DYZET HADITHE
Në emër të Allahut, të gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
PARATHËNIA E IMAM EN-NEVEVIUT
Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botërave, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës, Sunduesit të të gjitha krijesave, Dërguesit të Pejgamberëve (mëshira dhe paqja e All-llahut qoftë mbi ta!) të obliguarve, për t'i përudhur dhe për t'ua shpjeguar atyre rregullat e fesë me argumente të prera dhe dëshmi të qarta. E falënderoj Atë për të gjitha begatitë dhe prore kërkoj nga bujaria dhe fisnikëria e Tij. Dëshmoj dhe konfirmoj se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut, Një i Vetmi dhe i pa rival. Një dhe i Gjithmundshëm, Fisnik dhe Falës. Dëshmoj dhe konfirmoj se zotëriu ynë Muhammedi është i përkushtueshmi dhe i dërguari i Tij, i dashur dhe mik i ngushtë i Tij, krijesa më e mirë, i nderuar me Kur'anin famëlartë, që është mu'xhizeja e vazhdueshme sa të ekzistojë koha, me rregulla të ndritshme për ata që kërkojnë këshilla, zotëriu ynë Muhammedi, i cilësuar me të folur të thukët dhe tolerancë në fe, mëshira dhe paqja e Zotit qoftë mbi të dhe mbi të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit e Zotit, mbi familjet e tyre dhe mbi të gjithë njerëzit e mirë.
Na është transmetuar nga Alij ibni Ebi Talibi, Abdullah ibni Mes'udi, Mu'adh ibni Xhebeli, Ebu Derda'i, Ibni Umeri, Ibnu Abbasi, Enes ibni Maliku, Ebu Hurejre dhe Ebu Se'id el Hudarij (Zoti qoftë i kënaqur me ta!), me shumë rrugë dhe transmetime të llojllojshme se i Dërguari i All-llahut (mëshira dhe paqja e All-llahut qoftë mbi të!), ka thënë: "Ai, i cili popullit tim ia mëson dyzetë hadithe nga çështjet e fesë së tij, All-llahu do ta ringjallë në ditën e gjykimit në shoqëri të fukahave dhe dijetarëve." Sipas një transmetimi: "Do ta ringjallë All-llahu si fakih dhe dijetar." Kurse, sipas transmetimit të Ebu Derda-së: "Në ditën e gjykimit do të jem ndërmjetësues dhe dëshmitar i tij." Ndërkaq, sipas transmetimit të Ibnu Mes'udit: "Do t'i thuhet atij: 'Hynë nga cila derë e xhennetit të duash." Dhe sipas transmetimit të Ibnu Umerit: "Do të shkruhet në shoqëri të dijetarëve dhe do të ringjallet në shoqëri të shehidëve." Hafidhi (Imam En-Neveviu - N.I.) pajtohet në vlerësimin se hadithi është i dobët (hadith daif), edhe pse rrugët e të transmetuarit janë të shumta.
Dijetarët (kënaqësia e Zotit qoftë mbi ta!), nga kjo lëmi kanë shkruar vepra të panumërta. I pari, të cilin e di që ka shkruar në të është Abdullah ibni el-Mubareku, pastaj Ibnu Eslem et-Tusi (teolog i shquar), e pastaj edhe el-Hasan ibni Sufjan en-Nesaij, Ebu Bekr el-Axhurij, Ebu Bekr Muhammed ibni Ibrahim el-Esfehanij, ed-Derekutnij, el-Hakim, Ebu Nuajm, Ebu Abdurrahman es-Sulemij, Ebu Seid el-Malinij, Ebu Uthman es-Sabunij, Abdullah ibni Muhammed el-Ensarij, Ebu Bekr el-Bejhekij dhe një sërë dijetarësh të panumërt të dijetarëve të vjetër dhe atyre të mëvonshëm.
Iu kam lutur All-llahut të Madhërishëm për mëshirë në zgjidhje të drejtë për tubimin e dyzetë haditheve, duke e ndjekur shembullin e këtyre kolosëve të diturisë dhe mbrojtësve të islamizmit. Dijetarët janë të pajtimit se lejohet veprimi në praktikë sipas hadithit të dobët (daif) në vepra të virtytshme, megjithëkëtë mbështetja ime nuk është në këtë hadith, por në fjalët e të Dërguarit (alejhis-selam) në hadithe të vërteta: "I pranishmi le t'ia komunikojë atij që mungon.", dhe hadithi tjetër: "All-llahu e hijeshoftë atë njeri, i cili i dëgjon fjalët e mia, i kupton ato dhe ua përcjell të tjerëve ashtu siç i ka dëgjuar."
Dikush nga dijetarët i tuboi dyzetë hadithe nga bazat e fesë, dikush nga degët e saj, dikush nga xhihadi, dikush nga zuhdi (asketizmi), dikush nga mirësjellja, dikush nga të predikuarit dhe të gjitha këto kishin qëllime të mira (All-llahu qoftë i kënaqur me ta!).
Mendova për tubimin e dyzetë haditheve më të rëndësishme nga të gjitha këto. Kurse ato janë dyzetë hadithet ku përfshihen të gjithë lëmenjtë e numëruar, ku çdonjëri hadith është një themel i fortë prej themeleve të fesë. Këto hadithe nga ana e dijetarëve u vlerësuan se baza e islamizmit mbështetet në të, apo se është gjysma e islamizmit, apo një e treta e të ngjashme. Pastaj, ishte e domosdoshme që këto dyzetë hadithe të jenë të vërteta (sahih) e që shumica e tyre të jenë nga Sahihu i Buhariut dhe i Muslimit. Do t'i theksoj pa ua përmendur senedet (zinxhirin e transmetuesve), me qëllim të lehtësimit të mbamendjes dhe të shtimit të dobisë prej tyre in sha'All-llahu teala.
Për çdonjërin që dëshiron të fitojë Ahiretin është e nevojshme që ta njohë rëndësinë dhe porositë që përfshijnë këto hadithe për të gjitha veprat e mira. Kjo është e qartë për atë, i cili studion.
Në All-llahun mbështetem, tek Ai bazohem dhe në Të thirrem. Atij i përket falënderimi dhe begatia. Prej Tij është suksesi dhe mbrojtja.