Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

PËR LEJLET’UL-KADRIN Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    PËR LEJLET’UL-KADRIN

    jonuz
    jonuz
    Aiutattivo-a
    Aiutattivo-a


    Località*الدولة* : Albania

    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 309

    PËR LEJLET’UL-KADRIN Empty PËR LEJLET’UL-KADRIN

    مُساهمة من طرف jonuz الثلاثاء 10 نوفمبر - 21:46:41

    PËR LEJLET’UL-KADRIN

    Dr. Zuhdija Hasanoviq

    Hutbe ramazani 1430/2009


    Hutbeja e katërt e Ramazanit 1430/2009


    الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ، نَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ، وَ نَسْألُهُ الكَرَامَةَ فِيماَ بَعْدَ الْمَوْتِ لَنَا وَ لِجَمِيعِ الْمُؤْمِنِينَ. وَنَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ مِنْ سَيِّئاتِ أعْمَالِنَا. مَنْ يَهْدِهِ اللَّهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِيَ لَهُ.
    وَأشْهَدُ أنْ لا إِلَهَ إِلاّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، أرْسَلَهُ بِالْحَقِّ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَ سِرَاجًا مُنِيرًا لِيُنْذِرَ مَنْ كَانَ حَيًّا وَ يَحِقَّ الْقَوْلُ عَلىَ الْكَافِرِينَ.
    صَلَّى اللهُ تَعَالىَ عَلَيْهِ وَ عَلَى آلِهِ الطَّيِّبيِنَ الطَّاهِرِينَ، وَ أصْحَابِهِ الْكِرَامِ الْهُدَاةِ الْمُهْتَدِينَ، وَ سَلَّمَ تَسْلِيمًا كَثِيرًا. نَسْأَلُ اللَّهَ رَبَّنَا أَنْ يَجْعَلَنَا مِمَّنْ يُطِيعُهُ وَيُطِيعُ رَسُولَهُ وَيَتَّبِعُ رِضْوَانَهُ وَيَجْتَنِبُ سَخَطَهُ. يَا خَيْرَ الْمَسْئُولِينَ وَ يَا خَيْرَ الْمُعْطِينَ.
    قَالَ اللهُ تَعَالَى فِي كِتَابِهِ الْكَرِيمِ: بسم الله الرحمن الرحيم: إنا أنزلناه في ليلة القدر. وما أدراك ما ليلة القدر. ليلة القدر خير من ألف شهر. تنزل الملائكة والروح فيها بإذن ربهم من كل أمر. سلام هي حتى مطلع الفجر.
    وَ قَالَ رَسُولُ اللهِ، صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ: أَتَاكُمْ رَمَضَانُ شَهْرٌ مُبَارَكٌ فَرَضَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ عَلَيْكُمْ صِيَامَهُ تُفْتَحُ فِيهِ أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَتُغْلَقُ فِيهِ أَبْوَابُ الْجَحِيمِ وَتُغَلُّ فِيهِ مَرَدَةُ الشَّيَاطِينِ لِلَّهِ فِيهِ لَيْلَةٌ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ مَنْ حُرِمَ خَيْرَهَا فَقَدْ حُرِمَ.


    Vëllezër të nderuar !

    Me vullnetin e Zotit ditët pakthyeshëm rrjedhin dhe kalojnë. Ja, jemi në të tretën e fundit të muajit të ramazanit. Ndër vlerat e shumta të cilat na presin në këtë kohë është edhe Lejlet’ul-Kadri: Nata më e mirë se një mijë muaj (ليلة القدر خير من ألف شهر.).
    Pejgamberi a.s. gjatë këtyre netëve sidomos i përkushtohej ibadetit, ndonëse edhe jashtë ramazanit i ajeshin këmbët nga të qëndruarit në këmbë për një kohë të gjatë. Përgjatë ditëve të fundit të ramazanit ishte sidomos aktiv. Nuk dinte për pushim, e lëre më për gjera të kota, e përmendte Krijuesin e tij, bënte dua, falte namazet e detyrueshme dhe ato vullnetare dhe agjëronte. Natën gjallërohej dhe gjatë natës ishte shpesh herë më aktiv se shumë ditë të zakonshme.
    Dhe jo vetëm këto. Pejgamberi a.s. ka kërkuar edhe nga të gjithë ata që gjenden afër tij të sillen në këtë mënyrë. I zgjonte familjarët e tij, gratë e ndershme dhe u tregonte për rëndësinë e këtyre çasteve. Nuk ka mundur ta përballojë që dikush nga të afërmit e tij në ato çaste të mëshirës së përgjithshme të Zotit të preokupohet me diç tjetër dhe që lehtazi t’i lëshojë këto dhurata të Zotit.
    Në kohët kur gjendemi në probleme gjithnjë e më të mëdha dhe komplekse politike, ekonomike, morale, arsimore, të sigurimit dhe të natyrave të tjera ka ardhur koha të pushojmë së akuzuari të tjerët për këtë gjendje dhe të pushojmë me pritjet se dikush tjetër do t’i zgjidh problemet tona. Duhet ta shikojmë veten në fytyrë dhe të pranojmë se edhe vetë jemi pjesë e këtyre problemeve dhe s’kemi rrugë tjetër pos të ngritemi t’i zgjidhim.
    Rasti më i mirë për “hapjen e faqes së re” dhe rregullimin e jetave tona është “Nata më e mirë se një mijë muaj.”
    Allahu xhsh. thotë:
    إنا أنزلناه في ليلة القدر وما أدراك ما ليلة القدر ليلة القدر خير من ألف شهر.
    “Ne e shpallëm atë (Kur’anin) në Natën e kadërit. Çka po ta shpjegon ty se çka është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.” (El-Kadr, 1-3).


    Rëndësia e Lejlet’ul-Kadrit

    Nata në të cilën filloi t’i shpallet Kur’ani Muhammedit a.s. është nata në të cilën më së shumti i janë afruar njëri-tjetrit Toka dhe qielli, bota e materies dhe bota e shpirtëroritetit. Kjo natë është e madhe sepse Allahu e ka zgjedhur që në të të fillojë të zbresë Fjala e Tij, në formën e fundit, në Kur’an, njerëzve që t’ju tregojë jetën e dinjitetshme për njeriun. Ky është fillimi i ndriçimit të kësaj drite të Zotit në tërë universin dhe e përhapjes së paqes në ndërgjegjen, jetën dhe bashkësinë njerëzore.
    Si nata më e rëndësishme në histori të kësaj bote Lejlet’ul-Kadri është i ngarkuar me shumë vlera, nga të cilat po i veçojmë më të rëndësishmet:

    1. Nata e fatit

    Kjo është nata çfarë Toka nuk ka parë të barabartë sipas madhësisë, rëndësisë dhe ndikimit në jetën e njerëzisë. Fjala e Zotit, e cila është kuptuar korrektësisht dhe më seriozisht është aplikuar në jetën e Pejgamberit të Allahut, të as’habëve të tij dhe pasuesve të mëvonshëm, e ka ndryshuar fatin e njerëzisë. Lejlet’ul-Kadri më 610 sipas Isait a.s. fuqishëm ka ndikuar në historinë e gjinisë njerëzore. Çfarë ndikimi do të ketë sot varet nga ne!
    Në këtë natë përcaktohet fati i njeriut, afati i jetës së tij, furnizimi, a do të bëhet i varfër apo i pasur, si do të jetojë, çfarë sprovash do të ketë, në çfarë pune do të ketë sukses, e në çfarë pune mossukses dhe dështim do të përjetojë ... por po ashtu përcaktohet edhe fati i tërë popujve dhe qytetërimeve.
    Allahu xh. sh. thotë:
    تنزل الملائكة والروح فيها بإذن ربهم من كل أمر.
    “Në të cilën, me lejen e Zotit të tyre, zbresin engjujt dhe Xhibrili për të gjitha çështjet.” (El-Kadr, 4).


    2. Nata e nderit

    Kjo natë njëkohësisht tregon nderin e njeriut. Ai është i dinjitetshëm ta pranojë dhe dëgjojë Fjalën e Allahut dhe ta shndërrojë në jetën e vet. Këtë natë gjithashtu është bërë e ditur se njeriu nuk i robëron askujt tjetër pos Allahut xh. sh., që ia jep lirinë, gjerësinë dhe nderin më të madh!

    3. Nata e fuqisë

    Personi që i hapet Kur’anit, i cili e lexon rregullisht, por edhe këtë natë, e kupton dhe e aplikon në jetë është i gjallë, mendjemprehtë, aktiv dhe përgjegjës. Ai i cili është i përshkuar me Kur’an posedon fuqinë shpirtërore e cila i jep vetëmohimin që guximshëm dhe pathyeshëm shkon nëpër jetë. Personat e tillë nuk dinë të thonë “nuk mundem”, por mjaft shpesh flasin: “Me ndihmën e Zotit çdo gjë mund të arrihet”!

    4. Nata e dijes

    Është e njohur se personi që posedon informacionin ai e ka forcën. Kur’ani nga ne kërkon të jemi të arsimuar dhe të informuar. Pa marrë parasysh në jetëgjatësi kërkohet mësimi dhe arsimimi, profesional dhe fetar, konstant. Mos ta neglizhojmë Kur’anin, nëse nuk dimë ta lexojmë, të përpiqemi, pa marrë parasysh moshën që e kemi, të fillojmë ta mësojmë leximin e Kur’anit. Është e paimagjinueshme që të konsiderohemi për muslimanë, e të mos e kemi provuar të mësojmë Fjalët e Zotit.
    Te ne në Bashkësinë Islame të BH (por kjo nismë do të duhej të ishte moto për tërë botën muslimane), Lejlet’ul-Kadri është nata e mësim-besimit. Ky është çasti që sinqerisht të pyetemi se sa përpiqemi që fëmijët tanë të shkojnë në mekteb dhe sa na ka mbetur që të mësohen me vlerat themelore shpirtërore dhe morale të Islamit. Përpjekja rreth dërgimit të fëmijës që të ndërtohet në personalitet të fuqishëm shpirtëror, të respektueshëm dhe të arsimuar është shumë më e vogël nga përpjekja që ai të paraedukohet dhe kujdeset për të nëse ai drejtohet, mos e dhashtë Zoti, drejt rrugës së gabuar!

    5. Nata e paqjes

    Sikur që njerëzit e harrojnë Allahun xh. sh., te ata po ashtu futet jorehatia, pasiguria, bëhen të prirur drejt depresionit dhe stresit.
    Kur’ani i dhuron njeriut paqe:
    - Paqje të ndërgjegjjes: ai është i vetëdijshëm për pafuqinë e vet dhe fuqinë e Zotit, gabueshmërinë e vet dhe të dashjes së Zotit për falje;
    - Paqje të shtëpisë: vetëm ata të cilët me të vërtetë janë të vetëdijshëm për Zotin e ndërtojnë harmoninë dhe jetën e bukur në familjen e vet dhe;
    - Paqje të shoqërisë: respektimi i tjetrit, si i biri apo e bija e Ademit a.s., përpjekja e angazhimit të potencialeve të veta në atë që është pozitive dhe e dobishme, të organizuar dhe punën mirë të organizuar, raport përgjegjës ndaj kohës, se si e konsumojmë në mënyrë cilësore, këto janë rrugët e vendosjes së shoqërisë së shëndoshë, e me këtë edhe të paqes në të.
    Kurse Allahu xh. sh. për Lejlet’ul-Kadrin thotë:
    سلام هي حتى مطلع الفجر
    “Paqe! Ashtu është deri kur të agojë mëngjesi.” (El-Kadr, 5).

    6. Nata e duasë

    Në këtë natë një numër i madh i melekëve zbresin në Tokë. Portat qiellore janë të hapura gjerësisht dhe, sikur në asnjë rast tjetër, duatë këtë natë pranohen. Ta shfrytëzojmë këtë rast!


    Ç’duhet bërë edhe më shumë këtë natë?

    Nuk mjafton vetëm të kuptuarit e natyrës së vërtetë të kësaj nate. Zemra duhet të admirojë dhe të lakmojë drejt asaj që së paku pak t’i shijojë ëmbëlsitë e përjetimeve të kësaj nate. Lejlet’ul-Kadrin duhet ndier dhe përjetuar në plotninë e saj me tërë qenien tonë.
    Këtë natë duhet ta analizojmë gjendjen tonë, të pyetemi se çfarë gabojmë, cilat janë mangësitë tona. T’i drejtohemi sinqerisht Allahut xh. sh. që mëkatet të na i falë që pa këto ngarkesa nga e kaluara pas ramazanit të fillojmë jetën e re.
    Të lexohet Kur’ani dhe këtë me të kuptuar, nëse nuk e kuptojmë gjuhën arabe, të lexohet edhe përkthimi. Të lexohet Kur’ani, sikur neve, këtu, në Bosnjë dhe Hercegovinë, na shpallet.
    Gjithashtu, mirë është që një kohë të caktuar ta kalojmë në faljen e namazit vullnetar – nafiles. Me këtë të tregojmë se në jetë të mos kënaqemi me minimumin, por të ndiejmë nevojën dhe dëshirën që në bisedë me Krijuesin e lartësuar të jemi më shumë kohë, sidomos në këto çaste të bekuara.
    Pas kësaj, t’i përkushtohemi leximit të formave të ndryshme të dhikrit, kurse çdo gjë të përfundojmë me dua (lutje), para së gjithash të atyre të cilat janë përmendur në Kur’an dhe Sunet, e pastaj ta shprehi edhe atë që na flenë në shpirt dhe që na rëndom jetën. Allahu xh. sh. është i gjithëfuqishëm, kurse Muhammedi a.s. për Të ka thënë se “Ai turpërohet dhe është bujar dhe I vjen turp kur robi i Tij i ngre duart ato t’i kthejë të zbrazëta, pa asgjë.” (Et-Tirmidhiu, Es-Sunen, nr. 3.479.)
    Sidomos këtë natë Allahut xh. sh. duhet t’ia drejtojmë lutjen të cilën Pejgamberi a.s. ia ka sugjeruar bashkëshortes së ndershme, Aishes r.anha:
    اللَّهُمَّ إِنَّكَ عَفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي.
    "O Allahu im, vërtetë Ti fal dhe je bujar, e don faljen, andaj më fal mua.” (Et-Tirmidhiu, Es-Sunen, nr. 3.435).
    Kjo nuk do të thotë dhe asnjëherë nuk ka kuptim se është me rëndësi që vetëm këtë natë ta kalojmë në ibadet, e që pas kësaj nate gjatë tërë vitit mund të punojmë ç’të dëshirojmë dhe të sillemi papërgjegjshëm. Askund sikur në Islam nuk është theksuar puna e vazhdueshme dhe këmbëngulëse në rrugën e të mirës. Muslimanët kanë filluar të ngecin prapa kur janë vetëkënaqur që vetëm çastet më të rralla t’i shfrytëzojnë në mënyrë më cilësore, kurse tërë kohën tjetër të pertacohen dhe ta kalojnë së koti. Kjo natë është këtu që të na jep impuls dhe nxitje më të fortë që në pjesën e mbetur të vitit të bëhemi më të ndershëm dhe më të përkushtuar në atë që e punojmë.
    Nëse Fjala e Zotit me aplikimin serioz nga ana e Pejgamberit a.s. arriti të sendërtojë rilindje të tillë të shoqërisë njerëzore në shekullin e shtatë në territorin e siujdhesës arabe, kurse më vonë edhe më gjerë, vallë nuk mundet kjo sot në shekullin e njëzetenjë kudo që ka muslimanë!?!
    Gjithësesi se edhe këtë mund ta arrijë, ndër të tjera, në mënyrën vijuese:
    - Me eliminimin e formaliteteve në kryerjen e dispozitave të islamit: namazi ynë le të bëhet kuvendim intim me Krijuesin tonë, agjërimi abstenim i tërë qenies nga çdo gjë që është negative dhe e përbuzur, zekati pastrim i pasurisë, por edhe i shpirtrave tonë nga lakmia, ndjenja e vetëmjaftueshmërisë dhe moskujdesit për të tjerët, haxhi si rast të ndiejmë afërsi me njerëzit më të zgjedhur të cilët kanë ecur nëpër këtë tokë, Ibrahimin a.s. dhe Muhammedin a.s., por edhe ta ndiejmë potenacialin real të muslimanëve sot;
    - Me përpjekje konstante të bëhemi më të arsimuar në fe, por edhe në atë që është detyrimi ynë profesional;
    - Me konstituimin e harmonisë në familje dhe të marrëdhënieve vëllezërore ndër muslimanët;
    - Me përpjekjen që krejt çka bëjmë e bëjmë në mënyrë perfekte, me synim të qartë, në mënyrë të planifikuar dhe duke u mbështetur në Allahun xh. sh., pa letargji, joseriozitet dhe pa improvizime.

    عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: أَتَاكُمْ رَمَضَانُ شَهْرٌ مُبَارَكٌ فَرَضَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ عَلَيْكُمْ صِيَامَهُ تُفْتَحُ فِيهِ أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَتُغْلَقُ فِيهِ أَبْوَابُ الْجَحِيمِ وَتُغَلُّ فِيهِ مَرَدَةُ الشَّيَاطِينِ لِلَّهِ فِيهِ لَيْلَةٌ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ مَنْ حُرِمَ خَيْرَهَا فَقَدْ حُرِمَ.
    Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu xh. sh. në të ua ka përcaktuar agjërimin. Në të hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtë, të panënshtruar ndaj Allahut. Në të gjendet nata më e mirë se njëmijë muaj. Kush do të privohet nga e mira e tij, vërtetë është i privuar.” (En-Nesaiu, Es-Sunen, nr. 2.079).
    Në planin global kjo natë është më e mirë se një mijë muaj, por a do të bëhet në planin tonë individual natë vendimtare, natë e kthesës në jetën tonë, natë e zgjimit tonë, aktivizimit, lëvizjes së vrullshme përpara, apo vetëm edhe një natë e zakonshme në varg, kjo varet prej nesh!
    Allahu xh,. sh. në këto ditë dhe netë të bekuara na pastroftë shpirtin, na ndriçoftë mendjen, haptë sytë dhe forcoftë vullnetin që më me forcë të lëvizim rrugës së suksesit tonë!
    Amin!

    Përktheu: N. Ibrahimi


    E Shtunë, 12 Shtator 2009; 08:22

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 10:32:59