Nuk bëjmë Tekfir bazuar në nënkuptime apo në nënkuptime të pashmangshme të një thënieje. Nënkuptimi i pashmangshëm i një rruge të caktuar nuk duhet konsideruar si i tillë (përveç nëse njeriu i përshkruan vetes gjithashtu edhe kuptimin e thënies apo rrugës). Ngjashëm, ne nuk bëjmë Tekfir mbi ata që kanë lajthitur kundër nesh nga Murxhitë e kohës sonë ose të ngjashmit me ta nga njerëzit e risisë, risia e të cilëve nuk e arrin kufrin. Kjo qëndron kështu derisa çështjet e tyre të paqarta dhe dallimi me neve është në të shprehur- siç është thjeshtë dallimi lidhur me përbërësit e Imanit dhe emërtimi i tyre. Ne nuk bëjmë Tekfir mbi ta, madje edhe nëse shpifin kundër nesh dhe citojnë nga ne gjëra të cilat nuk i kemi thënë, apo na përshkruajnë gjëra prej të cilave jemi të lirë. Pra ne nuk do të jemi të pabindur ndaj Allahut sa i përket atyre edhe nëse ata nuk i binden Allahut sa na përket neve. Ne nuk bëjmë Tekfir mbi ta për shkak të Irxha-së tyre nëse është prej Irxha-së juristëve – derisa dallimet e tyre me neve të jenë vetëm në të shprehur. Ne nuk do të bëjmë Tekfir mbi ta përveç nëse Irxha-ja e tyre çon në braktisje të Teuhidit dhe obligimeve (farzeve), ose (që i çon) në kufër, shirk, apo lejim të të dyjave, si dhe ne miqësim me Tagutët dhe të në ndihmuarit e tyre, pjesëmarrje në legjislacionin e tyre apo në ndihmesë ndaj tyre kundër njerëzve të Teuhidit.