Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

Hadithe të zgjedhura.... Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    Hadithe të zgjedhura....

    muslim
    muslim
    Moderateur
    Moderateur


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 99
    Età : 54

    Hadithe të zgjedhura.... Empty Hadithe të zgjedhura....

    مُساهمة من طرف muslim الأحد 15 نوفمبر - 14:27:50

    Pasha Zotin, nuk ka krijuar Allahu ndonjë besimtar e të ketë dëgjuar për mua e të mos më dojë..!

    Thotë Ebu Hurejrah: Nëna ime ishte politeiste (mushrike), e thirrësha
    çdo herë atë ne islam, por ajo refuzonte, derisa një herë e thirra atë
    e ajo më tha diç të urrejtur për Pejgamberin a.s..
    Shkova te Pejgamberi a.s. duke qajtur, i tregova për këtë dhe kërkova prej tij që të lutet për të (nënën time).

    Tha a.s.:O Allah,udhëzoje nënën e Ebu Hurejres! Dola prej Pejgamberit
    a.s. që të shkoj për ta përgëzuar atë dhe arrita në shtëpi. Dera ishte
    e mbyllur, dëgjova ujin të rrjedhte dhe ia dëgjova zërin e saj duke më
    thënë: Qëndro aty! Pas pak u hap dera dhe ajo shpejtoi me shpejtësi
    drejt mbulesës dhe tha: "Dëshmoj që nuk ka Zot tjetër përveç Allahut
    dhe Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij!

    Tha Ebu Hurerjra: Shkova tek Pejgamberi a.s. duke qajtur prej gëzimit,
    sikur qava nga pikllimi dhe i tregova për këtë Pejgamberit a.s.
    Pastaj i thash: Lute Allahun që të më bëj të dashur mua dhe nënën time prej robëve të tij besimtar!
    Tha a.s.: "O Allah, bëne të dashur këtë robin tënd dhe nënën e tij tek
    robët e Tu besimtarë dhe bëni besimtarët të dashur tek këta dy.
    Disa hadithe lidhur me pastërtin:


    Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari
    [salallahu alejhi ve selem] ka thënë:“Kur të zgjohet dikush nga ju nga
    gjumi le të pastrojë duart e tij tre herë para se t’i fusë duart në
    enë, ngse nuk e di ku e kanë kalurë natën duart e tij”(mutefekun
    alejhi).

    Transmeton ebu hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërguari
    [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Mos të urinoj dikush nga ju në
    ujin e palëvizshëm që nuk rrjedhë e pastaj të pastrohet në të”
    (mutefekun alejhi).
    Ndërsa në transmetim tjetër: “ mos të pastrohet dikush nga ju në ujin e palëvizshëm duke qenë xhunub”

    Transmeton ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur me të] se i Dërgauari i
    allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “ Nëse miza bie në enën e
    ndonjërit nga ju le ta fundose, pastaj le ta nxjerrë sepse në njërën
    anë të krahut ka shërimin ndërsa në tjetërn ka smundjen” (transmeton
    Buhariu).

    Shpjegim:
    Në këto hadithe ka disa norma që kanë të bëjnë me ujin dhe rregulla me
    të cilat muslimani duhet të veprojë me to për ta ruajtur pastërtin e
    ujit.

    Dobitë:

    -Ndalimi i futjes së dorës në enë pas zgjuarjes nga gjumi dhe para larjes së duarve tri herë.

    -Ndalesa e urinimit në ujin e palëvizshëm ose pastrimi nga papastërtia (pas mardhënjeve intime) në të.

    -Pastërtia e mizës dhe nuk e bënë të papastërt ujin në të cilin ka rënë.

    Ishte njëhere Muhammedi SaAll-llahu Alejhi ve Selem duke ecur me
    Ebu Bekrin, ky i fundit e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe
    i tha: O i Dërguari i All-llahut sa i bukur je!
    -Ke të drejtë - iu pergjigj Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.
    e degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe nje dite i thotë Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem: O Muhamed sa i shemtuar je.
    -Ke të drejtë - i pergjigjet Rasulullahu SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

    Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të All-llahut:
    O i derguar i All-llahut, kur unë te peyat se sa i bukur je, ti me the
    se kam te drejte dhe kur te tha Ebu Xhehli sesa i shëmtuar je po te
    njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi? Rasulullahu SalAll-llahu
    Alejhi ve Selem i pergjigjet:
    -PO është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam si
    një pasqyre, dhe cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer. Ti me the se
    jam i bukur sepse zemra jote rrezaton mirësi dhe besim, ndersa ati iu
    duka i shëmtuar sepse nga zemra e tij buron e keqja dhe cmira...
    Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Zejdi, i cili ka thënë:

    "E kam pyetur Ebu Vailin për murxhitë, e ai tha: Më ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
    ‘Ta turpërosh (ofendosh) muslimanin është mëkat, ndërsa ta mbysësh atë është mosbesim (kufër)’."

    Na ka treguar Museddedi, këtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi,
    këtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejre r.a.
    i cili ka thënë:
    "Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. doli në mesin e njerëzve; iu afrua atij një njeri dhe e pyeti:

    ‘Çka është besimi (imani)?’

    ’Besim (iman) është të besosh Allahun, melekët e Tij, takimin me Të (në
    Ditën e Kijametit), të besosh pejgamberët e Tij dhe ringjalljen.’ – u
    përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).


    ’Po, çka është Islami?’ – pyeti ai.

    ‘Islami është ta adhurosh Allahun, të mos i përshkruash shok Atij, të
    falësh namazin, të japësh zekatin dhe të agjërosh Ramazanin.’ – u
    përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.

    ‘Po, çka është mirësia (ihsani)?’ – pyeti ai.

    ‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Nëse ti nuk e sheh Atë, Ai padyshim të sheh ty.’ – u përgjigj.


    ‘Kur do të jetë Dita e Kijametit?’ – pyeti njeriu.

    Lidhur me këtë pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:

    ‘I pyeturi nuk është në dijeni më të madhe për këtë çështje se pyetësi.
    Vetëm po të tregoj ty për shenjat e tij: kur robëresha të lind pronarin
    (d.m.th. zotëriun) e saj; kur barinjtë e deveve zeshkane me mburrje do
    të shtyhen në ndërtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) është një
    nga pesë fshehtësitë që nuk i askush, përveç Allahut xh.sh.’

    Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kur’anit:

    "Vërtet që Allahu! Vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34).

    Pastaj njeriu u nis të shkojë, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:

    ’Kthejeni atë!’

    Meqë ata nuk e panë më atë (sepse u flak para syve të tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:

    ’Ai është Xhibrili a.s., ka ardhë t’ua mësojë njerëzve fenë e tyre’."


    Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "E gjithë kjo është pjesë e besimit (imanit)."
    Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve,
    ky nga babai i tij, ky nga Aishah r.a., e cila transmeton se Harith b.
    Hishami r.a. e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:

    "O Resulullah, si të vjen ty Shpallja (Vahji)?’

    Pejgamberi s.a.v.s. i qe përgjigjur:

    ‘Herë-herë më vjen si tingujt e ziles. Kjo për mua është mënyra më e
    vështirë e Shpalljes, e më ndërpritet pasi ta kem mbajtur në mend atë
    që më është thënë. Dhe, herë-herë meleku (Xhibril) më paraqitet në
    formë njeriu. Ai më flet dhe unë e mbaj në mend atë që më thotë.’

    Aishah r.a. është shprehur kështu:
    ’E kam parë atë (Pejgamberin s.a.v.s.) duke i zbritur atij Shpallja në
    ditët shumë të ftohta dhe kur i ndërpritej (Shpallja), vërtet, ballin
    ende e kishte qull me djersë’."




    Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga
    Ibni Shihabi, ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka
    thënë:


    "Kur Pejgamberi s.a.v.s. për herë të parë ka filluar ta marrë
    Shpalljen, ishin ato ëndrra të mira që i përjetonte në gjumë. Nuk ka
    pasur ndonjë ëndërr që nuk do t’i dilte qartë si agimi i mëngjesit.
    Pastaj ai u dashurua në vetmi. Vetmohej në shpellën Hira dhe aty ruhej
    (nga gabimet) dhe lutej me net të tëra, para se të zbriste te familja e
    tij që të furnizohej me ushqim për këtë qëllim. Pastaj kthehej te
    Hatixheja dhe furnizohej si më parë. (Kështu veproi) derisa i erdhi E
    VËRTETA kur ai ndodhej në shpellën Hira.


    I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mëso!’

    ’Nuk di të lexoj’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).

    ’Më mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe më shtrëngoi aq sa më
    kaploi mundimi, e pastaj më lëshoi dhe më tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo,
    mëso!’

    ’Nuk di të lexoj,’ – ’i thashë, e ai (Xhibrili) më mori edhe për herë
    të dytë më shtrëngoi derisa më kapi mundimi, pastaj më lëshoi dhe më
    tha:

    "Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar
    njeriun nga Alak (copë gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe
    Zoti yt është më i Begati Dhurues." (Al ‘Alak: 1-3).

    Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga
    frika), hyri te Hatixhe b. Huvejlidi r.a. të cilës i tha: ‘Më mbuloni!
    Më mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika. Pasi ia tregoi ndodhinë
    Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndërkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, për
    Zotin, kurrsesi! Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë,
    sepse ti i viziton të afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk
    janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të
    cilët e mbrojnë të vërtetën.’
    Atëherë Hatixheja e çoi te djali i mixhës së vet, Vereka b. Neufel b.
    Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pranuar krishterimin në kohën e
    xhahilijetit. E dinte mirë shkrim-leximin hebrej dhe përshkruante
    (transkriptonte) nga Inxhili në gjuhën hebreje, atë që Allahu xh.sh.
    donte të shkruhej. Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe, vërtet,
    ishte verbuar.
    Hatixheja i tha (Verekës):
    ‘O djal i xhaxhait, dëgjo diç nga djali i vëllait tënd!’
    Vereka i tha (Muhammedit a.s.):
    ‘O djal i vëllait tim, ç’është ajo që ke parë?’
    Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekës ndodhinë që e kishte përjetuar, e Vereka i tha:
    ‘Ai është Namusi, të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Ah, ta kisha fatin
    të isha i ri në ditët e thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin të isha
    gjallë kur populli yt do të dëbojë.’
    ‘A thua do të më dëbojë? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.).
    ‘Po’ – tha ai – ‘sepse asnjëherë askush nuk ka sjellur diç t ngjashme
    si ti, e që nuk është sulmuar. Po të jem gjallë, do të ndihmoj ty sa të
    mundem.’
    Nuk kaloi shumë pas kësaj e Vereka vdiç. Edhe Shpallja për një kohë pushoi.
    Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ka thënë:
    “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen
    në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar
    All-llahu”. (Muttefekun alejhi)


    Nga Ebu Hurejre r.a. përci*llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka
    thënë: “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që
    nuk i intereson”. (Hadith hasen. Trans*me*ton Tirmidhiu dhe të tjerët)

    Trans*me*tohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë
    të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në
    kohën e Të Dërguarit të All-lla*hut s.a.v.s. i numëronim dhe
    kon*sideronim prej ga*bimeve (mëkat*eve) më të mëdha”. (Buhariu)
    Pejgamber alejhi selam ka thanë:

    "Besimi i përkryer përbëhet nga gjashtëdhjetë e sa degë (pjesë). Edhe turpi është pjesë e besimit (imanit)."


    Gjithashtu me një hadith tjeter sahi Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem thotë:

    "Kush edukohet nga burimet e Pejgamberëve [alejhimusselam] nuk do të
    dobësohet dhe as që do të humb shpresën. Ai do të mbetet krenar në fenë
    e tij, i përqëndruar si kodrat, durimtar i cili pret shpërblim nga
    Allahu, Zoti i tij."


    Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdoherë kur fillonte fjalimin e tij thoshte:

    “Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është
    udhëzimi i Muhammedit, punët më të këqija janë ato të shpikurat (në
    fe), e çdo shpikje është humbje.” Ka edhe shumë hadithe në këtë temë.
    Pra, e kemi obligim t'ua tërheqim vërejtjen njerëzve nga kjo vepër, t'i
    largojmë prej saj dhe t'i këshillojmë për përqëndrim në sunetin e
    Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe për largim prej
    asaj që e kundërshton sunnetin. Nga Aisheja r.anha thuhet:
    “Pej*gam*be*ri s.a.v.s. ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e
    vet. Erdhi një beduin dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata.
    Pej*gam*be*ri s.a.v.s. u tha shokëve të vet: “Ja pra ky sikur ta kishte
    emërtuar (me bismil-lah) do t’u kishte mjaftuar edhe juve (ushqimi i
    tij)”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih)


    Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e
    Pej*gam*be*rit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t’ia
    fillojmë ushqimit, zgjata dorën në një enë të ush*qimit, por
    Pej*gam*be*ri s.a.v.s. më tha: “Djalosh, thuaj ‘Bismil-lah’, përmende
    emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes”.
    (Muttefekun alejhi)

    Safvan bin Assal r.a. tre*gon: “Një çifut i thotë shokut të vet: Eja me
    mua te ky Pej*gam*ber, dhe shkuam ke i Dërguari i All-llahut dhe e
    pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të
    All-llahut), ndërsa trans*me*tuesi pasi e ka përmendur hadi*thin për
    ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e
    Pej*gam*be*rit s.a.v.s. dhe thanë: dësh*mojmë se ti je i Dër*guari i
    All-llahut”. (Tirmidhiu dhe të tje*rët me sened të vërtetë)
    Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shu’be, ky nga Abdullah b. Ebu
    Seferi dhe Ismaili, këta nga Sha’biu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e
    ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:

    "Musliman i vërtetë është ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë
    muslimanët e tjerë, kurse shpërngulës (muhaxhir) i vërtetë është ai, i
    cili e largon atë që Allahu xh.sh. e ka ndaluar."



    15. Na ka treguar Ja’kub b. Ibraihimi, këtij Ibni Ulejje, ky transmeton
    nga Abdu-l-Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s
    (sipas një senedi tjetër): Na ka treguar Ademi, ky nga Katade, ky nga
    Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

    "Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar (i mirë) derisa unë nuk do të jem
    më i dashur te ai se prindët e tij, fëmija i tij dhe njerëzia
    përgjithësisht".



    Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtë e kishte njoftuar Shu’ajbi, këtë Ebu
    Zinadi, këtë A’rexhi, e këtë Ebu Hurejre, i cili ka thënë se Pejgamberi
    s.a.v.s. ka thënë:

    "Kush e kalon Natën e Kadrit duke bërë ibadet dhe duke llogaritur
    (vetëm në shpërblimin e Allahut), do t’i falen gabimet e bëra më parë."

    Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse Urve transmeton nga Humrani:

    "Pasi Uthmani mori abdest, tha:

    ‘Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet,
    unë nuk do t’ua tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin
    s.a.v.s. duke thënë:

    ’Çdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do
    t’i falen gabimet (gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit
    përkatës, derisa të falë atë namaz’."
    Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij i kishte treguar Fulejhu, e
    sipas një vargu tjetër të transmetuesve, më ka treguar Ibrahim b.
    Mundhiri, këtij Muhammed b. Fulejhu, këtij babai i vet, këtij Hilal b.
    Aliu, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:

    "Derisa Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ishte duke folur para popullit, erdh një beduin dhe pyeti:


    ‘Kur do të jetë Çasti i Kijametit?’

    Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, vazhdoi të flasë. Disa njerëz (të
    pranishëm aty) thanë se Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjoi se çka e pyeti ai,
    por nuk i pëlqeu ajo që e pyeti, kurse disa të tjerë thanë se
    Pejgamberi s.a.v.s. nuk e dëgjoi fare.

    Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi fjalimin e tij, si duket, pyeti:

    ‘Ku është ai që, mendoj se pyeti për Çastin e Kijametit?’

    ‘Ja, unë o Resulullah’ – u përgjigj beduini.

    ‘Momentin e Kijametit prite, kur të zhduket siguria’ – u përgjigj.

    ‘Si do të shkatërrohet?’ – ishte pyetja tjetër.

    ‘Kur t’i besohet detyra atij që nuk është për të i aftë dhe kompetent, prite Ditën e Kijametit’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.)."


    Haadithi nr.59 te Sahih´ ul ´Buhari
    Ebu Hurejre transmetoi
    se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë:"Ju ka
    ardhur juve Ramazani, muaj i bekuar. Allahu e ka bërë detyrë për ju
    agjërimin e tij. Në të hapen dyert e Xhenetit, dyert e Xhehenemit
    mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Allahut i përket një natë në
    të, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kushdo që pengohet nga e
    mira e saj, atëherë ai është privuar."


    Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga
    Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit
    thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron dhe kërkon
    sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë
    gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet". (Muslimi)


    . Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka
    thënë: "Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që
    nuk i intereson". (Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)





























































































    muslim
    muslim
    Moderateur
    Moderateur


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 99
    Età : 54

    Hadithe të zgjedhura.... Empty رد: Hadithe të zgjedhura....

    مُساهمة من طرف muslim الأحد 15 نوفمبر - 14:30:43

    Hadhithe mbi rendesien e selamit.

    I dërguari ka thënë: “Obligimet e muslimanit
    ndaj vëllait të tij janë pesë: kthimi i selamit, thënia e fjalës
    ‘Allahu të mëshiroftë’ ndaj atij që teshtin e thotë ’falënderimi i
    qoftë Allahut’, përgjigjja ndaj ftesës, vizita e të sëmurit dhe
    përcjellja e kufomës’.
    Shënon Muslimi.

    Është uaxhib (obligim) i atij që i jepet selam ta
    kthejë, duke zbatuar urdhrin e të dërguarit (lavdërimi dhe shpëtimi i
    Allahut qofshin mbi të!) ku Ebu Seid el Huderi (Allahu qoftë i kënaqur
    me të!) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: “Kini kujdes nga
    të ndenjurit nëpër rrugë!” Të pranishmit i thanë: “O i dërguar i
    Allahut, janë momente që patjetër duhet sikur bisedojmë në to.” Atëherë
    u tha: “Atëherë, jepini të drejtën e saj!’ E cila është e drejta e saj,
    o i dërguar i Allahut? – e pyetën. Ulja e shikimit, largimi i të
    këqijave, kthimi i selamit dhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e
    keqja,
    -u tha. Shënon Buhariu dhe Muslimi.


    Fatkeqësitë e pastrojnë besimtarin nga mëkatet

    Ebu Seid Huderiu dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta!)
    transmetojnë se e kanë dëgjuar Resulullahun (salallahu alejhi ue selem)
    të ketë thënë: “Nuk
    goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim,
    derisa edhe nëse ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia
    shlyejë me të mëkatet”.
    Shënon Muslimi
    muslim
    muslim
    Moderateur
    Moderateur


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 99
    Età : 54

    Hadithe të zgjedhura.... Empty رد: Hadithe të zgjedhura....

    مُساهمة من طرف muslim الأحد 15 نوفمبر - 14:34:03

    HADITHE


    1.Ai qe do te jetoj prej jush pas meje ka per te pare
    mosmarrveshje,kundershtime te medha,ndaj permbajuni sunnetit tim,dhe
    sunnetit te prijesve te drejt dhe te udhezuar.



    2.Kapuni pas xhemmatit dhe keni kujdes,percarjen se shejtani
    eshte me afer,nje te vetmuari dhe ai eshte me larg nda dy persona.Kush
    kerkon xhennetin le ti permbahet xhematit.



    3.Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinan r.a percillet se I Derguari I
    ALlahut s.a.v.s ka thene: E cuditshme eshte ceshtja e
    besimtarit.Ceshtja e tij eshte krejt mire per te dhe nuk eshte e till
    per askend tjeter.Nese besimtarin e godet gezimi,ai e falenderon
    Allahun xh.sh,e kjo I sjell dobi kurse nese e godet e keqja ,ai ben
    durim adaj edhe kjo I sjell dobi. (Muslimi).



    4.Mjafton per nje person qe te jet genjeshtar,ajo te cilen e tregon vetem qe ta ket ndegjuar.



    5. Nga |Ebu Hurejre r.a percillet se i Derduari I Allahut
    s.a.v.s ka thene: ALlahu I Madherishem thot: Shperblimi I robit tim
    besimtar kur te ja merr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote,ai
    ben durim, per te duke llogaritur shperblim,eshte xhenneti.(Buhariu)



    6.Nga Ebu Seid dhe Ebu Hurejre r.a percilelt se Pejgamberi a.s
    ka thene: Cka do qe e godet muslimanin,qoft lodhje
    pikellim,brenge,hidherim,mundim,nga semundje e fatkeqsi,mandje edhe te
    shpuarit e therres me cilen do prej ketyre.Allahu ja shlyen mekatet e
    tij.( Muttefekun alejhi).



    7.Nga Ebu Hurejre r.a percillet se Muhammedi a.s ka thene:Kujt
    deshiron Allahu ti jep te mira,do te sprovohet nga Ai (ne trup,ne
    pasuri apo ne dashuri).



    8.Po mos te ishin jahudit nuk do te ishte prishur mishu ,dhe
    sikur most ishte Hava ,kurr gruaja nuk do te kishe genjy burrin e saj
    (Buhariu)



    9.Me te dalluarit prej tyre ne xhahiljet do te jene me te
    dadhuarit ne Islam nese vetedijesohen (e provojne Islamin )
    .(Muttefekun Alejhi )



    10.Vertete kjo bote eshte e embel dhe terheqese dhe vertete
    Allahu juve net e ju ka be zevendes ,Ai ju veshtron si veproni ,andaj
    ruajni grave ,sepse vertete fitneja e pare e beni isrlaileve pershkak
    te grave (Muslim ).

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 8:22:40