Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Nuk ka Iman pa vepër - koncenzues i Ehli Sunnetit Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Nuk ka Iman pa vepër - koncenzues i Ehli Sunnetit

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    Nuk ka Iman pa vepër - koncenzues i Ehli Sunnetit Empty Nuk ka Iman pa vepër - koncenzues i Ehli Sunnetit

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأربعاء 3 نوفمبر - 0:11:08

    Nuk ka Iman pa vepër - koncenzues i Ehli Sunnetit


    Këtë temë e zgjodha për një arsye të vetme, e që ajo është se në kohët e fundit është përhapur me të madhe, se Imani është vetëm fjalë e disa të modernizuar duke manipuluar dhe duke thënë se Imani është fjalë edhe vepër (këtë e thonë vetëm si definicion).

    Mirëpo, kur ti pyesësh që nëse le të gjithë veprën a del prej Imanit, shprehen duke thënë: jo nuk del nga Imani, dhe gjithashtu thonë që njeriu ka mundësi të shpëtojë prej zjarrit të xhehenemit dhe pa vepra, edhe atë duke dëshmuar vetëm me fjalën "La ilahe il-laAll-llah Muhamed resulall-llah". Të mjafton ty kjo dhe mundesh të shpëtosh prej zjarrit të xhehenemit, sepse ka hadithe që flasin për këtë shpëtim duke mos i sjell argumentet tjera që flasin dhe duke mos grumbulluar të gjitha argumentet dhe duke mos ditur komentimin e saktë të këtyre haditheve. Për këtë arsye jam munduar të përmbledh vetëm thëniet e selefëve mbasi argumente nga Kur'ani dhe Sunneti kemi tema në lidhje për këtë çështje dhe për atë unë u mundova t}i sjell vetëm thëniet e selefëve se ç'farë kanë thënë ata për Imanin.

    -"Apo shkurt të themi a ka iman pa vepër".

    Ka pajtueshmëri apo koncenzues mes dijetarëve se nuk ka Iman pa vepër dhe se vepra është shtyllë e Imanit dhe nuk vërtetohet Imani përveçse me të.

    [Rregull]

    Pajtueshmëria tek selefët se ky rregull është e saktë që nuk ka Iman pa vepër.

    Shumë mirë e dimë se të gjithë dijetarët të Ehli-Sunnetit janë të pajtimit se Imani është fjalë dhe vepër.

    Kemi edhe thënien e Imam Shafiut (rahimehullah) ku ka thënë: "Ka pajtueshmëri tek Sahabët (Shokët e Pejgamberit sal-laall-llahu alejhi ue sel-lem) dhe te Tabiinët (gjeneratat e para të arta), të kenë thënë se Imani është fjalë, vepër dhe nijet dhe nuk zëvendësohet njëra prej të triave përveç mes veti. [Shpjegimi i besimit te Ehli-Suneti dhe Xhemati/5/956-957]

    Dhe thënia e Imam Euzait (rahimehullah): "Nuk qëndron Imani vetëm me fjalë e pa vepër, dhe nuk qëndron Imani me fjalë me vepër e pa pajtimin e sunnetit, sepse të parët tanë nuk e kanë dalluar Imanin prej veprës dhe veprën prej Imanit. Mirëpo, Imani është një emër që i përmbledh të gjitha duke i vërtetuar ato me vepra, dhe kush beson me fjalë dhe ka njohur me zemër dhe e vërteton me vepër, le ta dijë se ky është kapur për një litar të fortë që nuk ka këputje dhe kush beson me fjalë dhe nuk e njeh me zemër dhe nuk vepron me vepër, atij personi nuk i pranohet kjo në asnjë mënyrë dhe se ai është prej të humburve. [El-Iman të Ibn Batës/2/807]

    Ka thënë Sufjan ibn Ujejne (rahimehullah): "Kemi marrë prej atyre që ishin para nesh se Imani është fjalë dhe vepër dhe nuk ka mundësi të jetë fjala pa vepër. [El-Suneh Li-Abdullah ibn Ahmed /346]

    Ka përmendur Ibn Rexhebi (rahimehullah) prej emrave që kanë kaluar dhe që kanë treguar se ka koncenzues prej selefëve (Sahabet, tabiinët) dhe ka përmendur prej tyre Imam Shafiun, Eba Theur, Fudejl ibn Ijad, Veki' ibn Xherah, gjithashtu është transmetuar se ka koncenzues nga Ibn Abdul-Bir dhe Imam Begavij, Imam Taberiu, Ibn Ebu Asim, dhe Ebu Ubejd el-Kasim bin Selam dhe nga shumë dijetarë të tjerë. [Shiko Fet'hul-Bari 1/5 dhe në vëllimin e Ibn Abdul-Berit 9/238, dhe te libri el-Iman të Ibn Tejmijës/241]

    Kemi prej dijetarëve që kanë theksuar këtë rregull shumë qartë: Vetëm se e ka theksuar Imam Taberiu (rahimehullah) në qartësimin e sunneh me sened nga El-Velid bin Muslim se ka thënë : "Nuk ka iman pa vepër dhe nuk ka vepër pa iman". [Qartsimi i Sunneh të Taberiut/25]

    Gjithashtu edhe Imam el-Mazeni ka qartësuar dhe ka thënë: "Imani është fjalë dhe vepër me vërtetësinë e gjymtyrëve të jashtme, duke deklaruar me fjalë dhe duke vepruar me vepra dhe dy shtyllat janë të barabartë dhe janë të njëjtë që nuk kanë dallim mes veti, nuk ka iman pa vepër dhe nuk ka vepër pa iman". [Shpjegim el-Sunneh/ El-Mazenij/ 71]

    Ka thënë Fudajl ibn Ijadi (rahimehullah): "Imani te ne është i brendshëm dhe i jashtëm të shprehurit me fjalë, pranim me zemër dhe të vepruarit me vepër". [El-Sunneh Li-Abdullah ibn Ahmed, 1/315]

    Gjithashtu ka thënë Ubejd bin Umjr el-Lejthi (rahimehullah): "Nuk është Imani me dëshirë apo qejf, por Imani është me fjalë të mençur dhe me vepër të realizuar". [El-Sunneh Li-Abdilah ibn Ahmed, 1/317]

    Ka thënë Shejh Islam ibn Tejmije (rahimehullah): "Me të vërtet Imani është fjalë, vepër dhe nijet tek Ehli-sunneti, dhe kanë transmetuar me shumë se një prej dijetarëve dhe se ka koncenzues për këtë çështje". [El-Iman/241]

    Imam Buhariu në sahihun e tij ka veçuar me një kaptinë ku ka thënë: "Kaptina e atyre që thojnë se "Imani është vepër".

    Ka koncenzues te selefët se ky transmetim me argumente nga Kur'ani dhe Sunneti në lidhje për këtë çështje dhe kemi përmendur argumentet nga Kur'ani dhe sunneti se Imani është fjalë dhe vepër, dhe kjo çështje e njohur te selefët në të gjitha kohët dhe për këtë thotë Shejh Islam ibn Tejmije: "Transmeton Ebu Omer el-Talmenki me zinxhir të njohur nga Musa bin Harun el-Humal ka thënë: Na diktoj neve Is'hak ibn Rahoja se Imani është fjalë dhe vepër, shtohet me adhurim dhe zvogëlohet me mëkate..." [El-Iman /241]

    Ka përmendur Imam ibn Bata el-Akberij (rahimehullah), me zinxhir deri te Eba Ubejd el-Kasim bin Selam se ka thënë: "Ky rregull apo ky emërtim se kush thotë : Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet ", është nga Ehli-Sunneti.



    Adil Ibn Muhamed Ibn Ali Shejhani
    Përshtati nga arabishtja:
    Faik Asani

      الوقت/التاريخ الآن هو الخميس 14 نوفمبر - 18:56:05