HADITH 1
Nga emiri i besimtareve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radiall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:
"E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sal-lem, duke thene:
'Veprat jane sipas qellimit dhe çdokujt i takon ajo qe e ka per qellim. Prandaj, kush shperngulet (ben hixhret) per shkak te All-llahut dhe te derguarit te Tij, shperngulja (hixhreti ) e tij eshte per All-llahun dhe te derguarin e Tij. Ndersa, shperngulja e kujt eshte te fitoje disa te mira te kesaj bote ose te martohet me ndonje femer, i atilli nuk do te fitoje tjeter perveç çka ka pasur per qellim '."
(Kete e trasmetojne dy imame muhaddithe: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugire ibn Berdize el Buhari dhe Ebul Husejn Muslim ib el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kusherij el-Nesjaburi ne dy sahihet e tyre, te cilat konsiderohen dy permbledhje me te sakta te shkruara te haditheve.)