MUHAMEDI NË BIBËL DHE KURAN
UMMETI I MADH DHE MUHAMMEDI ALEJHIS SELAM
“Ja pra, edhe për Ismailin të dëgjova; e bekova atë, do t’i bëj pasardhës të mëdhenj dhe do t’i shtoj shumë. Dymbëdhjetë princër do të lindë dhe prej tij do të bëj një popull të madh”. (Zanafilla 17:20)
Sinjalizimi i këtij teksti në Muhammedin alejhis-selam bazohet në disa aspekte:
1- Populli i madh patjetër duhet të jetë besimtar dhe i dorëzuar ndaj Zotit, prandaj ky popull nuk u gjend në mesin e pasardhësve të Ismailit, përveç pas pejgamberisë së Muhammedit alejhis-selam dhe përhapjes së muslimanëve në Lindje e në Perëndim të botës.
2- Teksti hebraik “Me’deme’d” qartë paraqet emrin e Muhhamedit alejhis-selam, kurse përkthyesit e kanë përkthyer “shumë shumë”, ndërsa e vërteta është “Muhammed”, sepse ajo fjalë në hebraisht shqiptohet “mu’demu’d” dhe shprehja hebraike është afër asaj arabe.
3- Fjalët “dymbëdhjetë princër do të lindë” janë në pajtim me fjalët e Muhammedit alejhis-selam, se çështjen e muslimanëve do ta marrin përsipër dymbëdhjetë halife, të gjithë nga fisi Kurejsh (prej tyre llogariten të jenë Ebu Bekri, Omeri, Osmani, Aliu...).
4- Thotë Mesihu alejhis-selam “shumë shumë”, në hebraishte “bime’deme’d” dhe “popull i madh” në hebraisht “lexhva xhedvel”. Shkruajtësi i Teuratit e ka shkruar fjalën “me’deme’d” gjatë përmendjes së bekimit të Ismailit që ta dijnë Beni Israilët emrin e të dërguarit të pritur nga pasardhësit e Ismailit, e bekimi i tij të fillojë me llogaritjen numerike të fjalëve. Gjithashtu fjalën “lexhva xhevdel” e ka shkruar për atë qëllim.
B(2 ) M(40 ) E(1 ) D(4 ) M(40 ) E(1 ) D(4) = 92
M(40) H(8) M(40) D(4) MUHAMMED = 92
L(30) XH(3) V(6) J(10) XH(3) D(4) V(6) L(30)= 92
(këto janë llogaritje numerike të shkronjave arabe)
Hebrenjtë, që ta shmangin bekimin nga Ismaili dhe që t’i bindin njerëzit se pasardhësit e tij nuk janë të bekuar, pretenduan se viktimë ishte Is'haku e jo Ismaili alejhis-selam. Në Teurat ata e shkruan këtë tekst: “Pastaj Zoti dëshiroi ta sprovojë Abrahamin, e i tha: Abraham! E ai iu përgjigj: Ja ku jam! Zoti i thotë: Merre tash birin tënd, të cilin ti e do, Is'hakun, dhe shko në tokën Morija dhe bëre atje kurban në kodrën që unë do ta tregoj”.
Në Ungjillin e Barnabas ekziston ky tekst: “Mesihu u tha nxënësve të tij: Kush është biri i dashur i Ibrahimit? Ismaili beqar apo Is'haku? Ata thanë: Ismaili. Ai tha: Atëherë fjalën “Is'haku” hebrenjtë e vendosën në Teurat që ta mveshin të vërtetën me të pavërtetën. Tha Mesihu: “Të vërtetën po ua them: Sikur ju të mendoni thellë në fjalët e engjëllit Xhibril, do ta vërenit të keqen e shkruajtësve dhe dijetarëve tanë, sepse engjëlli tha: “O Ibrahim! E gjithë bota do ta dijë se si të do Zoti, por si do ta dijë bota dashurinë tënde ndaj Zotit? Vërtet duhet të bësh diç për dashurinë tënde ndaj Zotit”. Ibrahimi u përgjigj: “Ja ku është robi i Zotit, i gatshëm të bëjë çkado që Zoti e urdhëron”. Atëherë Zoti i tha Ibrahimit:
“Merre djalin, beqarin tënd Ismailin dhe ngritu në kodër që ta bësh kurban. E si mund të jetë Is'haku beqar përderisa kur u lind Ismaili kishte shtatë vjet” (në kopjen habraike të Teuratit thuhet se kishte 14 vjet). (Bernaba:1-11).
Hebrenjtë, që ta pengojnë Shpalljen në pasardhësit e Ismailit, pretenduan se besëlidhja me shpalljen u bë vetëm me Is'hakun dhe me bekimin e Ismailit për të cilin qëllim është vetëm pushteti e jo edhe shpallja. Meqë Ismaili ishte biri i robëreshës Haxhere, kurse Is'haku ishte biri i Sarës, gruas së parë të Ibrahimit që nuk ishte robëreshë, ata shkruan në Teurat se Zoti i tha Ibrahimit: “Zoti tha: Jo, por Sara, gruaja jote, do të lindë një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Is'hak.
Do të bëjë besëlidhjen time me të që ajo të jetë e përhershme me pasardhësit e tij”. (Zanafilla:17:19).
Beni Israilët pas vdekjes së Sulejmanit alejhis-selam u ndanë në dy grupe, në Samirij dhe Ibranij.
Samirijtë thoshin se Mesihu i pritur është prej pasardhësve të pejgamberit Jusuf alejhis-selam, kurse Ibranijtë pretendonin se ai është nga pasardhësit e Davudit alejhis-selam.
Mesihu alejhis-selam në Ungjillin e Barnabas thotë se i dërguari i pritur është nga pasardhësit e Ismailit, atë që ju e quani Mesi. Ai këtë e argumentoi me dy argumente të Teuratit. Argumenti i parë është fjala e Zotit që ia tha Ibrahimit: “Të gjitha fiset e botës do të bekohen në ty” (Zanafilla:12:3), dhe argumenti i dytë fjala e Davudit në PSALMET për të dërguarin e pritur se ai është zotëriu i tij. Domethënë nuk është prej fisit të tij, sepse sado që biri të jetë i rëndësishëm, nuk mund të bëhet zotëri i babait të tij. Thotë Davudi alejhis-selam: “Një këngë e Davudit,Perëndia, Zoti, dërgon të thotë ty, zotëriut tim dhe mbretit: “Ulu në të djathtën time gjersa t’i nënshtroj armiqtë e tu dhe t’i vë për shtrojë të këmbëve tua. Zoti të emëroi mbret në Sion, që andej ta zgjerosh mbretërinë tënde; do të sundosh mbi të gjithë armiqtë e tu!” (Psalmet:110:1-2).
Thotë Mesihu alejhis-selam në transmetimin e Barnabas: “Por i dërguari i Zotit kur të vijë, atij Zoti do t’i japë çka përfshinë unazën e dorës së tij; ai mbanë shpëtimin dhe mëshirën për popujt e botës që i pranojnë mësimet e tij, dhe ai do të përdorë forcën e mizorëve, do t’i zhbijë adhuruesit e idhujve saqë djallin do ta poshtërojë; sepse kështu i premtoi Zoti Ibrahimit: Shiko! Unë me pasardhësit e tu do t’i bekoj të gjitha fiset e botës. Edhe sikur që i shkatërrove ti Ibrahim idhujt, ashtu edhe pasardhësit tu do të veprojnë. Jakubi i tha: O mësues! Na thuaj me kë u bë besëlidhja?
Hebrenjtë thonë se u bë me Is'hakun kurse Ismailijtë thonë se u bë me Ismailin. Jezusi tha: Biri i kujt ishte Davudi dhe prej çfarë fisi? Jakubi tha: Prej Is'hakut, sepse Is'haku është babai i Jakubit dhe Jakubi ishte babai i Jëhudës prej të cilit është Davudi. Atëherë tha Jezusi: E kur të vijë i dërguari i Zotit, prej cilit fis do të vijë? Nxënësit u përgjigjën: Prej Davudit. Jezusi tha: Mos e mashtroni vetveten, sepse Davudi e thërret në shpirt Zotin duke thënë kështu: I tha Zoti zotëriut tim: Ulu në të djathtën time, gjersa t’i nënshtroj armiqtë e tu dhe t’i vë për shtrojë të këmbëve tua... Pra, nëse i dërguari i Zotit të cilin e quani Mesi është i biri i Davudit, si është e mundur që Davudi ta thërrasë zotëri. Më besoni mua, sepse unë u them të vërtetën: Besëlidhja u bë me ISMAILIN e jo me Is'hakun” (Bernaba, 43:15-31).
Kjo dëshmi e Isaut alejhis-selam me fjalët e Davudit alejhis-selam gjendet edhe në transmetimin e Mateut: “Pastaj Jezusi iu drejtua farisenjve të mbledhur atje dhe i pyeti: “Çfarë mendoni ju për Mesinë? Bir i kujt është?” I Davidit, u përgjigjën ata. Jezusi tha: “Atëherë përse Davidi, i frymëzuar nga Shpirti i shenjtë, e quan zot (zotëri) të vetin? Në të vërtetë Davidi tha: (Perëndia), Zoti im, i tha zotit (zotëriut) tim (Mesisë): Ulu në anën time të djathtë, derisa t’i vë armiqtë të mundur nën këmbët tua! Meqë Davidi e quan zot të vetin, si mund të jetë ai(vetëm)biri i tij “Askush nuk mund t’i përgjigjej. Që atëherë askush nuk guxonte ta pyeste më” (Mateu, 22-41,46).
“Në kohën e këtyre diskutimeve në Tempull, Jezusi shtroi këtë pyetje: “Si mundeni ju, mësues të Ligjit, të pohoni se Mesia është (vetëm) biri i Davudit? Davudi i frymëzuar nga Shpirti i shenjtë, tha: Zoti i tha zotit (zotëriut) tim: Ulu në anën time të djathtë, gjersa t’i vë armiqtë e mundur nën këmbët tua! Pasi Davudi e quan zot (zotëri) të vetin si mund ai të jetë(vetëm)biri i tij? “Që atëherë askush nuk guxonte ta pyeste më” (Marku, 12:35-37).
Në transmetimin e Llukës po ashtu gjendet ky tekst:
“Tani Jezusi iu drejtua turmës dhe i pyeti: “Si mund të thuhet se Mesia është (vetëm) pasardhës i Davudit? Në të vërtetë vetë Davudi në librin e Psalmeve thotë: Zoti i tha zotit(zotëriut)tim: Ulu në anën time të djathtë, gjersa t’i vë armiqtë të mundur nën këmbët tua! Davudi pra, e quan zot(zotëri). Si mundet pra, të jetë ai (vetëm) pasardhës i tij?” (Lluka:20:41-44).
Për Zotin, lexues i dashur! Më trego kush është ky Mesi, për të cilin është duke folur Isau alejhisselam?
Nëse ky është Isau alejhis-selam, atëherë për çfarë arsye ai thotë në të gjitha këto tekste:
“Çfarë mendoni ju për Mesinë” e nuk thotë “Çfarë mendoni ju për mua”, pastaj thotë “Biri i kujt është” e nuk thotë “Biri i kujt jam”, më tutje thotë “e quan zot të vetin” e nuk thotë “më quan zot të vetin”, pastaj thotë; “Meqë Davudi e quan zot të vetin” e nuk thotë “Meqë Davudi më quan zot të vetin” e kështu me radhë. Prandaj, ju konkludoni vetë se kush është ai.
A EKZISTON EMRI AHMED NË BIBËL?
“Dhe, kur Isau, i biri i Merjemesë tha: “O Beni Israilë, unë jam i Dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Teuratit që është përpara duarve të mia dhe përgëzues për një të Dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai erdhi me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është një magji e qartë”(Es-saff: 6).
Nga kjo fjalë e All-llahut të Lartësuar kuptohet se Isau alejhis-selam i paralajmëroi Beni Israilët për ardhjen e Muhammedit alejhis-selam. Muhammedi alejhis-selam posedon një numër të madh të emrave e prej tyre: Muhammed (i lavdëruar), Ahmed (më i lavdëruari), Mahi (zhdukës i të keqes) dhe shumë emra të tjerë. Ungjilli i Barnabas është përplot paralajmërime të qarta për Muhammedin alejhis-selam, si.psh.:
“(Thotë Mesihu) E meqë njerëzit më quajtën Zot dhe bir i Zotit, e unë isha i pastër prej një gjëje të tillë në botë, atëherë Zoti dëshiroi që t’i përbuzë njerëzit me mua në këtë botë me mbytjen e Jehudhës duke menduar se unë jam ai që vdiqa në kryq, dhe që djajtë të mos më përbuzin mua në Ditën e gjykimit. Kjo do të mbetet kështu derisa të vijë Muhammedi, i dërguari i Zotit, dhe kur të vijë ai, do ta zbulojë këtë tradhti për ata që besojnë në Ligjin e Zotit” (Barnaba: 221).
Një gjë të përafërt me këtë e thotë edhe Ungjilli i Gjonit: “Do të vijë Zëvendësi. Ai është Shpirti i së Vërtetës që vjen prej Atit. Unë do ta dërgoj te ju, kur të jem tek Ati, dhe ai do të ndërhyjë si dëshmitar për mua” Gjoni:15:26).
Duke e sqaruar Mesihu tekstin e Teuratit: “Përkujtone Ligjin e Mojsiut, të robit tim, të cilit Unë në Horeb ia dhashë të gjitha urdhrat dhe ligjet për të gjithë Izraelin. Ja pra, do t’ua dërgoj ILINË: para se të vijë dita e Zotit, ajo ditë e madhe dhe e tmerrshme. Ai (Ilija) do t’i kthejë zemrat e baballarëve kundër fëmijëve dhe zemrat e fëmijëve kundër baballarëve. (Malakia:4:4-6), thotë në Ungjillin e Mateut: “Ligji i Mojsiut dhe të gjithë të dërguarit deri te Gjoni (Jahja alejhis-selami), e kishin shpallur ardhjen e mbretërisë së Zotit. E nëse doni ta pranoni, ky pra është Ilija, ardhja e të cilit ju paralajmërua” (Mateu, 11:13-14).
HEMZE (1) J(10) L(30) J(10) I(1) HEMZE (1) = 53
A(1) H(8) M(40) D(4) = 53
(Emri Ilija dhe Ahmed në llogaritjen numerike të gjuhës arabe kanë të njëjtën vlerë).
Gjithashtu Mesihu alejhis-selam në Ungjillin e Gjonit thotë:
“Në qoftë se më doni, do t’i dëgjoni urdhrat e mia. unë do t’i lutem Atit që t’ua japë zëvendësin tim, shpirtin e së vërtetës që do të mbetet përgjithmonë me ju.” (Gjoni, 14:15-16).
Pra, Mesihu alejhis-selam Zëvendësin e tij e quajti me emrin “Shpirti i së Vërtetës” kurse në kopjen origjinale hebraike është i shkruar “Periqlytos” tjetër që domethënë Ahmed (i lavdëruar), por të krishterët e shtrembëruan këtë fjalë duke e shkruar “Paraclete” që ta marrë kuptimin: zëvendës i Mesihut alejhis-selam. Përkthimi i fjalës “Periqlytos” në gjuhën greke është “Pereklytos” dhe të gjithë dijetarët e gjuhës, qofshin hebrenj apo të krishterë, pajtohen se ky emër ka kuptimin “AHMED” (i lavdëruar).
PARALAJMËRIMI I BIRIT TË ZOTIT
Thotë Mesihu alejhi-selam se biri i Zotit është metaforë që ka për qëllim afërsinë me Zotin, dhe i dërguari të cilin Davudi e quajti “biri i Zotit që do të vijë pas meje”. Në Ungjillin e Gjonit ai thotë: “Kush i beson Birit, ka jetën e amshueshme. Kush nuk i nënshtrohet Birit, nuk do ta gjejë kurrë jetën e amshueshme, por do të mbetet gjithmonë nën zemërimin e Perëndisë” (Gjoni:3:36).
Sikur Isau alejhis-selam të ishte i dërguari i cekur në Psalmet, do të thoshte: “Ai që beson në mua, dhe ai që nuk beson në mua”, sepse ai ishte duke folur. Domethënë, ai kishte për qëllim dikë tjetër. Që ta sqarojë këtë më tepër, ai thotë: “Unë (Mesia) po ju them: Të gjithë ata që e dëgjojnë fjalën time dhe i besojnë Atij që më dërgoi, do të jetojnë përgjithmonë. Ata nuk do të dënohen.
Tashmë kanë kaluar nga vdekja (shpirtërore) në jetën e amshueshme. Unë po ju them: koha po afrohet-tashmë filloi-kur të vdekurit do ta dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, e kush e dëgjon do të kthehet në jetë. Ati, është burimi i tërë jetës dhe Ai ia dha Birit pushtetin ta dhurojë jetën siç bën Ai vetë. Ai e ngarkoi Birin të gjykojë, sepse është Bir i njeriut. (Gjoni:5:24-27). Me këtë dëshiron të thotë se unë jam i dërguari i Zotit tek ju, e ai që beson në atë që jam duke thënë e ka ngjallur vetveten, dhe do të vijë koha kur do të dërgohet Biri; ajo kohë veç është afruar. Ata, që atëbotë janë si të vdekur për shkak të injorancës, do të ngjallen me dritën e besimit. Zoti i dha fuqi Birit saqë të dalë ngadhënjimtar, ai do t’i shkatërrojë të këqijtë dhe do t’i shpëtojë të mirët.
Ky Bir është njeri, i krijuar sikurse edhe ata prej mishit dhe gjakut, prej nënës dhe babait. Pastaj Mesihu alejhis-selam sqaroi duke thënë, se ai që beson në të nga hebrenjtë do të jetë nxënës i vërtetë i tij, do ta kuptojë të vërtetën, e ai nxënës që do ta kuptojë të vërtetën, e vërteta do ta bëjë të lirë. Jezusi u tha atyre që i besuan:” Në qoftë se i bindeni fjalës sime, do të verifikohet se jeni nxënësit e mi. Atëherë do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t’ju lirojë”. “Ne jemi pasardhës të Abrahamit-u përgjigjën ata-e kurrë nuk i kemi shërbyer ndokujt si skllevër. Ç’deshe të thuash kur the: “Ju do të jeni të lirë”!? Jezusi u tha: “Unë po ju them: Kush bën mëkat është skllav i mëkatit.
Skllavi s’është përjetë pjesëtar i familjes, Vetëm biri është gjithmonë pjesëtar i familjes. Në qoftë se Biri ju çliron, atëherë do të jeni me të vërtetë të lirë” (Gjoni, 8:31-36).
Meqë Mesihu alejhis-selam i shpjegoi tekstet e Teuratit që e paralajmëronin Muhammedin alejhisselam, hebrenjtë mbajtën një mbledhje në Jerusalem dhe u konsultuan ndërmjet vete për çështj e Mesihut: “Pastaj kryepriftërinjtë bashkë me farisenjtë thirrën një mbledhje të Këshillit e thanë: “Ç’do të bëjmë me këtë njeri? Bën kaq shumë mrekulli. Në qoftë se e lejojmë të veprojë më tutje, të gjithë do të bëhen nxënës të tij. Atëherë romakët do të ndërhyjnë dhe do t’i shkatërrojnë Tempullin dhe kombin tonë” (Gjoni:11:47-48). Më në fund u pajtuan që ta vrasin. Pastaj hebrenjtë shkuan te perandori romak i caktuar në Jerusalem dhe i thanë atij se “Mesihu po e nxitë popullin të mos paguaj tatimin dhe dëshiron të bëhet mbret i popullit që t’ju luftojë dhe t’ju largojë nga PALESTINA”. Atëherë atë e thërriti perandori dhe e pyeti për fjalët e hebrenjve të cilat ai i refuzoi. Pilati e pyeti atëherë “A je ti mbreti i judenjëve?” Ai u përgjigj: “Ti po thua!” Pilati atëherë u tha kryepriftërinjve dhe vegjëlisë: “Kurrfarë faji s’po gjej në këtë njeri.” (Lluka: 23:3-4). Në Ungjillin e Llukës (22:66-70) thuhet: “Kur zbardhi drita u mblodhën krerët e popullit.
Kryepriftërinjtë e skribët e çuan Jezusin në Këshillin e Lartë të vetin dhe i thanë: “Nëse ti je Mesia, na thuaj!” Ai u përgjigj: “Nëse ju them, s’do të më besoni, nëse ju pyes, nuk do të më përgjigjeni. Por pas këtij çasti, Biri i njeriut do të rrijë në të djathtën e Hyut të gjithëpushtetshëm”. Atëherë i thanë të gjithë: “A je ti pra, Biri i Zotit (i përmendur në Psalme)?!” Ai u përgjigj: “Ju thoni! Unë jam ai!”. Pra, Isau alejhis-selam asnjëherë nuk pranoi se ai është Mesihu i fundit të cilin e paralajmëruan Musau dhe Davudi alejhis-selam, e i cili do të ishte prej Kajdarit të birit të Ismailit alejhis-selam: “Do të dërgoj një të dërguar nga mesi i vëllezërve të tyre (nga mesi i vëllezërve të hebrenjve, e ata janë arabët: sepse Arabët janë pasardhësit e Ismailit, vëllait të Is'hakut)... (Ligji i Përtërirë, 18:18).
VËSHTRIM I HOLLËSISHËM I PARALAJMËRIMEVE TË BIBLËS PËR MUHAMMEDIN ALEJHIS-SELAM
Këtu do t’i paraqesim detajisht të gjitha paralajmërimet (që ne kemi mundur t’i kuptojmë) rreth Muhammedit alejhis-selam në Bibël, e të cilat paralajmërime nuk kanë pësuar ndryshime apo devijime, meqë All-llahu dëshiroi që ato të mbeten argumente për Muhammedin alejhis-selam,”...
Të dërguarin analfabet që e gjejmë të shkruar tek ata në Teurat dhe Inxhil...”. Ato ndahen në dy pjesë:
A) SE AI ËSHTË I DËRGUARI I FUNDIT
B) SE AI ËSHTË I DËRGUAR PËR GJITHË NJERËZIMIN, për këto arsye:
1 - Sepse ai është i vendosur dhe i mëshirshëm.
2 - Sepse ai është themelues i një populli që bazohet në të vërtetën dhe të mirën.
3 - Sepse ai me lavdinë e Zotit është dritë për pupujt.
4 - Sepse ai është i lidhur me fisin e Kajderit, të birit të Ismailit, të birit të Ibrahimit alejhis-selam.
Këto të dhëna janë të bazuara në librin “Isaija” 42, 1-11;
5 - Sepse ai është pasardhës i Ismailit, kurse Ismaili është vëllai i Is'hakut, atëherë ai është xhaxha i hebrenjve në përgjithësi.
6 - Sepse në te realizohen premtimet e Zotit që ua dha Ibrahimit dhe Ismailit alejhis-selam.
7 - Sepse me të do të bekohen të gjithë popujt e botës.
8 - Sepse ai është trashëguesi i vërtetë i Ismailit, e Ismaili është beqari i Ibrahimit, prandaj ai ka fatin e dyfishtë.
9 - Sepse ai e merr shpalljen prej Zotit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Këto të dhëna janë të bazuara në librin “Zanafilla” 17:20, 22:16-18: dhe në librin “Ligji i Përtërirë” 21:15-17, 18:15-19;
- Sepse ai do të vijë pas përfundimit të shpalljes së Mesihut, të birit të Merjemesë.
- Sepse ai e ngushëllon dhe e udhëzon grupin e besimtarëve nga pasuesit e Mesihut alejhis-selam (Paraclete).
- Sepse veprat e tij, thëniet dhe cilësitë e tij tregojnë se ai është i lavdëruari (Muhammedi).
- Sepse ai është thënësi, shprehësi i të vërtetës, besniku dhe është i njohur ndër të gjithë me vërtetësi dhe besnikëri.
- Sepse ai e merr shpalljen prej Zotit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
- Sepse shpallja e tij është e përhershme (deri në Ditën e fundit).
- Sepse ai udhëzon në të vërtetën... në të vërtetën përgjithësisht.
- Sepse ai i mbron Mesihun dhe Merjemenë, nënën e tij (ai mua më lartëson), dhe i largon nga ata dyshimet.
Këto të dhëna janë të bazuara në Ungjillin e Gjonit 14:16, 17, 14:25,26 dhe 15:26,27, 16:13,14.
Se ky i Dërguar dallohet prej të dërguarve të tjerë Beni Israilë, do të paraqesim së paku tri aspekte kryesore:
1 - Ai do të jetë posedues i Shpalljes botërore.
2 - Ai do të jetë vula e të dërguarve dhe nuk ka as shpallje e as të dërguar tjetër pas tij.
3 - Ai është pasardhës i Ismailit alejhis-selam prej birit të tij Kajdarit.
Këto të dhëna janë të bazuara në Ungjillin e Gjonit 16:12-14 dhe në librin “Isaija” 60:1-7