Ajetet Kuranore në trupin e foshnjës
Mrekulli apo shaka? Rusët në mëdyshje pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqen në mënyrë 'spontane' në lëkurën e foshnjës
Një fëmijë është duke shkaktuar një valë të spekulimeve në Rusi pasi
ajetet nga Kurani filluan të shfaqeshin në lëkurën e tij. Thëniet nga
libri i shenjtë musliman thuhet se janë paraqitur në duart, këmbët dhe
stomakun e foshnjës nëntë muajshe Ali Yakubov - para se ato të
largoheshin dhe zëvendësoheshin me ajete të reja. Punonjësit mjekësor
rus deklarojnë se ata janë në mëdyshje për shkak të shenjave në lëkurë
të fëmiut tek i cili e tëra filloi kur fjala All-llah u shfaq në
mjekrën e tij në javët e para të lindjes së tij. Mjekët mohojnë se janë
shenja që dikush ti ketë shkruar në lëkurën e fëmiut. Nëna e tij,
Medina tha se ajo dhe burri i saj nuk ishin praktikues të Islamit deri
sa shkrimet filluan të shfaqeshin në lëkurën e foshnjës.
Fillimisht
ata nuk i treguan askujt për shkrimet e pasqaruara tha ajo, deri në
zbulimin e tyre nga mjeku dhe imam i tyre në fshatin Tetori i Kuq i
cili është një rajon me musliman të fortë nga besimi. Tani djali është
bërë një vatër e nderit musliman në vendlindjen e tij në krahinën e
trazuar të Dagestanit në jug të Rusisë i rrënuar nga lufta në Çeçeni.
Ministri i pushtetit lokal Akhmedpasha Amiralaev tha: "Ky djalë është
një shenjë e pastër nga Zoti. All-llahu e dërgoi atë në zonën e
Dagestanit në mënyrë që të mos ketë revolta dhe tensione në republikën
tonë. "
Nëna
e djalit tha: "Normalisht këto shenja shfaqen dy herë në javë - të
hënave dhe në netët mes të enjteve dhe të premteve. Aliu ndjehet keq
kur kjo i ndodh. Ai qan shumë dhe temperatura e tij shkon lart. Është e
pamundur për ta mbajtur në duar derisa kjo ndodh, trupi i tij lëvizë në
mënyrë aktive kështu që ne e kemi vënë atë në djepin e tij. Është aq
vështirë për ta parë atë duke vuajtur". "Ajetet Kuranore zëvendësohen rregullisht njëra me tjetrin në lëkurën e foshnjës", tha ajo.
Imami
lokal Abdullahu tha se nga parashikimet në Kuran për fundin e botës,
është se do të ketë njerëz me thëniet në trupin e tyre. Ai tha se në
njërën nga shenjat shkruante: "Mos i fshihni këto shenja nga njerëzit."
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në mediat ruse dhe në internet. /dailymail/
Dy video reportazhe të prezantuara në mediat ruse. Materialet janë në gjuhën ruse.