Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Dëmet e zhveshjes (mosvendosjes së mbulesës) (1) Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Dëmet e zhveshjes (mosvendosjes së mbulesës) (1)

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    islam Dëmet e zhveshjes (mosvendosjes së mbulesës) (1)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 1 يونيو - 22:43:16

    Zhveshja është mëkat ndaj
    Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij


    Ai që i bën mëkat Allahut të Lartësuar duhet ta dijë se nuk i ka bërë
    dëm askujt tjetër përveç vetes së tij. Besimtare e vërtetë dhe e
    devotshme është ajo femër e cila u nënshtrohet urdhrave të Allahut të
    Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij dhe nuk shikon anash se çka do të
    thonë njerëzit për të. Nuk i lejohet ndonjë besimtari apo besimtareje të
    shikojë ndonjë zgjidhje tjetër në çështjet të cilat i ka urdhëruar apo
    ndaluar Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: "Kur Allahu ka
    vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i
    lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre
    personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton
    Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së
    vërtetës."
    (El Ahzab, 36)

    Shejh Abdurrahman Es-Sa'di (një prej komentuesve të Kuranit), kur e
    komenton ajetin e lartpërmendur,

    "nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë
    besimtari dhe asnjë besimtareje"
    ka thënë: “Kjo nënkupton se një
    person i cili e ka quajtur veten besimtar apo thotë se ka iman në zemrën
    e tij, duhet që të vrapojë drejt veprave të mira që e kënaqin Allahun e
    Lartësuar dhe të Dërguarin e Tij dhe të largohet nga veprat që e
    hidhërojnë Allahun e Lartësuar dhe të Dërguarin e Tij. Duhet t’i kryejë
    urdhrat e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij dhe të largohet nga
    ndalesat e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Nuk i takon një besimtari
    dhe besimtareje "Kur Allahu ka vendosur për një çështje ose i
    Dërguari i Tij..."
    , "...që në atë çështje të tyre personale të
    bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare."
    d.m.th. që të shikojnë se a ta
    kryejnë atë urdhër apo jo. Dhe çdo besimtar dhe besimtare e di se
    Pejgamberi salallahu alejhi ue selem është më prioritar tek ai sesa edhe
    vetja e tij, pra mos ta bëjë epshin e tij pengesë mes tij dhe urdhrave
    të Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij.
    "E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është
    larguar shumë larg së vërtetës." Është larguar larg së vërtetës sepse ai
    është larguar nga rruga e vërtetë, e cila të çon drejt mirësisë së
    Allahut të Lartësuar, është larguar nga kjo rrugë e vërtetë në një rrugë
    e cila të çon në një dënim të dhimbshëm.”
    (Tefsir Es-Sa'di, f.612)

    Pejgamberi salallahu alejhi ue selem në hadithin që e transmeton Ebu
    Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:


    "Krejt umeti
    (populli) im do të hyjë në xhenet, përveç ata që nuk dëshirojnë."
    I
    thanë të pranishmit: “E kush është ai i cili nuk dëshiron, o i Dërguar i
    Allahut?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: "Ai i cili më
    nënshtrohet mua (urdhrave të mia) do të hyjë në xhenet, kurse ai i cili
    nuk u nënshtrohet urdhrave të mia, ka refuzuar (të hyjë në xhenet)."

    (Buhariu 7280)



    Zhveshja është mëkat i madh

    Ka ardhur Umejme bintu Rukije te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
    për t’ia dhënë besën për Islam. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
    tha:

    “Ma jep besën që nuk do t’i bësh shirk (shok) Allahut, nuk do të
    vjedhësh, nuk do të bësh zina (amoralitet), nuk do ta mbytësh fëmijën
    dhe nuk do të bësh ndonjë mëkat..., nuk do të lëkundësh (në fe) dhe nuk
    do të zhvishesh ashtu sikurse në kohën e injorancës.”
    Imam Ahmedi në
    Musnedin e tij 2/196, dhe Ahmed Shakir ka thënë se hadithi është sahih.

    Shiko se si e ka krahasuar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
    zhveshjen e një femre me shirkun, amoralitetin, vrasjen e fëmijëve etj.
    Ky hadith tregon shumë qartë se sa mëkat i madh është zhveshja.


      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 8:15:49