Zhveshja është shkak për mallkimin e Allahut dhe largimin e mëshirës së Allahut nga femra muslimane
Transmeton Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në fund të umetit tim do të ketë femra të veshura, mirëpo të zhveshura; në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve. Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara.” Taberaniu në Muxhem Es-Sagir f.232 dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih El hixhab f.56.
Gratë e veshura mirëpo të zhveshura të përmendura në hadith ka për qëllim femrat të cilat janë të veshura, mirëpo në realitet ato janë sikurse të zhveshura, për shkak se ato ose veshin rroba të tejdukshme ose të ngushta e që ua përshkruajnë trupin.
Po ashtu, Abdullah ibn Amr ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Do të ketë në fund të umetit tim disa burra të cilët do të hipin në shala të cilat i përngjajnë mjeteve transportuese (komode), do të zbresin para dyerve të xhamisë, (me) gratë e tyre janë të veshura, mirëpo të zhveshura, në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve të thata (dobëta). Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara. Sikur të kishte pas jush ndonjë popull prej popujve do t’i shërbenin grat tuaja grave të tyre ashtu sikurse po ju shërbejnë juve gratë e popujve para jush.” Imam Ahmedi në Musnedin e tij nr. 7083 dhe Ahmed Shakir ka thënë se hadithi është sahih 12/36.
Ky hadith flet sikurse të ishte Pejgamberi salallahu alejhi ue selem në mesin tonë dhe kjo vërteton pejgamberllëkun e tij dhe e vërteton ajetin ku Allahu xh.sh thotë: “Ai nuk flet nga hamendja e tij, mirëpo ajo çka flet është inspirim nga Allahu.”
Mjetet transportuese të përmendura në hadith janë automjetet në këtë kohë, të cilat janë komode dhe shumë prej vëllezërve shkojnë në xhami me vetura dhe kur të zbresin do t’i shohësh gratë e tyre të veshura, mirëpo të zhveshura; të zhveshura ose për shkak se gruaja e tij është e mbuluar, mirëpo mbulesa e saj është e tejdukshme ose i kanë grat e zbuluar tërësisht, Allahu na ruajttë! Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Mallkojini ato sepse ato janë të mallkuara.”
Oj motër muslimane, a ke dëshirë të jesh prej të mallkuarave?!
Sikur të kishte popuj pas nesh, do t’i kishin marrë gratë e muslimanëve për shërbëtore për shkak të veshjes së tyre, kjo sepse në kohën e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem vetëm robëreshat nuk kanë pasur të drejtë të vishen sikurse gratë e lira për shkak që të dallohen të lirat prej robëreshave. Për këtë shkak thotë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “...sikur të kishte pas jush ndonjë popull prej popujve, do t’u shërbenin gratë tuaja grave të tyre ashtu sikurse po ju shërbejnë juve gratë e popujve para jush.”
Kjo për shkak se tani nuk po dallohet lavirja nga besimtarja në veshjen e saj, nuk ka dallim mes besimtares dhe ateistes, muslimanes dhe jomuslimanes, që të gjitha janë njësoj në veshmbathje.
Zhveshja është prej cilësive të banorëve të xhehenemit
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Janë dy lloje njerëzish nga banorët e xhehenemit, të cilët unë i kam parë: një grup njerëzish me kamxhik në dorë si bisht lope, me të cilët rrahin popullin, dhe gratë me rroba të veshura, mirëpo të zhveshura (gjysmëlakuriq), ecin me mendjemadhësi dhe shtrembërim, në kokat e tyre do të kenë (model flokësh) sikurse gungat e deveve të thata (dobëta). Këta nuk do të hyjnë në xhenet dhe as që do ta nuhasin erën e tij, edhe pse kjo erë mund të nuhatet nga një largësi e madhe.” Muslimi 2128.
Zhveshja është hipokrizi
Transmeton Ebu Udhejne Es-Sadefij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Gratë më të mira janë ato që i doni, që lindin, konsultohen dhe të përshtatshme dhe këtë nëse ia kanë friken Allahut, ndërsa gratë më të këqija janë gratë e zhveshura dhe mendjemadhe, ato janë hipokrite dhe nuk do të hyjnë në xhenet përveçse sa ka sorra me sqep dhe këmbë të kuqe (të cilat shumë rrallë gjenden)." Bejhakiu në Sunen 7/82 dhe gjithashtu këtë hadith e ka transmetuar edhe Ebu Nuajm nga Abdullah ibn Mesudi në El Hulije 8/376. Shih Silsile Es-Sahiha, nr. 1849 dhe 632.
“...dhe nuk do të hyjnë në xhenet përveçse sa ka sorra me sqep dhe këmbë të kuqe.” Sorra me sqep dhe këmbë të kuqe ka shumë pak. Me këtë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem do të na tregojë se sa pak gra të këtij lloji do të hyjnë në xhenet për shkak të zhveshjes së tyre.
Zhveshja është pandershmëri
Transmeton Ebu Musa El-Eshari se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ajo grua e cila parfumohet, pastaj del për ta dëgjuar meshkujt erën e saj, ajo është lavire.” Ahmedi 4/418, 4/400, 4/413, Nesaiu 8/153, Termidhiu 5/106, Ibn Huzejme ka thënë se hadithi është sahih 3/91, gjithashtu edhe shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen. Shih Sahih En-Nesai 5141.
Kurse Allahu subhanehu ue teala e ka ndaluar “fahishen” duke thënë: “Shejtani ju frikëson ju me varfëri dhe ju urdhëron ju për të vepruar Fahsha (vepra të ulëta, marrëdhënie të paligjshme e gjynahe të tjera).” (El Bekare, 268)
Dhe thotë: “Dhe kur kryejnë Fahisha (vepra të ulëta e të shëmtuara si sjellja rreth Kabës të zhveshur, lloje të ndryshme marrëdhëniesh të paligjshme me gra etj.) thonë: “Ne kështu i gjetëm të veprojnë edhe baballarët tanë e (për më tepër) Allahu na ka urdhëruar për të.” Thuaju (O Muhamed): “Jo, kurrë Allahu nuk urdhëron turpin. A mos thoni për Allahun gjëra që aspak nuk i dini?” (El A’raf, 28)
Allahu subhanehu ue teala atyre të cilët dëshirojnë të përhapet imoraliteti dhe e përhapin atë u ka premtuar një dënim të dhimbshëm, ku thotë: “Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhimbshëm në këtë dhe në botën tjetër. Allahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.” (En-Nur, 19)