Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Paragjykimet e rëndomta për Istiharin Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Paragjykimet e rëndomta për Istiharin

    jonuz
    jonuz
    Aiutattivo-a
    Aiutattivo-a


    Località*الدولة* : Albania

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 309

    Paragjykimet e rëndomta për Istiharin Empty Paragjykimet e rëndomta për Istiharin

    مُساهمة من طرف jonuz الأحد 1 نوفمبر - 8:58:15

    Paragjykimet e rëndomta për Istiharin



    Namazi i istiharit është begati nga Allahu, mjet me ndihmën e të cilit forcojmë bindjen tek Ai dhe sjellim vendime jetësore. Mjerisht, kjo begati mbetet e pashfrytëzuar, sepse rëndësia e tij kuptohet gabimisht.


    PARAGJYKIMI I PARË

    Mendimi i rëndomtë është që istihari është recept për shpëtim vetëm kur jemi në dilemë në mes dy opsioneve e që rrjedh nga fakti që fjala "istihar" bukvalisht d.m.th. "Kërkim këshille nga personi tjetër".

    Mirëpo, Pejgamberi s.a.v.s. ka këshilluar që të falet namazi i istiharit kurdo që lëshohemi në ndonjë punë të re.

    Ai ka thënë: "Kur dikush prej jush nuk mund të vendos çfarë të bëjë, le të marrë abdest dhe falë dy rekat nafile." Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka thënë: "Nëse jeni në dilemë në mes dy opsioneve . . ."

    Pra, namazi i istiharit është përshkruar në situatat e paramendimit për vendosjen e mundshme e cila do të ndikonte në rrjedhën e mëtejme të ngjarjeve. Bile edhe kur kemi të bëjmë me situatën pa alternativa, gjithmonë kemi opsion a ta pranojmë ose ta refuzojmë. Edhe atëherë mund të falim namazin e istiharit.

    Në anën tjetër, nëse na ofrohet mundësi e shumëfishtë e zgjedhjes, duhet të konsultohemi me njerëz të ditur që u besojmë, për ta fituar imazhin objektiv për veprimin i cili është i kënaqshëm për ne. Pas kësaj duhet zvogëluar zgjedhjen e opsioneve në ato që janë më të kënaqshme, e pastaj të falim namazin e istiharit duke kërkuar këshillë nga Allahu.


    PARAGJYKIMI I DYTË

    Është mendim i gabuar që istihari është i përcaktuar vetëm për çështje të caktuara, siç është martesa ose udhëtimi. Gjithashtu, disa mendojnë që istihari duhet bërë vetëm kur kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme, e jo për gjërat e përditshme.

    Kjo mënyrë e gabuar e kuptimit sjell deri tek ajo që njerëzit shmangen nga të falurit e namazit të istiharit në shumë raste. Në ralitet, namzi i istiharit është i përshkruar për të gjitha llojet e vendimarrjes.

    Transmetuesi i hadithit thotë: "I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na ka mësuar istiharin në të gjitha situatat . . ."

    Pra, istihari mund të bëhet gjatë sjelljes së vendimeve të mëdha e të vogla.


    PARAGJYKIMI I TRETË

    Ekziston mendimi sipas së cilës istihari duhet falur me dy rekat namaz me nijet për istihar. Në realitet, ky mendim nuk është paragjykim rreth së cilit njerëzit e ditur nuk janë pajtuar. Por, unë përpiqem me bindje për mendimin se kjo mënyrë e faljes është e gabuar, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Falni dy rekat namaz nafile."

    Ky rregull në mënyrë gjenerale ka të bëjë për të gjitha llojet e namazeve jo të obliguara, siç është falja e dy rekateve gjatë hyrjes në xhami, etj.

    Kjo d.m.th. që mundemi t'i lutemi Allahut për udhëzim nëpërmes istiharit pas faljes së dy rekateve të cilido namaz vullnetar. Në këtë mënyrë mund të kemi dobi të dyfishtë, sepse me istihar plotësojmë namazin vullnetar.


    PARAGJYKIMI I KATËRT

    Ekziston edhe paramendimi sipas së cilit me rëndësi esenciale që përgjigjja e istiharit të vie në formë inspirimi. Nuk ka argumente që e vërtetojnë këtë pohim. Në realitet, koncepti i istiharit e mohon këtë ide:

    "O Allahu im, unë kërkoj prej teje atë që është e mirë, me diturinë Tënde, dhe të lutem që të më japësh nga fuqia Yte, dhe të lutem të më japësh nga begatia Yte, Ti vërtetë di çdo gjë, e unë nuk di. Ti mundesh çdo gjë, e unë nuk mundem e Ti je Njohës i fshehtësive! O Allahu im, nëse kjo gjë (kjo punë) është e mirë për mua, në këtë dhe botën tjetër, Ti më lehtëso këtë. Nëse është diç tjetër e mirë për mua, Ti më përcakto këtë, kudo që të jetë kjo, e pastaj më jep që me këtë të jem i kënaqur."

    Nëse mendojmë më mirë për lutjen që bëhet gjatë istiharit, do të vërejmë që vendimi përfundimtar për çështjen tonë është në duart e Allahut. Pa marrë parasysh a do të jemi të kënaqur gjatë zhvillimit të asaj për të cilën kemi qenë në dilemë, kërkojmë nga Allahu që të na jep atë që është më e mira për ne, ose të na mënjanojë atë që shkakton dëm.

    Allahu i madhërishëm thotë: "Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini." (El - Bekare, 216)

    Paramendimi që kanë disa njerëz që istihari duhet të vijë në formë inspirimi ka shkaktuar shumë dilema. Këta njerëz e përsëritnin istiharin e tyre shumë herë, duke pritur përvojë mbinatyrore që do t'i ndriçojë. Kur nuk përjetojnë atë që kanë pritur, hutia rritet edhe më shumë, e që është vërtetë fatkeqësi, sepse istihari duhet t'u ndihmojë njerëzve të lirohen nga dilemat ashtu që vendimin t'ia lënë në duar të Allahut.


    PARAGJYKIMI I PESTË

    Edhe një paragjykim i rëndomtë është përgjigja e istiharit duhet të vijë në formë ëndërre. Shumë njerëz e vonojnë sjelljen e vendimit, duke pritur kot ndonjë ëndërr. Në realitet, nuk ekziston asnjë argument i cili vërteton këtë mendim.

    Pas faljes së namazit të istiharit duhet mbështetur te Allahu dhe ecur përpara.
    Nëse kjo vërtetë ndodh që personi të sheh ëndërr zgjidhjen e tij, atëherë gjithsesi me këtë mund të shërbehet. Por, më e sigurtë është që mos të pritet kjo formë e zgjidhjes.

    Këto janë disa prej paragjykimeve të rëndomta që kanë njerëzit kur kemi të bëjmë me istiharin. Mjerisht, ndonjëherë edhe ata tek të cilët njerëzit i shikojnë përhapin këto ide, duke u bazuar në pasimin e verbër të urtësisë konvencionale, e jo në tekstet e shenjtë.

    Ndërsa, Allahu e di më së miri.

    Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


    E Shtunë, 31 Tetor 2009; 11:04

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 8:40:43