtër që të ka mbetur. Dhe e kundërta ndodh, në qoftë se do ta fillosh punën herët në mëngjes, ti do të kesh kohë më shumë dhe në namazin tënd me lejen e Allahut nuk do të kesh ngatërresat e përgatitjes së ushqimit.
6- Të porosis që të kotesh para dreke: më e sakta është pak para namazit të drekës, që të pushosh pak e të mbledhësh forcat.
7-Ta falësh namazin në kohën e tij dhe mos i harro namazet vullnetare.
8-Elhamdulilah e kompleton ushqimin herët dhe çastet e fundit kanë mbetur për ta zbukuruar tryezën, si dhe sahanët para ushqimit. Mos harro ta ndërrosh veshjen tënde para rregullimit të tryezës, sepse ti ke më të drejtë për t’u zbukuruar, veçanërisht nëse je e martuar dhe ki kujdes të mos i afrohesh me erën e qepës, hudhrës dhe yndyrës...
Sikurse edhe e përmenda më sipër të mundohesh me përgatitjen e ushqimit paradite të ndihmon në fitimin e kohës shtesë, e mos e neglizho veten.
9-Kur të thirret ezani mos harro të thuash duanë: “Kaloi etja, u lagën venat dhe u realizua shpërblimi insha-Allah.” (Suneni i Ebu Davudit)
10- Mos harro të fillosh me atë që ka filluar i Dërguari ynë –salallahu alejhi ue selem- sepse ai është shëmbëlltyra jonë, e ai bënte iftar me hurma të njoma, e nëse nuk kishte të njoma atëherë me hurma të thata, e nëse nuk i kishte as këto, atëherë me pak ujë.
11- Fale namazin e akshamit në kohën e tij dhe mos e harro sunetin e tij.
12- Pastaj namazin e jacisë dhe teravitë.
13- Nëse ke mundësi të lexosh Kuran natën, mashaAllah, por nëse je e lodhur dhe nuk ke mundësi të lexosh shumë, atëherë lexo më së paku një xhuz dhe bjer të flesh, sepse edhe trupi yt ka hak.
Disa porosi të veçanta për ty, motra ime:
1- Mos qëndro shumë në përgatitjen e ushqimit, sepse Ramazani është muaji i agjërimit e jo i ushqimit.
2- Ki kujdes e mos e tepro me ushqim e pije, sepse jemi ndaluar nga kjo, Allahu i Madhëruar në suren Araf thotë: “Hani e pini dhe mos e teproni.”
3- Le të ketë në gatimet e tua ushqim të shëndetshëm, sepse kjo e ndihmon njeriun në kryerjen e ibadeteve.
4- Nuk prish punë nëse e shijon ushqimin duke qenë agjëruese për ndonjë nevojë, mirëpo mos gëlltit asgjë prej tij, kështu nuk e prish agjërimin nëse e provon.
5- Të kesh si nijet gjatë përgatitjes së ushqimit hadithin: “Kush i jep iftar një agjëruesi e ka shpërblimin e atij agjëruesi, duke mos iu pakësuar asgjë nga shpërblimi i tij.” Tirmidhiu dhe të tjerët.
6- Shpeshtoje përmendjen e Allahut, Lartësimin e Tij dhe kërkimin e faljes gjatë përgatitjes së ushqimit, që gjuha jote ta përmendi vazhdimisht Allahun.
7- Dëgjo Kuran dhe ligjërata nëpërmjet radios.
8- Pakëso shpenzimin e të hollave, bëhu kursimtare në shpenzimin e pasurisë.
9- Përpiqu që të përgatisësh lloje të ndryshme ushqimesh e pijesh dhe largohu nga të përsëriturit një pas një.
10- Përmbaju leximit të Kuranit çdo ditë, veçanërisht natën, sepse Ramazani është muaji i Kuranit.
11- Ftoji fqinjët të hanë; i Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Nuk është besimtar ai që e ngop veten, kurse fqinji i vet është i uritur.” Buhariu në librin e tij El-Edeb.
12- Jepu ushqim të ngratëve, jetimëve dhe udhëtarëve.
13- Nxit familjen dhe bamirësit.
14- Mbaji lidhjet farefisnore dhe do të kishte qenë mirë, që kur të shkosh për vizitë të marrësh me vete diçka që e ke përgatitur vetë, ose t’i ndihmosh ato në përgatitjen e ushqimit.
15- Thirr në rrugën e Allahut, të afrohesh tek Allahu në këtë muaj madhështor me thirrjen e të afërmve, fqinjëve, dashamirëve nëpërmjet librave, apo kasetave, këshillave apo udhëzimeve... i Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Kush udhëzon në të mirë e ka shpërblimin e vepruesit...” Muslimi.
16- Ki kujdes nga ndejat e kota, ruaje gjuhën tënde nga gibeti, mbartja e fjalëve, thëniet e fëlliqura, dhe ruaje veten me thënie të mira e të bukura dhe të jesh e lidhur me përmendjen e Allahut.
17- Shpeshto dhënien e sadakasë, i Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Shtatë njerëz do t’i strehojë Allahu nën hijen e Tij, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij...” prej tyre ka përmendur: “një njeri, i cili ka dhënë sadaka dhe e ka fshehur, saqë nuk e di dora e majtë çfarë jep e djathta.” Mutefekun alejhi. Po ashtu ka thënë: “O ju gra jepni sadaka, kërkoni falje shumë, sepse unë ju kam parë se jeni prej shumicës së banorëve të xhehenemit.” Muslimi.
18- Garo në punë mira, përpiqu që të mos ta kalojë kush në këtë, Allahu i Lartësuar thotë: “E për një shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.” Në punë të hairit dhe të mira, sepse xheneti është me grada.
19- Bëhu bujare, në Dy Sahihët nga Ibën Abasi –Allahu qoftë i kënaqur me te– përcillet se ka thënë: “I Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- ishte njeriu më bujar, edhe më bujar ishte në muajin e Ramazanit, kur e takonte melekun Xhibril, e Xhibrili –alejhi selam- e
takonte çdo natë në Ramazan dhe ia mësonte Kuranin e i Dërguari i Allahut, kur e takonte Xhibrilin ishte edhe më bujar sesa era e fortë”.
20- Shpejto në iftar menjëherë pas perëndimit të diellit, sepse në hadithin e Sehël b. Sadit nga i Dërguari – salallahu alejhi ue selem- thuhet: “Njerëzit do të jenë në hair ërderisa shpejtojnë për të bërë iftar dhe e vonojnë syfyrin.” E përcjell Buhariu dhe Muslimi.
21- Gjatë iftarit mos harro duanë, sepse i Dërguari ka thënë –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të-: “Tre lutje janë të pranuara, lutja e agjëruesit, lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe lutja e udhëtarit.”
22- Mos haj shumë, se e rëndon trupin dhe e dembelos për adhurimet, si namazi i teravisë dhe namazi i natës.
23- Zgjohu natën, se Ramazani është muaj i ibadetit, i Dërguari –paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Kush bën ibadet në Ramazan me besim dhe shpresë do t’i falen gjynahet e mëparshme.” Mutefekun alejhi.
24- Mos fle shumë, se Ramazani është një muaj dhe kalon, kurse ai që fle shumë është humbës i kohës së tij... dhe kujto se thirrësi do të thërrasë: “O lakmues i së mirës prano dhe o lakmues i së keqes shmangu.”
E lus Allahu e Madhëruar, Zotin e Arshit Fisnik, që të na e pranojë agjërimin tonë, ibadetet tona dhe veprat e mira, të na bëjë prej atyre që janë të mbrojtur nga zjarri, e mos të na bëjë këtë vit, takimin e fundit me muajin e Ramazanit. O Allah pranoje.
Lutja jonë e fundit është falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
I Lartësuar je ti, o Allah, falënderimi të takon Ty, nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet pos Teje, kërkoj falje nga Ti dhe tek Ti pendohem.
Nëna e nevojshme për faljen e Zotit të saj, Umu Lejthi
Përktheu: Shpend ZENELI