Kushti i dytë për pranimin e veprës është që ajo të jetë në pajtim me praktikën e Pejgamberit ( sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Lidhur me këtë Aisheja ( radijall-llahu anha) transmeton se Pejgamberi i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Kush futë risi (nga vetja) në këtë fenë tone, nuk do t`i pranohet”. Në versionin e Muslimit të këtij hadithi qëndron që Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë: ”Kush bën diç që në këtë fe tonën nuk është përcaktuar, nuk do t`i pranohet”. Ky hadith në vete përmban një nga themelet kryesore të Islamit. Në realitet, siç është hadithi: ”Veprat vlersohen sipas qëllimeve”, masë e vlerës së veprës në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe ky hadith është masë e vlerës së saj në kuptimin e jashtëm.Siç nuk ka asnjë shpërblim ai që e kryen një vepër që nuk është kryer për knaqësi të All-llahut dhe Pejgamberit do të refuzohet dhe do t`i kthehet atij që e ka kryer.Me fjalët e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ”çka nuk është lejuar në fenë tone”, anulohet që të gjitha veprat duhen të jenë në harmoni me dispozitat e Ligjit. Kjo do të thotë se Ligji i rregullon cilat vepra janë të urdhëruara, e cila janë të ndaluara. Prandaj, atij që punon sipas Ligjit, veprat do t`i pranohen, ndërsa atij që punon në kundërshtim me të, do t`i refuzohen.Prandaj, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) njerëzve ua ka treguar rrugën të cilën duhet ndjekur, në mënyrë që në Ditën e Gjykimit të mos dëmtohen. All-llahu i Madhërishëm thotë: ”Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mire”. (El-Kehf:104), ndërsa në hadith të cilin e transmeton El-Irbadi ibn Sarije thuhet se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Cili prej jush do të jetë gjallë, do të shikoje çfarë mospajtime do të pasojnë. Kapuni dhe mbajuni fort për praktikën time (Sunnetin) dhe praktikën, rrugën e drejtë, e sundimtarëve të drejtë pas meje, kapeni atë dhëmballë! Ruajuni nga risitë (në fe), ngase çdo risi është humbje”.Ky rrëfim i Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), se çdo të ndodhë ndër itharët e tij, pas tij rreth themeleve të fesë dhe degëve të saj, si në gjuhë ashtu edhe në praktikë dhe besim është në pajtim me transmetimin i cili thotë se ithtarët e tij (Ummeti) do të ndahet në shtatëdhjetë e më shum fraksione, prej cilëve të gjithë pas njërit-ai që do të pasojë as`habët e tij-do të flaken ne zjarr. Në këtë hadith urdhërohet që kur vjen deri të përçarja dhe ndarja, duhet t`i përmbahemi Sunnetit të tij dhe Sunnetit të sundimtarëve të drejtë pas tij. Sunneti është mënyra e pasimit dhe si i tillë nënkupton imitimin e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe pasardhësit e tij të ndershëm në besim, vepër dhe fjalë. Ky është Sunnet në kuptimin e drejtë të fjalës. Prandak paraardhësit e ndershem me Sunnet e kanë emërtuar vetëm atë që ka nënkuptuar të gjithë që u cekën. Fjalët e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem):” Kapeni atë me dhëmballë!” janë shprehje e respektimit të fuqishëm të tij. Aq më tepër, këtu është përdorur shprehja “me dhëmballë” në mënyrë që nevoja të pasqyrohet edhe më mire. Fjalët e tij: ”Ruajuni nga risit (në fe), ngase çdo risi është humbje!” janë paralajmërim për ithtarët që të ruhen nga rreziku i praktikimit të risive. Kjo është edhe më shumë e shprehur në fjalët e tij:” Çdo risi është humbje!”Nga Xhabiri transometohet se Pejgamberi (sal-lall-llahu aljehi ve sel-lem) në hutben e tij kishte thënë: ”Fjala më e mire është Libri i All-llahut, ndërsa rruga më e mië është ajo e Muhammedit. Gjërat më të këqija janë risitë (në fe), ngase çdo risi (në fe) është humbje”.Fjalët e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem): "Çdo risi është humbje” kanë domethënie gjithëpërfshirëse dhe si të tilla përfshijnë shumëçka. Edhe këto janë si fjalët e tij: ”Kush bën diç që në fenë tone nuk është përcaktuar, nuk do t`i pranohet”-një nga themelet kryesorë të fesë.Kjo do të thotë që çdonjërit që trillon ndonjë risi, e cila në thelb nuk ka lidhje me fenë, ndërkaq që asaj ka dashur t`ia përshkruajë, dëshira e tij do t`i refuzohet dhe t`i kthehet atij. Njeriu i tillë është në gabim dhe feja me të nuk ka asgjë të përbashkët, pa marrë parasysh e bëhet fjalë për bindje, vepra ose fjalë, të jashtme apo të brendshme.Sa i përket miratimit të paraardhësve të ndershëm lidhur me disa risi, duhet theksuar se këtu kemi të bëjmë me aspekte të depërtimit në fushën e kuptimit gjuhësor dhe jo juridik. Rasti i tillë është ne fjalët e Omerit (radijall-llahu anhu): "Sa risi e bukur!” kur e kishte pare njerëzit në xhemat, bashkë me imamin, në xhami, duke falur nafilen e natës të ramazanit ( d.m.th. namazin e teravisë). Për këtë praktikë, ndonëse deri atëher e paparë, megjithatë në fe ekziston një bazë e arsyeshme. Së pari, ngase kështu kishte preferuar dhe kërkuar vazhdimisht Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) për namazin e teravisë e falin në grupe apo individualisht. Prandaj ai, vetëm, shumë netë ishtë imam i tyre, por më vonë kishte hequr dorë nga kjo nga friga se mund t`u shpallet si obligim, dhe se nuk do të mund ta kryejnë si duhet. Së dyti, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka urdhëruar që të pasohet praktika e pasardhësve të tij të ndershëm, ndërsa pasardhësit e tij të ndershëm këtë e kanë aplikuar.Hafidh Ebu Ne`imi, me një transmetim të besueshëm nga Ibrahim ibn Xhunejdi, thekson që ky të ketë thënë: ”Kam dëgjuar që Shafiu të ketë thënë: ”Risitë janë dy llojesh: të preferuara dhe të ndaluara. Gjithçka që është në frymën e Sunnetit është e preferuar, ndërsa çdo gjë që është në kundërshtim me Sunnetin është e ndaluar` dhe atëherë si argument ka theksuar fjalët e Omerit (radijall-llahu anhu): ”Sa risi e bukur!”Ibn Rexhepi, All-llahu e mëshiroftë, thotë: ”Me këtë Shafiu ka dashur të thotë se risi e ndaluar është ajo që nuk ka asnjë bazë në fe në të cilën do të bazohej, andaj në aspektin e fetaro-juridik është risi e kulluar. Nga ana tjetër, risi e preferuar është ajo që është ne pajtim Sunnetin, d.m.th. e cila ka bazë në Sunnet në të cilën bazohet, andaj si e tillë është risi vetëm në kuptimin gjuhësor, por jo edhe atë fetaro-jurik”.Në kohën e sotme, kur njohja e vërtetë e të parëve tanë është gjithnjë e më e zbehtë, është domosdoshmëri të definohet saktësisht çka transmetohet prej tyre dhe të tërhiqet një paralele midis botëkuptimeve të tyre të desë dhe risive të future pas tyre, në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë precize ç`është Sunnet/traditë, e çka risi.Nga Ibn Mes`udi transmetohet të ketë thënë: ”Vetëm edhe sot zgjoheni, duke praktukuar besimin e vërtetë burimor.Në të ardhmen ju dhe të tjerët do të futni risi. Prandaj, kur të shikoni ndonjë risi, përkushtojuni për periudhën e pare të Islamit!” Nuk duhet harruar se këtë Ibn Mes`udi e ka thënë që në kohën e sundimtarëve të ndershëm.Ibn Hummejdi nga Maliku transmeton të ketë thënë: ”Asnjë nga këto sektë nuk kanë ekzistuar në kohën e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), as në kohën e Ebu Bekrit,Omerit dhe Othmanit”. Maliku me këtë ka vënë në shënjestër largimet në botëkuptimet thelbësore të fesë, çfarë shprehnin harixhinjtë , rafidijtë, murxhinjtë dhe sekte të ngjashme me këto, të cilët muslimanët i shpallin jobesimatë, lejonin të derdhet gjaku i tyre dhe të plaçkitet pasuria e tyre, pohonin se do të jenë banorë të zjarrit personalitetet kryesore të këtij Ummeti, duke i shpallur mashtrues, ose e kundërta, duke konsideruar që mëkatet nuk mund t`u bëjnë gjë besimtarëve dhe se askush nga monoteistët nuk do të hyjë në zjarr.All-llahu i Madhërishëm urdhëron që rreptësisht të pasohet Sunneti i Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), me fjalët: ”… Çka t`ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t`ju ndalojë…” (El-Hashr:7); pastaj: “Kur All-llahu i ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. (El-Ahzab:36) Përkundrazi, të pasuarit e Sunnetit të Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) All-llahu i Madhërishëm e ka bërë symbol të dashurisë së Tij ndaj atij që e bën këtë. Kështu Lavdiploti thotë: ”Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëher ejani pas meje që All-llahu të ju dojë…” (Ali Imran:31)Hasan El-Vasriu ka thënë: ”Disa njerëz kanë pohuar se e duan All-llahun e Madhërishëm, andaj Ai i ka sprovuar me këtë ajet: ”Thuaj: Nëse e do All-llahun, atëherë ejani pas meje”.Ez-Zuhri thotë: “Të respektuarit e Sunnetit është shpëtim, ngase, siç thotë Maliku, Sunneti është si barka e Nuhit. Do të shpëtojë ai që ngjitet në të, ndërsa do të pësojë ai që mungon”.Nga Sufjani transmetohet të ketë thënë: ”Fjalët pa vepra nuk pranohet. Fjalët dhe veprat nuk janë të drejta pa nijjet të vlefshëm, e as më nijjet përderisa nuk janë në pajtim me Sunnetin”.Ibn Shevzebi ka thënë: ”Mëshira e All-llahut është – kur njeriu i përkushtohet Zotit- njeriu i ri shpqërohet me mikun i cili e pason Sunnetin dhe tjetër i nxitë për këtë”. El-Mu`temiri Ibn Sulejmani ka thënë:” Me një rast i brengosur kam hyrë te babi im dhe ai më pyeti:` Ç`ke?`- Më ka vdekur miku, u përgjigja, ndërsa ai më pyeti:` Ai është përmbajtur Sunnetit?`- Po, u përgjigja, pas çka ai tha:` Ani, përse të dhimbset?”Nga Sufjani transmetohet të ketë thënë:” Ndihmoni ata që i përbahen Sunnetit! Këta janë të huajt”.