Imani (Besimi) te Ehli Sunneti
Imani është: Vepër, deklarim, dhe qëllim – pra është besim në zemër, vlerë mbi gjuhë, dhe vepër e gjymtyrëve.
Besimi në brendësi apo në zemër është: deklarimi dhe vepra e saj.
Deklarata e zemrës është: vetëdijesimi, apo dituria dhe pohimi.
Veprat e saj janë: kënaqësia, nënshtrimi, dashuria, pëlqimi, përmbajtja modeste, si dhe të ngjashme me këto.
Deklarata është: me zemër dhe me gjuhë.
Vepra është: vepra e zemrës dhe gjymtyrët e trupit. Konfirmimi (besimi) shfaqet në zemër, në gjuhë dhe në gjymtyrët e trupit.
Imani rritet me bindje dhe zvogëlohet me mosbindje. Imani posedon degë, siç na ka njoftuar i sinqerti dhe besniku: shkalla më e lartë është La ilahe ila Allah dhe shkalla më e ulët është të largosh një pengesë nga rruga. Imani ka shumë nyje. Më e fuqishmja prej tyre është dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut, miqësimi për hir të Allahut dhe armiqësimi për hir të Allahut.
Dhe në këto degë gjendet thelbi i Imani ku me largimin e të cilave largohet apo anulohet vet Imani – siç janë degët e Teuhdit (La ilahe ila Allah), Namazi, e tjera- me largimin e të cilave, Ligjvënësi (Allahu) tekstualisht ka deklaruar largim të Imanit dhe anulim të tij.
Në këto gjenden ato gjëra që janë obligime të Imanit, ku Imani i obliguar anulohet për shkak të braktisjes të tyre; si: Dashuria për hir të Allahut, urrejtja për hir të Allahut, të jetë fqinji i sigurt nga dëmi i tij, dhe çështje tjera të tilla me braktisjen e të cilave njeriu bën mëkat. Ngjashëm, nga kjo është edhe largimi nga gjërat e ndaluara siç është kurvëria, pirja e alkoolit, dhe vjedhja. Ai që i vepron këto gjëra nuk do të thotë që nuk ka besuar, as baza e imanit nuk është larguar prej tij. Por, kjo e zvogëlon Imanin e tij të obliguar – me ç’rast ai nuk është nga besimtarët që meriton shpërblimin e pakufizuar, dhe të shpëtuar nga kërcënimi.
Nga degët e Imanit është ajo për plotësimin e Imanit të preferuar, siç është largimi i pengesës nga rruga, zemërgjerësia dhe të ngjashme më këto, që është nga Imani i preferuar- prandaj ai që është i mangët në këto gjëra, nuk bën mëkat.
Pasi folëm për këtë, Imani ka një rrënjë, pa të cilën nuk është i vlefshëm . E ka ate që është e obligueshme dhe e plotë, dhe ate që është e preferuar dhe e plotë. Çdo anulim i Imanit që shfaqet në argumentet tekstuale të legjislacionit (sheriatit), pastaj nga ajo që mendohet me të është, ose anulim i bazës se imanit – ku personi (që i përshkruhet kjo gjë) do të jetë Kafir, siç thonë fjalët e të Madhërishmit:
“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht” (EN-NISA’ 4: 65)
.... ose ajo që mendohet me të është anulimi i Imanit të obliguar- pra imanit obligues dhe të plotë – dhe ky person do të jetë një mëkatar dhe i korruptuar, siç qëndron në thënien e Pejgamberit, sal'allahu alejhi we selem:
“Ai prej të cilit fqinji i tij nuk ndihet i sigurt nga të këqijat e tij, nuk do të hyjë në Xhennet”
Apo thënia e tij:
“Kurvari nuk bën kurvëri duke qenë besimtar....” (deri në fund të Hadithit)
Apo thënia e tij:
“Askush nga ju nuk ka besuar me të vërtetë derisa nuk i dëshiron vëllait të ti ate që dëshiron për veten e tij” (Buhariu dhe Muslimi)
Kjo është sepse anulimi i Imanit është në kontekstin e kërcënimit, dhe kërcënimi (me ndëshkim) nuk i bëhet askujt përveç atij që ka bërë një vepër të ndaluar apo ka braktisur një obligim. Ky anulim i Imanit është ose duke marr në konsideratë ate që është prej bazës se Imanit ose prej Imanit të obliguar. Ndarja dha dallimi midis këtyre dy tregueseve – gjegjësisht; a është dëshmi e kufrit (anulim i bazës së Imanit), apo dëshmi e prishjes (fisk) (mohim i Imanit të obliguar) – kompletohet me anë të argumenteve të ndryshueshme që njihen nga vet tekstet, ose nga tekste tjera të Ligjvënësit (Allahut).
Dhe kushdo që anulon Imanin e tij me diçka nga anuluesit e Imanit dhe nuk ka besuar, atëherë ai nuk do të përfitojë nga degët tjera të imanit- nëse posedon ndonjë. Kushdo që ka mangësi në Imanin e obliguar, atëherë është çështje e vullnetit të Allahut. Nëse dëshiron Ai, e ndëshkon, dhe nëse dëshiron Ai, mund ta falë - derisa baza e Imanit është me të.
Kështu që, në fushën e kërcënimit të Allahut, ne nuk anojmë kah Murxhiat apo Havarxhët siç nuk anojë në aspekt të Imanit dhe Dinit, kah Harurijëvt (Havarixhët ekstrem), Mutezelitët, Murxhiat e Xhehmijvëve.
Prej fryteve të Imanit në këtë fushë: Lakmimi në bindje dhe nxitja në vepra të mira, shpejtimi në të mirë me qëllim që Imani ynë të qëndrojë në rritje, si dhe mbrojtja e vazhdueshme e bazës së Imanit dhe strehimi i saj, ngase me të vërtetë, kjo është kapja më kryesore dhe më e fuqishme e shpëtimit.