Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Tekfiri te Ehli Sunneti  Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Tekfiri te Ehli Sunneti

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Tekfiri te Ehli Sunneti  Empty Tekfiri te Ehli Sunneti

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد السبت 30 أكتوبر - 23:38:17

    Tekfiri te Ehli Sunneti

    Ne nuk e përgjithësojmë thënien: “Nuk e shpallim asnjërin nga njerëzit e Kibles si Kafir për shkak të një mëkati”. Përkundrazi, e përkufizojmë ate duke shtuar: “...se ai është mukefir përderisa nuk e shpall ate të lejuar.” Pra nuk bëjmë Tekfir për shkak të mos kufizimit në mosbindje dhe mëkat.

    Njerëzit e Kibles sonë i quajmë Muslimanë dhe besimtarë, dhe baza që na bashkon neve me ata është Islami, përderisa nuk sjellin një gjë që e anulon ate dhe në të cilën nuk ka faktor parandalues për të ndaluar Tekfirin (mbi të).

    Dhe nuk kapemi për thënien, se njerëzit e mekëtave të mëdha nga Ummeti i Muhamedit, sal'allahu alejhi we selem, do të qëndrojnë përgjithmonë në zjarr nëse vdesin dhe janë me Teuhid, edhe në qoftë se nuk janë penduar për mëkatet e tyre. Në kundërshtim ndaj Havarixhëve dhe atyre që i pasojnë ata nga Mukefirët ekstrem (Tekfirët), më saktë themi: ata janë nën vullnetin dhe gjykimin e Allahut. Nëse Ai i Lavdëruari do, do t’ua falë nga mëshira e Tij, siç e përmend i Madhëruari:

    “…gjynahet e tjera më të vogla (se Shirku) ia fal kujt të dojë” (EN-NISA 4: 48)

    Dhe nëse do Ai, do t’i dënojë për shkak të drejtësisë së Tij. Pastaj do të dalin nga Zjarri për shkak të mëshirës së Tij apo për shkak të ndërmjetësimit të të Dërguarit, sal'allahu alejhi we selem, që Ai ia ka dhuruar Ummetit të tij, ose për shkak të ndërmjetësimit të atij më të cilin Allahu është i kënaqur që të ndërmjetësojë nga njerëzit që kanë shfaqur bindje ndaj Tij.

    Pra, ne jemi në mes, midis Murxh’iave dhe Havarixhëve në fushën e kërcënimit dhe premtimit, ndërsa që të dyja edhe premtimi edhe kërcënimi, janë të vërteta. Vëllazëria e Imanit është e bazuar për njerëzit e Kibles në përgjithësi, bashkë me mosbindjet dhe mëkatet e mëdha, siç na ka treguar Allahu i Madhëruar:

    “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre” (EL-HUXHURAT 49: 10)

    … dhe

    “Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mire” (EL-BEKARE 2: 178)

    Pra ne nuk e heqim plotësisht Islamin nga një person i korruptuar, siç është pikëpamja e Havarixhëve, as nuk deklarojmë se do të hyjë përgjithmonë në Zjarr, siç është pikëpamja e Mutezelive, dhe nuk e mohojmë Imanin e tij të përgjithshëm, mirëpo as nuk i përshkruajmë Iman absolut, por themi: ai është besimtar me mangësi në Iman, ose besimtar me Imanin e tij i cili është i korruptuar për shkak të mëkateve të mëdha.


    Për bërësit e veprave të mira nga mesi i besimtarëve shpresojmë se Allahu do t’i falë dhe do t’i fusë në Xhennët nga mëshira e Tij, por nuk ndihemi të rehatshëm për ta., e as që dëshmojmë për ndonjërin prej tyre të jenë në Xhennet ose Zjarr, përveç atyre për të cilët na ka njoftuar i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem. Kërkojmë falje për bërësit e veprave të këqija nga mesi i tyre dhe frikohemi për ta. Atyre nuk u shkaktojmë dëshpërim (nga mëshira e Allahut) meqë dëshpërimi dhe ndjenja e të qenit i sigurt e largon njeriun nga Mileti (rruga) e Islamit dhe rruga e njerëzve të së vërtetës- na bëftë Allahu prej të dyjave!

    Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi

      الوقت/التاريخ الآن هو الخميس 14 نوفمبر - 8:29:41