Islam for all-الإسلام للجميع

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.
Islam for all-الإسلام للجميع

40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi Aya10
Questo sito e' protetto con
Norton Safe Web


    40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi Empty 40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 29 مارس - 0:05:14

    :bismi Allah:

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

    40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi

    HADITH 1

    Nga emiri i besimtareve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radiall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

    "E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sal-lem, duke thene:

    'Veprat jane sipas qellimit dhe çdokujt i takon ajo qe e ka per qellim. Prandaj, kush shperngulet (ben hixhret) per shkak te All-llahut dhe te derguarit te Tij, shperngulja (hixhreti ) e tij eshte per All-llahun dhe te derguarin e Tij. Ndersa, shperngulja e kujt eshte te fitoje disa te mira te kesaj bote ose te martohet me ndonje femer, i atilli nuk do te fitoje tjeter perveç çka ka pasur per qellim '."

    (Kete e trasmetojne dy imame muhaddithe: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugire ibn Berdize el Buhari dhe Ebul Husejn Muslim ib el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kusherij el-Nesjaburi ne dy sahihet e tyre, te cilat konsiderohen dy permbledhje me te sakta te shkruara te haditheve.)

    HADITH 2


    Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjthashtu trasmetohet se ka thene:

    "Nje dite ishim duke ndenjur te i Derguari I All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur u duk nje njeri me rroba shume te bardha dhe floke shume te zeza. Ne te nuk hetohej shenja e udhetimit dhe askush prej nesh nuk e njohem. U ul prane te Derguarit, sal-lall-llah alejhi ue sel-lem, duke i mbeshtetur gjunjet e vet mbi gjunjet e tij, i vendosi duart e veta ne kofshen e tij dhe tha:

    'O Muhammed, me trego ç'eshte Islami?' I Derguari, :sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene: ' Islami eshte qe te deshmosh qe nuk ka Zot tjeter perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguari i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta argjerosh Ramadanin, ta vizitosh Ka'ben nese ke mundesi ta besh kete !' Ai tha: 'Te verteten e the!' Ne u çuditem: po e pyet dhe po ia verteton. Ai tha: 'Me trego ç'eshte imani?' ( Pejgamberi )tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit e Tij, Diten e fundit dhe te besosh ne te caktuarit e Tij te te mires dhe te keqes.' Tha:'Te verteten e the.' Tha : 'Me trego ç'eshte ihsani?'( Pejgamberi ) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Ate, sepse edhe pse ti nuk e sheh Ate, Ai vertet te sheh ty.' Tha: 'Me trego ç'eshte Çasti (i fundit, dita e shkaterrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Per kete i pyeturi nuk di me shume nga ai i cili pyet.' 'Me trego mbi shenjat e tij?' Tha: ' Kur roberesh t'i lindi vetes zonjushe, kur te shihen barinjte kembezbathur, te zhveshur e te mjere se si garojne nendertimin e godinave te mbedha.' Pastaj shkoi, kurse une mbeta i habitur. Pastaj ( I Derguari ) tha: 'O Umer, a e njeh ate qe me pyeti?' Thashe: 'All-llahu dhe i Derguari i Tij me se miri e di.' Tha: 'Vertet ky qe Xhibrili, erdhi t'ua mesoje fene tuaj '."

    ( Muslimi )
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi Empty رد: 40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 29 مارس - 0:09:01

    HADITH 3

    Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, Trasmetohet se ka thene: "E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

    ' Islami ngrihet mbi pese ( shtylla ): ne te deshmuarit se nuk ka zot tjeter, perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguar i Zotit, ne kryerjen e namazit, ne dhenien e zekatit, ne te vizituarit e Ka'bes dhe ne agjerimin e Ramazanit '."

    ( Buhariu dhe Muslimi )

    HADITH 4

    Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: "Me ka treguar i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kurse ai eshte ai i cili e fliste te verteten dhe te cilit i besohet:

    ' Vertet çdo njeri nga ju formohet ne brendesinee nenes se tij katerdhjete dite si pike ( nutfetun ), pastaj behet e varur ( alekatun ) ngjashem me kete periode,pastaj, behet cope mishi ngjashem me kete periode, pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin ( ruh ), dhe ketij meleku i urdherohen dy gjera: ta shkruaje nafken ( rizkun ) ( e femijes ), exhelin ( sa do te jetoje ), veprat dhe ( ne pikepamje te jetes ) a eshte i fatshem apo i pafatshem. Pasha All-llahun, perveç te cilit nuk ka zot tjeter, disa nga ju do te punojne pune si njerez te xhennetit deri atehere kur ndermjet tij dhe xhennetit te jete nje kute hapesire dhe do te arrije dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te vazhdoje te punoje vepra te njerzve te zjarrit deri dhe do te hyje ne te. E disa nga ju do te punojne pune te njerzve te zjarrit deri atehere kur ndermjet tij dhe zjarrit te jete nje kut hapesire, dhe do te arrije dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te punoje pune te njerzve te xhennetit dhe do te hyje ne te '."

    ( Buhariu dhe Muslimi )

    HADITH 5


    Nga nena e besimdrejteve Ummi Abdullah Aisha, radijall-llahu anha, trsasmetohet se ka thene: " I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    'Kush vepron per kete çeshtjen tone ate qe nuk eshte nga ajo, ajo eshte e refuzuar'."

    ( Buahriu dhe Muslimi )

    Sipas transmetimit te Muslimit:

    'Kush vepron diç qe nuk eshte ne pajtim me çeshtjen tone, ajo (veper ) eshte e refuzuar'."

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi Empty رد: 40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 29 مارس - 0:12:51

    HADITH 6

    Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

    ' Vertet e lejuara ( hallalli ) eshte e qarte, por edhe e ndaluara ( harami ) eshte e qarte. Ndermjet tyre jane gjerat e dyshimta, te cilat shume njerez nuk i dine. Kush mbrohet nga gjerat e dyshimta, e ka siguruar ne pikepamje te besimit dhe te nderit, ndersa kush bie ne gjerat e dyshimta, ka rene ne te ndaluaren, ngjashem sikurse bariu i cili e ruan kopene rreth vendit ( kullotes ) te ndaluar, ne cast kopeja mund t'i ike dhe te kullose ne te. Cdo sundues e ka vendin ( kulloten ) per te tjeret te ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut jane ndalesat ( haramet ) e Tij. A nuk eshte ne trup nje organ, kurse ai eshte mire ( i shendoshe ) - i shendoshe eshte tere trupi, kur prishet, prishet tere trupi. E ajo eshte zemra!' "

    HADITH 7


    Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ad-Darijje, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem , ka thene:

    " ' Feja eshte kshille.' Thame: Per ke ( o i Derguar i Zotit )? ' Tha: ' Per All-llahun, Librin e Tij, per imamet ( kreret ) e muslimaneve dhe njerezit e rendomte prej tyre'. "

    ( Muslimi )

    HADITH 8


    Nga Ibn Umeri, radijall-lahu anhuma, trasmetohet se i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alajhi ue sel-lem, ka thene:

    "Me eshte urdheruar t'i luftoj njerezit derisa te deshmojne se nuk ka zot tjeter, pervec All-llauht, te falin namazin dhe te japin zekat. Kur ta bejne kete do ta fitojne nga une sigurine per jeten dhe pasurine e tyre, nese jane ne pajtim me Islamin, dhe llogarine e tyre do ta japin para All-llahut te madheruar. "

    (Buhariu dhe Muslimi )

    HADITH 9


    Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu nahu, trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

    'C'u kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse c'u kam urdheruar, punoni nga to sa te mundeni, sepse asgje nuk i ka shkaterruar ata qe kane qene para jush, pervrec shume pyetje te teperta te tyre dhe mosnenshtrimi i tyre ndaj pejgambereve te tyre'."

    ( Buhariu dhe Muslimi )

    HADITH 10


    Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: ' I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    ' Vertet All-llahu i madheruar eshte i mire dhe nuk pranon pervec mire, dhe vertete All-llahu u ka urdheruar besimtareve ate qe u ka urdheruar te derguarve. I madheruari ka thene: ' O ju te derguar, hani gjerat e mira dhe punoni mire.' I madheruari ka thene: ' O ju besimdrejte, hani gjerat e mira me te cilat u kemi furnizuar .' Pastaj e permendi njeriun , i cili ka udhetuar gjateme floke te shpupurituradhe te pluhurosura dhe i cili shtriu duart e tij kah qielli: ' O Krijues, o Krijues! Kurse ushqimi i tij eshte haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe eshte ushqyer me haram. E si do te pranohet lutja e tij!' "

    ( Muslimi )
    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi Empty رد: 40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 29 مارس - 0:20:53

    HADITH 11

    Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Alijj ibn Ebi Talibi, nipit te te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe rejhanit (lule erekendese ) te tij, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: " Kam mbajtur ne mend nga i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:

    ' Lere ate qe te duket e dyshimte, kurse pranoje ate qe nuk te nuk te duket e dyshimte'. "

    ( Tirmidhiu dhe Nesaiu )

    ( Tirmidhiu ka thene: " Ky eshte hadith hasen sahih." )

    HADITHI 12


    Nga Ebu Hurejre, radijall-lahu anhu, trasmetohet se ka thene: " I derguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    'Nga Islami i mire i nje njeriu eshte largimi nga ajo qe nuk i intereson'. "

    ( Tirmidhiu dhe te tjeret trasmetojne se ky eshte hadith hasen.)

    HADITH 13


    Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku, radijall-llahu anhu, sherbyesi i te Derguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, trasmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    " Nuk do te jete besimitar ( mu'min ) askush nga ju, derisa nuk i deshiron vellaut te tij ate cka i deshiron vetes. "

    ( Buhariu dhe Muslimi )

    HADITH 14


    Nga ibn Mes'udi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: " I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    ' Nuk eshte e lejuar derdhja e gjakut te nje muslimani, pervec ne tri raste: prostitucion i vonshem (person nje here i martuar), shpirti per shpirt(koka per koke) dhe ai i cili e le fene (e tij) dhe e le bashkesine e tij '."

    (Buhariu dhe Muslimi)

    HADITHI 15


    Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    " Kush e beson All-llahun she diten e Mbrame, le te flase mire ose te heshte, dhe kush beson ne All-llahun dhe diten e Mbrame, le ta nderoje fqiun e tij dhe kush beson ne All-llahun dhe diten e Mbrame, le ta nderoje musafirin e tij."

    ( Buhariu dhe Muslimi )

    الحلاجي محمد
    الحلاجي محمد
    Servo di Allah


    Sesso : ذكر

    Numero di messaggi : 6998

    40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi Empty رد: 40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi

    مُساهمة من طرف الحلاجي محمد الأحد 29 مارس - 0:24:34

    HADITH 16

    Nga Ebu Hurejre radijall-llahu anhu, trasmetohet: " Nje njeri i tha te Derguarit te All--llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:

    ' Me keshillo.' I Derguari tha:' Mos u zemero!' Ky e perseriti pyetjen disa here. I Derguari perseri tha: 'Mos u zemero! ' "

    ( Buhariu

    HADITH 17

    Nga Ebu Ja'la Sheddadibn Eusi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    "Vertet All-llahue ka bere obligim miresjelljen ndaj cdo gjeje: Kur te mbytni ( p.sh. armikun ), mbyteni ne menyren me te mire; kur te therni, therni ne menyren me te mire; mprehni thikat qe t'ia lehtesoni sakrifices tuaj. "

    ( Muslimi )

    HADITHI 18


    Nga Ebu Dharr Xhundub ibn Zhunadeh dhe Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se i Derguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

    "Kije ndermend All-llahun kudo qe te jesh. Pas te keqes pason e mira, ajo do ta fshije te keqen. dhe edukoj njerzit me moral te mire. "

    ( Trasmeton Tirmidhiu, i cili thote: Ky eshte hadith hasen, kurse ne disa permbledhje te tjera eshte hadith sashih.)

    HADITH 19


    Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: "Nje dite kam qene pas te derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe me tha:

    ' O djalosh, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend All-llahun, All-llahu do te te ruaje ty. Kije nder mend All-llahun, All-llahun do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej All-llahut. Nese kerkon ndihme, kerko prej All-llahut. Dije, sikur tere populli te tubohejqe te te ndihmoje ne dic, nuk do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar All-llahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka All-llahu tash me te ka caktuar. Jane ngriturlart pendat dhe jane thare faqet ( d.m.th. cdo gje eshte caktuar dhe mbaruar )

    ( Tirmidhiu, i cili thote: hadith hasen sahih )

    Ne trasmetimet e tjera, pervec te Tirmidhiut, qendron:

    " Kije ndermend All-llahun, do ta gjesh para vetes. Njihe All-llahun ( kur je ) ne bollek, All-llahu do te njeh ty ne veshtiresi. Dhe dije, ajo qe nuk te ka goditur, as qe ka mundur te te godase, kurse ajo qe te ka goditur, nuk ka mundur te mos te godase. Dije se verte ndihma eshte me durim, gezimi me deshperim, kurse ne cdo veshtiresi ka lehtesi."

    HADITH 20


    Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

    ' Vertet, nga fjalet (urtesite) qe bota i ka mbajtur mend nga predikimet e pejgambereve te meparshem eshte: 'Kur nuk turperohesh, atehere vepro c'te duash'. "

    (Burahiu)

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 15 نوفمبر - 8:36:40