Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Dëmet e zhveshjes (mosvendosjes së mbulesës) (3) Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Dëmet e zhveshjes (mosvendosjes së mbulesës) (3)

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    islam Dëmet e zhveshjes (mosvendosjes së mbulesës) (3)

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الثلاثاء 1 يونيو - 23:06:35

    Zhveshja është vepër e turpshme

    Transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të , se Pejgamberi
    salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ajo grua e cila zhvishet jashtë
    shtëpisë së saj, ajo ka shkatërruar perden mes saj dhe Allahut aze ue
    xhel.”
    Ahmedi 6/199, 267, Hakimi në Mustedrek 4/288 dhe Hakimi ka
    thënë se hadithi është Sahih, këtë e ka thënë edhe Dhehebiu, Ibn Maxhe
    2/409, nr: 3812.
    Fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Ajo grua e cila
    zhvishet jashtë shtëpisë së saj”
    ka për qëllim gruan e cila e largon
    mbulesën e saj jashtë shtëpisë së saj dhe del pa mbulesë në praninë e
    meshkujve të huaj.
    Kur gruaja e shkatërron perden mes saj dhe Allahut të Lartësuar vetëm
    sepse zhvishet në ndonjë shtëpi tjetër dhe jo në shtëpinë e saj, si do
    të jetë çështja me atë grua e cila del e zhveshur në qytet?!

    Kurse Fedale ibn Abidi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se
    Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Për tre persona mos
    pyet për gjendjen e tyre (në Ditën e Gjykimit): Personi i cili largohet
    nga xhemati (grup i muslimanëve) duke mos e dëgjuar prijësin e
    muslimanëve dhe vdes në këtë gjendje mëkatar; një robëreshë apo rob i
    cili ikën nga zotëria i tij e vdes dhe një grua së cilës iu ka larguar
    burri i saj dhe i ka lënë asaj pasuri për t’u furnizuar për nevojat e
    dynjasë, kurse ajo zhvishet (largon mbulesën) pasi ai largohet nga ajo.
    Mos pyet për këta tre persona.”
    Buhariu në Edebil Mufred 590, Ibn
    Hiban 50, Hakimi 1/119, Ahmedi 6/19. Hakimi ka thënë se ky hadith është
    sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit.

    Ky hadith tregon për një grua, burri i së cilës është larguar prej saj
    (ka shkuar në ndonjë udhëtim) dhe ajo është zhveshur apo ka larguar
    mbulesën e saj. Çfarë mbetet të themi për gratë e ditëve të sotme, të
    cilat nuk e kanë këtë nevojë për shkak se nuk i pyesin burrat e tyre
    fare për mbulesën e tyre dhe dalin të zhveshura në prani të burrave të
    tyre. “Mos pyet për këta tre persona”, ” mos pyet për gjendjen e tyre
    (në Ditën e Gjykimit).”


    Zhveshja është traditë e Iblisit (Allahu e mallkoftë!)


    Lufta me shejtanin është një luftë serioze, e hershme, e dëmshme dhe e
    vazhdueshme, sepse shejtani është një armik kokëfortë, i cili e ndjek
    njeriun në çdo kohë dhe në çdo vend, siç e ka cilësuar Allahu i
    Lartësuar: “(Iblisi) tha: “Për shkak se më flake mua, vërtet që unë
    do të jem në pritë kundër tyre (njerëzve) në rrugën Tënde të drejtë.
    Pastaj do t’u afrohem atyre përballë dhe pas shpine, nga e djathta dhe
    nga e majta dhe Ti do të shohësh shumicën e tyre të mos jenë
    falënderuesit e Tu (nuk do të jenë të bindur ndaj Teje).”
    (El A’raf,
    16-17)
    Dhe nuk ka mbrojtje prej këtij armiku të përbetuar përveçse me iman, me
    kujtim të Allahut dhe duke u larguar nga mëkatet. Nëse e lexojmë
    historinë e Ademit alejhi selam me shejtanin, do të shohim se qëllimi i
    shejtanit ka qenë zhveshja e Ademit alejhi selam. Allahu i Lartësuar
    thotë: “Kështu që ai i humbi ata me mashtrim. Më pas, kur ata shijuan
    frutat e pemës, turpi (pjesët e fshehura) iu zbulua dhe filluan të
    mbledhin e të thurin me gjethe prej Kopshtit për të mbuluar vetveten.”

    (El A’raf, 22) Si dhe: “Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të
    dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i
    mblidhnin nëpër xhenet,...”
    (Ta Ha, 121)

    Kjo ngjarje na sqaron qëllimin dhe përkushtimin e madh të shejtanit për
    t’i zhveshur njerëzit, që të përhapet amoraliteti. Për këtë edhe na
    tërheq vërejtjen Allahu i Lartësuar, i Cili thotë: “O bij të Ademit!
    Mos lejoni t’ju mashtrojë shejtani, siç i nxori prindërit tuaj të parë
    (Ademin dhe Havanë) nga xheneti duke bërë t’u hiqet petku mbulues dhe
    t’u shfaqen pjesët e turpshme. Vërtet që ai dhe kabilja e tij (fisi e
    farefisi, ndjekësit e ndihmësit e tij nga njerëzit e xhinët) ju shohin
    ju, ndërsa ju nuk i shihni dot ata. Vërtet Ne i bëmë shejtanët eulija
    (miq, ndihmës e shokë) për ata që nuk besojnë.”
    (El A’raf, 27)

    Nga kjo kuptojmë se Iblisi është prijësi i të gjithë atyre që thërrasin
    në zhveshje dhe është i pari i cili mashtroi njerëzit për t’i zhveshur
    pjesët e trupit të tyre. Pra, zhveshja është rrugë dhe traditë e
    shejtanit, e cila të shpie në zjarr të xhehenemit. Allahu i Lartësuar
    thotë: “Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik,
    ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.”

    (Fatir, 6)

    Pra, të kemi kujdes mos të bëhemi vegël apo lodër e shejtanit e të luajë
    me ne ashtu siç dëshiron ai dhe në Ditën e Gjykimit të na fusë Allahu i
    Lartësuar në zjarr të xhehenemit bashkë me shejtanin, Allahu na
    ruajttë!

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 8:04:17